{"id":5648,"date":"2015-10-30T23:06:17","date_gmt":"2015-10-30T23:06:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5648"},"modified":"2015-10-30T23:06:17","modified_gmt":"2015-10-30T23:06:17","slug":"reagimi-i-ilir-metes-perballe-pyetjeve-per-korrupsionin-ne-zerin-e-amerikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5648","title":{"rendered":"Reagimi i Ilir Metes p\u00ebrball\u00eb pyetjeve p\u00ebr korrupsionin n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga: Ardita DUNELLARI<\/strong><\/p>\n<p><strong>varianti i degjuar:<\/strong><\/p>\n<p>http:\/\/www.zeriamerikes.com\/content\/ilir-meta-voa-zeri-amerikes\/3028446.html<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> \u00c7far\u00eb roli i k\u00ebrkohet Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet me notat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebrsa i takon bashk\u00ebpunimit t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb reja, me t\u00eb cilat ndeshet vendi yn\u00eb, rajoni yn\u00eb, por edhe Nato-ja dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim vler\u00ebsohet si nj\u00eb nga partneret m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb t\u00eb besueshme.<!--more--> Ky \u00ebsht\u00eb forumi i dyt\u00eb q\u00eb zhvillohet n\u00eb Uashington nga kongresmeni Pittinger, i cili \u00ebsht\u00eb edhe kryetar i task-forc\u00ebs n\u00eb Kongresin amerikan. Ne shpresojm\u00eb q\u00eb forumin tjet\u00ebr ta zhvillojm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku Shqip\u00ebria ka shum\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5650\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2-300x170.png\" alt=\"ilir meta\" width=\"300\" height=\"170\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2-300x170.png 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2-220x126.png 220w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2-460x260.png 460w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/ilir-meta2.png 604w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Meta, gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve keni patur rastin t\u00eb takoheni me nj\u00eb num\u00ebr kongresmen\u00ebsh. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kur keni ardhur n\u00eb Uashington, por zakonisht edhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga Shqip\u00ebria i shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto vizita p\u00ebr t\u00eb takuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ekzekutivit si dhe p\u00ebr t\u00eb matur pulsin e administrat\u00ebs n\u00eb zhvillimet q\u00eb po ndodhin n\u00eb Shqip\u00ebri. A keni plane t\u00eb takoni ndonj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Lidhur me k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, dua t\u00eb b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb Kongresin e SHBA, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb time si kryetar i Kuvendit dhe kemi patur takime t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta, duke p\u00ebrfshir\u00eb sot edhe me lideren e demokrat\u00ebve n\u00eb Kongres, zonj\u00ebn Nancy Pelosi, madje kemi patur mund\u00ebsin\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetemi, p\u00ebrpara se t\u00eb votohej p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb Kongresit, me kryetarin e m\u00ebparsh\u00ebm, zotin Boehner. Do t\u00eb zhvillojm\u00eb edhe takime t\u00eb tjera, por natyrisht q\u00eb kjo ka qen\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb e p\u00ebrqendruar te Kongresi, duke u takuar me disa prej komisioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si i jashtmi, i ligjeve dhe mjaft kongresmen\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb cil\u00ebt merren me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Evrop\u00ebn.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Meta, tema e terrorizmit patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e politikave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por ka nj\u00eb num\u00ebr problemesh me t\u00eb cilat ndeshet Shqip\u00ebria. Koh\u00ebt e fundit keni paraqitur edhe propozimet n\u00eb Komisionin e Venecias p\u00ebr reformat n\u00eb drejt\u00ebsi. Reformat q\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb k\u00ebto propozime sjellin gati nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb sistemit aktual. Ju si i shihni k\u00ebto propozime?