{"id":5766,"date":"2015-12-23T16:10:05","date_gmt":"2015-12-23T16:10:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5766"},"modified":"2015-12-23T16:10:05","modified_gmt":"2015-12-23T16:10:05","slug":"midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi-te-paharrueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5766","title":{"rendered":"MID\u2019HAT FRASHERI: Ditari i nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb paharruesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/FRASHERI-M.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5768\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/FRASHERI-M.png\" alt=\"FRASHERI M\" width=\"243\" height=\"255\" \/><\/a>Pjes\u00eb t\u00eb zgjedhura nga ditari \u201cGjasht\u00eb jav\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d botuar n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0\u201cLirija\u201d 1909-1910. Jan\u00eb mbresa dhe kujtime t\u00eb pashlyera nga jeta dhe ngjarjet e\u00a0Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e fundit t\u00eb sundimit osman dhe n\u00eb prag t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Autori i\u00a0k\u00ebtyre mbresave rr\u00ebfehet nj\u00eb mjesht\u00ebr realist i p\u00ebrshkrimit t\u00eb natyr\u00ebs shqiptare, i mjediseve fshatare\u00a0e qytetare, i karaktereve historik\u00eb e bashk\u00ebkohor\u00eb, i zhvillimeve mendore, kulturore, shoq\u00ebrore e\u00a0morale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe<\/strong><!--more--><\/p>\n<p>Zbadh\u00ebllimi m\u00eb gjeti t\u00eb zgjuar: nj\u00eb m\u00ebngjes i bukur dhe i kthjellt\u00eb, nj\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">veri<\/a>\u00a0i leht\u00eb dhe i ftoht\u00eb. Me z\u00ebrat e k\u00ebndez\u00ebve po p\u00ebrzjeheshin hing\u00ebllimat e kuajve. B\u00ebm\u00eb hesapin me hanxhin\u00eb dhe u nis\u00ebm. Hesapi s\u2019\u00ebsht\u00eb i gjat\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb han t\u00eb bekuar vec kasht\u00ebs dhe\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">elbit<\/a>\u00a0s\u2019gjendet gj\u00ebsendi tjat\u00ebr.<br \/>\nTani karvani ecte\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">fare<\/a>\u00a0i madh, jemi m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00ebzet kuaj. Shok\u00ebt e mij jan\u00eb delegat\u00ebt e Manastirit (zoti G. Qiriazi dhe zonja P. Qiriazi) delegat\u00ebt e Ohrit dhe t\u00eb Strug\u00ebs (Hamdi dhe Abdullah beu) dhe delegat\u00ebt e Korc\u00ebs e t\u00eb Skraparit me t\u00eb cil\u00ebt u bashkuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb han t\u00eb Quk\u00ebsit: Orhan beu, Idhomen Kosturi dhe Abdullah beu; bashk\u00eb me k\u00ebta dhe Osman efendi Zuraja, bashk\u00ebdelegat i Selanikut, Baki efendi Berati, shok i udh\u00ebs dhe zot i fjal\u00ebs.<br \/>\nQuk\u00ebshti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i p\u00ebrndar\u00eb, cdo sht\u00ebpi nj\u00eb nishan dyfeku larg nga nj\u00ebra tjatra: k\u00ebtu rri dhe nj\u00eb mydir,\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">disa<\/a>\u00a0xhandar\u00eb dhe nj\u00eb telegrafci, po q\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb dhoma n\u00eb han t\u00eb ri. Duke par\u00eb sa shum\u00eb punon kjo udh\u00eb dhe sa i lig \u00ebsht\u00eb hani, njeriu kupton se me t\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb k\u00ebta vende t\u00eb varfra jeta dhe sh\u00ebndeti s;kan\u00eb fare ndonj\u00eb vleft\u00eb.<br \/>\nUdha gjer m\u00eb nj\u00eb vend kish z\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebhej, dometh\u00ebn\u00eb ishte nj\u00eb shose e vjet\u00ebr q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb shtruar, pastaj nj\u00eb udh\u00eb mali me gjith\u00eb bukurit\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsit\u00eb e saj.