{"id":5164,"date":"2015-05-22T18:42:32","date_gmt":"2015-05-22T18:42:32","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5164"},"modified":"2015-05-22T18:42:32","modified_gmt":"2015-05-22T18:42:32","slug":"shkollat-e-para-shqipe-te-mesjetes-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5164","title":{"rendered":"SHKOLLAT E PARA SHQIPE T\u00cb MESJET\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em>( I p\u00ebrkasin \u201cRilindjes Arb\u00ebnore\u201d, q\u00eb i parapriu<\/em><\/p>\n<p><em>asaj komb\u00ebtare)<\/em><\/p>\n<p><strong>Ndue Dedaj<\/strong><\/p>\n<p><em>Korrigjimi par\u00eb historiografik do t\u00eb ishte: Nuk kemi nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb par\u00eb shqipe, por disa shkolla t\u00eb tilla dhe kjo \u00ebsht\u00eb lumni p\u00ebr nj\u00eb komb. Korrigjimi i dyt\u00eb historiografik: Shkoll\u00ebn apo shkollat e para shqipe nuk i kemi n\u00eb shekullin XIX, por n\u00eb shekujt XVI &#8211; XVII, t\u00eb pakt\u00ebn nga viti 1632, ose 255 vjet m\u00eb her\u00ebt se shkolla e Kor\u00e7\u00ebs, q\u00eb njihet zyrtarisht si i para. Korrigjimi i tret\u00eb historiografik: nuk ka kuptim q\u00eb katoli\u00e7izmit t\u2019i pranosh librat e par\u00eb shqip, por jo dhe shkollat e para shqipe, pasi ato jan\u00eb nj\u00eb unitet kulturologjik shqiptar, th\u00ebn\u00eb ndryshe, ngjizur nga e nj\u00ebjta ABC. Duhet mbajtur fort e ngulitur n\u00eb m\u00ebndje ajo q\u00eb thoshte Faik Konica, se katolik\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb shkaku q\u00eb u mbajt gjall\u00eb komb\u00ebsia jon\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i thoshin lutjet shqip n\u00eb mesh\u00ebn e s\u00eb diel\u00ebs, shkruanin librat shqip e hapnin shkollat shqipe.<\/em><!--more--><\/p>\n<p>Kisha katolike, n\u00eb rav\u00ebn e mundimshme t\u00eb krijimit t\u00eb vlerave themelore n\u00eb shum\u00ebfishin e kultur\u00ebs, s\u2019i rreshti p\u00ebrgjat\u00eb mesjet\u00ebs p\u00ebrpjekjet\u00a0<em>shqipnore<\/em>\u00a0n\u00eb l\u00ebmin e gjuh\u00ebs e dijes, ku rr\u00ebz\u00ebllin si nj\u00eb diamant \u201cFormula e Pag\u00ebzimit\u201d (1462), me t\u00eb cil\u00ebn \u201c\u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar qendresa e kultur\u00ebs shqiptare, identiteti dhe entiteti i saj.\u201d\u00a0<em>(Zef Mirdita, Krishtenizmi nd<\/em>\u00eb<em>r shqiptar<\/em>\u00eb<em>, Prizren &#8211; Zagreb 1998, f. 178).<\/em>\u00a0Gjurm\u00ebt e shkrimit dhe arsimit shqip has\u00ebn qysh n\u00eb fillimet e mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb dyt\u00eb. Duke ecur rav\u00ebs gjuh\u00ebsore, arsimore t\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb hershme, studiuesit sjellin nj\u00eb varg d\u00ebshmish, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se n\u00eb vitin 1349 n\u00eb Raguz\u00eb (Dubrovnik) kishte 24 shkrues noterial\u00eb nga Tivari, Ulqini, Pulti, Shkodra dhe fshatrat p\u00ebrreth, dy t\u00eb tretat e t\u00eb cil\u00ebve ishin shqiptar\u00eb, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj shkruanin dhe n\u00eb gjuh\u00ebn amtare me shkronja latine; apo q\u00eb prelati i Pultit (Shkod\u00ebr) n\u00eb vitin 1387 interesohet q\u00eb t\u00eb shkollonte t\u00eb nipin n\u00eb Raguz\u00eb, pasi kishte marr\u00eb m\u00ebsimit e para n\u00eb vendlindje.\u00a0<em>(Nikoll\u00eb Loka, Rruga e arsimit shqip deri me 7 mars 1887 &#8211; Tiran\u00eb, 2014).<\/em>\u00a0Po ashtu jan\u00eb zbuluar dokumente q\u00eb flasin p\u00ebr shkolla pran\u00eb kuvendeve e katedraleve t\u00eb qyteteve, si ato humaniste dhe provinciale t\u00eb shkatht\u00ebsive mendore dhe t\u00eb filozofis\u00eb n\u00eb Kotorr duke nisur nga viti 1266, t\u00eb Durr\u00ebsit (1278), t\u00eb Shkodr\u00ebs (1345) dhe Lezh\u00ebs (1483).\u00a0<em>(N. Loka, po aty.)<\/em>\u00a0Vijm\u00eb pastaj n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, kur Ipeshkvi i Arbnis\u00eb, Imzot Gjon Kolesi, fran\u00e7eskan shqiptar, n\u00eb vitin 1625 shpall para Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb nevoj\u00ebn e \u201cngrehjes\u201d s\u00eb nj\u00eb a dy shkollave n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb e dioqez\u00ebs s\u00eb vet (ku mvareshin dhe kishat e Kruj\u00ebs, Kurbinit, Matit, Lur\u00ebs, Dibr\u00ebs, p\u00ebrfshiheshin famullit\u00eb mirditore t\u00eb Kthell\u00ebs, Selit\u00ebs e Rranz\u00ebs) \u201cme nga 10-12 \u00e7una secila\u201d, ku nx\u00ebn\u00ebsit \u201ct\u00eb m\u00ebsonin shkrim e k\u00ebndim dhe themele t\u00eb mira t\u00eb besimit\u201d. Pastaj, t\u00eb shkolloheshin m\u00eb tej jasht\u00eb vendit, n\u00eb Loreto (Itali), \u201csepse k\u00ebshtu do t\u00eb nxirrej fryt i mrekulluesh\u00ebm n\u2018ato vende ku s&#8217;ka shkolla e as m\u00ebsues\u201d. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: \u201cmbasi t\u00eb ken\u00eb nxan\u00eb p\u00ebr vete, do t\u00eb bahen m\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.\u00a0<em>(Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb Veriore dhe t\u00eb Mesme n\u00eb shekullin XVII, V\u00ebllimi I, Tiran\u00eb 1963, f. 371.)