{"id":536,"date":"2012-04-18T16:36:39","date_gmt":"2012-04-18T16:36:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=536"},"modified":"2012-04-18T16:36:39","modified_gmt":"2012-04-18T16:36:39","slug":"vellazeria-shqiptaro-turke-dhe-kercenimi-nga-turkofobet-katolike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=536","title":{"rendered":"V\u00ebllaz\u00ebria shqiptaro-turke dhe k\u00ebrc\u00ebnimi nga turkofob\u00ebt katolik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/olsi-jazexhi-foto.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-537\" title=\"olsi-jazexhi-foto\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/olsi-jazexhi-foto-225x300.jpg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/olsi-jazexhi-foto-225x300.jpg 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/olsi-jazexhi-foto.jpg 252w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a>Olsi Jazexhi<\/strong><\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>Fuqizimi ekonomik dhe politik i viteve t\u00eb fundit t\u00eb Turqis\u00eb dhe kriza ekonomike q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore po jep efektet e saj edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Efektet jan\u00eb ekonomik\u00eb, demografike, politike por edhe ideologjike. Efektet ekonomike e demografike ne i shohim sot n\u00eb Shqip\u00ebri ku emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb emigruan n\u00eb Itali dhe Greqi<!--more--> n\u00eb 20 vitet e fundit tani po kthehen n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb. Nd\u00ebrsa biznesi europjan \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, bizneset, shkollat dhe institucionet turke po shohin p\u00ebrparime t\u00eb ndjeshme. Efektet ekonomike po sjellin rritjen e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb rajon. President\u00ebt dhe kryeministrat shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shihen si musliman\u00eb e t\u00eb korruptuar nga elitat e Europ\u00ebs dhe begenisen vet\u00ebm nga emisar\u00ebt prozelitues t\u00eb Vatikanit, kur shkojn\u00eb n\u00eb Turqi ndihen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lumtur, pasi aty priten me nderime si v\u00ebllez\u00ebr nga Rumelia. Nd\u00ebrsa n\u00eb Europ\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrbuzur n\u00eb k\u00ebto 20 vitet e fundit, e shpesh detyruar t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb emrat \u2013 nga Artan e Mustafa n\u00eb Jani e Masimo \u2013 e shpesh edhe fet\u00eb \u2013 nga musliman\u00eb e ateist\u00eb p\u00ebr n\u00eb ortodoks\u00eb e katolik\u00eb \u2013 n\u00eb Turqi atyre nuk u ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb. Turqit i sajdisin e i pranojn\u00eb shqiptar\u00ebt ashtu si\u00e7 jan\u00eb, pa paragjykime p\u00ebr emrat, t\u00eb kaluar\u00ebn apo fen\u00eb e tyre. E nd\u00ebrsa n\u00eb Europ\u00eb stereotipi kryesor q\u00eb sundon mbi shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm e hajdut\u00eb, n\u00eb Turqi, fal\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs osmane, ata imagjinohen si muslyman\u00eb t\u00eb zgjuar, trima, inat\u00e7or\u00eb e karrierist\u00eb q\u00eb vin\u00eb nga Rumelia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kriza ekonomike e Europ\u00ebs e ka zbehur joshjen q\u00eb shqiptar\u00ebt pat\u00ebn me t\u00eb n\u00eb vitet \u201890, kur t\u00eb \u00e7liruar nga komunizmi dhe t\u00eb uritur p\u00ebr liri brohorisnin \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa!\u201d \u00a0E gjith\u00eb Europa, si t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt donin Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitet \u201990, nuk ishte Europa e prostitucionit, drog\u00ebs, gey-jve, vizave, konvertimeve n\u00eb kristianiz\u00ebm dhe p\u00ebrbuzjeve q\u00eb shqiptar\u00ebt hoq\u00ebn mbi supe n\u00eb k\u00ebto 20 vite me radh\u00eb. Kur n\u00eb vitet \u201890 ata brohorisnin \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa!\u201d, Europa q\u00eb ata kishin parasysh ishte ajo e mir\u00ebqenies ekonomike dhe sociale, e deutsche-markave e mercedes\u00ebve, dhe jo Europa e posht\u00ebrimeve greke e italiane, e shkat\u00ebrrimit t\u00eb familjes, diskriminimit fetar dhe etnik q\u00eb emigrant\u00ebt hoq\u00ebn kur shkonin n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Dob\u00ebsimi ekonomik i Europ\u00ebs dhe influenca n\u00eb rritje e Turqis\u00eb n\u00eb Ballkan \u2013 sipas teorive t\u00eb ministrit t\u00eb saj t\u00eb jasht\u00ebm Ahmet Davutoglu \u2013 i cili e sheh Ballkanin si qend\u00ebr t\u00eb Koncertit europian t\u00eb pushtetit e jo si provinc\u00eb t\u00eb prapambetur \u2013 si\u00e7 e sheh Brukseli \u2013 apo tok\u00eb heretik\u00ebsh ortodoks\u00eb dhe islamik \u2013 si\u00e7 e sheh Roma \u2013 ka nisur t\u00eb zgjoj\u00eb shqet\u00ebsime e makthe te shum\u00eb t\u00eb krishter\u00eb e qafir\u00eb shqiptar\u00eb. Rishfaqja e Turqis\u00eb si fuqi rajonale n\u00eb Ballkan e si aleat i Amerik\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme dhe Kaukaz, ka qen\u00eb e paimagjinueshme p\u00ebr shum\u00eb fondamentalist\u00eb t\u00eb krishter\u00eb shqiptar\u00eb apo vlleh\u00eb. Kur Aurel Plasari shkroi m\u00eb 1992 librin \u201cVija e Teodosit rishfaqet: nga do t\u2019ia mbajn\u00eb shqiptar\u00ebt?\u201d, sipas tij e ardhmja e shqiptar\u00ebve duhej t\u00eb ishte drejt Per\u00ebndimit e Krishterimit. Por rikthimi i supozuar turk i ka b\u00ebr\u00eb simendimtar\u00ebt e tij t\u00eb zhg\u00ebnjehen e tremben. N\u00eb shkrimet e Arb\u00ebn Xhaferrit (Pasojat e Akraball\u00ebkut, 2007), Piro Mish\u00ebs (Neo otomanizmi dhe Shqip\u00ebria \u2013 2010), Kristo Frash\u00ebrit (Greqi \u2013 Serbi \u2013 Turqi, ringjallet trek\u00ebmb\u00ebshi armiq\u00ebsor \u2013 2011), Ismail Kadares\u00eb etj., ne kemi lexuar qurravitje e protesta histerike t\u00eb kaur\u00ebve tan\u00eb kund\u00ebr rikthimit t\u00eb Islamit dhe Turq\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vizita e fundit e kryeministrit Berisha n\u00eb Turqi, q\u00eb u organizua k\u00ebt\u00eb fillim prilli 2012 dhe deklarata q\u00eb ai b\u00ebri pran\u00eb Kryeministrit turk, t\u00eb cilit i tha \u201cju fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht p\u00ebr pritjen v\u00ebllaz\u00ebrore, e them k\u00ebshtu sepse kemi lidhje gjaku.\u201d, ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ril\u00ebshuar nj\u00eb reaksion histerish zinxhir n\u00eb mesin e kaur\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb protestuar ndaj ides\u00eb s\u00eb miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-turke. N\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt e fundit Malken Misha, Ki\u00e7o Blushi, Pirro Prifti, Fahri Xharra, Enver Robelli, Romeo Gurakuqi, Ardian Ndreca, Alfred \u00c7ako, Andrea Stefani etj. jan\u00eb disa nga turkofob\u00ebt q\u00eb kan\u00eb prodhuar disa nga shkrimet m\u00eb fantastike antiturke q\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Deklarata e Kryeministrit p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri e lidhje gjaku shqiptaro-turke \u00ebsht\u00eb refuzuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme nga turkofob\u00ebt. Disa e kan\u00eb refuzuar n\u00eb terma pornografik\u00eb, disa n\u00eb terma konspirativ\u00eb, e t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb terma fetar\u00eb. N\u00eb gazet\u00ebn \u2018Shekulli\u2019 t\u00eb dat\u00ebs 11 prill, Alban Guri, q\u00eb i quan turqit hun\u00eb e mongol\u00eb, t\u00eb dhunsh\u00ebm e pla\u00e7kit\u00ebs, thot\u00eb se, meq\u00eb \u201cna i kan\u00eb p\u00ebrdhunuar gjyshet e st\u00ebrgjyshet, (e prandaj) kjo nuk na b\u00ebn v\u00ebllez\u00ebr.