{"id":5051,"date":"2015-04-12T19:25:28","date_gmt":"2015-04-12T19:25:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5051"},"modified":"2015-04-12T19:25:28","modified_gmt":"2015-04-12T19:25:28","slug":"kryesia-shpifese-e-deges-se-vatres-ne-michigan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5051","title":{"rendered":"Kryesia shpif\u00ebse e  Deg\u00ebs s\u00eb Vatres n\u00eb Michigan"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n<p>Ndoshta edhe s\u2019ia vlen t\u00eb spjegosh nj\u00eb akt, q\u00eb jo vet\u00ebm miq\u00ebsor, por as njer\u00ebzor nuk \u00ebsht\u00eb. Duke d\u00ebgjuar prej muajsh k\u00ebrkes\u00ebn e miq\u00ebve p\u00ebr t\u00eb spjeguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn <!--more-->\u00a0lidhur me p\u00ebrjashtimin tim nga Vatra dhe fjal\u00ebt e liga t\u00eb shum\u00ebllojshme, t\u00eb atyre q\u00eb deri dje ndam\u00eb shum\u00eb darka e dreka bashk\u00eb, i th\u00ebm vetes: \u201c Pse m\u00ebrzitesh se dikush flet keq p\u00ebr ty? Edhe qeni leh n\u00eb njerzit q\u00eb nuk i njeh.\u201d E pra, miqt\u00eb e mi e kan\u00eb pasur rastin t\u00eb m\u00eb njohin. Un\u00eb ua kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, pa ua shprehur kurr\u00eb. Puna dhe sjellja ime me ta dhe me gjith\u00ebk\u00ebnd, besoj i ka plot\u00ebsuar gjith\u00eb parametrat njoh\u00ebs t\u00eb nj\u00eb njeriu, q\u00eb fjal\u00ebn e ka fjal\u00eb e pun\u00ebn e ka pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendimi\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb votim i rrufesh\u00ebm i b\u00ebr\u00eb me dat\u00ebn 10 janar 2015, n\u00eb nj\u00eb nga ambientet e Kishes s\u00eb Sh\u00ebn Palit, nga Kryesia e Deges se Vatres Detroit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar n\u00ebnkryetarin e k\u00ebsaj dege Pjeter Jakun, t\u00eb njohur si nj\u00eb nga krijuesit e saj, nuk prishi vet\u00ebm nj\u00eb miq\u00ebsi model, por at\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb kishte nisur; bashk\u00ebpunimin dhe pranimin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetar i nj\u00eb kryetari, q\u00eb p\u00ebr\u00a0 tri vjet nuk b\u00ebri qoft\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunitetit, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb emigrant. \u00a0Takimin disa minutesh e kishte dirigjuar Sekretari analfabet (per kohen n\u00eb t\u00eb cilen jetojm\u00eb dhe p\u00ebr kushtet q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb i zgjedhur). Si gjithnj\u00eb, kryetari i k\u00ebsaj Dege Alfons Grishaj, nj\u00eb nga ish miqt\u00eb e mi, ua delegonte t\u00eb tjer\u00ebve monitorimin e problemeve, q\u00eb nes\u00ebr pasnes\u00ebr mund t\u2019i dilnin nga parashikimi. Rezultati i votimit, 99 perqind, si para 90-tes! Vet\u00ebm vota e Julian \u00c7ef\u00ebs kund\u00ebr! Kryesia e k\u00ebsaj Dege mblidhej p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb e plot\u00eb, pas afro tri vjet\u00ebve q\u00eb nga zgjedhjet. Si n\u00ebnkryetar i k\u00ebsaj dege, zgjedhur pa vullnetin tim, por me k\u00ebmb\u00ebnguljen e kryetarit Grishaj, dhe duke\u00a0 menduar se mund\u00a0 t\u2019i ndihmoja e\u00a0 kontriboja, gj\u00eb t\u00eb cilen komisioni i votimeve te mbledhjes themeluese, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga un\u00eb Pjet\u00ebr Jaku, Paulin Palushi dhe Armando Shtiza e din\u00eb fare mir\u00eb raportin e atyre zgjedhjeve ( sot as gjysma e themeluesve nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb). P\u00ebrjashtohet Pjet\u00ebr Jaku p\u00ebr nj\u00eb koment t\u00eb Elinda Markut. Metod\u00eb tipike komuniste!<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, me dat\u00ebn 9 janar 2015, ishim thirrur n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb me kryetarin nga kryetari, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merrte pjes\u00eb dhe K.Q. M\u00eb von\u00eb do vinte dhe sekretari. Pa filluar mir\u00eb dreka, Kujtimi filloi t\u00eb fyente, pra t\u00eb dilte nga premtimi q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb kryetarit, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i kontrolluar. T\u00eb tre\u00a0 mbanin n\u00eb xhepa nj\u00eb kerkes\u00eb q\u00eb un\u00eb ua kisha derguar kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs dhe t\u00eb Qendr\u00ebs e fshihnin diskutimet n\u00ebp\u00ebr kafet shqiptare, ku p\u00ebrflitej hapur vendimi q\u00eb do t\u00eb merrnin t\u00eb nesermen. Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb menduar, se pas shpin\u00ebs time ishte diskutuar n\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb hamend\u00ebsore emri im. P\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e Deg\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs as q\u00eb diskutohej, mjaft ishte q\u00eb kryesia t\u00eb qendronte monolite rreth asgj\u00ebs\u00eb. Dalja nga shinat e tyre, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb l\u00ebshoj drek\u00ebn dhe t\u00eb mos isha i pranish\u00ebm n\u00eb takimin e dat\u00ebs 10, ku edhe m\u00eb p\u00ebrjashtuan nga \u201cpartia\u201d e tyre, modeli i s\u00eb keq\u00ebs s\u00eb sotme.<\/p>\n<p>Para k\u00ebsaj \u201cdreke\u201d, n\u00eb kafen e Kishes s\u00eb Sh\u00ebn Palit, Grishaj n\u00eb prezencen e sekretarit, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos mbaja qendrimin q\u00eb shpreha aty, n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs dhjet\u00eb, por t\u00eb votoja p\u00ebrjashtimin e Elinda Markut, bashk\u00ebshortes time, dhe t\u00eb k\u00ebrkoja ndjes\u00eb p\u00ebr \u201cgabimet\u201d e saj. Do t\u00eb ishte turp p\u00ebr mua t\u00eb veproja sipas porosis\u00eb s\u00eb kryetarit dhe, k\u00ebt\u00eb\u00a0 ia thash\u00eb aty p\u00ebr aty me nj\u00eb revoltim t\u00eb natyrsh\u00ebm. Deri k\u00ebtu un\u00eb nuk e dija se takimi i thirrur\u00a0 me k\u00ebrkes\u00ebn time, t\u00eb ishte k\u00ebrkuar edhe nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin tim. Kjo m\u2019u tha mua vet\u00ebm m\u00eb dat\u00ebn 7 janar, bash n\u00eb dit\u00eblindjen time ( pa u kujtuar t\u00eb m\u00eb uronte, qoft\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme prej afro 10 vjet\u00ebsh bashk\u00ebpunim!), n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike nga Grishaj, kur m\u00eb par\u00eb e kisha m\u00ebsuar si thasheth\u00ebm kafenesh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prapaskenat<\/strong><\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij veprimi, del fare qart\u00eb se prapaskenat e bisedat lidhur me mua, kishin vazhduar\u00a0 shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, edhe pse un\u00eb u p\u00ebrpopqa t\u2019u jepja em\u00ebr disa\u00a0 emigrant\u00ebve pa asnj\u00eb status n\u00eb komunitet. Disa her\u00eb u k\u00ebrkova numrin ekzakt\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe sthimin e tyre edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera, ata v\u00ebt\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb post q\u00eb nuk e njeh askush dhe nuk ndihmon ask\u00ebnd, shfaqen prepotenc\u00ebn e tyre prej gaztoresh n\u00eb komunitetin ton\u00eb vital.<\/p>\n<p>Kisha propozuar p\u00ebr aktivitete q\u00eb t\u00eb mbanin vulen e k\u00ebsaj Dege, si Piknikun e Vatres n\u00eb \u00e7do fundprilli, konkursin historik me t\u00eb rinj\u00ebt, apo shtimin e radh\u00ebve t\u00eb Deg\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb aksione konkrete p\u00ebr t\u00eb ndihmuar \u00e7donj\u00ebrin q\u00eb ishte i pamunudr t\u00eb p\u00ebrballonte jetes\u00ebn, ose n\u00eb raste pamund\u00ebsish t\u00eb tjera. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, me Ambasadorin Galanxhi, kishim biseduar e, me porosi t\u00eb tij p\u00ebrgadita dosjet e veprimtarive t\u00eb Qendrave Fetare dhe te disa aktivist\u00ebve t\u00eb komunitetit, p\u00ebr t\u2019i dekoruar nga Presidenti i Republik\u00ebs. I vetmi aksion q\u00eb b\u00ebnim tre-kat\u00ebr vet\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb, ishin darkat dhe drekat me \u201cp\u00ebrsonalitete\u201d, q\u00eb kryetari t\u00eb mund t\u00eb vet\u00ebl\u00ebvdohej p\u00ebr \u201cb\u00ebmat e tij historike\u201d, me t\u00eb cilat nuk mund\u00a0 kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb lloj biografie p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb, Sekretari t\u00eb mburrej me donkishiotizmat e tij, pasi s\u2019njihte asnj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr ku mund t\u00eb\u00a0 diskutonte, si dhe anetari i k\u00ebshillit kombetar t\u00eb Vatr\u00ebs K. Q, q\u00eb dinte vet\u00ebm t\u00eb fliste me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb mos d\u00ebgjonte kurr\u00eb. T\u00eb tre menduan ta masin pun\u00ebn e tyre me hijen e m\u00ebngjesit, n\u00eb t\u00eb ecurit me shpin\u00eb nga dielli.