{"id":5485,"date":"2015-09-15T20:09:42","date_gmt":"2015-09-15T20:09:42","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5485"},"modified":"2015-09-15T20:09:42","modified_gmt":"2015-09-15T20:09:42","slug":"miresia-dhe-e-verteta-do-ta-mund-perhere-te-keqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5485","title":{"rendered":"Mir\u00ebsia dhe e v\u00ebrteta do ta mund p\u00ebrher\u00eb t\u00eb keqen!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Refleksion<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Pjeter Jaku<br \/>\n\u00c7do dit\u00eb gabojm\u00eb e korigjohemi, ose vet, ose nga t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb mos gabosh, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb. A duhet t\u00eb gabojm\u00eb? Gjith\u00ebkush i p\u00ebrgjigjet prer\u00eb: Jo! At\u00ebher\u00eb pse ndodh ky fenomen?! <!--more-->Sepse veprojm\u00eb, b\u00ebjme di\u00e7ka, p\u00ebrpiqemi p\u00ebr t\u00eb mbrrit dikun, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb idealit ton\u00eb. Gjith\u00ebkush ia ka v\u00ebn\u00eb vetes nj\u00eb cak, p\u00ebr t\u00eb cilin vazhdimisht lufton. Jeta \u00ebsht\u00eb aq e shkurt\u00ebr sa askujt nuk i tepron koha, por n\u00ebse shkruan ndjen, dhe n\u00ebse ndjen do t\u00eb shprehesh. Asgj\u00eb e gabuar deri k\u00ebtu. Mvaret se si tjetri t\u00eb kupton, se si tjetri t\u00eb p\u00ebrgjigjet, se si tjetri vepron n\u00eb d\u00ebm t\u00eb dikujt p\u00ebr interesa meskine. Gjith\u00ebsecili, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij e ka nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur drjtepeshimin n\u00eb shoq\u00ebri, por mvaret si e p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. Sekush don t\u00eb dalloj\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr mir\u00eb. Muratori p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb rreshtat drejt horizontalisht, vendos spangon, nd\u00ebrsa vertikalisht plum\u00e7en, nd\u00ebrsa ne asnj\u00ebher\u00eb si b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb k\u00ebto veprime, para se t\u00eb veprojm\u00eb. A gaboj Simon Qafa n\u00eb nj\u00eb status n\u00eb facebook-un e tij?! Ai vet\u00eb do ta kuptoi nj\u00eb dit\u00eb. A gaboi Elinda Marku q\u00eb replikoi nj\u00eb shkrim publik, brenda gjith\u00eb normave etike gazetarske? M\u00eb shum\u00eb se ajo askush nuk do ta kuptoj\u00eb.<br \/>\nDisa her\u00eb kemi gabuar e gabojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, krahas pun\u00ebve t\u00eb mira q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, por secili jeton brenda gabimit t\u00eb tij, gjith\u00ebmon\u00eb me mendimin p\u00ebr ta ndrequr. A kemi nevoj\u00eb ta shum\u00ebzojm\u00eb gabimin me t\u00eb tjer\u00eb? Asesi jo! Nuk kemi pse e transmetojm\u00eb rezonancen e hedhjes se gurit n\u00eb uje, tek v\u00ebllau as motra, tek shoku, as bashk\u00ebshortja, aq m\u00eb keq tek fisi. Jemi n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb ku secili e ka forcen ta mbaj gabimin e tij, ta korigjoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj pun\u00eb t\u00eb mira, qoft\u00eb edhe p\u00ebr veten , sepse nj\u00eb individ i p\u00ebrmir\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb me nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb emancipuar, q\u00eb vazhdimisht korigjohet. N\u00ebse mendojm\u00eb ve\u00e7 pak, askush s\u2019ka nevoj\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb ekstremizma e fyerje, p\u00ebr t\u00eb ulur dik\u00eb e ngritur nj\u00eb tjet\u00ebr. Secili ka nj\u00eb birografi e vjen prej nj\u00eb fisi, historikisht e gjeografikisht t\u00eb njohur, t\u00eb cilit duhet t\u2019i dal\u00eb p\u00ebr zot kur i c\u00ebnohet integriteti, kur i merret n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb morali, por askush s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hy n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e tjetrit, t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim veprimet individuale , pa e par\u00eb veten mir\u00eb. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoi v\u00ebllaun e tij, mikun e tij, shokun e tij nga asnj\u00eblloj grupimi vullnetar p\u00ebr ordinaritete t\u00eb paskrupullta. N\u00ebse i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebto, jemi duke vepruar si komunist t\u00eb flak\u00ebt, edhe pse un\u00eb ose ti, ai ose ajo hiqet nat\u00eb e dit\u00eb si antikominist.