\u201d Lorenc Vangjeli iden\u00eb p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri me turqit e ka p\u00ebrshkruar si di\u00e7ka e cila, n\u00ebse do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, do vinte si pasoj\u00eb pse \u201cgjyshet shqiptare kan\u00eb r\u00ebnkuar me ushtar\u00ebt turq t\u00eb garnizoneve pushtuese, ose hamshor\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb namin n\u00eb viset e vjetra t\u00eb gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebs.\u201d Skenaristi i filmave antiturq t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, Ki\u00e7o Blushi, prezenc\u00ebn turke sot n\u00eb Shqip\u00ebri e ka shpjeguar n\u00eb shkrimin \u201cBallkanadoll plus \u201cSulltan Sulejman\u201d\u201d si nj\u00eb pushtim i dyt\u00eb turk q\u00eb \u201cpo b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet haremit, duke synuar kulturalisht nj\u00eb lloj zaptimi t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb territoreve q\u00eb dol\u00ebn nga sundimi gati pes\u00ebshekullor. K\u00ebsaj here jo me shpat\u00eb e jeni\u00e7er\u00eb, por me kultur\u00eb \u201cperandorake\u201d, me film, me art, me intriga oborri, me ndikim fetar, me qasje propagandistike e me melhem-nostalgji, duke rigjall\u00ebruar iden\u00eb imperiale.\u201d<\/p>\n<p>V\u00ebllaz\u00ebria shqiptaro-turke e Kryeministrit \u00ebsht\u00eb refuzuar edhe n\u00eb forma fantastiko-shkencore e konspirative. Alfred \u00c7ako, p.sh., n\u00eb shkrimin \u201cNe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku me turqit?!!\u201d t\u00eb botuar n\u00eb \u2018Gazeta Shqiptare\u2019, turqit i tregon si nj\u00eb rac\u00eb \u201cturanike mongoloide \u2026 e ardhur n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl pellazgjike gjat\u00eb hordhive t\u00eb ardhura prej Ulan Batorit,\u201d nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt i tregon si pasardh\u00ebs t\u00eb \u201cnj\u00eb race t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb planet nga yll\u00ebsia e Andromed\u00ebs, nga i ashtuquajturi niveli i dyt\u00eb i dend\u00ebsis\u00eb s\u00eb vibrimit\u201d, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse kishin ardhur n\u00eb tok\u00eb pas t\u00eb zinjve, \u201cn\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb teknologjie m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj t\u00eb zinjve q\u00eb kishin ardhur 1 milion vjet para n\u00eb Afrik\u00eb, \u2026 ju lejua pjesa veriore e planetit.\u201d Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre origjinave t\u00eb ndryshme, Fredi konkludon q\u00eb ne, pra \u201chyjnor\u00ebt\u201d e Tiran\u00ebs, s\u2019kemi lidhje me mongoloid\u00ebt e Ankaras\u00eb. N\u00eb linj\u00eb me Fredin q\u00ebndron edhe Paskal Milo, i cili ilir\u00ebt i p\u00ebrshkruan si t\u00eb qytet\u00ebruar, nd\u00ebrsa turqit si njer\u00ebz t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs. Deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebri ai e quan \u201cnj\u00eb sip\u00ebrmarrje shum\u00eb t\u00eb guximshme \u2026 q\u00eb t\u00eb gjenim lidhje gjaku midis pasardh\u00ebsve t\u00eb ilir\u00ebve dhe turqve t\u00eb ardhur nga shkret\u00ebtirat e Anadollit.