{"id":5151,"date":"2015-05-18T18:25:35","date_gmt":"2015-05-18T18:25:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5151"},"modified":"2015-05-18T18:25:35","modified_gmt":"2015-05-18T18:25:35","slug":"isa-boletni-dhe-trimat-e-tij-do-te-pushonin-ne-paqe-vetem-ne-dheun-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5151","title":{"rendered":"ISA BOLETNI DHE TRIMAT E TIJ DO T\u00cb PUSHONIN N\u00cb PAQ\u00cb VET\u00cbM N\u00cb DHEUN E KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Gjek\u00eb Gjonlekaj \/ New\u00a0 York*<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Atdheu \u00ebsht\u00eb i dashur, por vendlindja edhe m\u00eb e dashur. Ky ligj vlen edhe p\u00ebr\u00a0 kombin e familjen<\/strong>\u00a0\u00a0<strong>&#8211; Ora dhe shpirti heroik i k\u00ebtij trimi legjendar i duhet Kosov\u00ebs sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Prania e tij n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rrufeprit\u00ebs p\u00ebr stuhit\u00eb e mundshme t\u00eb Veriut<\/strong><!--more--><\/p>\n<p><strong>\u201cO drita e Troj\u00ebs,e ma e sigurta shpres\u00eb e Dardanid\u00ebve, pse je vonue kaq fort\u201d?\u00a0Virgjili-Eneida<\/strong><\/p>\n<p>Me 5 korrik t\u00eb vitit 2006 me rastin e 90-vjetorit t\u00eb r\u00ebnjes s\u00eb Isa Boletinit, kisha botuar n\u00eb shtypin shqiptar shenimin me titull:\u201dR\u00ebnia e Akilit Shqiptar,Isa Boletinit\u201d. P\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e tij heroike, kisha d\u00ebgjuar qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, ngase ishte vrar\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, n\u00eb qytetin e\u00a0 vendlindjes sime. N\u00ebp\u00ebr Ur\u00ebn\u00a0 tragjike t\u00eb Ribnic\u00ebs ku ishte vrar\u00eb Akili i Kosv\u00ebs, kisha kaluar qindra her\u00eb. P\u00ebr at\u00eb ur\u00eb fatkeqe kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb zonj\u00eb mal\u00ebsore, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte jetuar n\u00eb Podgoric\u00eb,ngase kishte qen\u00eb e martuar me oficerin \u00e7ek Joseph Borinski. Ajo ishte Pr\u00ebn\u00eb Lu\u00e7ja Preko\u00e7aj\u00a0&#8211; e cila fliste dhimbsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7ka kishte par\u00eb m\u00eb 23 janar 1916 n\u00eb Ur\u00ebn e Ribnic\u00ebs. Kjo zonj\u00eb, e cila kishte pamjen dhe sjelljet e nj\u00eb gruaje qytetare fliste me emocione\u00a0 kur tregonte p\u00ebr r\u00ebnjen e Isa Boletinit dhe luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. Pr\u00ebna i kishte par\u00eb me syt\u00eb e saj aktet barbare t\u00eb bandave kriminale t\u00eb Veshoviqit kund\u00ebr trimave t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb pushtuar nga Mali i Zi- \u00a0flitej dhe k\u00ebndohej p\u00ebr Isa Boletinin. Si\u00e7 dihet nga historia e luft\u00ebrave p\u00ebr pavaresin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb\u00a0 e ka\u00e7ak\u00ebve t\u00eb Hyrrjetit ishin vendosur n\u00eb Triesh,q\u00eb gj\u00ebndet nd\u00ebrmjet Ku\u00e7it e Kelmendit,por e pushtuar nga Mali i Zi, qysh para Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. N\u00eb Triesh ishin strehuar Ded\u00eb Gjo\u2019Luli,Mehmet Shpendi, Zenel Shabani dhe shum\u00eb kryengrit\u00ebs tjer\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe Kosova.<\/p>\n<p>K\u00ebnga popullore tregon se atje ishte vendosur edhe Isa Boletini me \u00e7et\u00ebn e tij nd\u00ebrsa rapsod\u00ebt k\u00ebndonin:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u201cN&#8217; bajrak t\u00eb Trieshit kur kan\u00eb mbrri<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Hap\u00ebn der\u00ebn 200 sht\u00ebpi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Prej Kosove me t\u00eb shpejt\u00eb mbrrini<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Me \u00e7et\u00eb t\u00eb vet Is Boletini\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkrimtari malazez Millovan Gjillas n\u00eb vepr\u00ebn e tij letrare:\u201dToka pa Drejt\u00ebsi\u201d(land without justice) botuar anglisht n\u00eb New York, n\u00eb vitin 1958 nga Garcourt , Brace &amp; World Inc, shkruan:<\/p>\n<p>\u201cBeteja