{"id":5114,"date":"2015-05-04T01:45:27","date_gmt":"2015-05-04T01:45:27","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5114"},"modified":"2015-05-04T01:45:27","modified_gmt":"2015-05-04T01:45:27","slug":"guri-i-rende-peshon-ne-vend-te-huaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5114","title":{"rendered":"GURI I R\u00cbND\u00cb PESHON NE VEND T\u00cb HUAJ"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt po e l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00eb po ikin p\u00ebr n\u00eb BE, me k\u00ebmb\u00eb, me makina t\u00eb rastit, udh\u00eb e paudh\u00eb, me nj\u00eb trast\u00eb hallesh mbi supe. Vet\u00ebm politika e Tiran\u00ebs<!--more--> flet gjuh\u00ebn e integrimit europian si nj\u00eb shpres\u00eb e shqiptar\u00ebve, por se kur do t\u00eb ndodh\u00eb kjo e mir\u00eb askush nuk e di. Ikja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryefjala e dit\u00ebs n\u00eb an\u00ebt e Verilindjes. Gjermania shihet nga t\u00eb ikurit si parajsa q\u00eb do t\u2019i b\u00ebj\u00eb ata me t\u00eb ardhura e kushte normale jetese. Duket se asgj\u00eb nuk e ndalon m\u00eb k\u00ebt\u00eb ikje t\u00eb (pa)paralajm\u00ebruar. Ndaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pranver\u00eb e trisht\u00eb kjo e Kuk\u00ebsit k\u00ebsaj here. Me hijet e eksodit varur mbi Gjalic\u00eb. Sa her\u00eb vete mes kuksian\u00ebve qendron para k\u00ebtij mali si para nj\u00eb hyjnie, e kundron at\u00eb me adhurim nga k\u00ebmb\u00ebt e zhytura n\u00eb blerim te kryet e mbuluar m\u00eb k\u00ebsul\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb d\u00ebbor\u00ebs, por nuk ndihesh i frym\u00ebzuar nga pamja madh\u00ebshtore e tij, p\u00ebrkundrazi je i shqet\u00ebsuar prej ikjeve t\u00eb njer\u00ebzve rreth e qark tij, p\u00ebrfshi dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave. Thon\u00eb se jan\u00eb 4000 mij\u00eb vet\u00eb q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb deri tani dhe kan\u00eb kap\u00ebrcyer kufirin, postbllok m\u00eb postbllok, drejt Frankurtit etj. Plot me njer\u00ebz sportelet e agjensive t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Kuk\u00ebs. Plot me nevojtar\u00eb dhe sporteli i zyr\u00ebs s\u00eb pasaportave. Po nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Kuk\u00ebsi. \u201cEdhe Tropoja ka eksod t\u00eb madh k\u00ebto dit\u00eb, pa\u00e7ka se nuk thuhen shifra\u201d, na thot\u00eb nj\u00eb kolegu yn\u00eb tropojan, q\u00eb ka ardhur n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb nj\u00eb seminar gazetar\u00ebsh. Nuk i num\u00ebron njeri t\u00eb ikurit, apo nuk shpallet numri i tyre? Keq n\u00eb t\u00eb dyja rastet.<\/p>\n<p>Ke par\u00eb q\u00eb ka ardhur Presidenti i republik\u00ebs para pak dit\u00ebsh, \u00ebsht\u00eb ngjitur deri n\u00eb Shishtavec, ka kuvenduar gju m\u00eb gju me banor\u00ebt, por \u00e7far\u00eb ndodh p\u00ebrtej v\u00ebmendjes s\u00eb kreut t\u00eb shtetit? A \u00ebsht\u00eb shteti i gjithi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr ta frenuar k\u00ebt\u00eb ikje t\u00eb pazhurmshme q\u00eb nuk dihet se kur e ka fundin. \u201cNjer\u00ebzit po ikin, kush do t\u2019i votoj\u00eb kandidat\u00ebt\u201d, shkruan jo pa ironi n\u00eb rrjetin social nj\u00eb gazetar i k\u00ebtij rajoni. \u00cbsht\u00eb duke afruar sezoni i ver\u00ebs dhe normalisht banor\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve diellore duhej t\u00eb ishin duke u b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb prisnin turist\u00ebt e Europ\u00ebs, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, nd\u00ebrkohe q\u00eb ata ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb fati m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ikin nga varf\u00ebria q\u00eb nuk ka nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr kjo n\u00eb k\u00ebto kreshta mbijetese. Ikin se ua shpif politika q\u00eb nuk iu afron shpres\u00eb. Njer\u00ebzit gjithandej shprehen jo me ndonj\u00eb vler\u00ebsim kushedi p\u00ebr kandidaturat p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish. Nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb dallim mes tyre, n\u00eb mos diferencat jan\u00eb t\u00eb vogla, pa folur p\u00ebr paralajm\u00ebrimin q\u00eb b\u00ebn ambasada amerikane se dhe n\u00eb radh\u00ebt e tyre ka njer\u00ebz me t\u00eb shkuar kriminale. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh nga nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb njer\u00ebzve nuk iu \u00e7on te kutit\u00eb e votimit 120 emra t\u00eb besuar prej tyre se mund ta \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara lokomotiv\u00ebn e ndryshimit?<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb gjithnj\u00eb studiot televizive t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur me publikun. \u00cbsht\u00eb terreni real dhe jo ai virtual \u201clogu\u201d i kuvendit t\u00eb qeveritar\u00ebve me popullin. Ke pritur se mos k\u00ebto dit\u00eb Kryeministri do t\u00eb vente n\u00eb Kuk\u00ebs, Has apo Tropoj\u00eb bashk\u00eb me ministrat e kabinetit qeveritar e t\u00eb shtrohej me njer\u00ebzit, drejtuesit vendor\u00eb, ke pritur se mos do t\u00eb kishte dhe ndonj\u00eb mbledhje pa shum\u00eb protokoll t\u00eb dy qeverive, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, vet\u00ebm p\u00ebr ikjet! Mir\u00ebpo jo, asgj\u00eb nuk e l\u00ebviz agjend\u00ebn qeveritare nga binar\u00ebt e s\u00eb zakonshmes. T\u00eb kishte ndodhur ndonj\u00eb p\u00ebrmbytje si n\u00eb Vlor\u00eb dy muaj m\u00eb par\u00eb a shp\u00ebrthim gazi si n\u00eb Marin\u00ebz t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb kishin vrapuar p\u00ebr t\u00eb stabilizuar situat\u00ebn, kurse p\u00ebr fshatrat q\u00eb po braktis\u00ebn nga banor\u00ebt e fundit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do p\u00ebrmbytje, orteku a t\u00ebrmeti, nuk e prish askush gjumin. Nuk \u00ebsht\u00eb realiste dhe e ndershme t\u00eb thuash se k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb pre e mashtrimit t\u00eb trafikant\u00ebve dhe aq. Se e nj\u00ebjta pamje migratore \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb Serbi e vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit. Se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shanset q\u00eb krijon l\u00ebvizja e lir\u00eb etj. Nuk na duken me shum\u00eb brum\u00eb dhe disa opinione t\u00eb ngjashme analist\u00ebsh dhe historian\u00ebsh q\u00eb merren me Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb t\u00eb lash duart me nj\u00eb problem t\u00eb madh social, politik dhe moral, t\u00eb mos ia v\u00ebsh\u00eb dukurive emrin q\u00eb kan\u00eb. Ikja ka nj\u00eb mij\u00eb shkaqe, por ka dhe vet\u00ebm nj\u00eb, keqqeverisjen e qendror\u00ebve dhe vendor\u00ebve prej kaq vitesh. Munges\u00ebn e zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverive p\u00ebr t\u2019i mbajtur njer\u00ebzit t\u00eb lidhur pas pun\u00ebs n\u00eb trojet e tyre. Ikja nuk ka filluar sot, ve\u00e7sa po \u201ckuror\u00ebzohet\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ikja e pam\u00ebshirshme dhe e pandalshme 25-vje\u00e7are. Frazat steriotipe kinse diplomatike q\u00eb e maskojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb trondit\u00ebse nuk vlejn\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb. Mbi nj\u00eb milion shqiptar\u00eb sot nuk jan\u00eb m\u00eb k\u00ebtu. Por a b\u00ebn ndokush analiz\u00eb p\u00ebr \u00e7do zon\u00eb? Nj\u00eb nga kuadrot e Nikaj-Merturit na thot\u00eb se kan\u00eb mbetur vet\u00ebm 600 banor\u00eb n\u00eb krejt at\u00eb zon\u00eb alpine nga m\u00eb vitalet e Shqip\u00ebris\u00eb. Si t\u00eb mos ikin kur dhe nj\u00eb