<br \/>\nM\u00eb t\u00eb m\u00ebngj\u00ebr kemi brigje t\u00eb mveshur me drur\u00eb, plot gjeth; m\u00eb t\u00eb djatht\u00eb rrjedh Shkumbini atje posht\u00eb dhe m\u00eb tej malet e m\u00ebdhenj t\u00eb Cermenikut: pamjet v\u00ebrtet fort t\u00eb bukura dhe plot \u00ebmb\u00eblsi; edhe mendohem: pa dyshim njer\u00ebzija k\u00ebtu, \u00ebsht\u00eb mbytur n\u00eb moskamje, n\u00eb padije dhe n\u00eb eg\u00ebrsi; po k\u00ebta pyje mund t\u00eb na japin nj\u00eb begati dhe ata\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">male<\/a>\u00a0mund t\u00eb ushqejn\u00eb me mij\u00eb dhen e lop\u00eb. Shkojm\u00eb nga fshati Cura, ca sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrndara dhe ca ara t\u00eb varfra: sht\u00ebpit\u00eb jan\u00eb si varre t\u00eb zes, pa penxhere, pa drit\u00eb, pa er\u00eb. Njer\u00ebs nuk sheh gj\u00ebkund, thot\u00eb njeriu se k\u00ebto ndjenjte jan\u00eb pa frym\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu bashkudh\u00ebtari yn\u00eb Hamdi beu nga Ohri, m\u00eb rr\u00ebfen nj\u00eb shk\u00ebmb, nj\u00eb gur i lart\u00eb dhe i vet\u00ebm, br\u00ebnda n\u00eb drur\u00eb; k\u00ebtij shk\u00ebmbi edhe sot fshatar\u00ebt k\u00ebtu i thon\u00eb gur i Sk\u00ebnderbeut. Kujtimi i trimit t\u00eb madh q\u00ebnka m\u00eb i gjall\u00eb n\u00eb fshatrat e n\u00eb malet, se sa n\u00eb qytetet!<br \/>\nM\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, atje tej mbi malet e Cermenikut, shoku yn\u00eb tjat\u00ebr Osman efendiu, na rr\u00ebfen nj\u00eb shk\u00ebmb m\u00eb t\u00eb madh, gur i Muzaqit, p\u00ebrmi katundet Neshta dhe Zdransha: m\u00eb ato an\u00eb duken ca kisha e fortesa t\u00eb gjermadhosura, ku q\u00ebnkan gjendur sende dhe monedha (para) t\u00eb vjetra.<br \/>\nPas kat\u00ebr or\u00eb e gjysm\u00eb, arrijm\u00eb n\u00eb Babja, ku nj\u00eb han dhe nj\u00eb gur\u00ebz an\u00eb udh\u00ebs po na presin q\u00eb t\u00eb ham\u00eb drek\u00eb.<br \/>\nPosht\u00eb Babjes, tej Shkumbinit po shohim cadra ushtar\u00ebsh: k\u00ebto jan\u00eb cadrat e ushtar\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb udh\u00eb. Pes\u00ebqind ushtar\u00eb nga ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb trubullimin e 31 marsit n\u00eb Stamboll, jan\u00eb d\u00ebrguar\u00eb k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb udh\u00eb: tani udha, duke nisur nga Ura e Quk\u00ebsit do t\u00eb shkoj\u00eb buz\u00eb Shkumbinit m\u00eb an\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe jo nga shk\u00ebmbenjt\u00eb dhe nga malet e Curas e t\u00eb Babjes, sikund\u00ebr q\u00eb ish sh\u00ebnuar her\u00ebn e par\u00eb. Udha sot gjer n\u00eb Babje ka arritur dhe pandehet se n\u00eb vaft\u00eb k\u00ebshtu, gjer motin q\u00eb vjen do arrij\u00eb n\u00eb Elbasan: nga vija e re udha do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se s\u2019ka t\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb e t\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb ngr\u00ebnie e leht\u00eb, ca buk\u00eb, ca mish, nj\u00eb uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb neve dhe ca bar kuajve, na jep fuqi. Udha prap nis gazmore se rreth nesh cdo gj\u00eb q\u00eb shohim, na g\u00ebzon syt\u00eb dhe shpirtin, jo se \u00ebsht\u00eb zbukuruar prej dor\u00ebs s\u00eb njeriut, po nj\u00eb bukuri e eg\u00ebr, nj\u00eb bukuri pa fitim p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz.<br \/>\nMbi udh\u00ebt shohim ca gur\u00eb q\u00eb m\u00eb ngjajn\u00eb me serpentin dhe mendohem se n\u00eb ato vende do t\u00eb ket\u00eb dhe metal kromi: kush e di mbase nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim begatije dhe lumturije.<br \/>\nMe shokun e af\u00ebrm, zotin Idhomene, po kuv\u00ebndojm\u00eb mbi nevojat e m\u00ebdha q\u00eb ka v\u00ebndi yn\u00eb p\u00ebr udh\u00eb q\u00eb t\u00eb mundim t\u00eb l\u00ebvrijm\u00eb dhe t\u00eb punojm\u00eb. Po mendohemi se kjo udh\u00eb e re n\u00eb mes Manastirit dhe Elbasanit, duke u zgjatur gjer n\u00eb Durr\u00ebs, do t\u00eb celin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re dhe t\u00eb leht\u00eb: kjo udh\u00eb duke u bashkuar dhe me Korc\u00ebn do sjell\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb tregti t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb mesme: sot plackat e Triest\u00ebs vin\u00eb prej Selanikut me udh\u00eb t\u00eb hekurt\u00eb n\u00eb Manastir; po ahere do vin\u00eb drejt p\u00ebr drejt nga Durr\u00ebsi dhe b\u00ebhet nj\u00eb ekonomi e madhe.<br \/>\nPo dhe shum\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/www.tetovanews.info\/2014\/08\/midhat-frasheri-ditari-i-nje-udhetimi.html\">dobi<\/a>\u00a0e leht\u00ebsira do kemi kur t\u00eb mundin t\u00eb punojm\u00eb dhe automobil\u00ebt mbi k\u00ebto udh\u00eb: ahere nj\u00eb udh\u00eb dy dit\u00ebsh do b\u00ebhet nj\u00eb gjysm\u00eb dite dhe automobil\u00ebt do jen\u00eb si gjysm\u00eb udh\u00eb t\u00eb hekurta.<br \/>\nDuke kuv\u00ebnduar k\u00ebshtu po harronin koh\u00ebn, kur p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shok na thirri s\u00eb prapsmi: k\u00ebtu duhet q\u00eb t\u00eb zbrisnim nga kuajt dhe t\u00eb ecnim m\u00eb k\u00ebmb\u00ebm se ish nj\u00eb e tat\u00ebpjet\u00eb e keqe. Ndodheshim n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb i thon\u00eb Brinj\u00eb e Polisit dhe me t\u00eb v\u00ebrtet u zbrit\u00ebm kafsh\u00ebve, se n\u00eb Shqi\u00ebpri m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb mund njeriu q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa u shtr\u00ebnguar q\u00eb t\u00eb zbres\u00eb nga shala.<br \/>\nKjo e tat\u00ebpjet\u00eb q\u00eb e lodh pak njerin\u00eb, se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00eb gur\u00eb dhe ferra, po shpirti k\u00ebnaqet me nj\u00eb pamje t\u00eb cudicme: Shkumbini me gjarp\u00ebrimet e tij dhe me t\u00eb dy an\u00ebt e gjelb\u00ebra v\u00ebrtet b\u00ebn nj\u00eb tabllo t\u00eb rall\u00eb dhe t\u00eb cudicme.<br \/>\nTani jemi te Ura e Haxhi Beqarit, nj\u00eb ur\u00eb e gurt\u00eb b\u00ebr\u00eb dyqind vjet m\u00eb par\u00eb. Atje kafsh\u00ebt dhe njer\u00ebzit clodhen pak: t\u00eb par\u00ebt pin\u00eb nj\u00eb kafe, t\u00eb dyt\u00ebt nj\u00eb uj\u00eb n\u00eb lum\u00eb.<br \/>\nNga ura shkojm\u00eb m\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Pas k\u00ebtaj kemi nj\u00eb udh\u00eb shesh.<br \/>\nKur arrit\u00ebm ne Rrap i Vojvod\u00ebs, gjet\u00ebm nj\u00eb shumic\u00eb njer\u00ebs nga Elbasani q\u00eb na kishin dal\u00eb p\u00ebrpara bashk\u00eb me Dervish ben\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb fjal\u00eb mirserdhjeje prej prit\u00ebsit dhe nj\u00eb fjal\u00eb ngjatjetimi prej nesh dhe gjith\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb qytet drejt n\u00eb klubin Bashkimi, ku na pret dhe nj\u00eb shumic\u00eb tjat\u00ebr.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5767\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER-300x171.png\" alt=\"ELBASANI VJETER\" width=\"300\" height=\"171\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER-300x171.