{"id":4934,"date":"2015-02-11T13:48:09","date_gmt":"2015-02-11T13:48:09","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4934"},"modified":"2015-02-11T13:48:09","modified_gmt":"2015-02-11T13:48:09","slug":"per-pak-me-shume-dinjitetit-njerezor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4934","title":{"rendered":"P\u00cbR PAK M\u00cb SHUM\u00cb DINJITETIT NJER\u00cbZOR"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Lufta e \u201cvog\u00ebl\u201d e klasave<\/strong><\/p>\n<p>Lufta e klasave ka qen\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshi i duksh\u00ebm dhe i paduksh\u00ebm i regjimit komunist. Nuk ishte vet\u00ebm lufta gj\u00ebmimtare q\u00eb zhvillonte Hoxha kund\u00ebr \u201cklasave t\u00eb p\u00ebrmbysura\u201d e grupeve kinse komplotiste, <!--more-->q\u00eb nga mbledhja themeluese e PKSH-s\u00eb e deri sa u shua, me burgje, gjyqe, ekzekutime, d\u00ebbime, internime, por dhe ajo lufta e \u201cvog\u00ebl\u201d q\u00eb nuk ishte aspak vog\u00eblim\u00eb. Ai ishte nx\u00ebn\u00ebs dhe kur vinte Dita e D\u00ebshmor\u00ebve, nxitonte si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb merrte kuror\u00ebn e ta vinte te lapidari i heroit, por sapo afrohej, zgjatej dora e dikujt (qoft\u00eb dhe e m\u00ebsuesit t\u00eb tij) dhe ia hiqte nga duart, duke e kaluar kuror\u00ebn te f\u00ebmija q\u00eb vinte m\u00eb pas n\u00eb rresht, pasi ai nuk mund ta kishte at\u00eb nder, se ishte me biografi t\u00eb keqe, ani se ende nuk mund ta kuptonte se \u00e7far\u00eb ishte ajo njolla q\u00eb e kishte vet\u00ebm ai e ndoca t\u00eb tjer\u00eb. Njolla e biografis\u00eb sa vinte e zmadhohej n\u00eb syt\u00eb e tij, si re e ngarkuar me bresh\u00ebr. Pak nga pak ai niste t\u00eb kuptone se pun\u00ebt e tij do t\u00eb rridhnin krejt ndryshe nga ato t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb klas\u00ebs, shkoll\u00ebs, bot\u00ebs; si biografikeqas q\u00eb ishte nuk do t\u00eb vente dot n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, nuk mund t\u00eb ishte an\u00ebtar i Frontit (jo) Demokratik. P\u00ebr t\u00eb nuk kishte pun\u00eb shteti, n\u00eb mos vet\u00ebm n\u00eb minier\u00eb. Atij nuk i thoshte kurr\u00eb askush t\u00eb lumt\u00eb! Shkurt, p\u00ebr t\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb binte dielli. N\u00ebse do t\u00eb vente n\u00eb dasm\u00eb te kush\u00ebriri me biografi t\u00eb mir\u00eb, do ta linin ve\u00e7an si nj\u00eb t\u00eb paftuar, ose dhe mund t\u2019i kujtonin si me \u201ctakt\u201d q\u00eb t\u00eb ikte fare prej aty e t\u00eb ruante delet. Ja, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto ishin gjera aq t\u00eb vogla, sa nganj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm ai vet\u00eb mund t\u2019i vinte re. Ai mund t\u00eb ishte vet\u00ebm hije, t\u00eb rronte si hije, t\u00eb ikte si hije. Jeton sot si zonj\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kryeqytetit nj\u00eb grua e vjet\u00ebr q\u00eb kur ishte komuniste n\u00eb fshat i qe hak\u00ebrryer keqas nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsje t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb gjasht\u00eb, teksa shkolla mblidhte misrin me aksion n\u00eb \u201cDit\u00ebn e Enverit\u201d, e asaj vog\u00eblushes simpatike m\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb purpurt nga djersa i qe shkap\u00ebrderdhur duja e kasht\u00ebs n\u00eb duar: \u201cMos, he t\u2019u thaft\u00eb dora, se ta shkul dh\u00ebmball\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb!\u201d N\u00eb format e edukimit militantja sypatrembur nuk hapte goj\u00eb, se ishte nj\u00eb analfabete e gjysm\u00eb e nuk i lidhte dy fjal\u00eb bashk\u00eb, por luft\u00ebn e klasave e kishte m\u00ebsuar si gjeli k\u00ebng\u00ebn. Kurse ajo vajza e dikurshme, sot grua dyzet e pes\u00eb vje\u00e7e, q\u00eb nuk iu dha e drejta e shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, dhe pse nuk merrte asnj\u00ebher\u00eb posht\u00eb not\u00ebs tet\u00eb, kurr\u00eb nuk e paditi n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet tutoren e saj ideologjike, q\u00eb kujdesej q\u00eb shteti t\u2019ia hiqte \u201cdh\u00ebmb\u00ebt\u201d qysh e vog\u00ebl, q\u00eb t\u00eb mos kafshonte M-L dhe fantazm\u00ebn e tij t\u00eb kuqe&#8230;<\/p>\n<p>Po pse po e cekim at\u00eb realitet t\u00eb kaluar? P\u00ebr t\u2019i kujtuar shum\u00ebkujt se tash q\u00eb shkruhen kujtime t\u00eb asaj kohe vet\u00ebm me \u201cdisidenc\u00eb\u201d, nga Xhelilgjoni e t\u00eb tjer\u00eb, a thua ka vend p\u00ebr pak ndershm\u00ebri me veten!? N\u00ebse askush nuk qe bakeqas, kush at\u00ebher\u00eb ishte ai q\u00eb e b\u00ebri luft\u00ebn e klasave t\u00eb madhe, apo t\u00eb \u201cvog\u00ebl\u201d? Kemi d\u00ebgjuar plot njer\u00ebz t\u00eb asaj kohe t\u00eb thon\u00eb: \u201cun\u00eb nuk i heq asnj\u00eb presje asaj q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dje\u201d, nd\u00ebr ta dhe shkrimtar\u00eb q\u00eb shkruan pa kursim vjersha p\u00ebr Partin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krenari e bjerr\u00eb, pasi \u201cpresjet\u201d na bien dhe n\u00eb demokraci, jo m\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb. Prandaj q\u00eb t\u00eb mos na bien dhe \u201cpikat\u201d nga t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb pakt\u00ebn \u201cpresjet\u201d t\u2019i heqim vet\u00eb. Ja, k\u00ebtu nis hapja e dosjeve. Dhe tani q\u00eb ato do t\u00eb hapen, ku do t\u00eb p\u00ebrdoret me gjas\u00eb modeli gjerman, dihet se atje nuk u ndaluan vet\u00ebm byroist\u00ebt t\u00eb ushtronin pushtet n\u00eb demokraci, po dhe profesor\u00ebt e marksizmit nuk u lejuan pas 90-s t\u00eb jepnin l\u00ebnd\u00ebn e tyre n\u00eb shkolla, madje dhe ata t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb realizmit socialist.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta e s\u00eb djeshmes k\u00ebrkon kuraj\u00eb t\u00eb thuhet!<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ket\u00eb reflektim dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr pak m\u00eb shum\u00eb dinjitet njer\u00ebzor, disaborizan\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs, sa her\u00eb dikush prek tabun\u00eb komuniste, b\u00ebjn\u00eb zakonin e vjet\u00ebr, \u201c\u2026e mprehin shpat\u00ebn\/ edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn.\u201d U than\u00eb dy fjal\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e \u201cvog\u00ebl\u201d klasore, pa mendoni sikur t\u00eb ishte folur p\u00ebr luft\u00ebn e madhe t\u00eb kllasave, at\u00eb me Burrel e Spa\u00e7! At\u00ebbot\u00eb nuk do t\u00eb mjaftonte gjith\u00eb ky dim\u00ebr p\u00ebr t\u2019(mos)u marr\u00eb vesh me disa ish-profesor\u00eb e lektor\u00eb t\u00eb marksizmit, gjithandej Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb shijojn\u00eb me andje t\u00eb mirat e kapitalizmit, t\u00eb cil\u00ebt ish-nx\u00ebn\u00ebsit e tyre i tradhtuan, si ata q\u00eb aderojn\u00eb n\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb djathta e t\u00eb majta, si ata q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb sosh.