{"id":5019,"date":"2015-03-27T22:55:48","date_gmt":"2015-03-27T22:55:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5019"},"modified":"2015-03-27T22:55:48","modified_gmt":"2015-03-27T22:55:48","slug":"mamica-kastrioti-motra-e-skenderbeut-ka-qene-bashkepuntorja-e-tij-me-e-mire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=5019","title":{"rendered":"Mamica  Kastrioti, motra e Skenderbeut, ka qene bashkepuntorja e tij me e mire"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Liliana-Pere.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-5021\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Liliana-Pere-300x244.jpg\" alt=\"Liliana Pere\" width=\"300\" height=\"244\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Liliana-Pere-300x244.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/Liliana-Pere.jpg 587w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Ing. Liliana Pere<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Mamica ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngjarjet e koh\u00ebs. Ajo ishte nj\u00eb grua e men\u00e7ur dhe u shqua edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt e Sk\u00ebnderbeut. \u201cMendja e ndritur e k\u00ebsaj gruaje, shkruan Barleti, mund t\u00eb admirohet sidomos p\u00ebr faktin q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e p\u00ebrdori at\u00eb shpesh si shoqe, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebshillohej p\u00ebr pun\u00ebt e veta<\/strong> Mamica ishte motra e vog\u00ebl e Sk\u00ebnderbeut. Barleti e p\u00ebrmend at\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kur flet p\u00ebr Gjon Kastriotin, zot\u00ebrimet dhe familjen e tij.<!--more--><\/p>\n<p><strong>\u00a0Mamica ka qen\u00eb nj\u00eb grua e bukur dhe e fort\u00eb. Ajo u shqua<\/strong> si nj\u00eb zonj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb drejtimin e zot\u00ebrimit t\u00eb saj. Mamica, sipas Barletit, \u201ctregoi nj\u00eb maturi dhe shkatht\u00ebsi t\u00eb atill\u00eb qeverimi me p\u00ebrzem\u00ebrsi t\u00eb popullit, sa zor se ka q\u00ebn\u00eb dikur m\u00eb i madh n\u00eb at\u00eb vend bashkimi i qytetar\u00ebve, bindja e turm\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrmbledhur. Sipas Barletit, nj\u00eb sjellje e till\u00eb nga zot\u00ebrinjt\u00eb \u201cndodh shum\u00eb rrall\u00eb Bukuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pamje e ve\u00e7ant\u00eb e gravet, dhe hijeshia e fytyr\u00ebs dhe e trupit, ishte n\u00eb harmoni dhe p\u00ebrshtatje t\u00eb plot\u00eb me stolit\u00eb e tjetra t\u00eb shpirtit<br \/>\n<strong>K\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim midis Sk\u00ebnderbeut dhe Mamic\u00ebs e p\u00ebrmend edhe Frangu, por ky e quan t\u00eb motr\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut jo Mamica por Mariza Mamica \u201ckishte q\u00ebndruar vazhdimisht virgj\u00ebresh\u00eb dhe e pamartuar p\u00ebr hir t\u00eb v\u00ebllait,<\/strong> <strong>q\u00eb po i kthehej fitimtar;<\/strong> ai e martoi pastaj dhe i vuri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vend nderin e dikursh\u00ebm \u201cPas rifitimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb nga Sk\u00ebnderbeu &#8230; (Mamica) &#8230; u martua me Muzak Topin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Martesa e Mamic\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e tregon vet\u00ebm Biemmi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori m\u00eb vete. Martesa u b\u00eb m\u00eb 26 janar 1445 n\u00eb \u201cMusachiana\u201d nj\u00eb vend q\u00eb ndodhej, sipas Nolit, midis Durr\u00ebsit dhe Kruj\u00ebs N\u00eb dasm\u00eb ishin ftuar t\u00eb gjith\u00eb \u201cprinc\u00ebrit\u201d dhe krer\u00ebt e vendit.