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER-220x126.png 220w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER-460x260.png 460w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/ELBASANI-VJETER.png 527w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Pamje \u00a0nga Elbasani i vjeter<\/p>\n<p><strong>21 gusht\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Delegat\u00ebt dje u mblodh\u00ebn dhe k\u00ebnduan letrat q\u00eb kish sjell\u00eb sicilido prej klubit nga i cili d\u00ebrgohej, pastaj u zgjodh kryetari dhe n\u00ebnkryetari.<br \/>\nSot u b\u00eb mbledhja e par\u00eb n\u00eb klubin \u201cVllaz\u00ebnia\u201d; atje myderizi, i ndercmi Haxhi Aliu (q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb deputet i Elbasanit) k\u00ebndoi nj\u00eb lutje t\u00eb bukur dhe q\u00eb at\u00eb cast u hodh\u00ebm n\u00eb sallon dhe zum\u00eb kuvendin.<br \/>\nV\u00ebrtet m\u00eb t\u00eb bukur qytet se Elbasani s\u2019mund q\u00eb t\u00eb gjendej p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb till\u00eb kongres kombiar, ku do t\u00eb bisedohet puna e shkollave shqipe dhe e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs son\u00eb: njer\u00ebzia e Elbasanit jo tani, po dhe n\u00eb koh\u00ebt despotike ishin cquar p\u00ebr dashurin\u00eb e tyre p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nMbr\u00ebmanet, me shok\u00eb vam\u00eb te ura e Shkumbinit, dhjet\u00eb minuta larg qytetit, nj\u00eb ur\u00eb e madhe e gurt\u00eb nd\u00ebrtuar prej Kurd pash\u00eb Beratit: atje n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb kunvend dhe n\u00eb ca k\u00ebng\u00eb t\u00eb ngadalcme, na zuri t\u00eb muk\u00ebtit, nj\u00eb mbr\u00ebmje e qet\u00eb dhe pak e hidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb buz\u00eb lumi.<\/p>\n<p><strong>22 gusht\u00a0<\/strong><br \/>\n<strong><br \/>\n<\/strong>Sot e shtun\u00eb, \u00ebsht\u00eb dit\u00eb pazari n\u00eb Elbasan: treg\u00ebtar\u00ebt vin\u00eb q\u00eb nga Dibra, Ohri, Tirana, Peqini, Kavaja dhe Berati. Vemi n\u00eb shesh dhe shohim nj\u00eb tok njer\u00ebs, rreth t\u00eb cil\u00ebve mbret\u00ebron nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb thirrje dhe kuvendesh: drith\u00eb, duhan, vja k\u00ebtu t\u00eb tri gj\u00ebra jan\u00eb plackat q\u00eb blihen e shiten.<br \/>\nElbasani m\u00eb tep\u00ebr duhanin dhe vajin e ka t\u00eb p\u00ebrmendur, nga shkaku q\u00eb rezhija k\u00ebtu s\u2019ka patur fuqi, duhani \u00ebsht\u00eb punuar gjithmon\u00eb dhe punonj\u00ebsi ka q\u00ebn\u00eb i sigurt\u00eb nga shitja e tij dhem\u00eb tep\u00ebr se flet\u00ebt b\u00ebhen t\u00eb mira.<br \/>\nVaji dhe ullinjt\u00eb jan\u00eb kamja e k\u00ebtij vendi m\u00eb tep\u00ebr se duhani: ullinj me koqe t\u00eb vog\u00ebl, po fort t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb shijsh\u00ebm.<br \/>\nNa duket se duke shtuar rr\u00ebnj\u00ebt e k\u00ebtyre drur\u00ebve elbasanasit do t\u00eb shtojn\u00eb fort tregtin\u00eb e tyre dhe shum\u00eb t\u00eb holl ado bien k\u00ebtu; s\u2019ka dyshim se duan b\u00ebr\u00eb dhe fabrika p\u00ebr vaj e p\u00ebr sapun, se ato q\u00eb jan\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb paka dhe n\u00eb sistem t\u00eb moc\u00ebm.