{"id":5290,"date":"2015-07-22T13:06:47","date_gmt":"2015-07-22T13:06:47","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5290"},"modified":"2015-07-22T13:10:59","modified_gmt":"2015-07-22T13:10:59","slug":"ligj-abuziv-e-klientelist-qe-shkaterron-arsimin-universitar-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5290","title":{"rendered":"Ligj abuziv e klientelist qe shkaterron arsimin universitar shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Liliana-Elmazi1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-5293\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Liliana-Elmazi1.jpg\" alt=\"Liliana Elmazi\" width=\"235\" height=\"235\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Liliana-Elmazi1.jpg 235w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Liliana-Elmazi1-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Liliana-Elmazi1-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 235px) 100vw, 235px\" \/><\/a>Prof. Dr. Liliana\u00a0 Elmazi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Deputete e PD ne Parlamentin Shqiptar<\/strong><br \/>\nProjekligji per Arsimin e Larte, 23 korrik 2015<br \/>\nKolege deputete,<br \/>\nTe dashur studente, studente te universitetit te Tiranes ku kam punuar me ndershmeri e perkushtim per 24 vjet, kolege pedagoge tem bare universiteteve shqiptare<br \/>\nPo e nis me nje replike me kryeministrin,<!--more--> meqe asnje koleg se permendi kete. Foli e foli gjate per universitetet private, hodhi plot sharje mbi to. Disa me te drejte e disa mllef. Por po I kujtoj kryeminstrit qe nese nuk do ishin keto universitete , nje mjese e mire e ministrave te tij te ulur pas meje sdo ishin aty, sepse do ishin te padiplomuar. Mos te flas pastaj per nje numer te madh deputetesh te mazhorances qe po ashtu kane diploma private. Tani e kane blere apo jo , sdi ta them, po shume ende jane analfabete edhe pse te dplomuar.<br \/>\nNje miljon vota ne 23 qershor qe ju thjesht fare I perktheni ne nje miljon shuplaka per opoziten e sotme, nje konfirmim sipas jush per te qeverisur shumicen e bashkive ne 21 qershor, edhe pse per here te pare ne historine e zgjedhjeve shqiptare jo vetem pluraliste nderkombetaret, miqte e shqiperise artikuluan qarte e prere se pati blerje te votes, pati kercenime nga qeveria, shto ketu dhe kandidatet e kriminalizyar, juve ju entuziazmuan per te alla reformuar cdo gje, me mire ta themi, per te filluar cdo gje nga 0 ne kete vend, sepse te majte e te djathte qe kane qeverisuar para jush, ishin thjesht fare \u201c djaj\u201d qe e shkaterruan dhe dogjen kete vend. Por fati trokiti ne deren shqiptare ne 23 qershor: e fati shqiptareve ishte rilindja\u2026e cila do te bente shtet, jo shaka si me pare. Do te reformonte cdo aspect te jetes ekonomike sociale ligjore.. do te ndermerrte reforma te thella qe do tu mundesonin shqiptareve parajsen, ne vend te ferrit berishian, te nanos, majkos, metes apo dhe finos. E niset me te ashtuquajturat reforma ekonomike e fiskale qe do te lehtesonin barren fiskale te shqiptareve te varfer duke premtuar qe do tu merrnit te pasurve me shume dhe rezultati: taksat jane rritur, perdite rendohet xhepi dhe ekonomia e shqiptareve, ata po behen me te varfer, te varferit te mjeruar u hiqet apo dhe ulet ndihma ekonomike, , por te pasurit pasurohen perdite e me shume vecanerisht klientela qeveritare\u2026 korrupsion ne dogana e tatime, evasion fiscal record, te ardhurat nga dy shtyllat e buxhetit jane ne renie, cfare b\u00eate ju sidomos keto 5 muajt e fundit: zhytet ekonomine dhe tregtine ne kllapi, qe per fat ende spo jep shpirt jo se ju per ta SHPETUAR po injektoni fonde per te ringjallur ekonomine , por po terhiqni fonde parash ne forme borxhi per te mbajtur ne kembe nje ekonomi ne kllapi. nderkombetaret u bien kembanave te alarmit: kujdes ekonomia po prek fundin\u2026Rezultat ekstremisht me I keqi I corbes rilindase jane azilantet nga SHQIPERIA qe SHENOJNE REKORD: JEMI NE VEND TE PARE, IA KALUAM DHE SIRISE NE LUFTE\u2026 Perdite shqiptare qe ikin nga syte kembet, sa me larg kesaj \u201cparajse allarilindase\u201d\u201d\u2019<br \/>\nPor Le ti kthehemi projektligjit ne fjale\u2026.