{"id":5471,"date":"2015-09-12T12:56:35","date_gmt":"2015-09-12T12:56:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5471"},"modified":"2015-09-12T12:56:35","modified_gmt":"2015-09-12T12:56:35","slug":"pellumbat-e-burgut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5471","title":{"rendered":"P\u00cbLLUMBAT E \u201cBURGUT\u201d"},"content":{"rendered":"<p>VLASHI FILI, FILADELFIA<\/p>\n<p>Sapo zbardhesh dita, ata fillonin fluturimin e zakonsh\u00ebm, nga faqja e malit ku kishin \u201crezidenc\u00ebn e tyre t\u00eb banimit\u201d, kalonin p\u00ebrmbi qytez\u00ebn e vog\u00ebl, shkonin deri n\u00eb faqen e malit tjet\u00ebr, p\u00ebr karshi, pastaj merrnin rrug\u00ebn e kthimit, b\u00ebnin dy &#8211; tre xhiro mbi qytez\u00eb dhe si me komand\u00eb drejtoheshin dhe uleshin, nj\u00eb nga nj\u00eb apo dy nga dy, aty prej nga ishin nisur.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<!--more--><br \/>\nN\u00eb fillim ishin vet\u00ebm dy, nj\u00eb \u00e7ift, dhe nuk dihesh me siguri, ishte dita e par\u00eb e tyre n\u00eb at\u00eb fluturim, apo ndoshta kishin dit\u00eb q\u00eb fluturonin dhe nuk dihej sa dit\u00eb t\u00eb tjera, do t\u00eb fluturonin, pa u diktuar, sikur nj\u00eb f\u00ebmi mos t\u2019i kishte diktuar.<br \/>\n&#8211; Dy p\u00ebllumba, dy p\u00ebllumba, &#8211; b\u00ebrtiti me t\u00eb madhe f\u00ebmija sapo i vuri re.<br \/>\n&#8211; P\u00ebllumba, p\u00ebllumba, &#8211; u bashkua z\u00ebri i shok\u00ebve t\u00eb tij.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt ngel\u00ebn me v\u00ebshtrimin nga qielli, pa e shk\u00ebputur at\u00eb nga p\u00ebllumbat deri sa ata u drejtuan andej nga ishin nisur.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, f\u00ebmij\u00ebt i pan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebllumbat dhe b\u00ebrtit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri, si nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nNuk kaloi shum\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e qytez\u00ebs m\u00ebsuan se n\u00eb faqen e malit, nga lindja, \u201cbanonin\u201d nj\u00eb \u00e7ift p\u00ebllumbash.<br \/>\nKoh\u00eb mbas kohe ata u shtuan n\u00eb kat\u00ebr, dhjet\u00eb, nj\u00ebzet\u00eb. U b\u00ebn\u00eb nj\u00eb tuf\u00eb e madhe saq\u00eb nuk num\u00ebroheshin dot dhe asnj\u00eb banor i asaj qyteze nuk dinte me sakt\u00ebsi num\u00ebrin e p\u00ebllumbave n\u00eb at\u00eb tuf\u00eb, por dinin ve\u00e7 nj\u00eb gj\u00eb, rrug\u00ebn e fluturimit t\u00eb tyre. Dukej sikur ishin postjer\u00eb q\u00eb \u00e7onin lajmin nga nj\u00ebri mal n\u00eb tjetrin, nga faqja e malit, ku gjat\u00eb tre muajve t\u00eb dimrit nuk binte rrezja e diellit, n\u00eb faqen e malit tjet\u00ebr q\u00eb ishte si shull\u00eb, me plot diell, nga faqja e malit ku ishte vendosur burgu fam\u00ebkeq n\u00eb faqen e malit tjet\u00ebr ku liria i qante hallin atyre q\u00eb ishin ngujuar p\u00ebr karshi.