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja p\u00ebrse ka nj\u00eb angazhim kaq t\u00eb madh t\u00eb mazhoranc\u00ebs, por uroj edhe t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Sikurse ju e p\u00ebrmend\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb tashm\u00eb Komisioni i Venecias do t\u00eb shprehet p\u00ebr ndryshimet kushtetuese q\u00eb propozohen p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb k\u00ebsaj reforme dhe un\u00eb jam i bindur q\u00eb me k\u00ebt\u00eb vullnet politik ne do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor q\u00eb t\u00eb ndihet n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Por vullneti politik ka munguar deri tani sepse Shqip\u00ebria mori nj\u00eb not\u00eb, duhet t\u00eb themi, negative p\u00ebr sa i p\u00ebrket avancimit t\u00eb negociatave p\u00ebr hyrjen n\u00eb Bashkimin Evropian dhe Thembra e Akilit ka qen\u00eb vazhdimisht jo vet\u00ebm klima politike, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb drejt\u00ebsia, mosavancimi i k\u00ebsaj reforme. Si e gjykoni pun\u00ebn e qeveris\u00eb deri tani, ju jeni dy vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion, pra si e gjykoni pun\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy vjet Shqip\u00ebria mori statusin e vendit kandidat. S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb miratimi i ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr sa i takon reform\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, do t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb shtytje t\u00eb fuqishme hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shpresojm\u00eb q\u00eb edhe progres-raporti do t\u00eb reflektoj\u00eb hapat pozitiv\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi. Ne k\u00ebto probleme i dim\u00eb, k\u00ebto probleme po i adresojm\u00eb. Jemi t\u00eb bindur se vendi do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb progres edhe n\u00eb k\u00ebto fusha kritike si korrupsioni, lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Po sinjalet nuk jan\u00eb aq t\u00eb mira, duke qen\u00eb se ju keni qen\u00eb n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs. Duke qen\u00eb i brendsh\u00ebm vet\u00eb p\u00ebrse nuk dol\u00ebt me nj\u00eb variant t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebsuar? Fakti q\u00eb keni dal\u00eb me variantin tuaj tregon q\u00eb akoma ka divergjenca dhe ky proces mund t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb peng reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr avancimin e negociatave.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> S\u00eb pari duhet t\u00eb kemi parasysh q\u00eb varianti ka qen\u00eb nj\u00eb variant i ekspert\u00ebve, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb variant i partive apo mazhoranc\u00ebs dhe jam i bindur q\u00eb propozimet e deputet\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim jan\u00eb mjaft konstruktive dhe ndihmojn\u00eb n\u00eb avancimin e reform\u00ebs, ashtu sikurse nuk paragjykojm\u00eb edhe propozimet e t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Si jan\u00eb relatat brenda koalicionit qeveris\u00ebs? Ju keni folur disa her\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb i quani impulse n\u00eb qeveri. A shihni n\u00eb t\u00eb ardhmen nj\u00eb riorganizim t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb kabineteve?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Impulset nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me emrat dhe kjo \u00ebsht\u00eb e keqja q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjith\u00e7ka personalizohet edhe n\u00eb politik\u00eb, por edhe n\u00eb komunikimin publik, por kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar energjit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate m\u00eb t\u00eb prekshme, pasi, kuptohet q\u00eb sfidat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nuk jan\u00eb sfida thjesht t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jan\u00eb sfida t\u00eb rajonit ton\u00eb, jan\u00eb sfida t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ne. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim absolutisht q\u00eb rritja e v\u00ebshtir\u00ebsive k\u00ebrkon edhe shtimin e energjive dhe t\u00eb impulseve.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Si e gjykoni qeverisjen Rama n\u00eb lidhje me ekonomin\u00eb? Ekonomia mbetet nj\u00eb problem shum\u00eb i madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe duket se popullata po ju jep nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb z\u00ebshme negative me ikje masive, me largime, me problemin e ISIS-it, q\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb komentohet si nj\u00eb nevoj\u00eb ekonomike q\u00eb i detyron disa njer\u00ebz t\u00eb shkojn\u00eb andej. Ju flisni p\u00ebr p\u00ebrparim, por konkretisht \u00e7far\u00eb note do t\u2019i vinit qeverisjes Rama n\u00eb drejtim t\u00eb ekonomis\u00eb?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> S\u00eb pari, nuk jam m\u00ebsues q\u00eb t\u00eb v\u00eb nota. S\u00eb dyti, jam edhe pjes\u00eb e k\u00ebsaj qeverisjeje dhe e k\u00ebtij koalicioni dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb njohur edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia por edhe t\u00eb forc\u00ebs politike q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj. Por nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se kjo qeveri e mori n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb mjaft t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb kjo qeveri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kriz\u00ebn greke, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike apo financiare t\u00eb Eurozon\u00ebs dhe partner\u00ebve tan\u00eb kryesor\u00eb. T\u00eb mos harrojm\u00eb se Italia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb partneri yn\u00eb kryesor