{"id":5325,"date":"2015-08-01T20:48:55","date_gmt":"2015-08-01T20:48:55","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5325"},"modified":"2015-08-01T20:48:55","modified_gmt":"2015-08-01T20:48:55","slug":"ulza-bukuroshja-e-fjetur-e-turizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5325","title":{"rendered":"ULZA, \u201cBUKUROSHJA E FJETUR\u201d E TURIZMIT"},"content":{"rendered":"<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p>1<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn, turistiken e k\u00ebrkojm\u00eb tep\u00ebr larg, ani se e kemi krejt pran\u00eb, para syve, por nuk e shohim, prekim e shijojm\u00eb. Si nj\u00eb moll\u00eb q\u00eb pa dashje ia kemi ndaluar vetes. Eja e merre vesh k\u00ebt\u00eb qendrim tonin sa adhurues, aq indiferent karshi vlerave q\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7ertifikim. Pamjet e Ulz\u00ebs,<!--more--> nga Gryka e Shkopetit e t\u00eb tjer\u00eb, jan\u00eb kartolina q\u00eb sh\u00ebtisin gjithandej n\u00ebp\u00ebr studio artist\u00ebsh e zyra drejtuesish, ve\u00e7se aty ku ato jan\u00eb shkrepur mungojn\u00eb jo pak gjera nga dora e njeriut n\u00eb funksion t\u00eb turizmit! Ndonj\u00eb ur\u00eb e varur tej e tej lumit t\u00eb Matit, ndonj\u00eb lund\u00ebr e hijshme q\u00eb vozit pushuesit liqenit, ndonj\u00eb kull\u00eb e p\u00ebrshtatur p\u00ebr pritjen e turist\u00ebve, bujtin\u00eb druri apo hotel. Apo, m\u00eb e pakta, nja kat\u00ebr-pes\u00eb tabel\u00ebza q\u00eb t\u2019i thon\u00eb kalimtarit se ku je dhe pse duhet t\u00eb q\u00ebndrosh aty. Her\u00eb-her\u00eb t\u00eb ngjan se koha ka ngecur te ai tuneli i vog\u00ebl pa asnj\u00eb element arkitekturor (q\u00eb ka p\u00ebrbiruar shk\u00ebmbin si nj\u00eb shpell\u00eb), digat e hidrocentraleve \u201cKarl Marks\u201d, \u201cFrederik Eng\u00ebls\u201d dhe kronikat e \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Drit\u00ebs\u201d fill pas Luft\u00ebs, me t\u00eb cilat ky rajon pati hyr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re. Nuk po zgjohemi q\u00eb t\u00eb zgjojm\u00eb dhe \u201cBukurosh\u00ebn e fejtur\u201d ul\u00ebzake. T\u00eb huajt\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb k\u00ebndej k\u00ebt\u00eb stin\u00eb sikur na thon\u00eb: \u201cE k\u00ebrkoni turizmin deri n\u00eb skajin m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Alpeve e n\u00eb kanionet e Skraparit dhe nuk ndaleni n\u00eb Ulz\u00eb, vet\u00ebm 60 kilometra nga Tirana, ngjitur me Rrug\u00ebn e Kombit\u201d.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/ulza1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5326\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/ulza1-300x199.jpg\" alt=\"ulza1\" width=\"300\" height=\"199\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/ulza1-300x199.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/ulza1.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Rubiku, Skuraj, Pllana, Ulza e t\u00eb tjer\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb ato vende q\u00eb Lambertci me 1916 i cil\u00ebsonte me \u201cnj\u00eb pamje t\u00eb mrekullueshme\u201d. Po p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb Ulza ka mbetur larg t\u00eb qenit qend\u00ebr turistike atraktive? Asgj\u00eb ndryshe nga vendet e tjera turistike gjysm\u00eb t\u00eb zhvilluara. Nj\u00eb qendrim thuajse spontan ndaj turizmit e mjedisit, pa shum\u00eb strategji e p\u00ebrpar\u00ebsi. Dhe pse ka patur jo pak