{"id":4978,"date":"2015-03-07T00:11:56","date_gmt":"2015-03-07T00:11:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4978"},"modified":"2015-03-07T00:11:56","modified_gmt":"2015-03-07T00:11:56","slug":"rekuiem-gruas-shumedimensionale-shadije-bogdo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4978","title":{"rendered":"REKUIEM GRUAS SHUM\u00cbDIMENSIONALE SHADIJE BOGDO"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Brikena BODGO<\/strong><\/p>\n<p>Shadije Bogdo politikane, atdhetare, feministe arsimtare e fillimshekullit t\u00eb 20, ishte unike. E konsideruar \u201cThatcher-i\u201d i koh\u00ebve moderne fliste me guxim p\u00ebr hap\u00ebsirat politike t\u00eb femr\u00ebs, <!--more-->n\u00eb nj\u00eb izolim\u00a0 patriarkal. Mendjehapur, njoh\u00ebse brilante e politik\u00ebs brenda dhe jasht\u00eb kufijve, hedh themelet e femr\u00ebs-politikane. \u201cMjafton pra, zonja, tirania, q\u00eb duruam gjer sot shkaku i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb padia dhe mos p\u00ebrpjekja p\u00ebr lirin\u00eb t\u2019on\u00eb. Ja rasti p\u00ebr t\u00eb d\u00ebftyer q\u00eb edhe ne grat\u00eb jemi t\u00eb zonja q\u00eb t\u00eb marrim pjes\u00eb, sa burrat mbase edhe m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb zgjimin e atdheut t\u2019on\u00eb\u201d (artikull n\u00eb gazet\u00ebn Bashkimi v.1924).<\/p>\n<p>Ajo zhvillohet si figure. E shikojm\u00eb n\u00eb vitin 1924 n\u00eb l\u00ebvizje konkrete t\u00eb mir\u00ebfillta politike, antare e shoqat\u00ebs Bashkimi, me v\u00ebllain e saj Fuad Asllani, zv\/kryetar i shoqat\u00ebs dhe bashk\u00ebshortin\u00a0 n\u00eb kryesi, Sulo Bogdo. Kjo shoqat\u00eb me aktivitetin dhe funksionet kishte statur\u00ebn e nj\u00eb partie. S\u00eb bashku me Fan Nolin, me d\u00ebshtimin e l\u00ebvizjes politike t\u00eb qershorit, bashk\u00ebshort\u00ebt Bogdo emigrojn\u00eb n\u00eb Itali, n\u00eb dhjetor t\u00eb 1924-\u00ebs. Rikthimi n\u00eb atdhe, p\u00ebrpara shpalljes s\u00eb amnistis\u00eb p\u00ebr emigrant\u00ebt politik\u00eb, e p\u00ebrball Shadijen me rregjimin zogist, i cili e fut n\u00eb burg si antizogiste.\u00a0 Reagon parlamenti i koh\u00ebs me arsyetimin se nuk mund t\u00eb burgoset p\u00ebr politik\u00eb nj\u00eb grua. Mbas lirimit nga burgu internohet n\u00eb Kavaj\u00eb. Rregjimi i Zogut krijoi ambjent apolitik, p\u00ebr t\u00eb mos lejuar l\u00ebvizje t\u00eb mir\u00ebfillta partish, duke e limituar elit\u00ebn deri tek bindjet politike. Zogu vuri p\u00ebrball\u00eb elit\u00ebn n\u00eb pro dhe kund\u00ebr tij. Nj\u00eb pjes\u00eb e saj e konsideroi Zogun nj\u00eb figur\u00eb p\u00ebr forcimin e shtetit dhe konsolidimin\u00a0 e tij. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e elites, ku u p\u00ebrfshi edhe Shadija, e konsideroi nj\u00eb penges\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar idealet p\u00ebr forcimin e nj\u00eb shteti dhe\u00a0 republike demokratike.<\/p>\n<p>Ajo ishte p\u00ebr republik\u00eb demokratike, me tendenc\u00eb socialdemokracin\u00eb. Evropa Per\u00ebndimore dhe Lindore po p\u00ebrballej me ekstremitetet si komunizmi dhe fashizmi. Jan\u00eb krizat globale dhe ekonomike, t\u00eb cilat spostojn\u00eb krah\u00ebt politik\u00eb drejt poleve, rezultuar e rrezikshme, duke shp\u00ebrthyer nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb bot\u00ebrore. Nj\u00eb elit\u00eb e mencur dhe e ftoht\u00eb n\u00eb gjykim, p\u00ebrtej ambicjes p\u00ebr pushtet dhe analitike ndaj krizave ekonomike, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim apo depresion, ankthe e frik\u00ebra kolektive, sigurisht q\u00eb do t\u00eb reflektonte dhe do t\u00eb distancohej nga ekstremitetet. Kjo ishte tendenca socialdemokrate, e cila po p\u00ebrfshinte elit\u00ebn politike shqiptare, sigurisht edhe Shadijen. Musine Kokalari arriti shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, gati 20 vite m\u00eb pas, t\u00eb ngrinte nj\u00eb parti socialdemokrate.