<br \/>\nLart\u00ebsia e z\u00ebrit nuk t\u00eb b\u00ebn patriot, as komunist, as antikomunist. Fyerjet dhe sharjet e p\u00ebrsonit, nuk t\u00eb ngren\u00eb as nuk t\u00eb ulin m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019je n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj analistin p\u00ebr veprimet e askujt por, para se t\u00eb shpreh\u00ebsh p\u00ebr dik\u00eb, duhet t\u00eb shoh\u00ebsh rreth e rrotull vetes, se mos padashje vet\u00ebvritesh, se mos pa menduar ato epitete dhe fyrje t\u00eb shkojn\u00eb ty, aq sa \u201ckund\u00ebrshtarit\u201d t\u00ebnd. Se si e ku kercen tjetri, ti s\u2019mund ta dish, n\u00ebse nuk merresh me thashetheme, pa e menduar se gjuha, qoft\u00eb e artikuluar n\u00eb tinguj, qoft\u00eb e shkruar, mund t\u00eb t\u00eb mbys p\u00ebrkoh\u00ebsisht, por argumentat dhe e v\u00ebrteta do t\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb. T\u00eb deklarosh t\u00eb paverteta t\u00eb pambeshtetura \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb gjendje nervoze. Nuk ka fis n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb mos ta ket\u00eb p\u00ebsuar mbi kurriz nj\u00eb lloj p\u00ebrsekutimi. Pioner t\u00eb Enverit jan\u00eb quajtur t\u00eb gjitha ata q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb , t\u00eb detyruar shallin e kuq dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin , para se t\u00eb fillonin m\u00ebsimin, por vargje p\u00ebr Enverin mund t\u00eb mos ken\u00eb shkruar. Askush s\u2019ka se si t\u00eb deklaroj patriotiz\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se tjetri, sepse n\u00eb asnj\u00eb komb nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb patriot, pasi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre, edhe n\u00eb mos jan\u00eb, duan t\u00eb jen\u00eb patriot e p\u00ebrpiqen mesa munden t\u00eb ndihmojn\u00eb atdheun e tyre, vendin e tyre. Patriotizmi nuk ka mas\u00eb. N\u00ebse dikush e mat vet\u00ebm me sa komunista ka vrar\u00eb, nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, ve\u00e7 vet\u00ebvrasjes. Komunizmi \u00ebsht\u00eb ideologji e nuk vritet me nj\u00eb as dy, as me mij\u00ebra vet\u00eb. Ai vritet vet\u00ebm me nj\u00eb rend politik e shoq\u00ebror m\u00eb te mir\u00eb. E k\u00ebt\u00eb e tregoi historia, ajo e vrau komunizmin si nj\u00eb rend t\u00eb d\u00ebshtuar, q\u00eb mundi t\u00eb jetoi ve\u00e7 n\u00eb kok\u00ebn e Marksit. Para se dikush t\u00eb hy n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e tjetrit e t\u2019i shoh f\u00eblliq\u00ebsit\u00eb e moralin , vet\u00ebm si e si p\u00ebr ta mundur, duhet t\u00eb shoh\u00eb shtrojet e k\u00ebpuc\u00ebve t\u00eb tij, se mos gabimisht duke ecur ka marr\u00eb ndonj\u00eb pisll\u00ebk me vete. Para se t\u00eb shoh moralin e tjetrit, le t\u00eb shoh e t\u00eb analizoi moralin e tij. Vet\u00ebm k\u00ebshtu shoq\u00ebria, komuniteti dhe, para s\u00eb gjithash individi do t\u00eb b\u00ebh\u00ebt nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb reflekton mir\u00ebsi.<br \/>\nN\u00eb asnj\u00eb bashk\u00ebsi shoq\u00ebrore, q\u00eb flet nj\u00eb gjuh\u00eb e ka t\u00eb nj\u00ebjtat tradita, nuk mund t\u00eb ecet p\u00ebrpara me prapaskena e djall\u00ebzi, me fyrje e shpifje t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj niveli. Aq m\u00eb keq duke menduar, propozuar e k\u00ebshilluar veprime q\u00eb prishin individin e familjen, q\u00eb sjellin dhimbje, qoft\u00eb edhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsoni t\u00eb vet\u00ebm. Gjith\u00ebsecili mund ta ket\u00eb rastin t\u00eb hakmerret e t\u2019i hedh benzin\u00eb zjarrit, por para se t\u00eb veproi le t\u00eb k\u00ebshillohet me veten, ta shty qoft\u00eb edhe disa minuta veprimin, se kurr\u00eb nuk do t\u00eb gaboi.<br \/>\n<strong><em>Detroit,15 Shtator 2015<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Refleksion &nbsp; Nga Pjeter Jaku \u00c7do dit\u00eb gabojm\u00eb e korigjohemi, ose vet, ose nga t\u00eb tjer\u00ebt. T\u00eb mos gabosh, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb. A duhet t\u00eb gabojm\u00eb? Gjith\u00ebkush i p\u00ebrgjigjet prer\u00eb: Jo! At\u00ebher\u00eb pse ndodh ky fenomen?!<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5013,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-5485","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5485"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5485\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5486,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5485\/revisions\/5486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}