\u201d Por Paskali, ashtu si edhe Auron Tare, deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs e sulmon edhe n\u00eb terma konspirativ\u00eb, duke e quajtur \u201cnj\u00eb teori serbe\u201d dhe \u201ct\u00eb Milloshevi\u00e7it.\u201d<\/p>\n<p>Teorive konspirative t\u00eb turkofob\u00ebve, q\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb me turqit e refuzojn\u00eb nga inati i r\u00ebnkimit t\u00eb gjysheve n\u00ebn jataganin turk, i jan\u00eb shtuar edhe konspiracit\u00eb politike. K\u00ebt\u00eb b\u00ebn p.sh. Maklen Misha, n\u00eb shkrimin \u201cL\u00ebvizjet e fundit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb zotit Berisha\u201d, t\u00eb botuar n\u00eb \u2018Shqip\u2019 m\u00eb 12 prill 2012. Misha junior, q\u00eb shkrimin e nis me nj\u00eb fjali konspirative si\u00e7 b\u00ebn Marksi n\u00eb Manifestin e Partis\u00eb Komuniste, shkruan \u201cdi\u00e7ka po l\u00ebviz n\u00eb politik\u00ebn e jashtme shqiptare\u201d. Dhe di\u00e7kaje, sipas Maklenit t\u00eb Piros, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqafimi i kryeministrit Berisha t\u00eb projektit neo-otomanist turk, i cili po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb ideologji kund\u00ebr Europ\u00ebs. N\u00eb linj\u00eb me Maklenin q\u00ebndron edhe ortodoksi tjet\u00ebr Andrea Stefani, i cili \u201cdiplomaci(n\u00eb) me gjak turk (t\u00eb) Berish\u00ebs e shikon si \u201cdevijim (t\u00eb) orientimit politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Europa drejt Azis\u00eb. Devijim q\u00eb e ka parath\u00ebn\u00eb me koh\u00eb edhe shkrimtari i shquar i shqiptar\u00ebve, Ismail Kadare.\u201d P\u00ebr Stefanin lidhja e gjakut shqiptaro-turk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb devijim nga \u201cRilind\u00ebsit shqiptar\u00eb, q\u00eb luftuan kaq shum\u00eb p\u00ebr ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar nga asimilimi prej pushtuesve\u201d.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Por shkrimet m\u00eb fantastike kund\u00ebr turqve jan\u00eb prodhuar si gjithnj\u00eb nga katolik\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, fal\u00eb p\u00ebrrallave t\u00eb Kish\u00ebs Katolike dhe nacionalizmit shqiptar q\u00eb ata u besojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa Jezu Krishtit, turkun e shohin si t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ekziston n\u00eb faqe t\u00eb tok\u00ebs. Shkrimet katolike me turq e konspiraci otoman\u00ebsh po botohen prej disa muajsh n\u00eb gazet\u00ebn e revist\u00ebn e Henri \u00c7ilit, MAPO. N\u00eb numrin e fundit t\u00eb revist\u00ebs, lezhiani Alfred Lela i \u201czbuloi\u201d publikut shqiptar se Partia e Aleanc\u00ebs Kuq e Zi me \u201crilind\u00ebsin\u201d Kreshnik Spahiu i cili ul\u00ebret kund\u00ebr Turqis\u00eb dhe Al-Kaed\u00ebs dit\u00eb e nat\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb pjes\u00eb e projektit okult neo-otoman. Pra, AKZ-ja me shqiponja, Sk\u00ebnderbe dhe Kreshnikun q\u00eb b\u00ebn temena me duart shqiponj\u00eb mbi gjoks, pask\u00ebsh qen\u00eb nj\u00eb Parti Turke. Pak dit\u00eb p\u00ebrpara se Lela t\u00eb denonconte konspiracin\u00eb Kuq e Zi, k\u00ebshilltari i presidentit Bamir Topi, Agron Gjekmarkaj, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn Panorama, me titull\u00a0\u201cMbi terminologjin\u00eb \u2018populli v\u00eblla\u2019 turk\u201d, protestonte pse politikan\u00ebt tan\u00eb i quajn\u00eb turqit v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb me Turqin\u00eb \u201cna lidh vet\u00ebm pushtimi gati 500-vje\u00e7ar\u201ddhe \u201cpushtimi mund t\u00eb merret si histori e p\u00ebrbashk\u00ebt, aq sa \u00ebsht\u00eb e till\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrdhunimi.\u201d<\/p>\n<p>Por deklarata e kryeministrit Berisha i cili sapo shkoi n\u00eb Turqi, i ripohoi Erdoganit, at\u00eb q\u00eb Gjekmarku denonconte pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ka qen\u00eb shkaku i cili ka l\u00ebshuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb katolik\u00ebsh t\u00eb zhveshin jatagan\u00ebt e tyre vigjilent\u00eb kund\u00ebr neo-otomanizmit, i cili, mesa duket, s\u2019ka t\u00eb sosur.<\/p>\n<p>5.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shkrimet e katolik\u00ebve m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse q\u00eb kam lexuar k\u00ebto dit\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur shkrimin e Ardian Ndreca me titull \u201cKryeministri me gjak turk nd\u00ebr vena\u201d botuar m\u00eb 10 prill n\u00eb MAPO. Shkrimi n\u00eb fjal\u00eb ishte nj\u00eb shkrim tipik fanatik katolik; i mbushur me urrejtje p\u00ebr turqit dhe Islamin. Q\u00eb t\u00eb jemi i drejt\u00eb, shkrimi nuk ndryshonte shum\u00eb prej rr\u00ebfimeve q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e shkollave n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00ebsojn\u00eb mbi turqit. Ndreca sulmonte Kryeministrin q\u00eb kish deklaruar lidhjet e gjaku me turqit, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e akuzonte si \u201cnji turk europian\u201d e \u201cdhelp\u00ebn e vjet\u00ebr.\u201d Por ndryshe nga Paskal Milo dhe Auron Tare, q\u00eb deklarat\u00ebn e shpjegonin si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb skenari serb, Ndreca ishte m\u00eb konkret. Ai tregon q\u00eb q\u00eb kur Turqit jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb kolon\u00eb t\u00eb pest\u00eb, kolon\u00ebsh turq, t\u00eb cil\u00ebt hiqen si shqiptar\u00eb, por q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Ai thot\u00eb \u201cshum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb p\u00ebr p\u00ebrqindjen e gjakut turk n\u00eb venat e tyne.\u201d Sipas tij, \u201cotoman(\u00ebt) n\u00eb Shqipni s\u2019kan\u00eb lan\u00eb vet\u00ebm turqizma, bejte dhe do rr\u00ebnoja pa vler\u00eb, por edhe disa rr\u00ebnoja morale t\u00eb lyeme me varak europian.\u201d M\u00eb tej i akuzon turqit se e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin t\u00eb prapambetur, por q\u00eb para ardhjes s\u00eb tyre kishte \u201cnji kultur\u00eb \u2026 me Europ\u00ebn.\u201d Turqit akuzohen nga frati katolik edhe si prish\u00ebs t\u00eb gjuh\u00ebs, monumenteve, qyteteve\u00a0 antike, rrug\u00ebve e q\u00eb p\u00ebr\u00e7an\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb \u201cnat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pes\u00ebshekullore.\u201d Turqia akuzohet edhe p\u00ebr bashk\u00ebpunim me serb\u00ebt, p\u00ebr shp\u00ebrnguljet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Anadoll, deklarimin e tyre turq etj. Si p\u00ebrfundim, deklarat\u00ebn e lidhjes s\u00eb gjakut Ndreca e shpjegon si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb konspiracie neo-otomane, e cila\u00a0\u201casht transversale e s\u2019mund t\u2019i mveshen t\u00eb gjitha Berish\u00ebs.\u201d, pasi \u201cN\u00eb nji llogore me t\u00eb gjinden edhe shum\u00eb prej kinse kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr disa intelektual\u00eb, produkte finale t\u00eb zuzaris\u00eb topit\u00ebse t\u00eb enverizmit shqiptar t\u00eb viteve \u201980\u201d. Pra, sipas Ndrec\u00ebs, nd\u00ebrsa Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munafik neo-otomanist t\u00eb cilit \u201ci intereson vet\u00ebm pushteti\u201d, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Shqip\u00ebri, ka besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb llogoren neo-otomanite, t\u00eb cil\u00ebve \u201cu intereson edhe kthimi me fytyr\u00eb nga Bosfori.