lugin\u00eb si ajo e Valbon\u00ebs \u00ebsht\u00eb betonuar e gjitha, dhe pse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb atje duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen vet\u00ebm ngrehina druri? Duket se \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend b\u00ebhet mbrapsht, p\u00ebrgjysm\u00eb, sakat. Tropoja \u00ebsht\u00eb e \u201cp\u00ebrmbytur\u201d nga uj\u00ebrat natyrore, q\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e bot\u00ebs s\u00eb etur nuk i gjen t\u2019i blesh as me flori, kurse qyteti i Bajram Currit nuk ka uji 24 or\u00eb, pasi uj\u00ebsjell\u00ebsi i ri nuk \u00ebsht\u00eb ende plot\u00ebsisht funksional.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur thua q\u00eb ky rajon i vendit t\u00eb gjendet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb sot pas 6 vitesh kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Rruga e Kombit, e cila nuk solli \u201cmrekullin\u00eb\u201d e pritur n\u00eb an\u00ebn ekonomike. Gjas\u00ebt jan\u00eb q\u00eb vizioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arterie nuk u projektua si\u00e7 duhej nga biznesi dhe faktor\u00ebt e zhvillimit ekonomik. Aksi nga Miloti n\u00eb Morin\u00eb nuk u kthye n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb zhvillimi me p\u00ebrpar\u00ebsi, pati nj\u00ebsoj biznesi spontan anash rrug\u00ebs por nuk u shkua m\u00eb tej. Kuk\u00ebsi vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku shkruhen libra me vler\u00eb, por nuk ka nj\u00eb librari p\u00ebr to! Nuk mb\u00ebrrijn\u00eb aty as librat e Prishtin\u00ebs dhe as ato t\u00eb Tiran\u00ebs. Ashtu si\u00e7 gjith\u00eb \u201cBajram Curri\u201d ka vet\u00ebm nj\u00eb bank\u00eb. Pa folur p\u00ebr estrad\u00eb, teat\u00ebr, kinema q\u00eb as nuk p\u00ebrmend\u00ebn. E shumta, gjall\u00ebrohen me raste ansamblet folklorike t\u00eb trevave, por dhe ato pa kurr\u00ebfar\u00eb mb\u00ebshtetje financiare, megjith\u00ebse jo rrall\u00eb her\u00eb me artist\u00eb t\u00eb kalibrit komb\u00ebtar. Jan\u00eb edhe k\u00ebto arsye p\u00ebr t\u00eb ikur e mos ndenjur n\u00eb periferi t\u00eb tilla, dhe pse t\u00eb pakrahasueshme p\u00ebr nga klima, natyra, freskia dhe ekologjia. Kujt i duhet kjo qet\u00ebsi olimpike e k\u00ebtyre bjeshk\u00ebve, pa njer\u00ebz, rikthimi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ekzotike, ku dhe kreshnik\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb \u201csherr\u201d? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb q\u00eb e vdes k\u00ebt\u00eb tok\u00eb sa t\u00eb bekuar, aq dhe t\u00eb n\u00ebmur.<\/p>\n<p>Nuk ka em\u00ebr, ve\u00e7se zhbimje, drama e ikjes s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb pasuri n\u00ebn tok\u00eb dhe mbi tok\u00eb, mir\u00ebpo p\u00ebr k\u00ebto thesare p\u00ebrnj\u00ebmend flasin vet\u00ebm idealist\u00ebt, gazetar\u00ebt, artist\u00ebt, shoqatat e ndryshme, q\u00eb pak kush ua v\u00eb veshin nga t\u00eb mandatuarit p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Diskutonte me nerv qytetar dhe intelektual nj\u00eb forum i gazetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij rajoni se si k\u00ebto problematika t\u2019iu paraqit\u00ebn sa me m\u00eb profesionaliz\u00ebm kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish: cilat jan\u00eb politikat p\u00ebr turizmin, mjedisin, pyjet, trash\u00ebgimin\u00eb kulturore, minierat, fermer\u00ebt etj., por a do t\u2019i marrin seriozisht ata dhe stafet e tyre propozimet nga baza? A do t\u00eb ket\u00eb premtime p\u00ebr gjera konkrete, apo fjalimet elektorale n\u00eb dit\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb do t\u00eb notojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrgjithshme? \u00cbsht\u00eb rasti q\u00eb tani t\u2019iu shk\u00ebput\u00ebn ca premtime, p\u00ebr librari, terrene sportive, qendra