<\/em>\u00a0K\u00ebrkesa t\u00eb tilla t\u00eb prelat\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XVII, por dhe t\u00eb nj\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, b\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebr nevoja t\u00eb predikimit shqip dhe formimin e klerit katolik vendas t\u00eb hapeshin disa shkolla shqipe. \u201cNj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim luajt\u00ebn prift\u00ebrinjt\u00eb katolik\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb shekullit XVII hap\u00ebn shum\u00eb shkolla fillore e t\u00eb mesme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe; hartuan tekste shkollore, b\u00ebn\u00eb p\u00ebrkthime t\u00eb librave fetar\u00eb dhe hodh\u00ebn themelet e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb shkruar shqipe.\u201d\u00a0<em>(Menduh D\u00ebrguti, Dr. Sonila Bo\u00e7i, Dr. Ledia Dushku, Historia, Tiran\u00eb, 2010, f 38.)<\/em>\u00a0Studiuesit kan\u00eb v\u00ebrejtur se \u201cp\u00ebrve\u00e7 shkrimit e leximit, aty m\u00ebsohej gramatika shqipe dhe p\u00ebrdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit.\u201d (<em>Edwin Jasques, Shqiptar\u00ebt, 1995, f. 313.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebto \u00e7erdhe t\u00eb para t\u00eb dituris\u00eb sigurisht q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mjafta, p\u00ebr shkak t\u00eb travlimeve politike q\u00eb kalonte vendi, rr\u00ebnimit t\u00eb arkivave e bibliotekave. Por dihet se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut n\u00eb Mesjet\u00eb kemi nj\u00eb gjerdan shkollash dioqezane, ku dy m\u00eb kryesoret ishin e Kurbinit dhe e Vel\u00ebs. Ndoshta nd\u00ebr ato t\u00eb dyja asnj\u00ebra nuk ishte e para, por sipas nj\u00eb shprehje latine, secila ishte e par\u00eb nd\u00ebr t\u00eb para. Mundet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb rast\u00ebsi, por m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb marr\u00ebveshje mes ipeshkvnish q\u00eb ato shkolla t\u00eb hapeshin nj\u00ebher\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb vit. Ato vijn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shekullit t\u00eb 17-t\u00eb si dy krenat e nj\u00eb shqiponje, sa n\u00eb nj\u00eb kresht\u00eb Kurbin-Kruje, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Mirdit\u00eb-Lezhe. Duhet mbajtur parasysh se ato shkolla ishin n\u00eb male t\u00eb thella, t\u00eb fshehura, pasi nuk mund t\u00eb ishin lirisht n\u00eb qytete, q\u00eb ishin n\u00ebn sundimin otoman. Malet ishin m\u00eb t\u00eb lira dhe p\u00ebr vet\u00eb rrojtjen e Ipeshkvinjve. Kemi nj\u00eb lart\u00ebsim shpirt\u00ebror, moral dhe kulturor n\u00eb nism\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto shkolla, p\u00ebr \u00e7ka memoriali i tyre nuk duhet vonuar m\u00eb tej n\u00eb shekullin XXI. Shkollat m\u00eb s\u00eb shumti ishin \u201cngjitur\u201d n\u00eb male, n\u00eb Shna Premte t\u00eb Kurbinit (dikur abaci e Ipeshkvnis\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs), n\u00eb Vel\u00eb-Mirdit\u00eb (qend\u00ebr ipeshkvnore e Lezh\u00ebs) e Sh\u00ebn Llezhd\u00ebr t\u00eb Oroshit (abaci dhe rezidenc\u00eb verore e Ipeshvit t\u00eb Lezh\u00ebs), ku institucionet e besimit her\u00eb pas here p\u00ebrt\u00ebriheshin, shekullare dhe rregulltare. Fran\u00e7eskan\u00ebt u jepnin arsimin fillestar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shtresave t\u00eb gj\u00ebra t\u00eb popullsis\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb urdhrin fran\u00e7eskan kishte dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb vitin 1585 ata mbijetonin n\u00eb kuvendin e Sebastes-La\u00e7, at\u00eb t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb Rubikut\u00a0dhe t\u00eb Kepit t\u00eb Rodonit, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm prej 40 rregulltar\u00ebsh. Edhe shekullar\u00ebt i kishin shtuar e p\u00ebrmir\u00ebsur shkollat, dhe p\u00ebr faktin se Koncili i Trentos (1545-1563) kishte vendosur q\u00eb \u00e7do dioqez\u00eb t\u00eb kishte seminare p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e prift\u00ebrinj\u00ebve.\u00a0<em>(N. Loka,\u00a0zhvillimi i arsimit n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb mesjetare, \u201cDielli, 2012.)\u00a0<\/em>Krijimi i k\u00ebtyre seminareve u nd\u00ebrmor p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb formim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb fetar, kulturor e moral t\u00eb klerit t\u00eb ardhsh\u00ebm, me q\u00ebllim q\u00eb ta b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb aft\u00eb n\u00eb zhvillimin e veprimtaris\u00eb pastorale<em>. (Gian Luca Potest\u00e0, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010, Tiran\u00eb 2012, f. 334.)<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkolla e Vel\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shkolla e Vel\u00ebs u hap nga ipeshkvi i Lezh\u00ebs. \u201cAty nx\u00ebn\u00ebsve u m\u00ebsohej gjuha shqipe.\u201d (<em>Historia e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare, Tiran\u00eb 1983, f. 14.)<\/em>\u00a0Dom Prend Suli shkruante se p\u00ebr shum\u00eb vjet Ipeshkvia e Lezh\u00ebs ka pasur n\u00eb Vel\u00eb nj\u00eb Gjakoni (shkoll\u00eb fetare), ku priftnit u m\u00ebsonin shkrim t\u00eb rinjve. M\u00eb pas djemt\u00eb kryenin m\u00ebsimet pran\u00eb Ipeshkvit, i cili i shuguronte meshtar\u00eb. Historiani i njohur Zef Mirdita shkruan se q\u00ebllimi i k\u00ebsaj shkolle ka qen\u00eb formimi i klerit, prandaj ajo mund t\u00eb konsiderohet si seminar. K\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb e vler\u00ebson n\u00eb shkrimet e veta dhe profesor Jup Kastrati, kurse akademik Jorgo Bulo, duke patur parasysh kryesisht ndihmes\u00ebn e saj, shkruan se Mirdita \u00ebsht\u00eb vendi ku shqipja u m\u00ebsua t\u00eb pakt\u00ebn nga shekulli XVII dhe ku u ruajt\u00ebn trajta arkaike me vler\u00eb p\u00ebr historin\u00eb dhe zhvillimin etimologjik t\u00eb shqipes.