{"id":5788,"date":"2015-12-30T12:33:10","date_gmt":"2015-12-30T12:33:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5788"},"modified":"2015-12-30T12:33:10","modified_gmt":"2015-12-30T12:33:10","slug":"zeri-i-rinise-shqiptare-ne-mergim-kujtoje-me-madheshti-ne-nju-jork-at-gjergj-fishten-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5788","title":{"rendered":"\u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d kujtoj\u00eb me madh\u00ebshti n\u00eb Nju Jork, At Gjergj Fisht\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Beqir SINA, New York<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cAi \u00ebsht\u00eb Homeri shqiptar, nj\u00eb poet nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb\u201d\u201cFishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vet\u00ebm nji poet i madh komb\u00ebtar. Ai asht nga ma t\u00eb m\u00ebdhajt n\u00eb bot\u00eb. E randsishme asht q\u00eb ai t\u00eb njihet prej saj\u201d. \u2013 ka then\u00eb At\u00a0Zef Valentini<\/em><!--more--><\/p>\n<p>BRONX NEW YORK : N\u00eb num\u00ebrin e saj t\u00eb fillim vitit 1991 \u2013\u00a0revista \u201cKoha Jon\u00eb\u201d(Koha e Jon\u00eb nr 1-2-3 vjeti XXX Janar-Shkurt-Mars 1991) organ i Partis\u00eb Bashkimi Demokrat Shqiptar\u00a0, q\u00eb vepronte at\u00eb koh\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim \u2013\u00a0n\u00eb shkrimin me titull \u201cKur Inteligjenca i printe kombit.\u201d, shkruan p\u00ebr at\u00eb se si p\u00ebrkujtohej Fishta n\u00eb pervjetorin e 50 t\u00eb\u00a0vdekjes \u2013 s\u00eb tij \u2013\u00a0New Jork, n\u00eb 1991.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5789\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj-213x300.png\" alt=\"Fishta Gjergj\" width=\"213\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj-213x300.png 213w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Fishta-Gjergj.png 223w\" sizes=\"auto, (max-width: 213px) 100vw, 213px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb faqen ballore, kjo revist\u00eb ka ka t\u00eb botuar, simbas materialeve arkivore- pra\u00a025\u00a0vjet m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb shkrim shoq\u00ebruar edhe me\u00a0nj\u00eb fotografi nga Seminari letrar n\u00eb kujtim t\u00eb poetit ton\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar At Gjergj Fisht\u00ebs, ku n\u00eb di\u00e7itur e saj\u00a0jan\u00eb edhe kat\u00ebr figura t\u00eb njohura komb\u00ebtare, t\u00eb cilat\u00a0e udh\u00ebhoq\u00ebn at\u00eb seminar si: Profesor Arshi Pipa, Don Rrok Mirdita, At Daniel Gje\u00e7aj dhe Anton \u00c7eta.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb shkrimin e saj \u2013 revista\u00a0njoftonte se m\u00eb dat\u00ebn 2 Fruer(shkurt) 1991, n\u00eb Universitetin e Fordhamit, Bronx New York,\u00a0\u00ebsht\u00eb mbajt\u00eb nj\u00eb seminar letrar, n\u00eb t\u00eb cilin\u00a0\u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtuar me madh\u00ebshti, poeti komb\u00ebtar At Gjergj Fishta. Mirrnin pjes\u00eb shkruan kjo revist\u00eb edhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm bashk\u00ebatdhetar\u00ebsh, dashamir t\u00eb kultur\u00ebs dhe letersis\u00eb, si dhe Amerikan q\u00eb interesoheshin p\u00ebr historin\u00eb e vendit\u00a0t\u2019on\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb\u00a0seminar, sipas\u00a0revist\u00ebs periodike t\u00eb asaj kohe \u201d\u00a0Koha Jon\u00eb\u201d nj\u00eb nga pioneret e shtypit\u00a0t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare \u2013 thuhet se kan fol\u00eb edhe personalitete ma t\u00eb shqueme t\u00eb kultur\u00ebs dhe letersis\u00eb shqipe, njoh\u00ebs dhe studiusa t\u00eb veprave gjeniale t\u00eb Fisht\u00ebs, poetit ma\u00a0t\u00eb madh Shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebta kjo revist\u00eb ka dalluar\u00a0: At Daniel Gjecaj, kryekaplan i katholikve Shqiptar jasht Atdheut, me detyr\u00eb pran\u00eb Selis\u00eb s\u00eb Shejt\u00eb, i ardhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtimore posa\u00e7\u00ebrisht nga Roma. Kurse, nga Kosova b\u00ebhej e ditur se kishin marr\u00eb pjes\u00eb profesor\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs z. Anton \u00c7eta, Abdulla Karjadiu, Engjell Sedaj, dhe Anton Berisha. Kurse,\u00a0\u00a0nga Universiteti i Minnesota, profesor Arshi Pipa.