{"id":5602,"date":"2015-10-13T13:37:07","date_gmt":"2015-10-13T13:37:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5602"},"modified":"2015-10-13T13:37:07","modified_gmt":"2015-10-13T13:37:07","slug":"interviste-me-poetin-arjan-kallco","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5602","title":{"rendered":"INTERVIST\u00cb ME POETIN ARJAN KALL\u00c7O"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ROVENA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4758\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ROVENA-248x300.jpg\" alt=\"ROVENA\" width=\"248\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ROVENA-248x300.jpg 248w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/11\/ROVENA.jpg 341w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/a>Intervistoi: Dr. Rovena VATA-Albanologe<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebllimi me poezi <strong>\u201cPafund\u00ebsia jote m\u00eb deh\u201d<\/strong> shkruar nga poeti Arjan Kall\u00e7o, gjat\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij n\u00eb Greqi, ku bie n\u00eb sy origjinaliteti i titujeve dhe p\u00ebrmbajtja e poezive t\u00eb tipit si:<!--more--> Pafund\u00ebsia jote m\u00eb deh, Kolonat, Per\u00ebndesh\u00eb e huaj, n\u00eb Athin\u00eb, Nuk do t\u00eb desha, E nj\u00ebjta kafene, T\u00eb dashuruarit, Kush t\u00eb ka par\u00eb, Ikon\u00eb, Po fshihen \u00ebndrrat, Qiell vere, Kush t\u00eb ka par\u00eb etj.<\/p>\n<p>Poezia e tij dallon p\u00ebr frazeologji t\u00eb pasur si: Pafund\u00ebsia jote m\u00eb deh, Kolona t\u00eb p\u00ebrhim\u00ebta, pesh\u00ebn e koh\u00ebs, mirazh shkret\u00ebtirash, pasqyra drit\u00ebverbuese, kolonave t\u00eb Akropolit, folen\u00eb e per\u00ebndive, nektari hileqar, z\u00ebnka planetare, rast\u00ebsis\u00eb tekanjoze, penelop\u00eb e paepur, itinerarin t\u00ebnd, i zhytur pafrym\u00eb, ulur shqiptarisht, horizontin e ndezur, meteor\u00ebt e paduruesh\u00ebm, sy t\u00eb tjer\u00eb miklues, \u00ebndrrat po treten, bllokada arratisjesh, kontaktet e zjarrta, engj\u00ebll parajsash, ziliqare xheloze, ngutje lamtumirash, \u00ebnd\u00ebrr e rreme.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu njohur m\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb poet vendos\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Doja s\u00eb pari t\u00eb flisnim p\u00ebr pun\u00ebn tuaj, e cila \u00ebsht\u00eb\u00a0tashm\u00eb e njohur nga t\u00eb gjith\u00eb ne. Si filluat t\u00eb shkruanit dhe cila \u00ebsht\u00eb teknika q\u00eb ndiqni?.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Po e filloj, duke shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe duke ju falenderuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nga numri i pyetjeve dhe thell\u00ebsia e k\u00ebndv\u00ebshtrimeve nuk \u00ebsht\u00eb e zakont\u00eb.Puna ime?! \u00cbsht\u00eb e shum\u00ebfisht\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite q\u00eb p\u00ebrfshin, jo vet\u00ebm m\u00ebsimdh\u00ebnien, por edhe p\u00ebrkthimin, let\u00ebrsin\u00eb, studimin, gazetarin\u00eb, filozofin\u00eb etj. Nj\u00eb kompleksitet dhe nd\u00ebrthurje q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem mir\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb impenjim, q\u00eb ma b\u00ebn dit\u00ebn tep\u00ebr t\u00eb lodhshme, por edhe t\u00eb bukur, n\u00eb nj\u00eb alternim fushash q\u00eb do t\u00eb thosha se \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00eb magjiplota. Por, un\u00eb jam m\u00ebsuar tashm\u00eb me k\u00ebto ritme dhe shpesh u them miqve se \u00e7lodhem, duke punuar. \u00cbsht\u00eb m\u00ebse e v\u00ebrtet\u00eb, sepse nga kombinimi i tyre vihet n\u00eb pun\u00eb mendja q\u00eb zhd\u00ebrvjellt\u00ebsohet n\u00eb realizimin e synimeve ditore dhe m\u00eb gjer\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb e zakont\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e programuar n\u00eb pun\u00ebt e mia. Si fillova t\u00eb shkruaja? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb e brendshme n\u00eb momentet e v\u00ebshtira q\u00eb kalon njeriu n\u00eb jet\u00eb, si n\u00eb qenien t\u00ebnde, ashtu dhe n\u00eb mjediset e shumta me t\u00eb cilat komunikojm\u00eb e veprojm\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb tharmi q\u00eb t\u00eb shtyn t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohesh, t\u00eb meditosh dhe m\u00eb pas nga deduktimet ta konretizosh mendimin. Por jo gjithmon\u00eb mendimi konkretizohet leht\u00eb, apo plot\u00ebsisht i arrir\u00eb. Nj\u00eb mendim nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrmbaj\u00eb n\u00eb vetvete nj\u00eb filozofi, apo men\u00e7uri tek e cila, duam s\u2019duam, do t\u00eb arrijm\u00eb, qoft\u00eb kjo e krijuar nga puna jote, kjo dhe e pashkruar m\u00eb par\u00eb. Fillesat lidhen me Tiran\u00ebn, ku mendoj se natyra romantike e qytetit dhe mjediset p\u00ebrreth, ku studionim, ishin nj\u00eb shtys\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar. Por ka edhe shum\u00eb shtysa t\u00eb tjera, si kultura e t\u00eb dy vendeve dhe t\u00eb dyja gjuh\u00ebve, shqip dhe italisht, ndjenja e dashuris\u00eb, raportet me njer\u00ebzit t\u00eb cilat dep\u00ebrtojn\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirt dhe m\u00eb pas l\u00ebn\u00eb mbresa q\u00eb, edhe pse n\u00eb fillim t\u00eb duken joreale, por q\u00eb m\u00eb pas hyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsin\u00eb e vet dhe marrin udh\u00ebn e mrekullueshme t\u00eb krijimit. P\u00ebrsa i p\u00ebrket teknikave mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb duhet v\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pikpyetje, sepse ti mendon se p\u00ebrdor disa, por m\u00eb pas, pas rileximesh dhe reflektimesh, del se jan\u00eb t\u00eb tjera. Ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrputhen me ato q\u00eb synon.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Jeni ndikuar nga shqiptar\u00eb apo poet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe n\u00ebse po, cil\u00ebt jan\u00eb?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb bisedat tona shpesh thuhet se nuk ka poet t\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb model t\u00eb cilin e ndjek, ose ndihet i ndikuar prej tij. Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me natyr\u00ebn e vet\u00eb poetit dhe shkrimtarit. Nuk \u00ebsht\u00ebide\u00a0 e keqe t\u00eb ndikohesh nga t\u00eb m\u00ebdhejnjt\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, por mua m\u00eb ngacmon m\u00eb shum\u00eb origjinaliteti. N\u00ebse u referohemi modeleve klasike, edhe sot ka plot mes tyre q\u00eb ndjekin shembuj n\u00eb let\u00ebrsi, por un\u00eb nuk do ta futja veten tek k\u00ebta, pasi nuk ndihem i ndikuar nga ndonj\u00eb poet. M\u00eb duket si nj\u00eb lloj kopje t\u00eb cil\u00ebn nuk e kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr.Natyrisht pas studimeve universitare kam lexuar dhe p\u00ebrkthyer shum\u00eb poet\u00eb italian\u00eb, por edhe t\u00eb huaj, por kurr\u00eb nuk e kam patur t\u00eb nevojshme t\u00eb ndjek shembullin e tyre. Ndodh q\u00eb t\u00eb kujtohen poezi dhe tamatika e tyre t\u00eb shtyn n\u00eb ngasje \u201ckopimi\u201d, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e vet\u00eb autorit q\u00eb e vendos veten n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, si