\u00a0<em>(Gjon Marku, Mirdita-intervista I, 2002, f. 52.)<\/em>\u00a0R\u00ebnd\u00ebsia e Shkoll\u00ebs s\u00eb Vel\u00ebs d\u00ebshmohet dhe nga nj\u00eb Urdh\u00ebres\u00eb e Kuvendit t\u00eb Arb\u00ebrit (1703) q\u00eb l\u00ebshohet posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Kurbinit, si dy shkollat kryesore t\u00eb koh\u00ebs. Kapitulli 5 i Koncilit Shqiptar \u201cMbi shkoll\u00ebn e Kurbinit dhe t\u00eb Lezh\u00ebs\/Vel\u00ebs\u201d porosit q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit \u201cpas p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb shkrim &#8211; k\u00ebndimit, duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb njohurit\u00eb e para gramatikore (n\u00ebnkupto: shqipe) dhe ato t\u00eb gjuh\u00ebs latine.\u201d\u00a0<em>(P. Vin\u00e7ens Malaj, Kuvendi i Arb\u00ebnit 1703, Ulqin-Tuz, 1999, f.127-128.)\u00a0<\/em>Ka patur datime t\u00eb ndryshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket Shkoll\u00ebs s\u00eb Vel\u00ebs, ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gabimisht (nga mosnjohja e dokumenteve) se i p\u00ebrket vitit 1692, apo se \u00ebsht\u00eb hapur rreth vitit 1660, por tashm\u00eb koh\u00ebhapja e saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar. Studiuesi amerikan Edvin Zhak, n\u00eb librin e tij \u201cHistoria e popullit shqiptar nga lasht\u00ebsia deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme\u201d, shkruan: \u201cShkolla e par\u00eb, e dokumentuar, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe u hap n\u00eb Vel\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs m\u00eb 1632\u201d. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij \u201cnj\u00eb tjet\u00ebr shkoll\u00eb mjaft e hershme ishte hapur n\u00eb Kurbin po m\u00eb 1632.\u201d\u00a0<em>(Shih dhe Mehmet Elezi, Shkolla e par\u00eb shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr, \u201cBota sot\u201d, 8 n\u00ebntor 2003;\u00a0Safet Hyseni: Histori e shkurt\u00ebr e arsimit shqip, 10. 09. 2012.)\u00a0<\/em>Pas vdekjes s\u00eb ipeshkvit Gjergj Uldanji me 1690 shkolla vazhdoi t\u00eb funksionoj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ipeshkvi la me testament q\u00eb nga t\u00eb mirat (t\u00eb ardhurat) e tij t\u00eb ndihmoheshin dy nx\u00ebn\u00ebs, d\u00ebshir\u00eb q\u00eb nuk u \u00e7ua n\u00eb vend nga t\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb. (<em>Z. Mirdita, Krishtenizmi nd\u00ebr shqiptar\u00eb, f. 324.)<\/em>\u00a0Shkolla e Vel\u00ebs hapet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 1751, n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e re t\u00eb nd\u00ebrtuar me ndihm\u00ebn e Propagand\u00ebs Fide. Mbyllet m\u00eb 1798, p\u00ebr t\u2019u rihapur pas vitit 1800. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb dokumentet e Kongregat\u00ebs s\u00eb Propagand\u00ebs Fide kjo shkoll\u00eb p\u00ebrmendet me 1817. Pra, ajo shtrihet n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr 185 vjet.<\/p>\n<p><strong>Shkolla e Kurbinit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet: \u201cShkolla e Kurbinit. Nj\u00eb nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kruj\u00ebs, q\u00eb i p\u00ebrkiste vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 leximit e shkrimit aty jepej dhe m\u00ebsimi i gramatik\u00ebs. P\u00ebrdoreshin si tekste m\u00ebsimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjet\u00ebr Budit, Pjet\u00ebr Bogdanit e t\u00eb ndonj\u00eb tjetri, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Pushtuesit osman\u00eb e penguan veprimtarin\u00eb e saj derisa e mbyll\u00ebn.\u201d\u00a0<em>(Shefik Osmani-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiran\u00eb 1985, f. 1021.)<\/em>\u00a0Pak rradh\u00eb, por thelbi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, shkoll\u00eb shqipe, ku m\u00ebsohej shkrimi shqip e ku p\u00ebrdoreshin librat e shkrimtar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr shqiptar\u00eb. Shkolla e Shna Premtes s\u00eb Kurbinit n\u00eb Gallat\u00eb, u hap nga Ipeshkvi Gjon Kolesi dhe vazhdoi deri n\u00eb vitin 1650, kur ipeshkvi i pasardh\u00ebs i Arbnis\u00eb, Mark Skura, tashm\u00eb ishte mplakur dhe nuk mund ta mbronte nga sulmet dhe persekutimi otoman, si\u00e7 i shkruan nj\u00eb kardinali t\u00eb asaj kohe. Shkolla hapet p\u00ebrs\u00ebri dhe vazhdon gjat\u00eb, ajo kishte her\u00eb 10 e her\u00eb 12 xhakonj q\u00eb Ipeshkvi i p\u00ebrgatiste meshtar\u00eb. Disa studiues, nd\u00ebr ta dhe gjuh\u00ebtari David Luka e konsiderojn\u00eb at\u00eb si shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe. Por \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se ajo q\u00eb pranohet si e mir\u00ebqen\u00eb n\u00eb Enciklopedin\u00eb e vitit 1985, fshihet pa dhimbt\u00eb n\u00eb Enciklopedin\u00eb e mang\u00ebt t\u00eb vitit 2008. Akademia e Shkencave, n\u00ebse m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e meriton k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb lajthitje t\u00eb tilla n\u00eb botimet akademike. Vitet e fundit, bazuar n\u00eb relacionet e vizitor\u00ebve apostolik\u00eb n\u00eb dioqez\u00ebn e Arbnis\u00eb e dokumente t\u00eb ndrysh\u00ebm arkivor\u00eb, kemi nj\u00eb profil t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shkolle historike, b\u00ebr\u00eb nga studiuesi i pasionuar i historiografis\u00eb kishtare Dr. Kastriot Marku.