{"id":5252,"date":"2015-07-03T16:58:02","date_gmt":"2015-07-03T16:58:02","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5252"},"modified":"2015-07-03T16:58:02","modified_gmt":"2015-07-03T16:58:02","slug":"amerika-239-vjet-pavaresi-liri-dhe-progres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5252","title":{"rendered":"Amerika, 239 vjet pavar\u00ebsi, liri dhe progres"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Agim Nezaj<\/em><\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Populli amerikan feston 239-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<!--more--> Nj\u00eb dit\u00eb ku populli amerikan e feston dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb plot madh\u00ebshti. Dita zyrtare e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara u b\u00eb 4 korriku i vitit 1776, dita kur Kongresi Kontinental votoi p\u00ebr miratimin e Dokumentit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument deklarohej se qeverit\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e popullit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb thuhej gjithashtu se populli ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb ndryshoj\u00eb qeverin\u00eb, n\u00ebse ajo u mohon atyre t\u00eb drejtat. Komisioni q\u00eb hartoi Deklarat\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb u udh\u00ebhoq nga Tomas Xheferson, ku merrnin pjes\u00eb edhe personalitete q\u00eb kontribuuan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr demokracin\u00eb e saj si Xhon Adams, Benxhamin Franklin, Roxher Sherman, etj.<\/p>\n<p>Si gjithmon\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb vit amerikan\u00ebt dhe shqiptaro-amerikan\u00ebt n\u00eb SHBA kan\u00eb filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb festuar triumfin e demokracis\u00eb, historin\u00eb, qeverisjen, traditat e SHBA, me fjalime politike, parada, fishekzjarr\u00eb, karnavale, koncerte, piknik\u00eb, loj\u00ebra bejsbolli, pritje n\u00eb ambasada etj., por edhe p\u00ebr projektuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb treguar se forc\u00ebn e saj nuk e tregojn\u00eb vet\u00ebm nga shkalla e pasuris\u00eb dhe forca e arm\u00ebve, por kryesisht nga idealet e popullit amerikan, t\u00eb cilat bazohen tek forca e demokracis\u00eb, liris\u00eb dhe besimin p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb Amerik\u00eb t\u00eb suksesshme. Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb emigrantesh, por q\u00eb jan\u00eb patriot\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs. Amerikan\u00ebt nuk e mb\u00ebshtesin patriotizmin n\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit apo qeveris\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrkrahjen dhe mb\u00ebshtetjen e atdheut n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. SHBA, si vendi m\u00eb demokratik ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb shtetas amerikan\u00eb me origjin\u00eb nga Irlanda, Shqip\u00ebria, Italia, Kina, Afrika, Japonia, Meksika, Spanja etj., dhe ku t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb barazi t\u00eb plot\u00eb dhe mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh se si mund t\u00eb funksionoj\u00eb me sukses demokracia. Natyrisht, Amerika nuk \u00ebsht\u00eb perfekte n\u00eb gjith\u00e7ka, por qeveritar\u00ebt e saj punojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar ato t\u00eb meta q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb qytetarin amerikan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dekadave, askush m\u00eb shum\u00eb se sa Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk ka kontribuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar demokracin\u00eb t\u00eb triumfoj\u00eb si sistem universal. SHBA kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb triumfuar ndaj p\u00ebrvojave t\u00eb hidhura t\u00eb t\u00eb gjitha atyre vendeve q\u00eb p\u00ebrjetuan fashizmin, nazizmin, diktatur\u00ebn komuniste, regjimet ushtarake dhe qeverit\u00eb diktatoriale. Mb\u00ebshtetja e SHBA ndikoi q\u00eb d\u00ebshira e zjarrt\u00eb e popujve p\u00ebr liri t\u00eb rritej dhe n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje, popujt vazhduan t\u00eb marshonin t\u00eb sigurt drejt fitores s\u00eb demokracis\u00eb. E till\u00eb ishte edhe Shqip\u00ebria, e cila e p\u00ebrjetoi demokracin\u00eb vet\u00ebm pas viteve \u201990.