{"id":547,"date":"2012-04-18T23:48:49","date_gmt":"2012-04-18T23:48:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=547"},"modified":"2012-04-18T23:48:49","modified_gmt":"2012-04-18T23:48:49","slug":"dervish-cara-lisi-qe-se-shkulen-furtunat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=547","title":{"rendered":"DERVISH CARA &#8211; Lisi q\u00eb se shkul\u00ebn furtunat"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Rami-Kamberi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-548\" title=\"Rami Kamberi\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Rami-Kamberi.jpg\" alt=\"\" width=\"108\" height=\"159\" \/><\/a>Dervish Cara<\/p>\n<p><\/strong><\/p>\n<p>Nga Rami Kamberi<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dervish Cara ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kryengrit\u00ebsit m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb kryengritjes antiosmane. Mij\u00ebra luft\u00ebtare te udh\u00ebhequr nga Dervish Cara \u00e7liruan Prishtinen, Shkupin, Tetov\u00ebn, etj., ku u ngrit\u00ebn organet vetqeveritare t\u00eb pushtetit.<!--more--><br \/>\nPasi u shtyp kryengritja, kunder udheheqesve te saj u mbajt ne Stamboll nje proces gjyqesor ne te cilin Dervish Cara mbajti nje qendrim bureror, duke e mare mbi vete pergjegjesine e organizimit te kryengritjes. Ai bashke me 28 pariote te tjere u denuan me vdekje nga i gjygji. Me pas denimin ia shnd\u00ebrruan n\u00eb burgim t\u00eb perjetshem. Lidhur me prejardhjen e tij, autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm jepnin shpjegime q\u00eb ai ka qen\u00eb banor i qet\u00eb nga fshati Pall\u00e7isht \u2013 Tetov\u00eb. Fisi Care, me origjin\u00eb nga fshati Caren n\u00eb Shqip\u00ebri, u vendos n\u00eb fshatra t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Pollogut. Ishte gj\u00eb e zakonshme n\u00eb tradit\u00ebn Shqiptare q\u00eb mbiemri t\u00eb jet\u00eb ai i fshatit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Nga fisi Care ka familje t\u00eb shp\u00ebrngulura n\u00eb Pall\u00e7isht t\u00eb Posht\u00ebm, n\u00eb Sini\u00e7an\u00eb, n\u00eb \u00c7ellopek, n\u00eb Sellarc\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme, n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Ep\u00ebrme, n\u00eb Bullgari dhe n\u00eb Turqi.<br \/>\n<strong>Shkaku i kryengritjes<\/strong><br \/>\nP\u00ebr kryengritje kishte me siguri shum\u00eb shkaqe. Mir\u00ebpo shkak i drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryengritje ishte internimi e likuidimi i pashallar\u00ebve t\u00eb Tetov\u00ebs. Si dihet, deri n\u00eb fillimin e viteve &#8217;40 qeverisnin gjysm\u00ebpavar\u00ebsisht tre v\u00ebllez\u00ebrit: H\u00ebvzI-pasha n\u00eb Shkup, Hysein-pasha n\u00eb Qustendil dhe Abdurrahman-pasha n\u00eb Tetov\u00eb. Kjo familje shqiptare kishte ndikim t\u00eb pakufizuar mbi gjith\u00eb popullat\u00ebn shqiptare, cdo fjal\u00eb e pash\u00ebs ishte ligj p\u00ebr shqiptar\u00ebt besnik\u00eb. Si p\u00ebrmend\u00ebm edhe t\u00eb krishter\u00ebt gjend\u00ebshin shpesh n\u00ebn mbrojtjen e k\u00ebtyre pashallar\u00ebve q\u00eb nuk lejonin disa turq e shqiptar\u00eb t\u00eb padisiplinuar t&#8217;i maltretojn\u00eb. Qeverija e Stambollit donte d\u00eb organizoj\u00eb administrat\u00eb qendrore, t\u00eb kryej\u00eb ndarje t\u00eb re administrative, t&#8217;i likuidoj\u00eb pashallar\u00ebt gjysm\u00eb t\u00eb pavarur ndaj t\u00eb cil\u00ebve ushqente mosbesim dhe q\u00eb refuzonin t&#8217;i kryejn\u00eb shpesh k\u00ebrkesat e saj. Ajo priste vet\u00ebm rast q\u00eb da dob\u00ebsoj pakufizueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj familje t\u00eb fuqishme shqiptare. Shpejt v\u00ebllez\u00ebrit u zun\u00eb p\u00ebr pronat trash\u00ebguese. Puna erdhi deri n\u00eb luft\u00eb, dhe n\u00eb maj t\u00eb vitit 1840, nj\u00ebri kund\u00ebr tjetrit d\u00ebrguan ushtri q\u00eb u konfrontuan te fshati Llwrcw i Tetov\u00ebs. Mir\u00ebpo, nd\u00ebrmjet\u00ebsit i pajtuan v\u00ebllez\u00ebrit dhe k\u00ebshtu nuk shp\u00ebrtheu lufta v\u00ebllavras\u00ebse. Porta intervenoi dhe i thirri v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb Stamboll q\u00eb t&#8217;i pajtoj\u00eb. Kur arrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ata u burgos\u00ebn, ngaq\u00eb deklaruan haptas se nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbledhin rekrut\u00eb. Hyseini dhe Abdyrrahmani u internuan n\u00eb Anadolli, kurse H\u00ebvzi-pasha vdiq n\u00eb burg. Sipas disave at\u00eb e helmuan. Porsa arriti lajmi p\u00ebr vdekjen e H\u00ebvzi-pash\u00ebs n\u00eb Shkup, gjith\u00eb popullata shqiptare e pjes\u00ebrisht edhe maqedonasit u cuan n\u00eb kryengritje n\u00eb krye me Dervish Car\u00ebn, nj\u00eb nga nj\u00ebr\u00ebzit e af\u00ebrm t\u00eb H\u00ebvzi dhe Abdyrahman-pash\u00ebs. Pas internimit t\u00eb tre pashallar\u00ebve v\u00ebllez\u00ebr u cuan Hasan-pasha, v\u00ebllai i H\u00ebvzi-pash\u00ebs dhe Qamil-pash\u00ebs, djal\u00eb i H\u00ebvzi-pash\u00ebs. K\u00ebta t\u00eb dy ishin t\u00eb internuar n\u00eb Azi t\u00eb Vog\u00ebl. Pas gjasht\u00eb vjet Hasan-pasha vdiq n\u00eb internime. Qamil-pasha u kthye n\u00eb Stamboll, ku vdiq. N\u00eb vend t\u00eb H\u00ebvzi-pash\u00ebs u d\u00ebrgua si m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs i sulltanit n\u00eb Shkup Qor Mehmed-pasha, kurse Abdyrrahman-pasha u trash\u00ebgua nga v\u00ebllai Xheladin-beu.<\/p>\n<p><strong>Isa Boletini me luft\u00ebtar\u00ebt e vet<\/strong><br \/>\n2. Dokumentationi rus i Hitrovos thot\u00eb qart\u00eb se porsa u d\u00ebgjua n\u00eb Shkup se H\u00ebvzi-pasha \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb, shqiptar\u00ebt u \u00e7uan n\u00eb kryengritje. Edhe konsulli anglez n\u00eb Selanik, Blanti, me let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 23 korrik 1843 kumtoi se si shkas\u00eb p\u00ebr kryengritjen e konsideron \u00abpolitik\u00ebn e keqe q\u00eb shkaktoi deportimi i pashallar\u00ebve nga Shkupi, Tetova e Qustendili\u00bb kurse Omer-pasha se kjo kryengritje e shqiptar\u00ebve u shkaktua p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes jo taktike t\u00eb pash\u00ebs s\u00eb Shkupit q\u00eb e em\u00ebrtoi Porta-Qor Mehmed-pash\u00ebs, q\u00eb erdhi n\u00eb vendin e H\u00ebvzi-pash\u00ebs. Edhe konsulli frances n\u00eb Selanik. Krie, si shkak p\u00ebr kryengritje e konsideron likuidimin e pashallar\u00ebve t\u00eb Tetov\u00ebs dhe n\u00eb letr\u00ebn prej 25 gushtit 1843 kumton: \u00abV\u00ebllez\u00ebrit ishin l\u00ebn\u00eb pas dore, ashtu q\u00eb mes tyre u shfaq mospajtimi dhe secili u orvat ta rr\u00ebfej\u00eb superioritetin e vet. Ata k\u00ebrc\u00ebnonin nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe mblodh\u00ebn n\u00eb fund ushtri q\u00eb t\u00eb sulmojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb zhduken. Pasi qeveria kuptoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i th\u00ebrriti n\u00eb Stamboll. Ata shkuan, dhe flitet se sulltani personalisht ka nd\u00ebrmjet\u00ebsuar t\u00eb pajtohen, por para se t&#8217;i l\u00ebshoj\u00eb t\u00eb nisin p\u00ebr vendlindje, prej tyre k\u00ebrkoi redif, q\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb Odrin, si ishte rasti me t\u00ebr\u00eb Perandorin\u00eb. Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn haptazi se nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohej\u00bb. Pastaj u internuan n\u00eb Anadolli dhe kjo u b\u00eb shkas\u00eb p\u00ebr kryengritje.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/dervish-cara.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-549\" title=\"dervish cara\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/dervish-cara.jpg\" alt=\"\" width=\"281\" height=\"179\" \/><\/a><br \/>\n3. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr, konsulli i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr shkakun e kryengritjes kumton: \u00abPara ca koh\u00ebsh H\u00ebvzi-pasha nga Shkupi dhe v\u00ebllau i tij Abdyrrahman-pasha nga Tetova u ftuan n\u00eb Stamboll p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb z\u00ebnie q\u00eb kishin nd\u00ebr vete. Qeveria nuk ishte aspak e interesuar p\u00ebr k\u00ebte rast privat. K\u00ebta t\u00eb dy, si dhe v\u00ebllau i tyre, Hasan-pasha nga Qystendili b\u00ebn ndarjen e pron\u00ebs. Ata nderoheshin nga gjith\u00eb rasa greko-shqiptare, e p\u00ebr shkak se refuzuan ta furnizojn\u00eb Divanin me ushtri t\u00eb rregullt, premtim q\u00eb nuk mund ta plot\u00ebsonin kurr\u00eb, u d\u00ebrguan n\u00eb internim n\u00eb Azi. Pasi lajmi p\u00ebr dep\u00ebrtimin e tyre u p\u00ebrhap n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pasi u kuptua shkaku, populli nga t\u00eb gjitha provincat shqiptare u p\u00ebrgjigj me klithje hakmarr\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00e7eta t\u00eb armatosura i gjezdisnin rrug\u00ebt, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb pakalueshme dhe i c\u00ebnonin Manastiret dhe kishat nga Vranja, Shkupi e Dibra. Pas nj\u00eb kohe Grie e p\u00ebrmend p\u00ebrs\u00ebri shkakun p\u00ebr kryengritje dhe shkroi se ato an\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje anarkike t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gabimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb donte t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga familja e H\u00ebvzi-pash\u00ebs, duke e p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb deportim. Ajo donte t&#8217;ua marr\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku donte t&#8217;i em\u00ebrtonte ithtar\u00ebt e vet&#8230;\u00bb<br \/>\n4. Edhe konsulli anglez n\u00eb Selanik Blanti mendonte se shkaku p\u00ebr kryengritjen ishte m\u00ebnjanimi i pashallar\u00ebve t\u00eb Tetov\u00ebs, pasuria e t\u00eb cil\u00ebve i ngaz\u00ebllente epror\u00ebt, thot\u00eb: N\u00ebse pasurit\u00eb e pashallar\u00ebve T\u00eb Tetov\u00ebs dhe t\u00eb Shkupit do t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen e Malik e Riza-pash\u00ebs, Porta do t\u00eb kursehej nga shpenzimet e m\u00ebdha q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebj\u00eb tani\u00bb p\u00ebr shuarjen e kryengritjes. P\u00ebr fillimin e kryengritjes ndikoi sigurisht edhe situata anarkike q\u00eb sundonte n\u00eb Maqedonin\u00eb e tashme, Shqip\u00ebri, S\u00ebrbin\u00eb e Jugut e Kosov\u00eb, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishin provinca n\u00eb Perandorin\u00eb turke q\u00eb njihej n\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr-Rumeli. Xhamin\u00eb e larme, ur\u00ebn e gurit dhe mullirin n\u00eb lumin Shkumbin i nd\u00ebrtoj Abdyrrahman-pasha rreth vitit 1820. Ura u shkat\u00ebrrua nga Shkumbini i t\u00ebrbuar m\u00eb 1835. Gravura paraqet Tetov\u00ebn n\u00eb mesin e shekullit XIX.