{"id":5240,"date":"2015-07-03T15:45:05","date_gmt":"2015-07-03T15:45:05","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5240"},"modified":"2015-07-03T15:45:05","modified_gmt":"2015-07-03T15:45:05","slug":"fran-frrokaj-fitoren-ia-dedikoj-pd-se-do-te-bashkepunoj-me-kryeministrin-lsi-e-pamoralshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5240","title":{"rendered":"Fran Frrokaj: Fitoren ia dedikoj PD-s\u00eb. Do t\u00eb bashk\u00ebpunoj me kryeministrin. LSI e pamoralshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bisedoi Jetmir Olldashi<\/strong><\/p>\n<p><em><strong><a href=\"http:\/\/www.standard.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fran-Frrokaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft wp-image-61247 size-medium\" src=\"http:\/\/www.standard.al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/Fran-Frrokaj-300x214.jpg\" alt=\"Fran Frrokaj\" width=\"300\" height=\"214\" \/><\/a>Strukturat politike t\u00eb LSI-s\u00eb, t\u00eb pamoralshme. Puna e palodhur e strukturave t\u00eb PD-s\u00eb Lezh\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr komuna b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb programi im t\u00eb shkonte pran\u00eb \u00e7do votuesi n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi e lagje<\/strong><\/em><!--more--><\/p>\n<p>I qet\u00eb, i vendosur, i kthjell\u00ebt me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb d\u00eblir\u00eb dhe me thjesht\u00ebsi prej lezhjani t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb Fran Frrokaj. N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb epike, t\u00eb pabarabart\u00eb, duke pasur kund\u00ebr familjen politike dhe biologjike t\u00eb Ilir Met\u00ebs, inxhinieri 49-vje\u00e7ar ia doli t\u00eb fitonte atje ku nuk pritej. Lezha njihet si zon\u00eb e ekuilibruar elektorale, por shum\u00ebkush q\u00eb ka ndjekur fushat\u00ebn elektorale dhe spotet televizive lum\u00eb t\u00eb kandidatit t\u00eb majt\u00eb Viktor Tushaj, e mendonte t\u00eb mbyllur gar\u00ebn ende pa filluar. Hendeku i hap\u00ebsir\u00ebs mediatike mes dy kandidat\u00ebve ishte e madhe, Tushaj q\u00eb rr\u00ebmbente koh\u00eb lajmesh dhe spote elektorale pa fund edhe n\u00eb mediat qendrore t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa Frrokaj i qet\u00eb, n\u00eb ndonj\u00eb kronik\u00eb tek-tuk shfaqej me thjesht\u00ebsin\u00eb e tij para qytetar\u00ebve. I njohur dhe me reputacion si njeri me komunitetin e diela e 21 qershorit tregoi se komunikimi dhe njer\u00ebzorja fitoi p\u00ebrball\u00eb arroganc\u00ebs, presionit dhe show-t t\u00eb dhuruar nga Viktor Tushaj. Me nj\u00eb fitore mbi 4 mij\u00eb vota n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bashkin\u00eb e re, Lezha dhe kryebashkiaku i saj i ri ishte nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u ndjekur. Fitoren m\u00eb t\u00eb thell\u00eb kandidati i Partis\u00eb Demokratike e arriti n\u00eb Sh\u00ebnkoll, aty ku kishte drejtuar prej m\u00eb se dy mandatesh Komun\u00ebn e vog\u00ebl pran\u00eb Lezh\u00ebs. Atje ku kishte drejtuar prej dy mandatesh vota tregoi se nuk kishte konsum pushteti, Fran Frrokaj mori rreth 65% t\u00eb votave me nj\u00eb diferenc\u00eb af\u00ebr 2 mij\u00eb vota me rivalin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr \u201cStandard\u201d, kryebashkiaku i ri i Lezh\u00ebs fal\u00ebnderon qytetar\u00ebt p\u00ebr besimin e treguar, u premton se do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb halleve dhe problemeve t\u00eb tyre. Zoti Fran Frokaj zotohet se do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb mir\u00ebqeverisje dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve ndaj qytetar\u00ebve. Pavar\u00ebsisht se Kryeministri i vendit, Edi Rama, \u00ebsht\u00eb