<br \/>\nPo s\u2019do harruar dhe tregtin\u00eb e m\u00ebndafshit; n\u00eb pazar shoh nj\u00eb tok gra q\u00eb shesin p\u00eblhur\u00eb, linj\u00eb dhe cerve t\u00eb m\u00ebndafshta, t\u00eb bukura dhe t\u00eb gjitha t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vend; ca vilare p\u00eblhure 10 dhe 12 kut\u00ebsh shiteshin gejr m\u00eb dy tri lira. M\u00eb than\u00eb se b\u00ebhen ca shami t\u00eb bukura, po duan porositur, se nuk gjen gati n\u00eb pazar. M\u00ebsova se k\u00ebto p\u00eblhura ca treg\u00ebtar\u00eb ven\u00eb dhe i shesin gjer n\u00eb Manastir, Janin\u00eb dhe n\u00eb Stamboll. P\u00ebr fat t\u00eb keq tregtia e m\u00ebndafshit s\u2019\u00ebsht\u00eb aq e madhe sa duhejt \u00eb ishte: manat b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, krimbat rrojn\u00eb shum\u00eb bukur dhe m\u00ebndafshi del i past\u00ebr e i but\u00eb, por si duket njerzit duan m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb mos lodhen, se sa t\u00eb punojn\u00eb e t\u00eb fitojn\u00eb!<br \/>\nMbi ushqimin e krimbave t\u00eb m\u00ebndafshit dhe tregtin\u00eb e manavet, u mendova t\u00eb jap nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb dhe t\u2019i rr\u00ebfej popullit se fuqia dhe madh\u00ebrija e nj\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb te pun a dhe te fitimi; po p\u00ebr fat t\u00eb keq pun\u00ebt e kongresit s\u2019m\u00eb lan\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mbaroj d\u00ebshir\u00ebn dhe konferenca mbeti n\u00eb krahrorin tim.<br \/>\nSot mblidhemi n\u00eb shkoll\u00ebn greqisht, shkoll\u00ebn e kalas\u00eb: pas konstitucionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb klubi ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsonj\u00ebs dhem\u00ebson shqip; n\u00eb Elbasan ka dhe nj\u00eb shkoll\u00eb greqisht tjat\u00ebr, po dhe atje m\u00ebsohet shqipja: bashkimi dhe m\u00ebm\u00ebdhetaria e elbasanasve i ka l\u00ebn\u00eb shterp\u00eb kund\u00ebrq\u00ebndrimet e klerit grek q\u00eb na duken kaq t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm gjetk\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrpara shkoll\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj dhe t\u00eb kish\u00ebs, shohim varrin e Konstandin Kristoforidhit, t\u00eb atij t\u00eb palodhuri djal\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti, t\u00eb cilit gjuha jon\u00eb i ka hua shum\u00eb gj\u00ebra: kthimet e tij t\u00eb librave t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb, fjalori i tij dhe gjith\u00eb propaganda q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, jan\u00eb aq monumente q\u00eb nderojn\u00eb p\u00ebr jet\u00eb kujtimin e k\u00ebtij njeriu t\u00eb vyer.<br \/>\nPas dreke, n\u00eb mes dy mbledhjeve, gjej koh\u00ebn dhe shoh fabrik\u00ebn e sapuniut t\u00eb v\u00ebllez\u00ebret Nosi: nj\u00eb fabrik\u00eb q\u00eb nxjerrr gjer m\u00eb 100 mij\u00eb ok\u00eb sapun nj\u00eb mot: nj\u00eb sapun tri lloje, fort i mir\u00eb q\u00eb shitet jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb qytet, po edhe n\u00eb Peqin, Kavaj\u00eb, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe n\u00eb katundet. M\u00eb thon\u00eb se k\u00ebtu ka dhe akoma tri fabrika t\u00eb tilla.<br \/>\nS\u2019ka dyshim se mund t\u00eb shtohet dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb fabrikosurit e sapunit me q\u00ebn\u00eb q\u00eb vaji del n\u00eb vand \u00ebsht\u00eb fort i mir\u00eb. Zoti Lef Nos m\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr s\u00eb shpejti q\u00ebllon ta madhoj\u00eb fabrik\u00ebn pas sistemeve t\u00eb reja.<br \/>\nNat\u00ebn n\u00eb klub, af\u00ebr ballkonit, nj\u00eb xinxife na zgjat deg\u00ebt e saj me ruaza t\u00eb kque.