\u201d Rr\u00ebfimit fantastik t\u00eb Ndrec\u00ebs i mungojn\u00eb vet\u00ebm shtrigat, demon\u00ebt dhe akuzat e inkuizicionit kund\u00ebr turqve si heretik\u00eb \u2013 t\u00eb cil\u00ebt ashtu si Gabriele da Salo m\u00eb 1497 \u2013 nuk pranojn\u00eb q\u00eb Jezu Krishti \u00ebsht\u00eb Zot, por bir njeriu. Sikur t\u00eb futeshin edhe k\u00ebto elemente, un\u00eb mendoj se ky do ishte nj\u00eb shkrim fantastik p\u00ebr katekizmin e meshave katolike, ku besimtar\u00ebt yshten t\u00eb besojn\u00eb se Jezu Krishti vdiq n\u00eb kryq p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar bot\u00ebn e se tani ndodhet mes nesh.<\/p>\n<p>6.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shkrimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebtyre dit\u00ebve kund\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Turqin\u00eb ka ardhur nga Romeo Gurakuqi i Universitetit Europjan t\u00eb Henri \u00c7ilit. Shkrimi me titull \u201cP\u00ebr nj\u00eb shtet demokratik, shekullor e t\u00eb europianizuar\u201d, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Panorama m\u00eb 13 prill, p\u00ebrve\u00e7 gabimeve t\u00eb shqiptimit q\u00eb ka, dhe tezave konspiraciste me turq q\u00eb pothuaj t\u00eb gjith\u00eb shkrimet e tjera kan\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnues. P\u00ebr ata q\u00eb din\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb mes rreshtash, Gurakuqi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim shpalos platform\u00ebn e ardhshme t\u00eb nj\u00eb lufte civile kristiano-muslimane n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo tregohet q\u00eb n\u00eb hapje, ku autori thot\u00eb se n\u00ebse neootomanizmi e \u201cdisponibiliteti p\u00ebrul\u00ebs e puthador\u00ebs n\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs shqiptare ndaj segmenteve t\u00eb dallueshme t\u00eb qeverisjes aktuale n\u00eb Republik\u00ebn e Turqis\u00eb\u2026 do t\u00eb g\u00ebzonj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje politike, t\u00eb fshehur apo t\u00eb hapur,\u201d e \u201cdo t\u00eb merrte nj\u00eb ton orientues n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme, ajo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte ogurin m\u00eb t\u00eb zi n\u00eb jet\u00ebn e shtetit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100-vjetor t\u00eb pavar\u00ebsimit, pik\u00ebrisht nga zgjedha hamidiane, sepse do t\u00eb shkaktonte nj\u00eb \u00e7arje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb brendshme, q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb e pariparueshme, brenda popullit ton\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb shkrimit Gurakuqi i tregon lexuesit nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb pak vet\u00eb e din\u00eb. Ai tregon sesi Rilindja e bazat e shtetit shqiptar q\u00eb krijoi Italia me Austrin\u00eb, q\u00eb nga qeveria e Vlor\u00ebs, Statuti Organik i Vidit, Kongresi i Lushnj\u00ebs, monarkia e Zogut e deri me Kushtetut\u00ebn e vitit 1998 kan\u00eb sanksionuar nj\u00eb fakt n\u00eb Shqip\u00ebri. Shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar na vazhdim\u00ebsi si laik dhe \u201cfilozofia albanianiste\u201d ka qen\u00eb ajo e shtypjes s\u00eb shumic\u00ebs muslimane nga pakicat e krishtera. Shtypja ka qen\u00eb e vazhdon t\u00eb jet\u00eb kulturore, politike, ideore. Jo m\u00eb kot Sk\u00ebnderbeu e