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb interesante! \u00c7\u2019duan ata p\u00ebllumba n\u00eb at\u00eb vend? \u00c7\u2019do ai shpend q\u00eb \u00ebsht\u00eb simbol i paqes, i liris\u00eb, n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb symbol i shtypjes, i shfryt\u00ebzimit, i liris\u00eb s\u00eb burgosur?!, &#8211; u shpreh nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb nga banor\u00ebt e qytez\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Ke t\u00eb drejt\u00eb, &#8211; u shpreh nj\u00eb mesoburr\u00eb q\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb re at\u00eb tuf\u00eb p\u00ebllumbash prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb. &#8211; Ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebllumbat jan\u00eb simbol i paqes, por kjo tuf\u00eb p\u00ebllumbash, n\u00eb at\u00eb vend, p\u00ebr mua ka nj\u00eb kuptim t\u00eb madh. Aty jo gjith\u00e7ka mund t\u00eb mbyllet, mund t\u00eb burgoset. Aty mund t\u00eb burgosen vet\u00ebm trupat fizikisht, por n\u00eb ata trupa, nj\u00eb gj\u00eb, nuk ka ligj t\u2019i ndaloj\u00eb, nuk ka gjykat\u00eb q\u00eb t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb, nuk ka hekura, nuk ka tela me gjemba, nuk ka ushtar\u00eb me automatik\u00eb ta mbaj\u00eb t\u00eb burgosur. Jan\u00eb mendimet, idet\u00eb e atyre burrave q\u00eb nuk mund t\u00eb mbahen t\u00eb burgosura, por fluturojn\u00eb jasht\u00eb telave me gjemba, pa i ndalur askush, si k\u00ebta p\u00ebllumba q\u00eb i shohim p\u00ebrdit\u00eb. P\u00ebr mua k\u00ebt\u00eb simbolizojn ky shpend i bardh\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Maxhuni q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri i deshte shum\u00eb p\u00ebllumbat. Kur shihte n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbi qytetin e tij, fluturimin e ndonj\u00eb p\u00ebllumbi, lumturohej i t\u00ebri, si t\u00eb ishte p\u00ebllumbi i tij. D\u00ebshira e tij u plot\u00ebsua vite m\u00eb von\u00eb, kur vazhdonte klas\u00ebn e pest\u00eb. Prind\u00ebrit u befasuan kur ai solli n\u00eb sht\u00ebpi dy p\u00ebllumba.<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb \u00e7ift. Ky \u00ebsht\u00eb mashkulli, &#8211; i tregoi gjith\u00eb g\u00ebzim prind\u00ebrve, p\u00ebllumbin me trup m\u00eb t\u00eb madh. &#8211; Kjo tjetra \u00ebsht\u00eb femra.<br \/>\n&#8211; Ku i more? Se mos i ke vjedhur, se ta mora shpirtin, &#8211; i foli menj\u00ebher\u00eb i ati.<br \/>\n&#8211; Jo babi, nuk i kam vjedhur. Ti e di mir\u00eb se un\u00eb nuk vjedh. M\u2019i dha nj\u00eb shok. Ai ka gjasht\u00eb \u00e7ifte, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ma dha mua. Ai do t\u00eb vij\u00eb qysh nes\u00ebr t\u00eb m\u00eb m\u00ebsoj\u00eb si rriten p\u00ebllumbat.<br \/>\nI lidhi prej k\u00ebmb\u00ebsh t\u00eb dy, q\u00eb t\u00eb mos iknin, deri sa i b\u00ebri nj\u00eb kafaz t\u00eb vog\u00ebl me d\u00ebrras\u00eb. I shtroi pak lesh brenda dhe i vendosi t\u00eb dy atje, por t\u00eb lidhur q\u00eb t\u00eb mos iknin.<br \/>\n&#8211; Mbaj t\u00eb lidhur disa dit\u00eb e mos i l\u00ebsho, sa t\u00eb m\u00ebsohen, &#8211; i kishte th\u00ebn\u00eb shoku q\u00eb ia dhuroi.<br \/>\nAshtu b\u00ebri. Dit\u00ebn q\u00eb vendosi t\u2019i l\u00ebshoj\u00eb n\u00eb fluturim, ishin t\u00eb dy shok\u00ebt, bashk\u00eb. I zgjidhi, i mori t\u00eb dy n\u00eb duar dhe para se t\u2019i l\u00ebshonte, i puthi t\u00eb dy n\u00eb kok\u00eb, ashtu leht\u00eb, sikur kishte frik\u00eb se mos i tr\u00ebmbte.<br \/>\n&#8211; L\u00ebshoj\u00eb, &#8211; i tha shoku.