{"id":5783,"date":"2015-12-26T21:23:34","date_gmt":"2015-12-26T21:23:34","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5783"},"modified":"2015-12-26T21:23:34","modified_gmt":"2015-12-26T21:23:34","slug":"teqeja-bektashiane-ne-detroit-shtepiza-qe-mbajti-gjalle-kulturen-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5783","title":{"rendered":"Teqeja bektashiane n\u00eb Detroit, sht\u00ebpiza q\u00eb mbajti gjall\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr gati 60 vjet, pasardh\u00ebsit e emigrant\u00ebve dhe familjet e tyre kan\u00eb gjetur nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb manastirin e par\u00eb amerikan shqiptar t\u00eb bektashianjve. Ky besohet t\u00eb jet\u00eb i vetmi vend i Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut ku ushtrohet bektashizmi, nj\u00eb deg\u00eb mistike e Islamit.<!--more--> B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb teqe \u2013 qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme shpirt\u00ebrore \u2013 nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr bektashinjt\u00eb shqiptar\u00eb, ku ata festojn\u00eb dit\u00ebt e tyre t\u00eb shenjta, flasin gjuh\u00ebn st\u00ebrgjyshore dhe k\u00ebrkojn\u00eb udh\u00ebzime shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/bektashjan-Teqe1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5785\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/bektashjan-Teqe1-300x192.png\" alt=\"bektashjan Teqe1\" width=\"300\" height=\"192\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/bektashjan-Teqe1-300x192.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/bektashjan-Teqe1.png 404w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u201cKjo sht\u00ebpiz\u00eb mbajti gjall\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb,\u201d thot\u00eb Marion Toptani, familja e t\u00eb cilit jeton n\u00eb zon\u00eb prej dekadash t\u00eb t\u00ebra dhe ka ndihmuar q\u00eb teqeja t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb faqe interneti. \u201cAjo na m\u00ebsoi nga kemi ardhur.\u201d<\/p>\n<p>Kjo teqe e vog\u00ebl t\u00ebrheq mij\u00ebra p\u00ebrkrah\u00ebs nga e gjith\u00eb bota dhe n\u00eb muajin maj do t\u00eb festoj\u00eb 60 vjetorin e saj. Bashk\u00eb me t\u00eb Arshi Bazaj, baba i teqes\u00eb, ose udh\u00ebheq\u00ebsi shpirt\u00ebror, feston nj\u00eb tjet\u00ebr rekord: dit\u00eblindjen e tij t\u00eb 108-t\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e teqes\u00eb k\u00ebt\u00eb vit pritet t\u00eb paraqesin n\u00eb Bashki nj\u00eb plan p\u00ebr zgjerimin e saj. Po t\u00eb miratohet, ata shpresojn\u00eb t\u00eb shtojn\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kulturore, nj\u00eb kopsht botanik dhe nj\u00eb k\u00ebnd loj\u00ebrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Kryebashkiaku Rick Sollars, i cili jeton edhe vet\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb teqes\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre planeve, por tha se priste pak v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb miratimin e K\u00ebshillit Bashkiak, sepse zona rreth teqes\u00eb \u00ebsht\u00eb Park Natyror me status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket pak si tep\u00ebr p\u00ebr lagjen ton\u00eb, por edhe p\u00ebr qytetin e Taylorit \u2013 thot\u00eb ai. Por p\u00ebrkrah\u00ebsit e zgjerimit t\u00eb teqes\u00eb thon\u00eb se rritja e saj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, sepse do t\u00eb ndikoj\u00eb q\u00eb komuniteti lokal dhe jo vet\u00ebm ai, t\u00eb kuptoj\u00eb sa paq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb realisht bektashizmi: nj\u00eb besim pak i njohur dhe ndonj\u00ebher\u00eb i keqkuptuar.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb vend i shenjt\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb Frances Trix, profesor n\u00eb Universitetin e Indian\u00ebs , i cili e ka studiuar bektashizmin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet.<\/p>\n<p>Bektashizmi ndryshon nga deg\u00ebt e tjera t\u00eb Islamit n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si i nderon shenjtor\u00ebt dhe n\u00eb ritualet q\u00eb p\u00ebrdor.