dhe drejt s\u00eb cil\u00ebs shkojn\u00eb shumica e eksporteve tona, nuk ka nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer ekonomike. Pra, ka shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, ka shum\u00eb presion t\u00eb jasht\u00ebm. Por, absolutisht q\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ky ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsimi im kryesor, sepse edhe reformat e tjera duhet t\u00eb synojn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb vendit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrndarje sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet jeta dhe standardi i qytetar\u00ebve tan\u00eb. K\u00ebshtuq\u00eb, pa vendosur asnj\u00eb not\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb them se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr rritjen ekonomike t\u00eb vendit dhe t\u00eb kemi kurajo edhe t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga ndonj\u00eb vend fqinj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe rasti i Maqedonis\u00eb, ku vazhdimisht kam insistuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga eksperiencat e tyre, t\u00eb cil\u00ebt pavar\u00ebsisht nga problemet e m\u00ebdha politike q\u00eb kan\u00eb patur apo q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb, kan\u00eb arritur t\u00eb t\u00ebrheqin investime t\u00eb huaja mjaft serioze dhe t\u00eb jen\u00eb mjaft atraktiv\u00eb, edhe pse nuk i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb tona. Un\u00eb besoj se qeveria do ta ket\u00eb n\u00eb vemendje k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, q\u00eb karakterizohet nga v\u00ebshtir\u00ebsi, nga munges\u00eb fondesh, nga probleme mjaft t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb gjetur financime, t\u00eb arrijm\u00eb ta rrisim ekonomin\u00eb ton\u00eb n\u00eb potencialet e saj t\u00eb zhvillimit. Sepse nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb ta rrisim mbi potencialet e saj t\u00eb zhvillimit.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Kriza n\u00eb Evrop\u00eb, filloi n\u00eb 2008-\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas kriz\u00ebs n\u00eb Amerik\u00eb, megjithat\u00eb n\u00eb korrik ju keni pas mbi 7 mij\u00eb vet q\u00eb kan\u00eb ikur \u2013 q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar azil n\u00eb Gjermani, jo thjesht kan\u00eb ikur. 7 mij\u00eb e ca jan\u00eb t\u00eb regjistruar vet\u00ebm n\u00eb Gjermani. K\u00ebto vende q\u00eb ju i quani n\u00eb kriz\u00eb q\u00eb jan\u00eb partner\u00ebt tuaj p\u00ebr eksportet e Shqip\u00ebris\u00eb , k\u00ebto vende po presin shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe ikin thjesht p\u00ebr nevoj\u00eb ekonomike. Sot asnj\u00ebri nuk ik\u00ebn m\u00eb p\u00ebr munges\u00eb dritash, e p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb lir\u00eb e p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Evrop\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb Shqip\u00ebri. Ju keni nj\u00eb problem ekonomik q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe po ngrihet me shqet\u00ebsim nga gjerman\u00ebt q\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb thon\u00eb q\u00eb do i kthejm\u00eb k\u00ebto njer\u00ebz. Meq\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt vet\u00eb nevoj\u00ebn q\u00eb vendi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zhvillim sa m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, t\u00eb sjell nj\u00eb ndarje sa m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimit q\u00eb do t\u00eb realizohet, desha t\u2019u b\u00ebj nj\u00eb pyetje disi personale: klasa politike n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb shpalos nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe nj\u00eb luks t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. A ndjeheni ndonj\u00ebher\u00eb n\u00ebn presionin e publikut, k\u00ebtij publiku q\u00eb ik\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb, q\u00eb ka nj\u00eb minimale t\u00eb jetes\u00ebs tek 5 dollar\u00ebshi n\u00eb dit\u00eb, a ka ndonj\u00ebher\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ju prek, ju kap n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb shpalosje luksi dhe ekstravagance do t\u00eb thosha.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb luksi ju e keni fjal\u00ebn\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> P\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn tuaj t\u00eb jetes\u00ebs, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e pushimit, p\u00ebr makin\u00ebn, p\u00ebr pushimet ku i b\u00ebni, p\u00ebr \u2026<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Un\u00eb kam makin\u00eb t\u00eb shtetit zonj\u00eb, por ju nuk jeni informuar mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u marr\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Meta, un\u00eb besoj se shikuesit tan\u00eb e gjykojn\u00eb at\u00eb q\u00eb shohin me syt\u00eb e tyre p\u00ebrdit\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl. Edhe besoj q\u00eb kam detyrimin profesional t\u2019ju ngre nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb e marrim p\u00ebrdit\u00eb. Pyetja e vetme q\u00eb marrim, ekskluzive p\u00ebr \u00e7do politikan k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb: Klasa politike e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb largohet, ata po e mbajn\u00eb peng k\u00ebt\u00eb vend pasi jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb korruptuar. Them nga ana personale a e ndjeni ndonj\u00ebher\u00eb presionin, a ju vjen ndonj\u00ebher\u00eb siklet nga gjith\u00eb ajo q\u00eb thuhet. A ndjeni d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: mjaft m\u00eb! Dua t\u00eb sqarohem, dua t\u00eb lahem\u2026.