{"id":5773,"date":"2015-12-26T13:23:36","date_gmt":"2015-12-26T13:23:36","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5773"},"modified":"2015-12-26T13:23:36","modified_gmt":"2015-12-26T13:23:36","slug":"pertej-nje-dekorate-te-anatemuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5773","title":{"rendered":"P\u00cbRTEJ NJ\u00cb DEKORATE T\u00cb  ANATEMUAR"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4474\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a><\/p>\n<p>Edhe k\u00ebsaj here ka ndodhur si gjithnj\u00eb tek ne, \u00ebsht\u00eb gjendur nj\u00eb pretekst dhe ka plasur sherri politik e publik. Nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. <!--more-->Nga kafenet\u00eb e mehallave t\u00eb larme te Parlamenti laraman. I madh e i vog\u00ebl p\u00ebr dy jav\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me medaljen dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ish-hetuesi shkodran nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb rresht me nj\u00eb mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebn II Bot\u00ebrore. Derisa rasti u b\u00eb shembull n\u00eb t\u00eb gjitha mediumet e Tiran\u00ebs, askush nuk doli p\u00ebrtej tij, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb dukurin\u00eb shqiptare t\u00eb dekoratave, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpranuara. Keni par\u00eb ndok\u00ebnd t\u00eb mbush\u00eb gjoksin me dekoratat e dh\u00ebna nga ish-Mbreti Zog familjar\u00ebve t\u00eb tij? Jo, ngaq\u00eb e din\u00eb se do t\u00eb paragjykoheshin nga ata q\u00eb nuk e vler\u00ebsojn\u00eb mbretin dhe aq n\u00eb historin\u00eb e vendit. Po ndok\u00ebnd tjet\u00ebr t\u00eb rr\u00ebshtoj\u00eb dekoratat \u201cHero i Popullit\u201d apo \u201cHero i Pun\u00ebs Socialiste\u201d? P\u00ebrs\u00ebri jo, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin motiv, ngaq\u00eb do t\u00eb paragjykoheshin se ato ua kishte dh\u00ebn\u00eb regjimi diktatorial etj. Nuk ka ndonj\u00eb shpalim t\u00eb duksh\u00ebm as t\u00eb dekoratave t\u00eb marra n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet, q\u00eb r\u00ebndom i quajm\u00eb demokraci, pasi dhe p\u00ebr to ka paragjykim se jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me e pa merita. Ky \u00ebsht\u00eb problemi n\u00eb thelbin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri gjithmon\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dekorata p\u00ebr sh\u00ebrbime ideologjike, partiake, klanore dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrritur te standardet q\u00eb ka \u00e7do vend i zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb, ku n\u00eb rastin e heroit, ai \u00ebsht\u00eb i till\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kur President i vendit ka qen\u00eb nj\u00eb i djatht\u00eb, peshorja e dekorimeve t\u00eb larta ka anuar nga figurat e s\u00eb djatht\u00ebs historike. Kur ka ardhur pastaj nj\u00eb i majt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit, me tituj t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb nderuar kryesisht figura t\u00eb atij kahu politik. Prandaj dhe dekorimet nuk pranohen plot\u00ebsisht n\u00eb publik, aq m\u00eb pak nga pal\u00ebt politike. Duket se i vetmi titull i pakontestuar nga askush \u00ebsht\u00eb ai i Heroit Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit, Sk\u00ebnderbeut. Ndryshe do t\u00eb ishte n\u00ebse nuk do t\u00eb tregohej an\u00ebsi politike n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dekorimeve. N\u00ebse ish-partizan\u00ebt i dekoroi qeveria e majt\u00eb, kryesuesit e revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it i dekoroi Presidenti me lobim t\u00eb organizmave t\u00eb ish-t\u00eb persekutuarve politik\u00eb. E kund\u00ebrta mbase do t\u00eb kishte qen\u00eb e mir\u00ebpritur, q\u00eb ish-partizan\u00ebt (natyrisht jo me list\u00eb popullore!?) t\u2019i kishte dekoruar Presidenti q\u00eb vjen nga e djathta dhe flamurmbajt\u00ebsit e revolt\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it, qeveria socialiste, q\u00eb \u00ebsht\u00eb zotuar ta kthej\u00eb n\u00eb muze ish-kampin famkeq. Kjo do t\u00eb ishte \u201cmedalja\u201d m\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00ebr vet\u00eb politik\u00ebn shqiptare pluraliste, pasi n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk mund t\u00eb ket\u00eb patronat djathtist apo majtist mbi k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb caktuar politike-historike. Vjen nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb trash\u00ebgimia politike b\u00ebhet komb\u00ebtare dhe lufta e llogoreve partiake pushon. Sot si rregull duhej t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin krenari dekorimet e b\u00ebra nga Mbreti Zog, por a t\u00eb b\u00ebn krenar \u00e7do dekorat\u00eb e dh\u00ebn\u00eb prej tij, kur ai ka dekoruar si nd\u00ebshkuesit e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, si disa t\u00eb huaj me kontribute t\u00eb shquara n\u00eb studimet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb? Pa hyr\u00eb n\u00eb dekorimet me tituj t\u00eb lart\u00eb nderi t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb Sigurimit gjat\u00eb regjimit komunist, si instrumenti m\u00eb i verb\u00ebr i luft\u00ebs s\u00eb klasave.