{"id":5100,"date":"2015-04-26T12:02:20","date_gmt":"2015-04-26T12:02:20","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5100"},"modified":"2015-04-26T12:02:20","modified_gmt":"2015-04-26T12:02:20","slug":"demokracia-shqiptare-ne-25-vjet-sfida-dhe-mundesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5100","title":{"rendered":"Demokracia shqiptare n\u00eb 25 vjet: Sfida dhe mund\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p>Dr. Elez Biberaj<br \/>\nDrejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Euroazis\u00eb<br \/>\nZ\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/p>\n<p><strong><em>Fjala kryesore n\u00eb Konferenc\u00ebn mbi 25 vjetorin e tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>Universiteti Europian i Tiran\u00ebs<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>Tiran\u00eb, 24 prill 2015<\/em><\/strong><!--more--><\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj nga zemra q\u00eb m\u00eb ftuat t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ju falenderoj gjithashtu p\u00ebr prezantimin bujar q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb. Jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb ndodhem k\u00ebtu n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e personaliteteve t\u00eb njohura dhe t\u00eb miqve e koleg\u00ebve. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb jem k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme \u2013 25 vjetorin e tranzicionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb shtet diktatorial, nj\u00ebpartiak, n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik shum\u00ebpartiak.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit t\u2019i hedhim nj\u00eb sy rrug\u00ebtimit demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sukseset dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb me t\u00eb cilat ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb arritjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb shkuar si dhe t\u00eb flas p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat ajo ndeshet tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt p\u00ebr konsolidimin e plot\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Kjo analiz\u00eb b\u00ebhet nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb v\u00ebzhguesi t\u00eb jasht\u00ebm, por thell\u00ebsisht t\u00eb interesuar n\u00eb p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kombit shqiptar.<br \/>\nGjithmon\u00eb jam ndier jasht\u00ebzakonisht me fat dhe shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb atdheun tim. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka qen\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, duke qen\u00eb nj\u00eb prani e vazhdueshme n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Periudha m\u00eb e paharruar e mbulimit nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare ka qen\u00eb ajo pas vdekjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, dhe m\u00eb konkretisht ngjarjet dramatike t\u00eb vitit 1990. Z\u00ebri i Amerik\u00ebs iu kund\u00ebrvu propogand\u00ebs s\u00eb regjimit duke thyer mitet e tij dhe duke theksuar se sundimi komunist i kishte shtypur aspiratat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb vend modern, t\u00eb bazuar n\u00eb pluralizmin politik dhe ekonomin\u00eb e tregut. K\u00ebshtu, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs sh\u00ebrbeu si nj\u00eb forc\u00eb ndikuese e jashtme dhe nj\u00eb faktor ndryshimi, duke sfiduar me sukses monopolin e regjimit mbi lajmet dhe informacionin. Ai u b\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr mendimin opozitar dhe nxit\u00ebs i idealeve t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, pluraliste dhe demokratike. Megjithat\u00eb, Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ishte vet\u00ebm nj\u00eb nga faktor\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb s\u00eb bashku kontribuan n\u00eb rr\u00ebzimin e komunizmit.<br \/>\nR\u00ebnia e sistemit komunist t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7liroi nj\u00eb vrull demokratik dhe \u00e7oi n\u00eb krijimin e nj\u00eb peizazhi politik t\u00eb larmish\u00ebm dhe dinamik. Me mb\u00ebshtetjen e r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe financiare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb Bashkimi Evropian, Shqip\u00ebria hyri n\u00eb rrug\u00ebn e reformave t\u00eb shpejta politike dhe social-ekonomike, si\u00e7 ishin: rim\u00ebk\u00ebmbja e rendit kushtetues; ngritja e nj\u00eb sistemi t\u00eb ri qeverisjeje, me tre deg\u00eb t\u00eb pavarura pushteti, krijimi i masave mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore dhe reforma e gjyq\u00ebsorit. Gjithashtu, Shqip\u00ebria e riintegroi veten n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke ndjekur nj\u00eb kurs t\u00eb qart\u00eb pro-per\u00ebndimor dhe duke zhvilluar lidhje t\u00eb ngushta politike dhe ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Nj\u00eb varg reformash t\u00eb shpejta u pasua nga \u00e7rregullime shoq\u00ebrore dhe nga nj\u00eb r\u00ebnie e institucioneve n\u00eb vitin 1997, q\u00eb p\u00ebr pak sa nuk e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb d\u00ebshtuar. Kriza solli si pasoj\u00eb nj\u00eb fragmentim politik dhe nj\u00eb g\u00ebrryerje dramatike t\u00eb pushtetit shtet\u00ebror. Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria e mori veten nga kriza e skemave piramidale brenda nj\u00eb periudhe relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr dhe vazhdoi programin e reform\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb shum\u00eb fronte. Ajo \u00ebsht\u00eb tani an\u00ebtare e NATO-s dhe kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian. R\u00ebnd\u00ebsia e saj n\u00eb nivel rajonal \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm.<br \/>\nShqip\u00ebria e ka kap\u00ebrcyer tashm\u00eb faz\u00ebn e tranzicionit. Nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, mendoj se p\u00ebrdorimi i termave \u201ctranzicion\u201d dhe \u201cpas-komunist\u201d \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i debatuesh\u00ebm dhe pa ndonj\u00eb vler\u00eb analitike. Nj\u00eb vend, i cili ka mbajtur tet\u00eb zgjedhje parlamentare q\u00eb nga viti 1991, me rotacion pushteti mes dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i plot\u00eb i NATO-s dhe kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian, nuk mund t\u00eb klasifikohet si \u201cvend n\u00eb tranzicion\u201d ose si vend \u201cpas-komunist.\u201d<br \/>\nPyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb lloji regjimi \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri? A i kan\u00eb arritur shqiptar\u00ebt plot\u00ebsisht aspiratat e tyre demokratike? Dhe, a \u00ebsht\u00eb sistemi i tanish\u00ebm apo niveli i tanish\u00ebm i demokracis\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e nj\u00eb rendi demokratik q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb shqiptar\u00ebt?<br \/>\nZhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb fundit duhet t\u00eb shihen brenda kontekstit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal, evropiano-lindor. Tranzicioni politik i Evrop\u00ebs Lindore ka krijuar disa lloje regjimesh: demokraci t\u00eb plota, hibride dhe regjime autoritare. Vendet baltike, vendet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore si dhe dy ish-republikat jugosllave, Sllovenia dhe Kroacia, kan\u00eb pasur nj\u00eb tranzicion relativisht t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb suksessh\u00ebm dhe kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe konsolidimin e rendit t\u00eb tyre demokratik.<br \/>\nShqip\u00ebria, nga ana tjet\u00ebr, ka mbetur duksh\u00ebm prapa, dhe kalimi i saj drejt demokracis\u00eb ka qen\u00eb i ngadalsh\u00ebm dhe me m\u00eb shum\u00eb sfida. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kategorie vendesh ish-komuniste, si Armenia, Bosnja, Gjeorgjia dhe Mali i Zi, q\u00eb kan\u00eb deficite demokratike dhe mund t\u00eb klasifikohen si \u201cregjime hibride.\u201d M\u00ebgjith\u00ebse \u201cregjimet hibride\u201d q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb lart n\u00eb treguesit e demokracis\u00eb sesa regjimet \u201cautoritare,\u201d t\u00eb tilla si Rusia apo republikat e tjera ish-sovjetike, ato karakterizohen nga struktura politike gjysm\u00eb-demokratike; nga zgjedhje q\u00eb jo gjithmon\u00eb p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr votimet e lira, transparente dhe t\u00eb besueshme; nga mosmarr\u00ebveshje t\u00eb zgjatura pas-zgjedhore; nga mungesa e sundimit t\u00eb ligjit; nga nj\u00eb sistem qeverisjeje ku tre deg\u00ebt e pushtetit, ekzekutivi, legjislativi dhe gjy\u00ebsori nuk funksiojn\u00eb si duhet; nga korrupsioni i p\u00ebrhapur; nga nj\u00eb shoq\u00ebri e dob\u00ebt civile dhe nga qeveri, q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme ndaj qytetar\u00ebve.<br \/>\nRitmi i ngadalt\u00eb i demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb pasoj\u00eb faktor\u00ebsh t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej natyr\u00ebs totalitare t\u00eb regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tradite demokratike. Ata p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb mori element\u00ebsh politik\u00eb, shoq\u00ebror\u00eb dhe ekonomik\u00eb. K\u00ebto pengesa, s\u00eb bashku me d\u00ebshtimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb elitave politike p\u00ebr t\u00eb thelluar institucionet demokratike, p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb qeverisje t\u00eb efektshme dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb madhe ekonomike, kan\u00eb r\u00ebnduar ndjesh\u00ebm mbi demokracin\u00eb shqiptare.<br \/>\nK\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb as koha e as vendi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb holl\u00ebsi, por m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrmend vet\u00ebm disa faktor\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb ta pengojn\u00eb demokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Vazhdim\u00ebsia n\u00eb pushtet e elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ka ndikuar negativisht n\u00eb p\u00ebrparimin demokratik t\u00eb vendit. Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb poste drejtuese kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nomenklatur\u00ebs komuniste q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb kalim t\u00eb but\u00eb n\u00eb sistemin pas-komunist. K\u00ebto elita n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk shfaq\u00ebn pik\u00ebpamje demokratike p\u00ebr natyr\u00ebn e politik\u00ebs. Ata e treguan veten si politikan\u00eb t\u00eb dob\u00ebt me prirjen p\u00ebr t\u00eb mos e vler\u00ebsuar si duhet kompromisin n\u00eb qeverisjen demokratike. Nd\u00ebrsa premtonin se do t\u2019u p\u00ebrmbaheshin idealeve demokratike, me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha levat e pushtetit, p\u00ebr t\u00eb imponuar kontroll mbi median e biznesin dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e izoluar kund\u00ebrshtar\u00ebt e brendsh\u00ebm si dhe opozit\u00ebn. Elitat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb treguar prirjen e shkat\u00ebrrimit t\u00eb kund\u00ebrshtarit, shpesh duke p\u00ebrdorur nj\u00eb retorik\u00eb tep\u00ebr konfrontuese, akuzuese, populiste dhe arrogante. Pak prej udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb shihen si model p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nPolitika shqiptare mbetet e bllokuar dhe thell\u00ebsisht jofunksionale. N\u00eb thelb, ajo ka degjeneruar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet midis dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike t\u00eb vendit, ndon\u00ebse ato nuk ofrojn\u00eb m\u00eb alternativa t\u00eb dallueshme nga nj\u00ebra-tjetra. Ndryshimet kushtetuese dhe t\u00eb kodit zgjedhor n\u00eb vitet 2008-2009 soll\u00ebn p\u00ebrqendrimin e pushtetit te krer\u00ebt e partive, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb degradim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb brenda partive. Udh\u00ebheq\u00ebsit e partive kontrollojn\u00eb dhe p\u00ebrcaktojn\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve, \u00e7ka u d\u00ebshmua edhe n\u00eb procesin e tanish\u00ebm t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb qershorit. Ata reklamojn\u00eb ose instalojn\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb larta njer\u00ebz personalisht besnik\u00eb ndaj tyre. An\u00ebtar\u00ebt e parlamentit mb\u00ebshtesin fort pozitat e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb tyre dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin rrall\u00eb shikon politikan\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin qendrime t\u00eb pavarura.<br \/>\nKorrupsioni ka dep\u00ebrtuar n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeverisjes dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pasuria dhe qasja ndaj pushtetit jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb duart e nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl, nd\u00ebrsa pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. Kjo gjendje ka krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb politikisht destabilizuese. Ekziston perceptimi i p\u00ebrhapur se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb korruptuar. Ky sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thjesht\u00ebzim i tepruar, por shpesh perceptimet mund t\u00eb jen\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa realiteti.<br \/>\nShkelja e ligjit si dukuri e p\u00ebrhapur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb mjaft serioze p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb vendit. Vet\u00eb institucionet q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sundimin e ligjit \u2013 zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb dhe politikan\u00ebt, parlamenti, partit\u00eb politike, gjykatat, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe policia \u2013 e kan\u00eb minuar luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\nMegjith\u00ebse sfidat e tanishme nuk duhet t\u00eb err\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrparimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb \u00e7erek shekullin e kaluar, realiteti d\u00ebshmon gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me nivelin e demokracis\u00eb dhe zhvillimit ekonomik q\u00eb ka arritur vendi.<br \/>\nPyetja tani \u00ebsht\u00eb: a do t\u00eb mbijetoj\u00eb sistemi i tanish\u00ebm, apo do t\u00eb evoluoj\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb regjim m\u00eb pak ose m\u00eb shum\u00eb demokratik? Duke pasur parasysh sfidat e shumta t\u00eb brendshme me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria, prirjen globale dhe rajonale t\u00eb rr\u00ebshqitjes s\u00eb demokracis\u00eb dhe forcimin e alternatives autoritare, a ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb ecurin\u00eb e saj demokratike?<br \/>\nN\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, shanset p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb madh politik duken t\u00eb vogla. Duket qart\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb e them me dhimbje, se elitat e tanishme nuk kan\u00eb gjasa ta ndryshojn\u00eb me themel kulturen politike, stilin e qeverisjes dhe m\u00ebnyren se si e trajtojn\u00eb njeri tjetrin. Ato jan\u00eb ngurosur n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre dhe politika n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet tep\u00ebr informale dhe personale. Ritmi i demokratizimit p\u00ebrgjith\u00ebsisht e ka humbur vrullin, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb gjendje politike t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim me hope t\u00eb zhvillimit demokratik. Nd\u00ebrsa n\u00eb faz\u00ebn fillestare ekzistonte vullneti politik dhe oreksi p\u00ebr reforma radikale, tani duket se ka nj\u00eb munges\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb reformave t\u00eb thella. Nuk ka shenja se udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb jan\u00eb duke k\u00ebrkuar rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet mbi baz\u00eb p\u00ebr\u00e7mimi midis koalicionit qeveris\u00ebs dhe opozit\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb nj\u00eb debat gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb konsensus komb\u00ebtar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore, q\u00eb do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb realizimin e ndryshimeve politike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, thellimin e demokracis\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e qeverisjes.