\u00a0<em>(K. Marku, Historiku i shkoll\u00ebs s\u00eb Kurbinit, \u201cRepublika\u201d, 30. 10. 2012.)\u00a0<\/em>Ndon\u00ebse drejtimi i k\u00ebtyre dy shkollave (Kurbinit dhe Vel\u00ebs) ka qen\u00eb formimi intelektual i klerit, prap\u00ebseprap\u00eb q\u00ebllimi i tyre ka qen\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb &#8211; arsimimi i popullsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, thekson akademik Zef Mirdita n\u00eb citim dhe t\u00eb Dr. Fra. Andria Niki\u00e7. Gjat\u00eb mesjet\u00ebs arsimi ka qen\u00eb dy far\u00ebsh: arsimi klerikal, pra, n\u00eb suaz\u00ebn e teologjis\u00eb s\u00eb bashku me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb karakterit linguistik dhe filozofik si dhe t\u00eb arteve t\u00eb lira, por dhe arsim laik i llojit shekullar. (<em>Moikom Zeqo, Ndihmes\u00eb p\u00ebr arsimin n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve, \u201cM\u00ebsuesi\u201d 24 maj<\/em>\u00a0<em>2000.)<\/em>\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim, shkolla e Kurbinit dhe e Vel\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kapitull themelor t\u00eb arsimit shqiptar, p\u00ebr disa arsye: jan\u00eb shkollat e para t\u00eb njohura n\u00eb trevat shqiptare, nx\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb m\u00ebsuar e shkruar gjuh\u00ebn shqipe, koh\u00ebzgjatja e tyre (ndon\u00ebse dhe me nd\u00ebrprerje p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb koh\u00ebs) shtrihet n\u00eb tre shekuj, nga i 17-i n\u00eb t\u00eb 19-in, n\u00eb pararendje t\u00eb shkollave t\u00eb shekullit XIX, me shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs (1887) n\u00eb krye.<\/p>\n<p><strong>Shkolla e Pllan\u00ebs dhe e Blinishtit<\/strong><\/p>\n<p>At Donat Kurti n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d m\u00eb 1935 p\u00ebrmend disa nga shkollat e para, por me gjurmimet e m\u00ebvonshme informacioni dokumentar rreth tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i plot\u00eb, sado q\u00eb ende jo shterrues e p\u00ebrfundimtar. Vargu i shkollave do t\u00eb p\u00ebrfshinte: shkoll\u00ebn e Himar\u00ebs (1628), Shkoll\u00ebn e Pllan\u00ebs (me 50 nx\u00ebn\u00ebs, hapur me 1638 nga Pater Karli i Mirandol\u00ebs), shkoll\u00ebn e Shkodr\u00ebs (1638), shkoll\u00ebn e Blinishtit t\u00eb Zadrim\u00ebs (hapur me 1639 nga Fra Kerubini, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ngrihej n\u00eb nivelin e mes\u00ebm), shkoll\u00ebn e Oroshit (1657), shkoll\u00ebn e Janjev\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb (1671), shkollat e Durr\u00ebsit, Pej\u00ebs, Gjakov\u00ebs, Prizrenit etj., shum\u00eb prej tyre t\u00eb \u00e7elura nga fran\u00e7eskan\u00ebt, p\u00ebrfshi dhe Kuvendin e Troshanit (1639), t\u00eb Rubikut (1582) etj. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb panoram\u00eb lokale, por me nj\u00eb arsimp\u00ebrhapje strategjike, ani se kryesisht n\u00eb arealin verior, nga ata misionar\u00eb q\u00eb u kishin m\u00ebsuar nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shkrimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, po dhe q\u00eb kishin p\u00ebrkthyer vet\u00eb nga latinishtja n\u00eb shqipe. Shkollat shtohen pas dekretimit t\u00eb misionit t\u00eb Fret\u00ebrve t\u00eb Vegj\u00ebl t\u00eb Reformuar n\u00eb Shqip\u00ebri me 1634. N\u00eb nj\u00ebrin nga relacionet e koh\u00ebs thuhet se fret\u00ebrit e P\u00ebdhan\u00ebs, Blinishtit e t\u00eb tjer\u00eb i \u201cst\u00ebrvisnin f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb pun\u00ebt e fes\u00eb, duke i m\u00ebsuar t\u00eb ishin t\u00eb aft\u00eb n\u00eb m\u00ebsimin e shkronjave\u201d, (shto faktin se \u201cgjat\u00eb mesh\u00ebve gjithnj\u00eb predikohej ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d), \u201cishin af\u00ebrsisht pes\u00ebdhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb m\u00ebsonin me shkrue e me lexue&#8230; t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb pak koh\u00eb p\u00ebrparuen shum\u00eb n\u00eb m\u00ebsime&#8230; disa prej t\u00eb cil\u00ebve, mbr\u00ebmjeve, n\u00eb sht\u00ebpiat e tyre, u m\u00ebsonin t\u00eb vet\u00ebve shkrim e k\u00ebndim.\u00a0<em>(P. Vin\u00e7ens Malaj, Kuvendi i Arb\u00ebnit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.)\u00a0<\/em>P\u00ebrndryshe, po v\u00ebrtetohej ajo q\u00eb ipeshkvi i Durr\u00ebsit, Gjon Kolesi kishte paralajm\u00ebruar dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, se prej shkollave q\u00eb do t\u00eb hapeshin do t\u00eb dilte fryt i mir\u00eb i dijes p\u00ebr popullin. Thuhet se n\u00eb bibliotek\u00ebn fran\u00e7eskane ka ekzistuar dhe nj\u00eb fletore e shkruar nga nj\u00eb ish-nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs s\u00eb Blinishtit e vitit 1639.