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u krijuan mjaft organizata e shoqata demokratike p\u00ebrparimtare t\u00eb gruas. Nuk mund t\u00eb mos shk\u00eblqente gruaja-politikane edhe n\u00eb shoqat\u00ebn \u201cshqiptarka\u201d, themeluar n\u00eb 28 mars 1924 n\u00eb Tiran\u00eb, duke ja rritur statur\u00ebn drejt veprimtarive politike. Shoqata protestoi politikisht kund\u00ebr vrasjes s\u00eb Avni Rustemit si dhe k\u00ebrkoi arrestimin dhe d\u00ebnimin e fajtorit. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1924 kur qeverit\u00eb e shteteve fqinj\u00eb nd\u00ebrmorr\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb demokratike t\u00eb qershorit 1924, shoq\u00ebria organizoi nj\u00eb demostrat\u00eb ku morr\u00ebn pjes\u00eb 100 gra, t\u00eb cilat me flamurin komb\u00ebtar, protestuan p\u00ebrpara p\u00ebrfaq\u00ebsive t\u00eb huaja, duke ju drejtuar fuqive t\u00eb huaja k\u00ebt\u00eb telegram: \u201cT\u00eb mbledhur p\u00ebrpara rrezikut q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon ekzistenc\u00ebn e atdheut, ju b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorni influenc\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb ndalohet p\u00ebrkrahja e dh\u00ebn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga qeveria jugosllave p\u00ebr l\u00ebvizjen q\u00eb prish qet\u00ebsin\u00eb e atdheut\u201d.<\/p>\n<p>Me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cshqiptarka\u201d, spikat figura e saj edhe feministe. P\u00ebrball\u00eb grave t\u00eb \u201cmbuluar\u201d fizikisht, mend\u00ebrisht, q\u00ebndronte superioriteti i padiskutuesh\u00ebm imponues, mbyt\u00ebs, mashkullor.\u00a0 \u201cPra, guxim, zonja! At\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebm\u00eb ne, do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vajzat t\u2019ona. Pra t\u00eb bashkohemi dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb, dhe t\u00eb ndihmojm\u00eb c\u00ebshtjen e feminism\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u00eb. Qytet\u00ebrimi i nj\u00eb kombi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjimin e grave\u201d-shkruan ajo n\u00eb gazet\u00ebn Bashkimi. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm viti 1924 dhe ajo hedh themelet e feminizmit shqiptar, si dhe rolit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.\u00a0 Shoq\u00ebria \u201cShqiptarka\u201d u kryesua nga Shadie Bogdo. Sipas statutit (hartuar prej saj) q\u00ebllimi ishte lufta kund\u00ebr zgjedh\u00ebs s\u00eb gruas shqiptare, p\u00ebrmir\u00ebsimi i gjendjes shoq\u00ebrore t\u00eb saj, hapja e rrug\u00ebs\u00a0 p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb faktor n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs. \u201cGrat\u00eb jan\u00eb gjysm\u00eb e njer\u00ebzimit, prandaj nj\u00eb komb quhet i p\u00ebrparuar, kur krah p\u00ebr krah me burrin ec\u00ebn edhe gjysme tjet\u00ebr, grat\u00eb\u201d (Sami Frash\u00ebri). \u201cSi mund t\u00eb vej\u00eb mbroth nj\u00eb komb, kur grat\u00eb rrrin\u00eb t\u00eb mbyllura n\u00eb kuvli? Gruaja duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e m\u00ebsuar se burri. Gruaja \u00ebsht\u00eb m\u00ebm\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs, zonj\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb dhe krejt e nj\u00ebr\u00ebzis\u00eb\u201d (Naim Frash\u00ebri).