e Is\u00ebs me ushtar\u00ebt e tij vullnetar\u00eb, nuk kishte vazhduar shum\u00eb,pavar\u00ebsisht heroizmit t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nga, kjo, goditje kishte r\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre dhe besnik\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm. Njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Is\u00ebs, ishin likuiduar dhe t\u00eb tjer\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00eb. Isa Boletini ishte vrar\u00eb. Por,kishte luftuar trim\u00ebrisht, bile p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pavar\u00ebsisht se kishte mbetur vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe.Ashtu i plagosur ishte ngritur n\u00eb gjunj\u00eb dhe sado q\u00eb nuk kishte fuqi p\u00ebr ta mbajtur pushk\u00ebn q\u00ebllonte me revole q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb vriste ndonj\u00ebrin prej armiqve, para se t\u00eb jepte shpirt. Babai im ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me syt\u00eb e tij t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb p\u00ebrgjakur, kishte th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb gjuh\u00ebn e tij amtare\u00a0 dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt. Babai e kishte marr\u00eb mauzerin e tij t\u00eb gjat\u00eb me dorez\u00eb t\u00eb stolisur argjendi\u00a0 dhe e kishte ruajtur si kujtimin m\u00eb t\u00eb shtrejt\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi edhe ne f\u00ebmij\u00ebve na vinte keq dhe ndjenim hidh\u00ebrim\u00a0 dhe kishim mbajtur zi p\u00ebr Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq,megjith\u00ebse, ai ishte krenar\u00eb q\u00eb ishte vrar\u00eb prej grupit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb pik\u00ebllim i ve\u00e7ant\u00eb, ishte m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb admirim p\u00ebr nj\u00eb hero sypatrembur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kishte luftuar deri n\u00eb fund\u00a0 n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb zhveshur n\u00eb mes rrug\u00ebs s\u00eb madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrk\u00ebnd, ashtu drejt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i pamprojtur. Admirimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb gjithashtu n\u00eb pik\u00ebllimin ton\u00eb. N\u00ebqofte se nj\u00eb njeri duhet te vdes\u00eb do te ishte mir\u00eb t\u00eb binte ashtu si\u00e7 kishte r\u00ebn\u00eb Isa Boletini. U kujtoft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb nga ata q\u00eb e pan\u00eb dhe nga ata q\u00eb kan\u00eb degjuar p\u00ebr t\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb von\u00eb ne i pat\u00ebm treguar babait dhe e ngacmonim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb se kishim lexuar q\u00eb Isa Boletini kishte vdekur n\u00eb Shkod\u00ebr. Babai nuk e pranonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Por, p\u00ebr t\u00eb nuk kishte aq r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse ky kishte q\u00ebn\u00eb Isa Boletini vet\u00eb apo ndonj\u00eb nga oficer\u00ebt e tij-kryesorja ishte se shqiptar\u00ebt q\u00eb kishin luftuar n\u00eb at\u00eb betej\u00eb\u00a0 dhe sidomos prij\u00ebsi i tyre, q\u00eb nuk mund t\u00eb ishte njeri tjet\u00ebr ve\u00e7 Isa Boletini-ishte vrar\u00eb. Babait i kishin th\u00ebn\u00eb se ky ishte Isa. Dhe, kjo mjaftonte p\u00ebr t\u00eb, fakti i r\u00ebnjes s\u00eb tij, ishte provuar p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve me zjarrin e pushk\u00ebve\u201d, p\u00ebrfundon Millovan Gjillas.