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb detyrim qytetar e intelektual t\u00eb evokohet qendresa morale e njer\u00ebzve q\u00eb kurr\u00eb nuk brit\u00ebn p\u00ebr persekutimin q\u00eb iu b\u00ebri ai sistem me farefis. Dikush e ka b\u00ebr\u00eb reflektimin me aderimin n\u00eb partit\u00eb politike, dikush tjet\u00ebr p\u00ebrmes medias s\u00eb lir\u00eb etj. Kur ndodhi rebelimi komunist rus i vitit 1991, pat\u00ebm reaguar p\u00ebrmes editorialit politik \u201c\u00cbnd\u00ebrr dhe zhgj\u00ebnd\u00ebr e nj\u00eb nate vere\u201d, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri Rinis\u00eb\u201d, kund\u00ebr rikthimit stalinist, q\u00eb pati gazmuar dhe ish-\u00ebt tan\u00eb t\u00eb cfilitur betejave ideologjike pa bereqet. E kuptojm\u00eb se duhet kuraj\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb shqiptuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe po t\u00eb kesh d\u00ebshir\u00eb ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb, jo m\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqesh ta shfaros\u00ebsh me t\u00eb nj\u00ebjtin stoiciz\u00ebm bolshevik si dje. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb madhore t\u00eb shekullit XX, prandaj nuk pritet q\u00eb analiza p\u00ebrfundimtare t\u00eb ndodh\u00eb sot, ama atyre q\u00eb shkruajn\u00eb ngutsh\u00ebm artikuj, kujtime, monografi duke glorifikuar regjimin e kaluar, iu duhet kujtuar: si shum\u00eb \u201cdisidenc\u00eb\u201d po futni n\u00eb kujtimet tuaja veterane, sikur askujt t\u00eb mos i ket\u00eb hyr\u00eb ferr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga ai regjim!? (Aa, n\u00ebse dik\u00eb e ha meraku se me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit po fshijm\u00eb gjith\u00e7ka, nuk \u00ebsht\u00eb aspak k\u00ebshtu, idealist\u00ebt, t\u00eb ndershmit, fisnik\u00ebt nuk i mungojn\u00eb asnj\u00eb kohe, nuk i kan\u00eb munguar as atij pushteti, por ata nuk kan\u00eb qen\u00eb regjimi, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se regjimi fshihej pas tyre p\u00ebr t\u2019u dukur qingj, kur ishte ujk, po kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr.)<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb vazhdohet t\u00eb luhet cic-mic m\u00eb historin\u00eb, se mos shp\u00ebtohet di\u00e7ka nga nderi i humbur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qesharake t\u00eb citohen sllogane t\u00eb venitura personalitetesh t\u00eb m\u00ebdhenj, kinse n\u00eb favor t\u00eb komunizmit. D\u00ebshtimin e madh t\u00eb atij rendi bot\u00ebror nuk e shp\u00ebton asgj\u00eb, as vet\u00eb themeluesit e asaj doktrine. Nj\u00eb poet i njohur grek e pati pag\u00ebzuar komunizmin si \u201crinia e bot\u00ebs\u201d, n\u00eb koh\u00ebn kur ende nuk kishte dal\u00eb nga \u00ebndrra, por nuk di se si do ta kishte quajtur n\u00eb 89-n, po t\u00eb mund t\u00eb zgjohej nga qielltoka e t\u00eb shum\u00ebve, kur po binte \u201cMuri i Berlinit\u201d, i cili kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb v\u00ebllai \u201clindor\u201d t\u00eb ruante p\u00ebr tridhjet\u00eb vjet me syrin n\u00eb shqek\u00ebz e gishtin n\u00eb k\u00ebmb\u00ebz faqen e Murit nga ana e tij, q\u00eb t\u00eb mos e kap\u00ebrcente si diversant v\u00ebllai \u201cper\u00ebndimor\u201d kapitalist. O Zot, kishte ndodhur si n\u00eb mitet greke-romake, Muri kishte brof nga n\u00ebndheu si nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh i zi militar, teksa ata f\u00ebmij\u00eb po luanin futboll n\u00eb lagje, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, n\u00eb dy porta t\u00eb hekurta, n\u00eb armiq\u00ebsi e n\u00eb duel iliadesk mes tyre, pa\u00e7ka se ishin vet\u00ebm nj\u00eb met\u00ebr \u201cmur\u201d larg nj\u00ebri-tjetrit!