<br \/>\nPushtimi i Tetov\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 1844<br \/>\nPas pushtimit t\u00eb Gostivarit Dervish Cara u drejtua me luft\u00ebtar\u00ebt e tij kah Tetova q\u00eb at\u00ebher\u00eb kishte 24\u2018000 banor\u00eb. Me q\u00ebllim q\u00eb ta d\u00ebboj Xheladin-beun q\u00eb u bashkuan edhe shqiptar\u00ebt nga Tetova dhe Dervish Cara u b\u00eb shpejt i njohur n\u00eb territorin q\u00eb qeverisej nga pashallar\u00ebt e Tetov\u00ebs. Xheladin-beu q\u00eb jetonte n\u00eb Tetov\u00eb u zem\u00ebrua shum\u00eb, kur mori vesh se Dervish Cara ka nisur kund\u00ebr Tetov\u00ebs. U zhvilluan luftime n\u00eb hyrjen e Tetov\u00ebs dhe kur Xheladin-beu u bind se shumica e shtar\u00ebve t\u00eb tij iu bashkuan kryengrit\u00ebsve dhe qytetin nuk do t\u00eb mundej ta mbroj\u00eb, u orvat ta rr\u00ebnoj\u00eb qytetin me artileri, por e \u00ebma nuk e lejoi.<\/p>\n<p><strong>Sheshi i Tetov\u00ebs n\u00eb vitin 1890<\/strong><br \/>\nXheladin-beu me familjen u largua n\u00eb Shkup dhe nuk ktheu m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb. Si duket lufta p\u00ebr pushtimin e Tetov\u00ebs zgjati plot tri jav\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 1843 dhe n\u00eb fillim t\u00eb kallnorit t\u00eb vitit 1844. Kur u largua nga Tetova Xheladin-beu, qyteti nuk ra menj\u00ebher\u00eb n\u00eb duar t\u00eb kryengrit\u00ebsve, se beu p\u00ebr mbrojtjen e qytetit kishte l\u00ebn\u00eb Haxhi Hasanin, kurse Xheladin-beu d\u00ebrgonte urdh\u00ebra nga Shkupi. Kryengrit\u00ebsit pas luftimeve t\u00eb ashpra u fut\u00ebn n\u00eb Tetov\u00eb, por Haxhi Hasani u mbyll n\u00eb Kalanw e qytetit, Baltepe, 806 m dhe q\u00eb andej rezistoi edhe disa dit\u00eb. Dervish Cara pas disa dit\u00eb luftimesh arriti ta mund dhe ta marr\u00eb pushtetin n\u00eb Tetov\u00eb, q\u00eb pas k\u00ebsaj u shnd\u00ebrrua n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryengritjes. Dervish cara n\u00eb Gostivar e Tetov\u00eb mbante fjalime, n\u00eb t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt kryengrit\u00ebs i k\u00ebshillonte t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga sulltani supriminin e urdhrit p\u00ebr marrjen e rekrut\u00ebve dhe n\u00ebse lutja u refuzohet u premtoi se do t\u2019i prij\u00eb n\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr Stambollit. Nga raportet e konsujve francez\u00eb e anglez\u00eb n\u00eb Selanik t\u00eb 31 kallnorit 1844 shihet se Tetov\u00ebn e sulmuan 3000\u20134000 shqiptar\u00eb kryengrit\u00ebs. N\u00eb sulmin kund\u00ebr Tetov\u00ebs dhe fshatrave t\u00eb rrethit, kryengrit\u00ebsit si duket kryen edhe disa krime kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb pasur. K\u00ebshtu n\u00eb fshatin \u00c7eric\u00eb u mundua e bija e pasanikut vend\u00ebs Gospodit, e pik\u00ebrisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij me siguri q\u00eb t\u2019u rr\u00ebfente se ku jan\u00eb parat. Mandej edhe vet\u00eb Gospodin e lidh\u00ebn, por disi arriti t\u00eb ik\u00eb e shkoi n\u00eb Shkup t\u00eb k\u00ebrkoj ndihm\u00eb nga Hasan-pasha, qeveritar i Shkupit. P\u00ebr t\u00eb mos nisur Hasan-pasha nga Shkupi p\u00ebr Tetov\u00eb, ithtar\u00ebt e D\u00ebrvish Car\u00ebs i pushtuan grykat (dervenet) dhe kalimet p\u00ebr Shkup nga an\u00ebt, nga t\u00eb cilat pritnin t\u00eb sulmohen.