{"id":5354,"date":"2015-08-05T11:44:12","date_gmt":"2015-08-05T11:44:12","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5354"},"modified":"2015-08-05T11:44:28","modified_gmt":"2015-08-05T11:44:28","slug":"nje-biografi-e-re-dhe-origjinale-kushtuar-shen-palit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5354","title":{"rendered":"Nj\u00eb biografi e re dhe origjinale kushtuar Sh\u00ebn Palit"},"content":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Klara Kodra<\/p>\n<p><strong><em>(Vler\u00ebsime p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cSh\u00ebn Pali Punoi dhe n\u00eb Brigjet e Adriatikut\u201d t\u00eb Thanas L. Gjik\u00ebs)<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb dhe i publicistik\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika, i cili q\u00eb nga viti 1996 jeton n\u00eb ShBA, para tet\u00eb vjet\u00ebsh i befasoi lexuesit me studimin monografik\u00a0<strong><em>KUR DHE KU U SHKRUA DHIATA E RE<\/em><\/strong>, MEDAUR, Tiran\u00eb 2007, 505 fq. ku u shquan shum\u00eb hipoteza<!--more--> t\u00eb guximshme p\u00ebr jet\u00ebn e autor\u00ebve t\u00eb\u00a0<em>Dhiat\u00ebs s\u00eb Re<\/em>, pastaj me p\u00ebrmbledhjen\u00a0<strong><em>EVOLUIMI YN\u00cb K\u00cbRKON<\/em><\/strong>\u00a0<strong><em>NJOHJEN DHE D\u00cbNIMIN E FAJIT<\/em><\/strong>, DDS Durr\u00ebs 2011, 305 fq. dhe me monografin\u00eb integrale\u00a0<strong><em>MIHAL GRAMENO JETA DHE VEPRA<\/em><\/strong>, DDS Durr\u00ebs, 2012, 503 fq.<\/p>\n<p>Tani me vepr\u00ebn\u00a0<strong><em>SH\u00cbN PALI PUNOI DHE N\u00cb BRIGJET E ADRIATIKUT,\u00a0<\/em><\/strong>OMSCA-1 Tiran\u00eb 2014, 503 fq, ky studiues hedh hapa t\u00eb rinj p\u00ebrpara lidhur me sqarimin e jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Palit (Pavlit), k\u00ebtij p\u00ebrhap\u00ebsi t\u00eb madh t\u00eb krisht\u00ebrimit, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb shpjegime dhe hipoteza t\u00eb reja n\u00eb studimin e vitit 2007.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb fillim se kjo biografi shkencore me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta t\u00eb nxjerra nga letrat e Sh\u00ebn Palit, nga libri<em>Veprat e Apostujve<\/em>t\u00eb Sh\u00ebn Luk\u00ebs, t\u00eb disa historian\u00ebve, si italiani D. Farlati, francezi M. Lequin, amerikani E. Jacques, shqiptar\u00ebt M. Barleti e K. Frash\u00ebri, dhe nga t\u00eb dh\u00ebna gjeografike, etnografike, gjuh\u00ebsore, letrare, etj e pasuroi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb misionare t\u00eb Sh\u00ebn Palit duke krijuar tashm\u00eb tez\u00ebn e tij p\u00ebr predikimet e k\u00ebtij apostulli n\u00eb trojet ilire, pun\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e pranonin shum\u00eb studiues para studiuesit Gjika, por q\u00eb e shprehnin vet\u00ebm me pak fjal\u00eb e me disa harta jo bind\u00ebse, pa arritur ta provonin shkenc\u00ebrisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur tek rezultatet e tij, ky studiues \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb re, e cila shquhet p\u00ebr plot\u00ebsi, mbi metod\u00ebn kombinatore q\u00eb nd\u00ebrthur element\u00ebt e disa disiplinave. Dihet se k\u00ebto dy shekujt e fundit, t\u00eb gjitha shkencat, pasi arrit\u00ebn nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb specializimi, iu drejtuan nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb frytsh\u00ebm midis tyre, duke u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu jet\u00eb studimeve t\u00eb vlefshme nd\u00ebrdisiplinore. Zhvillimet e vecanta t\u00eb filologjis\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvjecar\u00ebt e fundit u kan\u00eb sh\u00ebrbyer si historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe shkencave historike.<\/p>\n<p>Vepra e Thanas Gjik\u00ebs\u00a0<em>Sh\u00ebn Pali punoi dhe n\u00eb brigjet e Adriatikut\u00a0<\/em>\u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb punim nd\u00ebrdisiplinor. Para s\u00eb gjithash ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biografi e re p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e apostullit Pal, q\u00eb u shtohet me sukses biografive t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb i kushtohen atij, por q\u00eb duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb interpretim t\u00eb ri\u00a0<em>arrin t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet t\u00eb re<\/em>, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn profesori amerikan R. Dean Davis, shef katedre i Teologjis\u00eb n\u00eb AUC t\u00eb SHBA, thot\u00eb se<em>\u00a0duhet lexuar prej gjith\u00eb student\u00ebve serioz\u00eb t\u00eb Bibl\u00ebs<\/em>. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb shtojm\u00eb, si ka v\u00ebrejtur dhe akademiku shqiptar Jorgo Bulo n\u00eb parath\u00ebnien e k\u00ebsaj vepre, se kjo biografi e re p\u00ebr Sh\u00ebn Palin p\u00ebrmban dhe biografit\u00eb paralele t\u00eb shoq\u00ebruesve t\u00eb k\u00ebtij apostulli.<\/p>\n<p>Vepra n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb studim q\u00eb i p\u00ebrket historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb krisht\u00ebrimit, por edhe historis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb si disiplin\u00eb m\u00eb vete. Ajo pret t\u00eb botohet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb specialist\u00ebt e fush\u00ebs t\u00eb verifikojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrveht\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto arritje p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb botim i ri t\u00eb\u00a0<em>Dhiat\u00ebs s\u00eb Re<\/em>, si dhe t\u00eb krejt\u00a0<em>Bibl\u00ebs<\/em>\u00a0shoq\u00ebruar me sh\u00ebnime dhe harta t\u00eb reja lidhur me udh\u00ebtiimin e tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebn Palit, ku t\u00eb tregohet vajtja e k\u00ebtij apostulli n\u00ebp\u00ebr trojet ilire, si e ka p\u00ebrvijuar Gjika n\u00eb hartat e veta botuar n\u00eb studim.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr mb\u00ebshtetet fuqish\u00ebm n\u00eb analizat filologjike, gjuh\u00ebsore, stilistike dhe logjike t\u00eb letrave paliane p\u00ebr t\u00eb zbuluar tipologjin\u00eb e tyre. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb drit\u00ebn e p\u00ebrfundimeve t\u00eb arritura synohet t\u00eb p\u00ebrcaktohet forma fillestare, si dhe koha dhe vendi i hartimit t\u00eb letrave t\u00eb Palit. N\u00eb punim shfryt\u00ebzohen me sukses t\u00eb dh\u00ebna nga folklori, etnografia, gjeografia e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe parimet e logjik\u00ebs formale dhe arrihet t\u00eb hidhet drit\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike, duke provuar se disa kontradikta logjike q\u00eb vihen re n\u00eb disa letra t\u00eb Sh\u00ebn Palit, jan\u00eb n\u00eb fakt kontradikta jo reale, mbasi ato jan\u00eb krijuar nga humbja e disa pjes\u00ebve t\u00eb tekstit origjinal t\u00eb letrave dhe bashkimit mekanik t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb ruajtura.<\/p>\n<p>Studiuesi ka shfryt\u00ebzuar nj\u00eb literatur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb, sidomos n\u00eb anglisht dhe shquhet p\u00ebr karakterin polemik. Ai debaton me guxim me shum\u00eb studiues t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, parashtron mendimet dhe zgjidhjet e veta, shumica e t\u00eb cilave pranohen pa hezitim. Sipas studiuesit Gjika, apostulli Pal gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tret\u00eb misionar, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 56 e.r. pati kaluar prej Thesalonikut n\u00eb zonat malore t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00eb Zadrim\u00ebn e Sip\u00ebrme, n\u00eb qytetet Lissus (Lezh\u00eb), Dyrrah (Durr\u00ebs), Buthrotum (Butrint), Nikopolis (Nikopol, sot g\u00ebrmadha pran\u00eb Prevez\u00ebs n\u00eb Greqi) e pastaj kaloi n\u00eb Korint, ku punoi gjat\u00eb tre muajve t\u00eb dimrit 56-57 e.r. N\u00eb Dyrrah n\u00eb qershor-korrik 56 Pali krijoi kish\u00ebn (bashk\u00ebsin\u00eb) e par\u00eb me t\u00eb krishter\u00eb, ku la si m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs nx\u00ebn\u00ebsit e tij Apollon, Cezarin dhe Sosthenin. Aty ai hartoi letr\u00ebn e tij kryesore drejtuar t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb panjohur t\u00eb Rom\u00ebs,\u00a0<em>Letr\u00ebn Romak\u00ebve\u00a0<\/em>(kap. 1-15), kurse kap. 16 i letr\u00ebs Romak\u00ebve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb letre t\u00eb dyt\u00eb drejtuar si let\u00ebr rekomandimi t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb Rom\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn Pali e shkroi n\u00eb mars 57 e.r. gjat\u00eb ndales\u00ebs n\u00eb Kenkrea t\u00eb Korintit para largimit p\u00ebr n\u00eb Jeruzalem.