{"id":5317,"date":"2015-07-29T14:11:36","date_gmt":"2015-07-29T14:11:36","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5317"},"modified":"2015-07-29T14:11:36","modified_gmt":"2015-07-29T14:11:36","slug":"nje-bust-i-munguar-ne-patos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5317","title":{"rendered":"NJ\u00cb BUST I MUNGUAR N\u00cb PATOS\u2026"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/DEDAJN.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4983\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/DEDAJN-300x226.jpg\" alt=\"DEDAJ,N\" width=\"300\" height=\"226\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/DEDAJN-300x226.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/DEDAJN.jpg 311w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Saga e Myzeqes\u00eb me Jakov Xox\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jakovi na shfaqet i gjall\u00eb, kaluar mbi moto\u00e7iklet\u00eb, si agronom\u00ebt q\u00eb rendnin fushave t\u00eb grunjta pa pafund, por q\u00eb ndryshe nga ata, ai kutivonte bim\u00ebn e fjal\u00ebs, p\u00ebrmes metafor\u00ebs s\u00eb \u201clumit t\u00eb vdekur\u201d, \u201cjug\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb\u201d, \u201clules s\u00eb krip\u00ebs\u201d etj.<!--more--> Prozatorin q\u00eb si nj\u00eb murg i p\u00ebrvut\u00eb krijoi sag\u00ebn myzeqare, poeti dhe studiuesi i njohur i let\u00ebrsis\u00eb Agim Vinca e quan \u201cpa dyshim nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shqiptar\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, krijues q\u00eb la pas vetes nj\u00eb vep\u00ebr e cila i ka t\u00eb rralla shoqet n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d. Ama, q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet rregullisht n\u00eb programet e let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb shkollave. Se kushedi se si e marrin autorin \u201cteoricien\u00ebt\u201d tan\u00eb t\u00eb teksteve shkollore, q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e fusin nj\u00eb autor e nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr e nxjerrin. Ky \u00ebsht\u00eb problemi jo vet\u00ebm p\u00ebr Xoxen, po dhe p\u00ebr St\u00ebrmillin, Bulk\u00ebn etj. Harresa e t\u00eb m\u00ebdhenjve, t\u00eb talentuarve, mjesht\u00ebrve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe jo vet\u00ebm po kthehet n\u00eb nj\u00eb sindrom\u00eb e k\u00ebsaj kohe. E Jakov Xoxa, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke ecur drejt pavdek\u00ebsis\u00eb, pa dashur t\u2019ia dij\u00eb n\u00ebse dikush nga burokracia e letrave nuk e b\u00ebn detyr\u00ebn karshi vepr\u00ebs s\u00eb tij. Ai ashtu, pa \u201cmiq\u201d, ishte si at\u00ebher\u00eb si sot.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb vete n\u00eb Apolloni, ndalet dhe te oda e tij krijuese. Ai vet\u00ebm aty, mes statujave t\u00eb lashta homerike, mund t\u00eb ndihej n\u00eb bot\u00ebn e tij, larg \u201crealizmit socialist\u201d (shum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb), aty do t\u00eb krijonte si nj\u00eb skulptor statujat e veta letrare, nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryerat, Pilo Shpiragun e paepur e gjer Vit\u00ebn dhe Adilin, \u00e7iftin e dashuruar, q\u00eb asokohe thuhej se simbolizonin bashkimin komb\u00ebtar. Xoxa n\u00eb Apolloni, n\u00eb vitin 1973, kishte pritur me dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb student\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Saga e Myzeqes\u00eb nuk kryen asnj\u00ebher\u00eb, ajo