{"id":5823,"date":"2016-01-17T19:30:21","date_gmt":"2016-01-17T19:30:21","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5823"},"modified":"2016-01-17T19:30:21","modified_gmt":"2016-01-17T19:30:21","slug":"sot-me-17-janar-perkujtojme-vdekjen-e-gjergj-kastriotit-skenderbeut-hero-kombetar-i-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5823","title":{"rendered":"Sot m\u00eb 17 janar  p\u00ebrkujtojm\u00eb vdekjen e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut \u2013 Hero Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sot m\u00eb 17 janar \u00a0p\u00ebrkujtojm\u00eb vdekjen e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut \u2013 Hero Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gjergj-kastrioti.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5735\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gjergj-kastrioti-261x300.png\" alt=\"gjergj kastrioti\" width=\"261\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gjergj-kastrioti-261x300.png 261w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/gjergj-kastrioti.png 350w\" sizes=\"auto, (max-width: 261px) 100vw, 261px\" \/><\/a><br \/>\nSk\u00ebnderbeu ose Sk\u00ebnderbej (nga Turqisht osmanlli: \u0130skender Bey; emri i v\u00ebrtet\u00eb: Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu) lindi m\u00eb 6 maj 1405 dhe vdiq m\u00eb 17 janar 1468. <!--more-->\u00cbsht\u00eb Heroi Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve, figura m\u00eb e shquar n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nPak\u00eb biografia<\/p>\n<p>Gjergj Kastrioti ishte djali m\u00eb i vog\u00ebl i Gjon Kastriotit dhe i princesh\u00ebs Vojsava, f\u00ebmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi m\u00eb 6 maj 1405 n\u00eb Diber. U mor peng si nizam\u00eb pas thyerjes s\u00eb t\u00eb atit nga Sulltan Murati m\u00eb 1421 dhe u d\u00ebrgua n\u00eb oborrin e Sulltanit n\u00eb Adrianopoj\u00eb. Atje, zgjuarsia dhe shkatht\u00ebsia e \u00e7uan Gjergjin n\u00eb shkoll\u00ebn e sulltanit (i\u00e7ogllan\u00ebve) q\u00eb p\u00ebrgatiste komandant\u00eb e n\u00ebpun\u00ebs.<br \/>\nNatyra i kishte dh\u00ebn\u00eb dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Isk\u00ebnder (Aleksand\u00ebr). Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs, Gjergj Kastrioti &#8220;(Sk\u00ebnderi)&#8221; kreu detyra ushtarake n\u00eb Ballkan e n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, duke u dalluar p\u00ebr trim\u00ebri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye iu dha titulli bej q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb princ ose fisnik pra Sk\u00ebnderbeg do t\u00eb thot\u00eb Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij t\u00eb dashur dhe priste me padurim rastin t\u00eb kthehej n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb e lindi. Me vdekjen e t\u00eb atit, ai shpresonte t&#8217;i zinte vendin, por n\u00eb fakt sulltani e em\u00ebroi sanxhakbej jasht\u00eb tokave shqiptare. Sk\u00ebnderbeu nuk hoqi dor\u00eb nga ideja p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fronin e t\u00eb atit, deri n\u00eb vitin 1443 kur ai u nis kund\u00ebr Janosh Huniadit n\u00ebn komand\u00ebn e bejlerbeut t\u00eb Rumelis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 n\u00ebntor 1443 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Nishit, u ndesh\u00ebn dy ushtrit\u00eb. Ushtria osmane u shpartallua dhe u t\u00ebrhoq n\u00eb panik. Sk\u00ebnderbeu filloi t\u00eb zbatonte planin e kryengritjes, s\u00eb bashku me 300 kalor\u00ebs shqiptar\u00eb e me t\u00eb nipin Hamza Kastrioti, u kthye n\u00eb Dib\u00ebr, ku populli e priti si \u00e7lirimtar. Mori masa p\u00ebr p\u00ebrforcimin e rrug\u00ebve nga mund t\u00eb vinin osman\u00ebt, dhe prej andej iu drejtua Kruj\u00ebs. Me nj\u00eb ferman t\u00eb rrem\u00eb shtiu n\u00eb