\u00a0 N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb konceptuale me Sami Frash\u00ebrin, Naimin apo rilindasve spikat edhe nj\u00eb z\u00eb femre. \u201cGruaja p\u00ebrvec detyrave sht\u00ebpiake, ka detyra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pun\u00ebn e atdheut, se m\u00ebmat i-u kdhet n\u00eb z\u00ebmr\u00ebn e djelm\u00ebve ato ndjenja patriotike, me t\u00eb cilat m\u00eb pas formohet atdhetari\u00a0 q\u00eb me therrori t\u00eb jet\u00ebs do t\u2019a mbroj\u00eb vendin e tij. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb djalit k\u00ebto ndjenja t\u00eb nalta, gruaja m\u00eb s\u00eb pari duhet t\u2019i ket vet\u00eb; dhe ajo smunt t\u2019i marr\u00eb ato ndjenja p\u00ebrvec se n\u00eb shkoll\u00eb. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh mir\u00eb\u00a0 c\u2019pjes\u00eb merr gruaja shqiptare n\u00eb jet\u00ebn sociale, t\u00eb shohim m\u00eb par\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb ka n\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb pasqyr\u00eb e vog\u00ebl e nj\u00eb shteti\u201d-shprehet Shadija. Nyja gordiane, mikrokozmosi (f\u00ebmija) dhe makrokozmosi (shteti), e lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me femr\u00ebn \u2013f\u00ebmij\u00eb, femr\u00ebn-n\u00ebn\u00eb e shkolluar, femr\u00ebn intelektuale, femr\u00ebn patriote, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur ende shteti shqiptar luftonte p\u00ebr ekzistenc\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn si komb, rezultat final ka patur l\u00ebvizjet patriotike, t\u00eb cilat plot\u00ebsonin kuadrin e l\u00ebvizjeve atdhetare. Fillimisht n\u00eb shoqat\u00ebn \u201cshqiptarka\u201d u hap nj\u00eb kurs analfabetizmi e drejtuar nga vet\u00eb Shadija, q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ishte nj\u00eb hap me r\u00ebnd\u00ebsi. Q\u00ebndizmat q\u00eb dilnin nga an\u00ebtaret e shoqat\u00ebs shiteshin dhe me t\u00eb ardhurat ndihmoheshin refugjat\u00ebt kosovar\u00eb. Ky kontribut m\u00eb shum\u00eb se vler\u00eb materiale, kishte vler\u00eb patriotike. Shoq\u00ebria u p\u00ebrkrah drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti nga element\u00ebt demokrat\u00eb revolucionar\u00eb si Avni Rustemi me shok\u00eb. Shoqata realisht ishte filial i shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d.<\/p>\n<p>Shadija mbi t\u00eb gjitha vizionare, per cka ishte thelbi i progresit t\u00eb qytet\u00ebrimit europian, luftoi fort p\u00ebr arsimin shqiptar. Mbas 1908 me nj\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe si mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr identifikimin e kombit, elita po p\u00ebrgatiste terrenin p\u00ebr forcimin e themeleve t\u00eb arsimimit shqiptar. Ajo luftoi me bindjen q\u00eb arsimi ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr forcimin e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb coroditje dhe p\u00ebrpjekjesh shtetformuese. Emrin e saj e shohim n\u00eb Kongresin Arsimor t\u00eb vitit 1922, i cili k\u00ebrkoi p\u00ebrmir\u00ebsime dhe ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn dhe brendin\u00eb e shkoll\u00ebs n\u00eb p\u00ebrshtatje me koh\u00ebn, duke synuar kryesisht laicizmin e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres Shadija p\u00ebrcolli p\u00ebrvoj\u00ebn e saj, n\u00eb hapjen e t\u00eb par\u00ebs shkoll\u00eb t\u00eb vajzav\u00eb n\u00eb Libohov\u00eb. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr laicizmin e shkoll\u00ebs nuk p\u00ebrfunduan me kaq. Ato do t\u00eb vazhdonin sidomos n\u00eb kongresin e arsimit t\u00eb vitit 1924, ku figura e saj merr vlera si iniciatore, organizatore e k\u00ebtij kongresi (kjo ishte dhe nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb ju ngarkua nga shoqata Bashkimi). Nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb forumi i ri i arsimtar\u00ebve u mblodh e zhvilloi punimet n\u00eb lokalin e shkoll\u00ebs fem\u00ebrore ku punonte vet\u00eb Shadija. Gazeta \u201cBashkimi\u201d e dat\u00ebs 15 Gusht 1924 n\u00eb faqen e saj t\u00eb par\u00eb fillon artikullin p\u00ebr Kongresin Arsimor: \u201cM\u00eb dat\u00eb 12, ora 5 n\u00eb shkoll\u00ebn fem\u00ebnore u hap kuvendi arsimor, ku marrin pjes\u00eb 33 delegat\u00eb\u201d. (N\u00eb shkoll\u00ebn fem\u00ebnore Shadija ishte drejtoresh\u00eb e saj. Kjo ishte arsyeja p\u00ebrse kongresi u mbajt n\u00eb ato ambjente). Kongresi vendosi zhvillimin e arsimit mbi baza shkencore dhe demokratike. Theksimi i k\u00ebtyre dy k\u00ebrkesave, krahas nj\u00ebra tjetr\u00ebs, fliste p\u00ebr ndikimin e l\u00ebvizjes demokratike t\u00eb koh\u00ebs dhe p\u00ebr pjekurin\u00eb politike t\u00eb m\u00ebsuesve delegat\u00eb. Kongresi votoi disa nga k\u00ebrkesat e Shadijes, nj\u00eb nga t\u00eb cilat ishte arsimi fillor i detyruar p\u00ebr dy sekset n\u00eb shkollat shtet\u00ebrore. Shkollimin e femr\u00ebs shqiptare kongresi e pa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si p\u00ebr koh\u00ebn e af\u00ebrt ashtu edhe p\u00ebr perspektiv\u00ebn, si n\u00eb baz\u00eb shkolle ashtu edhe jasht\u00eb saj. Vec detyrimit shkollor p\u00ebr vajz\u00ebn shqiptare kongresi vendosi t\u2019i rekomandonte Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit krijimin e nj\u00eb shkolle normale fem\u00ebrore, nj\u00eb tjet\u00ebr propozim i Shadijes. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij propozimi u hap m\u00eb von\u00eb \u201cInstituti N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb\u201d. Figura e saj spikat n\u00eb grupin iniciator t\u00eb thirrjes s\u00eb kongresit s\u00eb bashku me Aleksand\u00ebr Xhuvanin dhe Jani Ming\u00ebn, Ramazan Jarani, Mehmet Vokshi me shok\u00eb. Ky ishte kongresi i dyt\u00eb arsimor ku ajo ishte organizatore.<\/p>\n<p>Shadija, krahas aktiviteteve politike, patriotike feministe kreu nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb Libohov\u00eb p\u00ebr t\u00eb celur t\u00eb par\u00ebn shkoll\u00eb t\u00eb femrave\u00a0 n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1920. Puna do t\u00eb fillonte me nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe ngritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb sapo dal\u00eb nga nj\u00eb epok\u00eb e err\u00ebt. \u201cSot qeveria duke par\u00eb se qytet\u00ebrimi i nj\u00eb kombi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjimin e grave zuri t\u00eb cel\u00eb shkolla fem\u00ebnore n\u00eb ato