<\/p>\n<p>Dekorimi i nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb p\u00ebr veteran\u00ebt e Luft\u00ebs ishte \u201cklandestin\u201d p\u00ebr opinionin publik. Nuk ishte publikuar lista as n\u00eb respekt t\u00eb atyre q\u00eb ishin dekoruar, kur gazetat mbush\u00ebn dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb me lista nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, t\u00eb atyre q\u00eb marrin t\u00eb drejta studimi, t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb tapit\u00eb e legalizimeve etj. Ana tjet\u00ebr e diskutueshme \u00ebsht\u00eb se ai dekorim ishte b\u00ebr\u00eb me list\u00eb, p\u00ebr merita kolektive dhe jo vetjake. Ndoshta as ata q\u00eb i mor\u00ebn ato dekorata nuk ishin dakord me at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u201cmadh\u00ebsi\u201d dekorate, kur disa kishin qen\u00eb komandant\u00eb batalionesh, brigadash e divizionesh me shenjat e plag\u00ebve n\u00eb trup dhe sot e disa \u201cpartizan\u00eb\u201d t\u00eb pas luft\u00ebs. Shto faktin se dekoratat i jep qeveria p\u00ebrmes dikasterit t\u00eb Mbrojtjes, kur njihet Presidenti si dh\u00ebn\u00ebsi i titujve t\u00eb nderit, dhe pse ligji nuk e pengon as qeverin\u00eb t\u00eb jap\u00eb medalje, gjer t\u00eb shpall\u00eb d\u00ebshmor\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e majta i sajdis masivisht me dekorata veteran\u00ebt. Edhe n\u00eb 60-vjetorin e \u00e7lirimit t\u00eb vendit, pati shkuar n\u00eb \u00e7do Prefektur\u00eb nga nj\u00eb ark\u00eb e madhe plot me medalje p\u00ebr veteranet, t\u00eb cilat iu shp\u00ebrndaheshin atyre, sa n\u00eb zyra me ceremoni, sa n\u00eb klube me kafen e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>Puna \u00ebsht\u00eb se deri m\u00eb sot p\u00ebr dekorimet \u00ebsht\u00eb vepruar me fuqin\u00eb e pushtetit. Ka dhe s\u00eb fundi nj\u00eb komision k\u00ebshillues p\u00ebr dekorimet, por ai \u00ebsht\u00eb jo bind\u00ebs qysh kur p\u00ebrcaktohet se n\u00eb ministri, bashki, qark, tre nga pes\u00eb personat n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs dhe dy nga shoq\u00ebria civile, kur m\u00eb e pakta duhet t\u00eb ishte e kund\u00ebrta. Pra, vet\u00eb shteti nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb dekoroj\u00eb meritat, por personat q\u00eb i interesojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, deri p\u00ebr mb\u00ebshtetje elektorale. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb qeveria u t\u00ebrhoq nga nj\u00eb mij\u00eb dekoratat e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb me aq leht\u00ebsi sa \u00e7\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb ato me dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Sidoqoft\u00eb, reflektimi i Kryeministrit pas kritikave t\u00eb opozit\u00ebs duhet vler\u00ebsuar, nisma e tij dhe e deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit ligjor p\u00ebr dekorimet.<\/p>\n<p>Natyrisht nuk pritet t\u00eb zgjidhet gjith\u00e7ka menj\u00ebher\u00eb as pas k\u00ebsaj. Shoq\u00ebria jon\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb e kapur n\u00eb ganxhat e s\u00eb djeshmes (anti)komuniste. Por kur flitet p\u00ebr historin\u00eb dhe panteonin, gjerat nuk mund t\u00eb merren n\u00eb bllok, o bardh\u00eb o zi, sikur askush nga koha e regjimit t\u00eb kaluar nuk mund t\u00eb dekorohet. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohen meritat vet\u00ebm te disident\u00ebt, martir\u00ebt apo viktimat e regjimit t\u00eb kaluar. Po profesor\u00ebt themelues t\u00eb Univeristetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave nuk kan\u00eb merita? V\u00ebrtet shiritin e perurimit t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve e ka prer\u00eb kreu i partis\u00eb-shtet, por programet universitare dhe akademike i kan\u00eb hartuar pedagog\u00ebt e shquar Aleksand\u00ebr Xhuvani, Eqerem \u00c7abej, Dhimit\u00ebr Shuteriqi, Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Aleks Buda, Ismet Elezi, Kol\u00eb Paparisto, Sotir Kuneshka, Kol\u00eb Popa, Pandi Ge\u00e7o, Selaudin Bekteshi, \u00c7esk Zadeja, Mentor P\u00ebrmeti, Aleko Minga e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebta nuk ishin as persona, as organe represive t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit, por elita kulturore, shkencore e vendit. Po projektuesit dhe nd\u00ebrtuesit e hidrocentralit t\u00eb Fierz\u00ebs, me Petrit Radovick\u00ebn n\u00eb krye, mos jan\u00eb me biografi \u201ckomuniste\u201d