{"id":5791,"date":"2015-12-30T12:36:33","date_gmt":"2015-12-30T12:36:33","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5791"},"modified":"2015-12-30T12:36:33","modified_gmt":"2015-12-30T12:36:33","slug":"at-gjergj-fishta-tete-letra-nga-korespondenca-nga-at-viktor-demaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5791","title":{"rendered":"At GJERGJ FISHTA tet\u00eb letra nga Korespondenca \u2013 Nga At Viktor Demaj"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>By\u00a0<a href=\"https:\/\/www.voal.ch\/author\/voal-admin\/\">voal.ch<\/a>\u00a0| December 30, 2015<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5789\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj-213x300.png\" alt=\"Fishta Gjergj\" width=\"213\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj-213x300.png 213w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj.png 223w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve t\u00eb tyne, tue lexue krijimtarin\u00eb hyjm n\u00eb kantakt t\u00eb drejt\u00ebperdrejt\u00eb me bot\u00ebn dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr me studiue nji personalitet asht edhe let\u00ebrk\u00ebmbimi i tij me njer\u00ebz t\u00eb shquem t\u00eb brezit t\u00eb tij. <!--more-->N\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim, ose si\u00e7 thirret korrispondenc\u00eb del n\u00eb pah, v\u00ebhet n\u00eb dukje, jo aq shum\u00eb krijimtaria e shkrimtarit por shum\u00eb her\u00eb bota e brendshme, ndiestit\u00eb e zemr\u00ebs, fisnik\u00ebria e nalt\u00eb e shpirtit. N\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimi n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasave nuk ka vend \u00e7ensura, flet shpirti i lir\u00eb jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element p\u00ebrbas, themelor p\u00ebr kritik\u00ebn letrare dhe historin\u00eb e letersis\u00eb per me njoft\u00eb bot\u00ebn komplekse t\u00eb shkrimtarit dhe krijimtarin\u00eb e tij. N\u00eb korrispondenc\u00eb zbulohen t\u00eb fshehta rreth ideve dhe shkrimit t\u00eb vepravet, \u00e7\u00ebshtjevet shoqnore e politike e historike t\u00eb vendit, kuptojm\u00eb gjendjen shpirtnore dhe morale t\u00eb shkrimtarit, at\u00eb \u00e7ka zemra e tij mendon e shmendon n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktueme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nK\u00ebshtu edhe Poeti yn\u00eb fran\u00e7eskan e komb\u00ebtar \u00c1t GJERGJ FISHTA zhvilloi nji korrispondenc\u00eb t\u00eb dendun me bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb tij, me bashk\u00ebv\u00ebllazen t\u00eb tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njer\u00ebz t\u00eb artit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare e asaj europiane.<br \/>\nN\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb tij duem t\u00eb sjellim para lexuesit disa letra t\u00eb \u00c1t Gjergj Fisht\u00ebs p\u00ebrkthye n\u00eb shqip. Letrat \u00c1t Fishta ia ka dergue \u00c1t Pal Dodaj, nji tjeter fran\u00e7eskan q\u00eb poeti kishte shum\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb. \u00c1t Pal Dodaj asht pak i njoftun p\u00ebr publikun shqiptar, por n\u00eb t\u00eb vertet\u00eb shum\u00eb asht marr\u00eb me studime gjuh\u00ebsore, historike, etj. Disa nga k\u00ebto shkrime jan\u00eb botue n\u00eb revist\u00ebn Hylli i Drit\u00ebs. \u00c1t Pal Dodaj si diplomat e njeri i zoti sa u zgjodh Provincial i dha nji form\u00eb krejt tjeter Provinc\u00ebs Fran\u00e7eskane Shqiptare, sa q\u00eb simbas \u00c1t Benedikt Demes q\u00eb shkruen rreth vitit 1942 ende sot ecim simbas projekteve dhe ideve t\u00eb \u00c1t Pal Dodaj.