{"id":5243,"date":"2015-07-03T15:48:57","date_gmt":"2015-07-03T15:48:57","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5243"},"modified":"2015-07-03T15:54:06","modified_gmt":"2015-07-03T15:54:06","slug":"patozi-ne-humbem-por-ata-nuk-fituan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5243","title":{"rendered":"Patozi: Ne humb\u00ebm por ata nuk fituan"},"content":{"rendered":"<p>Fjala n\u00eb Kuvend e deputetit t\u00eb PD-s\u00eb Astrit Patozi<\/p>\n<p>Ne i humb\u00ebm qart\u00ebsisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk ka asnj\u00eb nonsens logjik n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, sepse ka ndodhur edhe here t\u00eb tjera, q\u00eb betejat t\u00eb mbyllen pa fitues. Natyrisht, q\u00eb n\u00eb let\u00ebr qeveria ka arritur nj\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb, por edhe ajo vet\u00eb nuk po i g\u00ebzohet dot numrave. <!--more-->Dhe kjo, jo thjesht se Ilir Meta b\u00ebn sikur i ka ngelur qejfi me Edi Ram\u00ebn, sepse gjoja paska kapur n\u00eb flagranc\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs socialist\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ende n\u00eb dashuri me LSI-n\u00eb, dhe kjo n\u00eb dit\u00ebt e sotme qenka e barazvlefshme me \u201ckrim kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin zgjedhje t\u00eb k\u00ebqija, dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr to. Natyrisht, kjo nuk e p\u00ebrligj humbjen ton\u00eb, e cila sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fshihet, aq m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb rendonte mbi shpin\u00ebn e k\u00ebrrusur t\u00eb opozit\u00ebs. Besoj se nuk duhet shum\u00eb kurajo per t\u00eb pranuar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, apo at\u00eb q\u00eb e shohin dhe e prekin t\u00eb gjith\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00eb aritmetika, si shkenc\u00eb ekzakte, q\u00eb nuk t\u00eb l\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi interpretimi. Por jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb realizmi.<\/p>\n<p>Kam degjuar k\u00ebto dit\u00eb, jo pa neveri, edhe tipa, q\u00eb megjith\u00ebse vinin nga nje humbje e drejtp\u00ebrdrejte ne terren, flisnin me entuziazem per rritje te ndjeshme te opozites dhe Partise Demokratike ne gjithe vendin. Dhe kam menduar per nje cast se cfare duhet te bente, fjala vjen, Frani, qe ka fituar ne Lezhe, ne rast se do te ishte i pacipe. Duhet te merrte nje mitraloz 12.7 mm dhe te qellonte ne sheshin \u201cSkenderbej\u201d, ndoshta. Por Frani, mendoj un\u00eb, nuk ndihet, sepse e di qe, ai PO, por partia e tij nuk ka fituar, dhe te ngresh sot dy gishtat e fitores eshte njesoj si te besh dasem me orkester, ne te njejten dite qe te kane vdekur njerezit e shtepise.<\/p>\n<p>Une nuk e kam per turp te them se ne nuk arritem ate qe vete prisnim apo qe te tjeret prisnin prej nesh, madje edhe q\u00eb shifrat jane perveluese. Por po ashtu nuk ngutem te them fjalen e fundit te paren per te treguar menjehere me gisht dhe per te kryqezuar fajtoret brenda nesh. Sepse e ndjej edhe veten pjese te kesaj humbjeje, ndoshta si Frani, Voltana, Bashkimi, Fiqiriu, e shume te tjere ne cdo cep te vendit. Sigurisht, per aq sa me takon, as nje centimeter me shume.<\/p>\n<p>Do te duhet pak kohe qe te shpjegohen te gjitha arsyet qe cuan ne kete mosarritje, por nje gje eshte e sigurt dhe shkelqen se largu. Ne nuk ia dol\u00ebm te bejme diferencen me qeverine, qe shqiptaret te na shihnin si shprese per te dale nga mocali i politikes, qe zhvat pa meshire pushtet dhe para, e cila nuk ka asnje molekule ndjeshmerie qytetare brenda vetes. Dhe dihet qe mazhoranca fiton gjithmone, sa here qe krijohet perceptimi se ketu jane te gjithe njesoj, sepse njerezit priren nga pragmatizmi ekstrem, i cili perfshin edhe shitjen e votes, edhe oportunizmin, edhe dorezimin e kartes tek sekseret e kundershtarit, edhe friken per te ruajtur vendin e punes, e sidomos stepjen perpara kercenimeve te bandave, qe eshte instikt njer\u00ebzor mbijetese.