<br \/>\nTetova k\u00ebshtu u b\u00eb qend\u00ebr e kryengritjes. N\u00eb teqen e dervish\u00ebve Ali-Arabati baba u vendos shtabi kryengrit\u00ebs n\u00eb krye me Dervish Car\u00ebn. Kalaja e Tetov\u00ebs Balteqe at\u00ebher\u00eb u r\u00ebnua nga kryengrit\u00ebsit. Pasi u p\u00ebrforcua n\u00eb Gostivar e Tetov\u00eb, Dervish Cara i informoi pashallar\u00ebt e rrethit p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij kund\u00ebr dh\u00ebnies s\u00eb redifit. Ai d\u00ebrgoi korrier\u00eb te pashallar\u00ebt e Dibr\u00ebs, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Vranj\u00ebs, por p\u00ebrgatitej n\u00eb koh\u00eb t\u00eb njejt\u00eb p\u00ebr sulmin kund\u00ebr Shkupit, ku e dinte se ka ithtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>DERVISH CARA &#8211; Lisi q\u00eb se shkul\u00ebn furtunat<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre ngjarjeve madore,\u00ebsht\u00eb edhe kryengritja e p\u00ebrgjithshme shqiptare kund\u00ebr reformave t\u00eb Tanzimatit,n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb kaluar.<br \/>\nSipas ligjeve t\u00eb saj,djemt\u00eb e mosh\u00ebs 15-16 vje\u00e7are merreshin dhe d\u00ebrgoheshin nizam,mij\u00ebra kilometra larg vatrave t\u00eb tyre.Duke luftuar n\u00eb vende t\u00eb huaj,n\u00ebn flamurin e gjys\u00ebmh\u00ebn\u00ebs,mij\u00ebra prej tyre mbeteshin andej,t\u00eb vrar\u00eb,t\u00eb sakatuar,t\u00eb d\u00ebrmuar n\u00eb fatin e tyre.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb shumta arkivore,n\u00ebnvizojn\u00eb faktin se Porta e Lart\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1843,n\u00eb Shkup,Hajredin Pash\u00ebn q\u00eb mbahej asi kohe si \u201cdora e rrept\u00eb\u201d e Sulltanit.Sipas nj\u00eb lajm\u00ebrimi n\u00eb Shkup do t\u00eb mblidheshin t\u00eb gjith\u00eb paria e Shkupit,Tetov\u00ebs ,Gostivarit e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb biseduar rreth nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme me Hajredin dhe mehmet Pash\u00ebn.Taman n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb,shfaqet vizioni i luft\u00ebtarit popullor Dervish Cara.<br \/>\nN\u00eb krye t\u00eb disa trimave t\u00eb tij,pasi ka ardhur prej disa betejash ku dhjetra djem shqiptar\u00eb kan\u00eb mbushur radh\u00ebt e \u00e7et\u00ebs s\u00eb tij,duke mos pranuar t\u00eb v\u00ebn\u00eb nizam apo radif\u00eb,Dervish Cara takohet me krer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kryengrit\u00ebs.N\u00eb takime me ta vendoset q\u00eb asnj\u00eb kompromis nuk vlen t\u00eb b\u00ebhet me Port\u00ebn e Lart\u00eb.Ata do t\u00eb mbetshin t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mos paguanin taksa dhe t\u00eb mos \u00e7onin djelm\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb viset e Perandoris\u00eb,n\u00eb udh\u00ebt e mos kthimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb,Dervish Cara,n\u00eb maujin dhjetor,n\u00eb krye t\u00eb qindra trimave shqiptar\u00eb,sulmuan Tetov\u00eb. Xheladin Beu,duke iu trembur men\u00e7uris\u00eb dhe trim\u00ebris\u00eb s\u00eb Dervish Car\u00ebs,shfryt\u00ebzoi disa miq t\u00eb tij p\u00ebr ta bindur trimin Cara q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb prej Tetov\u00ebs.Dervish Crara nuk pranon.Fjala e tij e urt\u00eb tani ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete jo vet\u00ebm fshatar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb por edhe shqiptar\u00eb t\u00eb viseve t\u00eb ndryshme q\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb ushtrin turke,n\u00eb garnizonin e Tetov\u00ebs.Historiografia ballkanike,ka pranuar se luftimet p\u00ebr marrjen e Tetov\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrepta p\u00ebr tri jav\u00eb rresht.Sidoqoft fitorja do t\u00eb ishte n\u00eb krahun e