<br \/>\n\u00c1t GJERGJ FISHTA ndiente nji respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb, dhe ishte njeriu ku Poeti i besohej, i shprehte lirsh\u00ebm idet\u00eb dhe medimet, gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhte n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb brendshme dhe p\u00ebrrreth tij. Duket sikur ishte nji At shpirtnor p\u00ebr Poetin. \u00c1t Pal Dodajt Poeti i pat shkrue ma se 200 letra. N\u00eb ket\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim t\u00eb tyne ne shohim dhe mund t\u00eb gjejm\u00eb t\u00eb dhana p\u00ebr subjektet e veprave t\u00eb Fisht\u00ebs, mbi formimin e tij si shkrimtar, prozator, mbi zhg\u00ebnjimin e tij rreth pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqipnis\u00eb, zhvillimevet politike, etj. N\u00eb ket\u00eb korrispondenc\u00eb spikat shpirti i \u00c1t Gjergj Fisht\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha ndiesit\u00eb, p\u00ebrjetimet, gjendja shpirtnore, vetmia, humori dhe sidomos dashnia e madhe p\u00ebr Shqipnin\u00eb. Shum\u00eb her\u00eb na shfaqet euforik, emotiv, kritikues, dishmitar i Shqipnis\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb prag t\u00eb pamvar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. N\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimin del n\u00eb pah edhe zhg\u00ebnjmi i tij, mosmarrveshjet n\u00eb lidhje me alfabetin, mbylljen e Hyllit t\u00eb Drit\u00ebs, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tij per disa pseudoshqiptar q\u00eb ndrrojshin fytyr\u00eb e identitet p\u00ebr interesa personale. Nji pjes\u00eb e k\u00ebtyne letrave jan\u00eb p\u00ebrkthye me nji mjesht\u00ebrir t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Dr. Persilda Asllani me redaktues Dr. Aurel Plasarin n\u00eb vepr\u00ebn: Fishta Estetik\u00eb dhe Kritik\u00eb, Hylli I Drit\u00ebs, Tiran\u00eb 1999.<\/p>\n<p><strong>Letra 1<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu Poeti na p\u00ebrcjell d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr me u marr\u00eb me studimin e Dramatikes, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb se ka lexue Shakespeare dhe komedit\u00eb e Molierit. Po ashtu flet edhe p\u00ebr aksiom\u00ebn e tij q\u00eb ka p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb satir\u00eb, si dhe p\u00ebr punimin e par\u00eb t\u00eb tij n\u00eb proz\u00eb: Komb\u00ebsia e kleri Katolik.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, 5-II-1908<br \/>\nE kam marr\u00eb gjys\u00ebletren tande\u2026<br \/>\nDrama asht duertrokit mjaft. Duertrokitjet e qytetarve ton\u00eb, asht e vertet\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb tilla sa me i rritin mendjen nji autori, sepse k\u00ebtu, me perjashtim t\u00eb disa t\u00eb jasht\u00ebm e t\u00eb ndonji shqiptari, si Zurani, nuk e kan\u00eb iden\u00eb e artit komik: do t\u00eb duertrokitshin \u00e7do loj\u00eb ma shum\u00eb se nji komedi t\u00eb Molierit apo t\u00eb Goldonit\u2026<br \/>\nN\u00eb komedin\u00eb teme jam kujdes t\u00eb sjell t\u00eb vlefshmen me t\u00eb k\u00ebnaqshmen, simbas aksiom\u00ebs: Ridendo castigat mores, e m\u00eb duket se kam arrit me sukses. Due me ju kushtue me kujdes t\u00eb madh studimit t\u00eb dramatik\u00ebs, p\u00ebr me pa se a mund t\u00eb arrij n\u00eb ndnji p\u00ebrfundim. Kam lexue shum\u00eb prej veprave t\u00eb Shakespeare e t\u00eb gjitha komedit\u00eb e Moli\u00e9re. Kam nda dhe due t\u00eb botoj disa shkrime serioze, d.m.th. odi dhe poema dramatike. Tash po shkruej Vrasjen e Sh\u00ebn Gjonit n\u00eb form\u00eb dramatike e me ndjenja krejt demokratike e republikane.