p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb realitet tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb areal t\u00eb rrall\u00eb turistik t\u00eb vendit. Kryekomunar\u00ebt dhe specialist\u00ebt e pyjeve nuk kan\u00eb reshtur s\u00eb lobuari p\u00ebr disa vite p\u00ebr Ulz\u00ebn dhe fal\u00eb tyre ajo ka fituar nj\u00ebfar\u00eb statusi, at\u00eb t\u00eb Parkut Natyror Rajonal. N\u00eb 4.206 ha parku i saj ng\u00ebrthen sip\u00ebrfaqen ujore nga diga e hidrocentralit t\u00eb Shkopetit deri n\u00eb Urak\u00eb, si dhe zon\u00ebn kodrinore p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me rrethin e Mirdit\u00ebs. Kremtohet si ngjarje kjo atje, s\u00eb bashku me fest\u00ebn e Sh\u00ebn Markut, ku organizohet dhe nj\u00eb panair me prodhime vendase, por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk kan\u00eb mjaftuar q\u00eb Ul\u00ebza t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrher\u00eb me turist\u00eb. Aty nuk ka turist\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, por m\u00eb s\u00eb shumti kalimtar\u00eb, sodit\u00ebs, ndoshta nja treqind t\u00eb till\u00eb n\u00eb vit, tep\u00ebr pak p\u00ebr bukurin\u00eb e saj q\u00eb p\u00ebrkundet mes blerimit e kalt\u00ebrsis\u00eb. Perla liqenore-malore nuk \u00ebsht\u00eb kthyer ende n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr turistike e k\u00ebrkuar, dhe pse i ka t\u00eb gjitha ato q\u00eb i duhen turizmit: natyr\u00ebn e begat\u00eb gjith\u00eb laryshi t\u00eb terrenit, lumin e Matit, liqenet e hidrocentraleve, bim\u00ebsin\u00eb e pasur, peizazhin shk\u00ebmbor, kanionin mahnit\u00ebs t\u00eb Shkopetit, peshqit e \u201cmark\u00ebs\u201d autoktone nil\u00ebn e mlyshin, si dhe disa monumente kulture t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb toka e maleve dhe legjendave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, e plakut t\u00eb urt\u00eb t\u00eb folklorit Kok\u00eb Mal\u00e7i, e familjes s\u00eb njohur t\u00eb Skurajve, stem\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve e kemi sot n\u00eb emblem\u00ebn e kryeqytetit, por dhe e Shpan\u00ebve me z\u00eb n\u00eb mesjet\u00eb etj. Nj\u00eb hap nga deti, nj\u00eb hap nga mali, e megjithat\u00eb Ulza ka mbetur si nj\u00eb ar\u00eb gjysm\u00ebdjerr e turizmit shqiptar. Ani se liqenit t\u00eb saj poet\u00ebt e trev\u00ebs i k\u00ebndojn\u00eb me tone lasgushiane, nd\u00ebr ta dhe ish-kryetari i Komun\u00ebs para disa vitesh, Simon Kaca, q\u00eb nuk rron m\u00eb. I g\u00ebzohen liqenit sidomos 50 peshkatar\u00ebt q\u00eb mes flladit liqenor gjejn\u00eb buk\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>V\u00ebren nj\u00eb paradoks n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon tipik mesdhetar, shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb \u201cRruga e Drit\u00ebs\u201d i mori jehon\u00ebn dhe udh\u00ebtar\u00ebt udh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Zogut, q\u00eb n\u00eb vitet \u201930 kalonte nga Uraka n\u00ebp\u00ebr Mirdit\u00eb e dilte n\u00eb Milot, kurse me rikthimin e saj n\u00eb identitet, nd\u00ebrtuar para tre vitesh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, \u201cRruga e Drit\u00ebs\u201d nisi t\u00eb b\u00ebhej ndonj\u00ebher\u00eb dhe rrug\u00eb \u201cterrit\u201d, me maskat q\u00eb iu zinin prit\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve. Me rrug\u00ebn e re\/vjet\u00ebr (nga Rr\u00ebsheni) Ulz\u00ebs, Bazit e Skurajve iu paksuan vizitor\u00ebt. Nuk duam ta