<br \/>\nNgriti ngadal\u00eb t\u00eb dy duart lart. Zemra po i rrihte fort, si t\u00eb ishte para nj\u00eb provimi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\n&#8211; L\u00ebshoj\u00eb, l\u00ebshoj\u00eb, mos ki frik\u00eb. Them se do t\u00eb kthehen, por edhe sikur mos t\u00eb kthehen do t\u00eb ven\u00eb te kafaz\u00ebt e vjet\u00ebr, e i marrim p\u00ebrs\u00ebri, &#8211; i dha kuraj\u00eb shoku.<br \/>\nHapi p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e duarve dhe p\u00ebllumbat sikur at\u00eb prisnin. Rrah\u00ebn krah\u00ebt e u shk\u00ebput\u00ebn n\u00eb fluturim.<br \/>\nI qeshej e t\u00ebr\u00eb fytyra. E ndoqi fluturimin e tyre deri sa u zhduk\u00ebn nga syt\u00eb. Kur nuk po i shikonte m\u00eb, u v\u00ebrejt n\u00eb fytyr\u00eb. Zemra vazhdonte t\u2019i rrihte fort. I dukej se do i \u00e7ante gjoksin e do t\u00eb fluturonte bashk\u00eb me p\u00ebllumbat.<br \/>\nT\u00eb dy shok\u00ebt ngel\u00ebn me v\u00ebshtrimin nga qielli.<br \/>\n&#8211; Ja, ja, po vujn\u00eb. Ata jan\u00eb. &#8211; thiri shoku duke treguar me gisht nj\u00eb tuf\u00eb p\u00ebllumbash.<br \/>\nMaxhuni nuk po i besonte syve sepse nuk pa p\u00ebllumbat q\u00eb priste por nj\u00eb tuf\u00eb prej dhjet\u00eb apo dymb\u00ebdhjet\u00eb syresh.<br \/>\n&#8211; Shiko, shiko. Po vijn\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar. Do t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb andej nga sht\u00ebpia e vjet\u00ebr dhe po vijn\u00eb s\u00eb bashku me miqt\u00eb e tyre.<br \/>\nI ndoq\u00ebn ata duke v\u00ebshtruar fluturimin e tyre, sa n\u00eb nj\u00eb an\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, por ishin lart dhe Maxhuni nuk mund t\u2019i dallonte p\u00ebllumbat e tij, e nuk ishte i bindur n\u00eb se ishin n\u00eb at\u00eb tuf\u00eb apo jo!<br \/>\n&#8211; Nuk po dalloj dot, jan\u00eb edhe p\u00ebllumbat e mi n\u00eb at\u00eb tuf\u00eb apo jo? &#8211; tha i merakosur Maxhuni.<br \/>\n&#8211; Mos u merakos. Atje jan\u00eb. Ja do i shoh\u00ebsh kur t\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\nP\u00ebr habin\u00eb e tij, doli fjala e shokut. P\u00ebllumbat mbasi b\u00ebn disa xhiro mbi kokat e f\u00ebmij\u00ebve, u shk\u00ebput\u00ebn dy prej tyre e q\u00ebndruan para kafazit. T\u00eb tjer\u00ebt b\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb fluturim t\u00eb vog\u00ebl, aty, rreth mbi f\u00ebmij\u00ebt, si p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur ata t\u00eb dy q\u00eb u ul\u00ebn, e pastaj u zhduk\u00ebn fluturim.<br \/>\n&#8211; Erdh\u00ebn, erdh\u00ebn, &#8211; thirri gjith\u00eb g\u00ebzim Maxhuni.<br \/>\nU afrua ngadal\u00eb te p\u00ebllumbat dhe zgjati dor\u00ebn drejt tyre. Ata e kuptuan. Ngrit\u00ebn kokat n\u00eb drejtim t\u00eb djalit dhe nuk l\u00ebviz\u00ebn nga vendi. Me mollzat e gishtave filloi t\u2019i f\u00ebrkonte dhe ata guisnin nga k\u00ebnaq\u00ebsia.<br \/>\n&#8211; T\u00eb thash\u00eb q\u00eb do t\u00eb kthehen. P\u00ebllumbat jan\u00eb shpend i but\u00eb, shum\u00eb t\u00eb zgjuar dhe m\u00ebsohen shpejt\u00eb. Ata kuptojn\u00eb shum\u00eb, si t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb keqen. Duhet t\u2019i duash shum\u00eb dhe ata do t\u00eb m\u00ebsohen q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019u thuash ti.