<br \/>\nPo t\u00eb dergoj kopjen e par\u00eb t\u00eb punimit tem n\u00eb proz\u00eb: Komsija e kleri Katolik.<br \/>\nP\u00ebr pjes\u00ebn e III t\u00eb Lahut\u00ebs ende nuk kam mujt t\u00eb projektoj p\u00ebrvijimin. Nuk due me u p\u00ebrshpejtue sepse d\u00ebshiroj t\u00eb baj nji pun\u00eb sikurse duhet t\u00eb bahet. P\u00ebr me krye Iliaden, jan\u00eb dasht shum\u00eb shekuj: p\u00ebr me shkrue Lahut\u00ebn t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb pakten do vjet\u2026<br \/>\nE ti kur vjen n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr me m\u00eb takue,<br \/>\ni yti<br \/>\nGjergji<\/p>\n<p><strong>Letra 2<\/strong><br \/>\nN\u00eb ket\u00eb let\u00ebr Poeti flet p\u00ebr fillimet e s\u00ebmundjes s\u00eb tij t\u00eb zemr\u00ebs, q\u00eb mesa duket do ta shoqnoj deri n\u00eb dek\u00eb.<\/p>\n<p>2 korrik 1909<br \/>\n\u201cShetitja n\u00eb Nenshat p\u00ebr mue ka ken\u00eb e dhimbshme, sepse prej asaj dite e n\u00eb vijim kan\u00eb fillue t\u00eb duken n\u00eb mue shejat e para t\u00eb smundjes s\u00eb zemres. P\u00ebr disa dit\u00eb nuk kam mujt me ndej n\u00eb kamb\u00eb, prej shp\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb madh, e q\u00eb dje, mbas nji p\u00ebrmisimi dy ditor, jam ndie prap keq, n\u00eb menyr\u00eb q\u00eb sa t\u00eb kem shkrue ket\u00eb let\u00ebr, do t\u00eb ulem n\u00eb shtrat, sepse po me vjen si nji dob\u00ebsim n\u00eb zem\u00ebr.<br \/>\n\u00c7ka do t\u00eb bante Pali im, at\u00ebher\u00eb kur nuk do te ishte n\u00eb jet\u00eb Gjergji, q\u00eb her\u00eb pas here i shkruen fjal\u00eb miq\u00ebsie?\u201d<br \/>\n<strong>Letra 3<\/strong><br \/>\nN\u00eb ket\u00eb let\u00ebr \u00c1t GJERGJ FISHTA i difton mikut t\u00eb tij rreth shkrimit t\u00eb dram\u00ebs Sh\u00ebn Fran\u00e7esku i Asizit, ku i thot\u00eb se e ka mbarue s\u00eb shkruemi p\u00ebr 12 dit, nuk harron me ba edhe nji krahasim me poetin italian Metastasio.<\/p>\n<p>Shkoder 10 nanduer 1909<br \/>\n\u201cSi kund\u00ebrp\u00ebrgjigje artit oratorik, miku em, po t\u00eb them di\u00e7ka mbi poetiken. Por para se t\u00eb filloj me fol\u00eb, larg prej meje ves i mallkuem i krenaris\u00eb!!! \u2013 Drama mbi Sh\u00ebn Fran\u00e7eskun ka vu dy gisht pluh\u00ebn mbisyprin\u00eb, sepse u mbarue me koh\u00eb nga i n\u00ebnshkruemi i p\u00ebrvujt\u00eb, q\u00eb ka nderit t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb prej teje. I dashtun \u2013 hapi mir\u00eb vesh\u00ebt! \u2013 n\u00eb 12-XII dit, po, po n\u00eb 12-XII dit kam shkrue 1200 po them njimij e dyqind rreshta njimb\u00ebdhet\u00ebrrokshe e shtat\u00ebrrokshe con me disa arje, e t\u00eb gjith\u00eb rreshtat jan\u00eb t\u00eb bashk\u00ebngjitun mes tyne. Drama asht shkrue mbi foggia si ajo e Metastasio. K\u00ebshtu pra, i dashtun, si mesatare njiqind rreshta n\u00eb dit\u00eb. Dit\u00ebn e fundit n\u00eb tre or\u00eb e gjys\u00eb paradite kam shkrue 154 rreshta; isha i lodhun aq shum\u00eb sa q\u00eb p\u00ebr dy dit kam pas\u00eb nji dhimbje t\u00eb fort koke. Metastasio ka kompozue n\u00eb 18 dit nji melodram me rreth 1500 rreshta. Un\u00eb kam pas\u00eb n\u00eb kujdes\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, koret, meditimet, Mesh\u00ebt konventuale, Shkoll\u00ebn, shqet\u00ebsimet e t\u00eb af\u00ebrmve, etj. etj., dhe mund t\u00eb them se kam vendos nji \u201crekord\u201d n\u00eb poezin\u00eb ton\u00eb. Larg prej k\u00ebtu ves i mallkuem krenarie!!!