{"id":5042,"date":"2015-04-08T16:41:09","date_gmt":"2015-04-08T16:41:09","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5042"},"modified":"2015-04-08T16:41:09","modified_gmt":"2015-04-08T16:41:09","slug":"reportazh-nga-vendbanimet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5042","title":{"rendered":"Reportazh nga vendbanimet shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ohri: Beqir SINA<\/strong><\/p>\n<p>Oh\u00ebr: Dikur na ishin shqiptar\u00ebt, tani mbesin minoritet me vet\u00a0\u00ebm\u00a06t\u00a0\u00eb\u00a0p\u00ebr qind t\u00a0\u00eb\u00a0popullsis\u00a0\u00eb<\/p>\n<p>Ohri, \u00a0i cili ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet, m\u00eb t\u00eb lashta shqiptare, \u00ebsht\u00eb qytet i cili ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn jug-perendimore t\u00eb Maqedonis\u00eb pran\u00eb liqenit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr dhe ka diku rreth 50 000 banor\u00eb.Ohri, dikur shqiptar \u00ebsht\u00eb<!--more--> nd\u00ebrtuar nga ilir\u00ebt, m\u00eb drejt enkelejt\u00ebt, q\u00eb banonin ne k\u00ebt\u00eb rajon. Sipas deponimeve historike, thuhet se n\u00eb vitin 1462 Sk\u00ebnderbeu me ushtrin e\u00a0tij zoteronte edhe Ohrin dhe rrethinat e tij si qytet. Ohri sipas statistikave m\u00eb t\u00eb fundit si qytet pa rrethinat ka 50.033 banor\u00eb (2012), prej tyre 80,39 % ose 33.791 Maqedonas dhe 7,02 % ose 2.959 Shqiptar\u00eb. Emra t\u00eb fshatrave t\u00eb Ohrit \u2013 dhe shenjat e sinjalikistikes , dokumentat zyrtare, tabelat e shitoreve , emrat e rrugeve, gudia truristike, librat shkollor, sherbimi social me perjashtim te lagjes se shqiptareve ne pazarin e vjeter ku flitet shqip,\u00a0jan t\u00eb gjitha Maqedonisht, kryesisht n\u00eb alfabetin cirilik.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet karakteristik shqiptar i nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb se 2\/3 sipas modelit t\u00eb disa qyteteve shqiptare.\u00a0Oh\u00ebri ka ngjashm\u00ebri strukturore dhe arkitoteknetike t\u00eb qyteteve tona, si Berati, Gjirokastra apo Kruja. Oh\u00ebri ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn jugper\u00ebndimore te Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, rreth 176 kilometra larg kryeqytetit t\u00eb Maqedonis &#8211;\u00a0Shkupit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb bukura turistike n\u00eb vend, me nj\u00eb num\u00ebr shum t\u00eb madh vizitor\u00ebsh sidomos gjat\u00eb sezonit veror. Nuk \u00ebsht\u00eb qytet shum\u00eb i madh se me rreth 70 000 banor\u00eb me gjith fshatrat p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis sot e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sllavo maqedonasit, mandej shqiptar\u00eb, turq, por ka edhe \u00a0rom\u00eb e pakica\u00a0t\u00eb tjer\u00eb. Deri n\u00eb Luft\u00ebm e Par\u00eb Ballkanike Ohri ishte nj\u00eb qytet i banuar kryesisht me shqiptar\u00eb, ku pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb e p\u00ebrb\u00ebnin musliman\u00ebt. Sipas Edit Durham, nj\u00eb shkrimtare angleze, n\u00eb vitin 1904 Ohri ishte nj\u00eb qytet musliman gjegj\u00ebsisht shqiptar\u00eb. Pas ngjarjeve te fillim shekullit t\u00eb kaluar, pas coptimit t\u00eb shum territoreve shqiptare edhe Ohri mbeti n\u00ebn adminstrimin e shteteve sllave, t\u00eb cil\u00eb si n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb tjera ushtruan politk\u00ebn asimiluese ndaj shqiptar\u00ebve. Sidomos pas vitit 1945 n\u00eb koh\u00eb e ish-Jugosllavis\u00eb, kohen famekeqe te Rankoviqit\u00a0thuhet se\u00a0nga qyteti i Ohrit, u largua nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis. N\u00eb qytetin e Ohrit kan\u00eb jetuar fiset ilire t\u00eb gropajve. Por, sipas nji ciceroni shqiptar qe na shoqeronte ne kete udhetim Maqedonasit e shfrytezojne sot Ohrin para te huajve si vendorigjina e popujve sllavo-maqedonas. Statujat me te larta per rreth liqenit ne qender te qytetit i jane dedikuar figruave te njohura fetare sllavo &#8211; maqedonase.