p\u00ebr t\u2019u dekoruar sot e gjithmon\u00eb? Askush nuk p\u00ebrjeshtatohet nga meritat, pa\u00e7ka sistemit politik, person me atribute shtet\u00ebrore apo private, qoft\u00eb ai hetues, gardian, politikan, artizan, prift, hoxh\u00eb, artist, sportist, biznesmen etj. Nuk mund t\u00eb shpallet heretik nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i ligjit i rangut t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb luajtur dhe dajakun mbi kurrizin e t\u00eb d\u00ebnuarve dhe t\u00eb hiqet i panjoll\u00eb politikisht nga ai regjim nj\u00eb sekretar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm apo funksionar tjet\u00ebr i lart\u00eb i diktatur\u00ebs, q\u00eb ishte urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs i d\u00ebnimeve, internimeve etj. Krim nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm dhuna fizike e psikologjike n\u00eb dhomat e izolimit mbi t\u00eb burgosurit e nd\u00ebrgjegjes, po dhe aktet zyrtare t\u00eb Byros\u00eb Politike p\u00ebr thellimin e luft\u00ebs s\u00eb klasave, platformat e Sigurimit p\u00ebr goditjen e njer\u00ebzve p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb etj. Por nuk mund t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti shikimi dhe p\u00ebr ministrin e Arsimit apo Industris\u00eb, ku nj\u00ebri hapte shkolla dhe tjetri ngrinte miniera e uzina n\u00eb mbar\u00eb vendin. Pastaj askush nuk mbetet peng i nj\u00eb koh\u00eb. Dialektiva vepron p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Si qenka e mundur q\u00eb disa ish-komunist\u00eb t\u00eb nomeklatur\u00ebs s\u00eb djeshme partiake t\u00eb merren t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb si demokrat\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb mos iu njihet e drejta e t\u00eb ndryshuarit me koh\u00ebn? Institucioneve politike pasardh\u00ebse nuk u jepet e drejta t\u00eb b\u00ebhen gjykat\u00ebse t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb ka ndodhur m\u00eb par\u00eb, vet\u00ebm koha \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dhe ajo e b\u00ebn \u201cgjyqin\u201d duke ngjitur n\u00eb piedestal t\u00eb merituarit e duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, detyrimisht bakeq\u00ebsit. Mjafton sjellja e padenj\u00eb e regjimit komunist ndaj atij mbret\u00ebror p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nuk na lejohet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe sot t\u00eb nj\u00ebjtin gabim historik.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, pavar\u00ebsisht natyr\u00ebs kriminale te nj\u00eb shteti diktatorial, nga krimi nuk shp\u00ebtojn\u00eb as sistemet demokratike t\u00eb qeverisjes, \u00e7ka n\u00eb rastin ton\u00eb mjafton t\u00eb kujtosh se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb harkun nj\u00ebzetvje\u00e7ar nga 2 prilli 1991 te 14 shtatori 1998 dhe 21 janari 2011. Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar shtet\u00ebrisht dhe moralisht, ve\u00e7se kjo duhet t\u00eb d\u00ebshmohet me dokumente arkivore dhe jo t\u00eb mbushen me shpifje e etiketime patetike, nervoze tribunat politike, debatet televizive dhe rrjetet sociale, duke p\u00ebrgojuar e akuzuar individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Krimi i veshur me pushtet nuk \u00ebsht\u00eb ekskluzivitet vet\u00ebm i regjimeve totalitare. P\u00ebrndryshe, nuk do t\u00eb ishte folur kaq fort dhe miratuar ligji p\u00ebr dekriminalizimin e strukturave t\u00eb shtetit q\u00eb nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilin jo rast\u00ebsisht e quajt\u00ebm \u201claraman\u201d, por p\u00ebr faktin se aty ka dhe ish-hetues, ish-sekretar\u00eb politik\u00eb t\u00eb PP-s\u00eb, ish-funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb kaluar, pa folur p\u00ebr persona me rekorde kriminale, por ndoshta asnj\u00eb ish &#8211; t\u00eb d\u00ebnuar politik. Kjo mendojm\u00eb se do t\u00eb ishte dhe qasja e duhur ndaj dukuris\u00eb dhe jo thjesht\u00eb anatemat ndaj nj\u00eb medalje t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb shenj rast\u00ebsisht. Dekriminalizimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe me \u00e7\u2019dekorimet e kontestuara, pasi krimet, ashtu si meritat, jan\u00eb vetjake. Por duhen njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm dhe syze jo ideologjike p\u00ebr t\u2019i par\u00eb me drejt\u00ebsi dhe qytetarisht ato.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ Edhe k\u00ebsaj here ka ndodhur si gjithnj\u00eb tek ne, \u00ebsht\u00eb gjendur nj\u00eb pretekst dhe ka plasur sherri politik e publik. Nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-5773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5773"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5775,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5773\/revisions\/5775"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}