<\/p>\n<p>Kurdo mendjen e kishte tek p\u00ebllumbat, mandej edhe kur ishte n\u00eb shkoll\u00eb. Shpesh shikonte nga dritarja, n\u00eb drejtim t\u00eb qiellit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebllumbat e tij. Kur kthehej nga shkolla, shkonte drejt e tek ata. Megjith\u00ebse vinte i uritur, ushqente n\u00eb fillim ata, pastaj futej n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Mbasi b\u00ebnte m\u00ebsimet, gjith\u00eb koh\u00ebn tjet\u00ebr e kalonte me p\u00ebllumbat. I ushqente, u fliste sikur t\u00eb ishin njer\u00ebz, i f\u00ebrkonte leht\u00eb, i merrte dhe i vendoste n\u00eb preh\u00ebrin e tij, mbi supe, n\u00ebp\u00ebr krah\u00eb, i ndiqte pa nd\u00ebrprerje n\u00eb fluturimin e tyre. Nuk kishte m\u00eb frik\u00eb, si dit\u00ebn e par\u00eb, se mos nuk ktheheshin. Aq shum\u00eb rrinte me ta sa q\u00eb i ati nj\u00eb dit\u00eb i tha:\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0.<br \/>\n&#8211; Po qe se do t\u00eb biesh nga m\u00ebsimet do i zhduk p\u00ebllumbat.<br \/>\nP\u00ebr mos t\u00eb ndodhur ajo, filloi t\u00eb m\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb dhe notat po ngriheshin. Duke par\u00eb p\u00ebrparimin e t\u00eb birit, i ati filloi ta ndihmonte.<br \/>\nG\u00ebzimi i djalit arriti kulmin kur nj\u00eb dit\u00eb pa n\u00eb folen\u00eb e tyre dy vez\u00eb t\u00eb vogla, dhe akoma m\u00eb tep\u00ebr kur prej tyre dol\u00ebn dy zoq t\u00eb vegj\u00ebl, pa pend\u00eb. K\u00ebshtu ata filluan t\u00eb shtohen dhe i ati e ndihmonte me kafaz\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Dal\u00ebngadal\u00eb, streha e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre u mbush me kafaz\u00eb, se p\u00ebllumbat u shtuan.<br \/>\nMaxhuni u rrit me p\u00ebllumbat dhe num\u00ebri i tyre u b\u00eb i madh, aq sa t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qytet, sapo shihnin tuf\u00ebn e madhe t\u00eb p\u00ebllumbave duke fluturuar, thoshin \u201cP\u00ebllumbat e Maxhunit\u201d.<br \/>\nMbaroi klas\u00ebn e shtat\u00eb, pastaj shkoll\u00ebn e mesme, u fut edhe n\u00eb pun\u00eb. U rrit e u burr\u00ebrua Maxhuni, bashk\u00eb m\u00eb tuf\u00ebn e p\u00ebllumbave. U martua e krijoi familje, mandej u b\u00eb edhe baba, por nga p\u00ebllumbat nuk u nda p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast. Vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb u detyrua t\u00eb ndahet prej tyre, at\u00ebher\u00eb kur e arrestuan dhe e d\u00ebnuan p\u00ebr vrasje, me 25 vjet burg. Nuk e kap\u00ebrdiu dot tradh\u00ebtin\u00eb e gruas. Nj\u00eb nat\u00eb kur e zuri n\u00eb flagranc\u00eb, e vrau at\u00eb bashk\u00eb me dashnorin. Nuk i erdhi aq keq, kur n\u00eb fillim e d\u00ebnuan me vdekje, e m\u00eb pas ia ndryshuan me 25 vjet burg, por i erdhi keq m\u00eb tep\u00ebr se u nda nga p\u00ebllumbat, nga ata me t\u00eb cil\u00ebt ishte rritur dhe q\u00eb i ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kampi i t\u00eb burgosurve ku e soll\u00ebn Maxhunin, ishte vendosur n\u00eb faqen e malit, pran\u00eb hyrjes s\u00eb galerive q\u00eb \u00e7anin thell\u00eb zemr\u00ebn e malit p\u00ebr t\u00eb nxerr\u00eb mineralin e fshehur brenda n\u00eb t\u00eb. E merrte malli shum\u00eb p\u00ebr dy djemt\u00eb e vegj\u00ebl, q\u00eb la n\u00ebn kujdesin e prind\u00ebrve t\u00eb moshuar, por e merrte malli edhe p\u00ebr p\u00ebllumbat. Mendonte shum\u00eb p\u00ebr ta dhe shpesh v\u00ebshtronte n\u00eb drejtim t\u00eb qiellit t\u00eb pak\u00ebt, q\u00eb dukesh nga ai kamp t\u00eb burgosurish, se ndoshta shikonte ndonj\u00eb