<\/p>\n<p><strong>Historia:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr here t\u00eb pare Ohri p\u00ebrmendet qysh n\u00eb shekullin e III para er\u00ebs son\u00eb, me emrin Ilir Lyhnida. M\u00eb von\u00eb mbas pushtimit romak Lyhnida u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr venbanimet m\u00eb t\u00eb rend\u00ebsishme t\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb kryesore n\u00eb ballkan Via Egnatia n\u00eb sip\u00ebrfaqen e Epirit t\u00eb Ri. Prej vitit 976 deri n\u00eb vitin 1014 ishte i pushtuar nga mbreti bullgar Car Samuili. Nga fundi i shekullit XI u sulmua nga Norman\u00ebt nga Italia, mandej u pushtua p\u00ebrs\u00ebri nga bullgar\u00ebt dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga Bizanti.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e XII ishte nj\u00eb qend\u00ebr e rend\u00ebsishme tregtare, nd\u00ebrsa n\u00eb shekullin XIII e kishte kolonin tregtare t\u00eb Armen\u00ebve. M\u00eb pas si i gjith\u00eb Gadishulli Ballkanik edhe Ohri u psuhtua nga turqit. N\u00eb vitin 1941 dhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore Ohri si disa qytete tjera shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe nj\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs ju bashkuan Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs k\u00ebto territore ju shk\u00ebputen p\u00ebrs\u00ebri Shqop\u00ebris\u00eb dhe ju bashkuan shteteve sllave.<\/p>\n<p><strong>OHER-<\/strong><\/p>\n<p>Simbas Bardhyll Berberit n\u00eb nji reportazh t\u00eb tij p\u00ebr gazet\u00ebn Shqiptare, thuhet se :\u201dVet\u00ebm 39 km larg nga dogana e Tushemishtit ndodhet qyteti i Ohrit. Nj\u00eb rrug\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb midis pyllit dhe hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb liqenit deri sa t\u00eb shkosh n\u00eb Oh\u00ebr pasi ke kaluar Lubanishtin, Trepezic\u00ebn dhe Peshtanin kalon hotelet luksoze &#8216;Desaret&#8217;, &#8216;Metropol&#8217;, &#8216;Granit&#8217; e &#8216;Sllavia&#8217;. Futesh n\u00eb autostrad\u00eb dhe befas shfaqen n\u00eb sfond konturet e Ohrit n\u00eb krahun e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb pylli me m\u00ebshtekna dhe pisha ku ndodhet vila e marshallit Tito i cili \u00e7do ver\u00eb, ashtu si udh\u00ebheq\u00ebsi komunist Hoxha, pushonte n\u00eb brigjet e t\u00eb nj\u00ebjtit liqen ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit secili n\u00eb pjes\u00ebn e tij Kalaja dhe qyteti i Ohrit i futur n\u00eb gjirin e liqenit i shtrir\u00eb edhe n\u00eb kod\u00ebr i japin Ohrit nj\u00eb pamje magjike. Ohri \u00ebsht\u00eb qytet i turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb i dy-trefishojn\u00eb popullat\u00ebn \u00e7do ver\u00eb, \u00ebsht\u00eb qytet i UNESKO-s s\u00eb bashku me liqenin q\u00eb mban emrin e k\u00ebtij qyteti. E reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashk\u00ebjetojn\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs duke i dh\u00ebn\u00eb qytetit nj\u00eb bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ohri i dikursh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Dikur Ohri ishte qytet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si p\u00ebr nga prezenca ashtu edhe p\u00ebr ndikimin e madh t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare. Madje, n\u00eb momente t\u00eb caktuara t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare n\u00eb shekullin XIX, Ohri nga patriot\u00ebt shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur nga perandoria osmane. Mbi 80 % e banor\u00ebve t\u00eb Ohrit kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shqiptar\u00eb. Por, sot pas nj\u00ebqind vitesh gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. Tashm\u00eb, edhe prezenca shqiptare k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb simbolike dhe e pap\u00ebrfillshme dhe padyshim shp\u00ebrnguljet n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb dhe migrimet m\u00eb t\u00eb vonshme drejt Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb boshatisjen e k\u00ebtij qyteti. Qyteti i cili n\u00eb mesjet\u00eb qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kan\u00eb dal\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura t\u00eb tjera, sipas regjistrimit t\u00eb fundit num\u00ebron rreth 3600 banor\u00eb shqiptar\u00eb ose rreth 6 % t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ohrit. Nga vitin 1930 deri n\u00eb vitin 1945 midis Pogradecit dhe Ohrit ka pasur nj\u00eb linj\u00eb komunikimi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vapori i cili vinte \u00e7do dit\u00eb nga Ohri n\u00eb Pogradec duke transportuar njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit dhe mallra ushqimore dhe industriale.