se pse i ngjet vjesht\u00ebs. Nuk mund t\u00eb kalosh udh\u00ebve t\u00eb saj dhe t\u00eb mos jesh nj\u00ebsh me Jakov Xox\u00ebn, Va\u00e7e Zel\u00ebn, Vath Koreshin, Nasho Jorgaqin, P\u00ebllumb Kull\u00ebn, Faslli Halitin, Visar Zhitin etj. Personazhet e saj jan\u00eb t\u00eb njohur e m\u00eb pak t\u00eb njohur, verior\u00eb dhe jugor\u00eb, njer\u00ebz me fate t\u00eb trazuara, tok\u00ebpunues, naft\u00ebtar\u00eb dhe intelektual\u00eb t\u00eb elit\u00ebs. Nj\u00ebri nga ata quhej Pal Nikoll\u00eb Marku. Nuk kishte folur p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet, jo se ishte gjuh\u00eblidhur, jo se nuk dinte, por se nuk duhej! Kurse pas 90-s, i si nj\u00eb cic\u00ebron i malit dhe fush\u00ebs, ishte kthyer n\u00eb prit\u00ebs dhe p\u00ebrcjell\u00ebs i t\u00eb rinjve shkollar\u00eb, pa qen\u00eb m\u00ebsues.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2009, Pali do t\u00eb shoq\u00ebronte n\u00ebp\u00ebr Apolloni disa klas\u00eb t\u00eb gjimnazit t\u00eb Rr\u00ebshenit, t\u00eb cil\u00ebve do t\u2019iu printe p\u00ebr te dhoma muze ku Jakov Xoxa shkruante romanet e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Patos, nj\u00eb kafe me miq t\u00eb rinj dhe kujtime t\u00eb vjetra<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Mal\u00ebsori erudit Pal Nikoll\u00eb Marku, q\u00eb nuk kishte dal\u00eb nga folklori i Munell\u00ebs, por nga aulat universitare, nuk rron m\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00ebsuesi i let\u00ebrsis\u00eb i gjimnazit t\u00eb Patosit, myzeqari Toli Shabani, nuk e heq asnj\u00eb \u00e7ast nga goja mikun e vjet\u00ebr. \u201cKur gjerat ndryshuan, n\u00eb or\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb Fisht\u00ebs, Mjed\u00ebs, Koliqit e t\u00eb tjer\u00eb th\u00ebrrisja \u201cBac\u00ebn Pal\u201d dhe ai ua b\u00ebnte t\u00eb magjish\u00ebm m\u00ebsimin nx\u00ebn\u00ebsve. Dinte p\u00ebrmend\u00ebsh shum\u00eb vargje t\u00eb tyre. Nj\u00ebher\u00eb iu dhash\u00eb t\u00eb shkruanin ese p\u00ebr shkrimtar\u00ebt e tradit\u00ebs dhe pastaj punimet e tyre i mori \u201cpedagogu i jasht\u00ebm\u201d Pali, i cili shkroi \u201cEse p\u00ebr eset\u00eb\u201d, me vler\u00ebsime p\u00ebr pun\u00ebn e nx\u00ebn\u00ebsve\u2026\u201d<\/p>\n<p>Po cili ishte ky njeri q\u00eb kishte fituar t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shpjegonte me gjimnazist\u00ebt e Patosit kolos\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb? Nj\u00eb fonditor n\u00eb uzin\u00eb prej 15 vitesh, i shtr\u00ebnguar t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb zanat t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&#8230; q\u00eb kur fliste p\u00ebr Shekspirin, e thoshte \u201cHamletin\u201d n\u00eb anglisht dhe kur shpjegonte Danten, e recitonte \u201cFerrin\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn e tij. Njihte qysh n\u00eb rini dhe rusishten, serbishten, bullgarishten etj. Ishte nj\u00eb poliglot, me nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb pasur me literature n\u00eb disa gjuh\u00eb. Nuk kishte qen\u00eb gjithnj\u00eb shkrir\u00ebs metali. Para se t\u00eb ndodhte goditja politike n\u00eb rafinerit\u00eb dhe kupol\u00ebn e \u201carit t\u00eb zi\u201d, ai kishte themeluar n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb Bibliotek\u00ebn Tekniko &#8211; Shkencore t\u00eb Naft\u00ebs, e vetmja e atij lloji n\u00eb republik\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas ishte mbartur n\u00eb Patos bashk\u00eb me Insititutin e Naft\u00ebs dhe