<\/p>\n<p>Ndaj edhe LSI ishte thithlopa e ketyre zgjedhjeve, pavaresisht se kryetari i saj ben sikur eshte merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa. Sepse ajo eshte e specializuara ne kete fushe, ajo ka ekskluzivitetin ne shitblerjen e votes, se ajo ta kthen me shpejt se te gjithe nderin, se pazarit te saj nuk i shpeton asnje nga nivelet e pushtetit, qe nga legjislativi, e deri tek gjyqesori, qe nga isnsitucionet e pavarura, e deri tek pushteti lokal. Shqiperia e sotme po merr trajtat dhe po i pershtatet filozofise se kesaj ndermarrjeje biznesi, qe vetem emrin ka parti politike. Natyrisht, qe per dike kjo eshte merite, te cilen edhe une vete do t\u2019ia njihja, po te kisha parasysh vetem rritjen e numrave te saj.<\/p>\n<p>Por qe prej te henes ne mesuam se jemi me te pagarantuar dhe me te pambrojtur ne lirite dhe te drejtat tona, jo vetem ne te drejten per te zgjedhur, por edhe ne ato me elementaret. Qe prej te henes ne mesuam se Republika jone ka rene, dhe kjo nuk ka te beje thjesht me humbjen e Partise Demokratike dhe te opozites ne teresi. Sigurisht, qe asgje nuk ka ndodhur ne nje dite dhe nuk kemi pse mallkojme thjesht dhe vetem 21 qershorin, por eshte jashte cdo dyshimi se kushtetuta jone, bashke me ndryshimet e 2008-\u00ebs, tashme ka mbetur nje leter pa vlere. \u00cbsht\u00eb tashm\u00eb e konfirmuar se sistemi yne eshte kalb\u00ebzuar, dhe 21 qershori ishte ilustrimi me i mire i kesaj drame kombetare.<\/p>\n<p>Megjithese ishim udhezuar te trajtonim problematikat e zonave, qe mbuluam, une nuk kisha ndermend te flisja sot per Voren. Jo se nuk kisha gje per te thene. Perkundrazi, mund te kalonim bashke shume net dimri, duke iu rrefyer thagmat e zgjedhjeve ne kete bashki te vogel, vetem 13 km larg qendr\u00ebs se kryeqytetit. Por sepse kam qene i detyruar te flas ne menyre te perseritur dhe shpesh gjate fushates, i shtyre nga brutaliteti dhe egersia e mazhorances atje, dhe nuk desha ta teproj m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nNga ana tjeter, kandidati i Partise Demokratike atje rezultoi fitues, megjithe represionin e papare te qeverise, dhe nuk me dukej etike qe te flisja sot per nje fitore te vogel, perballe nj\u00eb humbjeje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Por Ilir Meta nuk ta jep as k\u00ebt\u00eb shans. Ai do ta rrembje ne tavoline edhe fitoren e opozites ne Vore. Ankimimi i tij per rezultatin atje eshte i ngjashem me spotin cinik, ku LSI i drejtohej shqiptareve qe te mos e shisnin voten. Sepse Partia Demokratike po akuzohet se i ka vjedhur votat Ilir Metes atje. Por ndryshe nga spoti, qe mund ta refuzosh dhe injorosh duke nderruar kanalin, KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor, t\u00ebr\u00ebsisht nen ndikimin e Ilir Metes, nuk ke cfare t\u2019i besh.<\/p>\n<p>Po ju tregoj vetem nje detaj nga dita e zgjedhjeve ne Vore. Rastisa te takohem me ambasadoren e BE, kur kjo e fundit po dilte nga nje qender problematike votimi, e cila ishte e rrethuar nga paramilitaret LSI, te cilet u kontrollonin dokumentet qytetareve, dhe percaktonin ata, se kush do te votonte apo jo. Po i shpjegoja asaj qetesisht shqetesimin tone, nderkohe qe ne krahun tim nje personazh i famshem i bandave te zones me bejxh KQZ si vezhgues ne gjoks, u perpoq disa here te nderhynte dhe ta bindte zonjen Vlahutin per te kunderten. Kam pershtypjen se ajo ishte po aq e qarte sa une per ate qe po ndodhte. Kjo ishte atmosfera e zgjedhjeve ne Vore, per te cilat LSI dhe qeveria po thone se i ka manipuluar opozita, madje ka organizuar edhe protesta, nje rast ky unikal ne bote.