<br \/>\nDuke pershendetur dhe vleresuar personalisht ministren e arsimit per deshiren dhe vullnetin e saj te mire per nje arsim universitar cilesor, larg sjelljeve joetike e korruptive te disa pedagogeve qe detyrojne studente te blejne noten, te ndonje drejtuesi universiteti apo fakulteti rajonal qe shet vendin e punes, apo atyre private qe e konsiderojne universitetin si nje kioske qe shet domate, pra, si cdo biznes fitimprures, apo problematikave te tjera me te cilat hasen universitetet shqiptare sot, kam mendimin , madje bindjen se nje reforme e tille ne arsimin e larte, I kalon caqet e deshires dhe vullnetit te mire te ministres, madje reforma ne fjale nuk ka sesi te shmange dhe interesat klienteliste , te segmenteve te caktuara qeverisese. Ndaj me keqardhje thjesht do te perseris se si e quajne profesoret e nderuar, pedagoget, studentet kete projekligj : abuziv, korruptiv, klientelist, qe e ve arsimin e larte nen hyqmin e qeverise apo te njeshit dhe qe e shkaterron ate\u2026fare troc: universitetet do jene nen thundrren e politikes dhe parase. Me te drejte lind pyetja: cilet jane porositesit e ketij projektligji? Natyrisht nevoja e arsimit te larte jo\u2026 \u201cgojet e liga\u201d thone qe jane pronare universitetesh private, dhe jo vetem porosites ne fakt, por ndoshta dhe autore te tij\u2026 qe duan te fusin duart e zgjatura edhe ne buxhetin per arsimin, pra ne taksat e shqiptareve per te lulezuar biznesin e tyre universitar.<br \/>\nPor cfare b\u00eate ju Per dy vjet ,? U b\u00eate Eksperte ne hedhje laqesh ne fytin e shqiptareve ; e b\u00eate fytin e shqiptareve te shkrete sikur te jete prej celiku duke hedhur cdo here nga nje lak te ri : lak kur rritet taksat, lak kur shtuat taksa te reja, lak, kur hoqet ndihmen ekonomike per mbi 20 mije familje apo e ulet vleren e asaj ekzistuesene rreth 15 dollare, lak kur rritet cmimin e energjise dhe qytetaret duhet te paguajne padrejtesisht faturat e abusive te majme , perndryshe I pr\u00eat qelia dhe prangat\u2026\u2026. Kesaj radhe laku u vihet studenteve me pamundesi ekonomike dhe familjeve te tyre\u2026sepse projektligji ne fjale le pa shkolle mijera te rinj q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi financiare per te perballuar tarifat e rritura te studimit , duke ua kaluar koston vet\u00eb student\u00ebve. ne te njejten kohe, ky pligj i kthen universitetet n\u00eb var\u00ebsi direkte te kryeministrit, ashtu si dhe rastet e tjera kur sillni dhe aprovoni ligje per te patur nen hyqm institucionet e pavarura te vendit\u2026<br \/>\nE drejta per tu arsimuar eshte nje e drejte themelore, por ju ua hiqni mijera e mijera te rinjve shqiptare qe kane talent, kane ambicie, e duan qe kete ta permbushin n\u00eb universitetet publike, por q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi ekonomike p\u00ebr te perballujar tarifat e larta te studimit, qe ju u ofroni me kete pligj.<br \/>\nDebati per kete pligj ka kohe qe ka nisur. Qe ne krye te heres, por dhe sot student\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr, maturant\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr, prind\u00ebrit jan\u00eb kund\u00ebr, stafet akademike t\u00eb universiteteteve publike jan\u00eb kund\u00ebr, mbar\u00eb opinioni publik \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme, ekspert\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb angazhuar nga vet\u00eb qeveria jan\u00eb shprehur kund\u00ebr, nuk kisha degjuar me pare, gjate karrieres sime 24 vjecare si pedagoge, qe pedagoget te neshkruajne memorandum\u2026 por jane 250 profesore te shquar te univers publike qe e kane nenshkruar nje memorandum te tille, per here te pare kam pare studente e pedagoge qe protestojne para kryeministrise duke e shpallur non grata ne universitete kryeministrin e vendit.. dhe qeveria vazhdon ta beje veshin e shurdher\u2026 jo vetem e sillni kete nisme, por kryeministri urdheron grupin prlm per votim on bllok. Parate publike te marra nga pensionistet, nga te varferit do te mbushin xhepat e pasanikeve qe financojne fushata elektorale apo media tellalle te pushtetit.<br \/>\n1. Pjesa me e debatueshme e ketij pligji eshte ajo e financimit te arsimit te larte. Ky Projektligj pretendon t\u00eb implementoje nje model t\u00eb ri t\u00eb financimit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, I cili mb\u00ebshtetet ne dy elemente: a. n\u00eb perfomanc\u00ebn (outputi: treguesit e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe k\u00ebrkimin shkencor) e universiteteve ekzistuese, b. si dhe n\u00eb kredin\u00eb studentore.