shprehur i prer\u00eb dhe kund\u00ebr \u00e7do bashk\u00ebpunimi me t\u00eb zgjedhurit e opozit\u00ebs, kryebashkiaku i ri i Lezh\u00ebs ka nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrim n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai shprehet i vendosur t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me qeverin\u00eb qendrore, edhe pse u p\u00ebrkasin grupimeve t\u00eb ndryshme politike, vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve lezhjan\u00eb q\u00eb e votuan n\u00eb shumic\u00eb d\u00ebrrmuese n\u00eb 21 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Zoti Fran, duke qen\u00eb nj\u00eb kandidat i opozit\u00ebs, gjat\u00eb fushat\u00ebs keni pasur sulme edhe nga vet\u00eb Kryeministri Rama dhe nj\u00eb instalim t\u00eb shum\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb shtetit pran\u00eb kund\u00ebrshtarit tuaj. Si ia dol\u00ebt t\u00eb fitonit, ku u mb\u00ebshtet fushata juaj, ku ishte \u00e7el\u00ebsi i suksesit?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Konstatimi juaj eshte vertet i sakte. Kjo situate ishte pothuaj ne pjesen me te madhe te bashkive, por ketu kishim edhe nje bashkerendim te strukturave te shtetit nen ndikimin jo te moralshem te strukturave politike te LSI-se.<\/p>\n<p>Gjithsesi ne ia dolem fale mbeshtetjes se votuesve te cilet u sollen vertet ne menyre dinjitoze dhe nuk u ndikuan nga presionet dhe nga joshjet e pushtetit dhe te segmenteve te ndryshme te administrates. Natyrisht ishte dhe puna e palodhur e strukturave te PD Lezhe dhe neper komuna te cilat bene te mundur qe programi im te shkonte ne menyre shume korrekte prane cdo votuesi ne cdo shtepi e lagje.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kujt ia dedikoni fitoren tuaj? Cili faktor kishte kontribut me te madh?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Natyrisht votuesve te mi te cilet me besuan ne mase dhe me mbeshteten ne menyren me masive. Pa dyshim qetesia, korrektesia dhe qartesia me te cilen u paraqita ne fushate ishte dhe faktori determinant i cili u pasqyrua me kete rezultat kaq domethenes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat jane planet tuaja per Lezhen nga do ta nisni punen?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Krijimi i nje administrate eficente dhe profesionale ne bashki dhe ne njesite vendore do jete sfida ime e pare pasi dihet qe kjo lloj strukture eshte hera e pare qe aplikohet ndaj dhe kerkohet perkujdes dhe perkushtim i vecante qe ne te jemi sa me afer njerezve dhe halleve te tyre. Permiresimi i infrastruktures se qytetit te Lezhes dhe Shengjinit ne sherbim te qytetareve dhe turizmit si dhe eleminimi i permbytjes ne disa zona rurale te cilat e kane problem kete fenomen.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat jane problemet me te mprehta qe ndesh komuniteti ne Bashkine e re te Lezhes?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Problemte me te mprehta jane infrastruktura e qytetit te Lezhes dhe te Shengjinit qe jane te rrenuara, ndotja e madhe e cila mbizoteron ne qytetin e Lezhes dhe te Shengjinit e zonave perreth si dhe p\u00ebrmbytja, e cila eshte mjaft problematike ne njesite vendore qe tashme perbejne bashkine e madhe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat jane projektet tuaja madhore qe mendoni se do t\u2019i perfundoni gjate mandatit tuaj te plote?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Permiresimi i sistemit te ujit te pijshem ne te gjithe zonat ku ky problem eshte evident, permiresimi i sistemit te pastrimit ne qytet dhe ne zona turistike, lidhja e Shengjinit me superstraden ne menyre me direkte per t\u2019i dhene liri trafikut qe rendon turistet dhe rikonstruksioni rruges se Torovices.