{"id":5328,"date":"2015-08-01T21:00:11","date_gmt":"2015-08-01T21:00:11","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5328"},"modified":"2015-08-01T21:00:11","modified_gmt":"2015-08-01T21:00:11","slug":"oborri-mbreteror-shqiptar-royal-court-of-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5328","title":{"rendered":"Oborri Mbret\u00ebror Shqiptar &#8211; Royal Court of Albania"},"content":{"rendered":"<p>Oborri Mbret\u00ebror Shqiptar &#8211; Royal Court of Albania<br \/>\nJohanesburg Suoth Africa<\/p>\n<p>April 15- 2002<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/Beqir-Sina.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-3112\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2013\/07\/Beqir-Sina.jpg\" alt=\"Beqir Sina\" width=\"207\" height=\"144\" \/><\/a><\/p>\n<p>NGA JOHANESBURGU (SUOTH AFRIKA) NANA MBRET\u00ebRESH FLET ESKLUZIVISHT PER GAZETEN TONE<\/p>\n<p>-N\u00ebna Mbret\u00ebreshe Geralidin Apony ishte e bija e Kontit Julius Apponyi,nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Hungaris\u00eb,qe rrjedh nga nj\u00eb fis i Atilas,me lidhje gjaku me familje t\u00eb shumta<!--more--> t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb Romano &#8211; Gjermanike.Gjyshi i saj ishte Mareshall i madh i oborrit t\u00eb Franz Jozefit n\u00eb Budapest.E \u00ebma,Gledis Virxhinia Stjuart,ishte motra e konsullit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Amsterdam.N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb lindi n\u00eb 6 Gusht t\u00eb vitit 1914 n\u00eb Gjenev\u00eb. Ajo i kreu studimet n\u00eb kolegjin Sacre Coeur to Presburgut,p\u00ebr shkencat shoq\u00ebrore dhe ekonomike.M\u00eb 27 prill 1983 kontesha Geraldina martohet me mbretin Ahmet Zogu, n\u00eb ceremonine e organizuar nga dy dhomat e parlamentit.<\/p>\n<p>NENA MBRETERESHE GERALDINA(APONY) : KOMBI SHQIPTAR DUHET TE MARRE SHEMBULL NGA AMERIKA<\/p>\n<p>Bisede elektronike me Nanen Mbretersh Geraldine Apony &#8211; &#8220;Lulen e Hungarise&#8221; eskluzivishte per gazeten Bota Sot zhvilluar nga Elida Bu\u00e7papaj ne Cyrih dhe Beqir Sina Nju Jork.<\/p>\n<p>: Se parit na lejoni t\u00eb p\u00ebrcjellim p\u00ebrgezimet dhe urimet tona t\u00eb dashura e t\u00eb ngrohta p\u00ebr ju dhe Familen Mbret\u00ebrore Shqiptare, nga Drejtori e editori, kryeredaktori e stafi i kompletuar i gazetes kombetare Bota Sot.<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Edhe un\u00eb, ju faleminderoj p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrsisht p\u00ebr p\u00ebrkushtimin tuaj. Po k\u00ebshu edhe Mbreti Leka, Mbret\u00ebresha Susan e Princ Leka. Na t\u00eb gjith\u00eb e kena vlersue kurdoher\u00eb ndihm\u00ebn shum\u00eb t\u00eb \u00e7mueme t\u00eb gazet\u00ebs komb\u00ebtare Bota Sot, p\u00ebr kontributin e madh q\u00eb po jep p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe ve\u00e7mas p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen Komb\u00ebtare Shqiptare. Ju urojm nga zemra q\u00eb ta vazhdoni me nder k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb fisnike.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se 60 vitesh heshtje, presekucioni padrejt\u00ebsish dhe vuajtjesh, Shqiptar\u00ebt si n\u00eb Referendum e 1997 e kan\u00eb kthyer kok\u00ebn s\u00ebrish edhe nj\u00eb her\u00eb nga Mbret\u00ebria Shqiptare. Nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebv\u00ebnd\u00ebsush\u00ebm ka luajtur dhe shtypi, n\u00eb ve\u00e7anti ai i djatht\u00eb. A ju sjell kjo shpres\u00eb e Shqiptarve apo ndonj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ?<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Un\u00eb i kam\u00eb shkruejt edhe Kuvendit Shqiptar, duke i th\u00ebn\u00eb se jam\u00eb shum\u00eb e prekun nga p\u00ebrkujdesja e tyne. E kam vlersue dhe e vlersoj t\u00eb gjith\u00eb median shqiptare n\u00eb Shqipni dhe n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe kudo ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb botuar gazeta e revista. K\u00ebto i kam vlersue kur kan\u00eb shkruejt me zemer p\u00ebr shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb dashtun dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Kombin Shqiptar. P\u00ebr mue keto kan\u00eb q\u00ebn\u00eb lajme shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme. Kam pa se po vlersohet gjithnj\u00eb e ma shum\u00eb ashtu si e meriton dhe ashtu si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb vepra e burrit tim Mbretit Zog I, p\u00ebr krijimin e shtetit moderrn Shqiptar, si dhe kontributin e Monarkis\u00eb Shqiptare n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebnis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shprehje e dinjitettit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptarve, sepse pa vlersue historin\u00eb komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb jesh e t\u00eb hysh me dinjitet n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Bot\u00ebn e sot\u00ebme moderne<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb un\u00eb faleminderoj\u00eb duke p\u00ebrfituar nga rasti t\u00eb gjith\u00eb mediat shqiptare p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrsisht p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka kan\u00eb shkruar p\u00ebr Mbretin Zog I, e p\u00ebr mue p\u00ebr mbretin Leka dhe p\u00ebr gjith familjen Mbret\u00ebnore Shqiptare.<\/p>\n<p>Sa dhe si e keni ndjer\u00eb veten Shqiptare?, Cilat jan\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb jet\u00ebs suaj?, \u00c7&#8217;do t\u00eb ve\u00e7onit nga vitet e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare n\u00eb egzil?.<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Un\u00eb jam\u00eb shqiptare prej dit\u00ebs q\u00eb kam\u00eb shkel p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. Kjo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb krenari dhe besim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ton\u00eb t\u00eb dashtun. Q\u00eb kur erdha ma s\u00eb parit n\u00eb Shqip\u00ebri , n\u00eb dhjetorin e vitit 1937, un\u00eb u befasova nga ky vend i mrekulluesh\u00ebm, nga nj\u00ebr\u00ebzit e saj trima, t\u00eb bes\u00ebs e krenar\u00eb p\u00ebr emrin q\u00eb mbajn\u00eb se jan\u00eb shqiptar\u00eb. Un\u00eb kam\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe ma par\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shruar p\u00ebr mua nga shkrimtarja franceze zonja Josephine Dedet n\u00eb Paris n\u00eb vitin 1996 dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer tani von\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb (vitin e kaluar),por po the edhe p\u00ebr gazet\u00ebn tuaj, se p\u00ebr t&#8217;i vlersue Shqiptar\u00ebt, duhet t&#8217;i njoh\u00ebsh mir\u00eb ata n\u00eb vendin e tyre n\u00eb Atdheun e Shqipeve. E pra, un\u00eb atje i takova t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe i njoha t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk ishte vet\u00ebm Kurora Mbret\u00ebrore q\u00eb na bashkoi zemrat, por ishte dhe vazhdon me q\u00ebn\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite bashk\u00eb, e dashuria e madhe p\u00ebr Atdheun dhe krenaria p\u00ebr flamurin Komb\u00ebtar Shqiptar, p\u00ebr Atdhen\u00eb, p\u00ebr at\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Me k\u00ebt rast po ju tregoj se e kam m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe vet\u00ebm p\u00ebr dy muaj dhe k\u00ebt\u00eb e kam\u00eb treguar ma s\u00eb mirit kur kam\u00eb pas\u00eb rast\u00eb t\u00eb flas\u00eb edhe para mikrofonit t\u00eb Radio Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Martesa ime me Mbretin Zog I ka q\u00ebn\u00eb ngjarja ma e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00eb sime t\u00eb dashtun. Ai vet\u00eb ishte nj\u00eb sh\u00ebmbull i pakrahasush\u00ebm se si punonte dhe sa sakrifikonte p\u00ebr popullin