<\/p>\n<p><strong>Shkolla e Oroshit<\/strong><\/p>\n<p>Vizitori Apostolik Shtjef\u00ebn Gaspri, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Orosh n\u00eb vitin 1671, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrmend dhe shkoll\u00ebn me nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb mbahej nga prifti Dom Nikoll\u00eb Vladani, i af\u00ebrt i ipeshkvit t\u00eb Lezh\u00ebs. Nuk jepen t\u00eb dh\u00ebna se kur ishte \u00e7elur ajo shkoll\u00eb, sa nx\u00ebn\u00ebs kishte etj., por sidoqoft\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb mesin e shekullit XVII Oroshi kishte nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb veten me nx\u00ebn\u00ebs ku shkruhej gjuha shqipe. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dokument p\u00ebrmendet se, m\u00eb her\u00ebt, me 1657 n\u00eb Mirdit\u00eb kemi nj\u00eb seminar me 12 nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb vazhdojn\u00eb studimet e larta n\u00eb kolegjet italiane, nj\u00eb praktik\u00eb e njohur e koh\u00ebs. Nuk thuhet se ku \u00ebsht\u00eb ky seminar, por t\u00eb gjith\u00eb gjasat jan\u00eb t\u00eb jet\u00eb fjala p\u00ebr shkoll\u00ebn e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb t\u00eb Oroshit, pasi asokohe shpesh ky identifikonte Mirdit\u00ebn, ngaq\u00eb aty ishte kryekisha abaciale dhe selia princ\u00ebrore e Gjomarkajve. N\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendp\u00ebrcaktimit t\u00eb k\u00ebtij seminari t\u00eb Mirdit\u00ebs, n\u00eb Orosh, vjen dhe fakti q\u00eb Nikoll\u00eb Vladani ishte nj\u00eb em\u00ebr i spikatur m\u00ebsuesi t\u00eb shqipes, i cili me 1675 bashk\u00eb me Pjet\u00ebr Perlatin d\u00ebshmohet si m\u00ebsues i shqipes n\u00eb dioqez\u00ebn e Lezh\u00ebs, nga ku mvarej Abacia e Mirdit\u00ebs. Ky misionar n\u00eb koh\u00ebn kur mbahet Kuvendi i Arbnit me 1703 ishte Ipeshk\u00ebv i Lezh\u00ebs, sipas Vi\u00e7ens Zmajevi\u00e7it, \u201cm\u00eb i afti dhe m\u00eb inteligjenti n\u00eb ipeshkvinjt\u00eb e tjer\u00eb\u201d.\u00a0<em>(Ndue Dedaj, \u201cToka e katedraleve\u201d, Tiran\u00eb 2006.)<\/em>\u00a0Jan\u00eb po misionar\u00ebt katolik\u00eb, me Abat Prend Do\u00e7in n\u00eb prije, q\u00eb rihapin shkoll\u00ebn e Oroshit me 1899, me m\u00ebsues famullitarin Dom Zef Marashi, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me shkoll\u00ebn e Spa\u00e7it, Rr\u00ebshenit, Kashnjetit, Milotit, Selit\u00ebs, Kthell\u00ebs, Rranz\u00ebs, me m\u00ebsues gjithashtu prift\u00ebrinjt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkolla e Himar\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShkolla e par\u00eb shqipe\u201d mund t\u00eb k\u00ebrkohet dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gjeografi rajonale nga ajo e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb Jug t\u00eb vendit. Kronikat thon\u00eb se n\u00eb vitet 1628 \u2013 1661, shkolla shqipe me germa latine u hap n\u00eb Dh\u00ebrmi t\u00eb Himar\u00ebs dhe me von\u00eb edhe n\u00eb disa qendra t\u00eb tjera t\u00eb krahin\u00ebs. Ato u ngrit\u00ebn nga misionar\u00ebt bazilian\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve ishin arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb Italis\u00eb s\u00eb Jugut, t\u00eb vendosur atje n\u00eb vitin 1482. Kjo shkoll\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndihmes\u00ebn e bazilian\u00ebve p\u00ebr shkollim andej dhe k\u00ebndej Adriatikut. M\u00eb par\u00eb prej tyre kemi shkoll\u00ebn shqipe t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb, ku \u201ckatekizmi i Lek\u00eb Matr\u00ebng\u00ebs \u201cE mb\u00ebsuame e krishter\u00eb\u201d (1592) ishte shkruar q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur si tekst didaktik p\u00ebr m\u00ebsimin e shqipes dhe besimit nj\u00ebher\u00ebsh te arb\u00ebresh\u00ebt e Si\u00e7elis\u00eb.\u201d\u00a0<em>(Kastriot Marku, \u201cShkolla e par\u00eb shqip e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb shekullit XVI, \u201cStandard\u201d, 2 mars 2015.)\u00a0<\/em>Lidhur me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr akademik Gjovalin Shkurtaj shkruan se qysh prej saj \u201cn\u00ebp\u00ebr ngulimet arb\u00ebreshe kan\u00eb par\u00eb drit\u00eb shum\u00eb vepra e vep\u00ebrza, origjinale ose t\u00eb p\u00ebrkthyera, n\u00eb shqipen e variantit arb\u00ebresh t\u00eb ngulimeve p\u00ebrkat\u00ebse.\u201d\u00a0<em>(Gjovalin Shkurtaj, Ligj\u00ebrimet arb\u00ebreshe, Tiran\u00eb 2006, f. 39.)\u00a0<\/em>Por t\u00eb vijm\u00eb te shkolla e Himar\u00ebs. Petro Marko, nj\u00eb nga korifejt\u00eb e letrave shqipe, duke qendruar n\u00eb Franc\u00eb dhe Itali, kishte hulumtuar dhe gjetur dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Prandaj historia e shkollave shqipe besohet se fillon me k\u00ebto shkolla mesjetare, m\u00eb shum\u00eb se 250 vjet p\u00ebrpara asaj t\u00eb Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.\u00a0<em>(Shih: Himara, Enciklopedia e lir\u00eb.)<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkolla e Stubll\u00ebs s\u00eb Karadakut<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb kapitull m\u00eb vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkolla e par\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr se ajo \u00ebsht\u00eb e shekullit XVI, afro gjysm\u00eb shekulli para shkoll\u00ebs s\u00eb Kurbinit e Vel\u00ebs. Shkolla shqipe e Stubll\u00ebs ka nj\u00eb tradit\u00eb pes\u00ebshekullore. Edhe at\u00ebher\u00eb kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur n\u00eb sistem, n\u00eb Stub\u00ebll, fshat i Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Karadakut, m\u00eb 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast at\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kur edhe kishte funksionuar shkolla e par\u00eb.