<\/p>\n<p><strong>Qyteti i Ohrit so<\/strong><\/p>\n<p>Sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ndjehen n\u00ebn hijen e atyre t\u00eb Strug\u00ebs sepse gjith\u00e7ka i lidh me Strug\u00ebn, duke filluar nga biznesi, shkollimi apo edhe pun\u00ebsimi n\u00eb disa raste pasi n\u00eb Strug\u00eb jetojn\u00eb mbi 65 % shqiptar\u00eb. Struga \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar si nj\u00eb oaz p\u00ebr ata shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb ikur n\u00eb emigrim jan\u00eb afruar n\u00eb qytetin e Strug\u00ebs vet\u00ebm 11 km larg qytetit t\u00eb Ohrit. &#8220;Kjo situat\u00eb ka ndikuar q\u00eb disa edhe t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb drejtim t\u00eb Strug\u00ebs&#8221;, &#8211; na thot\u00eb p\u00ebr &#8220;Gazet\u00ebn Shqiptare&#8221; kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs, Ramiz Merko. Ai thekson se, pothuajse se shqiptar\u00ebt po braktisin Ohrin si rezultat i paperspektiv\u00ebs dhe mospasjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, respektivisht diskriminimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Le t\u00eb marrim nj\u00eb shembull konkret p\u00ebr t\u00eb ilustruar mendimin e m\u00ebsip\u00ebrm: N\u00eb qytetin e Ohrit ka nj\u00eb shkoll\u00eb fillore ku m\u00ebsohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe &#8220;V\u00ebllaz\u00ebrim Bashkimi&#8221;, ku numri i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe. Para disa viteve funksiononin kat\u00ebr klas\u00eb t\u00eb para me nga tridhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa sot zhvillojn\u00eb m\u00ebsimin vet\u00ebm dy klas\u00eb me nga pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, ky shembull nuk ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koment p\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit. Nedim Pollozhani, veprimtar politik nga Ohri, thekson se pavar\u00ebsisht ecuris\u00eb pozitive q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa drejtime viteve t\u00eb fundit, shqiptar\u00ebve t\u00eb Ohrit iu mbetet t\u00eb vazhdojn\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes se tyre. &#8220;Padyshim se p\u00ebr ndryshimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Oh\u00ebr, rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb dhe subjektet politike shqiptare. K\u00ebtu para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb subjektet politike t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve t\u00eb Ohrit t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb parealizueshme. Kjo sipas Pollozhanit do t\u00eb arrihej duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfshirjen dhe avancimin e kuadrove nga qyteti jon\u00eb n\u00eb pushtetin qendror, si mekaniz\u00ebm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj komune. I vetmi p\u00ebrfaq\u00ebsues i shqiptar\u00ebve n\u00eb K\u00ebshillin Komunar t\u00eb Ohrit, Kujtim Hyseni na thot\u00eb se n\u00ebse duam t\u00eb p\u00ebrmendim p\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar p\u00ebr braktisjen e shqiptar\u00ebve nga Ohri t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb emigrimi, d\u00ebbimin apo degdisjen e shqiptar\u00ebve nga k\u00ebto troje si rezultat i nj\u00eb trysnie sistematike. K\u00ebshtu n\u00eb 100 vjet\u00ebt e shkuara n\u00eb Oh\u00ebr jetonin rreth 80% shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa tani, kur takon ndonj\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebs nga diku tjet\u00ebr, t\u00eb pyet: &#8216;Paska shqiptar\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr?'