autori t\u00eb cilit i referohet. Sigurisht kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00ebnd n\u00eb poezi.Un\u00eb poezit\u00eb e mia t\u00eb para i shkrova n\u00eb gjuh\u00ebn italiane dhe me poezin\u00eb shqiptare nuk kisha shum\u00eb afrimitet. N\u00eb momentin q\u00eb shkruan n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, at\u00ebher\u00eb e kupton se mund t\u00eb shkruash n\u00eb dy variante, duke menduar n\u00eb gjuh\u00ebt respektive. Ju e dini q\u00eb ka nj\u00eb brez t\u00eb shquar t\u00eb poet\u00ebve hermetik\u00eb italian\u00eb dhe, nga 4 m\u00eb t\u00eblexuarit, dy jan\u00eb Nobelist\u00eb: Luxi, Montale, Ungareti dhe Kuazimodo. N\u00eb p\u00ebrmbajtje nuk mund t\u2019u shp\u00ebtosh dot temave, nd\u00ebrsa n\u00eb form\u00eb\u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e leht\u00eb t\u00eb mos ndikohesh.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong>N\u00eb poezin\u00eb tuaj, <\/strong><strong>shohim q\u00eb pothuajse n\u00eb \u00e7do varg ka nga nj\u00eb mesazh, pra poezi-mozaik q\u00eb shpreh plot\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb p\u00ebrcjell p\u00ebr lexuesit me k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb poezis\u00eb t\u00ebnde?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>P\u00ebr mua poezia dhe filozofia jan\u00eb t\u00eb pandara.Lexova pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb intervist\u00ebn e nj\u00eb poeti rumun q\u00eb thoshte se nuk i p\u00eblqente ta p\u00ebrzjente poezin\u00eb me filozofin\u00eb. E respektoj mendimin e tij, nd\u00ebrsa un\u00eb e p\u00ebrzjej q\u00ebllimisht, pasi m\u00eb duket se nj\u00eb filozofi e shprehur me poezi \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e shkrut\u00ebr dhe q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebr ta lexuar, meq\u00eb jeta n\u00eb vrapin e saj sot t\u00eb krijon pak hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb lexuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb del. K\u00ebshtu q\u00eb koncetratet e deduktimeve t\u00eb mia, p\u00ebrmes filozofis\u00eb, p\u00ebrpiqem t\u2019i derdh n\u00eb poezi. Duke q\u00ebn\u00eb se filozfia \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e mendimit, mendoj se m\u00eb dominon n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00ebnien time me racionalitetin e vet. Njeriu, duke q\u00ebn\u00eb se jeta \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e p\u00ebrcaktuar, me fillimin dhe fundin e vet, nuk mund ta l\u00ebr\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes k\u00ebt\u00eb fakt. Sa m\u00eb racional t\u00eb jesh, aq m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura do krijosh, por si nj\u00eb q\u00ebllim i patundur n\u00eb vetvete. Mesazhet q\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrcjell jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por dy m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit jan\u00eb koha dhe hap\u00ebsira. Kur p\u00ebrdor arsyen, ndoshta humb di\u00e7ka nga spontaneiteti, por ke fituar koh\u00eb dhe koha \u00ebsht\u00eb \u201ctirani yn\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm\u201d e kam quajtur n\u00eb nj\u00eb poezi. Lidhur me hap\u00ebsir\u00ebn, mendoj se kufijt\u00eb e saj duhet t\u2019i kap\u00ebrcejm\u00ebbrenda pakalueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Nj\u00eb poet pa koh\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn, p\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e mundur t\u2019i vizitosh, nuk do t\u00eb ishte i larmish\u00ebm. Dhe kur them hap\u00ebsir\u00eb i referohem reales ku jetojm\u00eb.M\u00eb pas mesazhet e tjera sillen rrotull tyre, por boshti \u00ebsht\u00eb po ai.