<em>\u00a0(Isak Ahmeti, Stub\u00ebll,11 maj 2004.)\u00a0<\/em>Kjo shkoll\u00eb, si\u00e7 shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimit\u00eb S. Shuteriqi, ishte n\u00eb form\u00eb kolegji, i rangut t\u00eb nj\u00eb instituti t\u00eb lart\u00eb, \u00e7far\u00eb ishin zakonisht kolegjet fetare t\u00eb asaj kohe n\u00eb Evrop\u00eb, ku, p\u00ebrve\u00e7 teologjis\u00eb, m\u00ebsohej filosofia dhe studioheshin klasik\u00ebt (shih:\u00a0<em>Dhimit\u00ebr S. Shuteriqi, Marin Be\u00e7ikemi dhe shkrime t\u00eb tjera, \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, Tiran\u00eb 1987, fq. 92<\/em>). Studiuesi Sar\u00eb Gjergji lidhur me k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb shkruan: \u201cQysh n\u00eb shekullin XVI misionar\u00ebt katolik\u00eb provuan t\u00eb themelojn\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb territorin e famullis\u00eb katolike t\u00eb Karadakut t\u00eb Shkupit, meq\u00eb aty nuk banojn\u00eb dhe nuk vijn\u00eb turqit\u201d, ku \u201csidomos Stublla (af\u00ebr Gjilanit), fshat q\u00eb flet gjuh\u00ebn shqipe, ka qen\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr hapjen e nj\u00eb kolegji t\u00eb till\u00eb katolik.\u201d Kuror\u00ebzimi i atyre p\u00ebrpjekjve ishte shkolla e Stubll\u00ebs (1584), e para shkoll\u00eb shqipe n\u00eb territoret mbar\u00ebshqiptare. Shkolla vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb detyrim i p\u00ebrhersh\u00ebm i prelat\u00ebve kishtar\u00eb. Arqipeshkvi i Shkup-Prizrenit, Pjet\u00ebr Mazreku, n\u00eb raportet e tij t\u00eb viteve 1632-1633 thekson rolin e shkoll\u00ebs dhe nevoj\u00ebn e shkollimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, thirrje kjo q\u00eb jo rast\u00ebsisht p\u00ebrkon me koh\u00ebn kur hapen dy shkollat prij\u00ebtare, n\u00eb Kurbin e Vel\u00eb.<\/p>\n<p>&#8230;Dhe vazhda e diturip\u00ebrhapjes nuk ndalet. N\u00eb vendin e nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb rrall\u00eb ballkanas, m\u00eb 1744 u themelua n\u00eb Voskopoj\u00eb \u201cAkademia e re\u201d, e cila pati nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb zhvillimin e gjuh\u00ebs shqipe. Voskopojar\u00ebt iu p\u00ebrvesh\u00ebn projektit p\u00ebr realizmin e nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb u nd\u00ebrtua me ndihm\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, me drejtor \u201cprotopap\u00ebn\u201d Teodor Anastas Kavaljoti, kryefigura e qytet\u00ebrimit vend\u00ebs, filolog, gramatikan e poet.\u00a0<em>(Aurel Plasari, \u201cFenomeni Vosopoj\u00eb\u201d, Tiran\u00eb 2000, f. 44 dhe 47.)<\/em>\u00a0Fillimet e shkoll\u00ebs fretnore n\u00eb Shkod\u00ebr i kemi n\u00eb vitet 1854-55, ku m\u00eb 1861 hapet \u201cshkolla e Fret\u00ebnve\u201d (m\u00eb pas gjimnazi \u201cIlyrikum\u201d), kurse m\u00eb 1877 nga Jezuit\u00ebt hapet Kolegji Saverian, n\u00eb fillim si shkoll\u00eb tregtare dhe m\u00eb pas si lice klasik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nga misionar\u00ebt katolik\u00eb do t\u00eb hapej dhe nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00cbSONJ\u00cbTORJA E KOR\u00c7\u00cbS\u201d, E PARA?<\/p>\n<p>APO SHKOLLA E VEL\u00cbS DHE E KURBINIT?&#8230;<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb kat\u00ebr shekujve m\u00eb par\u00eb, shkenc\u00ebrisht dhe pa paragjykim, si\u00e7 i ka hije nj\u00eb historiografie moderne, a nuk \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb \u201cdat\u00eblindjen\u201d e shkoll\u00ebs shqipe ta shtyjm\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XVII, te nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Vel\u00eb, Kurbin a diku tjet\u00ebr? A nuk p\u00ebrkon kjo jo vet\u00ebm me nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike t\u00eb padiskutueshme, por p\u00ebrafrohet natyrsh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb dhe me fillimet e let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe t\u00eb shqipes s\u00eb shkruar? A nuk ishin t\u00eb nj\u00eb rangu, t\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsia historike, t\u00eb nj\u00eb frym\u00ebzimi, t\u00eb nj\u00eb misioni kishtar e komb\u00ebtar, si ata q\u00eb shkruan librat e par\u00eb shqip, si ata q\u00eb hapen shkollat e para shqipe n\u00eb dioqezat e tyre? T\u00eb gjith\u00eb humanist\u00eb-ipeshkvinj e meshtar\u00eb shqiptar\u00eb! A nuk \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb famulli malesh shqiptare, t\u00eb shpallet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike si \u201cakademia\u201d e par\u00eb shqiptare t\u00eb dijes? Le t\u00eb jet\u00eb kjo n\u00eb Tivar, Durr\u00ebs, Tiran\u00eb, Vlor\u00eb, Mirdit\u00eb, Shkod\u00ebr, Elbasan, Ulqin, Karadak a Prizren. Duke shqyrtuar veprat e Matr\u00ebng\u00ebs, Budit, Bardhit, Bogdanit (35 vepra, krejt a pjes\u00ebrisht shqipe, t\u00eb dala prej Propagand\u00ebs Fide t\u00eb Rom\u00ebs nga shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb) studiuesit kan\u00eb n\u00ebnvizuar se k\u00ebshtu \u201cishte hedhur baza kulturore dhe ideore e nj\u00eb rilindjeje arb\u00ebnore, e cila v\u00ebrtet do t\u00eb vononte t\u00eb vinte, porse kishte t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb. (<em>Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqip\u00ebria, \u201cShqip\u201d, 17 shtator 2006.)