dor\u00eb qytetin e garnizonin dhe k\u00ebshtu m\u00eb 28 n\u00ebntor 1443 u shpall rim\u00ebk\u00ebmbja e principat\u00ebs s\u00eb Kastriot\u00ebve. Mbi k\u00ebshtjell\u00ebn e Kruj\u00ebs u ngrit flamuri me shkab\u00ebn e zez\u00eb dykrenare i Kastriot\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryengritja u p\u00ebrhap shpejt n\u00eb viset e tjera dhe feudal\u00ebt e tjer\u00eb u ngrit\u00ebn gjithashtu. Gjat\u00eb dhjetorit, Shqip\u00ebria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u \u00e7liruan nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs k\u00ebshtjellat e k\u00ebsaj zone. Sk\u00ebnderbeu ishte organizatori i Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit, n\u00eb t\u00eb cilin u zgjodh si prij\u00ebs i Lidhjes Shqiptare t\u00eb Lezh\u00ebs. Ai u martua me t\u00eb bij\u00ebn e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin p\u00ebr t\u00eb forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.<br \/>\nN\u00eb janar t\u00eb vitit 1468 Sk\u00ebnderbeu u s\u00ebmur gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb Kuvendi t\u00eb thirrur nga ai, n\u00eb t\u00eb cilin ishin t\u00eb ftuar t\u00eb gjith\u00eb princat shqiptar\u00eb. Vdiq me 17 Janar1468 n\u00eb Lezh\u00eb. I mbuluar me lavdi, ai u varros n\u00eb Lezh\u00eb. Shqiptar\u00ebt humb\u00ebn prij\u00ebsin e lavdish\u00ebm q\u00eb i udh\u00ebhoqi p\u00ebr 25 vjet rresht. E shoqja me t\u00eb birin emigruan, sikurse edhe nj\u00eb pjes\u00eb e paris\u00eb shqiptare, p\u00ebr n\u00eb Itali. Rreth p\u00ebrkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur p\u00ebr nder t\u00eb Pirros s\u00eb Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrkrenare.<\/p>\n<p>Epoka e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb veprat e autor\u00ebve shqiptar\u00eb<\/p>\n<p>Epoka e Sk\u00ebnderbeut e shekullit XV dhe vet\u00eb figura e Gjergj Kastriotit &#8211; Sk\u00ebnderbeut ndikoi fuqish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr rritjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb tyre. T\u00eb frym\u00ebzuar prej tyre, intelektual\u00eb t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, i pasqyruan e i p\u00ebrjetuan ato n\u00eb vepra historike monumentale, n\u00eb t\u00eb cilat nisi jet\u00ebn e vet historiografia shqiptare.<\/p>\n<p>Ishte Dhimiter Fr\u00e2ngu (dhe jo Dhimiter Fr\u00ebngu) qe shkroi i pari jet\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Fr\u00e2ngu ishte bashk\u00ebshoq\u00ebrues i gjith\u00eb jet\u00ebs dhe luft\u00ebrave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, ark\u00ebtar e shoq\u00ebrues n\u00eb udh\u00ebtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht t\u00eb Fr\u00e2ngut t\u00eb vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, mjerisht u p\u00ebrvet\u00ebsuan nga t\u00eb tjer\u00eb, dhe p\u00ebrkthimi dhe botimi i saj italisht u b\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas vdekjes s\u00eb Fr\u00e2ngut. Patjet\u00ebr se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim t\u00eb shek t\u00eb XVI (1504) kushtuar luft\u00ebs heroike t\u00eb arb\u00ebrve p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs, (rrethimi i Shkodr\u00ebs) pati jehon\u00eb t\u00eb madhe. Por vepra q\u00eb e lart\u00ebsoi figur\u00ebn e tij si historian humanist \u00ebsht\u00eb \u201cHistoria e jet\u00ebs dhe e b\u00ebmave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e botoi italisht n\u00eb Rom\u00eb rreth viteve 1508-1510. Kjo vep\u00ebr voluminoze njohu shum\u00eb ribotime n\u00eb gjuh\u00eb e n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs. Veprat e M. Barletit u b\u00ebn\u00eb burimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku patriot\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00ebsonin historin\u00eb e epopes\u00eb legjendare t\u00eb shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Fr\u00e2ngut. Periudha e Sk\u00ebnderbeut u p\u00ebrjet\u00ebsua edhe n\u00eb vepra t\u00eb tjera historike nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit e heroit. Si\u00e7 e thame nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, Dhimit\u00ebr Fr\u00e2ngu, shkroi latinisht, n\u00eb frym\u00ebn e ideve humaniste t\u00eb koh\u00ebs nj\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb njohur shoq\u00ebrin\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb shek. XV \u00ebsht\u00eb \u201cHistoria dhe gjenealogjia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Muzakajve\u201d, shkruar n\u00eb italisht m\u00eb 1510 nga bashk\u00ebluft\u00ebtari i Sk\u00ebnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti n\u00eb dor\u00ebshkrim dhe, p\u00ebr vler\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr historin\u00eb mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. t\u00eb XIX m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e ka cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb \u201cmargaritar\u201d.<br \/>\nGjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu &#8211; Hero Komb\u00ebtar<br \/>\nGjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb historike q\u00eb mori emrin e tij: luft\u00ebn nj\u00ebshekullore kund\u00ebr pushtimit osman (fundi i shek. XIV &#8211; fundi i shek. XV). N\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij, lufta e shqiptar\u00ebve u ngrit n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e m\u00eb t\u00eb organizuar dhe sh\u00ebnoi nj\u00eb kthes\u00eb vendimtare n\u00eb zhvillimin politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nGjergj Kastrioti &#8211; Sk\u00ebnderbeu ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb konsekuent dhe m\u00eb i shquar i elit\u00ebs drejtuese shqiptar\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoqi m\u00eb vendosm\u00ebri frontin e luft\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve kund\u00ebr pushtuesve osman\u00eb. Ai realizoi t\u00eb parin bashkim t\u00eb shqiptar\u00ebve, Lidhjen Shqiptare t\u00eb Lezh\u00ebs, e cila hapi rrug\u00ebn e krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar, themeluesi i t\u00eb cilit u b\u00eb ai vet\u00eb. Kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Sk\u00ebnderbeu i kushtoi ruajtjes s\u00eb burimeve t\u00eb brendshme ekonomike, tek t\u00eb cilat u mb\u00ebshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen n\u00eb brezin kufitar, n\u00eb lindje e n\u00eb jug, ai i dha mund\u00ebsi banor\u00ebve t\u00eb viseve t\u00eb lira t\u00eb zhvillonin nj\u00eb veprimtari ekonomike deri diku normale.<br \/>\nKrahas mbrojtjes s\u00eb vendit, Sk\u00ebnderbeu i kushtoi v\u00ebmendje \u00e7lirimit t\u00eb viseve t\u00eb pushtuara q\u00eb ndikoi n\u00eb formimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lidhjeve m\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebtyre viseve dhe n\u00eb forcimin e bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb popullit shqiptar. Aft\u00ebsit\u00eb e Sk\u00ebnderbeut si burr\u00eb shteti spikat\u00ebn edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me vendet e tjera. Duke pasur t\u00eb qart\u00eb s\u00eb rrezikut osman mund t\u2019i b\u00ebhej ball\u00eb vet\u00ebm m\u00eb sukses vet\u00ebm me forca t\u00eb bashkuara, Sk\u00ebnderbeu k\u00ebrkoi pareshtur pjes\u00ebmarrjen e vendeve evropiane n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nN\u00eb kushtet e pabarazis\u00eb s\u00eb theksuar nd\u00ebrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Sk\u00ebnderbeu p\u00ebrpunoi strategjin\u00eb dhe taktik\u00ebn e tij luftarake, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndronte mendimi se fitorja nuk mund t\u00eb varej nga numri i ushtar\u00ebve. Ai mbante armikun n\u00eb alarm t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, i priste rrug\u00ebn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur n\u00eb kurth, e godiste me sulme t\u00eb fuqishme e t\u00eb befasishme.