<br \/>\nFinancimi mbi baz\u00ebn e treguesve t\u00eb performanc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje e koh\u00ebs ne vendet e zhvilluara, e cila mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb rritur nga buxheti dhe burimet e tjera (fondacionet e k\u00ebrkimit shkencor, industria, deg\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb ekonomis\u00eb private, donacione) p\u00ebr zhvillimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\nPor ne rastin tone ka dy pikepyetje ne lidhje me modelin qe kane te bejne me<br \/>\na. nga nisemi per te implementuar kete model dhe<br \/>\nb. cfar\u00eb objektivash ka kjo qeveri me implementimin e nje modeli te tille, te denje per vendet e zhvilluara. ? Nisemi nga nj\u00eb buxhet I cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rreth 0.4% e GDP p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe parashikimii afatmes\u00ebm nuk sh\u00ebnon ndonj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme. P\u00ebr t\u00eb pretenduar cil\u00ebsi n\u00eb arsimin e lart\u00eb buxheti duhet t\u00eb jet\u00eb s\u00eb pakten 1.2 % t\u00eb GDP. Vendet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb BE investojn\u00eb s\u00eb pakten 10 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb buxhet p\u00ebr nj\u00eb student n\u00eb vit n\u00eb krahasim me vendin ton\u00eb! Shqip\u00ebria praktikisht, jo vet\u00ebm tani por edhe p\u00ebr 10 vitet q\u00eb vijn\u00eb,<br \/>\nnuk ka burime t\u00eb tjera nga ekonomia private p\u00ebr t\u00eb rritur investimin n\u00eb arsimin e lart\u00eb, pra nuk do te kemi rritje te buxhetit per arsimin&#8230; kuptohet qe rruga e vetme<\/p>\n<p>Esht\u00eb rritja e kontributit nga familjet e student\u00ebve p\u00ebrmes rritjes s\u00eb tarifave t\u00eb shkollimit.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e tarifave, qeveria parashikon q\u00eb student\u00ebt t\u00eb marrin kredi nga skema e kredis\u00eb studentore, e cila nuk miratohet nga legjislativi por me nje VKM, duke bere qe studentet te varen nga qeverite qe shkojne e vijne.<\/p>\n<p>Skema t\u00eb kredive studentore aplikohen n\u00eb shum\u00eb vende. Por shteti b\u00ebhet garant me mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kushte\/kritere shum\u00eb leht\u00ebsuese t\u00eb kredis\u00eb studentore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb student\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb studiojn\u00eb, pavar\u00ebsisht nga gjendja ekonomike e familjeve t\u00eb tyre, dhe ta kthejn\u00eb leht\u00ebsisht kredin\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve.<br \/>\nPra, me k\u00ebt\u00eb model financimi q\u00eb parashikon ky ligj, kjo qeveri synon t\u00eb rrit\u00eb financimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb duke futur n\u00eb borxhe t\u00eb m\u00ebdha student\u00ebt dhe familjet e varf\u00ebra shqiptare, dhe jo duke rritur buxhetin p\u00ebr arsimin, sic u premtoi shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 23 qershorit. Premtimi ishte: buxheti p\u00ebr arsimin 5 % e GDP! Deri tani e ka vet\u00ebm 2,7% p\u00ebr arsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ku arsimi I lart\u00eb z\u00eb vet\u00ebm 0.4% t\u00eb GDP-s\u00eb! Ky ishte nj\u00eb mashtrim I madh. Tani u thot\u00eb shqiptar\u00ebve paguani n\u00ebse doni ti shkolloni f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb universitetet tona publike! Ndryshe rrini pa shkoll\u00eb,<\/p>\n<p>Projektligji parashikon transformimin e uviversiteteve publike dhe shkollave t\u00eb larta private n\u00eb universitete publike t\u00eb pavarura q\u00eb kan\u00eb akses t\u00eb barabart\u00eb edhe n\u00eb fondet publike.gje te cilen prof Jan de GROOf e quajti nje marrezi te pahasur me pare<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb model tipik komercial! Me k\u00ebt\u00eb model edhe shkollat e larta private, t\u00eb transformuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb tip universiteti, p\u00ebrfitojne \u201cnga k\u00ebto fondet shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha publike\u201d<br \/>\nModeli I parashikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj nuk ngjan me ndonj\u00eb model t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. Qeveria pretendon se ka marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb modelin britanik! Sigurisht tipe t\u00eb ngjashme universitetesh ekzistojn\u00eb n\u00eb disa vende shum\u00eb t\u00eb zhvilluara dhe shum\u00eb t\u00eb pasura (SHBA; Britani e Madhe, etj), ku universitetet kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb thithin financime nga industria, deg\u00ebt e tjera t\u00eb ekonomis\u00eb, fondacionet dhe agjencit\u00eb e fuqishme t\u00eb shkenc\u00ebs, donacionet private, etj. N\u00eb k\u00ebto vende aplikohen edhe tarifa shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shkollimit, ndryyshe nga vendet e Europ\u00ebs kontinentale q\u00eb kan\u00eb tarifa p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb ulta t\u00eb shkollimit, n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat e familjeve apo pagat.