Dervish Car\u00ebs ngase mjaft ushtar\u00eb t\u00eb garnizonit turk t\u00eb Tetov\u00ebs,u bashkuan me forcat kryengrit\u00ebse.Edhe k\u00ebtu,pas vendosjes s\u00eb pushtetit t\u00eb vet,Dervish Cara nd\u00ebrtoi nj\u00eb mbrojtje sa ma efektive duke parapar\u00eb sulme t\u00eb ashpra t\u00eb turqve,n\u00eb t\u00eb ardhmen.Ajo \u00e7ka vlen t\u00eb mos harohet,n\u00eb k\u00ebt\u00eb kryengritje popullore,\u00ebsht\u00eb edhe fakti se krer\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb u prinin shqiptar\u00ebve,I paraqit\u00ebn Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb disa k\u00ebrkesa ultimative.Nd\u00ebr m\u00eb kryesor\u00ebt e tyre ishin :<br \/>\n1- T\u00eb mos pranohej ligji i ushtris\u00eb osmane,sipas t\u00eb cilit t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt ishin detyruar t\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb ushtrin\u00eb e rregullt si nizame (6-7 vjet) dhe si radife (3-4 vjet).<br \/>\n2- T\u00eb mos pranonin z\u00ebvend\u00ebsimin e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb pushtetit lokal osman (q\u00eb m\u00ebshum\u00eb ishin shqiptar\u00eb) me n\u00ebpun\u00ebs turq t\u00eb sjell\u00eb nga Azia,q\u00eb nuk njihnin as gjuh\u00ebn dhe zakonet shqiptare.<br \/>\n3- T\u00eb nihet autonomia shqiptare n\u00eb suazat e Perandoris\u00eb Osmane,ashtu si\u00e7 ishte njohur autonomia e Serbis\u00eb m\u00eb vitin 1830. (\u201cShqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb\u201d faqe 218 ).<br \/>\nK\u00ebr\u00e7ova do t\u00eb ishte karakolli i par\u00eb i q\u00ebndres\u00ebs shqiptare kund\u00ebr hordhive turke disa dhjetra mij\u00ebshe.M\u00eb pas,n\u00eb duart e hajredin Pash\u00ebs ran\u00eb edhe Tetova e Gostivari.Por edhe k\u00ebtu u luftua,edhe k\u00ebtu u derdh rr\u00ebke gjaku i past\u00ebr shqiptar,n\u00eb rrjedh\u00ebn e t\u00eb cilit hapte udh\u00eb vet\u00ebdija komb\u00ebtare q\u00eb sapo \u00e7elte syt\u00eb.Omer Pasha,duke mos harruar asesi b\u00ebmat e trimit Dervish Cara,d\u00ebrgoi kund\u00ebr tij taborret turke m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditura e t\u00eb armatosura me arm\u00eb artilerie,\u00e7\u2019prej majit deri m\u00eb shtator t\u00eb 1844,trolli shqiptar n\u00eb macedoni u mbush me gjakun dhe eshtrat e mij\u00ebra vet\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb barabarisht vet\u00ebm e vet\u00ebm ngase ishin ngritur n\u00eb kryengritje p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre.Tashm\u00eb qindra mij\u00ebra djem t\u00eb paritur shqiptar,mirreshin me forc\u00eb prej vatrave t\u00eb tyre dhe d\u00ebrgoheshin nizame n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta t\u00eb Azis\u00eb.Plaga e hapur k\u00ebsisoj,nxirrte dhimbje e gjak p\u00ebr vite e vite t\u00eb t\u00ebra,ngase rruga e nizamit ishte nj\u00eblloj me ate t\u00eb ferrit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dervish Cara Nga Rami Kamberi &nbsp; Dervish Cara ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kryengrit\u00ebsit m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb kryengritjes antiosmane. Mij\u00ebra luft\u00ebtare te udh\u00ebhequr nga Dervish Cara \u00e7liruan Prishtinen, Shkupin, Tetov\u00ebn, etj., ku u ngrit\u00ebn organet vetqeveritare t\u00eb pushtetit.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-547","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=547"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":550,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/547\/revisions\/550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}