<br \/>\nPo s\u2019dua t\u00eb mbyll k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pa b\u00ebr\u00eb dhe pak fjal\u00eb nga Aliu i Bimit q\u00eb na sh\u00ebrben n\u00eb klub: ky djal\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjev\u00eb vjec ka pes\u00eb muaj q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb klub: nga d\u00ebshira cdo lib\u00ebr q\u00eb gjen e k\u00ebndon dhe, jo vet\u00ebm e mbaron, po e m\u00ebson dhe e kupton: i vogli Ali m\u00eb thot\u00eb se Kalendar\u00ebt Kombiar\u00eb i ka k\u00ebnduar t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe tregon qysdh b\u00ebhet nata e dita, qysh b\u00ebhet eklipsi i h\u00ebn\u00ebs dhe i diellit: llamba varur n\u00eb mur, dhe t\u00eb dy grushtet e vegj\u00ebl i arrijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb na d\u00ebftyer k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p><strong>25 gusht\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Elbasani pa dyshim ka nj\u00eb interes t\u00eb madh dhe cdo dit\u00eb po m\u00eb j ep nj\u00eb m\u00ebsim dhe nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb ri: \u00ebsht\u00eb i pari qytet thjesht shqip\u00ebtar q\u00eb po shoh q\u00eb kur njoh vetent ime dhe cdo gj\u00eb m\u00eb duket e re e fort e v\u00ebrejshme.<br \/>\nN\u00eb mes t\u00eb dy mbledhjeve t\u00eb kongresit, bashk\u00eb me mikun tim zotin Ras e Bardh\u00eb, vemi n\u00eb dyqan t\u00eb nj\u00eb miku tjet\u00ebr t\u00eb zotit Lef Nosi: ky vend \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb klub i vog\u00ebl k\u00ebtu n\u00eb Elbasan. Zoti Lef p\u00ebrvec plackave t\u00eb treg\u00ebtis\u00eb, shet dhe libra shqip dhe pran\u00eb k\u00ebndit q\u00eb rri, ka radhit\u00eb dhe lib\u00ebrtoren e vecant\u00eb t\u00eb tij, jo vet\u00ebm shum\u00eb libra shqip, por dhe mjaft t\u00eb tjera n\u00eb gjuh\u00eb inglisht e t\u00eb tjera; edhe k\u00ebshtu dyqani b\u00ebhet vend i pjekjes i disa djelmosh\u00ebvet q\u00eb kuv\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra m\u00ebsimi.<br \/>\nKur ra fjala p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebsin Todh\u00ebr q\u00eb ka jetuar m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Elbasan dhe ka cpikur nj\u00eb pal\u00eb shkronja t\u00eb ndryshme p\u00ebr shqipen, t\u00eb cilavet Hahn-o dhe Geitler-i u japin nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, Zoti Lef m\u00eb rr\u00ebfen nj\u00eb dor\u00ebshkrim t\u00eb vog\u00ebl, af\u00ebr 16 faq\u00ebsh t\u00eb shkruar prej Todh\u00ebrit dhe me shkronjat e tij: kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fletore feje, nj\u00eb liturgji; Lefi po i k\u00ebndon fort leht\u00eb shkronjat q\u00eb ngjajn\u00eb s\u00eb largu me shenja fenikiane. Po vec k\u00ebtij dor\u00ebshkrimi, Lefi m\u00eb rr\u00ebfen dhe nj\u00eb cop\u00eb defter tregtari me 11-36 faqe, shkruar me k\u00ebto shkronja; n\u00eb an\u00eb tjat\u00ebr, nj\u00eb mik q\u00eb na gjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend, vete n\u00eb sht\u00ebpi dhe na sjell nj\u00eb dor\u00ebshkrim me titullin P\u00ebr Katihizm\u00ebn, 12 faq\u00ebsh t\u00eb shkruar me g\u00ebrmat e Todh\u00ebrit! Nuk e dim\u00eb n\u00eb ka dhe t\u00eb tjer\u00eb dor\u00ebshkrime, po sidoq\u00eb t\u00eb jet\u00eb, k\u00ebto rr\u00ebfejn\u00eb se shkronjat e Todh\u00ebrit jan\u00eb p\u00ebrdorur mjaft k\u00ebtu n\u00eb Elbasan dhe vet\u00eb cpik\u00ebsi do ket\u00eb qen\u00eb njeri i k\u00ebnduar. M\u00eb c\u2019an\u00eb ka qen\u00eb ky Todh\u00ebri? K\u00ebt\u00eb s\u2019e mendova dot, po vet\u00ebm kaq m\u00eb than\u00eb se nja dy plaka edh sot i k\u00ebndojn\u00eb ato shkronja dhe mbase ato mund q\u00eb t\u00eb din\u00eb gj\u00ebsendi mbi m\u00ebsonj\u00ebsin e moc\u00ebm.<br \/>\nPo k\u00ebtu n\u00eb dyqan m\u00ebsojm\u00eb dhe ca fjal\u00eb t\u00eb reja prej atyre q\u00eb vin\u00eb t\u00eb blen\u00eb: n\u00eb Elbasan mariaz i thon\u00eb dhjet\u00ebshit, pular 50 paras\u00eb dhe tresh, 100 paras\u00eb.