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong>Sipas mendimit tuaj, cili \u00ebsht\u00eb evolucioni i poezis\u00eb moderne shqiptare dhe cilat jan\u00eb lidhjet e saj me tradit\u00ebn?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Un\u00eb mendoj se jo \u00e7do evolucion \u00ebsht\u00eb evolucion. T\u00eb shkruash se ke evoluar, nd\u00ebrsa n\u00eb realitet gjendesh n\u00eb regres, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kthim prapa.Asnj\u00eb evolucion nuk e merr vul\u00ebn e risis\u00eb nga sasia e poezis\u00eb dhe e librave q\u00eb ke shkruar. Aktualisht tek ne prodhohet shum\u00eb poezi, m\u00eb lejohet t\u00eb b\u00ebj kritik\u00eb duke q\u00ebn\u00eb an\u00ebtar i Shoqat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kritik\u00ebve Letrar\u00eb t\u00eb Unesko-s, por jo e gjitha \u00ebsht\u00eb e till\u00eb. Masivizimi i saj nuk \u00ebsht\u00eb evolucion, por shturrje, pasi shkruajn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhejo t\u00eb gjith\u00eb lexohen dhe preferohen. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur tek ne thuhet se mungon kritika. Ka nj\u00eb grup poet\u00ebsh tradicional\u00eb, por dihet q\u00eb ata jan\u00eb mjeshtra t\u00eb asaj poezie, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndjekim shembullin e tyre, pasi do t\u00eb krijonim poezi sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb poezi. M\u00eb bien n\u00eb dor\u00eb libra t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb autor\u00ebve q\u00eb ndoshta duhet t\u00eb ndalen dhe t\u00eb mendojn\u00eb, n\u00ebse ia vlen t\u00eb shkruajn\u00eb m\u00eb tej. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj autocensure q\u00eb duhet promovuar dhe p\u00ebrkrahur fuqimisht, pa patur momente dob\u00ebsie, apo zem\u00ebrimi.Nj\u00eb poezi q\u00eb nuk ka frym\u00ebmarrje nuk \u00ebsht\u00eb poezi, por \u00e7poezi (po krijoj k\u00ebtu nj\u00eb precedent p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar ritmin frenetik me t\u00eb cilin po botohet sot). Dikur nj\u00eb poet i njohur m\u00eb thoshte se poezia jon\u00eb e ka ngritur nivelin e saj dhe ndoshta dallon n\u00eb Europ\u00eb, por ende nuk e kam t\u00eb qart\u00eb se ku q\u00ebndron ky dallim, kur ajo poezi mbetet e panjohur n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Tradita krijohet nga njer\u00ebzit dhe prishet prej tyre, prandaj nuk do t\u00eb isha shum\u00eb dakord q\u00eb ta ruajm\u00eb me \u00e7do kusht tradit\u00ebn. Poezia \u00ebsht\u00eb melodi e shpirtit dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb pa ndonj\u00eb klauzol\u00eb kufizuese, n\u00ebse v\u00ebrtet ting\u00ebllon. Koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar dhe nuk duhet gjykaur m\u00eb, n\u00ebse jemi, apo jo brenda tradit\u00ebs. Ka disa momente q\u00eb tradita duhet ruajtur, por n\u00eb at\u00eb dallim q\u00ebna b\u00ebn t\u00eb ndihemi shqiptar\u00eb dhe jo konservator\u00eb konsekuent\u00eb t\u00eb modeleve.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong>Ju, cil\u00ebt nga poet\u00ebt e vjet\u00ebr konsideroni m\u00eb t\u00eb spikatur?