shqiptar. Jo vet\u00ebm por koh\u00ebn kur ishim bashk\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri punonte, por edhe n\u00eb egzil ai sposhoj s\u00eb punuarit p\u00ebr Atdheun e tij. Tashm\u00eb dihen takimet dhe korespondecat e Tij me presidentin amerikan Rusvelt, me Kryeministrin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, \u00c7ur\u00e7ill, e me presidentin francez De Gol.Po jo vet\u00ebm me k\u00ebto, por dhe me t\u00eb gjitha Mbret\u00ebrit e asaj kohe t\u00eb Europ\u00ebs dhe Mesdheut e Azis\u00eb deri n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut Afrik\u00eb e Australi.<\/p>\n<p>Ngjarje tjet\u00ebr e madhe ka q\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua lindja e djalit tim, Mbretit Leka, nuk e harroj\u00eb kurr at\u00eb dit\u00eb se si u p\u00ebrsh\u00ebndet kjo lindje, me t\u00eb sht\u00ebnat e artilerive dhe se si festonte i gjith\u00eb populli shqiptar. Edhe pse g\u00ebzimi i madh u nd\u00ebrpre nga pushtimi fashist, p\u00ebr mua dhe p\u00ebr Mbretin Zog I, ajo mbetet nj\u00eb dit\u00eb e paharruar. Djali yn\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb ve\u00e7 gezime me t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb e mrekullueshme q\u00eb kishte, me krenarin\u00eb, m\u00ebn\u00e7urin\u00eb dhe besnik\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebe sShqip\u00ebrin\u00eb dhe Kombin Shqiptar. un\u00eb jam krenare p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr pun\u00ebn e tij t\u00eb madhe, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Atdheun ton\u00eb.<\/p>\n<p>Martesa e tij me mbret\u00ebresh\u00ebn Susan, ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim tjet\u00ebr i madh p\u00ebr mua. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e mrekullueshme, q\u00eb di me respektue dhe me mbajt detyrime karshi burrit e familjes, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb shoqe e v\u00ebrtet e burrit t\u00eb saj Mbretit Leka I. Kjo m\u00eb k\u00eb dh\u00ebn\u00eb vazhdimisht\u00eb g\u00ebzim dhe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse i shikoj gjithmon bashk\u00eb tue punue p\u00ebr Kombin Shqiptar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr g\u00ebzimet e mia ma t\u00eb m\u00ebdha ka q\u00ebn\u00eb edhe lindja e nipit Prinici Leka n\u00eb vitin 1982. Ather kam\u00eb ardh\u00eb nga Spanja n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut dhe jam\u00eb lumturuar kur e kam\u00eb par\u00eb at\u00eb djal\u00eb. Ai i ngjan\u00eb shum\u00eb Mbretit Zog. Natyrisht dhe babait t\u00eb vet Mbretit Leka. Por mue m\u00eb duket se tani, q\u00eb ai sapo mbushi 20 vjet po i ngjan gjithmon e ma shum\u00eb Mbretit Zog. Prinici m\u00eb jep g\u00ebzim t\u00eb madh sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb intiligjent dhe me dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, me krenari p\u00ebr emrin Shqiptar.<\/p>\n<p>Ju e keni p\u00ebrjetuar t\u00eb gjitha format e qeverisijes shqiptare. Krahasuar me koh\u00ebn e pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs e deri m\u00eb sot. Drejt\u00ebsia filloi n\u00eb stilin e bot\u00ebs s\u00eb qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare q\u00eb sh\u00ebmbullore. Projektligjet hartoheshin nga K\u00ebshilli i Shtetit, nj\u00eb nga entet m\u00eb t\u00eb vlefshme t\u00eb funksionit t\u00eb Monarkis\u00eb. U aprovuan nj\u00eb rradh\u00eb ligjesh dhe kodesh t\u00eb adaptuar nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe K\u00ebshilli Kontrollues jan\u00eb disa nga veprat m\u00eb t\u00eb \u00e7mushme t\u00eb p\u00ebriudh\u00ebs s\u00eb pamvar\u00ebsis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Monarkis\u00eb. P\u00ebrdorimi i sitemit metrik, p\u00ebrdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj,.Si do ti komentonit ju k\u00ebto vlera sot q\u00eb at\u00ebhere e kishin b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb perudh\u00ebn e Monarkis\u00eb t\u00eb ishte e barabart\u00eb me vendet m\u00eb t\u00eb civilizuara t\u00eb Europ\u00ebs Perendimore?