<\/strong> <strong>Midis t\u00eb ftuarve, ndodheshin Lek\u00eb Dukagjini dhe Zaharia Altisfero, (Lek\u00eb Zaharia), zot i Danj\u00ebs.<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201c \u201cZonja e pest\u00eb Mamica pati p\u00ebr burr\u00eb Muzak Topin\u00eb, sepse zoti Sk\u00ebnderbe e ndau nga gru<\/strong>aja e par\u00eb, q\u00eb quhej zonja Zanfina ose Suina Muzaka, dhe i dha zonj\u00ebs s\u00eb th\u00ebn\u00eb Mamica, motr\u00ebs s\u00eb tij\u201d N\u00eb fund t\u00eb kujtimeve mbi gjenealogjin\u00eb e familjes Gjon Muzaka shkruan se me Muzak Topin\u00eb u martua motra e Sk\u00ebnderbeut \u201cYella\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ai kund\u00ebrshtohet edhe nga Barleti, q\u00eb sh\u00ebnon si burr\u00eb t\u00eb Mamic\u00ebs Muzak Topin\u00eb. Mamica pati me Muzak Topin\u00eb kat\u00ebr djem dhe dy vajzaNga k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb, njohim vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn vajz\u00eb, me emrin Jell\u00eb, Kjo u martua me zotin Andrea Muzaka<\/p>\n<p>. Djemt\u00eb e Mamic\u00ebs, sipas Gjon Muzak\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb \u201cturqMartes\u00ebn e Mamic\u00ebs me Muzak Topin\u00eb e p\u00ebrmend edhe Gjon Muzaka, nj\u00eb fisnik i vjet\u00ebr nga familja e Muzakajve dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar i Sk\u00ebnderbeut. Ai e p\u00ebrmend at\u00eb n\u00eb \u201cGjenealogjin\u00eb e familjes s\u00eb tij \u201d, t\u00eb cil\u00ebn e shkruajti n\u00eb vitin 1510 n\u00eb Napoli, ku gjendej i m\u00ebrguar Gjon Muzaka e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb martes\u00eb disa her\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/p>\n<p>Muzak Topia ishte i martuar. Gruaja e tij quhej \u201csinjora Zanfina ose Suina Ai kishte me t\u00eb dy f\u00ebmij\u00eb. Nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, kuptohet se martesa e Mamic\u00ebs me Muzak Topin\u00eb kishte karakter t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik. Kjo martes\u00eb duhej t\u2019i sh\u00ebrbente forcimit t\u00eb aleancave dhe lidhjeve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut me zot\u00ebrinjt\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb vendit. Prishja e martes\u00ebs s\u00eb Zanfin\u00ebs me Muzak Topin\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe. Gjon Muzaka q\u00eb tregon k\u00ebt\u00eb ngjarje, shkruan se Sk\u00ebnderbeu e prishi k\u00ebt\u00eb martes\u00eb, duke mos marr\u00eb parasysh \u201cas Zotin dhe as gj\u00eb tjet\u00ebr dhe as f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ata kishin<br \/>\nPas ndarjes, Zanfina u martua me Moisi Golemin (Moise Comino Aranitj<br \/>\n<strong>Muzak Topia pati nj\u00eb fund tragjik n\u00eb luft\u00eb.<br \/>\n<\/strong><br \/>\n<strong>Ai mori pjes\u00eb me Sk\u00ebnderbeun n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr pushtimin e Beratit 1455.