\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Letra 4<\/strong><\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, 5-XII-1909<br \/>\n\u201cNeser m\u00eb duhet tu predikoj Jezuitve: k\u00ebshtu pra do ta kuptosh pse po ti shkruej k\u00ebto dy rreshta sikur koprracit do ti duhej t\u00eb nxjerrte prej xhepit t\u00eb tij paren e vet\u2026 N\u00eb \u201cOdisen\u201d un\u00eb kam paraqit nji fakt historik, dhe asgja tjeter. Q\u00eb edhe sot gjinden disa Mtues n\u00eb bot\u00eb asht e pa evitueshme, dhe asht natyrore q\u00eb ata, q\u00eb p\u00ebr keq ndaj Poetit, nuk marrin as ma t\u00eb voglin hap p\u00ebr me u largue prej sht\u00ebpijave t\u00eb zanuna, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, q\u00eb un\u00eb nuk jam Uliks. Me gjithket\u00eb, tue i d\u00ebgjue ata rreshta, Mtuesit modern duhet t\u00eb p\u00ebrgjojn\u00eb t\u00eb dera prej frik\u00ebs se Uliksit. Edhe rreshtat e kan\u00eb forc\u00ebn e tyne.<br \/>\nBonifaci VIII kje Pap\u00eb: megjithat\u00eb i duhet t\u00eb qendroj n\u00eb ferr, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit t\u00eb mbram\u00eb, sepse aty e ka d\u00ebnue nji hy i vog\u00ebl Dante Alighieri. P\u00ebr inat\u00eb tem Mtuesit e Shqipnis\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb urdhnojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tjetrit; por megjithket\u00eb nuk mund t\u00eb mohosh, q\u00eb ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb rrehshtave t\u00eb mi, do t\u00eb d\u00ebbohen nga zemra e Telemak\u00ebve shqiptar, dhe kjo per mue mjafton, sepse jam i sigurt\u00eb, q\u00eb mazza e Uliseut do t\u00eb bie mbi krye t\u00eb tyne, edhe nese jan\u00eb t\u00eb mbrojtun prej ndonji yzbergu i \u00e7far\u00eb do lloj identitetit. Por, \u201cOdisea\u201d nuk ndalet vetem n\u00eb faktet e Shqipnis\u00eb; ajo shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimin. N\u00eb Odisen\u00eb kam dasht\u00eb t\u00eb paraqes triumfin e liris\u00eb, sikurse n\u00eb Sh\u00ebn Fran\u00e7eskun v\u00ebllaznin\u00eb dhe n\u00eb Sh\u00ebn Gjon kryepremin barazin\u00eb n\u00eb kuptimin e krishten\u00eb. K\u00ebshtu pra per nji fakt t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb dashnor\u00ebt e Penelopes shqiptare t\u00eb ndihen t\u00eb therun prej rreshtave t\u00eb mi. Ma mir\u00eb se kaq; prej nji fundrrie t\u00eb till\u00eb as nuk mundem as nuk due t\u00eb di gja. Nuk kam as \u00e7ka t\u00eb shpresoj: sh\u00ebndetin dhe hirin mund t\u00eb mi jap vet\u00ebm Per\u00ebndia, emnin e mire duhet ta baj vet, e jo Mtuesit me marrit\u00eb e tyne\u2026 asgja tjet\u00ebr nuk m\u00eb duhet n\u00eb bot\u00eb ve\u00e7se miq\u00ebt e mi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Letra 5<\/strong><br \/>\nN\u00eb ket\u00eb let\u00ebr Poeti p\u00ebrs\u00ebri trajton \u00e7\u00ebshtjen e Lahut\u00ebs, dhe thot\u00eb se Shkrimtari asht ai q\u00eb nuk p\u00ebrshkruen vet\u00ebm objektet q\u00eb p\u00ebrjeton n\u00eb ngjarje t\u00eb ndryshme, por p\u00ebrjetimin dhe mbresat q\u00eb lan\u00eb objektet n\u00eb shpirtin e tij.