qendra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi\u201d (Shadije Bogdo n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs). N\u00eb fjalimin e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb celjes s\u00eb shkoll\u00ebs, jep nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjendjes ekonomike, arsimore ku e kishte l\u00ebn\u00eb Turqia, Greqia apo qoft\u00eb edhe Italia,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt kishin ndjekur nj\u00eb politik\u00eb inekzistente arsimore. N\u00eb hapat e par\u00eb nuk e pati t\u00eb leht\u00eb. Ju desh t\u00eb punonte me prind\u00ebrit dhe vet\u00eb vajzat q\u00eb t\u00eb bindeshin se shkolla ishte nj\u00eb vend q\u00eb do t\u2019i m\u00ebsonte dhe do t\u2019i ushqente me dashurin\u00eb e shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shum\u00ebvuajtur. Dita e celjes s\u00eb shkoll\u00ebs u kthye n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb popullore.<\/p>\n<p>Gruas shum\u00eb dimensionale do t\u2019i voliteshin idet\u00eb p\u00ebrparimtare t\u00eb koh\u00ebs, por edhe takti pedagogjik, p\u00ebr t\u00eb tejkaluar ndrydhjen e rr\u00ebnjosur brezash. P\u00ebrball\u00eb grave-perce shekullore, do t\u00eb q\u00ebndronte gruaja-violiniste, e cila me fantazin\u00eb e nj\u00eb artisteje do t\u00eb p\u00ebrgatiste dhe do t\u00eb organizonte aktivitete kulturore, artistike. Me plot\u00ebrin\u00eb e formimit t\u00eb saj edhe me pedagogjin\u00eb amerikane, ju dha r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb vecant\u00eb veprimtarive jasht\u00eb m\u00ebsimore, si faktor me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr formimin atdhetar t\u00eb nx\u00ebn\u00ebseve. Repertori i shfaqjeve teatrore edhe muzikore me autor\u00ebsi edhe nga vet\u00eb Shadija, vlenin jo vet\u00ebm p\u00ebr edukimin moral e patriotik, por edhe p\u00ebr afrimin e v\u00ebllaz\u00ebrimin e nx\u00ebn\u00ebseve me besime t\u00eb ndryshme fetare. Me vajzat sht\u00ebpiake me mend\u00ebsi, duhet t\u00eb punonte psikologjikisht, duke krijuar me to nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dashurie. I. Kumbaro (nx\u00ebn\u00ebse e saj) shkruan n\u00eb kujtime: \u201cAjo ishte m\u00ebsuesja m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb, kaq shum\u00eb e kemi dashur dhe cmuar\u201d. Zejnepe Bejleri nj\u00eb tjet\u00ebr nx\u00ebn\u00ebse thot\u00eb se ajo punonte shum\u00eb me vajzat e tjera, jasht\u00eb shkoll\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb hequr carcafet dhe ja kishte arritur q\u00ebllimit\u201d. K\u00ebto d\u00ebshmi tregojne luft\u00ebn e saj p\u00ebr emancipimin e gruas, duke filluar me heqjen e perceve. Isht\u00eb nj\u00eb nis\u00ebm shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb por q\u00eb dha rezultate asokohe. Shadie Bogdo transferohet m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb si drejtoresh\u00eb e shkoll\u00ebs fem\u00ebrore t\u00eb kryeqytetit, krahas Mati Logorecit, drejtor i shkoll\u00ebs fillore t\u00eb djemve, duke vazhduar pun\u00ebn si m\u00ebsuese, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe feministe p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1926 Shadien e shikojm\u00eb si t\u00eb par\u00ebn m\u00ebsuese n\u00eb insitutin amerikan t\u00eb vajzave, ku u cil\u00ebsua m\u00ebsuese me nivel t\u00eb lart\u00eb arsimor. Kthehemi n\u00eb koh\u00eb gati 100 vjet dhe vizualizojm\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb (insituti