<br \/>\n<\/strong><br \/>\nTre dit\u00eb pas fillimit t\u00eb fushat\u00ebs, turqit k\u00ebrkuan \u201cnj\u00eb muaj koh\u00eb arm\u00ebpushim\u201d p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar k\u00ebshtjell\u00ebnSk\u00ebnderbeu k\u00ebrkoi ta dor\u00ebzonin p\u00ebr pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb Pas k\u00ebsaj, Sk\u00ebnderbeu la, n\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrreth k\u00ebshtjell\u00ebs, si komandant Muzak Topin\u00eb dhe Tanushin, si dhe \u201cvendosi 25 ushtar\u00eb \u201cmbi nj\u00eb far\u00eb mali jo larg\u201d p\u00ebr t\u00eb vrojtuar armikunP\u00ebr t\u00eb rregulluar vendosjen e ushtris\u00eb n\u00eb vap\u00ebn e atij viti, ai me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb (3000 mij\u00eb kalor\u00ebs dhe 1000 k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb) zuri \u201cmalin pran\u00eb\u201d af\u00ebr qytetit Sk\u00ebnderbeu porositi Muzak\u00ebn dhe Tanushin \u201cq\u00eb ta zhvendosnin kampin dhe ushtrin\u00eb q\u00eb mbeti n\u00eb fush\u00eb<br \/>\nTurqit njoftuan sulltanin dhe k\u00ebrkuan ndihm\u00eb. Ushtria q\u00eb u d\u00ebrgua nga sulltani, b\u00ebri k\u00ebrdi mbi shqiptar\u00ebt e z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi, Sk\u00ebnderbeu &#8211; vuri re se n\u00eb radh\u00ebt e saj kish dy mij\u00eb kalor\u00ebs dhe treqind k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb t\u00eb masakruar, shumica t\u00eb ardhur nga Apulia, me Muzak\u00ebn, kush\u00ebririn e tij N\u00eb betej\u00ebn e Beratit turqit kryen nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. \u201c Gj\u00ebja m\u00eb e f\u00eblliqur dhe m\u00eb e sh\u00ebmtuar\u201d shkruan Barleti ishte kur ata filluan \u201ct\u2019i rripnin dhe t\u2019i mbanin vet\u00ebm l\u00ebkur\u00ebn\u201d ushtar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve i k\u00ebputnin kok\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb K\u00ebt\u00eb fat p\u00ebsoi edhe Muzak Topia<br \/>\n\u201cKastrioti ishte shum\u00eb largFrangu sh\u00ebnon se kjo betej\u00eb mund t\u00eb kishte shkuar shum\u00eb m\u00eb keq p\u00ebr shqiptar\u00ebt, po t\u00eb mos kishte ardhur m\u00eb pas Sk\u00ebnderbeu dhe t\u00eb d\u00ebbonte turqit. Sipas tij, Sk\u00ebnderbeu, mundi k\u00ebshtu \u201ct\u00eb shp\u00ebtonte popullin nga kthetrat e vdekjes<br \/>\n<strong>Tragjedia e Beratit tronditi vendin.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cZija dhe kuja e k\u00ebsaj beteje, shkruan Barleti, jepnin e merrnin kudo: zonjat ishin veshur me t\u00eb zeza dhe sht\u00ebpit\u00eb ishin zhytur me lot e trishtim, duke pritur me t\u00eb vajtuar kufomat e t\u00eb vet\u00ebve p\u00ebr varrim Shqiptar\u00ebt n\u00eb mesjet\u00eb u b\u00ebnin nderime t\u00eb vdekurve. Kjo ishte nj\u00eb tradit\u00eb e vjet\u00ebr e vendit. <strong>Ata e kishin zakon q\u00eb \u201cgjat\u00eb vajtimit, t\u00eb p\u00ebrmendeshin jo vet\u00ebm trim\u00ebria dhe veprat e shquara t\u00eb t\u00eb ndjerit, por edhe trim\u00ebrit\u00eb e et\u00ebrve dhe gjith\u00eb kujtimet st\u00ebrgjyshore dhe lavdet e lashta t\u00eb familjes K\u00ebt\u00eb gj\u00eb b\u00ebri Mamica.