teprojm\u00eb, pasi Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb plot vende turistike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjall\u00ebrim, por nd\u00ebr to Ulza \u00ebsht\u00eb unike. Shpallja e saj Park Natyror mbetet nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e mir\u00eb, pa u shoq\u00ebruar me p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb dukshme n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore etj. N\u00ebse p\u00ebr parqet komb\u00ebtare investohet qeveria me politika efikase e buxhete, p\u00ebr ato rajonale jan\u00eb qarqet dhe bashkit\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn. Ndryshe \u00e7\u2019kuptimi ka q\u00eb mblidhemi e marrim vendime pa i shoq\u00ebruar ato me fatur\u00ebn ekonomike, ndoshta jo n\u00eb form\u00ebn e grantit, por t\u00eb projekteve t\u00eb zhvillimit etj. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm guidat e shoqatave, flet\u00ebpalosjet e gjitha. Sa festohet p\u00ebr parkun vit p\u00ebr vit, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet sinjalistika turistike e objektit, apo mveshja me asfalt e rrug\u00ebs s\u00eb d\u00ebrmuar buz\u00eb liqenit.<\/p>\n<p>2<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb kambana e turizmit bie p\u00ebr her\u00eb e m\u00eb fort. Kuvendi sapo miratoi ligjin e ri p\u00ebr turizmin. Deputet\u00ebt desh\u00ebn ta linin t\u00eb miratuar at\u00eb n\u00eb pikun e sezonit turistik, para se t\u00eb ngrehnin \u00e7adrat n\u00eb plazhe. Por se sa ata e kan\u00eb me shpirt \u201cpatriotik\u201d k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e turizmit mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se ku do t\u2019i kalojn\u00eb pushimet, brenda vendit apo jasht\u00eb tij? T\u00eb shohim se mos ndonj\u00eb e p\u00ebrditshme, apo e p\u00ebrkohshme do t\u00eb mund t\u00eb na jap\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb dh\u00ebna rreth gjeografis\u00eb s\u00eb pushimeve t\u00eb ministrave, deputet\u00ebve, gjykat\u00ebsve, shtetar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Deri tani kemi par\u00eb Presidentin e Republik\u00ebs t\u00eb pushoj\u00eb nj\u00eb fundjav\u00eb te \u201cRana e Hedhun\u201d n\u00eb Sh\u00ebngjin, se i ka p\u00eblqyer plazhi dikur \u201cushtarak\u201d, se ka dashur t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb mesazh, apo se nuk e kan\u00eb lejuar t\u00eb vendoset n\u00eb rezidencat qeveritare n\u00eb Vlor\u00eb. Nd\u00ebrsa ky soj \u201ckacagjelimi\u201d t\u00eb m\u00ebdhenjsh t\u00eb le shije t\u00eb hidhur, nuk do t\u00eb ishte e tep\u00ebrt t\u00eb pyesnim n\u00ebse ndonj\u00eb minist\u00ebr do ta kalonte fundjav\u00ebn n\u00eb Ulz\u00eb? Jo se do ta b\u00ebnte me flatra turizmin e atysh\u00ebm p\u00ebr aq, qoft\u00eb dhe ministrja e Turizmit, por mbase do t\u00eb ishte gjetur nj\u00eb fond p\u00ebr rikonstruksionin e rrug\u00ebs nga Shkopeti n\u00eb Ulz\u00eb rreth 10 km, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb turistike, por burim aksidentesh t\u00eb r\u00ebnda. Kaq nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb as p\u00ebr K\u00ebshillin e Qarkut t\u00eb Dibr\u00ebs q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb Ulz\u00ebs\u00a0 titullin e lakmuesh\u00ebm t\u00eb parkut natyror. Pronari i nj\u00eb resorti turistik, p\u00ebr nevojat e biznesit t\u00eb tij tregtar e prodhues, do ta marr\u00eb ujin 11 km larg n\u00ebp\u00ebr kreshta, kurse shteti nuk gjen nj\u00eb dor\u00eb par\u00e1 sa p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb udh\u00eb dhjet\u00eb kilomet\u00ebrshe n\u00eb aksin q\u00eb deri dje ishte e vetmi q\u00eb lidhte Matin, Bulqiz\u00ebn e Peshkopin\u00eb me Tiran\u00ebn?