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Neni 5 i Kanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit thot\u00eb : \u201dN\u00eb vorre t\u00eb nji vllaznije a t\u00eb nji fisi s\u2019hin i dekuni a i vrami i vllaznis a fisit tjet\u00ebr\u201d<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb u njoftua publikisht se eshtrat e Isa Boletinit, dhe, t\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij do t\u00eb rivarrosen n\u00eb Vlor\u00eb. Ky lajm i dy qeverive shqiptare, shkaktoi pak\u00ebnaq\u00ebsi\u00a0 n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, sidomos n\u00eb diaspor\u00eb e cila e ndjen r\u00ebnd\u00eb munges\u00ebn e vendlindjes. Shum\u00eb personalitete t\u00eb historis\u00eb son\u00eb kombetare jan\u00eb pag\u00ebzuar me em\u00ebrin e vendlindjes s\u00eb tyre. Em\u00ebrin e vendlindjes s\u00eb tij e mbante edhe trimi\u00a0\u00a0 i madh i Koso\u00ebs Isa Boletini. Kjo tregon se ai kishte dashuri e respekt t\u00eb madh p\u00ebr tok\u00ebn q\u00eb e kishte lindur, p\u00ebrndryshe mund t\u00eb kishte zgjedhur nj\u00eb mbiem\u00ebr tjet\u00ebr. Qysh n\u00eb koh\u00ebn e gurit njer\u00ebzimi e nderon vendlindjen. Shoq\u00ebria amerikane bile edhe institucionet m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb kujdeshme p\u00ebr vendlindjen e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Vendlindja \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e shejt\u00eb, sepse ajo t\u00eb lind\u00eb t\u00eb rrit\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb kthen prapa, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekurit\u00a0 banes\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb n\u00eb amshim. Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shume se nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli shp\u00ebnzuan miliona dollar\u00eb p\u00ebr varrimin e familjar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb vendlindje. Pothuajse \u00e7do familje shqiptaro-amerikane ka p\u00ebrjetuar \u00e7aste t\u00eb\u00a0 tilla dhe morti prej nj\u00eb kontinenti n\u00eb nj\u00eb kontinent tjet\u00ebr, dhe\u00a0\u00ebsht\u00eb mundim i madh moral e material.T\u00eb gjitha k\u00ebto mundime e shpenzime b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb plotesuar amanetet e tyre.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj diaspore p\u00ebr p\u00ebr pothuajse nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli &#8211; tem\u00ebn: \u201cvendlindja dhe varri\u2019 e kam\u00a0 diskutuar shum\u00eb her\u00eb me t\u00eb moshuarit. Shumica k\u00ebrkonin me \u00e7do kusht varrimin n\u00eb vendlindje, duke b\u00ebr\u00eb kursime nga pensionet e vogla p\u00ebr dit\u00ebn e tyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Varri i Isa Boletinit n\u00eb vendlilindjen e tij, \u00ebshte e drejt\u00eb natyrore dhe hyjnore. N\u00ebna dhe babai e presin atje Is\u00ebn tash 100 vjet\u00eb. Ashtu si\u00e7 e\u00a0pret edhe n\u00ebna e 2 djem\u00ebve t\u00eb tij, pastaj prind\u00ebrit e dy nipave dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebe t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb u vrane n\u00eb Ur\u00ebn e Ribnic\u00ebs. Ata nuk mund t\u00eb ndahen,dhe rivarrimi i gjith\u00eb k\u00ebtyre trimave n\u00eb Vlor\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm. Ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje familjare me t\u00eb vdekurit e Vlor\u00ebs, bile as me Ismail Qemalin. Atdheu \u00ebsht\u00eb i dashur, por vendlindja edhe m\u00eb e dashur. Ky ligj vlen edhe p\u00ebr\u00a0 kombin e familjen\u00a0 Vall\u00eb kush ua b\u00ebri gj\u00ebm\u00ebn at\u00eb dit\u00eb tragjike, kur u vra Isabeu me trimat e tij? Vlora apo Boletini?<\/p>\n<p>Familja dhe vendlindja nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet kurr\u00eb nga jeta ose vdekja. Pavar\u00ebsisht sa patriot mund t\u00eb ishte Isa Boletini, Ai\u00a0 nuk ndahet\u00a0 nga vendlindja dhe familja. Isa Boletini \u00ebsht\u00eb i famsh\u00ebm edhe p\u00ebr lidhjet e tij familjare, ngaq\u00eb ishin djemte, nipat dhe trimat e tij, besnik\u00eb, ata q\u00eb iu gjet\u00ebn pran\u00eb n\u00eb Ur\u00ebn tragjike t\u00eb Ribnic\u00ebs n\u00eb Podgoric\u00eb. Vall\u00eb a mendojn\u00eb\u00a0 qeveritar\u00ebt shqipta\u00eb p\u00ebr k\u00ebto lidhje para se t\u2019i largojn\u00eb eshtrat e tyre nga nga Kosova! Ora dhe shpirti heroik i k\u00ebtij trimi legjendar i duhet Kosov\u00ebs sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Prania e tij n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rrufeprit\u00ebs p\u00ebr stuhit\u00eb e mundshme t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsine e vendlindjes po japim disa t\u00eb dhena historike t\u00eb\u00a0president\u00ebve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb amshim.