<\/p>\n<p>Familje bektashiane kan\u00eb jetuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20. Por asokohe nuk kishte nj\u00eb klerik t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, t\u00eb mir\u00eb- kualifikuar dhe karizmatik q\u00eb mund t\u00eb ishte shtylla rreth t\u00eb cilit do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb qend\u00ebr plot\u00ebsisht funksionale\u201d, \u2013 thot\u00eb Hysen Abiva q\u00eb ka studiuar historin\u00eb e grupit dhe ideoi faqen e internetit \u00eb\u00eb\u00eb.bektashiorder.com<br \/>\nDerisa arriti Rexhep Beqiri, i cili u b\u00eb nj\u00eb baba dhe figur\u00eb e nderuar n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. I lindur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jugore n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb devotshme q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe kryepredikues t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb bektashizmit ai e la atdheun e tij n\u00eb vitet \u201840, pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb komunizmit dhe emigroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Nensi Topulli \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese me origjin\u00eb shqiptare nga Plymouth. Babai i saj ishte nd\u00ebr themeluesit e teqes\u00eb. Ajo kujton vitet kur kjo tok\u00eb ku u nd\u00ebrtua teqeja n\u00eb Taylor u ble nga paraardh\u00ebsit. Ajo ishte asokohe nj\u00eb ferm\u00eb e madhe me dru frutor\u00eb moll\u00eb, dardha, qershi, ku rriteshin pula, lop\u00eb dhe dele para se vendi t\u00eb transformohej n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr shpirt\u00ebrore. Prona p\u00ebrfshin gjithashtu edhe apartamente, t\u00eb dh\u00ebna me qira t\u00eb ul\u00ebt dhe emigrant\u00eb t\u00eb sapomb\u00ebrritur q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb strehim dhe ndihm\u00eb n\u00eb faz\u00ebn transitive t\u00eb integrimit t\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebri.<br \/>\n\u201cAjo nuk ndryshon shum\u00eb nga teqet\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, t\u00eb cilat gjat\u00eb Perandoris\u00eb Osmane ishin edhe si qendra t\u00eb sh\u00ebrbimeve sociale p\u00ebr njer\u00ebzit e varf\u00ebr e udh\u00ebtar\u00ebt, si dhe objekte arsimore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj,\u201d \u2013 thot\u00eb Alexander Knysh, nj\u00eb profesor i studimeve islamike n\u00eb Universitetin e Michigan .<\/p>\n<p>Profesori tjet\u00ebr Frances Trix u takua me Baba Rexhepin kur ishte ende nj\u00eb student i Universitetit t\u00eb Mi\u00e7iganit n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201960. Ai \u00ebsht\u00eb i intriguar nga studimi i arkivave turke p\u00ebr bektashizmin. Historia e pasur, tradita e besimit dhe misticizmi, si dhe mendja e hapur dhe mir\u00ebsia e babait t\u00eb teqes\u00eb e t\u00ebrhoq\u00ebn Trix-in, i cili m\u00eb von\u00eb shkroi dy libra p\u00ebr p\u00ebrvojat e saj me bektashizmin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse doni t\u00eb kuptoni Islamin, ju nuk duhet t\u00eb harroni q\u00eb ekziston edhe kjo pjes\u00eb e thell\u00eb te\u00eb tradit\u00ebs myslimane q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjesa mistike e saj, \u2013 thot\u00eb Trix q\u00eb e p\u00ebrcakton bektashizmin si nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb Islamit.<\/p>\n<p>Edhe profesor Knysh ka t\u00eb nj\u00ebjtin mendim: \u201cBektashinjt\u00eb jan\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga grupet sufiste t\u00eb lidhura me Islamin; ushtrojn\u00eb nj\u00eb disiplin\u00eb shpirt\u00ebrore shum\u00eb m\u00eb t\u00eb personalizuar dhe pa salltanete. N\u00eb SHBA, ekzistojn\u00eb dhe grupe t\u00eb tjera sufi, porbektashinjt\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Hysen Abiva shton se rreth 2.000 familje n\u00eb SHBA dhe Kanada kan\u00eb lidhje me bektashizmin. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb n\u00eb Metro Detroit, me p\u00ebrq\u00ebndrime t\u00eb vogla n\u00eb \u00c7ikago dhe Nju Jork .