{"id":5218,"date":"2015-06-26T12:14:58","date_gmt":"2015-06-26T12:14:58","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5218"},"modified":"2015-06-26T12:15:56","modified_gmt":"2015-06-26T12:15:56","slug":"gjermania-pasnaziste-dhe-shqiperia-paskomuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5218","title":{"rendered":"GJERMANIA PASNAZISTE DHE SHQIP\u00cbRIA PASKOMUNISTE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Prof. Asoc. Dr. Thanas L. GJIKA<\/strong><\/p>\n<p><strong>(Pse Shqip\u00ebria ka mbetur peng i mend\u00ebsis\u00eb komuniste)<\/strong><\/p>\n<p>Gjermania naziste m\u00eb 9 maj 1945 njohu humbjen dhe firmosi kapitullimin e sistemit nazist. Funksionar\u00ebt dhe ushtarak\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb u kap\u00ebn gjall\u00eb i kaluan gjyqit dhe u d\u00ebnuan si kriminel\u00eb lufte. <!--more-->K\u00ebshtu u nda populli gjerman prej s\u00eb keqes s\u00eb vet. Mbas k\u00ebsaj Gjermania u nda n\u00eb zona kontrolli, tri zona kontrolloheshin prej Anglis\u00eb, ShBA-ve dhe Franc\u00ebs dhe nj\u00eb prej Bashkimit Sovjetik. Pjesa q\u00eb kontrollohej prej aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb krijoi shtetin Republika Federale Gjermane (RFGj), q\u00eb u quajt dhe Gjermania Per\u00ebndimore. Pjesa q\u00eb kontrollohej prej BS u shpall shtet m\u00eb vete me emrin Republika Demokratrike Gjermane (RDGj), q\u00eb u quajt dhe Gjermania Lindore. N\u00eb plan ekonomik e politik k\u00ebto dy shtete gjermane krijuan dy sisteme t\u00eb ndryshme. Gjermania Per\u00ebndimore nd\u00ebrtoi me ndihm\u00ebn e aleat\u00ebve t\u00eb vet sistemin pluralist me ekonomi t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, kurse Gjermania Lindore e detyruar prej Bashkimit Sovjetik nd\u00ebrtoi sistemin socialist me ekonomi t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e shtetit.<\/p>\n<p>Gjermania Per\u00ebndimore, q\u00eb n\u00eb fillim, ndoqi k\u00ebshillat e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb saj largpam\u00ebs, kancelarit Kpnrad Adenauer, i cili iu drejtua popullit me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fajin e vet\u00eb ne gjerman\u00ebve, Gjermania \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar, ajo humbi rinin\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e teritorit (Gjermanin\u00eb Lindore). Na duhet t\u00eb punojm\u00eb fort p\u00ebr ta rim\u00ebk\u00ebmbur vendin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb paguar d\u00ebmet q\u00eb u shkaktuam vendeve q\u00eb pushtuam gjat\u00eb luft\u00ebs. Popull gjerman, kur t\u00eb shkosh n\u00eb zgjedhje, t\u00eb votosh ata kandidat\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb dhe atdhetarin\u00eb e tyre dhe jo ata kandidat\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur vet\u00ebm p\u00ebr\u00a0shkollimin e tyre\u00a0t\u00eb lart\u00eb. Gjermanin\u00eb do ta ndreqin atdhetar\u00ebt e ndersh\u00ebm q\u00eb punojn\u00eb me p\u00ebrkushtim e sakrifica dhe jo ata q\u00eb kan\u00eb diploma t\u00eb larta, por q\u00eb u mungon p\u00ebrkushtimi atdhetar.\u201d<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1945 deri m\u00eb 1960 populli i Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore punoi kokulur dhe n\u00eb fushatat zgjedhore zgjodhi bij atdhetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar pavar\u00ebsisht nga arsimimi i tyre. K\u00ebshtu u krijua nj\u00eb klas\u00eb e re politike e cila ishte ndar\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb prej nazizmit dhe ndoqi nj\u00eb politik\u00eb ekonomike me rritje t\u00eb shpejt\u00eb. Brenda 15 vjet\u00ebve RFGj arriti t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbej ekonomikisht e politikisht, shleu detyrimet ndaj ish vendeve q\u00eb kishte