N\u00ebn\u00eb Tereza u rrin\u00eb shqiptar\u00ebve si lugat mbi kok\u00eb, q\u00eb nga Prishtina e deri n\u00eb Tiran\u00eb. Por Gurakuqi, i cili shqet\u00ebsohet nga fuqizimi i musliman\u00ebve si pasoj\u00eb e faktorit turk, k\u00ebrc\u00ebnon se, n\u00ebse kjo politik\u00eb 100-vje\u00e7are do t\u00eb rishikohet, at\u00ebher\u00eb vendi do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cballafaqim t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, n\u00eb mes atyre segmenteve t\u00eb popullit ton\u00eb q\u00eb syrin, zemr\u00ebn dhe trurin e kan\u00eb pasur historikisht t\u00eb hapur p\u00ebr kah liria adriatikase dhe joniane dhe \u00e7dokujt q\u00eb mendjen dhe goj\u00ebn e mban t\u00eb lidhur me qasjen hamidiane dhe xhonturke t\u00eb Davutoglus\u00eb.\u201d Me p\u00ebrdorimin e termave adriatikas dhe jonian, dhe jo termin atlantikes, i cili n\u00ebnkupton aleanc\u00ebn e udh\u00ebhequr nga Amerika, Gurakuqi tregon q\u00eb katolik\u00ebt shpresat i kan\u00eb ende te Italia, nd\u00ebrsa ortodoks\u00ebt te Greqia. Autori q\u00eb ka lexuar dokumente historike dhe i di hilet q\u00eb Fuqit\u00eb e Krishtera t\u00eb Europ\u00ebs luajt\u00ebn me shqiptar\u00ebt kur ua nd\u00ebrtuan shtetin m\u00eb 1920, riardhjen e turqve e trajton si nj\u00eb shfaqje t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb hijes hamidiane n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb par\u00ebn e identifikon me udh\u00ebheqjen e Esad Pash\u00eb Toptanit, kund\u00ebr t\u00eb cilit u mobilizua i gjith\u00eb spiunazhi protestant dhe katolik n\u00eb Shqip\u00ebri e Europ\u00eb, i cili edhe vrau Pash\u00ebn me atentatin terrorist t\u00eb Avni Rustemi n\u00eb Paris. Nd\u00ebrsa i dyti lidhet me sundimin e Fatos Nanos n\u00eb mesvitet 2000, kur socialist\u00ebt krijuan nj\u00eb qeveri t\u00eb dominuar nga ortodoks\u00ebt.<\/p>\n<p>Gurakuqi, ashtu si edhe shkruesit e tjer\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, rritjen e prezenc\u00ebs turke n\u00eb Shqip\u00ebri e lidh me fantazm\u00ebn e neo-otomanizmit. Tamam si Arben Xhaferri, i cili n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2011 deklaroi se rishkrimi i teksteve t\u00eb historis\u00eb n\u00eb lidhje me turqit do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb \u201cdestabilizimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare\u2026Shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb do t\u00eb reagonin menj\u00ebher\u00eb dhe natyrsh\u00ebm kriza do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb humbjes s\u00eb besimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d edhe teza e Gurakuqit \u00ebsht\u00eb po kjo. Pra shkrimi i tij me pak fjal\u00eb thot\u00eb q\u00eb ose Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie armiq\u00ebsore me turkun dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohet \u00abliris\u00eb adriatike\u00bb, ose p\u00ebrndryshe katolik\u00ebt adriatikas do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb luft\u00eb civile. E p\u00ebr t\u00eb ruajtur k\u00ebt\u00eb \u00abfrym\u00eb albanianiste\u00bb Gurakuqi i apelon drejtuesve t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb t\u00eb rivendosin \u201cbalanc\u00ebn\u2026 n\u00eb parametrat ekuilibrues real\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha hallkat e drejtimit t\u00eb shtetit dhe qeveris\u00eb\u201d, pasi ky \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgim q\u00eb na e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb et\u00ebrit e m\u00ebdhenj t\u00eb kombit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ndaj publikut shqiptar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb angazhim serioziteti ndaj Shtetit dhe pjes\u00eb thelb\u00ebsore e angazhimit politik europianizues.