<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto koh\u00eb ka patur z\u00ebra t\u00eb shkruar e t\u00eb pashkruar, p\u00ebr ta ripar\u00eb datimin e s\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb shqipe n\u00eb vendin ton\u00eb, q\u00eb sot p\u00ebr sot zyrtarisht e kemi n\u00eb fundin e shekullit XIX, me M\u00ebsonj\u00ebtoren e Kor\u00e7\u00ebs t\u00eb vitit 1887, natyrisht nj\u00eb gjurm\u00eb e shndritshme e vepr\u00ebs s\u00eb Rilindasve tan\u00eb. Po a nuk jan\u00eb rilindas dhe ata q\u00eb i hapen ato shkolla dy shekuj e gjysm\u00eb para k\u00ebsaj? A nuk na thot\u00eb i vyeri profesor Namik Resuli, studiuesi i njohur i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, se \u201cp\u00ebr klerik\u00ebt shqiptar\u00eb Rilindja Komb\u00ebtare kish z\u00ebn\u00eb fill, ndon\u00ebse fshehurazi, q\u00eb nga dita kur Shqip\u00ebria u rob\u00ebrua p\u00ebrfundimisht nga turqit.\u201d (<em>S. \u00c7apaliku, Prij\u00ebs p\u00ebr gjeografin\u00eb dhe sociologjin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare\u201d, Tiran\u00eb 1997, f. 35.)\u00a0<\/em>Ishte e kuptueshme q\u00eb kisha katolike, i vetmi \u201cinstitucion shqiptar i mbetur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb t\u00eb asaj rilindjeje, quaje po deshe dhe arb\u00ebnore, t\u00eb kishte pun\u00ebt e dituris\u00eb, arsimit dhe edukimit. Ndaj sipas logjik\u00ebs m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb do t\u00eb pyetej: si mundet ta pranosh gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb shqipe t\u00eb asaj kohe p\u00ebr\u00a0<em>t\u00eb par\u00eb<\/em>, kurse shkoll\u00ebn e b\u00ebr\u00eb po prej tyre t\u00eb mos e marr\u00ebsh si\u00a0<em>t\u00eb par\u00eb<\/em>? Pa u nisur thjesht\u00eb nga aritmetika e shifrave, cili komb nuk do t\u00eb ishte i lumtur po ta kishte shkoll\u00ebn e vet t\u00eb par\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 255 vjet m\u00eb p\u00ebrpara asaj q\u00eb e mban p\u00ebr t\u00eb till\u00eb, dmth jo n\u00eb vitin 1887, por dy shekuj e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1632!\u00a0<em>(Ndue Dedaj, \u201cToka e katedraleve\u201d, Tiran\u00eb 2006.)<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, \u201cshkolla e par\u00eb shqipe\u201d, n\u00eb thelb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe aq me emrin Kor\u00e7\u00eb apo Shkod\u00ebr, Kurbin apo Vel\u00eb, Stub\u00ebll apo Dh\u00ebrmi, por me nj\u00eb koncept historik, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb Rilindjeje Shqiptare q\u00eb fillon n\u00eb shekullin XV dhe kulmon n\u00eb shekullin XIX. Botimet dhe shkollat e para shqipe jan\u00eb prir\u00eb e mbajtur gjall\u00eb nga ipeshkvinjt\u00eb shqiptar\u00eb: Pal Engjelli, Lazri i Arb\u00ebnis\u00eb, Pali i Nd\u00ebrfan\u00ebs, Nikoll\u00eb Mejkashi, Gjon Kolesi, Mark Skura, Frang Bardhi, Gjergj Bardhi, Pjet\u00ebr Budi, Pjet\u00ebr Bogdani, Gjergj Uldanji, Nikoll\u00eb Vladani, Shtjef\u00ebn Gaspri, si dhe m\u00ebsuesit: Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani, Dhimit\u00ebr Dh\u00ebrmiu, Fra Kerubini, Pater Karli, Dom Prenga i Troshanit, Dom Martin Bushalla i Durr\u00ebsit, Dom Pjet\u00ebr Perlati i Mirdit\u00ebs etj. Nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb vinte nga shekulli XV, me humanist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Rilindjen Europiane, gjer profesor\u00eb n\u00eb Universitetin e Padovas, si Gjon Gazulli etj. Por pavar\u00ebsisht shkrimeve sporadike t\u00eb karakterit historik t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, me sa dim\u00eb askush nd\u00ebr studiuesit nuk \u00ebsht\u00eb ngulur me themel n\u00eb ndri\u00e7imin e k\u00ebsaj maratone shqiptare p\u00ebr diturin\u00eb.<\/p>\n<p>Shkollat e para fuqizohen me Kuvendin e Arb\u00ebnit q\u00eb mbahet n\u00eb M\u00ebrqi t\u00eb Lezh\u00ebs, n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Kollit, me 14-15 janar 1703, me bekimin e Papa Klementit XI, me origjin\u00eb shqiptare, p\u00ebrkund\u00ebr asimilimit otoman. Deri n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit, nga Durr\u00ebsi n\u00eb Shkod\u00ebr e Kosov\u00eb, kishte 21 shkolla fillore me nga 30 nx\u00ebn\u00ebs e n\u00eb Prishtin\u00eb deri n\u00eb 80. Fakti q\u00eb dokumentet e Kuvendit t\u00eb Arbnit u botun si n\u00eb latinisht si n\u00eb shqip 300 vjet m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmon se ishin t\u00eb shumt\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb dinin t\u00eb shkuanin e lexonin shqipen q\u00eb e kishin m\u00ebsuar n\u00eb shkollat ku ata ishin shkolluar.\u00a0<em>(Mehmet Elezi,\u00a0artikull i cituar.)