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ju jeni zgjedhur si perfaqesues i se djathtes, nderkohe qe qeveria ne pushtet u perket forcave te majta. A do te bashkepunoni me Kryeministrin Rama?<\/strong><\/p>\n<p>\u2013 Per mua nuk perben problem ky fakt, pasi Kryeministri dhe qeveria jane institucion legjitim ne sherbim te qytetareve, natyrisht edhe institucioni qe une perfaqesoj eshte legjitim dhe ne sherbim te qytetareve dhe kjo eshte pika qe une besoj qe e ben te pashmangshem bashkepunimin me qeverine. Personalisht nuk vuaj nga ky kompleks dhe dua te siguroj qytetaret dhe Kryeministrin qe gjate gjithe mandatit do te jem bashkepunues dhe i hapur ne funksion te kryerjes sa me mire te sherbimeve ndaj qytetareve dhe korrekt ne zbatimin e ligjeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<blockquote><p><strong>Lindur m\u00eb 29 mars 1966, Lezh\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Profesioni: Inxhinier mekanik<\/strong><\/p>\n<p>I diplomuar n\u00eb Fakultetin e Inxhinieris\u00eb Mekanike, Universiteti i Tiran\u00ebs, z. Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin Juridik, Universiteti \u201cL. Gurakuqi\u201d, Shkod\u00ebr. P\u00ebr disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrug\u00ebve, Lezh\u00eb. P\u00ebr kat\u00ebr vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar oficer i Policis\u00eb Rrugore n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Mirdit\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb vit ka qen\u00eb shef i Policis\u00eb Rrugore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Shkod\u00ebr. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij, z. Frrokaj \u00ebsht\u00eb shquar p\u00ebr korrekt\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Frrokaj u angazhua n\u00eb politik\u00eb nga pasioni p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer komunitetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson dhe ka drejtuar n\u00eb dy mandate Komun\u00ebn Sh\u00ebnkoll, Lezh\u00eb. Zoti Frrokaj njihet p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb praktike dhe menaxheriale p\u00ebr drejtimin e pun\u00ebve n\u00eb komuna, ku pik\u00eb t\u00eb fort\u00eb ka marr\u00ebdh\u00ebniet me komunitetin. Ai gjithnj\u00eb ka qen\u00eb i hapur e bashk\u00ebpunues dhe me seriozitet e modesti ka punuar p\u00ebr ndryshimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb komunitetit. Jan\u00eb vet\u00eb banor\u00ebt e Komun\u00ebs q\u00eb ai ka drejtuar d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb suksesit t\u00eb tij si i zgjedhur lokal. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mori specializimesh t\u00eb orientuara mbi modelet dhe funksionimin e qeverisjes vendore n\u00eb Angli, Suedi, Bullgari, Itali dhe disa vende t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Si an\u00ebtar i PD-s\u00eb q\u00eb prej vitit 1992, Fran Frrokaj ka nj\u00eb aktivitet t\u00eb gjat\u00eb partiak dhe q\u00eb prej vitit 2014 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i deg\u00ebs s\u00eb PD Lezh\u00eb. Zot\u00ebron mir\u00eb gjuh\u00ebn angleze dhe italiane. \u00cbsht\u00eb i martuar dhe ka dy f\u00ebmij\u00eb.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bisedoi Jetmir Olldashi Strukturat politike t\u00eb LSI-s\u00eb, t\u00eb pamoralshme. Puna e palodhur e strukturave t\u00eb PD-s\u00eb Lezh\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr komuna b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb programi im t\u00eb shkonte pran\u00eb \u00e7do votuesi n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi e lagje<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5242,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5240\/revisions\/5242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}