\u201d Por balanca q\u00eb Romeoja k\u00ebrkon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb me hile, shpifje dhe g\u00ebnjeshtra historike dhe politike. Balanca q\u00eb ai k\u00ebrkon \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb komunitet pakic\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb katolik\u00ebt, t\u00eb sundojn\u00eb kund\u00ebr shumic\u00ebs q\u00eb jan\u00eb musliman\u00ebt. Gurakuqi, i cili, ashtu si edhe rektori i tij Tonin Gjuraj, apo shefi i institutit albanologjik, Ardian Marashi, q\u00eb u zbrit\u00ebn nga malet nga Jozefina Topalli pas-komunizmit, e sot jan\u00eb n\u00eb pozita pushteti n\u00eb Tiran\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb marr\u00ebzit\u00eb e tyre mesjetare, urrejtjet e hasm\u00ebrit\u00eb katolike kund\u00ebr turkut otoman dhe Turqis\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019ua imponojn\u00eb politik\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e vazhdojn\u00eb dhe izolojn\u00eb shqiptar\u00ebt nga Turqia. E tani q\u00eb turku i Ankaras\u00eb \u2013 edhe pse un\u00eb nuk e besoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb \u2013 m\u00eb n\u00eb fund po l\u00ebshohet s\u00ebrish nga Anadolli drejt Ballkanit, kaur\u00ebt q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb paniku nga p\u00ebrrallat 500-vje\u00e7are me jatagan, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe ne, jo-katolik\u00ebt, t\u00eb besojm\u00eb n\u00eb legjendat me turq dhe osman\u00eb e t\u00eb refuzojm\u00eb dor\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb Turqis\u00eb. N\u00ebse nuk e b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, Gurakuqi i Jozefin\u00ebs na k\u00ebrc\u00ebnon se do t\u00eb organizoj\u00eb \u201cnj\u00eb \u00e7arje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb brendshme, q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb e pariparueshme.\u201d P\u00ebrgjigjja ime p\u00ebr Romeon dhe klanin e tij \u00ebsht\u00eb kjo: n\u00ebse keni takat e jeni serioz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb thoni, organizojeni k\u00ebt\u00eb \u00e7arje, dhe, ashtu si gjysh\u00ebrit tuaj n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, hipini anijeve dhe gjeni at\u00eb q\u00eb doni matan\u00eb Adriatikut. Ne musliman\u00ebt, do jemi rehat k\u00ebtu ku jemi, me apo pa Turqin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Olsi Jazexhi 1. Fuqizimi ekonomik dhe politik i viteve t\u00eb fundit t\u00eb Turqis\u00eb dhe kriza ekonomike q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore po jep efektet e saj edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Efektet jan\u00eb ekonomik\u00eb, demografike, politike por edhe ideologjike. Efektet ekonomike e demografike ne i shohim sot n\u00eb Shqip\u00ebri ku emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb emigruan n\u00eb Itali dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-536","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/536","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=536"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/536\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":539,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/536\/revisions\/539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=536"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=536"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=536"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}