{"id":5946,"date":"2016-03-07T12:51:33","date_gmt":"2016-03-07T12:51:33","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5946"},"modified":"2016-03-07T12:51:33","modified_gmt":"2016-03-07T12:51:33","slug":"parlamenti-sic-do-ta-donim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5946","title":{"rendered":"PARLAMENTI SI\u00c7 DO TA DONIM"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Se si \u00ebsht\u00eb shprishur Parlamenti yn\u00eb e di i madh dhe i vog\u00ebl, nuk e do as ai veten, aty l\u00ebshohen akuza t\u00eb nd\u00ebrsjellta p\u00ebr afera, flitet p\u00ebr kriminel\u00eb, tradhtar\u00eb e t\u00eb korruptuar, p\u00ebr heronj dhe heroina partie, q\u00eb kinse luftojn\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e madhe t\u00eb popullit, <!--more-->por q\u00eb vet\u00ebm popullin s\u2019e kan\u00eb askund n\u00eb llogari, pasi m\u00eb e pakta do t\u00eb kursenin fjalorin denigrues, q\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq vulgar sa ai i rrjeteve t\u00eb ashtuquajtura sociale. Pse t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb ashtu, \u201cdeputet\u00eb listash\u201d jan\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb ndokush t\u00eb hartoj\u00eb fjalorin e sharjeve dhe etiketimeve monstruoze t\u00eb deputet\u00ebve ndaj nj\u00ebri-tjetrit n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet dhe t\u2019ua b\u00ebnte dhurat\u00eb \u201cautor\u00ebve\u201d gjuh\u00ebshthurur.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e regjimit t\u00eb kaluar nuk e shkruajn\u00eb n\u00eb autobiografi se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb atill\u00eb, ngaq\u00eb iu vjen turp se i kan\u00eb sh\u00ebrbyer diktatur\u00ebs symbylltazi, dhe pse ata shkonin n\u00eb seancat e Kuvendit me autobusin e linj\u00ebs s\u00eb Memaliajt, apo t\u00eb Martaneshit. Zor se dhe k\u00ebta t\u00eb sotmit do ta shkruajn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb deputet\u00eb, dy-tre madje jan\u00eb shprehur se do ta shohin me themel qendrimin e tyre t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament. Pas k\u00ebsaj \u00e7\u2019na mbetet t\u00eb themi ne t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb listuar kryetar\u00ebt e partive dhe i ka firmosur populli? Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kryetari i partis\u00eb kryesore n\u00eb pushtet jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pendohet p\u00ebr prurjet e tij n\u00eb Kuvend nga qarku m\u00eb i p\u00ebrfolur, ai i Lezh\u00ebs, por deklaron p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb media se prap\u00eb po t\u00eb kthehej n\u00eb 2013-n do t\u00eb zgjidhte po at\u00eb kast deputet\u00ebsh. Pa anashkaluar edhe (p\u00ebr)zgjedhjen parlamentare nga krahu tjet\u00ebr politik, ku intelektual\u00eb t\u00eb njohur jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me militant\u00eb t\u00eb or\u00ebs s\u00eb fundit. P\u00eb ata q\u00eb i prekin e shoshisin realitetet e baz\u00ebs nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, si kryetar\u00ebt e vjet\u00ebr, si ata t\u00eb rinj, deri m\u00eb tash kan\u00eb patur vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb vendosin kandidatura individ\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm, t\u00eb af\u00ebrt me lidershipin, q\u00eb shkrihen p\u00ebr partin\u00eb dhe karrigen e tyre. Ndaj kemi mb\u00ebrritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku nuk ka m\u00eb shpres\u00eb se gjerat mund t\u00eb b\u00ebhen ndryshe, as n\u00eb Tiran\u00eb, as n\u00eb Prishtin\u00eb. I b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh Parlamenti k\u00ebtu, tym e gaz atje. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos jesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb orbit\u00eb, apo t\u00eb mbyll\u00ebsh sy e vesh\u00eb, n\u00eb dit\u00ebt e seancave parlamemtare vez\u00ebhedh\u00ebse k\u00ebndej dhe lotsjell\u00ebse andej. Ka vet\u00ebm nj\u00eb shpjegim kjo situat\u00eb kaotike parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, tempulli i fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompromentuar, aty nuk peshon fjala, e cila jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e para, por as e fundit. N\u00eb vend t\u00eb saj ka hyr\u00eb paraja q\u00eb e shit-blen\u00eb politik\u00ebn dhe e degjeneron pushtetin. Ky \u00ebsht\u00eb dhe kriminalizimi i v\u00ebrtet\u00eb parlamentar, dalja deputet me vota t\u00eb blera n\u00eb pazarin e elektoral. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb? T\u2019i dor\u00ebzohemi fatalitetit se ky vend nuk b\u00ebhet? Se shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb qeverisen? Jo, ka ende mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tre modele historike opozitare p\u00ebr t\u2019u ndjekur<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ta fillojm\u00eb nga tradita e pak\u00ebt, por e vyer parlamentare, tri her\u00ebt kur Shqip\u00ebria ka patur m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb popullit dhe jo t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb partive, me 1921, me 1945 dhe me 1991. T\u00eb tria her\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kuptim parlamentarizmit tek ne. Pas dy muajsh, me 21 prill, \u00ebsht\u00eb 95-vjetori i Kuvendit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb prej 78 deputet\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shkruhet se \u201cishin m\u00eb t\u00eb arsimuar, kulturuar, qytet\u00ebruar e atdhetar\u00eb se k\u00ebta t\u00eb sotmit\u201d. Mjafton publikimi i list\u00ebs s\u00eb parlamentar\u00ebve nga fillimet, bashk\u00eb me diplomat universitare dhe titujt akademik\u00eb t\u00eb tyre, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb sotmit t\u00eb ballafaqojn\u00eb veten me ta. T\u00eb shohin se kush ishte Ambroz Marlaskaj e Sejfi Vllamasi, Gjergj Fishta e Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e Fan Noli, m\u00eb pas n\u00eb koh\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb Hil Mosi e Mehdi Frash\u00ebri dhe pas Luft\u00ebs Sejfulla Mal\u00ebshova e Medar Shtylla, Aleksand\u00ebr Xhuvani e Manol Konomi. Dhe sidmos \u201cGrupi i Deputet\u00ebve\u201d, ekzekutuar me 1947 nga regjimi komunist, 16 intelektual\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shquarit me bindje t\u00eb majta e t\u00eb qendr\u00ebs, q\u00eb donin t\u00eb realizonin opozit\u00ebn n\u00eb Kuvendin Popullor, t\u00eb diplomuar n\u00eb universitetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Shefqet Beja, intelektual tipik i koh\u00ebs, q\u00eb deklaronte n\u00eb gjyq se \u201cne donim nj\u00eb pushtet me idealet demokratike t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d; Riza Dani, parlamentar i 1924-s dhe qeveritar n\u00eb disa rajone t\u00eb vendit; Selaudin Toto, pen\u00eb e mpreht\u00eb e viteve \u201930; Sulo Klosi i diplomuar n\u00eb Strasburg, kryeinxhinier i minier\u00ebs s\u00eb Rubikut; Enver Sazani, mjek i diplomuar n\u00eb Lion, Sheh Ibrahim Karbunara, Mehmet Prishtina, Beqir \u00c7ela, Selim Kokalari, Tefik Delialliasi, Hysen Shehu etj. P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb 91-in te Pjet\u00ebr Arbnori, Gramoz Pashko, Drit\u00ebro Agolli, Sabri Godo, Rushen Golemi etj.