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb ndalem tek Drit\u00ebroi, jo vet\u00ebm si poet, por edhe si njeri. M\u00eb vjen keq p\u00ebr ata q\u00eb poet\u00ebt sot i ndajn\u00eb me nj\u00eb lloj p\u00eblqyeshm\u00ebrie t\u00eb natyrave t\u00eb tjera. Drit\u00ebroi \u00ebsht\u00eb simboli yn\u00eb komb\u00ebtar p\u00ebr lirikat e tij plot harmoni dhe\u00a0 rrjedhshm\u00ebri t\u00eb zhd\u00ebrvjellt\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj jehone q\u00eb nuk vonon t\u00eb p\u00ebrcillet tek veshi, mendja dhe shpirti. Melodia e vargut t\u00eb tij, edhe pse tradicionale, t\u00eb jep nj\u00eb perceptim ndryshe nga sa thash\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ka plot t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i vler\u00ebsoj edhe p\u00ebr tekstet e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb\u00ebmbla q\u00eb ende sot ke d\u00ebshir\u00ebn t\u2019i d\u00ebgjosh.Pra poezia \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb me form\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen e saj t\u00eb mbetet e gjall\u00eb n\u00eb mendje, edhe pas shum\u00eb vitesh. Brezi i vjet\u00ebr e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201cgavet\u00eb\u201d, pra p\u00ebrvoj\u00ebn dhe e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb poezi sa p\u00ebr sy e faqe. Apo ndonj\u00eb poezi t\u00eb shpejt\u00ebsa t\u00eb plot\u00ebsohet sasia e librave t\u00eb botuar q\u00eb t\u00eb rendim p\u00ebr \u00e7mime.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong>Poet\u00ebt aktuale shqiptare, a ndikohen dhe sa nga rrymat poetike nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nuk kam mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e poezis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb mbetesh jasht\u00eb ndikimeve, apo rrymave. Ndyshe do t\u00eb pranonim se kemi mbetur prapa. Por un\u00eb personalisht jam kund\u00ebr rrymave dhe mendoj se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb let\u00ebrsi, pa e inkuadruar n\u00ebp\u00ebr rryma. Rrymat si dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb jet\u00ebs i ka shpikur shoq\u00ebria njer\u00ebzore, por pse t\u00eb mos e quajm\u00eb poezi pa rryma? \u00c7\u2019kuptim do t\u00eb kishte poezia n\u00eb korniz\u00ebn e rrym\u00ebs globale sot? \u00c7far\u00eb emri do t\u2019u vinim rrymave q\u00eb sot etiketohen postmoderniste, pasi e gjith\u00eb shoq\u00ebria konsiderohet e till\u00eb? Po sikur postmodernizmi t\u00eb konsiderohet antiteza e modernizmit?Pra, mbetet shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb klasifikohet sot rryma letrare.<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong>N\u00eb sektorin e botimeve, si l\u00ebkundet prodhimi shqiptar? \u00c7far\u00eb libra preferon publiku dhe \u00e7far\u00eb botuesit?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Natyrisht \u00ebsht\u00eb fakt ana sasiore e botimeve tona, bile p\u00ebr nga prodhueshm\u00ebria ua kalojm\u00eb edhe disa vendeve t\u00eb tjera n\u00eb popullsi m\u00eb t\u00eb madhe se ne. Ndoshta kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndonj\u00eb lloj deliri krej origjinal shqiptar. Plot libra mbeten t\u00eb pashitur dhe q\u00eb nga ky moment autorit nuk i mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 t\u2019i dhuroj\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb mbeten n\u00ebp\u00ebr rafte bibliotekash. Shkruhet shum\u00eb, shija e poezis\u00eb\u00ebsht\u00eb tep\u00ebr delikate, por mua m\u00eb duket se pak lexohet.Dhe e kam t\u00eb qart\u00eb se nj\u00eb njeri i edukuar(\u00ebsht\u00eb fjala tek e cila ne duhet t\u00eb ndalemi shum\u00eb dhe seriozisht) me shije t\u00eb larta, t\u00eb mund t\u00eb p\u00eblqej\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb \u00e7do lloj poezie. Mesa d\u00ebgjojm\u00eb edhe nga sondazhet p\u00eblqehen autor\u00ebt e huaj, por kjo ndonj\u00ebher\u00eb b\u00ebhet edhe p\u00ebr efekte snobizmi, pasi jo \u00e7do autor i huaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet e t\u00eb m\u00ebdhenjve. K\u00ebtu ndikon shum\u00eb edhe niveli i p\u00ebrkthimit t\u00eb tyre n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Kam p\u00ebrshtypjen se edhe botuesit serioz\u00eb p\u00ebrpiqen ta anashkalojn\u00eb autorin vendas dhe sidomos t\u00eb paafrimuar.