<br \/>\n<\/strong><br \/>\n\u201c<strong>Mamica, shkruan Barleti, pasi thirri, sipas zakonit t\u00eb gjindjes, shum\u00eb zonja, e nderoi varrimin e burrit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me zi e lot\u00eb q\u00eb s\u2019pushonin as dit\u00eb as nat\u00eb<br \/>\n<\/strong>Barleti dhe Frangu njoftojn\u00eb edhe nj\u00eb rast konkret t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi kur Sk\u00ebnderbeu ndodhej n\u00eb luft\u00eb me Ballaban pash\u00ebn n\u00eb vitet 1465-1467. Sk\u00ebnderbeu at\u00ebhere kishte korrur nj\u00eb fitore ndaj tij, por nd\u00ebrkoh\u00eb turqit kishin nisur \u201cfshehurazi\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri Jakup Arnautin. Arnauti ishte me origjin\u00eb shqiptare. Ai ishte i biri i Teodor Muzak\u00ebs, i cili kishte qen\u00eb zot i Beratit dhe i principat\u00ebs s\u00eb Muzakajve. <strong>Mamica ndodhej at\u00ebher\u00eb n\u00eb Petrel\u00eb \u201cbashk\u00eb me kohort\u00ebn dhe familjen e vet Nd\u00ebrkoh\u00eb ushtar\u00ebt e saj kap\u00ebn nj\u00eb ushtar t\u00eb Jakup Arnautit dhe e mor\u00ebn n\u00eb pyetje. Pas k\u00ebsaj, Mamica njoftoi Sk\u00ebndebeun \u201cme nj\u00eb let\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn i b\u00ebnte t\u00eb ditur se turqit kishin nisur kund\u00ebr tij nj\u00eb ushtri prej gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb ushtar\u00ebsh me n\u00eb krye Jakup Arnautin Arnauti kishte hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri (apo Epir &#8211; si\u00e7 e quan Barleti) \u201cp\u00ebrmes rrug\u00ebs s\u00eb Beratit dhe i kishte ngulur \u00e7adrat n\u00eb Tiran\u00ebn e Vog\u00ebl pran\u00eb lumit t\u00eb Erzenit<br \/>\nPas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut (17 janar 1468) p\u00ebr shqiptar\u00ebt erdh\u00ebn dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. <\/strong>Shum\u00eb zot\u00ebrinj t\u00eb vendit kishin r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb luft\u00eb. \u201cT\u00eb r\u00ebnit n\u00eb luft\u00eb\u201d t\u00eb zot\u00ebrinjve shqiptar\u00eb kishte filluar n\u00eb fakt q\u00eb nga fundi i shek XIV kur turqit filluan sulmet e tyre p\u00ebr pushtimin e vendit. Kur erdhi Sk\u00ebnderbeu m\u00eb 1443 , shkruan m\u00eb 1510 n\u00eb kujtimet e tij Gjon Muzaka \u201czot\u00ebrinjt\u00eb e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb thuajse t\u00eb r\u00ebn\u00eb At\u00ebher\u00eb kishin mbetur t\u00eb gjall\u00eb zot\u00ebrinjt e vjet\u00ebr \u201cGjergj Araniti (Aranit Komneni), Koiko Balsha, Nikoll\u00eb Dukagjini dhe Pal Dukagjini, Gjin Muzaka, Andrea Topia, Pjet\u00ebr Spani\u201d. Shum\u00eb nga k\u00ebta, si Gjergj Araniti, Andrea Topia etj., kishin udh\u00ebhequr kryengritje t\u00eb m\u00ebdha antiosmane n\u00eb rinin\u00eb e tyre. Rrjedhimisht kur erdhi Sk\u00ebnderbeu dhe mori Kruj\u00ebn, k\u00ebta zot\u00ebrinj, si\u00e7 njofton Gjon Muzaka, \u201cu g\u00ebzuan shum\u00eb<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Kuvendin e Lezh\u00ebs (t\u00eb organizuar nga Sk\u00ebndebeu), k\u00ebta zot\u00ebrinj e p\u00ebrkrah\u00ebn Sk\u00ebnderbeun me t\u00eb gjith\u00eb forcat e tyre por me koh\u00eb edhe k\u00ebta zot\u00ebrinj vdiq\u00ebn nj\u00ebri pas tjetrit. Sipas Gjon Muzak\u00ebs, ata vdiq\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb z\u00ebm\u00ebrplasur p\u00ebr shkak t\u00eb mjerimit dhe pasiguris\u00eb q\u00eb kishte sjell\u00eb kudo n\u00eb Shqip\u00ebri lufta e pasosur kund\u00ebr pushtuesve osman\u00eb<br \/>\nVdekja e Sk\u00ebnderbeut, e shkaktuar nga ethet n\u00eb Lezh\u00eb, shkaktoi nj\u00eb tronditje t\u00eb thell\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit. Duke shprehur k\u00ebt\u00eb, Gjon Muzaka shkruan<\/strong>:<\/p>\n<p>\u201c<strong>Mund t\u00eb imagjinoni se si mbeti ky vend pasi humbi nj\u00eb kapedan t\u00eb till\u00eb \u00a0\u201cPak zot\u00ebrinj t\u00eb rinj kishin mbetur tashm\u00eb q\u00eb nuk kishin vdekur n\u00eb k\u00ebto luftra t\u00eb gjata dhe t\u00eb pam\u00ebshirshme<br \/>\nPas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, shqiptar\u00ebt humb\u00ebn \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb armikut.