<br \/>\nPo Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb vend I pasur q\u00eb mund t\u00eb krahasohet me SHBA, Britanine apo ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb pasur?! Valle qeveria na konsideron shtetin e 51 te USA apo pjese te komonwelthit britanik?<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb se e gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb , qeveria e justifikon me autonomi m\u00eb t\u00eb madhe se sa ajo q\u00eb parashikon Kushtetuta! Te pakten te ndryshonte kushtetuten\u2026 Kjo \u00ebsht\u00eb tallje me student\u00ebt, prind\u00ebrit e tyre dhe me pedagog\u00ebt.<\/p>\n<p>Per cfare autonomie flitet! Nj\u00eb Bord mediok\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe me shumic\u00eb nga qeveria sidomos kjo e supershkolluara ne universitett private qe u mbyllen , do t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr ta transformuar n\u00eb Universitet I pavarur, ndoshta edhe kund\u00ebr vullnetit t\u00eb student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve! A mund t\u00eb imagjinohet kjo n\u00eb nj\u00eb vend demokratik? A mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb Bord mediok\u00ebr, thuajse politik, nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb kaq jetik psh p\u00ebr nj\u00eb universitet public, si psh UT, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e pacmuar komb\u00ebtare e nd\u00ebrtuar p\u00ebr gati shtat\u00eb dekada nga mundi dhe djersa e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>Nuk jam kund\u00ebr arsimit t\u00eb lart\u00eb privat. Une jam per nje arsim te larte privat e publik cilesor&#8230; Por nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb n\u00eb kushtet reale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sidomos t\u00eb financimit t\u00eb arsimit, t\u00eb implementohet nj\u00eb model i cili ato 400 Euro n\u00eb vit, q\u00eb jep sot qeveria p\u00ebr nj\u00eb student n\u00eb universitetet publike, i p\u00ebrgjysmon apo m\u00eb keq akoma. Dhe pastaj mund t\u00eb pritet cil\u00ebsi? Mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb universitetet publike te rretheve, psh? Jo, ato do t\u00eb rr\u00ebnohen.<\/p>\n<p>Kur niveli i buxhetit dhe investimit t\u00ebr\u00ebsor q\u00eb b\u00ebn vendi p\u00ebr arsimin e lart\u00eb ti afrohet nivelit t\u00eb pakten t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb BE, at\u00ebhere mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr modele t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb konkurenc\u00ebn e lir\u00eb midis universiteteve publike dhe atyre private edhe p\u00ebr fondet publike.<\/p>\n<p>Modeli I universiteteve publike t\u00eb pavaruara e rrit me shpejt\u00ebsi koston e shkollimit t\u00eb lart\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshem p\u00ebr familjet shqiptare, jo vet\u00ebm t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr por edhe t\u00eb asaj t\u00eb mesme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb aksesin e t\u00eb rinjve n\u00eb arsimin e lart\u00eb, sidomos t\u00eb atyre te familjeve t\u00eb varf\u00ebra dhe t\u00eb zonave rurale, p\u00ebr shkak t\u00eb:<\/p>\n<p>-rritjes s\u00eb tarifave t\u00eb shkollimit. Si modeli i financimit s\u00eb bashku me kredin\u00eb studentore, edhe modeli i universiteteve publike t\u00eb pavarura, do t\u00eb cojn\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb tarifave t\u00eb shkollimit, duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr student\u00ebt dhe familjet e tyre. Ligji nuk ka asnj\u00eb referenc\u00eb q\u00eb kusht\u00ebzon qeverin\u00eb p\u00ebr nivelin maksimal t\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb shkollimit. Kjo qeveri i rriti vitin e kaluar tarifat e shkollimit me 20 deri 100 %, cka do t\u00eb thot\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb qasja e saj ndaj tarifave.<\/p>\n<p>Projektligji \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb qasjen etatiste, pra \u00ebsht\u00eb shteti n\u00eb qend\u00ebr, jo universiteti<br \/>\narsimi duhet t\u00eb jet\u00eb aspekt bashk\u00ebpunimi i gjith\u00eb grupeve sociale. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit n\u00eb p\u00ebrcaktimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb sistemit t\u00eb karrier\u00ebs duhet t\u00eb balancohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e trup\u00ebs akademike. Shteti nuk \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7 apo aktori kryesor p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, por trupa akademike, departamenti, fakulteti, pedagog\u00ebt, student\u00ebt, vet\u00eb universiteti jan\u00eb aktor\u00ebt ky\u00e7.<\/p>\n<p>Auditi dhe llogaridh\u00ebnia<br \/>\nReferuar kontekstit specifik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mungon nj\u00eb kapitull p\u00ebr integritetin dhe sjelljen antikorruptive. K\u00ebshtu nuk trajtohen auditi, llogaridh\u00ebnia, auditi i auditeve. Mungojn\u00eb parametrat dhe objektivat p\u00ebr transparenc\u00ebn e buxhetit.<br \/>\nProjektligji krijon pasiguri t\u00eb madhe tek pedagog\u00ebt e universiteteve publike, jo vet\u00ebm p\u00ebr pagat por edhe p\u00ebr vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb ligj pagat e pedagog\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pasigurta, sepse shteti nuk i merr p\u00ebrsip\u00ebr ato. Madje, edhe vendi I punes se tyre nuk eshte I sigurt. Opozita k\u00ebrkoi n\u00eb komision q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej nj\u00eb amendament q\u00eb \u201eshteti garanton pagat e pun\u00ebnj\u00ebsve n\u00eb universitetet publike\u201c por nuk u pranua. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pligji nxirrte si burim t\u00eb par\u00eb t\u00eb financimit t\u00eb universiteteve publike \u2013 vetfinancimin. Ligji u jep universiteteve publike t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb numrin e punonj\u00ebsve dhe nivelin e pagave si shprehje e rritjes s\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb personelit dhe t\u00eb financimit. Po kur universitetet nuk kan\u00eb buxhet cfar\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb? Do ta p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkurtuar numrin e pedagog\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ulin pagat.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb frym\u00ebs kufizuese t\u00eb ligjit p\u00ebr aksesin e student\u00ebve n\u00eb universitetet e vendit, projektligji stimulon largimin e brezit t\u00eb ri nga vendi p\u00ebr t\u00eb studjuar, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet e zhvilluara, por edhe n\u00eb universitetet e Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Gjithashtu, projektligji nuk parashikon politika reale nxit\u00ebse p\u00ebr kthimin n\u00eb Shqiperi t\u00eb t\u00eb rinjve, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me rezultate t\u00eb larta studimet universitare dhe pasuniveritare n\u00eb universitete t\u00eb huaja prestigjioze, dhe rekrutimin e tyre me p\u00ebrpar\u00ebsi si pedagog\u00eb apo k\u00ebrkues shkencor n\u00eb universitetet publike.<br \/>\nPerfundimisht, nje ligj te kundershtuar NGA TE GJITHA GRUPET E INTERESIT, qe rrit tarifat e studimit ne univers publike e I perafron me ato private, qe u heq te drejten e shkollimit public te rinjve qe kane talent, zotesi, por jo para, nje pligj abuziv e klientelist, nuk mund, nuk duhet, nuk dua dhe nuk kam si e votoj. Midis thirrjes suaj per ta votuar, dhe zerit te dhjetera mijera studenteve, mijera pedagogeve kolege te mi per 24 vite, prinderve te tyre, profesoreve te shquar\u2026 ndergjegjia me thote te jem me keta\u2026pra nuk mund te votj nje ligj antiarsimit shqiptar, abuziv, klientelist.<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Liliana\u00a0 Elmazi Deputete e PD ne Parlamentin Shqiptar Projekligji per Arsimin e Larte, 23 korrik 2015 Kolege deputete, Te dashur studente, studente te universitetit te Tiranes ku kam punuar me ndershmeri e perkushtim per 24 vjet, kolege pedagoge tem bare universiteteve shqiptare Po e nis me nje replike me kryeministrin,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5291,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5290","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5290"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5294,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5290\/revisions\/5294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}