<\/p>\n<ol start=\"8\">\n<li><strong>Libri shqiptar, publikohet m\u00eb leht\u00eb se sa t\u00eb huajt, apo e kund\u00ebrta, dhe pse?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se botohet m\u00eb leht\u00eb, pasi edhe kostoja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl. N\u00ebse u hedhim nj\u00eb sy librave t\u00eb huaj gjithmon\u00eb do t\u00eb shohim dallimin q\u00eb n\u00eb \u00e7mim. Koh\u00ebt e fundit un\u00eb po botoj me Amazonin, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb miku italian dhe \u00e7mimi, n\u00ebse do ta botoja n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb ishte pengesa kryesore e lexuesit. P\u00ebr t\u00eb mos folur m\u00eb pas p\u00ebr m\u00ebnyrat, sesi libri duhet t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb tek lexuesi.M\u00ebsova se nga nj\u00eb sondazh, libri n\u00eb rrjet u mund nga ai i botuar n\u00eb form\u00ebn tradicionale.<\/p>\n<ol start=\"9\">\n<li><strong>Personalisht, cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ju prekin dhe ju stimulojn\u00eb n\u00eb shkrim?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb thosha shprehej se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb me mosh\u00eb. N\u00eb fillimet e mia temat ishin tep\u00ebr rrebele, nj\u00eb poet po t\u00eb mos jet\u00eb i till\u00eb, nuk do ta meritonte emrin poet. M\u00eb pas pjekuria rritet dhe temat ndryshojn\u00eb, po ashtu dhe vrulli. Por tema q\u00eb nuk mund t\u00eb lihet jasht\u00eb v\u00ebmendjes \u00ebsht\u00eb ajo e udh\u00ebtimit: sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb udh\u00ebtosh, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb njoh\u00ebsh dhe njohja e kulturave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premis\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr larmin\u00eb e tematikave. M\u00eb pas jeta dhe p\u00ebrballja me t\u00eb, ta sugjeron vet\u00eb tematik\u00ebn.Thuhet se poet\u00ebt e m\u00ebdhenj u b\u00ebn\u00eb t\u00eb till\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs.Mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por poeti b\u00ebhet i till\u00eb, edhe me p\u00ebrvoja dhe p\u00ebrjetime t\u00eb tjera.Jeta \u00ebsht\u00eb sinonim dhe antonim i dialektik\u00ebs s\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<ol start=\"10\">\n<li><strong>K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, jeni duke p\u00ebrgatitur di\u00e7ka t\u00eb re?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Sapo p\u00ebrfundova nj\u00eb antologji me poezi t\u00eb poet\u00ebve italian\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur nga publiku shqiptar.Jan\u00eb poet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kam takuar realisht, por edhe virtualisht.Shpresoj q\u00eb libri t\u00eb dal\u00eb s\u00eb shpejti, edhe pse disa prej tyre jan\u00eb botuar n\u00eb faqet e shtypit shqiptar. M\u00eb pas libra t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb, por le ta l\u00ebm\u00eb pak surpriz\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"11\">\n<li><strong>A ka ndonj\u00eb poet modern shqiptar ose t\u00eb huaj q\u00eb do t\u00eb ve\u00e7onit?