<br \/>\nSk\u00ebnderbeu u shnd\u00ebrrua n\u00eb simbol t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Ai mbeti nj\u00eb figur\u00eb e dashur p\u00ebr shqiptar\u00ebt edhe pas vdekjes s\u00eb tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnj\u00eb i gjall\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebng\u00ebt, goj\u00ebdh\u00ebnat e tregimet e shumta popullore q\u00eb i dhan\u00eb atij tiparet e nj\u00eb figure legjendare.<\/p>\n<p>Vepra dhe figura e Sk\u00ebnderbeut kishte p\u00ebrmasa dhe r\u00ebnd\u00ebsi evropiane. Ai u vler\u00ebsua lart nga personalitetet e shquara evropiane t\u00eb koh\u00ebs. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe fakti s\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun \u00ebsht\u00eb shkruar nj\u00eb literatur\u00eb e shum\u00ebllojshme, prej qindra v\u00ebllimesh, t\u00eb botuara n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Nd\u00ebr autor\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.<\/p>\n<p>Legjenda<br \/>\n\u2022 N\u00eb nj\u00eb rast Ballaban Pasha i d\u00ebrgoi Sk\u00ebnderbeut nj\u00eb dhurat\u00eb: kat\u00ebr kuaj arab s\u00eb bashku me nj\u00eb pajisje t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb nderuar Sk\u00ebnderbeut si nj\u00eb komandant, nd\u00ebrsa Sk\u00ebnderbeu si p\u00ebrgjigje \u00eca kthen me nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb shkop bariu dhe nj\u00eb gun\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj Ballaban pash\u00ebs se do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb i nderuar t\u00eb ishte nj\u00eb bari i thjesht\u00eb n\u00eb fshatin e tij, sesa t\u00eb tradhtonte vendin e tij.<\/p>\n<p>Legjenda e Sk\u00ebnderbeut<br \/>\n\u2022 P\u00ebr popullin shqiptar Sk\u00ebnderbeu b\u00ebnte mrekulli me shpat\u00ebn e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra t\u00eb ngrinin shpat\u00ebn e tij dhe se ai mund t\u00eb cop\u00ebtonte shk\u00ebmbinj ose shponte male me t\u00eb. N\u00eb nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr popullore \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb negociatave p\u00ebr paqe se Sulltan Mehmedi i II, q\u00eb kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr shpat\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut i k\u00ebrkoi at\u00eb si nj\u00eb nder Sk\u00ebnderbeut. Sk\u00ebnderbeu pranoi dhe d\u00ebrgoi shpat\u00ebn e tij si nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr sulltanin. Njer\u00ebzit e Sk\u00ebnderbeut pas d\u00ebgjimit t\u00eb lajmeve ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar. Ata i dol\u00ebn Sk\u00ebnderbeut n\u00eb lidhje me frik\u00ebn e tyre se ai i dor\u00ebzoi shpat\u00ebn e tij legjendare, por Sk\u00ebnderbeu qeshi dhe u p\u00ebrgjigj se ai i dor\u00ebzoi shpat\u00ebn e tij, por jo krahun e tij.<\/p>\n<ul>\n<li>Gjat\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb furishme kund\u00ebr turqve q\u00eb zgjati p\u00ebrtej muzgut, Sk\u00ebnderbeu urdh\u00ebroi disa nga ushtar\u00ebt e tij t\u00eb gjenin nj\u00eb tuf\u00eb me dhi, e u lidh\u00ebn pishtar\u00eb t\u00eb ndezur brir\u00ebve t\u00eb tyre dhe d\u00ebrgohen n\u00eb drejtim t\u00eb rreshtave t\u00eb ushtar\u00ebve turq gjat\u00eb nat\u00ebs. Turqit besuan se u sulmuan nga trupa t\u00eb shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mund\u00ebn q\u00eb n\u00eb num\u00ebr. P\u00ebr sh\u00ebrbimin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb marr\u00eb nga ana e k\u00ebtyre kafsh\u00ebve, heroin yn\u00eb vendosi t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb imazhin e kafsh\u00ebs si emblem\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrkrenaren e tij.