<\/p>\n<p>Ka pasur shum\u00eb z\u00ebra publik\u00eb q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb i jan\u00eb drejtuar Ilir Met\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos e teprojn\u00eb me Vor\u00ebn, sepse do t\u00eb kompromentonin procesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, edhe sikur ata t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb. Kurse un\u00eb po deklaroj k\u00ebtu, se ne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn e Ram\u00ebs dhe t\u00eb Met\u00ebs, n\u00ebse aty do t\u00eb kishte v\u00ebrtet nj\u00eb problem me zgjedhjet dhe do t\u2019i ftonim ata ta conin deri n\u00eb fund aksionin e tyre. Sepse natyrisht q\u00eb nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb q\u00eb na shqet\u00ebson, sepse nuk mund t\u2019i ket\u00eb krijuar problem viktima dhunuesit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nuk ka njeri t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe jurist n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb guxoj\u00eb ta konsideroj\u00eb dhe ta zer\u00eb me dor\u00eb ankimimin e LSI p\u00ebr Vor\u00ebn, por k\u00ebtu gjithcka mund t\u00eb ndodh\u00eb, se jetojm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Tashm\u00eb, jo n\u00eb at\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por m\u00eb shum\u00eb t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Ndaj edhe po i drejtohem sot atyre, ju befte pushka top per Voren! Bashke me ju edhe atyre gjyqtareve te kolegjit, qe jane vene ne radhe per t\u2019i demonstruar devotshmeri Metes, sepse ai u ka premtuar se do t\u2019i coje ne Gjykate te Larte. Dhe pasi ta keni grabitur ne sy te te gjitheve, mos u ndalni me kaq. Merrini edhe ato bashki qe kane ngelur. Ca me metoden e Hasanit te Kukesit, ca me banda, dhe po nuk ia dolet keshtu, rrethojini me polici, mjafton qe te arrini qellimin. Mbase keshtu i zbutet edhe inati i Ilir Metes per Edi Rames, qe eshte shnderruar sot ne tragjedi shqiptare.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Keto ishin zgjedhje te pista, ndonese duhet pranuar qe tani se nuk do te jete e lehte qe te provohen si te tilla, megjithe perpjekjet tona te m\u00ebdha. Sepse goditjet e r\u00ebnda ishin gati te nenujshme, pa kercitje te forta dhe pa shume krisma, ndonese edhe te tilla nuk munguan. Keto zgjedhje ishin nje lloj pushtimi i bute, ku qeveria, PS dhe LSI-ja nderhyne egersisht dhe nganjehere edhe me brutalitet dhe arrogance aty ku ndjeheshin te kercenuara, por duke lene edhe ishuj te qete zgjedhore, aty ku fitorja e tyre eshte vendosur qe ne kohen e Shefqet T\u00ebrmet Pecit. Kjo padyshim qe e veshtireson misionin tone per te provuar manipulimin e ketyre zgjedhjeve, por kjo nuk do te thote aspak se deformimi i vullnetit te zgjedh\u00ebsve nuk ka ndodhur. Shqiptaret votuan pergjithesisht te trembur dhe te blere nga qeveria, ndonese keto femomene nuk kishin te njejt\u00ebn dendesi ne pjese te ndryhme te territorit. Ne keto zgjedhje u rikthyen qarte metodat me te sh\u00ebmtuara t\u00eb historis\u00eb elektorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 25 vjet dhe kam frik\u00eb se \u201cprisni, prisni, nuk kemi par\u00eb gj\u00eb akoma\u201d.<\/p>\n<p>Edi Rama e konsideroi budalla cdo shqiptar qe do te votonte opoziten, dhe kercenoi me internim politik dhe financiar cdo perfaqesues te PD qe do te arrinte te fitonte me 21 qershor, si askush tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, se p\u00ebr Europ\u00ebn as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb cdo p\u00ebrfytyrimi. Sipas k\u00ebsaj logjike i bie qe mjafton te fitosh nje here zgjedhjet poltike dhe nuk bie m\u00eb kurre nga pushteti, sepse qytetaret jane te detyruar te votojne qeverine edhe per zgjedhjet lokale, pastaj ato politike\u2026 e keshtu me radhe. Me kujtohet ai miliarderi qe tha se kishte problem te justifikonte vet\u00ebm milionin e pare, se per te tjer\u00ebt nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb veshtiresi.