<\/p>\n<p>Kjo\u00a0revist\u00eb dinjitoze\u00a0n\u00ebnvizon se\u201d t\u00eb gjith, n\u00eb at\u00eb seminar model p\u00ebr nga m\u00ebnyra e organizmit t\u00eb saj -paraqit\u00ebn kumtesa t\u00eb holl\u00ebsishme, dhe shum\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme, mbi jet\u00ebn dhe veprat e poetit, t\u00eb cilat shpeshher\u00eb, thot\u00eb ajo, \u00a0u nd\u00ebrpren\u00eb nga duartrokitje t\u00eb gjata, gja q\u00eb provonte pa dyshim, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e ndegjuesve t\u00eb pranish\u00ebm, me njohjen e thell\u00eb t\u00eb k\u00ebtyne veprave, nga ligjeruesit e rastit\u201d.<\/p>\n<p>Seminarin \u2013 simbas saj\u00a0e organizuen nj\u00eb grup t\u00eb rinj\u00ebsh energjik, nga organizata \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d. K\u00ebta, t\u00eb paisun me cil\u00ebsi organizative t\u00eb pame rral\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e kominitetit shqiptar\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, ban\u00eb t\u00eb mundun, arritjen e nj\u00eb suksesi t\u00eb plot\u00eb, i cili me siguri shkruan \u201cKoha Jon\u00eb\u201d n\u00eb m\u00ebrgim, pasuroj\u00eb dhe flladiti zemrate t\u00eb gjith\u00eb atyne pjes\u00ebmarr\u00ebsve, q\u00eb interesoheshin p\u00ebr njohuri t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, dhe t\u00eb gjithan\u00ebshme historike, mbi jet\u00ebn dhe veprat e At Gjergj Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>Revista e mergimtar\u00ebve shqiptar\u00eb\u00a0\u201cKoha Jon\u00eb\u201d, nuk le pa permendur edhe komisionin organizues i cili shkruan ajo p\u00ebrb\u00ebhej nga z. Gjovalin Nikevi, Paulin Mrna\u00e7aj, Luan Gashi, Halil Lita, Vasel Camaj, Nikoll Pjetri, dhe Pjet\u00ebr Mrna\u00e7aj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kryesues t\u00eb k\u00ebtij seminari, shkruan kjo revist\u00eb ata kishin zgjedhur nj\u00ebrin nga veteran\u00ebt e veprave kulturale t\u00eb Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, Dr. Hamdi Oru\u00e7in.<\/p>\n<p>\u201cKy, shkruante \u201cKoha Jon\u00eb\u201d me zot\u00ebsi dhe eksperienc\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are, drejtoj punimet e seminarit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze, t\u00eb drejt\u00eb dhe autoritative, q\u00eb k\u00ebrkonte karakteri i nalt akademik\u201d Nd\u00ebrsa t\u00eb diell\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb mbas seminarit t\u00eb mbajtur n\u00eb Frodham University (3 Fruer 1991) n\u00eb Kish\u00ebn Katolike Shqiptare \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d u mbajt nj\u00eb takim tjet\u00ebr p\u00ebrkujtiomr me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ftuarit e saj.<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Klajd Kapinova \u2013\u00a0ka shkruar p\u00ebr k\u00ebt ngjarje t\u00eb madhe se :\u201d Me k\u00ebt\u00eb rast Kisha e re, qendroi p\u00ebr shum\u00eb or\u00eb e hapur, p\u00ebr vizitor\u00ebt e shumt\u00eb shqiptar\u00eb e amerikan\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga sallat e bukura t\u00eb ambienteve t\u00eb brendshme t\u00eb Kish\u00ebs, u mbajt programi i rastit dhe u shtrua darka madh\u00ebshtore, p\u00ebrgatitur nga K\u00ebshilli i Kish\u00ebs dhe\u00a0komisioni i formuara p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebtij seminari\u201d.