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb theksoj se m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb, s\u00eb pari Nobelist\u00ebt, ndryshe nuk do t\u00eb ishin t\u00eb till\u00eb, edhe pse ka z\u00ebra q\u00eb Nobelin e marrin budallenjt\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte shakaja m\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb. M\u00eb pas vijn\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr n\u00eb nivel bot\u00ebror, e m\u00eb pas p\u00ebrpiqem t\u00eb zbuloj poet\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb panjohur m\u00eb par\u00eb dhe, n\u00ebse poezia e tyre m\u00eb josh, e p\u00ebrkthej n\u00eb shqip. Do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7oja, pasi jan\u00eb unik\u00eb n\u00eb llojin e vet, nuk kan\u00eb \u201ckopje\u201d apo nuk jan\u00eb \u201ckopje\u201d. Ndoshta meq\u00eb lexoj shum\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn italiane dhe pak n\u00eb gjuh\u00ebt e tjera, do t\u00eb p\u00ebrmendja ndonj\u00eb em\u00ebr italian, por k\u00ebtu do t\u00eb gaboja.<\/p>\n<ol start=\"12\">\n<li><strong>Sa e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, ku t\u00eb gjith\u00eb shkruajn\u00eb dhe publikojn\u00eb, t\u00eb dallohet nj\u00eb poet me vlera dhe t\u00eb b\u00ebhet i shquar?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Talenti e gjen vet\u00eb rrug\u00ebn e vet, edhe sikur t\u00eb duash ta pengosh me shum\u00eb shkopinj n\u00ebn rrogoz.<\/p>\n<ol start=\"13\">\n<li><strong>Si i shikoni Festivalet Poetike, t\u00eb cilat koh\u00ebt e fundit shfaqen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Festivalet jan\u00eb nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr ta promovuar poezin\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur.Ne prej 19 vjet\u00ebsh organizojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe ju them nga p\u00ebrvoja se \u00ebsht\u00eb pozitive.Problemi q\u00ebndron tek cil\u00ebsia e p\u00ebrzgjedhjes. Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb paracaktoheshin tema dhe t\u00eb d\u00ebrgoheshin poezit\u00eb para s\u00eb t\u00eb fillonte festivali. Pse tek ai i Strug\u00ebs marrin pjes\u00eb edhe Nobelist\u00ebt e ardhsh\u00ebm?Mendoj, sepse komisioni b\u00ebn p\u00ebrzgjedhjen e duhur, pa u nisur nga an\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<ol start=\"14\">\n<li><strong> Cili \u00ebsht\u00eb raporti i poezis\u00eb t\u00ebnde me erotizmin?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Erotizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb elemnet i pandash\u00ebm i poezis\u00eb, por un\u00eb jam p\u00ebr nj\u00eb erotiz\u00ebm t\u00eb holl\u00eb dhe shpesh t\u00eb fshehur dhe jo t\u00eb shpallur hapur, bile shpesh arrihet n\u00eb nivelet e banalitetit. Estetika q\u00ebndron pik\u00ebrisht tek ky erotiz\u00ebm \u201ci maskuar\u201d dhe jo tek ai i shpallur me nota epshi. Nuk ka m\u00eb erotike sesa puthja, t\u00eb tjerat m\u00eb pas detyrimisht t\u00eb futin n\u00eb rrug\u00ebn e banalitetit.Erotizmi i par\u00eb si akt real dashurie, t\u00eb fut n\u00ebp\u00ebr shtigje q\u00eb duhet t\u00eb jesh mjesht\u00ebr q\u00eb ta pasqyrosh. Por poezi erotike t\u00eb till\u00eb sublime e gjen rrall\u00eb. Puthja, po&#8230;q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet p\u00ebrqasja m\u00eb e bukur ndaj erotizmit.Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nuk ka erotiz\u00ebm pak banalitet.Banaliteti tregon p\u00ebr instikte t\u00eb pazbutura dhe edukim ndjenjash t\u00eb palot\u00ebsuar dhe t\u00eb paformuar. Duhen edukuar dhe k\u00ebto shij\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq.<\/p>\n<p><strong>Ju falenderoj p\u00ebr intervist\u00ebn tuaj. Dhe ftojm\u00eb lexuesit p\u00ebr t\u00eb shijuar disa nga vargjet tuaja m\u00eb t\u00eb bukura:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shtojzavalle kryeqytet\u00ebse<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb most t\u00eb t\u00eb kisha,<\/p>\n<p>tash do t\u00eb thosha,<\/p>\n<p>se je nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e rreme.