Gazit. Ky shqiptar i rac\u00ebs vjet\u00ebr, i panjohur p\u00ebr publikun e gjer\u00eb, por jo p\u00ebr elit\u00ebn e vendit t\u00eb viteve\u201950, kishte lindur me 1926 n\u00eb Kalivare t\u00eb Mirdit\u00ebs. M\u00ebsimet e para i merr n\u00eb konviktin \u201cMirdita\u201d t\u00eb Oroshit dhe pastaj mbaron Normalen e Elbasanit n\u00eb 44-\u00ebn. Fill pas Luft\u00ebs n\u00eb 1945 &#8211; 48 kryen Akademin\u00eb e Aviacionit Ushtarak n\u00eb Beograd. Kthehet n\u00eb atdhe dhe \u00ebsht\u00eb i pari shef i Stacionit Qendror t\u00eb Sinoptik\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, pran\u00eb aeroportit t\u00eb Rinasit.\u00a0 Bashk\u00eb m\u00eb studiuesin bullgar Isidorov n\u00eb vitin 56, kryen studimin p\u00ebr klim\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, vler\u00ebsuar nga Akademia e Shkencave bullgare. N\u00eb Bullgari, ku shkon p\u00ebr shk\u00ebmbim p\u00ebrvoje, nuk njihte vet\u00ebm artin ushtarak t\u00eb fluturimeve dhe kapri\u00e7iot e motit, po recitonte dhe poezit\u00eb e Hristo Botevit. (Nd\u00ebrkoh\u00eb dhe i v\u00ebllai, inxhinier Ded\u00eb Marku, doktor i shkencave gjeologjike, kishte kryer studimet n\u00eb Bashkimin Sovjetik n\u00eb vitet \u201960, ku p\u00ebrmendet si shqiptari i par\u00eb q\u00eb kishte eksploruar Polin e Veriut.)<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 56-61 Pali punon shef i stacionit meteorologjik n\u00eb regjimentin e forcave ajrore n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, si nj\u00eb nga kapiten\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb aviacionit shqiptar, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej gjeneral, akademik, por lufta e klasave shpejt do ta nxirrte nga radh\u00ebt e besnik\u00ebve t\u00eb socializmit. P\u00ebrjashtohet nga Partia dhe p\u00ebr nis kalvari si i p\u00ebrndjekur politik. Jeta e Palit kishte qen\u00eb nj\u00eb minier\u00eb e trazuar nga shembjet. Toli, Kozmai, Balili e t\u00eb tjer\u00eb miq t\u00eb tij n\u00eb Patos flasin me adhurim p\u00ebr t\u00eb, dhe natyrisht e reja e tij, Mbaresa, m\u00ebsuese n\u00eb gjimnazin e qytetit. N\u00eb vitin 1975, p\u00ebr t\u00eb mos patur peripeci me regjimin, detyrohet t\u00eb djeg\u00eb \u201cLahut\u00ebn e Malsis\u00eb\u201d, por vet\u00ebm pas tre muajsh, pasi ta kishte m\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00ebn p\u00ebrmend\u00ebsh! Kishte dhe nj\u00eb kaligrafi t\u00eb bukur. Edhe sot kartolinat e tij miqt\u00eb i ruajn\u00eb si relike. N\u00eb Itali, kur qendronte te i biri, Sokoli, shkoi dhe te varri i Dantes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u201cautograf\u201d. Dhe nuk mbarojn\u00eb fjal\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb jeta nuk i dha lajme t\u00eb mira, as pasi u shua, pasi shpejt do t\u00eb ndahej nga jeta dhe djali i madh, Gjergji.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u201cBaca Pal\u201d, nj\u00eb monument sh\u00ebtit\u00ebs&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Mustafa Nano para 13 vitesh n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d shkruante: \u201cRasti e deshi q\u00eb n\u00eb Fier t\u00eb piqesha me nj\u00eb mirditor t\u00eb \u201cmyzeqarizuar\u201d, jeta e t\u00eb cilit ishte nj\u00eb roman i bukur trondit\u00ebs. Emri i tij ishte Pal Nikolla. I mbajtur, i gjall\u00eb, i k\u00ebnduar e mendjehapur, t\u00eb ngjante me nj\u00eb monument sh\u00ebtit\u00ebs. Ishte nj\u00eb cop\u00eb Mirdit\u00eb q\u00eb gjendej shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb fush\u00ebtirat