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb burgimit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb vitet 60-62 e.r., sipas Gjik\u00ebs, apostulli krijoi lidhje me kish\u00ebn e Dyrrahut, t\u00eb Thesalonikut, Filipis\u00eb e Troj\u00ebs. Kurse udh\u00ebtimin e kat\u00ebr misionar Sh\u00ebn Pali e kreu nga marsi i vitit 62 deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 63 e.r. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi ai kaloi nga Roma n\u00eb Brindasium (Brindis), n\u00eb Dyrrah, Nikopol, Kret\u00eb, Cezarea t\u00eb Judes\u00eb, n\u00eb Milet t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, n\u00eb Nikopol ku dim\u00ebroi dhe pasi b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Korint u kthye s\u00ebrisht n\u00eb Nikopol e prej aty kaloi n\u00eb Dyrrah e m\u00eb tej u hodh n\u00eb Brindassium e prej aty shkoi n\u00eb Rom\u00eb, ku e arrestuan p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb. Gjat\u00eb ndales\u00ebs n\u00eb Dyrrah n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 62, Sh\u00ebn Pali, sipas Gjik\u00ebs shkroi nj\u00eb let\u00ebr kurajuese p\u00ebr kish\u00ebn e Jeruzalemit, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ruhet n\u00eb dy kapitujt e fundit t\u00eb letr\u00ebs kanonike<em>Hebrenjve<\/em>. Kurse mbasi dim\u00ebroi n\u00eb Nikopol t\u00eb Epirit, gjat\u00eb marsit 63 e.r. Sh\u00ebn Pali shkroi letr\u00ebn e fundit p\u00ebr kish\u00ebn e Korintit, nj\u00eb let\u00ebr kritike p\u00ebr ata q\u00eb e kishin akuzuar se\u00a0<em>ai ecte sipas mishit e jo sipas shpirtit<\/em>. Prej k\u00ebsaj letre ruhen vet\u00ebm tre kapituj t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar si pjes\u00eb e fundit e letr\u00ebs kanonike\u00a0<em>2Korintasve<\/em>.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se pasioni i patriotit nuk ia ka err\u00ebsuar studiuesit objektivitetin e shkenc\u00ebtarit. Ai argumenton me kujdes hap pas hapi hipotezat e veta, t\u00eb cilat, sipas t\u00eb gjitha gjasave, jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00a0<em>zbulime<\/em>.<\/p>\n<p>Bind\u00ebs \u00ebsht\u00eb argumentimi i p\u00ebrpjekjes s\u00eb apostullit Pal p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Jeruzalem mbas daljes nga burgimi i par\u00eb i Rom\u00ebs, sepse atje ishte vrar\u00eb Sh\u00ebn Jakobi, drejtuesi i kish\u00ebs m\u00ebm\u00eb. K\u00ebshtu rr\u00ebzohen ham\u00ebnd\u00ebsimet pa baza t\u00eb vajtjes s\u00eb Palit n\u00eb Spanj\u00eb mbas daljes nga burgimi i par\u00eb i Rom\u00ebs, si dhe harta e sajuar p\u00ebr udh\u00ebtimin e tij t\u00eb kat\u00ebr misionar.<\/p>\n<p>Mbas analizash t\u00eb kujdes\u00ebshme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb shkruar paliane, studiuesi argumenton se t\u00eb gjitha letrat kanonike t\u00eb\u00a0<em>Dhiat\u00ebs s\u00eb Re<\/em>\u00a0q\u00eb jan\u00eb quajtur prej et\u00ebrve t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb krishtere si letra t\u00eb apostullit Pal, jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb hartuara prej tij. Ai hedh posht\u00eb ham\u00ebnd\u00ebsimet e studiuesve se disa letra si\u00a0<em>1,2Timoteut, Hebrenjve<\/em>\u00a0e ndonj\u00eb tjet\u00ebr nuk jan\u00eb letra t\u00eb hartuara prej vet\u00eb Palit, por prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me interes \u00ebsht\u00eb dhe ideja se disa letra t\u00eb shkruara prej Sh\u00ebn Palit kan\u00eb ndikuar Sh\u00ebn Pjetrin, Sh\u00ebn Jakobin e Sh\u00ebn Jud\u00ebn q\u00eb t\u00eb hartonin dhe ata letrat e tyre. Kjo ide argumentohet me t\u00eb dh\u00ebna nga analiza krahasimtare e ideve dhe e m\u00ebsimeve q\u00eb trajtojn\u00eb k\u00ebto letra, ku ndjehet p\u00ebrs\u00ebritja e ideve t\u00eb Sh\u00ebn Palit te letrat e k\u00ebtyre koleg\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00ebrheq\u00ebse \u00ebsht\u00eb dhe polemika e studiuesit me studiues pararend\u00ebs lidhur me martirizimin e Sh\u00ebn Palit e t\u00eb Shen Pjetrit. Sipas Gjik\u00ebs kisha e hershme e krishtere kishte t\u00eb drejt\u00eb kur e quajti 29 qershorin e vitit 64 e.r. si dit\u00eb t\u00eb martirizimit t\u00eb k\u00ebtyre dy shenjtor\u00ebve, kurse studiuesit