p\u00ebllumb. Asnj\u00eb syresh nuk dukej n\u00eb qiellin e asaj qyteze n\u00eb r\u00ebz\u00eb t\u00eb malit ku ishte vendosur kampi i t\u00eb burgosurve. Askush nuk merrej me p\u00ebllumbat n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb shkret\u00eb. Mendonte si t\u2019i rriste edhe aty, brenda telave me gj\u00ebmba, por i dukej e pamundur. Edhe sikur ta lejonin me se do i ushqente. Megjithat\u00eb nuk e shk\u00ebputi asnj\u00eb her\u00eb d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb edhe aty t\u00eb rriste p\u00ebllumba. Kjo d\u00ebshir\u00eb iu duk e realizushme, kur mbas tre vitesh, e caktuan me pun\u00eb si ndihm\u00ebs kuzhinier. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb iu duk se do i realizohej d\u00ebshira e madhe dhe dashuria q\u00eb kishte p\u00ebr p\u00ebllumbat.<br \/>\nI b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb me shkrim komand\u00ebs s\u00eb repartit, por p\u00ebrgjigja i erdhi negative. Nuk i humbi shpresat dhe mbas disa dit\u00ebsh e p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn. P\u00ebrs\u00ebri asgj\u00eb pozitive, por ai nuk hoqi dor\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, kur komandanti i repartit b\u00ebnte oficer roje, dhe hyri brenda kampit, guxoi e i doli para.<br \/>\n&#8211; Komandant, t\u00eb lutem d\u00ebgjom\u00eb nj\u00eb moment, &#8211; iu drejtua ai.<br \/>\nOficeri mbajti k\u00ebmb\u00ebt\u00a0\u00a0dhe\u00a0\u00a0si me t\u00eb qeshur i b\u00ebri sh\u00ebnj\u00eb, dy polic\u00ebve q\u00eb e shoq\u00ebronin, q\u00eb ta lejonin t\u00eb fliste.<br \/>\nIshte p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb. Kishte n\u00eb mendje dhe \u00e7far\u00eb do i thoshte, prandaj s\u2019e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb fillonte menj\u00ebher\u00eb. Iu lut komandantit dhe ia arsyetoi se p\u00ebllumbat jan\u00eb symbol i paqes. Mandej ata do t\u00eb sillnin m\u00eb shum\u00eb rregull e qet\u00ebsi n\u00eb at\u00eb kamp dhe se t\u00eb d\u00ebnuarit do t\u00eb hiqnin nga mendja arratisjen, si rasti q\u00eb ndodhi para dy jav\u00ebsh, kur nj\u00eb i d\u00ebnuar u fsheh n\u00eb galerit\u00eb e shumta t\u00eb asaj miniere t\u00eb vjet\u00ebr dhe q\u00eb alarmoi jo vet\u00ebm repartin q\u00eb drejtonte komandanti, por edhe ministrin\u00eb. E k\u00ebshtu, Maxhuni i burgosur, foli rreth pes\u00eb minuta, pa nd\u00ebrprerje para komandantit ushtarak q\u00eb drejtonte repartin p\u00ebr ruajtjen e Maxhunit me bashk\u00ebvuajtit e tjer\u00eb.<br \/>\nSi p\u00ebr habin\u00eb e tij, dhe t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb u grumbulluan, oficeri nuk e nd\u00ebrpreu, por e d\u00ebgjoi me v\u00ebmendje. Hodhi v\u00ebshtrimin nga dy polic\u00ebt q\u00eb e shoq\u00ebronin, si p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mendimin e tyre, dhe pastaj ia b\u00ebri me dor\u00eb Maxhunit q\u00eb t\u00eb ndalonte ligj\u00ebrat\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb, Maxhun, do mendohem e do t\u00eb jap p\u00ebrgjigje, &#8211; i tha ai dhe i ktheu krah\u00ebt.<br \/>\nMaxhuni u g\u00ebzua se iu duk\u00ebn pozitive fjal\u00ebt e komandantit. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ashtu ndodhi. Mbas dy dit\u00ebsh, shefi i sigurimit, i njoftoi se k\u00ebrkesa i ishte aprovuar dhe se ai mund t\u00eb rriste p\u00ebllumba edhe aty, brenda telave me gj\u00ebmba. Me vrazhd\u00ebsin\u00eb e tij, shefi i b\u00ebri edhe v\u00ebrejtje, q\u00eb t\u00eb kishte kujdes mos t\u00eb shkaktonte ndonj\u00eb problem.