pushtuar, ia hoqi frik\u00ebn bot\u00ebs se mos shkaktonte nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re dhe u b\u00eb fuqia e par\u00eb ekonomike midis shteteve t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe filloi t\u00eb thithte fuqi pun\u00ebtore nga vendet e tjera. Duke ecur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ajo u fuqizua aq shum\u00eb sa q\u00eb m\u00eb 1989 e detyroi Bashkimin Sovjetik ta dor\u00ebzonte Gjermanin\u00eb Lindore gati gjasht\u00eb vjet para afatit t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Kurse Shqip\u00ebria paskomuniste ndoqi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e Gjermanis\u00eb pasnaziste. Shqip\u00ebria paskomuniste nuk deshi t\u00eb ndahej nga e kaluara, nga e keqja q\u00eb pati sunduar p\u00ebr gati gjys\u00ebm shekulli. N\u00eb Shqip\u00ebri u krijua nj\u00eb klas\u00eb politike, e cila n\u00eb shumic\u00ebn e vet vet\u00ebm n\u00eb dukje ishte e palidhur me ish kupol\u00ebn komuniste, por n\u00eb fakt ishte pjell\u00eb e saj dhe zbatuese e nj\u00eb politike jo demokratike. Kjo dukuri pati pasoja shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr atdheun:<\/p>\n<ol>\n<li>Udh\u00ebheqja e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndon\u00ebse e njohu d\u00ebshtimin e sistemit socialist diktatorial dhe e pranoi shpalljen e pluralizmit dhe krijimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, ajo nuk pranoi ta shpallte veten fajtore p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb popullit gjat\u00eb viteve 1944-1991 dhe nuk k\u00ebrkoi t\u00eb falur. Ajo nuk d\u00ebnoi ask\u00ebnd prej drejtuesve t\u00eb diktatur\u00ebs, madje as ish diktatorin e vdekur. Kjo mend\u00ebsi prokomuniste ndikoi tek drejtuesit e Partis\u00eb Demokratike ish an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PPSh-s\u00eb, q\u00eb, kur mor\u00ebn pushtetin t\u00eb mos i d\u00ebnonin pjes\u00ebtar\u00ebt e ish kupol\u00ebs komuniste si e meritonin p\u00ebr krimet e kryera. K\u00ebshtu ish kuadrot e lart\u00eb t\u00eb PPSh-s\u00eb, t\u00eb sigurimit dhe t\u00eb ushtris\u00eb u nxit\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos pranonin se ishin pjes\u00eb e asaj ushtrie q\u00eb doli e mundur prej Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, e cila duhej t\u00eb t\u00ebrhiqej kokulur e t\u00eb mos merrte pjes\u00eb n\u00eb veprimtarin\u00eb politike e pushtetore. P\u00ebr turpin e tyre ata rifilluan nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re mashtruese si n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb let\u00ebrsi, ashtu si n\u00eb vitet 1943-1990. Filluan t\u00eb shkruajn\u00eb artikuj e libra t\u00eb rinj me kujtime t\u00eb mbushur vet\u00ebm me sharje e shpifje kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre dhe me lavd\u00ebrime p\u00ebr trim\u00ebrit\u00eb e b\u00ebmat e tyre pozitive p\u00ebr periudh\u00ebn e Luft\u00ebs Antifashiste dhe p\u00ebr koh\u00ebn e diktatur\u00ebs. Ata nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr t\u00eb shpjeguar pse dhe si u instalua e keqja, diktatura, si ata u kthyen nga partizan\u00eb trima n\u00eb servil\u00eb t\u00eb diktatorit, si dhe pse kapitulloi diktatura bashk\u00eb me ushtrin\u00eb e vet. Ata nuk duan ende t\u00eb kuptojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb zbatimin e politik\u00ebs antinjer\u00ebzore t\u00eb atij sistemi dhe n\u00eb teprimin e krimeve duke vrar\u00eb, burgosur dhe internuar v\u00ebllez\u00ebrit e nj\u00eb gjaku shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa kishin vrar\u00eb e d\u00ebnuar armiqt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb popullit shqiptar gjat\u00eb 100 vjet\u00ebve para ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb PKSh-s\u00eb.