<\/p>\n<p>Rreth 5.000 njer\u00ebz n\u00eb vit vizitojn\u00eb teqen\u00eb n\u00eb Taylor, \u2013 thot\u00eb Egi Deromemaj, avokate, e cila \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb komunitetin bektashi q\u00eb prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, \u201cky \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb vend q\u00eb na ndihmon t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb shpirt\u00ebrisht t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin\u201d \u2013 thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Lutjet e babait aktual t\u00eb teqes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb sh\u00ebrimin e saj nga nj\u00eb aksident me makin\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Nensi Topullin besoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb mrekulli. Ajo e frekuenton rregullisht teqen\u00eb p\u00ebr t\u00eb puthur dor\u00ebn e baba Arshiut.<\/p>\n<p>\u201cDuke shkuar atje, un\u00eb ndjehen af\u00ebr me Per\u00ebndin\u00eb, un\u00eb jam nj\u00eb m\u00ebsuese \u2013 dhe un\u00eb e njoh dik\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7on realisht at\u00eb energji q\u00eb na ndihmon t\u00eb jemi t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm- thot\u00eb Topulli .<\/p>\n<p>Nake Premtaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pensionist nga Allen Park familja e t\u00eb cilit gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb nga themelimi i teqes\u00eb. Edhe ai vjen shpesh t\u00eb takohet me baban\u00eb e teqes\u00eb . Ajo thot\u00eb se nderon me k\u00ebt\u00eb veprim kujtimin e prind\u00ebrve t\u00eb saj. \u201cAta ishin thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb bektashiz\u00ebm derisa vdiq\u00ebn. Kur un\u00eb eci n\u00eb at\u00eb teqe, e ndjej q\u00eb edhe ata jan\u00eb aty\u201d \u2013 thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht n\u00ebse plani p\u00ebr zgjerim miratohet apo jo nga Bashkia, baba Arshiu ka planifikuar t\u00eb mbetet aty p\u00ebr sa koh\u00eb do ket\u00eb jet\u00eb. 108-vje\u00e7ari mir\u00ebpret ndjek\u00ebsit e tij dhe lutet dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb mauzoleun elegant ku \u00ebsht\u00eb varrosur paraardh\u00ebsi i tij, Baba Rexhebi, i cili vdiq n\u00eb vitin 1995.<br \/>\nFrym\u00ebzimi i tij kryesor? Ai na i p\u00ebrmbledh m\u00eb s\u00eb miri dhe na i thot\u00eb n\u00eb shqip me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthyesi, me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme: \u201cZoti\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Bektashizmin:<\/strong><\/p>\n<p>\u25a0 U themelua n\u00eb shekullin e 13 nga Haxhi Bektash Veliu, nj\u00eb mistik Sufi. Bazohet n\u00eb parimet islame, n\u00eb m\u00ebsimet e Profetit Muhamed, si dhe 12 imam\u00ebve dhe shenjtor\u00ebve sufi, por ka interpretime dalluese t\u00eb Kuranit. Qendra bot\u00ebrore pas d\u00ebbimit nga Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>\u25a0 P\u00ebrve\u00e7 datave t\u00eb shenjta t\u00eb muslimanizmit, bektashinjt\u00eb gjithashtu festojn\u00eb Sulltan Nevruzin, p\u00ebr nder t\u00eb lindjes s\u00eb Aliut, q\u00eb konsiderohet imami i par\u00eb dhe nj\u00eb ikon\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn islame mistike; si dhe Dit\u00ebn e Ashures, e cila p\u00ebrkujton vdekjen e nipit t\u00eb Profetit Muhamed, Imam Husain.<\/p>\n<p>\u25a0 Kleri bektashi \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb disa kategori. Renditja m\u00eb e lart\u00eb \u00ebsht\u00eb babai, ose kreu i nj\u00eb teqeje, i cili cili mbik\u00ebqyr ritualet dhe konsiderohet udh\u00ebzues shpirt\u00ebror.<br \/>\n<strong><em><a href=\"http:\/\/gazetadita.al\/baba-arshiu-108-vjecari-shqiptar-qe-drejton-teqene-e-vetme-bektashiane-ne-amerike\/\">(Botuar nga \u201cDetroit News\u201d, p\u00ebrkthyer nga Gazeta \u201cDita\u201d n\u00eb Tiran\u00eb)<\/a> Shkurt 2014<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr gati 60 vjet, pasardh\u00ebsit e emigrant\u00ebve dhe familjet e tyre kan\u00eb gjetur nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb manastirin e par\u00eb amerikan shqiptar t\u00eb bektashianjve. Ky besohet t\u00eb jet\u00eb i vetmi vend i Amerik\u00ebs s\u00eb Veriut ku ushtrohet bektashizmi, nj\u00eb deg\u00eb mistike e Islamit.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5784,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-5783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5783"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5786,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5783\/revisions\/5786"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5784"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}