<br \/>\nSot pasdreke vete t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb vizit\u00eb te prifti Papa Germanoj, i unit\u00ebve; ky prift \u00ebst\u00eb b\u00ebr\u00eb krye i unit\u00ebve m\u00eb 1900 dhe ahere m\u00eb thon\u00eb se ishin b\u00ebr\u00eb 15 s ht\u00ebpi unit\u00eb, po sot paskan mbetur vet\u00ebm dy.<br \/>\nTe zoti Papa Germano, kam gaz\u00eb t\u00eb pjek filologun \u00cbeigand, ardhur nga Leipzigu me an\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs. Zoti \u00cbeigand ka qen\u00eb dhe nj\u00ebzet vejt m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (Korc\u00eb dhe gjetk\u00eb), po ahere b\u00ebnte studime mbi rumanishten dhe vllahishten, k\u00ebrkime me t\u00eb cilat ka fituar nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Po tani \u00cbeigandi po mirret me gjuh\u00ebsin\u2019 e shqipes, me shkronj\u00ebtoren historike t\u00eb saj dhe me fonetik\u00ebn, mbi t\u00eb cilat ka mbledhur nj\u00eb tok l\u00ebnd\u00eb q\u00eb na i rr\u00ebfen duke na dh\u00ebn\u00eb dhe mjaft cpalosje. S\u2019ka dyshim se kur t\u00eb shpallet kjo vep\u00ebr, do kemi dhe nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb vlefshme p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nMbr\u00ebmanet, bashk\u00eb me nj\u00eb mik, b\u00ebj nj\u00eb sh\u00ebtitje t\u00eb vog\u00ebl. Elbasani p\u00ebr fat t\u00eb keq s\u2019ka ndonj\u00eb vend af\u00ebr qytetit ku t\u00eb vej\u00eb e t\u00eb d\u00ebfrej\u00eb pak\u00eb njeriu. Ne marrim udh\u00ebn e varreve t\u00eb krishtera, se ky vend ka nj\u00eb bukuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; shkojm\u00eb nga arrat dhe m\u00eb gjys\u00ebm ore arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me drur\u00eb, me gjelb\u00ebsime; m\u00eb an\u00eb tjat\u00ebr ngrihen brigjet e mveshur me ullinj, ullishta t\u00eb bukura b\u00ebr\u00eb nga moti se tani m\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb as nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb fare; bota k\u00ebtu pandeh se gjith\u00eb k\u00ebta drur\u00eb t\u00eb bekuar jan\u00eb v\u00ebn\u00eb prej venecian\u00ebve.<br \/>\nNga vendet q\u00eb shkojm\u00eb shoh vijat e ujit q\u00eb ja\u00ebn marr\u00eb nga Shkumbini dhe me t\u00eb cilat ujiten arrat. Sot ky uj\u00eb shitet dhe disa zot\u00ebrinj b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fitim t\u00eb madh. Po shoku im m\u00eb thot\u00eb se tani po b\u00ebhet nj\u00eb vij\u00eb e madhe e re, uj\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb shitet m\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat jo jen\u00eb p\u00ebr shkolla dhe t\u00eb tjera gj\u00ebra m\u00ebsimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb t\u00eb zgjedhura nga ditari \u201cGjasht\u00eb jav\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d botuar n\u00eb gazet\u00ebn\u00a0\u201cLirija\u201d 1909-1910. Jan\u00eb mbresa dhe kujtime t\u00eb pashlyera nga jeta dhe ngjarjet e\u00a0Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e fundit t\u00eb sundimit osman dhe n\u00eb prag t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Autori i\u00a0k\u00ebtyre mbresave rr\u00ebfehet nj\u00eb mjesht\u00ebr realist i p\u00ebrshkrimit t\u00eb natyr\u00ebs shqiptare, i mjediseve fshatare\u00a0e qytetare, i karaktereve historik\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5768,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-5766","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5766"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5766\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5769,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5766\/revisions\/5769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}