&#8221;, &#8211; thekson, &#8211; &#8220;Shqiptar\u00ebt k\u00ebtu kam p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb si ai zogu i vog\u00ebl q\u00eb sapo ka dal\u00eb nga veza e q\u00eb pret zogun m\u00ebm\u00eb t&#8217;i sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Na ka mbetur t\u00eb shpresojm\u00eb se mrekullit\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekzistojn\u00eb&#8221;. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Ohrit Aleksand\u00ebr Petrevski, gradualisht gjendja e shqiptar\u00ebve po ndryshon pozitivisht n\u00eb aspektin e investimeve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb organet e pushtetit vendor. Kryetari Petrevski thekson se gjat\u00eb dy mandateve q\u00eb ai po drejton qytetin e Ohrit vet\u00ebm n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb Petrevskit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb investimesh n\u00eb lagjet shqiptare, q\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra ishin n\u00eb pritje dhe harres\u00eb. K\u00ebshilltari shqiptar Hyseni thekson se problematike \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pun\u00ebsimit sidomos n\u00ebp\u00ebr institucionet e nivelit qendror. &#8220;\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme q\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsohen kuadro nga Struga, Dibra apo vende t\u00eb tjera dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit t\u00eb mbesin pa pun\u00eb. Kjo praktik\u00eb duhet t\u00eb ndalet n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb avancimit t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit n\u00eb organet e pushtetit lokal, mund t\u00eb them se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje dhe gradualisht numri i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje progresive, fal\u00eb edhe kujdesit q\u00eb po tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Ohrit&#8221;, &#8211; thekson k\u00ebshilltari i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb K\u00ebshillin e Ohrit, Kujtim Hyseni.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Ohrit me Pogradecin :<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kaq af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr 50 vjet k\u00ebto dy qytete fqinje kan\u00eb q\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluara nga diktatura dhe shihnin n\u00eb mbr\u00ebmje vet\u00ebm drita t\u00eb ndezura buz\u00eb liqenit. Me ardhjen e demokracis\u00eb u shemb muri ndar\u00ebs. Etapat evoluuan me shpejt\u00ebsi nga nj\u00eb viz\u00eb q\u00eb mund ta merrje n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Maqedoni m\u00eb pas vizat merreshin n\u00eb kufi, m\u00eb pas u vendos nj\u00eb pasaport\u00eb kufitare q\u00eb futeshe n\u00eb Maqedoni pa lek\u00eb dhe m\u00eb pas nga dita e djeshme kalimi i kufirit n\u00eb Maqedoni ka filluar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me karta identiteti. Prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb vendosur festa e Liqenit q\u00eb festohet \u00e7do 21 qershor me rotacion nj\u00eb vit n\u00eb Pogradec, nj\u00eb vit n\u00eb Oh\u00ebr dhe vitin tjet\u00ebr n\u00eb Strug\u00eb. S\u00eb bashku t\u00eb dy shtetet festojn\u00eb fest\u00ebn fetare t\u00eb Sh\u00ebn Nuamit n\u00eb \u00e7do 3 korrik. Prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb traget midis Ohrit &#8211; Pogradecit dhe Strug\u00ebs por kjo ka ngelur nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr vere. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb burokratike q\u00eb vazhdon pambarimisht midis dy shteteve p\u00ebr t\u00eb firmosur marr\u00ebveshjen dy pal\u00ebshe q\u00eb ky projekt t\u00eb marri jet\u00eb. Tre kryetar\u00ebt e bashkive respektive Artan Shk\u00ebmbi i Pogradecit, Ramiz Merko i Strug\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Petrevski i Ohrit kan\u00eb vendosur t\u00eb sfidojn\u00eb pushtetin qendror t\u00eb shteteve t\u00eb tyre duke mbushur tragetin me administratat e tyre dhe gazetar\u00ebt e rajonit dhe p\u00ebr t\u00eb thyer k\u00ebt\u00eb zvarritje burokratike, por edhe ata nuk e realizuan k\u00ebt\u00eb premtim sepse as ata nuk e realizuan k\u00ebt\u00eb projekt dhe ngeli si \u00ebndrra e nj\u00eb nate vere.