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Po p\u00ebrderisa ju nga ana personale merrni p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb flisni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullit shqiptar\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Jo, nga ana e shikuesve q\u00eb na shkruajn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb\u2026<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Po pra dakord, nga ana profesionale, un\u00eb nuk mund t\u00eb merrem me gj\u00ebra t\u00eb tilla personale dhe ta ul nivelin e bised\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel. Un\u00eb jam politikan i cili jeton n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili vler\u00ebsohet dhe gjykohet nga shqiptar\u00ebt, mund t\u00eb vler\u00ebsohem edhe nga ata q\u00eb ju kan\u00eb d\u00ebrguar ju mesazhe t\u00eb tilla por vler\u00ebsohem edhe nga ata q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i takon makin\u00ebs nuk kam asnj\u00eb makin\u00eb personale\u2026\u2019<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Megjithat\u00eb, emri juaj \u00ebsht\u00eb lakuar disa her\u00eb lidhur me afera korruptive; ju keni th\u00ebn\u00eb vet\u00eb, nuk p\u00ebrmendet emri im n\u00eb ve\u00e7anti, megjithat\u00eb, kur mblidhen nj\u00eb e nj\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dy, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion, kush tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u00c7EZ dhe DIA, n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebndiet mes tyre. Kjo ishte nj\u00eb nga aferat e fundit q\u00eb u p\u00ebrmend.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Si ishte kjo akuz\u00eb? Se i paskeni shum\u00eb keq informacionet.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Qe nj\u00eb kompani q\u00eb kishte lidhje me ju, p\u00ebrfitonte nga kontrata q\u00eb mori DIA nga \u00c7EZ-i\u2026<br \/>\n<strong>Iliri Meta:<\/strong> Po, dhe nga provohet kjo?<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Kjo ka dal\u00eb nga nj\u00eb dokument i BIRN-it q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga firma\u2026 Un\u00eb besoj se t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb lexuar at\u00eb informacion.<br \/>\n<strong>Iliri Meta:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb e keqja juaj, q\u00eb un\u00eb kam marr\u00eb 260 mij\u00eb vota dhe nuk do t\u00eb flas do n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, jam i kujdessh\u00ebm t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr mua, kurse ju flisni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb mashtrim publik\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Jo, p\u00ebr nj\u00eb njoftim n\u00eb media, q\u00eb nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson qeverin\u00eb shqiptare ka p\u00ebrmendur nj\u00eb ish-kryeminist\u00ebr\u2026<br \/>\n<strong>Iliri Meta:<\/strong> Un\u00eb do t\u2019ju jap juve dokumentin e firm\u00ebs, e cila ka b\u00ebr\u00eb publik.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Do t\u00eb kishim shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ta kishim patur<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Por ju duhet ta kishit t\u00eb qart\u00eb kur b\u00ebt\u00eb k\u00ebto pyetje, q\u00eb ajo nuk ka pas shkrime t\u00eb manipuluar, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrmendet emri i zotit Meta n\u00eb asnj\u00eb rast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe ish-kryeministrit q\u00eb ka p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje i ka dal\u00eb emri, ka dal\u00eb dokumenti; mund ta jap edhe un\u00eb, edhe pse s\u2019e kam zakon t\u00eb p\u00ebrmend emra, ju e paskeni k\u00ebt\u00eb kurajo t\u00eb p\u00ebrmendini emra. \u00cbsht\u00eb e drejta juaj, me sa duket duhet ta filloni gazetarin\u00eb nga e para.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti Meta, nj\u00eb fakt q\u00eb mbetet thembra e Akilit, korrupsioni. Ngrihet problemi me drejt\u00ebsin\u00eb, me mosgjykimin e akuzave q\u00eb b\u00ebhen.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Shqip\u00ebria e paska zgjidhur problemin e korrupsionit, se mund t\u2019ju marr ju t\u2019ju v\u00eb prokurore t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe ju e zgjidhni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Pyetje t\u00eb k\u00ebqia nuk ka, ju mund t\u2019i sqaroni, un\u00eb mund t\u00eb jem e painformuar.