e m\u00ebvonsh\u00ebm e ndan\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb martirizimin e tyre n\u00eb dy data t\u00eb ndryshme, madje n\u00eb vite t\u00eb ndryshme. Risi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrcaktimi i Sh\u00ebn Luk\u00ebs, autorit t\u00eb\u00a0<em>Ungjillit<\/em>\u00a0t\u00eb tret\u00eb dhe i librit\u00a0<em>Veprat e Apostujve<\/em>, si nj\u00eb nga t\u00eb shtat\u00ebdhjet nx\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit, i cili p\u00ebrmendet n\u00eb shkrimet e shenjta her\u00eb me emrin<em>Luka<\/em>\u00a0e her\u00eb me em\u00ebrin\u00a0<em>Luci nga Kirena<\/em>, ose thjesht\u00a0<em>Luci<\/em>. Sh\u00ebn Luka, sipas Gjik\u00ebs ka qen\u00eb bir i nj\u00eb familjeje t\u00eb p\u00ebrzier\u00eb greko hebraike, gj\u00eb q\u00eb shpiegon njohurit\u00eb e thella t\u00eb tij n\u00eb kultur\u00ebn hebraike dhe at\u00eb greke, si dhe zot\u00ebrimin perfekt t\u00eb dy gjuh\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksojm\u00eb se kjo biografi shquhet p\u00ebr stilin e rrjedhsh\u00ebm e t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb shkencore dhe kuptueshm\u00ebri jo vet\u00ebm prej nj\u00eb elite shkenc\u00ebtar\u00ebsh, por edhe prej lexuesve t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim the p\u00ebr gjall\u00ebrin\u00eb e debateve, etj. Esht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb hedh drit\u00eb t\u00eb re n\u00eb disa aspekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs e veprimtaris\u00eb s\u00eb apostullit m\u00eb t\u00eb talentuar t\u00eb krisht\u00ebrimit e t\u00eb shoq\u00ebruesve t\u00eb tij, t\u00eb l\u00ebna deri sot n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Aty spikat p\u00ebrdorimi i disa celsave p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb probleme t\u00eb mbetura enigm\u00eb deri sot dhe nxit p\u00ebr studime t\u00eb m\u00ebtejshme. Me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr Thami se vepra e re e Gjik\u00ebs dallohet p\u00ebr guximin n\u00eb parashtrimin e ideve, hipotezave e tezave t\u00eb veta me forc\u00eb logjike e argumentim bind\u00ebs, p\u00ebr g\u00ebrshetimin e goditur t\u00eb arritjeve nga disiplina t\u00eb ndryshme, p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e metod\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebshme t\u00eb studimit,nas Gjika renditet n\u00eb plan bot\u00ebror midis biograf\u00ebve m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb apostullit Pal, themeluesit t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr me vlera t\u00eb shumta, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e problemeve q\u00eb trajton, si dhe p\u00ebr p\u00ebrmasat e figur\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Palit q\u00eb ka zgjedhur p\u00ebr objekt, nuk duhet t\u00eb mbetet e mbyllur n\u00eb caqet e studimeve shqiptare. Ajo lypset t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebr zbulimet q\u00eb sjell. Vet\u00ebm duke u botuar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja kjo vep\u00ebr do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb ecurin\u00eb e studimeve paliane dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur korrigjimin e shum\u00eb sh\u00ebnimeve n\u00eb\u00a0<em>Bib\u00ebl<\/em>\u00a0si dhe t\u00eb hartave t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tret\u00eb e t\u00eb kat\u00ebr misionar t\u00eb apostullit Pal duke treguar kalimin e tij n\u00eb trojet ilire, sot shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Klara Kodra (Vler\u00ebsime p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cSh\u00ebn Pali Punoi dhe n\u00eb Brigjet e Adriatikut\u201d t\u00eb Thanas L. Gjik\u00ebs) Studiuesi i let\u00ebrsis\u00eb dhe i publicistik\u00ebs s\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Prof. As. Dr. Thanas L. Gjika, i cili q\u00eb nga viti 1996 jeton n\u00eb ShBA, para tet\u00eb vjet\u00ebsh i befasoi lexuesit me studimin monografik\u00a0KUR DHE KU&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,9],"tags":[],"class_list":["post-5354","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5354","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5356,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5354\/revisions\/5356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}