<\/p>\n<p>SHBA, si shteti m\u00eb i fuqish\u00ebm i bot\u00ebs, ka qen\u00eb nj\u00eb aleat dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb nga krijimi i shtetit shqiptar e gjer n\u00eb dit\u00ebt e sotme. SHBA kan\u00eb kontribuuar n\u00eb njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo dat\u00eb (4 korriku) \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me fatet e vendit ton\u00eb. Kjo dat\u00eb ishte kushtrim shprese p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht m\u00eb 4 korrik 1917, Presidenti Wilson deklaronte: \u201cUn\u00eb do t\u00eb kem vet\u00ebm nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris dhe k\u00ebt\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ky mesazh i Presidentit Wilson krijoi shpres\u00ebn te shqiptar\u00ebt se nj\u00eb aleat i madh si Amerika do t\u00eb mbronte \u00e7\u00ebshtjen shqiptare. Nd\u00ebrsa m\u00eb 15 shkurt 1920, Presidenti Wilson deklaroi se \u201cqeveria amerikane kund\u00ebrshton me fuqi \u00e7do d\u00ebmtim n\u00eb kurriz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d. Ai shkoi edhe ma larg duke k\u00ebrc\u00ebnuar bashk\u00ebpunimin me europian\u00ebt dhe t\u00ebrheqjen nga Traktati i Paqes me Gjermanin\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Londra e Parisi u t\u00ebrhoq\u00ebn para presionit amerikan. M\u00eb 17 dhjetor 1920, Shqip\u00ebria u pranua si an\u00ebtare e Lidhjes s\u00eb Kombeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, n\u00eb rrug\u00ebtimin e bashk\u00ebpunimit midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb, n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, kjo fest\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve edhe p\u00ebr faktin se marr\u00ebdh\u00ebniet e SHBA me Shqip\u00ebrin\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb demokracis\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera, niveli i bashk\u00ebpunimit dhe miq\u00ebsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrjeton populli shqiptar p\u00ebr Amerik\u00ebn dhe popullin amerikan v\u00ebshtir\u00eb se haset diku tjet\u00ebr. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb integruar, por jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e suksesit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb amerikane. \u00cbsht\u00eb i shumt\u00eb numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb gjenerat\u00ebs para viteve \u201990-t\u00eb dhe atyre pas viteve \u201990-t\u00eb q\u00eb kan\u00eb arritur suksese mahnit\u00ebse n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb theksuar n\u00eb biznes, por edhe q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me rend\u00ebsi t\u00eb theksohet fakti se gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb gjitha qeverit\u00eb shqiptare kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb nj\u00eb admirim t\u00eb madh p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, duke u angazhuar p\u00ebr t\u00eb intensifikuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Por, nga ana tjet\u00ebr her\u00eb pas here drejtues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare kan\u00eb acaruar p\u00ebrkoh\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebniet me ambasador\u00eb t\u00eb SHBA-ve, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb euforis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb lider\u00ebve tan\u00eb, ose nga paaft\u00ebsia e ndonj\u00eb ambasadori p\u00ebr t\u00eb moskuptuar se kush \u00ebsht\u00eb \u201cburri shteti\u201d i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjithashtu, ka pasur raste t\u00eb pakta t\u00eb keqkuptimit t\u00eb iniciativave amerikane si\u00e7 ishte rasti i refuzimit t\u00eb arm\u00ebve kimike t\u00eb Siris\u00eb (t\u00eb cilat nuk p\u00ebrb\u00ebnin asnj\u00eb rrezik p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebrkundrazi do t\u00eb p\u00ebrfitonim si\u00e7 p\u00ebrfituan ato vende ku u b\u00eb demontimi i arm\u00ebve kimike) ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i pafalsh\u00ebm p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare. Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto raste sporadike, gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve, SHBA ka qen\u00eb aleati yn\u00eb strategjik. Marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me SHBA kan\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb fush\u00ebn politike, ekonomike, t\u00eb siguris\u00eb e t\u00eb mbrojtjes, si dhe luft\u00ebs kund\u00ebr terrorizmit. Ky bashk\u00ebpunim ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e vazhdueshme p\u00ebr reformat dhe stabilitetin e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 239-vjetor t\u00eb SHBA duhet t\u00eb kujtojm\u00eb dhe vler\u00ebsojm\u00eb rolin dhe kontributin e