<\/p>\n<p>Por ti k\u00ebrkon t\u2019i sfidosh rregullat,<\/p>\n<p>shtojzovalle e k\u00ebsaj nate,<\/p>\n<p>kryeqytetase.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nuk do t\u00eb desha <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb desha kurr\u00eb,<\/p>\n<p>q\u00eb kjo dit\u00eb t\u2019i drejtohej fundit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte ngush\u00ebllimi m\u00eb i keq,<\/p>\n<p>p\u00ebr t\u00eb dy.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dashuruarit<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Romeo dhe Xhuljeta,<\/p>\n<p>s\u00ebrisht t\u00eb ndar\u00eb nga fati i pafat.<\/p>\n<p>Historia b\u00ebhet m\u00eb kurioze,<\/p>\n<p>dhe pashmang\u00ebrisht po zgjat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Nata n\u00eb Selanik<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e magjishme nata,<\/p>\n<p>n\u00eb Selanik.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt gum\u00ebzhijn\u00eb nga makinat,<\/p>\n<p>q\u00eb rendin tutje,<\/p>\n<p>n\u00eb horizon p\u00ebrhumben.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Arom\u00eb jete<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E jotja \u00ebsht\u00eb esenc\u00eb,<\/p>\n<p>e mbledhur si hektari hileqar,<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb akom\u00eb deh\u00ebse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kalendari yt<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sa jet\u00eb do t\u00eb duhen,<\/p>\n<p>q\u00eb kalendari yt i ndalur,<\/p>\n<p>kush e di se ku q\u00ebndron i varur,<\/p>\n<p>v\u00ebshtrimin ta drejtoj\u00eb larg?<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Po fshihen \u00ebndrrat<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kontaktet e zjarrta mund ta kishin zbutur,<\/p>\n<p>koh\u00ebn q\u00eb rrjedh menduesh\u00ebm,<\/p>\n<p>mund ta kishin ndalur hemorragjin\u00eb,<\/p>\n<p>q\u00eb braktis nj\u00eb vend.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kush t\u00eb ka par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kush t\u00eb ka par\u00eb, leht\u00eb,<\/p>\n<p>s\u2019mund t\u00eb t\u00eb harroj\u00eb,<\/p>\n<p>Kush t\u00eb ka njohur, papritur,<\/p>\n<p>s\u2019mund t\u00eb t\u00eb braktis\u00eb.<\/p>\n<p>Tani po e kuptoj,<\/p>\n<p>sa m\u00eb dh\u00ebmb ky trishim im, por,<\/p>\n<p>tashm\u00eb ti je larg.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Tundim<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr e ngjitur mbi mur,<\/p>\n<p>duket se syrin ma shkeli,<\/p>\n<p>e d\u00ebshir\u00ebn ma zgjoi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pafund\u00ebsia jote me deh<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Eh, sa her\u00eb, e lashta ime,<\/p>\n<p>n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e tua pambarim,<\/p>\n<p>u deha n\u00eb pafund\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb ndalesat t\u00eb mos mbaronin,<\/p>\n<p>fundi \u00ebsht\u00eb vetmi,<\/p>\n<p>pafund\u00ebsia liri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervistoi: Dr. Rovena VATA-Albanologe V\u00ebllimi me poezi \u201cPafund\u00ebsia jote m\u00eb deh\u201d shkruar nga poeti Arjan Kall\u00e7o, gjat\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb tij n\u00eb Greqi, ku bie n\u00eb sy origjinaliteti i titujeve dhe p\u00ebrmbajtja e poezive t\u00eb tipit si:<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5604,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5602\/revisions\/5604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}