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, 6 prill 1910<br \/>\n\u201cE kam marr\u00eb t\u00eb shumpritunen (letr\u00ebn) tande t\u00eb 5\/4 dhe g\u00ebzohem me gjith\u00eb zem\u00ebr q\u00eb gjendesh me sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, por posaq\u00ebeisht g\u00ebzoj nga dashnia q\u00eb me sjell, e cila n\u00eb fakt than\u00eb hapun, m\u00eb jepet si p\u00ebrgjigje ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, sepse flaka e dashnis\u00eb, q\u00eb un\u00eb t\u00eb jap, asht ma e madhe s\u00eb bishti i komet\u00ebs s\u00eb ktij viti, e cila asht e gjat\u00eb 24 milion kilometra\u2026<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, d.m.th. pjes\u00ebve rakitike t\u00eb fantazis\u00eb ime, nuk kam \u00e7ka me t\u00eb than\u00eb. \u2013 Zhurma, plog\u00ebshtia dhe moskujdesi em, pun\u00ebt e Shqipnis\u00eb q\u00eb nuk mbrrijn asnjiher\u00eb n\u00eb lima t\u00eb mir\u00eb, etj.etj. bajn\u00eb q\u00eb fantasia eme nuk arrin me pas\u00eb frytet e m\u00ebsimit. Dures\u00eb. Asht e vertet, kam vu dor\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb Lahut\u00ebs dhe shpresoj ta p\u00ebrfundoj gjat\u00eb vitit, sepse duket se edhe dhimbja e kokes po m\u00eb kalon \u2013 nji preteks m\u00eb pak i demelis\u00eb teme. K\u00ebshilla q\u00eb m\u00eb jep n\u00eb lidhje me form\u00ebn dhe stilin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdori n\u00eb ket\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tret\u00eb asht i drejt\u00eb; sepse perndryshe n\u00eb vep\u00ebr mungon lidhja e nevojshme. Megjithket\u00eb tue marr\u00eb t\u00eb njet\u00ebn form\u00eb e tue bashkue stilin popullor me klasiken, do t\u00eb munohem t\u00eb v\u00ebj\u00eb ma shum\u00eb se mendime n\u00eb zhvillimin e veprimit, edhe disa episode tue paraqit t\u00eb pakten pasionet m\u00eb t\u00eb rendesihsme t\u00eb jet\u00ebs; sepse simbas mendimit tem, kjo ban q\u00eb t\u00eb edukohet dhe t\u00eb m\u00ebsohet ma mir\u00eb kombi. P\u00ebrshtypjet prodhohen n\u00eb shpirt prej objekteve. Tash me riprodhue n\u00eb shkrim objektet q\u00eb kan\u00eb lan\u00eb p\u00ebrshtypje n\u00eb ne, dhe jo p\u00ebrjetimet, p\u00ebrshtypjet q\u00eb kemi marr\u00eb n\u00eb shpirt, simbas meje, nuk do t\u00eb ishte art: por do t\u00eb ishte treguesi i nji mendje t\u00eb zakon\u00ebshme dhe f\u00ebminore. Shkrimtari i vertet\u00eb, mendimtari dhe filozofi riprodhon vetveten n\u00eb shkrim; k\u00ebshtu riprodhon pershtypjet\/perjetimet e jo objeketet e jashtme. E bukura n\u00eb objektet e jashtme nuk mund t\u00eb jet\u00eb objekti artit t\u00eb vertet\u00eb, sepse, artisti tue riprodhue nuk krijon por thjesht\u00eb kopjon gja q\u00eb nuk asht art. N\u00ebse Leopardi n\u00eb kang\u00ebn e famshme t\u00eb Gjineshtres, do t\u00eb na kishte pershkrue si botanik Gjineshtren e jo p\u00ebrshtypjet t\u00eb marruna prej saj, kush sot do t\u00eb lexonte kangen e tij? Pra, shkrimtari duhet t\u00eb paraqes shpirtin e tij n\u00eb shkrim, gja q\u00eb nuk bahet, n\u00ebse nuk riprodhojm\u00eb nepermjet mendimeve objektet; jo si ndodhen n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, por si paraqiten n\u00eb shpirtin ton\u00eb, ku vet\u00ebm aty ka ndejen e bukura artistike (nuk flas p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn filozofike)\u2026.. I dashtun, n\u00ebse vazhdoj me ket\u00eb hap, nuk e di kur do ta mbyll letr\u00ebn, e kush e di se sa blasfemi nxjerr p\u00ebrjashta. K\u00ebshtu\u2026\u2026 t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb histori..