e Myzeqes\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat kishte harxhuar tridhjet\u00eb vite t\u00eb jet\u00ebs. Pamja e jeta e tij shkonte mir\u00eb n\u00eb at\u00eb bar-od\u00eb shqiptare&#8230;\u201d Ka dhe nj\u00eb monografi kushtuar k\u00ebtij personazhi disident, shkruar me p\u00ebrkushtim nga studiuesi Mark Mesuli vite m\u00eb par\u00eb. Ashtu si\u00e7 ai mban titullin \u201cQytetar Nderi\u201d i Patosit. Teksa titulli m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cBaca Pal\u201d, si\u00e7 e th\u00ebrrisin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qytetin e tij. I themi profesor Tolit se sa her\u00eb vijm\u00eb k\u00ebtu na duket sikur zot\u00ebria e tij na v\u00ebshtron nga ndonj\u00eb rrug\u00eb e qytetit. E nuk ngjet k\u00ebshtu vet\u00ebm me ne, po dhe me Luftar Paj\u00ebn, Ismet Elezin, Moikom Zeqon, Xhevahir Spahiun, Ki\u00e7o London, Hajrie Rondon, Nuri Plakun etj., q\u00eb e njoh\u00ebn nj\u00ebher\u00eb dhe e b\u00ebn\u00eb mik p\u00ebr gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb ditur, t\u00eb ndaluar nga koha. Megjithat\u00eb, ka mbetur n\u00eb hije dhe sot Baca Pal, \u201cdoktori\u201d i motit q\u00eb pati kryer universitet p\u00ebr shkandullimet e qiellit, reve, rrufeve, p\u00ebr t\u00eb drejtuar l\u00ebvizjen e avion\u00ebve luftarak\u00eb t\u00eb Niko Hoxh\u00ebs, Edip Ohrit, Fahri Bubsit q\u00eb ishin miqt\u00eb e tij t\u00eb rinis\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb dal\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb nga harresa ky virtuoz i heshtur i dituris\u00eb, librit e fluturimit. Mbase nj\u00eb bust n\u00eb Patos. Nj\u00eb titull nderi nga Presidenti&#8230;<\/p>\n<p>Myzeqeja ka tashm\u00eb \u201cpajtor\u00ebt\u201d e saj t\u00eb m\u00ebdhenj, Va\u00e7e Zel\u00ebn, Jakov Xox\u00ebn etj. Por ka dhe kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb regjimi i kaluar i d\u00ebboi nga tempulli i letrave, artit dhe shkenc\u00ebs, duke na e l\u00ebn\u00eb neve barr\u00ebn t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb tempull si bart\u00ebs t\u00eb disidenc\u00ebs. \u201cG\u00eblltitja\u201d e 16 mij\u00eb vargjeve t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Malsis\u00eb\u201d n\u00eb Myzeqe n\u00eb vitin 1975, q\u00eb t\u00eb mos binin n\u00eb duart e Sigurimit t\u00eb Shtetit, ishte vet\u00ebm nj\u00eb akt i disidenc\u00ebs morale shqiptare.<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/jakov-xoxa.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5318\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/jakov-xoxa.jpg\" alt=\"jakov xoxa\" width=\"203\" height=\"274\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 Saga e Myzeqes\u00eb me Jakov Xox\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb \u00a0 Jakovi na shfaqet i gjall\u00eb, kaluar mbi moto\u00e7iklet\u00eb, si agronom\u00ebt q\u00eb rendnin fushave t\u00eb grunjta pa pafund, por q\u00eb ndryshe nga ata, ai kutivonte bim\u00ebn e fjal\u00ebs, p\u00ebrmes metafor\u00ebs s\u00eb \u201clumit t\u00eb vdekur\u201d, \u201cjug\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb\u201d, \u201clules s\u00eb krip\u00ebs\u201d etj.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5318,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-5317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5317"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5319,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5317\/revisions\/5319"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}