<\/strong> Shum\u00eb prej tyre, shkruan Gjon Muzaka, kaluan jasht\u00eb shtetit, n\u00eb m\u00ebrgim, bashk\u00eb me familjet e tyre. N\u00eb Shqip\u00ebri mbet\u00ebn pak zot\u00ebrinj p\u00ebr t\u00eb vijuar q\u00ebndres\u00ebn Midis k\u00ebtyre q\u00eb q\u00ebndruan p\u00ebr disa vite m\u00eb pas, ishte Gjon Muzaka Stres Balshaetj. Pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, kur gjith\u00e7ka n\u00eb vend \u201ckishte mbaruar keq u krijua nj\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shoqen e Sk\u00ebnderbeut, Donik\u00ebn, q\u00eb kishte pran\u00eb vetes edhe djalin e vog\u00ebl, Gjon Kastriotin.<\/p>\n<p><strong>Sinjoria u lajm\u00ebrua p\u00ebr vdekjen e Sk\u00ebnderbeut nga bajli i Durr\u00ebsit. Ai i b\u00ebnte t\u00eb ditur Sinjoris\u00eb tronditjen e thell\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin kishte r\u00ebn\u00eb vendi (in magno tumultu et trepidatione) pas vdekjes s\u00eb burrit \u201ct\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm Sk\u00ebnderbeut<br \/>\nM\u00eb 13 shkurt 1468 Sinjoria d\u00ebrgoi pran\u00eb Donik\u00ebs kryepeshkopin e Durr\u00ebsit, Pal Engj\u00ebllin. Pali kishte qen\u00eb nj\u00eb mik i ve\u00e7ant\u00eb, i besuar i Sk\u00ebnderbeut. Ai i kishte sh\u00ebrbyer Sk\u00ebnderbeut, vite me radh\u00eb, si k\u00ebshilltar dhe ambasador i tij Pal Engjelli u porosit ta k\u00ebshillonte Donik\u00ebn t\u00eb mbronte Kruj\u00ebn bashk\u00eb me Sinjorin\u00eb.<\/strong> Sinjoria d\u00ebrgoi tek Donika edhe ushtarakun e lart\u00eb Fran\u00e7esk Kapellon. Ai ishte nisur si provisor n\u00eb Shqip\u00ebri. Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Pal Engj\u00ebllit tek Donika, Kapello duhej t\u00eb merrte Kruj\u00ebn dhe ta mbronte at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb birit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut<br \/>\n<strong>Lajmi i vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut mb\u00ebrriti edhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Napolit. Mbreti, Ferdinandi, aleati i ngusht\u00eb i Sk\u00ebnderbeut, d\u00ebrgoi tek Donika, njeriun e vet, Jeronim Karvinin\u00a0 p\u00ebr t\u2019i shprehur ngush\u00ebllimet e thella p\u00ebr humbjen e t\u00eb shoqit, t\u00eb cilin ai e konsideronte lart po aq sa edhe t\u00eb atin Karvini u urdh\u00ebrua nga Ferdinandi ta ftonte zonj\u00ebn t\u00eb kalonte n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Napolit <\/strong><br \/>\n<strong>Donika Kastrioti e cila thirrej edhe me emrin e t\u00eb shoqit \u201cSk\u00ebnderbegia\u201d, (Scanderbega kaloi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Napolit bashk\u00eb me t\u00eb birin, Gjon Kastriotin Ajo shkoi n\u00eb Napoli si nj\u00eb zonj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Bashk\u00eb m\u00eb t\u00eb birin ajo mori me vete edhe disa zonja, burrat e t\u00eb cilave kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb. <\/strong>Nj\u00ebra nga k\u00ebto ishte \u201czonja Mariee cila ishte gruaja e nipit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, \u201cMuzakut