\u201d E ai \u201cmur\u201d nuk qendronte vet\u00ebm atje mes dy Gjermanive, por ishte zgjatur nga rrugicat e Kor\u00e7\u00ebs te kullat tona n\u00eb shkrepa, murndar\u00ebs i v\u00ebllait partizan me v\u00ebllain \u201creaksionar\u201d. A mund t\u00eb ket\u00eb shpjegim sot nga profesor\u00ebt e yllit t\u00eb kuq, q\u00eb v\u00ebllai t\u00eb ishte komunist, me detyra t\u00eb larta n\u00eb pushtet e me t\u00eb gjitha nderet, kurse e motra t\u00eb mos kishte as trisk\u00eb Fronti, vet\u00ebm pse ishte martuar me nj\u00eb burr\u00eb antikomunist? A nuk ishte vet\u00eb kreu m\u00eb i lart\u00eb i vendit q\u00eb t\u00eb motr\u00ebn e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit rrug\u00ebve, vet\u00ebm pse ajo kishte qen\u00eb e martuar me nj\u00eb nacionalist q\u00eb vet\u00eb i v\u00ebllai udh\u00ebheq\u00ebs ia kishte pushkatuar? N\u00ebse dikush e arsyeton k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrpos se n\u00eb tragjedit\u00eb e Shekspirit, at\u00ebher\u00eb ne mund ta ulim disi tempin \u201cantimarksist\u201d, pa\u00e7ka se kemi qen\u00eb dhe jemi jo-komunist\u00eb. Na mbetet vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim pareshtur dhe me dures\u00eb hamletiane: e v\u00ebrteta nuk mund t\u00eb thuhet nga t\u00eb gjith\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos na marr\u00eb frym\u00ebn e rrejshmja, se dje pask\u00ebshim pas qen\u00eb \u201cdisident\u00eb\u201d e nuk e pask\u00ebshim ditur!?&#8230; Kujtohuni pak si nuk e p\u00ebrdori kurr\u00eb Pjet\u00ebr Arbnori p\u00ebr kat\u00ebr vjet foltoren e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryetar i t\u00eb cilit ishte, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cgjyqin\u201d e perskutor\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb, apo poeti minist\u00ebr Visar Zhiti tryez\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Kjo nuk ka ndodhur ngaq\u00eb t\u00eb vuajturit e din\u00eb mir\u00eb \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, por dhe gjyqin e pashmangsh\u00ebm t\u00eb epok\u00ebs. Ata nuk kan\u00eb idhuj tok\u00ebsor\u00eb dhe k\u00ebshtu e kan\u00eb shp\u00ebtuar shpirtin e tyre, kurse borizan\u00ebt e kauz\u00ebs s\u00eb shuar, q\u00eb iu ka mbetur ora n\u00eb pardje, m\u00eb kot p\u00ebrpiqen t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb Bertold Brehti i madh, q\u00eb ishte fshikulluesi dramatik i \u00e7do forme dikature.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ \u00a0 Lufta e \u201cvog\u00ebl\u201d e klasave Lufta e klasave ka qen\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshi i duksh\u00ebm dhe i paduksh\u00ebm i regjimit komunist. Nuk ishte vet\u00ebm lufta gj\u00ebmimtare q\u00eb zhvillonte Hoxha kund\u00ebr \u201cklasave t\u00eb p\u00ebrmbysura\u201d e grupeve kinse komplotiste,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4935,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4934","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4934"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4934\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4936,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4934\/revisions\/4936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4935"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}