amerikan i vajzave) e cila form\u00ebzon kultur\u00eb por mbi t\u00eb gjitha karaktere, pjes\u00eb integrale dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e mir\u00ebqenies komunitare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb ende \u201cbota e re\u201d p\u00ebrtej oqeanit, mahnit evrop\u00ebn. N\u00eb bot\u00ebn amerikane, raporti individ- komunitet, ruhet n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb gati perfekte, q\u00eb e b\u00ebn ende t\u00eb suksesshme, apo nj\u00eb superfuqi. Sakrifica, shpirti i Amerik\u00ebs, ishte thelbi edhe n\u00eb at\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb madhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht. \u201cShpirti i sh\u00ebrbimit\u201d ishte ideali madhor q\u00eb p\u00ebrshkonte synimin e t\u00ebr\u00eb pun\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. M\u00ebsuesit amerikan\u00eb krijuan marr\u00ebdh\u00ebnie\u00a0 njer\u00ebzore dhe intelektuale\u00a0 me koleg\u00ebt shqiptar\u00eb, si i barabarti me t\u00eb barabartin, q\u00eb tregon edhe nivelin intelektual, profesionalizmin arsimor, edukat\u00ebn qytetare t\u00eb m\u00ebsueseve shqiptare q\u00eb ec\u00ebn p\u00ebrkrah m\u00ebsueseve amerikane, sic ishte Shadije Bogdo. N\u00eb vendin e dijeve nuk u duken tendenca amerikanizuese dhe p\u00ebr pasoje ckomb\u00ebtarizuese. M\u00ebsuesit shqiptar\u00eb\u00a0 qen\u00eb krejt t\u00eb lir\u00eb t\u00eb punonin si shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt sidomos n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt albanistike si gjuha, let\u00ebrsia, gjeografia, historia, l\u00ebnd\u00eb t\u00eb cilat m\u00ebsonte nx\u00ebn\u00ebset Shadieja. Synimi ishte n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur njeriun-qytetar, me mendim t\u00eb lir\u00eb dhe q\u00eb v\u00ebshtronte drejt\u00ebsin\u00eb legale, si mjete themelore t\u00eb demokracis\u00eb, pastaj specialistin. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me at\u00eb formim qytetar q\u00eb merrnin nx\u00ebn\u00ebsit, po hidheshin themelet e p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb ideve t\u00eb demokracis\u00eb amerikane, q\u00eb mjerisht fati historik i la n\u00eb mes t\u00eb udh\u00ebs. Megjith\u00eb p\u00ebrbaltjen nga rregjimi komunist p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebto shkolla mbet\u00ebn si faltore dhe m\u00ebsuesit e tyre si shenj\u00ebtor\u00eb, si modeli m\u00eb i mir\u00eb sh\u00ebmbullor p\u00ebr t\u2019u ndjekur, vecan\u00ebrisht nga ata q\u00eb merren me arsimimin e edukimin e\u00a0 brezave t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Gruaja me energji t\u00eb pafund, zhvilloi nj\u00eb aktivitet real p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e gruas potenciale, mend\u00ebrisht e intelektualisht. Shkon p\u00ebrtej vizioneve m\u00eb t\u00eb guximshme edhe p\u00ebr koh\u00ebt moderne, ku 30%-shi i grave politikane n\u00eb Shqip\u00ebri, ka mbetur artificiale, aspak reale. N\u00eb vitet 1920, Shadija 25 vjecare pretendon Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb elit\u00ebn e vendeve, pasi jo t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs e kishin nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin, emancipimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb gruas n\u00eb politik\u00eb. Zvicra i ka dh\u00ebn\u00eb grave t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb vitin 1960.