<\/p>\n<p><strong>Letra 6<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ket\u00eb let\u00ebr Poeti i shkruen \u00c1t Palit per d\u00ebshir\u00ebn e tij me punue me dramatiken, ku n\u00eb ve\u00e7anti flet p\u00ebr kryevepren e tij Makabejt, Poeti mori ket\u00eb tem\u00eb biblike p\u00ebr me pershkrue dhe himnizue d\u00ebshir\u00ebn e vendosun t\u00eb shqiptarve p\u00ebr liri. Tragjedin\u00eb Makabejt Fishta nuk e p\u00ebrfundoj simbas d\u00ebshirit t\u00eb tij n\u00eb vitin 1911, por e p\u00ebrfundoj n\u00eb Troshan e Rubig ku kje shterngue me ndej prej nderkomb\u00ebtarve n\u00eb vitin 1914.<\/p>\n<p>Shkoder, 20-I-11<br \/>\nNuk e di sa ka t\u00eb vertet\u00eb n\u00eb parashikimet e tua biologjike, ne lidhje me pozicionin e trunit n\u00eb diafragm\u00eb t\u00eb kungullit ton\u00eb, i thirrun ironikisht krye dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb atyne t\u00eb poetve; por ket\u00eb e di sigurisht, q\u00eb truni em nuk ishte n\u00eb vend at\u00eb dit\u00eb kur u dhash\u00eb fjal\u00ebn disa zotnive t\u00eb shkruej dhe t\u00eb paraqes p\u00ebr karnevalet e ardhshme nji dram\u00eb origjinale n\u00eb pes\u00eb akte, q\u00eb me ka ba me humb \u201cbusull\u00ebn e alfabetin\u201d. T\u00eb thom t\u00eb vertet\u00ebn asnjiher\u00eb nuk e kam ndi nji k\u00ebnaqsi t\u00eb ngjashme. Kam nji d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ta p\u00ebrfundoj, por nga ana tjeter m\u00eb vjen keq se m\u00eb duhet t\u00eb shkruej sa ma shpejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundun, dhe druej s\u00eb ka me lan\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb teknik\u00eb, prejse asht puna ime e par\u00eb e k\u00ebtij lloji.<br \/>\nTema asht: I maccabei pro aris set focis, argoment shum\u00eb i p\u00ebrshtatshem p\u00ebr ngjarjet tona kombtare: nuk m\u00eb duhet gja tjeter ve\u00e7se t\u00eb kopjoj jet\u00ebn dhe ndjenat tona, per me ba nji kryevep\u00ebr. Sot e p\u00ebrfundoj aktin e par\u00eb, megjith\u00ebse nuk asht plot\u00eb gjallni, sikurse shpresoj q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb vijn\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb pelqehet. Por, gjindem ngusht me koh\u00ebn, per me p\u00ebrfundue nji pun\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb pak jav\u00eb. Nat\u00ebn nuk mund t\u00eb shkruej, sepse mban ftoht\u00eb; dit\u00ebn mes Kish\u00ebs, shkoll\u00ebs dhe shqet\u00ebsimeve t\u00eb njipasnjishme mund t\u00eb punohet shum\u00eb pak. Ti e di se q\u00eb tre vjet jam vu t\u00eb studioj Shakespeare: n\u00ebse pra nuk d\u00ebshtoj n\u00eb ket\u00eb sprov\u00eb t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb jesh i sigurt, se mbas pak \u2026 viteve, do te shkruej nji tjeter. Po t\u00eb shkruej k\u00ebto gjana, p\u00ebr me t\u00eb ba t\u00eb ditun, se ti me quen demel dhe e regjistron si plog\u00ebshti heshtjen teme. Ke kuptue?<\/p>\n<p><strong>Letra 7<\/strong><br \/>\nEdhe n\u00eb ket\u00eb let\u00ebr t\u00eb bukur Poeti i difton bashk\u00ebv\u00ebllaut t\u00eb tij p\u00ebr vumjen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb melodramit \u201cShqyptari i Gjytetnuem\u201d, ku asht prit me sukse\u00eb e me entuziazem prej publikut shkodran. Poeti nuk ngurron t\u00eb baj edhe nji krahasim mes Dram\u00ebs se tij dhe nji punim t\u00eb Schiller.