<\/p>\n<p><strong>Zhduken shqiptar\u00ebt e Ohrit, mbesin 6 p\u00ebr qind<\/strong><\/p>\n<p>Ne nji shkrim te tij per gazeten &#8220;Shqiptare&#8221; , Bardhyl Berberi, shkruan se :&#8221;Vet\u00ebm 39 km larg nga dogana e Tushemishtit ndodhet qyteti i Ohrit. Nj\u00eb rrug\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb midis pyllit dhe hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb liqenit deri sa t\u00eb shkosh n\u00eb Oh\u00ebr pasi ke kaluar Lubanishtin, Trepezic\u00ebn dhe Peshtanin kalon hotelet luksoze &#8216;Desaret&#8217;, &#8216;Metropol&#8217;, &#8216;Granit&#8217; e &#8216;Sllavia&#8217;. Futesh n\u00eb autostrad\u00eb dhe befas shfaqen n\u00eb sfond konturet e Ohrit n\u00eb krahun e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb pylli me m\u00ebshtekna dhe pisha ku ndodhet vila e marshallit Tito i cili \u00e7do ver\u00eb, ashtu si udh\u00ebheq\u00ebsi komunist Hoxha, pushonte n\u00eb brigjet e t\u00eb nj\u00ebjtit liqen ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri-tjetrit secili n\u00eb pjes\u00ebn e tij Kalaja dhe qyteti i Ohrit i futur n\u00eb gjirin e liqenit i shtrir\u00eb edhe n\u00eb kod\u00ebr i japin Ohrit nj\u00eb pamje magjike. Ohri \u00ebsht\u00eb qytet i turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb i dy-trefishojn\u00eb popullat\u00ebn \u00e7do ver\u00eb, \u00ebsht\u00eb qytet i UNESKO-s s\u00eb bashku me liqenin q\u00eb mban emrin e k\u00ebtij qyteti. E reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashk\u00ebjetojn\u00eb pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs duke i dh\u00ebn\u00eb qytetit nj\u00eb bukuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. &#8221;<\/p>\n<p><strong>Ohri i dikursh\u00ebm\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Dikur Ohri ishte qytet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si p\u00ebr nga prezenca ashtu edhe p\u00ebr ndikimin e madh t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare. Madje, n\u00eb momente t\u00eb caktuara t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare n\u00eb shekullin XIX, Ohri nga patriot\u00ebt shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur nga perandoria osmane. Mbi 80 % e banor\u00ebve t\u00eb Ohrit kan\u00eb q\u00ebn\u00eb shqiptar\u00eb. Por, sot pas nj\u00ebqind vitesh gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. Tashm\u00eb, edhe prezenca shqiptare k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb simbolike dhe e pap\u00ebrfillshme dhe padyshim shp\u00ebrnguljet n\u00eb drejtim t\u00eb Turqis\u00eb dhe migrimet m\u00eb t\u00eb vonshme drejt Evrop\u00ebs dhe Amerik\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn n\u00eb boshatisjen e k\u00ebtij qyteti. Qyteti i cili n\u00eb mesjet\u00eb qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kan\u00eb dal\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura t\u00eb tjera, sipas regjistrimit t\u00eb fundit num\u00ebron rreth 3600 banor\u00eb shqiptar\u00eb ose rreth 6 % t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ohrit. Nga vitin 1930 deri n\u00eb vitin 1945 midis Pogradecit dhe Ohrit ka pasur nj\u00eb linj\u00eb komunikimi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vapori i cili vinte \u00e7do dit\u00eb nga Ohri n\u00eb Pogradec duke transportuar njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit dhe mallra ushqimore dhe industriale.<\/p>\n<p><strong>Qyteti i Ohrit sot\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ndjehen n\u00ebn hijen e atyre t\u00eb Strug\u00ebs sepse gjith\u00e7ka i lidh me Strug\u00ebn, duke filluar nga biznesi, shkollimi apo edhe pun\u00ebsimi n\u00eb disa raste pasi n\u00eb Strug\u00eb jetojn\u00eb mbi 65 % shqiptar\u00eb. Struga \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar si nj\u00eb oaz p\u00ebr ata shqiptar\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb ikur n\u00eb emigrim jan\u00eb afruar n\u00eb qytetin e Strug\u00ebs vet\u00ebm 11 km larg qytetit t\u00eb Ohrit. &#8220;Kjo situat\u00eb ka ndikuar q\u00eb disa edhe t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb drejtim t\u00eb Strug\u00ebs&#8221;, &#8211; na thot\u00eb p\u00ebr &#8220;Gazet\u00ebn