<br \/>\nShum\u00eb i k\u00ebnaqur, d\u00ebrgoi lajm n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb kur t\u2019i vinin n\u00eb takim, t\u2019i sillnin dy \u00e7ifte p\u00ebllumbash.<br \/>\nMe ndihm\u00ebn e marangozit u b\u00ebri dy kafaze t\u00eb vegj\u00ebl dhe kur shpend\u00ebt erdh\u00ebn \u201csht\u00ebpin\u00eb\u201d e kishin gati.<br \/>\nK\u00ebshtu filluan t\u00eb duken shpend\u00ebt e paqes edhe n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb shkret\u00eb. U g\u00ebzohej atyre si f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet. I ushqente rregullisht, i pastronte sheshin ku ata rrinin, i merrte n\u00eb duar e i ledhatonte, i v\u00ebshtronte gjith\u00eb g\u00ebzim kur ata fluturonin. Por edhe ata ia shp\u00ebrblenin. Ia paksuan vuajtet dhe koha i dukej se po ecte m\u00eb shpejt.<br \/>\nDal\u00ebngadal\u00eb e koh\u00eb pas kohe, ata u shtuan aq shum\u00eb sa q\u00eb nuk num\u00ebroheshin dot. Vet\u00ebm Maxhuni i dinte sa ishin, por kur e pyesnin, asnj\u00ebher\u00eb nuk tregonte num\u00ebrin e sakt\u00eb. U b\u00ebri nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb prapa kuzhin\u00ebs, u nd\u00ebrtonte vazhdimisht kafaze, kur ata shtoheshin. Vendin ua rrethoi me rrjet\u00eb teli, kurse kafazet, kur u shtuan shum\u00eb, i b\u00ebri me kate. Mandej u kishte v\u00ebn\u00eb edhe emra p\u00ebllumbave dhe u drejtohej atyre me emra gjithmon\u00eb. M\u00eb interesante ishte se edhe ata e kuptonin. Kur ai u th\u00ebriste me em\u00ebr, ata ngrinin kok\u00ebn.\u00a0\u00a0Kur zgjaste krahun dhe i urdh\u00ebronte t\u00eb hipnin n\u00eb t\u00eb, ata i bindeshin menj\u00ebher\u00eb. Kur ai dilte me nj\u00eb tenxhere t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb e mbante enkas me ushqim p\u00ebr ta, p\u00ebllumbat i q\u00ebndronin mbi trup, ku mundeshin, mbi supe apo mbi kok\u00eb dhe i zbrisnin kur ai i urdh\u00ebronte. Mbasi u hidhte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, ulej n\u00eb mes tyre, mbushte duart me mbeturinat e ushqimeve, q\u00eb sillte nga kuzhina, dhe ua zgjaste atyre. Ata menj\u00ebher\u00eb afroheshin te p\u00ebll\u00ebmba e tij dhe hanin atje. I qortonte ata duke u drejtuar me em\u00ebr, kur ndonj\u00eb grindej me shokun, p\u00ebr ushqimin dhe ata i bindeshin.<br \/>\nDal\u00ebngadal\u00eb edhe t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb u afruan me p\u00ebllumbat, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i soditur, se Maxhuni nuk linte t\u2019i preknin me dor\u00eb. Vinin shpesh pran\u00eb gardhit t\u00eb rrethimit dhe k\u00ebnaqeshin me veprimet e tyre.<br \/>\nKur q\u00ebllonte q\u00eb t\u00eb dilte me tenxheren me ushqim dhe nuk i shikonte aty, linte tenxheren n\u00eb tok\u00eb, bashkonte t\u00eb dy duart, t\u00eb mbledhura nj\u00ebra me tjetr\u00ebn n\u00eb form\u00eb globi, me dy gishtat e m\u00ebdhenj t\u00eb p\u00ebrthyer, vinte goj\u00ebn mbi to dhe i frynte me forc\u00eb. Prej andej dilte nj\u00eb zukatje si ajo q\u00eb b\u00ebnin p\u00ebllumbat. U frynte duar\u00ebve pa pushim, deri sa ata d\u00ebgjonin dhe vinin e uleshin pran\u00eb tij. Kur u shp\u00ebrndante ushqimin u fliste sa nj\u00ebrit e tjetrit, gjithmon\u00eb me emrat p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebshtu vitet e burgut t\u00eb ngelur p\u00ebr Maxhunin, zvog\u00ebloheshin e tufa e p\u00ebllumbave shtohej.