<\/li>\n<li>Sk\u00ebnderbeu n\u00eb shtrat t\u00eb vdekjes s\u00eb tij urdh\u00ebroi djalin e tij p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar hakmarrjes turke t\u00eb largoheshin p\u00ebr n\u00eb Itali, tha se sa m\u00eb shpejt t\u00eb zbarkoj\u00eb n\u00eb ranishte t\u00eb gjente nj\u00eb pem\u00eb ku t\u00eb lidh\u00eb kalin e tij dhe shpat\u00ebn e tij, dhe sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb frynte era turqit t\u00eb d\u00ebgjonin shpat\u00ebn e tij n\u00eb aj\u00ebr dhe hing\u00ebllim\u00ebn e kalit t\u00eb tij dhe nga frika se nuk do t&#8217;a ndiqnin.<\/li>\n<li>Me t\u00eb p\u00ebrhapur lajmin e vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, Turqit vendos\u00ebn t\u00eb sulmonin forcat shqiptare sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin nga morali i ul\u00ebt q\u00eb ngjarja kishte prodhuar. Komandant\u00ebt shqiptar vendos\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdornin nj\u00eb dredhi t\u00eb pazakont\u00eb: mor\u00ebn nga shtrati i vdekjes trupin e pajet\u00eb t\u00eb kreut t\u00eb tyre dhe e hyp\u00ebn mbi kalin e tij, nxitur n\u00eb luft\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ushtrin\u00eb e tij prapa. Turqit, u ndien t\u00eb mashtruar me lajmin e rrem\u00eb rreth vdekjes s\u00eb tij dhe u t\u00ebrhoq\u00ebn.<br \/>\nJa disa vepra p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun piktur\u00eb, let\u00ebrsi, muzik\u00eb<\/li>\n<\/ul>\n<p>Sk\u00ebnderbeu mblodhi mjaft reputacion nj\u00eb postum n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore n\u00eb shekujt e 16 dhe 17. Me shum\u00eb e Ballkanit n\u00ebn sundimin otoman dhe me turqit n\u00eb portat e Vjen\u00ebs n\u00eb 1683, asgj\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb lexues t\u00eb mahnitur n\u00eb Per\u00ebndim m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb plot aksion e rezistenc\u00ebs heroike t\u00eb krishter\u00eb p\u00ebr t\u00eb &#8220;nj\u00eb luzm\u00eb mysliman&#8221;.<\/p>\n<p>Libra mbi princin shqiptar filluan t\u00eb shfaqen n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 16. Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb k\u00ebtyre historive q\u00eb kan\u00eb qarkulluar n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore n\u00eb lidhje me veprat heroike e Sk\u00ebnderbeut ishte Historia de Vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis (ca Rom\u00eb. 1508-1510), botoi nj\u00eb kat\u00ebr dekada vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Kjo Historia e jet\u00ebs dhe veprave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, Princi i Epirote \u00ebsht\u00eb shkruar nga historiani shqiptar Scodrensis Marinus Barletit, i njohur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe si Marin Barleti, t\u00eb cil\u00ebt pas p\u00ebrjetuar pushtimin turk t\u00eb Shkodr\u00ebs tij t\u00eb lindjes nga eksperienca personale, u vendos n\u00eb Padua ku ai u b\u00eb rektor i kish\u00ebs famullitare t\u00eb Sh\u00ebn Stefan. Barleti dedikon pun\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb Donferrante Kastrioti, (nip i Sk\u00ebnderbeut), dhe t\u00eb pasardh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb botuar s\u00eb pari n\u00eb latinisht.