<br \/>\nZgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2013 u pan\u00eb gjer\u00ebsisht si nj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Megjithat\u00eb, vendi rr\u00ebshqiti shpejt n\u00eb stilin e vjet\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs konfliktuale. Bllokimi i tejzgjatur politik, rritja e ngadalt\u00eb ekonomike, shtimi i sfidave shoq\u00ebrore dhe nj\u00eb seri skandalesh korrupsioni e kan\u00eb d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb qeverisjen.<br \/>\nBashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka investuar mjaft n\u00eb procesin e demokratizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar po tregohet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak i prirur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb levat e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek udh\u00ebheqja shqiptare, pasi si\u00e7 duket ka krijuar bindjen se situata n\u00eb Shqip\u00ebri ndryshon tep\u00ebr ngadal\u00eb. Kjo p\u00ebrforcon mendimin se Bashkimi Evropian nuk ka gjasa ta pranoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, duke patur parasysh problemet e saj politike dhe institucionet e korruptuara.<br \/>\nPrandaj, ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb arrihet nga brenda. Q\u00eb t\u00eb realizohen reforma radikale, do t\u00eb ishte e nevojshme nj\u00eb shkundje n\u00eb themel e sistemit t\u00eb tanish\u00ebm. Por, megjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb n\u00eb rritje ndaj gjendjes politike dhe ekonomike, nga posht\u00eb v\u00ebrehet pak trysni q\u00eb do t\u2019i detyronte politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb ndryshonin rr\u00ebnj\u00ebsisht kursin. Shoq\u00ebria civile \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e dob\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar elitat q\u00eb ato t\u00eb marrin masa serioze p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund praktik\u00ebs s\u00eb d\u00ebmshme t\u00eb kontenstimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve, mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb tejzgjatura dhe bojkoteve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duket se i toleron politikat e gabuara t\u00eb politikan\u00ebve, drit\u00eb-shkurt\u00ebsin\u00eb e tyre, p\u00ebrplasjet jo parimore midis partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe opozit\u00ebs, gryk\u00ebsin\u00eb dhe korrupsionin.<br \/>\nN\u00ebse k\u00ebto prirje negative vazhdojn\u00eb, m\u00eb e mira q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb pres\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt do t\u00eb ishte nj\u00eb ecje e v\u00ebshtir\u00eb, her\u00eb pak m\u00eb shpejt e her\u00eb pak m\u00eb ngadal\u00eb. Por nj\u00eb status quo e till\u00eb do t\u00eb vononte integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, do t\u00eb r\u00ebndonte problemet e brendshme dhe do t\u00eb inkurajonte qeverisjen e keqe. Polarizimi p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebniet helmuese q\u00eb karakterizojn\u00eb politik\u00ebn shqiptare mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebshitjen prapa t\u00eb demokracis\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb humbje graduale t\u00eb p\u00ebrparimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi. Korrupsioni i thell\u00eb, krimi i organizuar dhe kultura e mosnd\u00ebshkimit paraqesin nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim qen\u00ebsor p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Disa njer\u00ebz madje mund t\u00eb joshen p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim vlerat dhe normat demokratike dhe p\u00ebr t\u2019i par\u00eb sistemet m\u00eb pak demokratike apo autoritare si alternativa q\u00eb funksionojn\u00eb.<br \/>\nKjo na b\u00ebn t\u00eb shtrojm\u00eb disa pyetje provokative: A jan\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar me vepra tez\u00ebn e p\u00ebrhapur se \u201cky vend nuk b\u00ebhet?\u201d A e kan\u00eb shqiptar\u00ebt aft\u00ebsin\u00eb dhe vullnetin politik p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb pjekurie demokratike dhe p\u00ebr t\u00eb zbatuar reforma themelore q\u00eb do ta shtynin vendin drejt nj\u00eb demokracie t\u00eb plot\u00eb?