<\/p>\n<p>Une nuk e di me siguri sa ka ndikuar kjo ne rezultat, por e verteta eshte se ne keto zgjedhje, edhe per shkak te kesaj perqasjeje, u rikthye frikshem perfshirja e policise, qe ishte harruar qe nga viti 2001, perdorimi i adminstrates, thirrja nen arme e bandave (si asnjehere tjeter), shitblerja e votes, gati publike, dhe c\u2019eshte me e renda, ne kete fushate ishin me qindra mijera shqiptaret qe paten frike edhe te deklaronin hapur bindjet e tyre politike.<\/p>\n<p>Dhe droja eshte se zgjedhjet e tjera do te jene edhe me te keqija. Me 21 qershor ne kaluam n\u00eb nje stad te ri shitblerjen e votes, saqe kam frike te mendoj se cdo ndodhe ne zgjedhjet politike, kur protagonistet e kesaj merkatoje te peshtire do te jene vete ne fushen e betejes. Dua te nenvizoj fort faktin, qe keto zgjedhje nuk perbenin asnje kercenim politik per mazhorancen, e cila lundron prej kohesh ne ujera te qeta, madje eshte duke arritur nje shumice kushtetuese, ndonese nuk ka pasur zgjedhje t\u00eb tjera politike pas 23 qershorit. Dhe gjithe ky ekstitim nuk mund te justifikohej ne asnje rrethane. Sepse pyetja eshte cfare mund te benin m\u00eb shum\u00eb Edi Rama dhe Ilir Meta ne kushtet e nje qeverisje q\u00eb mund t\u00eb mbahej n\u00eb numra te brisht\u00eb?<\/p>\n<p>Dje degjova kryetarin e partise sime qe tha, pak a shum\u00eb, se ata, qe kane fituar, nuk i gezohen dot, per shkak se e dine si e kane arritur fitoren. Une nuk jam dakord me te. Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, do t\u00eb ishte gjysma e s\u00eb keqes. Sepse do t\u00eb ishte nje lloj ndjeshmerie e atij qe e di se e ka bere krimin, por ia njeh vetes kete problem. Do te ishte, gjithesesi, nje gjys\u00ebm reflektimi moral.<br \/>\nNe fakt, nuk eshte keshtu. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i gezohen dot fitores, per arsye qe vetem me ndergjegjen e tyre nuk kane lidhje.<\/p>\n<p>Zoti Meta eshte merzitur se nuk ka arritur 100 perqind te objektivave, kur e mendon veten se eshte ne apogjeun e pushtetit t\u00eb tij. Dhe cuditet shume se si ka mundesi qe atij mund t\u2019i dal\u00eb kush perpara dhe ta ndaloje ne Lezhe, Kukes, Pogradec, Mallakast\u00ebr apo Vore? Dhe s\u2019ka faj, ashtu sic kane mberritur punet, eshte vertet cudi se si dikush guxon e prish atij llogarite dhe humorin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Edi Rama eshte me shume i shqet\u00ebsuar, se i eshte merzitur Iliri, se sa i gezuar qe ka mundur Partine Demokratike, rivalen e p\u00ebrjetshme. Ndaj edhe p\u00ebrvjetori i fundit i Partis\u00eb Socialiste ngjante, jo si fest\u00eb, po si vaki. Dhe kjo eshte shume e rend\u00eb. Si kundershtar\u00eb poltik\u00eb, ne duhet te lumturoheshim, qe kemi nje kryeminister te dobet, por ky nuk eshte rasti. Sepse nga dobesia e tij perfiton dikush tjeter po nga brenda oborrit t\u00eb pushtetit, dhe ky eshte Ilir Meta, edhe me i eger apo abuziv se kryeministri.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Nese do te flasim vetem per numra, edhe k\u00ebto zgjedhje e kan\u00eb nje fitues, LSI-ne. Por edhe ajo vete nuk kenaqet prej saj, sepse \u00ebsht\u00eb e lasht\u00eb sa bota th\u00ebnia q\u00eb stomaku i t\u00eb babeziturit nuk ngopet kurr\u00eb.<br \/>\nKa shume njerez sot qe thone se LSI eshte kanceri i Shqiperise, se Ilir Meta eshte e keqja e madhe e ketij vendi, dhe se vetem largimi i tyre do ta sjelle shpetimin e shum\u00ebpritur. Madje na akuzojn\u00eb ne kryesisht p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tij politike, pas publikimit t\u00eb videos s\u00eb famshme. Une nuk mendoj keshtu, sepse tek e fundit edhe LSI edhe Ilir Meta jane produkte \u201cmade in Albania\u201d, natyrisht jo bio, por kjo nuk ka shume rendesi. Une mendoj se LSI, nuk eshte semundje, por krijese. Sepse askush nga faktoret e tjere politike nuk eshte i privuar nga semundjet, qe ajo bart, secili ne nje mase te caktuar. Ndaj askush nuk mund te mbetet dor\u00ebjasht\u00eb per derexhen\u00eb e sotme te sistemit. Natyrisht, jo te gjithe me te njejten peshe.