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, 12 Kallnduer 1912<br \/>\n\u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket pun\u00ebs teme t\u00eb vogel poetike, q\u00eb ti thue se e admiron, pa e njoft\u00eb pse-n\u00eb, t\u00eb them, q\u00eb nuk meriton t\u00eb studiohet. Puna asht origjinale, edhe se Schiller e ka shkrue nji t\u00eb till\u00eb, q\u00eb titullohet: \u201cMir\u00ebnjohje Arteve t\u00eb Bukura\u201d. Idea eme ishte me u tregue rrug\u00ebn e qytenimit shqiptarve; ndersa Schiller shkruen q\u00eb njeriu t\u00eb dashunohet n\u00eb shkenca dhe arte. Pjesa e dyt\u00eb e Dramatik\u00ebs ka ngjashm\u00ebni n\u00eb shum\u00eb shprehje me vepr\u00ebn e Schiler; por megjithket\u00eb asht si ide. Ket\u00eb mund t\u00eb thom, q\u00eb puna eme asht ma e nalt\u00eb se ajo e Schiller si ide dhe si veprim. Sigurisht q\u00eb t\u00eb shfaqunt e Fes\u00eb n\u00eb shqip, q\u00eb deshiron qytetni, dhe ndjeshja e frazave n\u00eb motot dhe n\u00eb recituesit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb, e ngrisin shpirti e shikuesit shqiptar n\u00eb idelae t\u00eb pastra e jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb mall\u00ebngjim fortiter et suaviter; aq asht e vertet\u00eb sa q\u00eb at\u00eb nat\u00eb kan\u00eb kja prej entuziazmit deri edhe mysliman, t\u00eb cil\u00ebt kishin pak interes\u00eb me pa n\u00eb sken\u00eb Fen\u00eb me kryq n\u00eb dor\u00eb. \u2013 Megjithket\u00eb t\u00eb tham, q\u00eb nuk vlen me kerkue poetik\u00ebn e bukur n\u00eb pun\u00ebn teme; sepse duhet ma par\u00eb me gjet\u00eb se me zbulue. Mue m\u00eb mjafton q\u00eb puna eme t\u00eb ket\u00eb arrit qellimin q\u00eb t\u00eb erudicionoj tue entuziazmue publikun p\u00ebr qytetni e p\u00ebr Atdhe. \u2013 Nji her\u00eb tjeter do t\u00eb shkruej p\u00ebr ket\u00eb.<br \/>\nNdersa t\u00eb p\u00ebrqafoj e githmon\u00eb i yti<br \/>\n<strong>Letra 8<\/strong><br \/>\nK\u00ebtu Poeti lajmron p\u00ebr fillimin e botimit t\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshmes Hylli i Drit\u00ebs. Bashk\u00eb me ket\u00eb lajm t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje edhe gjendjen shoqnore e politike t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, 15 shtatuer 1913<br \/>\nSot kemi fillue botimin e t\u00eb P\u00ebrkohshmes, (Hylli Drit\u00ebs) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb publiokohen k\u00ebto shkrime: (t\u00eb shihet numri i par\u00eb i revist\u00ebs Hylli i Drit\u00ebs).<br \/>\nK\u00ebtu n\u00eb Shkod\u00ebr gjendja asht n\u00eb statu quo, pluhun e balt\u00eb, Admirala, kual, lecka e \u201cRrnoft\u00eb Shqypnija\u201d; por pun\u00eb per me i dhan\u00eb jet\u00eb Shqipnis\u00eb, pak ose aspak. Njerzit rrin n\u00ebn hije, tue prit\u00eb me goj\u00eb hapun, si f\u00ebmij korbash q\u00eb nana, sorra Europ\u00eb tu sjell me hangar. Asht e kot q\u00eb un\u00eb t\u00eb humb koh\u00eb tue shkruej gjanat e Shkodr\u00ebs, t\u00eb k\u00ebtij problemi t\u00eb ri q\u00eb ka infektue tan\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>By\u00a0voal.ch\u00a0| December 30, 2015 Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve t\u00eb tyne, tue lexue krijimtarin\u00eb hyjm n\u00eb kantakt t\u00eb drejt\u00ebperdrejt\u00eb me bot\u00ebn dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr me studiue nji personalitet asht edhe let\u00ebrk\u00ebmbimi i tij me njer\u00ebz t\u00eb shquem t\u00eb brezit t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5792,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-5791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5791"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5793,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5791\/revisions\/5793"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}