kulturore, parqe urbane, uj\u00ebsjell\u00ebs, landfillde, ku publiku duhet t\u00eb jet\u00eb \u201caksioneri\u201d kryesor. Propozimet jan\u00eb t\u00eb natyrave nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, nga qendra e qytetit deri n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit. Tropojan\u00ebt pyesin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me 43 mij\u00eb ha pyje t\u00eb rrethit t\u00eb tyre, apo 2600 ha g\u00ebshtenj\u00eb, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrndar\u00eb n\u00eb \u201cpyje\u201d t\u00eb vegj\u00ebl mes familjar\u00ebve, ku kjo pasuri k\u00ebshtu v\u00ebrtet ruhet, por nuk zhvillohet nj\u00ebtrajtsh\u00ebm si pasuri komb\u00ebtare. Apo gjer shtypi zviceran ka shkruar p\u00ebr zhdukjen e kumbull\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Tropoj\u00ebs. \u00cbsht\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb degradoj\u00eb vreshtaria tradicionale e mal\u00ebsor\u00ebve, edhe pse natyra ka qen\u00eb aq bujare n\u00eb bim\u00ebsi, ku vet\u00ebm Gjallica ka tri bim\u00eb endemike, apo Kolshi q\u00eb krenohet si i vetmi vend ku gjendet tulipani shqiptar. Ide ka shum\u00eb, por projekte dhe nisma zhvillimi ka pak. Flitet dhe p\u00ebr turizmin liqenor t\u00eb Komanit dhe Fierz\u00ebs, ve\u00e7se tani p\u00ebr tani si p\u00ebr nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb bukur. Po me Hasin \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet, me miniera t\u00eb rrezikshme dhe pak pun\u00ebsim p\u00ebrtej kufirit n\u00eb Gjakov\u00eb? S\u00ebrish do t\u00eb mbetet nj\u00eb legjend\u00eb e gurt\u00eb dhe e that\u00eb mbijetese? 19 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb kan\u00eb patur dikur minierat e Qarkut t\u00eb Kuk\u00ebsit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb pakt\u00ebn kaq rroga hynin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb kuksiane, hasiane dhe tropojane. Kurse tani vet\u00ebm disa gropa minerare ku nuk mungojn\u00eb dhe vdekjet nga aksidentet, q\u00eb, p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, ndonj\u00ebher\u00eb raportohen si infarkte!<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb sa k\u00ebto gjera jetike do t\u00eb rrihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb, a do t\u00eb mund\u00ebn votak\u00ebrkuesit t\u00eb qart\u00ebsojn\u00eb di\u00e7ka rreth perspektiv\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij rajoni t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb vendit, q\u00eb zyrtarisht, me terma administrativ\u00eb, nuk u b\u00eb dot rajon, duke humbur k\u00ebshtu projekte rajonale zhvillimi, q\u00eb Bashkimi Europian i ka p\u00ebr zem\u00ebr. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb frenuar eksodin. Njer\u00ebzit ikin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb iu mungon. Dhe e para gj\u00eb q\u00eb ata nuk kan\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb besimi. Ndaj ting\u00ebllon cinike shprehja \u201cGuri i r\u00ebnd\u00eb peshon n\u00eb vend t\u00eb vet\u201d. Ka nj\u00ebzet e pes\u00eb vite q\u00eb \u201cguri\u201d shqiptar p\u00ebshon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dhe t\u00eb huaj\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Shqiptar\u00ebt po e l\u00ebn\u00eb k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00eb po ikin p\u00ebr n\u00eb BE, me k\u00ebmb\u00eb, me makina t\u00eb rastit, udh\u00eb e paudh\u00eb, me nj\u00eb trast\u00eb hallesh mbi supe. Vet\u00ebm politika e Tiran\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5114","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5114"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5115,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5114\/revisions\/5115"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}