<\/li>\n<li>Mosd\u00ebnimi i krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb sundimit komunist dhe i figur\u00ebs s\u00eb ish diktatorit, p\u00ebrb\u00ebn<strong><em>nj\u00eb krim t\u00eb ri<\/em><\/strong>, q\u00eb tregon se sa posht\u00eb kishin r\u00ebn\u00eb dhe sa posht\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ende sot nga ana morale ish pushtetar\u00ebt komunist\u00eb dhe bijt\u00eb e tyre, t\u00eb cil\u00ebt shfaqen si<strong><em>enveruc\u00eb<\/em><\/strong>\u00a0n\u00eb jet\u00ebn e sotme duke luftuar q\u00eb t\u00eb imponojn\u00eb mendimet e tyre duke shar\u00eb e shpifur kund\u00ebr gjith\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe. Sundimi i k\u00ebsaj gjendje mendore tregon se\u00a0<strong>Shqip\u00ebria e sotme nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga e keqja dhe vijon t\u00eb jet\u00eb peng i mend\u00ebsis\u00eb komuniste<\/strong>.<\/li>\n<li>Drejtuesit e partive politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb paskomuniste, q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ose t\u00eb t\u00ebrthorta me PPSh-n\u00eb, nuk punuan dhe nuk punojn\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar shqiptarin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar krimet e kryera gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe p\u00ebr t\u00eb mos ua dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn bijve t\u00eb ish pushtetar\u00ebve dhe ish sigurimsave t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/li>\n<li>N\u00eb Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore nuk ishte prekur prona private prej nazizmit, prandaj ndihmat e huaja dhe investimet e pronar\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj dhan\u00eb rezultate t\u00eb shpejta. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste prona private u shtet\u00ebzua dhe qeverit\u00eb paskomuniste nuk luftuan me ndershm\u00ebri p\u00ebr t&#8217;ua kthyer pron\u00ebn pronar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ua ndan\u00eb at\u00eb kryesisht ish komunist\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre besnik\u00eb. Po k\u00ebtyre forcave iu shp\u00ebrndan\u00eb edhe shumica e ndihmave t\u00eb jashtme. Kjo gjendje e pron\u00ebs tek ne nxiti vjedhjen e korrupsionin dhe pengoi e pengon investitor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb investime serioze.<\/li>\n<li>Sistemi diktatorial duke e varf\u00ebruar tej mase shqiptarin, duke e mbajtur t\u00eb shtypur p\u00ebrmes nj\u00eb dhune t\u00eb papar\u00eb, ia shkat\u00ebroi moralin njer\u00ebzor dhe ia neveriti dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun. Shqiptari i koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar detyrohej t\u00eb b\u00ebhej hajdut, g\u00ebnjeshtar, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, spiun e vras\u00ebs; vese t\u00eb cilat vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende sot pjes\u00eb e karakterit t\u00eb shum\u00eb prej nesh dhe na pengojn\u00eb t\u00eb punojm\u00eb kokulur e me p\u00ebrkushtim atdhetar qoft\u00eb n\u00eb atdhe, qoft\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb.<\/li>\n<li>Duke mos pasur pron\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb atdhe, duke u drejtuar prej politikan\u00ebsh t\u00eb pamoralsh\u00ebm, shqiptari i sot\u00ebm ende e sheh si rrug\u00eb shp\u00ebtimi rrug\u00ebn e shp\u00ebrnguljes drejt vendeve ku mungon tymnaja helmuese e politik\u00ebs shqiptare dhe puna paguhet m\u00eb mir\u00eb. Po t\u00eb mos b\u00ebhen korrigjimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb treguar e d\u00ebnuar krimet e kryera deri sot prej ish pushtetar\u00ebve t\u00eb diktatur\u00ebs e t\u00eb tranzicionit, at\u00ebhere