\u00a0 P\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb vendit presidenet\u00ebt amerikan\u00eb nderohen si patriot. Ata i nderon populli dhe historia. Pavar\u00ebsisht, se ata kishin ushtruar detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kombit,prej 39 president\u00ebve t\u00eb vdekur t\u00eb Amerik\u00ebs vet\u00ebm (1) William Taft pushon n\u00eb amshim n\u00eb Varrezat Kombetare t\u00eb Arlingtonit\u00a0 n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Edhe John Kennedy, prehet n\u00eb ato varreza, por natyra e vdekjes s\u00eb tij tragjike,\u00a0b\u00ebri q\u00eb varrimi i tij, t\u00eb b\u00ebhej detyrimisht n\u00eb Uashngton. Nd\u00ebrsa 37 president\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, pushojn\u00eb n\u00eb varrezat familjare t\u00eb vendlindjes s\u00eb tyre. Shum\u00eb nga k\u00ebta president,duke filluar nga George Washingtoni ishin shquar n\u00eb luft\u00ebra p\u00ebr lirin\u00eb e Amerik\u00ebs. Mbanin titujt dhe nderimet m\u00eb t\u00eb larta te luft\u00ebrave p\u00ebr liri. Shum\u00eb nga ata ishin gjeneral e komandant\u00eb. Nes\u00eb ata k\u00ebrkuan varret e vendlindjes, at\u00ebher\u00eb pse t\u2019i mohohet kjo e drejt\u00eb Isa Boletinit dhe trimave t\u00eb tij.\u00a0Largimi i Isa Boletinit nga Kosova, \u00ebsht\u00eb humbje e madhe p\u00ebr historin\u00eb e atij vendi. N\u00eb Boletin, ose ne Mitrovic\u00eb, pse jo edhe n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb mos ngritet nj\u00eb\u00a0 Muze p\u00ebr Isa Boletinin. N\u00eb ekranet televizive t\u00eb Kosov\u00ebs kam par\u00eb k\u00ebto dit\u00eb burra e gra t\u00eb p\u00ebrlotura p\u00ebr largimin e Isabeut nga Kosova. Lot\u00ebt e tyre tregojn\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pse, politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk menduan pak p\u00ebr 100-vjetorin e renjes s\u00eb tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb me 23 janar t\u00eb vitit 2016. N\u00ebse populli shqiptar priti 99 vjet\u00eb p\u00ebr rivarrimin e tij, mund t\u00eb priste edhe 7 muaj t\u00eb tjer\u00eb. 100-vjetori\u00a0 r\u00ebnjes se tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb histotike dhe p\u00ebr nderimet e Isa Boletinit duhet te angazhohet i gjith\u00eb populli shqiptar, ngase ishte hero i tij. Ai ishte hero i kombit e jo i politik\u00ebs. Pse t\u00eb mos k\u00ebrkohet nga Podgorica, q\u00eb atje t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb p\u00ebrmendore p\u00ebr heroin ton\u00eb kombetar dhe trimat e tij. Duhet t\u00eb nderohet edhe varri i tij n\u00eb Podgoric\u00eb. Kosova b\u00ebn gabim t\u00eb madh n\u00ebqoft\u00ebse e largon Isa Boletinin nga toka e saj. N\u00eb testamentin e Faik Konic\u00ebs pak para vdekjes shkruan: \u201cNuk do t\u00eb m\u00eb tret\u00eb dheu,n\u00ebse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogel dhe gjith\u00eb ata q\u00eb e quajn\u00eb veten shqiptar\u00eb nuk do ta \u00e7ojn\u00eb kufom\u00ebn time t\u00eb tretet n\u00eb tok\u00ebn m\u00ebm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>* Gjek\u00eb Gjonlekaj &#8211; ish gazetar i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs &#8211; publicist dhe botues n\u00eb SHBA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjek\u00eb Gjonlekaj \/ New\u00a0 York* Atdheu \u00ebsht\u00eb i dashur, por vendlindja edhe m\u00eb e dashur. Ky ligj vlen edhe p\u00ebr\u00a0 kombin e familjen\u00a0\u00a0&#8211; Ora dhe shpirti heroik i k\u00ebtij trimi legjendar i duhet Kosov\u00ebs sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. Prania e tij n\u00eb dheun e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rrufeprit\u00ebs p\u00ebr stuhit\u00eb e mundshme t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5152,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5153,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5151\/revisions\/5153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}