t\u00eb Angjelin\u00ebs\u201d. Zonja tjet\u00ebr ishte Donna Helena, gruaja e Gjergj Karlit (Giorgio CarlesK\u00ebto zonja, Maria dhe Helena, ishin motra t\u00eb Gjon Muzak\u00ebs. K\u00ebto mor\u00ebn me vete edhe vajzat e tyre. Maria mori vajz\u00ebn \u201cDonna Porfida Grande\u201d, nd\u00ebrsa Donna Helena mori vajz\u00ebn \u201cDonna VisavaBashk\u00eb me to tek Mbreti i Napolit shkuan edhe \u201czonja t\u00eb tjera\u201d t\u00eb cilat ai i priti t\u00eb gjitha mire<\/p>\n<p><strong>Donika Kastrioti e cila thirrej edhe me emrin e t\u00eb shoqit \u201cSk\u00ebnderbegia\u201d, (Scanderbega kaloi n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Napolit bashk\u00eb me t\u00eb birin, Gjon KastriotinAjo shkoi n\u00eb Napoli si nj\u00eb zonj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Bashk\u00eb m\u00eb t\u00eb birin ajo mori me vete edhe disa zonja, burrat e t\u00eb cilave kishin r\u00ebn\u00eb n\u00eb luft\u00eb.<\/strong> Nj\u00ebra nga k\u00ebto ishte \u201czonja Marie e cila ishte gruaja e nipit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, \u201cMuzakut t\u00eb Angjelin\u00ebs\u201d. Zonja tjet\u00ebr ishte Donna Helena, gruaja e Gjergj Karlit (Giorgio Carles K\u00ebto zonja, Maria dhe Helena, ishin motra t\u00eb Gjon Muzak\u00ebs. K\u00ebto mor\u00ebn me vete edhe vajzat e tyre. Maria mori vajz\u00ebn \u201cDonna Porfida Grande\u201d, nd\u00ebrsa Donna Helena mori vajz\u00ebn \u201cDonna Visava . Bashk\u00eb me to tek Mbreti i Napolit shkuan edhe \u201czonja t\u00eb tjera\u201d t\u00eb cilat ai i priti t\u00eb gjitha mir\u00eb<br \/>\n<strong>Ndryshe nga k\u00ebto zonja t\u00eb m\u00ebdha, Mamica q\u00ebndroi n\u00eb Shqip\u00ebri. Burimet njoftojn\u00eb m\u00eb 2 qershor t\u00eb vitit 1469 se ajo banonte n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit<\/strong> Situata n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ishte mjaft e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb turqve. Dogja i Venedikut, Kristofor Mauro, nisi n\u00eb Shqip\u00ebri si proveditor Josafat Barbaron. Barbaro mori shum\u00eb urdh\u00ebra p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs. Mauro i b\u00ebri atij t\u00eb ditur q\u00ebndrimin e mir\u00eb q\u00eb mbanin ndaj Sinjoris\u00eb Gjon Stresi dhe zot\u00ebrinj t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb Mauro e porositi at\u00eb t\u2019i ruante k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie. Mauro e vinte n\u00eb dijeni Barbaron edhe p\u00ebr Lek\u00eb Dukagjinin. Leka kishte n\u00eb Shkod\u00ebr pasuri t\u00eb shumta t\u00eb cilat k\u00ebrkonte t\u2019i nxirrte prej k\u00ebtij qyteti. Mauro e urdh\u00ebronte n\u00ebpun\u00ebsin e tij t\u00eb mos lejonte Lek\u00ebn t\u2019ia arrinte k\u00ebsaj sepse dyshonte se, pas k\u00ebsaj, ai mund t\u00eb kalonte nga ana e turqve.<br \/>\nNj\u00eb porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Mauro jepte edhe p\u00ebr Mamic\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ajo jetonte aty me t\u00eb birin. Burimet, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk japin emrin e tij. Prania e Mamic\u00ebs, motr\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, n\u00eb Durr\u00ebs, kishte mjaft pesh\u00eb. Zonja kishte njohje dhe lidhje t\u00eb shumta personale me shum\u00eb njer\u00ebz me pesh\u00eb. <\/strong>Nga porosit\u00eb q\u00eb dogja i dha Barbaros, rezulton se