<br \/>\nSuksesi i LSI-s\u00eb, sipas meje, q\u00ebndron n\u00eb faktin se si krijese ajo rritet shume me teper se cdo gjallese tjet\u00ebr ne nje mikroklime te caktuar. Njesoj si perbindeshat e filmave fantastike, qe shnderrohen ne gjigande nga ambjentet pa drite dhe me lageshtire. Ndaj nuk ka kuptim, dhe as \u00ebsht\u00eb e ndershme, qe t\u2019i shpallet luft\u00eb LSI-s\u00eb, vet\u00ebm pse ne kushtet e kenet\u00ebs poltike ajo rritet m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, sepse tek e fundit ajo eshte nj\u00eb parti politike shqiptare.<\/p>\n<p>Por a ka nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Un\u00eb mendoj se po. Ne duhet te ndryshojme me urgjence dhe vendosmeri ambientin mocalor, qe te shpetojme nga semundja dhe vetem kjo do te coje, jo vetem LSI-n\u00eb, por secilen nga partite politike shqiptare, ne dimensionin e vet natyral.<br \/>\nKa shume njerez, madje edhe politikane te se djathtes, qe nuk e respektojne Ilir Meten si kryetar Kuvendi. Ata mund te kene arsyet e tyre, te cilat ne te gjitha rastet hajne debat. Une per vete, jam legjitimist, ndaj e njoh si t\u00eb till\u00eb, megjithe rezervat e tmerrshme qe kam per te. Por une nuk mund te pranoj kurresesi qe ai, i cili eshte votuar dhe paguhet si kryetar i Kuvendit te jete njekohesisht edhe kryeminst\u00ebr, edhe minist\u00ebr Bujq\u00ebsie, edhe minist\u00ebr Drejt\u00ebsie, edhe kryetar gjykate, edhe kryetar KQZ-je, edhe drejtor i pergjithshem i Gjendjes Civile, edhe drejtor policie, edhe prokuror, madje edhe pronar i t\u00eb gjitha mediave, edhe\u2026 gjithcka ne kete vend. Sepse i tille eshte shnderruar ai edhe me kontributin tone. P\u00ebr shkak t\u00eb heshtjes son\u00eb, oportunizmit, llogarive meskine dhe p\u00ebrshtatjes me t\u00eb keqen nd\u00ebr vite. Por kur them p\u00ebr Ilir Met\u00ebn, e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, apo p\u00ebr kryetarin e partis\u00eb sime, kur t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Megjithese e di qe ky eshte parlament difektoz, per te njejtat arsye, q\u00eb na kan\u00eb cuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, une prape jam i bindur se edhe ketu ka burra dhe gra dinjitoze qe mund t\u2019i ndryshojne gjerat. Une e di se shume prej jush nuk e pranoni qe ky vend te shnderrohet ne prone private te nje, dy apo qofte edhe tre personave, t\u00eb cil\u00ebt me pushtetin absolut, jane shnderruar ne monstra, qe rrezikojne dhe kercenojne lirine e gjith\u00ebsecilit ne Shqiperi. Ndaj edhe ende ka shpres\u00eb se edhe ketu mund te vij\u00eb nje reagim. Por edhe nese kjo nuk ndodh, per shkak te topitjes se cdo krenarie apo vlere qytetare brenda kesaj salle, jam shum\u00eb i sigurt se do te linde diku tjeter.Nese ne nuk e bejme, nuk do te jete e larget dita qe do te na udheheqin te tjeret.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se sot nuk \u00ebsht\u00eb dita m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb jap\u00eb leksione demokracie. Por pavar\u00ebsisht rezultatit t\u00eb opozit\u00ebs, k\u00ebto q\u00eb un\u00eb po them nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thjesht me 21 qershorin. Sepse, edhe po t\u00eb kishte fituar, Partia Demokratike nuk mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese, q\u00eb k\u00ebrkon ndryshime t\u00eb shpejta t\u00eb gjendjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ata q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se