<\/em>\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, M\u00ebsonj\u00ebtorja e Kor\u00e7\u00ebs nuk zbehet aspak, si nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe historike, komb\u00ebtare, martire, qytetare, laike, p\u00ebrkundrazi ajo del m\u00eb fort n\u00eb pah si rithemeluese e nj\u00eb tradite arsimore shqiptare paraardh\u00ebse, e nj\u00eb etape t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb arsimit rilindas n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe vet\u00eb shkrimtar\u00ebt e shquar t\u00eb Rilindjes ishin pasardh\u00ebs t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, misionar\u00eb t\u00eb fes\u00eb dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p><em>S\u00eb fundi, a nuk ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qendrim tjet\u00ebr zyrtar ndaj k\u00ebtyre shkollave t\u00eb Mesjet\u00ebs, jo vet\u00ebm nga njer\u00ebzit e letrave dhe t\u00eb historis\u00eb, por dhe nga institucionet e shtetit shqiptar, posa\u00e7\u00ebrisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit? N\u00ebse kisha katolike themeloi n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb universitetet e para si n\u00eb Bolonja, Padova etj., k\u00ebtu mund\u00ebsit\u00eb ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara, por ama di\u00e7ka e mir\u00eb ndodhi, nj\u00eb gjerdan shkollash t\u00eb ul\u00ebta e deri t\u00eb mesme u hapen. Por rrall\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb pllak\u00eb aty ku ato kan\u00eb qen\u00eb. Ende n\u00eb kok\u00eb kemi mend\u00ebsin\u00eb ateiste se ato ishin \u201cshkolla fetare\u201d, lokale dhe si t\u00eb tilla nuk ishin komb\u00ebtare?! Po kush mund t\u00eb thot\u00eb se \u00e7far\u00eb e b\u00ebn m\u00eb komb\u00ebtare \u201cM\u00ebsonj\u00ebtoren e Kor\u00e7\u00ebs\u201d se ato para saj? N\u00eb kuptimin e m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb ngusht\u00eb, a nuk ishte dhe ajo nj\u00eb shkoll\u00eb Kor\u00e7e? Por kombi k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, me visarin kulturor, arsimor t\u00eb t\u00eb gjitha trevave shqiptare. Anatema \u201cshkolla fetare\u201d \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, ajo i p\u00ebrket regjimit komunist, si\u00e7 nuk q\u00ebndron dhe ndonj\u00eb kinse tjet\u00ebr argument se at\u00ebher\u00eb nuk kishte alfabet shqip, por vet\u00ebm latinisht (?) E din\u00eb dhe shkollar\u00ebt fillestar\u00eb se alfabet shqip kishte t\u00eb pakt\u00ebn qysh nga shekulli XV i Formul\u00ebs s\u00eb Pag\u00ebzimit.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>___________<\/p>\n<p>At Donat Kurti, \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d, Shkod\u00ebr, 1935<\/p>\n<p>Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb Veriore e t\u00eb Mesme, n\u00eb shek. XVII, V. I, Tiran\u00eb 1963.<\/p>\n<p>Shefik Osmani, Shkolla e Kurbinit, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiran\u00eb 1985.<\/p>\n<p>Edwin Jasques, Shqiptar\u00ebt, Tiran\u00eb 1995.<\/p>\n<p>Stefan \u00c7apaliku, Prij\u00ebs p\u00ebr gjeografin\u00eb dhe sociologjin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare\u201d, Tiran\u00eb 1997.<\/p>\n<ol>\n<li>Vin\u00e7ens Malaj, Kuvendi i Arb\u00ebnit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Zef Mirdita, Krishtenizmi nd\u00ebr shqiptare, Zagreb, 1998.<\/p>\n<p>Gjovalin Shkurtaj, Ligj\u00ebrimet arb\u00ebreshe, Tiran\u00eb 2006.<\/p>\n<p>Ndue Dedaj, \u201cToka e katedraleve\u201d, Tiran\u00eb 1999 &amp; ribotim 2006.<\/p>\n<p>Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqip\u00ebria, \u201cShqip\u201d, 17 shtator 2006.<\/p>\n<p>Aurel Plasari, \u201cFenomeni Vosopoj\u00eb\u201d, Tiran\u00eb 2000.<\/p>\n<p>Mehmet Elezi, Shkolla e par\u00eb shqipe n\u00eb Shkod\u00ebr, \u201cBota sot\u201d, 8 n\u00ebntor 2003.<\/p>\n<p>Isak Ahmeti, Shkolla shqipe e Stubll\u00ebs ka nj\u00eb tradit\u00eb pes\u00ebshekullore, 11 maj 2004.<\/p>\n<p>Gian Luca Potest\u00e0, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010 dhe Tiran\u00eb 2012.<\/p>\n<ol>\n<li>D\u00ebrguti, Dr. Sonila Bo\u00e7i, Dr. Ledia Dushku, Historia, Tiran\u00eb, 2010.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Gjon Marku, Kisha katolike dhe arsimi n\u00eb Mirdit\u00eb, \u201cShkodra n\u00eb shekuj\u201d, Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Kastriot Marku, Historiku i shkoll\u00ebs s\u00eb Kurbinit, \u201cRepublika\u201d, 30. 10. 2012.<\/p>\n<p>Kastriot Marku, \u201cShkolla e par\u00eb shqip e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb shekullit XVI, \u201cStandard\u201d, 2 mars 2015.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Loka, zhvillimi i arsimit n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb mesjetare, \u201cDielli, 2012.<\/p>\n<p>Nikoll\u00eb Loka, Rruga e arsimit shqip deri me 7 mars 1887 (Tiran\u00eb, 2014).<\/p>\n<p>Himara, Enciklopedia e lir\u00eb (online).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>( I p\u00ebrkasin \u201cRilindjes Arb\u00ebnore\u201d, q\u00eb i parapriu asaj komb\u00ebtare) Ndue Dedaj Korrigjimi par\u00eb historiografik do t\u00eb ishte: Nuk kemi nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb par\u00eb shqipe, por disa shkolla t\u00eb tilla dhe kjo \u00ebsht\u00eb lumni p\u00ebr nj\u00eb komb. Korrigjimi i dyt\u00eb historiografik: Shkoll\u00ebn apo shkollat e para shqipe nuk i kemi n\u00eb shekullin XIX, por n\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5165,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5164\/revisions\/5165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}