\u00a0 \u201cAto p\u00ebrvec liri\u00ebs vetjake kan\u00eb arritur edhe lirin\u00eb politike. Shohim n\u00eb Norvegji, Suedi, Danimark\u00eb, e m\u00eb s\u00eb fundi n\u00eb Angli, Gjermani e Austri, q\u00eb gra marrin pjes\u00eb n\u00eb qeverimin e vendit t\u00eb tyre. N\u00eb mos jemi n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb q\u00eb ndodhet gruaja n\u00eb Europ\u00eb, fajin e kemi ne grat\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se burrat dhe baballar\u00ebt tan\u00eb\u201d (Shadije Bogdo, gazeta Bashkimi). Sot nj\u00eb grua me ambicie politike konsiderohet normalitet, nd\u00ebrsa vizionet shtetare t\u00eb nj\u00eb femre shqiptare, p\u00ebrpara nj\u00eb shekulli, ishin t\u00eb paimagjinueshme deri n\u00eb herezi. Mend\u00ebsia e gruas politikane lind nga ndryshimet rr\u00ebnj\u00ebsore, nga nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i gjendjes reale, nga iluminime dhe shtysa t\u00eb brend\u00ebshme. Mencuria e saj kupton thelbin e evolucionit, t\u2019a fillosh ndryshimin nga vetvetja. Politika shqiptare sot ende ka mbetur n\u00ebn qerthullin e shfajsimit, duke fajsuar t\u00eb tjer\u00ebt. Me ide t\u00eb qarta, p\u00ebrgjat\u00eb aktivitetit luftoi p\u00ebr konsolidimin e shtyllave mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb: arsimimi, ekonomia si dhe zhvillimi i femr\u00ebs. \u201cVendin ton\u00eb t\u00eb dashur e kishte z\u00ebn\u00eb reja e zez\u00eb e padijes dhe e fanatizm\u00ebs, t\u00eb cilat shkaktojn\u00eb pafund\u00ebrisht edhe varf\u00ebrimin ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi\u201d(gazeta Bashkimi).<\/p>\n<p>Gra q\u00eb kan\u00eb tejkaluar autoritetin dhe pushtetin e padiskutuesh\u00ebm mashkullor kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rralla edhe n\u00eb bot\u00eb. Rrethanat historike kan\u00eb ngritur n\u00eb piedestal gra t\u00eb tilla. Por ka edhe gra q\u00eb gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrmbysin rrethanat ekstreme, q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb aktivitetin e tyre. Studjuar n\u00eb Robert Kolegj n\u00eb Stamboll njihte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte kat\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja, Anglisht, Frengjisht, Turqisht, Italisht. N\u00eb rregjimin komunist gruaja me kultur\u00eb per\u00ebndimore, pro amerikane, me nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb emigracion, me v\u00ebllain n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs, u la n\u00eb hije, pa em\u00ebr, pa z\u00eb, pasi u v\u00ebzhgua mosbesuese nga pushteti politik. U p\u00ebrcoll n\u00eb banes\u00ebn e fundit pa asnj\u00eb ceremoni zyrtare sipas merit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e dekoruar \u201cP\u00ebr veprimtari t\u00eb lart\u00eb patriotike\u201d. Sot nderohet nga Libohovit\u00ebt me titullin \u201cQytetare nderi e Libohov\u00ebs\u201d. Viti 2012 e vendos n\u00eb kalendarin enciklopedik t\u00eb Radio Val\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Brikena BODGO Shadije Bogdo politikane, atdhetare, feministe arsimtare e fillimshekullit t\u00eb 20, ishte unike. E konsideruar \u201cThatcher-i\u201d i koh\u00ebve moderne fliste me guxim p\u00ebr hap\u00ebsirat politike t\u00eb femr\u00ebs,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4980,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4978\/revisions\/4980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}