marr\u00ebdh\u00ebniet e Venedikut me Mamic\u00ebn dhe, sidomos me djalin e saj, nuk ishin t\u00eb mira. \u201cN\u00eb rast se do t\u00eb arrish t\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsh nga ana jon\u00eb djalin e Muzak\u00ebs dhe t\u00eb zonj\u00ebs Mamica, shkruante dogja, ne do ta kemi shum\u00eb t\u00eb nderuarP\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb djal\u00eb p\u00ebr vete, dogja e porosiste Barbaron se mund t\u2019i ofronte atij di\u00e7ka pa lej\u00ebn e Sinjoris\u00eb \u201cN\u00ebse djalin e t\u00eb ndjerit Muzak dhe t\u00eb zonj\u00ebs Mamic\u00eb do t\u00eb arrish ta kthesh n\u00eb bindjen ton\u00eb, kjo do t\u00eb na p\u00eblqente shum\u00eb (gratissimum habituri sumus). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh me t\u00eb m\u00eb shum\u00eb zell, edhe dicka pa lej\u00ebn ton\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Dhe meq\u00ebn\u00ebse zonja Mamic\u00eb, n\u00ebna e tij, banon n\u00eb Durr\u00ebs, duam q\u00eb n\u00ebse ty, dhe rektorit ton\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit do t\u2019i dukej sht\u00ebpia e saj n\u00eb at\u00eb qytet e dyshimt\u00eb, at\u00ebher\u00eb ta largoni at\u00eb nga ai qytet, duke p\u00ebrdorur ato fjal\u00eb dhe ato m\u00ebnyra q\u00eb do t\u00eb shihni me vend, me q\u00ebllim q\u00eb djali i saj t\u00eb mos mundet n\u00ebp\u00ebrmejt asaj t\u00eb kurdis\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb kund\u00ebr shtetit ton\u00eb\u201d<br \/>\nDogja i kujton Barbaros edhe q\u00ebndrimin q\u00eb duhej t\u00eb mbante me Mamic\u00ebn. Sinjoria nuk shpresonte t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me t\u00eb. Barbaro bashk\u00eb me bajlin e Durr\u00ebsit, duhej t\u00eb gjenin nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta larguar at\u00eb nga Durr\u00ebsi. Kjo duhej b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb kujdes dhe pa u kuptuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dogja porosite t\u00eb shikohej \u201csht\u00ebpia\u201d ku ishte vendosur Mamica. N\u00eb rast se kjo sht\u00ebpi do t\u2019i dukej Barbaros dhe bajlit t\u00eb Durr\u00ebsit si e \u201cdyshimt\u00eb\u201d, d.m.th. si sht\u00ebpi q\u00eb rrezikohej prej turqve, dhe sulmeve t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb ata duhet t\u00eb k\u00ebshillonin Mamic\u00ebn t\u00eb largohej nga Durr\u00ebsi. Largimi i Mamic\u00ebs nga Durr\u00ebsi, sipas dogj\u00ebs, duhej t\u00eb b\u00ebhej me q\u00ebllim q\u00eb biri t\u00eb mos mund t\u00eb realizonte di\u00e7ka kund\u00ebr shtetit venedikas .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ing. Liliana Pere &nbsp; Mamica ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngjarjet e koh\u00ebs. Ajo ishte nj\u00eb grua e men\u00e7ur dhe u shqua edhe si bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt e Sk\u00ebnderbeut. \u201cMendja e ndritur e k\u00ebsaj gruaje, shkruan Barleti, mund t\u00eb admirohet sidomos p\u00ebr faktin q\u00eb Sk\u00ebnderbeu e p\u00ebrdori at\u00eb shpesh si shoqe, me t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5020,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-5019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5019"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5022,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5019\/revisions\/5022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}