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se peshat e lehta hyn\u00eb si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Kuvendin Popullor t\u00eb djesh\u00ebm, sharr\u00ebtar\u00eb, minator\u00eb, mjel\u00ebse t\u00eb dalluara, q\u00eb vinin e ngrinin dor\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dy her\u00eb n\u00eb vit kur i th\u00ebrriste Partia p\u00ebr t\u00eb ligjitimuar \u201cdemokracin\u00eb popullore\u201d t\u00eb diktatur\u00ebs. P\u00ebrfytyroni sikur aty t\u00eb ishte dhe \u201cborgjezi\u201d elitar Lasgush Poradeci, si do t\u00eb ndihej turma e ligjv\u00ebn\u00ebsve popullor\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb Kadare ishte vet\u00ebm nj\u00eb mandat deputet, kur an\u00ebtar\u00ebt e Byros\u00eb Politike mediok\u00ebr nuk dilnin kurr\u00eb nga Kuvendi dhe as n\u00eb pension, sepse dob\u00ebsohej Partia, th\u00ebn\u00eb ndryshe pushteti i p\u00ebrjetsh\u00ebm i diktatorit. Edhe n\u00eb demokraci her\u00eb pas here e kemi prishur at\u00eb q\u00eb pat\u00ebm ndrequr. N\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb deputet\u00eb: Rudolf Marku, Pre\u00e7 Zogaj, Ndre Legisi, Zef Brozi, Nikoll\u00eb Lesi, Luigj Gjoka, Mark Marku etj. Shkurt, i kemi patur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, mund t\u00eb ishin dhe sot ata e t\u00eb tjer\u00eb, por ne nuk e duam k\u00ebt\u00eb specile \u201crebele\u201d, t\u00eb pabindur ndaj kryetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi goj\u00eb e themi nuk na afrohen intelektual\u00ebt, nuk bashk\u00ebpunojn\u00eb, elitat rrin\u00eb larg politik\u00ebs etj. Sigurisht ata kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb arm\u00eb, fjal\u00ebn dhe nuk din\u00eb t\u00eb sillen cub\u00e7e n\u00eb parlament. Paradoksi ishte se n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, gazi lotsjell\u00ebs u hodh n\u00eb \u00e7astin kur iu dha fjala Sabri Hamitit, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aty e th\u00ebrrasin \u201cprofesori\u201d. Po ku duan t\u2019ia din\u00eb militant\u00ebt e dor\u00ebs s\u00eb fort\u00eb politike se kush \u00ebsht\u00eb ky individualitet i spikatur i let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Apo na duhet rithemelimi i Republik\u00ebs parlamentare?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7udi nuk po tejkalohet nj\u00eb model megalloman q\u00eb sfilon para foltores s\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u2019u \u201ckualifikuar\u201d k\u00ebsisoj p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. Dikur t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje se si njer\u00ebz gjysm\u00eb t\u00eb shkolluar t\u00eb baz\u00ebs lul\u00ebzonin atje lart me fjalime gjith\u00eb lulka, ku i b\u00ebnin fresk t\u00eb parit t\u00eb vendit dhe k\u00ebshtu shpejt b\u00ebheshin persona \u201cVIP\u201d, fotot e tyre dilnin n\u00eb gazeta me germa t\u00eb m\u00ebdha dhe ata t\u00eb shkret\u00ebt besonin se ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb mbar\u00eb vendin. Tani \u00ebsht\u00eb dhe kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr shefat e partis\u00eb s\u00eb vet, por \u00ebsht\u00eb shtuar dhe tjetra, lufta \u201cdh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb\u201d me ata t\u00eb partis\u00eb tjet\u00ebr. Parlamentar\u00ebt jan\u00eb aty jo p\u00ebr fyerjet, p\u00ebrgojimet, denigrimet, gjuatjen me vez\u00eb, rrethimin e foltores, prishjen e komjuterave si vandal\u00eb, grushtet mbi nj\u00ebri-tjetrin, shpesh duke u ndjer\u00eb keq dhe vet\u00eb familjar\u00ebt e tyre. N\u00eb bot\u00ebn e zhvilluar deputet\u00ebt nuk mund t\u00eb kuptohen pa parime, ashtu si\u00e7 i kishte dhe Shefqet Beja me shok\u00eb. Po a kan\u00eb parime deputet\u00ebt e sot\u00ebm? N\u00eb p\u00ebrceptimin e publikut jo, sepse po t\u00eb kishin parime nuk do t\u00eb deftonin ore\u00e7ast zell partiak n\u00eb p\u00ebrballjet me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebrkundrazi do t\u00eb ligj\u00ebronin me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri p\u00ebr hallet e m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtij populli, varf\u00ebrin\u00eb, largimet familjarisht nga vendi, korrupsionin mbyt\u00ebs etj. Deputet\u00ebt nuk e din\u00eb sa banor\u00eb kan\u00eb ikur nga zonat e tyre, nuk shkelin n\u00ebp\u00ebr shkolla p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa banga kan\u00eb mbetur bosh, por merren me problematika dyt\u00ebsore, duke sensibilizuar publikun p\u00ebr gjera t\u00eb prekshme, se n\u00eb klasa mungojn\u00eb stufat e n\u00eb poliklinika jan\u00eb amortizuar aparaturat, se mbi aksh lum\u00eb mungon nj\u00eb ur\u00eb e n\u00eb iks fshat s\u2019ka drit\u00eb elektrike (kur vet\u00eb fshati \u00ebsht\u00eb braktisur), nj\u00eblloj si deputet\u00ebt e monizimit q\u00eb \u201ckritikonin\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore ministrat p\u00ebr nj\u00eb kompresor a transformator. Nuk jan\u00eb problemet komunale detyra e deputetit t\u00eb sot\u00ebm, por politikat e favorshme ndaj njer\u00ebzve q\u00eb i kan\u00eb votuar. Ligjv\u00ebn\u00ebsi e detyron ekzekutivin t\u00eb l\u00ebviz\u00eb jo me replika idhnake partiake-parlamentare, por p\u00ebrmes nismave ligjore efikase, apo dh\u00ebnies s\u00eb alarmit p\u00ebr varf\u00ebrimin e popullat\u00ebs, si\u00e7 b\u00ebnte k\u00ebto dit\u00eb deputetja opozitare e Tropoj\u00ebs, Mimoza Hajdarmataj, gjat\u00eb nj\u00eb dalje televizive nga terreni. Nuk ikin njer\u00ebzit nga mir\u00ebqenia, popullsia ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn tre milion\u00eb dhe t\u00eb mandatuarit tan\u00eb b\u00ebjn\u00eb sherr n\u00eb Kuvend. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre ata q\u00eb i prijn\u00eb karvanit t\u00eb politik\u00ebs prej vitesh, Berisha, Rama, Basha, Meta, Mediu etj. Shoq\u00ebria nuk i ka gjetur mekanizmat q\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb votohen n\u00eb forumet partiake, duke mos i patur partit\u00eb \u00e7iflik t\u00eb vetin dhe t\u00eb klaneve. T\u00eb gjitha k\u00ebto dihen dhe zor se k\u00ebt\u00eb sistem parlamentar mund ta reformojn\u00eb ata q\u00eb vet\u00eb e kan\u00eb modeluar ashtu. At\u00ebher\u00eb ne si publik kemi nj\u00eb alternativ\u00eb, t\u2019ia l\u00ebm\u00eb sovranit n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb Presidenti i vendit dhe deputet\u00ebt t\u00eb zgjidhen drejp\u00ebrdrejt nga populli. P\u00ebrndyshe, gjerat do t\u00eb l\u00ebvizin prap ngath\u00ebt, me hapin e breshk\u00ebs, sa p\u00ebr t\u2019u le\u00e7itur para nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb gurin dhe arr\u00ebn. N\u00ebse nuk ndodh asnj\u00eb ndryshim pozitiv n\u00eb reformimin e nj\u00ebmend\u00ebt zgjedhor, ka dhe nj\u00eb zgjidhje t\u00eb fundit, radikale natyrisht, por thell\u00ebsisht demokratike, bojkotimi masiv i zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb rithemelohej Republika parlamentare, si k\u00ebtu, si n\u00eb Kosov\u00eb.<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5906\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"227\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN-300x227.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Se si \u00ebsht\u00eb shprishur Parlamenti yn\u00eb e di i madh dhe i vog\u00ebl, nuk e do as ai veten, aty l\u00ebshohen akuza t\u00eb nd\u00ebrsjellta p\u00ebr afera, flitet p\u00ebr kriminel\u00eb, tradhtar\u00eb e t\u00eb korruptuar, p\u00ebr heronj dhe heroina partie, q\u00eb kinse luftojn\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e madhe t\u00eb popullit,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5946","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5946"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5946\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5947,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5946\/revisions\/5947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}