<br \/>\nJo vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebnuarit u m\u00ebsuan me p\u00ebllumbat, por edhe polic\u00ebt e sh\u00ebrbimit t\u00eb brendsh\u00ebm shkonin shpesh e i shikonin. Tregonin, se edhe shofer\u00ebt e makinave q\u00eb ngarkonin mineralin, sapo vendosnin makin\u00ebn n\u00eb vendin e ngarkimit, zbrisnin nga makina dhe i hidhnin syt\u00eb nga qielli p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebllumbat n\u00eb fluturim.<br \/>\nIshte di\u00e7ka e rall\u00eb p\u00ebr at\u00eb vend t\u00eb shkret\u00eb kur dukej tufa e madhe e p\u00ebllumbave q\u00eb fluturonte mbi qytez\u00eb, posht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e malit t\u00eb lasht\u00eb, kurse banor\u00ebt e qytez\u00ebs ngrinin kok\u00ebn sapo dikush th\u00ebrriste: \u201cP\u00ebllumbat\u201d.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, duke v\u00ebshtruar p\u00ebllumbat q\u00eb fluturonin, dikush i quajti \u201cP\u00ebllumbat e burgosur\u201d. Sa keq, q\u00eb ata shpend t\u00eb but\u00eb, symbol t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb dhe paqes, u quajt\u00ebn t\u00eb burgosur. Fatkeq\u00ebsisht ai em\u00ebr, prej atij \u00e7asti, erdhi duke u p\u00ebrhapur, deri sa t\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb p\u00ebrdornin shprehjet: \u201cDol\u00ebn p\u00ebllumbat e burgosur\u201d, \u201cPo fluturojn\u00eb p\u00ebllumbat e burgosur\u201d, \u201cNuk po duken sot p\u00ebllumbat e burgosur\u201d, \u201cPo kthehen p\u00ebllumbat e burgosur\u201d, etj, etj.<br \/>\nK\u00ebshtu Maxhuni solli di\u00e7ka t\u00eb re, t\u00eb bukur, paq\u00ebsore, n\u00eb at\u00eb vend, n\u00eb at\u00eb gryk\u00eb malesh, ku ishte ngritur ajo qytez\u00eb minatoresh dhe q\u00eb i b\u00ebnte shoq\u00ebri, n\u00eb faqen e malit nj\u00eb tjet\u00ebr qytez\u00eb akoma m\u00eb e vog\u00ebl, por me v\u00ebllez\u00ebr q\u00eb ishin t\u00eb rrethuar nga telat me gj\u00ebmba.<\/p>\n<p>Lejimi i mbajtjes dhe rritjes s\u00eb p\u00ebllumbave, Maxhunit ia leht\u00ebsuan dhimbjen e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, i paksonin mallin q\u00eb kishte p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe prind\u00ebrit, mandej i leht\u00ebsuan edhe dhimbjen e vdekjes s\u00eb t\u00eb atit.<br \/>\nAt\u00eb dit\u00eb kur m\u00ebsoi se i ati ishte ishte larguar nga kjo jet\u00eb, doli prapa kuzhin\u00ebs, te\u00a0\u00a0sheshi i p\u00ebllumbave, por aty nuk ndodhej asnj\u00eb prej tyre. Ishin n\u00eb fluturim. U ul n\u00eb shesh dhe ia dha t\u00eb qarit. \u00c7udia ndodhi pak m\u00eb pas. A ishte rast\u00ebsi, apo p\u00ebllumbat e ndjen\u00eb dhimbjen e rrit\u00ebsit t\u00eb tyre, nuk mund ta shpjegonte kush. Fakti ishte se tufa e p\u00ebllumbave u kthye dhe u ul\u00ebn p\u00ebr rreth tij, duke gugatur. Sheshi u mbush plot, por edhe n\u00eb supet, n\u00eb preh\u00ebrin e tij, n\u00eb \u00e7do vend ku mund t\u00eb q\u00ebndronin, shihje ve\u00e7se p\u00ebllumba. Asnj\u00eb p\u00ebllumb nuk shihej n\u00eb at\u00eb \u00e7ast duke fluturuar. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, e dinin se n\u00eb at\u00eb or\u00eb p\u00ebllumbat ishin duke fluturuar dhe u habit\u00ebn kur i pan\u00eb ata t\u00eb ktheheshin n\u00eb kamp. Disa shkuan tek vendi i p\u00ebllumbave dhe u befasuan nga ajo q\u00eb vun\u00eb re, Maxhunin duke qar\u00eb dhe duke p\u00ebrg\u00ebdhelur p\u00ebllumbat, dhe p\u00ebllumbat duke gugatur rreth tij. Disa prej t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve aty m\u00ebsuan se Maxhunit i kishte vdekur i ati.<\/p>\n<p>Kaluan vite e Maxhuni hyri n\u00eb t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjetin vit t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, kur nj\u00eb dit\u00eb\u00a0\u00a0oficeri i organizimit e pyeti.<br \/>\n&#8211; Po sikur t\u00eb transferojn\u00eb prej k\u00ebtej, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh me p\u00ebllumbat?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb m\u00eb vij\u00eb keq q\u00eb do t\u00eb ndahem prej tyre. Do i lutesha komand\u00ebs s\u00eb repartit q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb transferimit prej k\u00ebtu, q\u00eb besoj se do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb m\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb marr\u00eb dy \u00e7ifte.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb ne, se mund t\u00eb lejojm\u00eb, &#8211; tha oficeri, &#8211; por problem \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb mos lejojn\u00eb n\u00eb repartin ku do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb dua t\u00eb m\u00eb lejoni ju, pa atje ku do t\u00eb shkoj do u lutem e do i bind q\u00eb t\u00eb m\u00eb lejojn\u00eb t\u2019i mbaj ata, si m\u00eb lejuat ju.<br \/>\nMbas dy muajsh, kur autoburgu solli t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb rinj, Maxhunin e njoftuan t\u00eb p\u00ebrgatitej shpejt, se do t\u00eb nisej me autoburgun p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb repart tjet\u00ebr. Mbas nj\u00eb ore, te porta e madhe e kampit t\u00eb riedukimit, s\u00eb bashku me pes\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb transferoheshin, ishte edhe Maxhuni. N\u00eb sup kishte hedhur, n\u00eb form\u00eb hejbeje, ato pak mjete personale q\u00eb kishte, kurse n\u00eb t\u00eb dy duart mbante nga nj\u00eb kafaz p\u00ebllumbash. Para se t\u00eb hapej porta e hekurt, n\u00ebnoficeri i rojes, i lidhi me pranga t\u00eb d\u00ebnuarit. Tani Maxhuni nuk kishte mund\u00ebsi t\u2019i mbante t\u00eb dy kafaz\u00ebt. N\u00eb autoburg hyri me nj\u00eb kafaz, kurse t\u00eb dytin e mbante i d\u00ebnuari tjet\u00ebr, shoku i Maxhunit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VLASHI FILI, FILADELFIA Sapo zbardhesh dita, ata fillonin fluturimin e zakonsh\u00ebm, nga faqja e malit ku kishin \u201crezidenc\u00ebn e tyre t\u00eb banimit\u201d, kalonin p\u00ebrmbi qytez\u00ebn e vog\u00ebl, shkonin deri n\u00eb faqen e malit tjet\u00ebr, p\u00ebr karshi, pastaj merrnin rrug\u00ebn e kthimit, b\u00ebnin dy &#8211; tre xhiro mbi qytez\u00eb dhe si me komand\u00eb drejtoheshin dhe uleshin,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5472,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-5471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5473,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5471\/revisions\/5473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}