<\/p>\n<p>N\u00eb shekujt e gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dhe t\u00eb shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb libri Barleti ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb versioneve t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb huaja : n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane t\u00eb Johan Pincianus (1533), n\u00eb italisht nga Pietro Rocca (1554, 1560), n\u00eb portugalisht nga Francisco D&#8217;Andrade (1567), n\u00eb Polonisht nga Ciprian Bazylik (1569), n\u00eb fr\u00ebngjisht nga Jaques De Lavardin, zot feodal Plessis du-Bourrot (fr\u00ebngjisht: Histoire de Georges Castriot Surnom\u00e9 Skenderbeu, Roy d&#8217;Albanie, 1576), dhe n\u00eb spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde (1582) . Versioni n\u00eb anglisht ishte nj\u00eb p\u00ebrkthim nga nj\u00eb fr\u00ebngjisht nga De Lavardin dhe t\u00eb b\u00ebra nga nj\u00eb Zoterinj Zachary Jones. Ajo \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit 16, n\u00ebn titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Albinie ; p\u00ebrmbajn\u00eb Actes famshme t\u00eb tij, Deedes Fisnik e tij e Arm\u00ebs dhe fitoret paharruesh\u00ebm kund\u00ebr Turkes p\u00ebr Besimi i Krishtit. Gibbon nuk ishte i pari q\u00eb e v\u00ebn\u00eb re se Barleti \u00ebsht\u00eb nganj\u00ebher\u00eb i pasakt\u00eb n\u00eb favor t\u00eb heroit t\u00eb tij, p\u00ebr shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga s\u00ebmundja n\u00ebn muret e Kruj\u00ebs. Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti &#8216;s ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, nj\u00eb peshkop katolik i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri. Libri i tij &#8220;Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus&#8221; \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb latinisht n\u00eb vitin 1636.<br \/>\nVoltaire nis kapitullin e tij &#8220;Marrja e Konstandinopoj\u00ebs&#8221; me fraz\u00ebn : &#8220;Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ruajtur.&#8221;<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb protagonist i tri tragjedive 18-shekullit britanik, Skenderbeu William Havard-s\u00eb, nj\u00eb tragjedi (1733), George Lillo&#8217;s Hero i krishter\u00eb (1735), dhe Sk\u00ebnderbeu Thomas Whincop-s\u00eb, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747). Nj\u00eb num\u00ebr i poet\u00eb dhe kompozitor\u00eb gjithashtu kan\u00eb t\u00ebrhequr frym\u00ebzim nga karrier\u00ebn e tij ushtarake. Fr\u00ebngjisht poeti i shekullit t\u00eb 16 Ronsard shkroi nj\u00eb poem\u00eb rreth tij, ashtu si edhe t\u00eb shekullit t\u00eb 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow. P\u00ebr Gibbon, &#8220;John Huniades dhe Sk\u00ebnderbeut&#8230; jan\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr njoftim ton\u00eb, q\u00eb nga profesioni i tyre i Osmane arm\u00ebve vonuar rr\u00ebnojat e perandoris\u00eb greke.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Sk\u00ebnderbej, i frym\u00ebzuar nga Krime t\u00eb Luft\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb haxhit e gjat\u00eb poetike p\u00ebrrall\u00eb \u00c7ajld Harold&#8217;s (1812-1819), q\u00eb Bajroni filloi t\u00eb shkruaj\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, Sk\u00ebnderbeu dhe populli i tij luft\u00ebtar jan\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb kushtet e m\u00ebposhtme : &#8220;Toka e Shqip\u00ebris\u00eb ! ku Iskander rose, Theme e rinj, dhe fener i urt\u00eb, dhe ai adash e tij, t\u00eb cilit All-habitur armiqve t\u00eb zvog\u00ebluar nga veprat e tij t\u00eb emprize kalor\u00ebsiak : Toka e Shqip\u00ebris\u00eb ! m\u00eb lejoni t\u00eb b\u00ebj syt\u00eb e minave N\u00eb ty, ti infermiere i thyer i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm ushtarak Th\u00ebn\u00eb shkurt ! Kryq zbret, minaret e tua dalin, Dhe shk\u00eblqen zbeht\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb lugore, P\u00ebrmes zabel shum\u00eb nj\u00eb selvi brenda ken \u00e7do qytetit. &#8220;Canto II, XXXVIII.