{"id":5830,"date":"2016-01-20T15:16:39","date_gmt":"2016-01-20T15:16:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5830"},"modified":"2016-01-20T15:16:39","modified_gmt":"2016-01-20T15:16:39","slug":"kur-dinjiteti-neperkembet-ne-emer-te-ligjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5830","title":{"rendered":"KUR DINJITETI N\u00cbP\u00cbRK\u00cbMB\u00cbT N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb LIGJIT"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4539\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb nga titrat e televizioneve informative dhe t\u00eb mos lexosh dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb dit\u00eb se n\u00eb iks rreth, iks person u ndalua p\u00ebr iks shkelje t\u00eb ligjit,<!--more--> informacion q\u00eb lajm\u00ebrohet pambarimisht nga m\u00ebngjesi n\u00eb mbr\u00ebmje. Ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb e njohin t\u00eb ndaluarin merren imt\u00ebsisht me t\u00eb, ca nga meraku, ca nga kurreshtja, po dhe t\u00eb atill\u00eb q\u00eb p\u00ebrfoljen e kan\u00eb n\u00eb maje t\u00eb gjuh\u00ebs. \u00c7far\u00eb&#8230; Si&#8230; Pse?&#8230;. Fal\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb zhvilluar \u201cfaqja e zez\u00eb\u201d e tij ka merr dhen\u00eb. Krijohet p\u00ebshtjellim te njer\u00ebzit e af\u00ebrt, sidomos kur ata jan\u00eb n\u00eb emigracion, t\u00eb cil\u00ebt i hipin avionit p\u00ebr t\u2019iu gjendur pran\u00eb njeriut t\u00eb tyre. Por shpesh ndalimi i bujsh\u00ebm q\u00ebllon nj\u00eb flak\u00eb kashte! Brenda nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebve gjykata e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb personin q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e ka par\u00eb emrin e tij qindra her\u00eb n\u00ebp\u00ebr titra dhe d\u00ebgjuar po aq nga dh\u00ebn\u00ebsit e lajmeve televizive. Mir\u00ebpo publiku i gjer\u00eb ka marr\u00eb vesh vet\u00ebm arrestimin, por jo dhe lirimin. Kaq duhet nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebr ta njollosur dik\u00eb, p\u00ebr ta \u201cl\u00ebn\u00eb\u201d n\u00eb burg dhe kur ai nuk ka shkelur atje, por vet\u00ebm n\u00eb paradhom\u00ebn e tij. Hajde e merre vesh k\u00ebt\u00eb demokraci t\u00eb publikes e nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb dinjitet t\u00eb shkallmuar t\u00eb individit. N\u00eb ka nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr njeriun, ai \u00ebsht\u00eb dinjiteti, por dhe pse \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, q\u00ebllon q\u00eb merret kaq leht\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit. K\u00ebtu problemi \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb, ligjor dhe mediatik. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb faji i mediave, se mos ishin ato q\u00eb e ndaluan iksin apo ypsilonin, mediat at\u00eb pun\u00eb kan\u00eb, t\u00eb japin lajmin\u201d, thuhet. Dakord. Po a nuk \u00ebsht\u00eb po aq lajm l\u00ebnia i lir\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb akuzuar vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb? A nuk duhet ta thon\u00eb mediat dhe faktin se personi q\u00eb u ndalua n\u00eb flagranc\u00eb u la i lir\u00eb nga gjykata, pasi nuk kishte prova n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tij? Vet\u00ebm k\u00ebshtu media \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me publikun moralisht dhe profesionalisht. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb media serioze, investigative, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb ndalim rutin\u00eb nga policia \u00ebsht\u00eb lajm ajo se si ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb nj\u00eb njeri ndalohet kaq leht\u00ebsisht, kaq me nxitim, pa patur prova t\u00eb mjaftueshme? Ky \u00ebsht\u00eb problemi dhe jo thjesht\u00eb lajmi se ky apo ai qytetar u ndalua, shoq\u00ebrua etj. Nj\u00eb oficer policie i ndaluar disa muaj me par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kinse shkelje ligjore n\u00eb pun\u00eb u la i lir\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, ama pasi emri i tij \u201cgj\u00ebmoi\u201d gjithandej si t\u00eb ishte keqb\u00ebr\u00ebs ordiner. Personaliteti i tij njer\u00ebzor, publik dhe profesional u cenua jo pak, p\u00ebrpos stresit disajavor, pasi e p\u00ebrjetoi keq \u201cdhurat\u00ebn\u201d e b\u00ebr\u00eb nga koleg\u00ebt e tij. Por, m\u00eb e pakta, askush nuk e dha lajmin se arrestimi i tij kishte qen\u00eb di\u00e7ka e padrejt\u00eb. Nj\u00eb m\u00ebsues ndalohet me akuz\u00ebn se kishte plot\u00ebsuar me shkelje t\u00eb ligjit dokumentacionin shkollor dhe lajmi u dha gjith\u00eb dit\u00ebn, duke habitur familjar\u00ebt, koleg\u00ebt, drejtuesit, por dhe nx\u00ebn\u00ebsit e tij, q\u00eb nuk i b\u00ebn\u00eb detyrat at\u00eb mbasdite. Mir\u00ebpo m\u00ebsuesi pas nj\u00eb dite \u201cpushim\u201d n\u00eb dhomat e paraburgimit shkoi prap\u00eb n\u00eb klas\u00eb te nx\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt e shihnin me habi, pa e kuptuar se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, q\u00eb edukatori i tyre sa hap e mbyll syt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb i fajsh\u00ebm &#8211; i pafajsh\u00ebm. Kush ia jep t\u00eb drejt\u00ebn ligjit t\u00eb luaj\u00eb me njer\u00ebzit? N\u00ebse Kuvendi ka miratuar ligje t\u00eb tilla, ku njer\u00ebzit mund t\u00eb ndalohen nga policia pa prova t\u00eb mjaftueshme, at\u00ebher\u00eb pse e kemi Republik\u00ebn? Kushtetut\u00ebn? Presidentin? Si mundet q\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, t\u00eb ndalohen me leht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, thjesht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dyshim, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb brenda afatit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb t\u00eb \u00e7ohen pesh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb (t\u00eb af\u00ebrmit, miqt\u00eb, sekser\u00ebt, politikan\u00ebt) p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga burgu t\u00eb ndaluarin. Dhe kur personi del i pafajsh\u00ebm, nuk kthehet kush prapa p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cili q\u00eb ai q\u00eb urdh\u00ebroi ndalimin e tij t\u00eb paligjsh\u00ebm! Prandaj lypet reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, ku jo m\u00eb pak ajo \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb ligj p\u00ebr mediat, ka t\u00eb pakt\u00ebn nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kod moral shum\u00eb m\u00eb t\u00eb denj\u00eb se ky i sotmi, ku gazetari t\u00eb mos i \u201cg\u00ebzohet\u201d lajmit t\u00eb keq, me arrestime, d\u00ebnime, p\u00ebrmbytje, djegie, ndotje, izolim nga bora, familje n\u00eb zgrip etj., por dhe atij q\u00eb mediat e k\u00ebsaj kohe nuk e quajn\u00eb lajm, kur ndodh e mira njer\u00ebzore dhe publike. Ka vend t\u00eb reflektoj\u00eb dhe vet\u00eb shkolla e gazetaris\u00eb. Se a ka pesh\u00eb \u201cleksioni\u201d i k\u00ebsaj shkolle kur merret si shembull ndalimi i kryeplakut t\u00eb fshatit, se n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn administrative q\u00eb ai mbulon \u00ebsht\u00eb gjetur drog\u00eb e mbjellur nga t\u00eb tjer\u00ebt? Aspak. Sepse kush nuk e di q\u00eb kryeplaku nuk \u00ebsht\u00eb rojtari i kopshteve t\u00eb kanabisit, dhe pse ligji ka b\u00ebr\u00eb sikur e ka varur diku p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, se t\u00eb ishte kjo puna e drog\u00ebs kaq e thjesht\u00eb, pun\u00eb kryepleqsh, do t\u00eb ishte zgjidhur leht\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb pun\u00eb trafikant\u00ebsh t\u00eb drog\u00ebs, brenda dhe jashte vendit, t\u00eb cil\u00ebt nuk pyesin p\u00ebr kolonel\u00ebt e gjeneral\u00ebt e shtetit, jo do t\u00eb pyesin p\u00ebr kryeplakun e fshatit. Ndaj nuk na falet q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur nuk shohim e d\u00ebgjojm\u00eb se ku bie v\u00ebrtet kambana. Nuk \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrmir\u00ebsohet imazhi i policis\u00eb me ndalime si p\u00ebr \u201cplan\u201d, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb emri i mir\u00eb n\u00eb komunikatat e ministris\u00eb s\u00eb Brendshme se po punohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb drejtori Policie qarku, komisariat etj. Ashtu si nuk i b\u00ebn nder profesionalisht reporterit t\u00eb rajonit t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i komunikat\u00ebs s\u00eb policis\u00eb. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb lajm \u00e7do ndalim apo shoq\u00ebrim policor. Jan\u00eb k\u00ebta gazetar\u00eb terreni q\u00eb n\u00eb raste ngjarjesh t\u00eb r\u00ebnda kriminale kan\u00eb rrezikuar e sakrifikuar duke p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale aksionet e policis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb themi kjo \u00ebsht\u00eb gazetaria, kjo \u00ebsht\u00eb policia e duhur, \u00a0e jo \u201cplani\u201d i raportimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe kur nuk ka lajm, apo i \u201caksionit\u201d t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb dhe kur nuk ka vepra kriminale. N\u00eb k\u00ebso rastesh \u00e7udia m\u00eb e madhe zgjat tre dit\u00eb, pas k\u00ebsaj askush nuk do t\u2019ia dije se \u00e7far\u00eb u b\u00eb m\u00eb oficerin, mjekun, m\u00ebsuesin, elektri\u00e7istin, n\u00ebpun\u00ebsin bashkiak, drejtuesin e mjetit q\u00eb i ndalua dhe pastaj u lirua. Apo me kryepleqt\u00eb e ndaluar gjat\u00eb ver\u00ebs, q\u00eb ka gjas\u00eb t\u2019i ket\u00eb kapur dimri pa p\u00ebrfunduar gjyqet e kanabisit. Jan\u00eb mbase t\u00eb vetmit \u201czyrtar\u00eb\u201d t\u00eb shtetit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb fshat, pasi atje nuk banon m\u00eb jo vet\u00ebm ndonj\u00eb deputet apo kryebashkiak, por as administratori i nj\u00ebsis\u00eb vendore, polici i zon\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb flen\u00eb n\u00eb qytet dhe rrogat i marrin n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u debatuar ligji p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb qytetari objekti i k\u00ebtij ligji? Prandaj mjaft me shoq\u00ebrime e ndalime p\u00ebr statistik\u00eb, p\u00ebr pak zhurm\u00eb mediatike, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen se po punohet, pse jo dhe p\u00ebr shp\u00ebrblime, dekorata, ngritje n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi etj. Imazhi populist i p\u00ebrket nj\u00eb kohe t\u00eb kaluar. Nuk ka m\u00eb as polici, as drejt\u00ebsi popullore, por polici dhe drejt\u00ebsi t\u00eb ligjit dhe shtetit ligjor, i cili dinjitetin e njeriut e ka \u201ckapitalin\u201d m\u00eb t\u00eb \u00e7muar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb nga titrat e televizioneve informative dhe t\u00eb mos lexosh dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb dit\u00eb se n\u00eb iks rreth, iks person u ndalua p\u00ebr iks shkelje t\u00eb ligjit,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-5830","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5830","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5830"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5830\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5831,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5830\/revisions\/5831"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}