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> N\u00ebse flasim nga ana profesionale p\u00ebr lajme, t\u00eb cilat publikisht jan\u00eb konfirmuar, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, n\u00ebse ju flisni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj kompanis\u00eb q\u00eb ka mbrojtur gjoja qeverin\u00eb shqiptare, kur ajo ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sqarim publik dhe zyrtar dhe ju nuk paskeni, at\u00ebhere mua m\u00eb vjen shum\u00eb keq.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Ajo thjesht thot\u00eb q\u00eb nuk e kemi p\u00ebrmendur me em\u00ebr zotin Meta. Asnj\u00ebher\u00eb nuk thot\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Nuk e ka p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb zotin Meta p\u00ebr asnj\u00eb tranfert\u00eb, apo praktika korruptive lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb lutem dhe ish-kryeministri e ka emrin, ka patur nj\u00eb aktivitet t\u00eb tijin privat, gj\u00ebrat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, ju nuk i dini k\u00ebto gj\u00ebra, at\u00ebhere m\u00eb vjen keq p\u00ebr profesionalizmin tuaj.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> At\u00ebhere pse lakohet emri juaj, pse t\u00ebrhiqni nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb till\u00eb negative, a ka nj\u00eb arsye personale, apo inat personal q\u00eb kan\u00eb gazetar\u00ebt me ju?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> M\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur se jetoni n\u00eb Amerik\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb del emri i Klinton\u00ebve k\u00ebtu p\u00ebr k\u00ebto probleme\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Jo p\u00ebr korrupsion t\u00eb till\u00eb.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Kur zoti Meta nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb politik\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebgjoni p\u00ebr zotin Meta. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e vendosin qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, nuk vendoset nga askush tjet\u00ebr.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb po ikin p\u00ebrdit\u00eb. Me aktet e tyre po tregojn\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur besimin, n\u00eb Transperancy International n\u00eb anketa del gjithmon\u00eb mungesa e besimit tek qeveritar\u00ebt. Ju nuk e ndjeni k\u00ebt\u00eb si politikan veteran q\u00eb jeni?<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Un\u00eb natyrisht q\u00eb ndiej at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kam, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb flasim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb populiste, por duhet t\u00eb tregohemi m\u00eb realist\u00eb, sepse kemi edhe nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb ikin n\u00eb vende m\u00eb t\u00eb zhvilluara, si n\u00eb rastin e Gjermanis\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebto vende kan\u00eb probleme q\u00eb meritojn\u00eb nj\u00eb karkterizim t\u00eb till\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre politik. Ne nuk duhet t\u2019i g\u00ebnjejm\u00eb njer\u00ebzit dhe t\u2019u krijojm\u00eb iluzione e gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duke ndryshuar disa politkan\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs.<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Po ju erdh\u00ebt n\u00eb pushtet dy vjet p\u00ebrpara me premtimin q\u00eb gj\u00ebrat do ndryshojn\u00eb. Ju jeni kryetar i Parlamentit, ju ndani fondet p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, pra nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale e keni\u2026<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> \u00c7do gj\u00eb ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente. Dhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb jemi k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimet me Institutin Demokratik Amerikan lidhur me programet e transparenc\u00ebs n\u00eb Parlament\u2026<br \/>\n<strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Shpresoj t\u00eb d\u00ebgjoj n\u00eb t\u00eb ardhmen prej jush. Ju uroj suksese gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Washington.<br \/>\n<strong>Ilir Meta:<\/strong> Faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ardita DUNELLARI varianti i degjuar: http:\/\/www.zeriamerikes.com\/content\/ilir-meta-voa-zeri-amerikes\/3028446.html Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: \u00c7far\u00eb roli i k\u00ebrkohet Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit? Ilir Meta: Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet me notat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebrsa i takon bashk\u00ebpunimit t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb reja, me t\u00eb cilat ndeshet vendi yn\u00eb, rajoni yn\u00eb, por&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5649,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5648","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5651,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5648\/revisions\/5651"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5649"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}