PD dhe nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Une nuk besoj kurr\u00eb se shumic\u00ebs k\u00ebtu, djathtas apo majtas qofshin, do t\u2019u pelqente te trajtoheshin si dhen, kur vjen fjala tek vendimmarrja, e cila cdo dite e me shume po perqendrohet e gjitha ne duar te dy apo tre kryetareve. Nuk shoh ndonje ndryshim te madh mes deleve ne kete salle, dhe te atyre qe pranojne ta shesin voten per 50 mije leke, kudo ne Shqiperi, pervec faktit qe cmimi yne eshte pak me i shtrenjte, rreth 1 mije euro ne muaj. Por thelbi eshte po ai. Ne nuk mund te pranojme me d\u00ebshir\u00eb dhe duatrokitje renien e Republikes, hedhjen ne kosh te kushtetutes dhe kalbezimin e sistemit.<\/p>\n<p>Ky vend ka nevoje per shkundje, e cila ne rruge normale duhet te vije prej opozites, si perfaqesuesja zyrtare e atyre qe duan ndryshimin. I takon asaj te marre te gjitha pergjegjesite dhe eshte teresisht ne detyrimin e saj t\u2019i prije kesaj levizjeje.<br \/>\nUne nuk kam tagrin te flas ne emer te saj, por si ish-nenkryetar i PD dhe deputet i saj e ndjej si detyrim qe te pranoj se edhe ne kemi pergjegj\u00ebsit\u00eb tona tona ne kete katandisje, per shumicen e te cilave nuk kemi kerkuar ndjese. Por nuk eshte falja ajo qe ka vlere m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Ne duhet te japim shembullin, me gjeste dhe me akte, jo vet\u00ebm me fjale, se do t\u2019i largohemi me vendosm\u00ebri te gjitha praktikave, qe na cuan ne kete pike, duke marr\u00eb mbi vete cdo kosto. Se do te jemi te papajtueshem me trafikun e votave, qe nis ne parlament, e perfundon ne ndonje fshat te larget, ku vota shitet per nje grusht miell. Por edhe me klientelizmin, nepotizmin, bab\u00ebzin\u00eb, arroganc\u00ebn dhe s\u00ebmundje t\u00eb tjera t\u00eb pushtetit.<br \/>\nGjate ketyre viteve jane shitur dhe blere deputete, gjykates, kryetare bashkish, kryetare komunash, prokurore, e nepunes te larte gjithefaresh, jo gjithmone per llogari te mazhorances se sotme. Natyrisht, dihet nga t\u00eb gjith\u00eb, se pjesa m\u00eb e madhe e atyre, qe futen ne merkato, jo rast\u00ebsisht perfundojne tek cadra e LSI, e cila ka marre ekskluzivitetin e tregut, por kjo nuk e shfajeson kurresesi edhe Edi Ramen si bashkefajtor dhe bashkeautor.<\/p>\n<p>Mbetem me shpres\u00eb q\u00eb kjo shkundje do t\u00eb ndodh\u00eb, sepse populli asnj\u00ebher\u00eb nuk gabon. Fitoret e mafias jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe se pasurit\u00eb e vjedhura nuk g\u00ebzohen kurr\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb thjesht duke pritur nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb re, q\u00eb i nxjerr nga kjo shpif\u00ebsir\u00eb, ku jemi zhytur t\u00eb gjith\u00eb, dhe p\u00ebr momentin po b\u00ebjn\u00eb qejf Ilir Meta me Edi Ram\u00ebn.<br \/>\nNdaj, per te gjitha keto arsye, dhe te tjera si keto, jam i bindur se ne i humbem keto zgjedhje, por ju nuk i fituat dot.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala n\u00eb Kuvend e deputetit t\u00eb PD-s\u00eb Astrit Patozi Ne i humb\u00ebm qart\u00ebsisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk ka asnj\u00eb nonsens logjik n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, sepse ka ndodhur edhe here t\u00eb tjera, q\u00eb betejat t\u00eb mbyllen pa fitues. Natyrisht, q\u00eb n\u00eb let\u00ebr qeveria ka arritur nj\u00eb rezultat t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5244,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,3],"tags":[],"class_list":["post-5243","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5243"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5243\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5245,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5243\/revisions\/5245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}