&#8221; Ashpra jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, por ato nuk mungojn\u00eb virtytet, ishin ato virtyte m\u00eb t\u00eb pjekur . Ku \u00ebsht\u00eb armiku q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb e pan\u00eb prapa tyre? Kush mund t\u00eb mundohem ashtu edhe t\u00eb luft\u00ebs duroj? tyre amtare fastnesses nuk m\u00eb t\u00eb sigurt se ata n\u00eb koh\u00ebn e trazuar t\u00eb dyshimta duhet : zem\u00ebrimin e tyre si vdekjeprur\u00ebs ! Miq\u00ebsia e tyre por i sigurt, Kur Mir\u00ebnjohjes ose ofertat e tyre rrjedh gjak trim\u00ebri pal\u00ebkundur nxiton mbi where&#8217;er shefi i tyre mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb. &#8221; Canto II, LXV.George Castriot, i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nLudvig Holberg, nj\u00eb shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjeneral\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb histori.\u00eb69] Sir William Temple konsiderohet Sk\u00ebnderbeu t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb shtat\u00eb krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb madh pa nj\u00eb kuror\u00eb, s\u00eb bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fern\u00e1ndez de Cordoba, Farnese Aleksand\u00ebr, dhe William Heshtur.<br \/>\nBarok kompozitorit italian Antonio Vivaldi p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb opere me titull Sk\u00ebnderbeu (e par\u00eb e interpretuar 1718). Nj\u00eb tjet\u00ebr opera me titull Sk\u00ebnderbeu ishte i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga shekulli 18 fr\u00ebngjisht kompozitorit Fran\u00e7ois Franc\u0153ur (e par\u00eb e interpretuar 1763).<\/p>\n<p>Sk\u00ebnderbeu n\u00eb film<br \/>\nMbi jet\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb xhiruar edhe nj\u00eb film me emrin e nj\u00ebjt\u00eb (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).<\/p>\n<p>Ja disa mir\u00ebnjohje<br \/>\n\u2022 I pari i shqiptar\u00ebve<br \/>\n\u2022 Hero Komb\u00ebtar<br \/>\n\u2022 Urdhri i Sk\u00ebnderbeut<br \/>\n\u2022 Veprat kushtuar Sk\u00ebnderbeut<br \/>\n\u2022 Mbrojt\u00ebs i krishterimit<br \/>\n\u2022 Atlet i Krishtit\u00eb1]<\/p>\n<p>Ja disa figura e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb art<\/p>\n<ul>\n<li>Scanderbeg, opera nga Fran\u00e7ois Francoeur dhe Fran\u00e7ois Rebel.<br \/>\n\u2022 Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.<br \/>\nProjekti kulturor Itali-Shqip\u00ebri &#8220;A.C.C.I.A ARTE&#8221; organizoi me dat\u00eb 1 gusht 2006 nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore me titull \u201cShqiponja dhe gjysm\u00ebh\u00ebna\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sesion studiues e pedagog\u00eb shqiptar\u00eb e italian\u00eb diskutuan mbi pranin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb heroit komb\u00ebtar Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu n\u00eb veprat letrare dhe ato muzikore, n\u00eb shekuj. Referuan gjuh\u00ebtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog n\u00eb Universitetin e Le\u00e7es, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotek\u00ebs s\u00eb provinc\u00ebs s\u00ebLe\u00e7es, muzikolog\u00ebt Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/li>\n<\/ul>\n<p>(NB; Teksi eshte marre nga\u00a0<a href=\"https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Sk%C3%ABnderbeu\">https:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/Sk\u00ebnderbeu<\/a>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot m\u00eb 17 janar \u00a0p\u00ebrkujtojm\u00eb vdekjen e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut \u2013 Hero Komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve Sk\u00ebnderbeu ose Sk\u00ebnderbej (nga Turqisht osmanlli: \u0130skender Bey; emri i v\u00ebrtet\u00eb: Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu) lindi m\u00eb 6 maj 1405 dhe vdiq m\u00eb 17 janar 1468.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5825,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5823\/revisions\/5825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}