shp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve nga atdheu ka p\u00ebr t\u00eb mbetur si e vetmja rrug\u00eb shp\u00ebtimi dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb shtet me popullsi t\u00eb rall\u00eb, gj\u00eb q\u00eb rrezikon t\u00eb ardhmen e kombit ton\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Pasi ky artikull u publikua n\u00eb disa gazeta e forume mediatike, disa lexues shpreh\u00ebn mendimin se krahasimi i Shqip\u00ebris\u00eb paskomuniste me Gjermanin\u00eb pasnaziste nuk q\u00ebndron, mbasi populli gjerman e populli shqiptar jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Gjerman\u00ebt dallohen si nj\u00eb komb q\u00eb e ka n\u00eb gjak disiplin\u00ebn, pun\u00ebn, besimin fetar t\u00eb krishter, etj, kurse ne shqiptar\u00ebve na mungojn\u00eb k\u00ebto cil\u00ebsi, etj.<\/p>\n<p>Popujt dhe kombet kan\u00eb disa karakteristika dalluese, por p\u00ebr ecjen e tyre p\u00ebrpara rolin m\u00eb t\u00eb madh e luajn\u00eb qeveritar\u00ebt q\u00eb qeverisin sejcilin popull. K\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje e pati sqaruar Napolon Bonaparti m\u00eb 1811, kur gjat\u00eb marshimit drejt Rusis\u00eb, duke ecur n\u00ebp\u00ebr fushat e Polonis\u00eb, nj\u00eb gjeneral i tij me origjin\u00eb polake i tha se populli polak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popull raja, pa vlera, q\u00eb di vet\u00ebm t\u00eb punoj\u00eb tok\u00ebn. Napoloni iu p\u00ebrgjigj: \u201cNuk ka popuj vet\u00ebm t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb aft\u00eb dhe popuj vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebqinj e t\u00eb paaft\u00eb. Kur nj\u00eb popull qeveriset prej njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm tek ai lul\u00ebzojn\u00eb vetit\u00eb e mira njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa kur nj\u00eb popull qeveriset prej njer\u00ebzish t\u00eb pandersh\u00ebm tek ai lul\u00ebzojn\u00eb veset e k\u00ebqia.\u201d<\/p>\n<p>Ishte populli gjerman, ai q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs shkrimtar\u00eb e muzikant\u00eb me fam\u00eb si G\u00ebte, Vagner, etj, i cili kur u qeveris prej Adolf Hitlerit kreu krime monstruoze t\u00eb cilat nuk i kishte njohur historia njer\u00ebzore. Ishte po ky popull gjerman, i cili kur u qeveris prej qeveritar\u00ebsh t\u00eb ndersh\u00ebm e atdhetar\u00eb si Konrad Adenaueri e pasuesit e tij, u b\u00eb shembull i p\u00ebrparimit njer\u00ebzor dhe ndihmoi aq shum\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e s\u00eb keqes komuniste n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ne shqiptar\u00ebt, po t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohemi p\u00ebr vler\u00ebn e vot\u00ebs dhe t&#8217;ua japim at\u00eb bijve e bijave t\u00eb ndersh\u00ebm, k\u00ebta do t\u00eb na qeverisin jo si enveruc\u00eb por si atdhetar\u00eb idealist\u00eb, at\u00ebhere vetit\u00eb e mira njer\u00ebzore do t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb n\u00eb karakterin ton\u00eb dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb ec\u00eb me shpejt\u00ebsi drejt p\u00ebrparimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prof. Asoc. Dr. Thanas L. GJIKA (Pse Shqip\u00ebria ka mbetur peng i mend\u00ebsis\u00eb komuniste) Gjermania naziste m\u00eb 9 maj 1945 njohu humbjen dhe firmosi kapitullimin e sistemit nazist. Funksionar\u00ebt dhe ushtarak\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb u kap\u00ebn gjall\u00eb i kaluan gjyqit dhe u d\u00ebnuan si kriminel\u00eb lufte.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5218","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5220,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5218\/revisions\/5220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}