<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Duke q\u00ebn\u00eb Mbret\u00ebresha e Shqiptarve edhe si njeri q\u00eb kam punue vite t\u00eb t\u00ebra bashk\u00eb me Mbretin Zog I, me ndreq ato ligje q\u00eb e respektojn gruan shqiptare, jo vet\u00ebm me e barazue me burrin, sepse, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Por duhet vleruar ajo se duke i detyruar p\u00ebr t\u00eb hequr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe ferexhen\u00eb gruaja shqiptare hyri n\u00eb familjen e qyteruar. Por, tek shqiptar\u00ebt gruaja \u00ebsht\u00eb edhe Nan\u00eb edhe di\u00e7ka ma shum\u00eb se sa kjo. kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi me e kuptue. Vet\u00eb Mbreti Zog I, k\u00ebt\u00eb e kuptonte dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebmbull t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Un\u00eb kam pa si si ai i respektonte nanat shqiptare, si e nderonte kujtimin e Nan\u00ebs mbret\u00ebresh Sadije, q\u00eb ka q\u00ebn\u00ebn model i nan\u00ebs shqiptare me edukat\u00ebn dhe shpirtin q\u00eb i dha birit t\u00eb vet, Mbretit Zog I.<\/p>\n<p>P\u00ebr koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare m\u00eb kujtohet boll mir\u00eb se kishte ligje q\u00eb zbatoheshin me drejt\u00ebsi. kishte rregull dhe filloj me u nd\u00ebrtue nj\u00eb kryeqytet Europian. Pra nj\u00eb Tiran\u00eb moderne, me bulevardin e bukur dhe me shum\u00eb nd\u00ebrtesa moderne dhe t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr athere kur Tirana kishte ve\u00e7se 50 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb si\u00e7 kam m\u00ebsuar tani ajo shkon aty af\u00ebr tek nj\u00eb milon banor\u00eb.Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb vlera se po prap\u00eb Bulevardi dhe disa nd\u00ebrtesa kryesore administrative si ministrit\u00eb q\u00eb u nd\u00ebrtuan n\u00eb koh\u00ebn e Mbretit Zog I, jan\u00eb edhe sot ma t\u00eb bukurat. e pra kjo tregon se asht\u00eb punuar me plan nga Mbret\u00ebria dhe Mbreti Zog I.Mundt me p\u00ebrmend edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr Mbret\u00ebrin\u00eb Shqiptare e p\u00ebr burrin tim Mbretin Zog I. Po nj\u00eb gj\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi me e kuptue Mbret\u00ebrin se ku e ka baz\u00ebn e saj tek Drejt\u00ebsia sh\u00ebmbullore, Bashkimi dhe Devocioni p\u00ebr popullin dhe p\u00ebr Kombin e tij.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare ka hyr\u00eb n\u00eb fazat me interesante t\u00eb saj. Kosova ka presidentin pralamentin e qeverin\u00eb e saj\u00eb, disa probleme shqiptare po marrin rrug\u00eb drejt zgjidhjes e tjer. Cili duhet t\u00eb jet\u00eb roli i n\u00ebn\u00ebs dhe gruas shqiptare n\u00eb k\u00ebto zhvillime historike?. Kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb ligjistacioni i monarkis e sinjifikonte shum\u00eb bukur k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;N\u00ebna, deri diku p\u00ebrfaqeson Atdheun p\u00ebr njerin\u00eb. N\u00ebna b\u00ebn njerin\u00eb p\u00ebr Atdheun, Kombin.<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Kombi asht i pandam\u00eb edhe kur kufinj\u00ebt nuk e lejon\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por, Kosova na ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon nj\u00eb sh\u00ebmbull t\u00eb madh t\u00eb atdhedashuris\u00eb. Fitoraja e liris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ndihma e madhe q\u00eb u dha nga NATO-ja dhe kryesiht nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe e gjith\u00eb Europa e qyteruar e demokratike, treguan se Kosova dhe populli shqiptar kishin t\u00eb drejt\u00ebn e vet dhe luftonin p\u00ebr drejt\u00ebsi. Si\u00e7 i kam\u00eb shkruar koh\u00ebt e fundit shkrimitarit ton\u00eb gjenial Ismaili Kadare, shpirti i nj\u00eb