t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebve shqiptar\u00eb dhe ambasador\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb si: Ulysses Grant-Smith, em\u00ebruar m\u00eb 22 shtator, 1922 \u2013 larguar me 8 shkurt 1925; Charles C. Hart, em\u00ebruar m\u00eb 27 maj, 1925 \u2013 12 dhjetor 1929; Herman Bernstein, em\u00ebruar m\u00eb 17 shkurt, 1930 \u2013 24 shtator 1933; Post Wheeler, em\u00ebruar m\u00eb 26 gusht, 1933 \u2013 1 n\u00ebntor 1934; Hugh G. Grant, em\u00ebruar m\u00eb 9 gusht, 1935 dhe e p\u00ebrfundoi misionin kur forcat italiane pushtuan Tiran\u00ebn m\u00eb 7 prill 1939. Grant u largua nga Shqip\u00ebria m\u00eb 27 shtator 1939;<\/p>\n<p>Christofor Hill, i ngarkuar me pun\u00eb, 15 mars 1991; William E. Ryerson (2 dhjetor 1991- 13 tetor 1994); Joseph E. Lake (5 korrik 1994 \u2013 15 mars 1996); Marisa R. Lino (2 korrik 1996 \u2013 20 maj 1999); Joseph Limprecht (7 korrik 1999 \u2013 vdekur n\u00eb Shqip\u00ebri me 19 maj 2002); James F. Jeffrey (3 tetor 2002 \u2013 2 maj 2004); Marcie B. Ries (18 tetor 2004 \u2013 30 tetor 2004); John L.Withers II (28 qershor 2007 \u2013 2010); Alexander Armando Arvizu (10 n\u00ebntor 2010 \u2013 dhjetor 2014); Donald Lu (17 dhjetor 2014 dhe n\u00eb vazhdim).<\/p>\n<p>Gjithashtu, kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, si konsujt dhe stafi i zyr\u00ebs konsullore, atashet\u00eb ushtarak\u00eb dhe kulturor\u00eb, si dhe sekretar\u00ebt ekonomik\u00eb dhe politik\u00eb si Lynn Gurian, Thomas Jadzgerdi (aktualisht Drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Europ\u00ebn Jugore dhe Qendrore n\u00eb Departamentin e Shtetit), etj.<br \/>\nSHBA-t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ambasador\u00ebve dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb stafit t\u00eb ambasad\u00ebs kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ka inkurajuar marr\u00ebdh\u00ebniet bashk\u00ebpunuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me t\u00eb gjitha vendet e rajonit n\u00eb dobi t\u00eb paqes, stabilitetit dhe progresit t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb reformave. Kjo, bazuar n\u00eb dy parime themelore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb e mbeten aktuale; mb\u00ebshtetja n\u00eb drejt\u00ebsi dhe vet\u00ebvendosja p\u00ebr t\u00eb gjitha kombet, t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Askush m\u00eb mir\u00eb se SHBA-t\u00eb nuk e kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paqe i duhet nj\u00eb rajon i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i integruar ballkanik. SHBA kan\u00eb kontribuuar n\u00eb harmonizimin e politikave rajonale, t\u00eb cilat kan\u00eb gjeneruar stabilitet dhe siguri m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p>Sot, SHBA kan\u00eb nj\u00eb vizion dhe strategji p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Strategjia e SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji partneritetesh q\u00eb afirmon rolin jet\u00ebsor q\u00eb kan\u00eb NATO dhe aleanca t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb SHBA, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe OKB-n\u00eb. Kjo strategji \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb promovimin e liris\u00eb dhe dinjitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shtetin ligjor, lirin\u00eb e fjal\u00ebs, lirin\u00eb e fes\u00eb, toleranc\u00ebn fetare dhe etnike, t\u00eb drejtat dhe respektin p\u00ebr grat\u00eb dhe respektin p\u00ebr pron\u00ebn private etj.<\/p>\n<p>Strategjia e SHBA \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb bot\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet, n\u00eb liri dhe n\u00eb paqe. Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb promovuar dhe promovojn\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor dhe demokracin\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb, por edhe n\u00eb bot\u00eb, me q\u00ebllimin q\u00eb paqja t\u00eb ruhet, t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb zgjerohet. Demokraci do t\u00eb thot\u00eb komunikim midis njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt shk\u00ebmbejn\u00eb mendime me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr hallet e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe punojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Demokracia k\u00ebrkon kompromis, toleranc\u00eb dhe bashk\u00ebpunim. E ardhmja u p\u00ebrket atyre q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb, jo t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb. E kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet n\u00eb Amerik\u00eb. Por, k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb edhe ne shqiptar\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 239-p\u00ebrvjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb i bashkon fort shpresa e p\u00ebrbashk\u00ebt se mund ta b\u00ebjn\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr brezin e tanish\u00ebm dhe ata t\u00eb ardhsh\u00ebm. E k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb edhe ne shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Amerikane thuhet se: \u201cNe i konsiderojm\u00eb k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta si krejt\u00ebsisht t\u00eb qarta se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta, se per\u00ebndia u ka falur atyre disa t\u00eb drejta t\u00eb pamohueshme, nd\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb jeta, liria dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndjekur suksesin dhe lumturin\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb mesazh, pas 25 viteve demokraci, duhet ta kuptojn\u00eb dhe ta zbatojn\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh dometh\u00ebn\u00ebs se Per\u00ebndia dhe natyra i ka falur popullit t\u00eb drejta themelore dhe t\u00eb pamohueshme, k\u00ebsisoj qeveria dhe parlamenti duhet t\u00eb respektoj\u00eb popullin e saj, duke qen\u00eb se krijohen nga populli, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer atij n\u00eb mbrojtjen e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave natyrore t\u00eb pamohueshme. K\u00ebtu q\u00ebndron edhe suksesi i qeverisjes amerikane, ku p\u00ebr rreth dy shekuj e gjysm\u00eb ka t\u00ebrhequr n\u00eb tok\u00ebn e saj breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb nga vende t\u00eb tjera p\u00ebr faktin se ka respektuar testamentin e saj t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, bazuar n\u00eb idealet dhe filozofin\u00eb e saj se njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar me t\u00eb drejta t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar 239 vjet, demokracia amerikane ka qen\u00eb dhe mbetet e suksesshme p\u00ebr faktin se drejtuesit e politik\u00ebs amerikane, pavar\u00ebsisht sukseseve q\u00eb ka arritur n\u00eb standardin e jetes\u00ebs dhe zhvillimin ekonomik, ata jan\u00eb realist\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre n\u00ebnkupton p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin dhe qytetarin. Natyrisht, Amerika nuk \u00ebsht\u00eb perfekte n\u00eb gjith\u00e7ka, por qeveritar\u00ebt e saj punojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar ato t\u00eb meta q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb qytetarin amerikan. Vizioni i Presidentit Obama \u00ebsht\u00eb realist, i ndjesh\u00ebm p\u00ebr qytetarin amerikan dhe optimist p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur ai thekson se: \u201cE dim\u00eb se ka n\u00ebna e et\u00ebr q\u00eb pasi do t\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebr n\u00eb gjum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, do ta kalojn\u00eb nat\u00ebn zgjuar duke vrar\u00eb mendjen se si do ta p\u00ebrballojn\u00eb pages\u00ebn e kredis\u00eb, faturat e drit\u00ebs, ila\u00e7et apo shkoll\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve. Duhet t\u00eb krijohet nj\u00eb energji e re, duhet t\u00eb hapen vende t\u00eb reja pune, t\u00eb ngrihen shkolla, t\u00eb p\u00ebrballohen rreziqe e t\u00eb ndreqen aleanca. P\u00ebrpara na pret nj\u00eb rrug\u00ebtim i gjat\u00eb. Do t\u00eb ngjitemi n\u00eb rr\u00ebpira\u201d. Dhe n\u00eb fakt, Amerika \u00e7do dit\u00eb krijon nj\u00eb energji t\u00eb re si dhe mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetarin amerikan, ku shpresa dhe besimi p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet.<\/p>\n<p>G\u00ebzuar 239-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs! Nj\u00eb vend i bekuar, ku asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u00e7mueshme se sa pavar\u00ebsia dhe liria. Amerika, nj\u00eb tok\u00eb e liris\u00eb dhe mund\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Nezaj\u00a0 Populli amerikan feston 239-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5253,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5252","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5252"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5252\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5254,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5252\/revisions\/5254"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}