Shqiptare&#8221; kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Strug\u00ebs, Ramiz Merko. Ai thekson se, pothuajse se shqiptar\u00ebt po braktisin Ohrin si rezultat i paperspektiv\u00ebs dhe mospasjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, respektivisht diskriminimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Le t\u00eb marrim nj\u00eb shembull konkret p\u00ebr t\u00eb ilustruar mendimin e m\u00ebsip\u00ebrm: N\u00eb qytetin e Ohrit ka nj\u00eb shkoll\u00eb fillore ku m\u00ebsohet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe &#8220;V\u00ebllaz\u00ebrim Bashkimi&#8221;, ku numri i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe. Para disa viteve funksiononin kat\u00ebr klas\u00eb t\u00eb para me nga tridhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa sot zhvillojn\u00eb m\u00ebsimin vet\u00ebm dy klas\u00eb me nga pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, ky shembull nuk ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr koment p\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit. Nedim Pollozhani, veprimtar politik nga Ohri, thekson se pavar\u00ebsisht ecuris\u00eb pozitive q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa drejtime viteve t\u00eb fundit, shqiptar\u00ebve t\u00eb Ohrit iu mbetet t\u00eb vazhdojn\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes se tyre. &#8220;Padyshim se p\u00ebr ndryshimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Oh\u00ebr, rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb dhe subjektet politike shqiptare. K\u00ebtu para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb subjektet politike t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve t\u00eb Ohrit t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb parealizueshme. Kjo sipas Pollozhanit do t\u00eb arrihej duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfshirjen dhe avancimin e kuadrove nga qyteti jon\u00eb n\u00eb pushtetin qendror, si mekaniz\u00ebm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj komune. I vetmi p\u00ebrfaq\u00ebsues i shqiptar\u00ebve n\u00eb K\u00ebshillin Komunar t\u00eb Ohrit, Kujtim Hyseni na thot\u00eb se n\u00ebse duam t\u00eb p\u00ebrmendim p\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar p\u00ebr braktisjen e shqiptar\u00ebve nga Ohri t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb emigrimi, d\u00ebbimin apo degdisjen e shqiptar\u00ebve nga k\u00ebto troje si rezultat i nj\u00eb trysnie sistematike. K\u00ebshtu n\u00eb 100 vjet\u00ebt e shkuara n\u00eb Oh\u00ebr jetonin rreth 80% shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa tani, kur takon ndonj\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebs nga diku tjet\u00ebr, t\u00eb pyet: &#8216;Paska shqiptar\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr?'&#8221;, &#8211; thekson, &#8211; &#8220;Shqiptar\u00ebt k\u00ebtu kam p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb si ai zogu i vog\u00ebl q\u00eb sapo ka dal\u00eb nga veza e q\u00eb pret zogun m\u00ebm\u00eb t&#8217;i sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Na ka mbetur t\u00eb shpresojm\u00eb se mrekullit\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekzistojn\u00eb&#8221;. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, kryetarin e Komun\u00ebs s\u00eb Ohrit Aleksand\u00ebr Petrevski, gradualisht gjendja e shqiptar\u00ebve po ndryshon pozitivisht n\u00eb aspektin e investimeve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb organet e pushtetit vendor. Kryetari Petrevski thekson se gjat\u00eb dy mandateve q\u00eb ai po drejton qytetin e Ohrit vet\u00ebm n\u00eb qeverisjen lokale t\u00eb Petrevskit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb investimesh n\u00eb lagjet shqiptare, q\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra ishin n\u00eb pritje dhe harres\u00eb. K\u00ebshilltari shqiptar Hyseni thekson se problematike \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pun\u00ebsimit sidomos n\u00ebp\u00ebr institucionet e nivelit qendror. &#8220;\u00cbsht\u00eb e pakuptueshme q\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsohen kuadro nga