<br \/>\nMegjith\u00ebse problemet me t\u00eb cilat ndeshen sot shqiptar\u00ebt jan\u00eb mjaft serioze, ekzistojn\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb afatgjat\u00eb \u2013 e theksoj: m\u00eb afatgjat\u00eb \u2013 mund t\u00eb nxisin nj\u00eb demokratizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<br \/>\nShqiptar\u00ebt nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb ta pranojn\u00eb vazhdimin e gjendjes s\u00eb tanishme. Ekziston nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi e p\u00ebrhapur ndaj statukuos\u00eb, sidomos mes t\u00eb rinjve, e cila mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesa gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb p\u00ebrqendrohen te respektimi i institucioneve dhe ligjeve, te zhvillimi ekonomik dhe q\u00eb t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb publikut.<br \/>\nShqip\u00ebria ka nj\u00eb brez t\u00eb ri dinamik dhe t\u00eb edukuar, q\u00eb priret t\u00eb mendoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst per\u00ebndimor e demokratik dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb zer\u00eb pozita me ndikim n\u00eb shoq\u00ebri. Dalja eventuale e nj\u00eb brezi t\u00eb ri udh\u00ebheq\u00ebsish politik\u00eb dhe ekonomik\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor premtues. Si rrjedhoj\u00eb e ndikimit t\u00eb globalizimit, inovacionit teknologjik dhe studimeve jasht\u00eb vendit, shum\u00eb t\u00eb rinj shqiptar\u00eb kan\u00eb ide t\u00eb reja dhe nj\u00eb vizion t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit. Gjithashtu, klasa e mesme n\u00eb rritje me sip\u00ebrmarr\u00ebsit e saj inteligjent\u00eb dhe mjaft t\u00eb motivuar, ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb transparenc\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe nga ana e zyrtar\u00ebve dhe e politikan\u00ebve.<br \/>\nNdon\u00ebse Shqip\u00ebria ka d\u00ebshmuar rritje ekonomike \u2013 k\u00ebt\u00eb vit prodhimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm bruto mund t\u00eb rritet 3 p\u00ebr qind \u2013 ajo nuk ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb zhvillim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik. Hendeku mes atyre q\u00eb qeverisin dhe atyre q\u00eb qeverisen \u00ebsht\u00eb mjaft i madh. Shum\u00eb qytetar\u00eb e ndjen\u00eb veten t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar, dhe pik\u00ebrisht ata mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb z\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit dhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet politike q\u00eb lidhen me interesat e tyre jetike.<br \/>\nPerspektiva e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian vazhdon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb shtys\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar reformat e nevojshme. Shqiptar\u00ebt nuk mund ta humbasin nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb dhe elektorati nuk do t\u2019i falte politikan\u00ebt, n\u00eb qoft\u00eb se ata e humbasin. P\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, nuk ka alternativ\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e tyre demokratike, evropiane.<br \/>\nZhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi dhe mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Nd\u00ebrsa sistemi i tanish\u00ebm nuk ka gjasa t\u00eb pranohet nga shqiptar\u00ebt si caku p\u00ebrfundimtar i demokracis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i duhet nj\u00eb korrigjim themelor i kursit p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb demokraci plot\u00ebsisht e konsoliduar. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb aft\u00eb dhe me vizion p\u00ebr ta \u00e7uar vendin p\u00ebrpara. Por q\u00eb kjo t\u00eb realizohet, udh\u00ebheq\u00ebsit e saj duhet t\u00eb marrin masa serioze p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb krijuar besimin e publikut te shteti dhe institucionet e tij, p\u00ebr t\u00eb siguruar qeverisjen e mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nxitur p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara zhvillimin ekonomik, q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb rritje t\u00eb mund\u00ebsive dhe n\u00eb nj\u00eb standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb jetese. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe k\u00ebto objektiva nuk arrihen leht\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb koh\u00eb sfidash dhe mund\u00ebsish t\u00eb ve\u00e7anta. P\u00ebr shqiptar\u00ebt ka dy rrug\u00eb: ose t\u00eb pranojn\u00eb gjendjen e tanishme dhe t\u2019i n\u00ebnshtrohen fatit, ose t\u00eb kapin momentin, t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb arritjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb fundit, t\u00eb rifitojn\u00eb vrullin demokratik, dhe ta kthejn\u00eb n\u00eb realitet vizionin e tyre demokratik.<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Elez Biberaj Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Euroazis\u00eb Z\u00ebri i Amerik\u00ebs Fjala kryesore n\u00eb Konferenc\u00ebn mbi 25 vjetorin e tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri Universiteti Europian i Tiran\u00ebs Tiran\u00eb, 24 prill 2015<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5101,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-5100","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5100"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5100\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5102,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5100\/revisions\/5102"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}