<\/p>\n<p>Flitet nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebse duhen b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuara p\u00ebr te bujtinat turistike. Mendja ta do se diku po e diku jo. Ama deri t\u00eb \u201chyrja\u201d e parkut do t\u00eb shkosh se s\u2019b\u00ebn me makin\u00eb, tjet\u00ebr pastaj aty ku habitati pyjor, lagunor \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb i paprekur, se po \u00e7uam rrug\u00ebn prishet magjia e peizazhit dhe turisti duhet t\u00eb \u201clodhet\u201d p\u00ebr t\u00eb shkuar deri te mirazhet e fshehura n\u00eb pyje. Tashm\u00eb jan\u00eb qart\u00ebsuar ato \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr turizmin me standarde dhe jo turizmin ton\u00eb \u201corigjinal\u201d, nj\u00ebri ngrih nj\u00eb bujtin\u00eb druri e tjetri nj\u00eb hotel pes\u00ebkat\u00ebsh me beton! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Ulza mund t\u00eb shihet dhe si nj\u00eb bashk\u00ebprojekt turistik me Kurbinin, Rubikun, Rr\u00ebshenin, Kthell\u00ebn etj. Ka ardhur koha e projekteve nd\u00ebrrajonale e nd\u00ebrbashkiake, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe puna p\u00ebr pastrimin e lumenjve, se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm r\u00ebra e plazheve (q\u00eb i japim nj\u00eb \u201cfshes\u00eb\u201d \u00e7do pranver\u00eb) q\u00eb duhet pastruar, por dhe lumenjt\u00eb q\u00eb i kemi kthyer n\u00eb kazan\u00eb plehrash. Nuk ka sh\u00ebmtim m\u00eb t\u00eb madh se kur ndot nj\u00eb lum\u00eb apo liqen me (pa)dashje. Lumenj si Fani e Mati kan\u00eb vuajtur dhe m\u00eb par\u00eb nga mbetjet teknologjike t\u00eb minierave e fabrikave, kurse tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deng me material plastik ambalazhesh ushqimore etj. B\u00ebrlloku q\u00eb ka mbushur lumenjt\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebziksh\u00ebm sa masakra mjedisore e shkaktuar nga s\u00ebpatat n\u00eb pyje, fadromat n\u00eb g\u00ebrryerjen e shtret\u00ebrve lumor\u00eb etj. K\u00ebsisoj Ulza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb e k\u00ebsaj vere dhe e muajve q\u00eb vijn\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtjen e duhur banor\u00ebve, vendor\u00ebve, bizneseve, shoqatave, operator\u00ebve turistik\u00eb q\u00eb kjo perl\u00eb mesdhetare mes kat\u00ebr rrethesh (Mirdit\u00ebs, Matit, Kurbinit dhe Lezh\u00ebs) t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb jetueshme dhe m\u00eb t\u00eb vizitueshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ 1 Nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn, turistiken e k\u00ebrkojm\u00eb tep\u00ebr larg, ani se e kemi krejt pran\u00eb, para syve, por nuk e shohim, prekim e shijojm\u00eb. Si nj\u00eb moll\u00eb q\u00eb pa dashje ia kemi ndaluar vetes. Eja e merre vesh k\u00ebt\u00eb qendrim tonin sa adhurues, aq indiferent karshi vlerave q\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7ertifikim.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4935,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5325"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5327,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5325\/revisions\/5327"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}