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebshtu u kujtua n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, prej t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr trinomin Komb \u2013 Atdhe dhe Fe , Gjergj Fishta, (1871-1940) i cili\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijues madh\u00ebshtor jo vet\u00ebm\u00a0 p\u00ebr\u00a0 let\u00ebrsin\u00eb shqipe, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb personalitet tejet i dalluar\u00a0 p\u00ebr shum\u00eb segmente t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Ai \u00ebsht\u00eb i pari shqiptar\u00eb i propozuar p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Ne seminar u tha se , &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb tepruar edhe kur\u00a0at\u00eb e kan\u00a0krahasuar me Homerin, apo Danten, sepse p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare, Gjergj Fishta na paraqitet edhe si Homer edhe si Dante, pse jo edhe si G\u00ebte e Shiler. Nga do t\u00eb studiohet poezia e tij, arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se angazhimi i Fisht\u00ebs p\u00ebr kombin, kultur\u00ebn, p\u00ebr shqiptarin e Shqip\u00ebrin\u00eb e koh\u00ebs ishte preokupim mbi t\u00eb gjitha preokupimet. Duke qen\u00eb krijues me nj\u00eb kredo origjinale, nj\u00eb mendje erudite, nj\u00eb burr\u00eb i zakonit, nj\u00eb prift i devotsh\u00ebm, i cili kishte gjetur streh\u00eb n\u00eb nderin, bes\u00ebn dhe cil\u00ebsit\u00eb morale t\u00eb jet\u00ebs tipike, patriarkale shqiptare,&#8221;<\/p>\n<p>Fishta, than\u00eb orator\u00ebt p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk iu nda fatit t\u00eb kombit e Atdheut, as at\u00ebher\u00eb kur e trim\u00ebroi dhe e lavd\u00ebroi, as at\u00ebher\u00eb kur e kritikoi dhe e satirizoi.\u00a0 Fishta, Mjeda, Naimi, \u00c7ajupi, Asdreni, Migjeni, Noli \u2013 Konica, dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij \u2013\u00a0fatin e tyre jet\u00ebsor e kishin lidhur me fatin e shqiptarit, q\u00eb po kolovitej n\u00eb katrahur\u00ebn e madhe njer\u00ebzore, me fatin e Atdheut, t\u00eb cilin po e kafshonin, po e ndanin dhe po e b\u00ebnin cop\u00eb-cop\u00eb fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb me bekimin e Evrop\u00ebs dhe Rusis\u00eb, dhe po e priste sundimi barbar i komunizmit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs,\u00a0i cili, edhe eshtrat k\u00ebtij njeriu t\u00eb madh ia hodhi n\u00eb Bun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb Homeri shqiptar, nj\u00eb poet nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb\u201d\u201cFishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vet\u00ebm nji poet i madh komb\u00ebtar. Ai asht nga ma t\u00eb m\u00ebdhajt n\u00eb bot\u00eb. E randsishme asht q\u00eb ai t\u00eb njihet prej saj\u201d. \u2013 ka then\u00eb At\u00a0Zef Valentini<\/p>\n<p>(Revista \u201cKOHA E JON\u00cb\u201d, ka qen\u00eb flet\u00eb mendimesh dhe opinjonesh t\u00eb Lira nd\u00ebrsa nga viti 1968 ishte E P\u00ebrkohshme Kulturore Politike Shoq\u00ebnore, organ i Partis\u00eb Bashkimi Demokrat Shqiptar q\u00eb vepronte n\u00eb m\u00ebrgim. Numri i par\u00eb i saj doli n\u00eb Firence (Itali) n\u00eb muajin maj t\u00eb vitit 1962, nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb pas n\u00eb vitet 1974-1992, ajo do t\u00eb sh\u00ebnonte sivend botimi Parisin (Franc\u00eb), nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kjo p\u00ebr t\u2019iu fshehur sigurimit t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb jugosllave dhe sigurimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, sepse revista n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar vet\u00ebm n\u00eb Firence. Botues i revist\u00ebs ishte Isa Ndreu, nipi i Elez Isuf Ndreut (1861-1924), dhe administrator dhe redaktor i saj ishte Lec Shllaku, q\u00eb t\u00eb dy ish-student\u00eb t\u00eb \u201cNormales\u201d s\u00eb Elbasanit).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beqir SINA, New York &nbsp; \u201cAi \u00ebsht\u00eb Homeri shqiptar, nj\u00eb poet nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb\u201d\u201cFishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vet\u00ebm nji poet i madh komb\u00ebtar. Ai asht nga ma t\u00eb m\u00ebdhajt n\u00eb bot\u00eb. E randsishme asht q\u00eb ai t\u00eb njihet prej saj\u201d. \u2013 ka then\u00eb At\u00a0Zef Valentini<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5583,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-5788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5790,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5788\/revisions\/5790"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5583"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}