<\/p>\n<p>Q\u00eb me dat\u00ebn 9 e pash\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb takimin e ati k\u00ebshilli, q\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e Partis\u00eb\u00a0 s\u00eb Pun\u00ebs di vet\u00ebm t\u00eb vendos p\u00ebrjashtime p\u00ebr fajet qe nuk i ke b\u00ebr\u00eb, di q\u00eb\u00a0 sharjet e tyre t\u2019ua adresoj\u00a0 t\u00eb tjer\u00ebve, me mendimin se kan\u00eb fuqi zeusiane t\u00eb shkarkojn\u00eb e ngarkojn\u00eb planetet me miop\u00ebsin\u00eb e kllounve, duke u b\u00ebr\u00eb qesharak n\u00eb nj\u00eb komunitet q\u00eb kurr\u00eb nuk i pranoi, edhe pse n\u00eb foltore e raste t\u00eb ndryshm\u00eb, k\u00ebrcenuan gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e njihnin\u00a0 Deg\u00ebn e Asgj\u00ebs\u00eb n\u00eb Detroit. Sinqerisht ndjej keqardhje p\u00ebr k\u00ebta tipa, q\u00eb nuk po korigjohen asnj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb t\u00eb pamundur pjes\u00ebmarrjen, i b\u00ebra k\u00ebtij k\u00ebshilli nj\u00eb let\u00ebr ku i sqaroja gjitha pun\u00ebt q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb \u00a0q\u00eb nga krijimi i k\u00ebsaj Dege, nj\u00eb kopje t\u00eb s\u00ebcil\u00ebs ia d\u00ebrgova dhe Kryesis\u00eb s\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Qend\u00ebr, por m\u00eb kot, pasi m\u00eb par\u00eb prapaskenat dhe bisedat me Konsullin, me priftin e Sh\u00ebn Palit dhe me kryetarin e Qendrs\u00eb Gjon Bu\u00e7aj, kishin fiksuar pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebrjashtimin tim, edhe pse ky veprim nuk ishte n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e votimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Deg\u00ebs, pasi un\u00eb isha zgjedhur nga Dega e jo nga K\u00ebshilli. Megjithat\u00eb, kush do t\u2019i njihte procedurat nga ata? Kanunorja e Vatr\u00ebs ende mban, q\u00eb nga viti 1926, dy nene q\u00eb kurdo e k\u00ebdo mund ta p\u00ebrjashtosh me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit. Statuti m\u00eb absurd dhe m\u00eb komunist q\u00eb mund t\u00eb gjindet n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs! Nj\u00eb statut q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb Kushtetuten Amerikane p\u00ebr lirit\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesat p\u00ebr tekstin e vendimit<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, me 11 janar, m\u00ebsova p\u00ebrjashtimin tim ( hahahaha)! dhe, po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb u shkrova Grishajt e Bu\u00e7ajt t\u00eb m\u00eb njoftonin me shkrim tekstin e keti vendimi t\u00eb pashoq! Prita disa dit\u00eb dhe me dat\u00ebn 26 m\u00eb vijn\u00eb dy shkresa me firm\u00eb t\u00eb sekretarit ( si gjithnj\u00eb, kryetari hedh gurin e fsheh dor\u00ebn!)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb m\u00eb shkruhej : \u201c N\u00eb baz\u00eb t\u00eb n\u00ebnit 9 dhe 59 t\u00eb Kanunores s\u00eb Vatr\u00ebs, \u00a0i mbledhur urgjent me dat\u00ebn 13 janar 2015, K\u00ebshlli i Vatr\u00ebs n\u00eb NY ka vendosur p\u00ebrjashtimin tuaj\u201d. Asnj\u00eb sqarim tjet\u00ebr se ku dhe si i kisha shkelur un\u00eb ato dy nene.<\/p>\n<p>Vazhdova k\u00ebmb\u00ebnguljen time n\u00eb Qend\u00ebr dhe, pas afro nj\u00eb muaj, mora k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: <strong><em>\u201c Sa i p\u00ebrket pyetjes\u00a0 tuaj \u201c cila \u00ebsht\u00eb shkelja q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb?\u201d, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje do ta gjeni n\u00eb spjegimin e Deg\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Michigan, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera <\/em><\/strong><em>( n\u00ebnkupto sa shum\u00eb shkelje do t\u00eb ishin! Shenimi im P.J)<strong> thuhet: \u201c\u2026 shar\u00eb dhe ofenduar edhe Zyrtaret e Vatres me familjet e tyre, si: duke filluar nga Sekretari i Vatres Mondi Rakaj, An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Kujtim Qafa, Kryetari i Vatres n\u00eb Michigan Alfons Grishaj, nuk u mjaftoj me aq pa ofenduar edhe\u2026..\u201d. \u2026<\/strong>nj\u00eb tekst qesharak dhe krejt i genjesht\u00ebrt! <\/em><\/p>\n<p>Kryesis\u00eb s\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare n\u00eb Qend\u00ebr, ose i p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb padituren, ose nuk di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi ka t\u00eb jet\u00eb e para. At\u00ebher\u00eb lind pyetja: pse kryesia nuk u k\u00ebrkoj fakte p\u00ebr sharjen q\u00eb Pjet\u00ebr Jaku u paska b\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre \u201cp\u00ebrsonaliteteve\u201d? Kur i ka shar\u00eb, ku dhe si? Me goj\u00eb a me shkrim, n\u00eb sht\u00ebpi a n\u00eb rrug\u00eb\u2026? Si mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pa ditur dhe pa k\u00ebrkuar asnj\u00eb sqarim, Kryesia n\u00eb Qend\u00ebr? <strong>N\u00eb k\u00ebrkesat e mia, asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme nuk u k\u00ebrkova rikthimin tim n\u00eb Vat\u00ebr, as nuk ua k\u00ebrkoj kurr\u00eb<\/strong>, pasi shoqata si ajo, ose Panfederata, si\u00e7 mundohen ta thirrin, ku ne \u201cFederaten\u201d e saj nuk ka asnj\u00eb bashkim tjet\u00ebr, mund t\u2019i krijoj\u00eb nga dhjet\u00eb n\u00eb muaj. Q\u00eb nga\u00a0 11 Janari un\u00eb u k\u00ebrkova vet\u00ebm shkakun e\u00a0 p\u00ebrjashtimit, t\u00eb sqaruar deri n\u00eb detaje. At\u00eb dit\u00eb e sot ata shpifin, q\u00eb m\u00ebkatet e tyre t\u2019ia l\u00ebn\u00eb Pjet\u00ebr Jakut. Shpifin e nuk reshtin s\u00eb shpifuri, aq sa me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat e tyre ogurzeza p\u00ebrpiqen t\u00eb m\u00eb krijojn\u00eb edhe probleme familjare, duke i ndryshuar her\u00eb mbas here shkaqet imagjinare t\u00eb nj\u00eb fantazie mediokre, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb m\u00eb pengojn\u00eb, pa ia arritur kurr\u00eb, edhe n\u00eb jet\u00ebn e pun\u00ebn time. \u00a0Komuniteti i ka kuptuar tashm\u00eb, se kush jan\u00eb k\u00ebta vatran\u00eb, q\u00eb Vatren jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta njohin ve\u00e7 n\u00eb vitin 2012 e, shum\u00eb sish, nuk e njohin as sot, t\u00eb pakt\u00ebn historikisht, se rol tjet\u00ebr nuk i ka mbetur.<\/p>\n<p>Un\u00eb u fala shum\u00eb koh\u00eb e pun\u00eb miq\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ma shp\u00ebrblyen me turpin e tyre t\u00eb pakthyesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb qet\u00ebsohem, duke mos u penduar kurr\u00eb, edhe pse duan t\u2019i pron\u00ebsojn\u00eb edhe pun\u00ebt e mia. Keq m\u00eb vjen se nuk b\u00ebra aq shum\u00eb sa t\u00eb ndihmoj dik\u00eb, por edhe me aq sa b\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb pak. Duke iu drejtuar Hygoit, p\u00ebrs\u00ebri gj\u00ebj qet\u00ebsin\u00eb e munguar t\u00eb k\u00ebtyre muajve. \u201c Mos i fal\u00eb nj\u00ebmij\u00eb gj\u00ebra, dikujt q\u00eb di t\u00eb num\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb!\u201d<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>12 Prill 2015<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjet\u00ebr Jaku Ndoshta edhe s\u2019ia vlen t\u00eb spjegosh nj\u00eb akt, q\u00eb jo vet\u00ebm miq\u00ebsor, por as njer\u00ebzor nuk \u00ebsht\u00eb. Duke d\u00ebgjuar prej muajsh k\u00ebrkes\u00ebn e miq\u00ebve p\u00ebr t\u00eb spjeguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5052,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-5051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5053,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5051\/revisions\/5053"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}