Struga, Dibra apo vende t\u00eb tjera dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Ohrit t\u00eb mbesin pa pun\u00eb. Kjo praktik\u00eb duhet t\u00eb ndalet n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb avancimit t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimit n\u00eb organet e pushtetit lokal, mund t\u00eb them se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje dhe gradualisht numri i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje progresive, fal\u00eb edhe kujdesit q\u00eb po tregon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim Kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Ohrit&#8221;, &#8211; thekson k\u00ebshilltari i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb K\u00ebshillin e Ohrit, Kujtim Hyseni.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet e Ohrit me Pogradecin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shkrimit t\u00eb tij Bardhyl Berberi shkruan se :&#8221;Ndon\u00ebse kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kaq af\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr 50 vjet k\u00ebto dy qytete fqinje kan\u00eb q\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluara nga diktatura dhe shihnin n\u00eb mbr\u00ebmje vet\u00ebm drita t\u00eb ndezura buz\u00eb liqenit. Me ardhjen e demokracis\u00eb u shemb muri ndar\u00ebs. Etapat evoluuan me shpejt\u00ebsi nga nj\u00eb viz\u00eb q\u00eb mund ta merrje n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Maqedoni m\u00eb pas vizat merreshin n\u00eb kufi, m\u00eb pas u vendos nj\u00eb pasaport\u00eb kufitare q\u00eb futeshe n\u00eb Maqedoni pa lek\u00eb dhe m\u00eb pas nga dita e djeshme kalimi i kufirit n\u00eb Maqedoni ka filluar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me karta identiteti. Prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb vendosur festa e Liqenit q\u00eb festohet \u00e7do 21 qershor me rotacion nj\u00eb vit n\u00eb Pogradec, nj\u00eb vit n\u00eb Oh\u00ebr dhe vitin tjet\u00ebr n\u00eb Strug\u00eb. S\u00eb bashku t\u00eb dy shtetet festojn\u00eb fest\u00ebn fetare t\u00eb Sh\u00ebn Nuamit n\u00eb \u00e7do 3 korrik. Prej m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb vendoset nj\u00eb traget midis Ohrit &#8211; Pogradecit dhe Strug\u00ebs por kjo ka ngelur nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr vere. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb burokratike q\u00eb vazhdon pambarimisht midis dy shteteve p\u00ebr t\u00eb firmosur marr\u00ebveshjen dy pal\u00ebshe q\u00eb ky projekt t\u00eb marri jet\u00eb. Tre kryetar\u00ebt e bashkive respektive Artan Shk\u00ebmbi i Pogradecit, Ramiz Merko i Strug\u00ebs dhe Aleksand\u00ebr Petrevski i Ohrit kan\u00eb vendosur t\u00eb sfidojn\u00eb pushtetin qendror t\u00eb shteteve t\u00eb tyre duke mbushur tragetin me administratat e tyre dhe gazetar\u00ebt e rajonit dhe p\u00ebr t\u00eb thyer k\u00ebt\u00eb zvarritje burokratike, por edhe ata nuk e realizuan k\u00ebt\u00eb premtim sepse as ata nuk e realizuan k\u00ebt\u00eb projekt dhe ngeli si \u00ebndrra e nj\u00eb nate vere.&#8221;<\/p>\n<p>tetor, 2013<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ohri: Beqir SINA Oh\u00ebr: Dikur na ishin shqiptar\u00ebt, tani mbesin minoritet me vet\u00a0\u00ebm\u00a06t\u00a0\u00eb\u00a0p\u00ebr qind t\u00a0\u00eb\u00a0popullsis\u00a0\u00eb Ohri, \u00a0i cili ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qytetet, m\u00eb t\u00eb lashta shqiptare, \u00ebsht\u00eb qytet i cili ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn jug-perendimore t\u00eb Maqedonis\u00eb pran\u00eb liqenit me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr dhe ka diku rreth 50 000 banor\u00eb.Ohri, dikur shqiptar \u00ebsht\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5043,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5042","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5042"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5042\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5044,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5042\/revisions\/5044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}