populli nuk mundet me humb kurr, kur ai lufton p\u00ebr lirin\u00eb e vet, p\u00ebr gjuh\u00ebn e vet, p\u00ebr nanat dhe f\u00ebmij\u00ebt vet. Vet z. I. Kadare e ka shkruajt me shum\u00eb art k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb madhe n\u00eb veprat e veta. Por, jan\u00eb dhe shum\u00eb shkrim\u00ebtar t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkrue p\u00ebr k\u00ebto, si n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri, prej nga Naimi e Pat\u00ebr Gjergj Fishta. Mir\u00eb e kan\u00eb than\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00eb Nanat Shqiptare, q\u00eb me qum\u00ebshtin e gjinit q\u00eb rrit\u00ebn k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb sot q\u00eb din\u00eb me i dal zot vatanit, pra t\u00eb gjith n\u00ebnat shqiptare q\u00eb rrit\u00ebn k\u00ebta djem e vajza shqiptare t\u00eb mrekullushem. Kjo ka q\u00ebn\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb un\u00eb e njoh dhe q\u00eb i kam sh\u00ebrbye me jet\u00ebn time. Si\u00e7 thoshte mbreti Zog I&#8221; Nana ban\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, Atdheu ban\u00eb Kombin&#8221;. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjitha nanat shqiptare dhe nuk ka nevoj\u00eb me i m\u00ebsue k\u00ebrkush n\u00eb bot\u00eb. Ato e kan\u00eb mbajt gjall Kombin Shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00c7\u00ebshtjes Shqiptare, Kosov\u00ebs apo edhe v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave n\u00eb Tetov\u00eb, Kumnanov\u00eb, e n\u00eb t\u00eb gjitha trojet etnike shqiptare, ne mundet me th\u00ebn\u00eb se ato q\u00eb kan b\u00ebr\u00eb nanat e tyre p\u00ebr t\u00eb gjith shqiptar\u00ebt, ata dhe t\u00eb gjith ne duhet t&#8217;i respektojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre dhe t\u00eb jen\u00eb krenar se jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e k\u00ebtyre nanave shqiptare se jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Duke punue vet\u00ebm p\u00ebr Atdheun tim jam munduar gjithmon t\u00eb arrihen lirit\u00eb dhe t\u00eb drejta q\u00eb k\u00ebrkon bota edhe tek shqiptar\u00ebt. Ve\u00e7 sot nuk duhet me lejuar kurr p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt luft\u00ebrave. Sepse, paqja p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb kryesorja dhe imperative pas gjith atyre vuajtjeve. Ndihma e bot\u00ebs s\u00eb qyteruar e Amerik\u00ebs s\u00eb Madhe superfuqis\u00eb s\u00eb vetme t\u00eb bot\u00ebs, Europ\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kurr nuk ka munguar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb edhe sot me Kosov\u00ebn. Prandaj, ne duhet ta shfryt\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse gjithmon shqiptar\u00ebt kan\u00eb treguar se jan\u00eb nj\u00eb komb i civilizuar dhe i qyteruar pjestar i denj\u00eb i familjes Europiane. Nga vet\u00eb historia dihet se shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb filluar dhe as q\u00eb kan\u00eb dashur luft\u00ebrat kund\u00ebr nj\u00eb populli tjer\u00eb, por kan\u00eb luftuar dhe mbrojtur gjithmon kombin dhe vendin e tyre nga armiq\u00ebt e shqiptarve. E pra ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i madh\u00eb dhe nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb \u00eb bot\u00ebs duke ju imponuar asaj t\u00eb na doj\u00eb dhe respektoj\u00eb si popull shqiptar.<\/p>\n<p>Dua t&#8217;ju them edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, Ju e dini se n\u00eb fillim shkuan nga e gjith\u00eb bota dhe m\u00eb s\u00eb shumti nga Europa n\u00eb kontinetin e ri Amerik\u00ebn. Shkuan t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz nga anemban bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb , dhe krijuan nj\u00eb liri e demokraci n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontinet -Amerik\u00eb, q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbull e simbol i liris\u00eb e demokracis\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs pjestar t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jemi edhe ne shqiptar\u00ebt. Dhe kjo liri dhe demokraci mban\u00eb gjall sot edhe Amerik\u00ebn e 52 shtetet e saj, vet\u00ebm me ligje e me dret\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, por edhe me k\u00ebrkua m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr amerikan\u00ebt. Me k\u00ebt\u00eb desha t\u00eb them se jam\u00eb edhe nj\u00eb nan\u00eb amerikane, nga Nju Jork(k\u00ebtu aludohet p\u00ebr origjin\u00ebn e saj si bij\u00eb e kontiti t\u00eb Nju Jork-ut,Gledis Virxhinia Stjuart,ishte motra e konsullit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Amsterdam.(sh\u00ebnim i yni) ) dhe e di ta vlersoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka arrit\u00eb sot SHBA dhe duhet tani me arrit\u00eb populli shqiptar duke marr sh\u00ebmbull nga Amerika. Edhe n\u00eb Europ\u00eb ka shembuj t\u00eb m\u00ebdhenj se si shtetet e vogla e t\u00eb m\u00ebdha pavarsisht nga rrethanat e kushtet q\u00eb kan\u00eb mundet t\u00eb prosperojn dhe p\u00ebrparojn\u00eb vet\u00ebm me pun\u00eb, me ligje, e me drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith qytetar\u00ebt e saj. Ky pra \u00ebsht\u00eb edhe sh\u00ebmbulli gjenial i liris\u00eb dhe demokracis\u00eb s\u00eb sotme kjo na duhet edhe ne shqiptarve. Dhe po t\u00eb shohim sot \u00e7\u00ebshtjen shqiptare ajo duket sikur \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar po t\u00eb shohim gjithon Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si do ta p\u00ebrjetonit Ju dhe familja Juaj ri-kthimin tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri? \u00c7&#8217;far\u00eb mesazhi keni p\u00ebrgatitur p\u00ebr t&#8217;ju drejtuar popullit shqiptar n\u00eb k\u00ebto zhvillime?<\/p>\n<p>Nana Mbret\u00ebresh\u00eb Geralidine Apony : Un\u00eb ri-kthehem n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time-Shqip\u00ebrin\u00eb e dashtun, N\u00eb shqip\u00ebrin\u00eb e bukur q\u00eb i kushtova jet\u00ebn time. K\u00ebshtu q\u00eb dhe gjith\u00eb Familja Mbret\u00ebrore Shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb inspiracioni t\u00eb madh, por edhe t\u00eb nj\u00eb dashurie t\u00eb madhe p\u00ebr Atdhen\u00eb ton\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Un\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb shihemi sa m\u00eb shpejt n\u00eb Shqip\u00ebri. Aty do t\u00eb kemi mund\u00ebsi me bisedue edhe ma gjat\u00eb dhe se si do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb ato momente q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb fantastike p\u00ebr mua dhe familjen time q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb rikthehemi n\u00eb Shqip\u00ebri. Mir\u00eb u pafshim n\u00eb Shqip\u00ebri . Zoti i Madh i bekoft\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe ju t\u00eb gazet\u00ebs komb\u00ebtare Bota Sot. Ju faleminderit!!!<\/p>\n<p>Ju faleminderojme per biseden zoti ju bekoft\u00eb Ju familjen tuaj dhe gjith\u00eb kombin shqiptar!!!<\/p>\n<p>Oborri Mbret\u00ebror Shqiptar &#8211; Royal Court of Albania<br \/>\nJohanesburg Suoth Africa<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oborri Mbret\u00ebror Shqiptar &#8211; Royal Court of Albania Johanesburg Suoth Africa April 15- 2002 NGA JOHANESBURGU (SUOTH AFRIKA) NANA MBRET\u00ebRESH FLET ESKLUZIVISHT PER GAZETEN TONE -N\u00ebna Mbret\u00ebreshe Geralidin Apony ishte e bija e Kontit Julius Apponyi,nj\u00eb nga familjet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb Hungaris\u00eb,qe rrjedh nga nj\u00eb fis i Atilas,me lidhje gjaku me familje t\u00eb shumta<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5329,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5330,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5328\/revisions\/5330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}