{"id":4903,"date":"2015-01-25T12:43:10","date_gmt":"2015-01-25T12:43:10","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4903"},"modified":"2015-01-25T12:43:10","modified_gmt":"2015-01-25T12:43:10","slug":"nje-kristal-nga-kosova-per-papa-franceskun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4903","title":{"rendered":"NJ\u00cb KRISTAL NGA KOSOVA P\u00cbR PAPA FRAN\u00c7ESKUN"},"content":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs Atifete Jahjaga na b\u00ebn me dije se Papa Fran\u00e7eskut \u201ci dhurova nj\u00eb kristal t\u00eb nxjerr\u00eb 900 metra thell\u00eb nga Trep\u00e7a, me dheun e Kosov\u00ebs, p\u00ebr ta bekuar atdheun ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb\u201d.<!--more--> Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e panjohur dhurimi i gurit t\u00eb vendit t\u00ebnd dikujt tjet\u00ebr me nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, aq m\u00eb tep\u00ebr Pap\u00ebs, por simbolika e k\u00ebtij gjesti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast na duket se ka nj\u00eb dometh\u00ebnie m\u00eb se t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. I pari kuptim sipas nesh \u00ebsht\u00eb ai rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb hershme, autentike shqiptare n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ia kan\u00eb kafshuar e deformuar kufijt\u00eb, historin\u00eb, demografin\u00eb prej afro nj\u00eb shekulli e gjysm\u00eb. Presidentja e kishte shpallur kredon e asaj vizite q\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, kur shkroi se \u201cme Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij do t\u00eb ndaj rr\u00ebfimet p\u00ebr tradit\u00ebn e pasur t\u00eb vendit ton\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj, rrug\u00ebn ton\u00eb drejt liris\u00eb, sakrific\u00ebn n\u00eb bazamentin e shtetit ton\u00eb dhe harmonin\u00eb mes religjioneve&#8230;\u201d Ky pra \u00ebsht\u00eb dhe \u201ckristali\u201d, diamanti, margaritari q\u00eb kryetarja e shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u2019i kumtonte Pap\u00ebs, duke k\u00ebrkuar prej Tij njohjen e shtetit t\u00eb saj legjitim, i njohur tashm\u00eb nga nj\u00ebqind e tet\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua Presidente q\u00eb rrug\u00ebton n\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr jo pak t\u00eb acart\u00eb e shp\u00ebrthyes drejt shtetit t\u00eb Vatikanit, kur sapo \u00ebsht\u00eb kthyer nga Parisi ku ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb manifestimin e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs me krer\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shteteve dhe qeverive t\u00eb Europ\u00ebs. Nuk e di pse ajo shifra 900 metra thell\u00eb t\u00eb b\u00ebhet se \u00ebsht\u00eb jo n\u00ebntok\u00eb po e kredhur n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij populli, shqipja e t\u00eb cilit rrjedh nga \u201cMeshari\u201d i Buzukut. Presidentja Jahjaga \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme p\u00ebr auteticitetin kulturor dhe juridik t\u00eb k\u00ebtij populli n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnike shqiptare dhe k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme ta p\u00ebr\u00e7oj\u00eb edhe n\u00eb rrafsh diplomatik. Kemi patur rastin ta d\u00ebgjojm\u00eb nga af\u00ebr nj\u00eb ligj\u00ebrim t\u00eb sajin t\u00eb spikatur p\u00ebr Kanunin e Lek\u00eb Dukagjinit tre vjetm\u00eb par\u00eb n\u00eb \u201cTakimet e Gje\u00e7ovit\u201d n\u00eb Zym. Nuk \u00ebsht\u00eb se befasohesh nga filozofia dhe fuqia e k\u00ebsaj vepre madhore, n\u00eb goj\u00ebn e dijetar\u00ebve vendas e t\u00eb huaj, etnolog\u00eb, konstitucionalist\u00eb, politolog\u00eb, po kur k\u00ebt\u00eb e d\u00ebgjon nga kryetarja e nj\u00eb shteti q\u00eb aspiron t\u00eb antar\u00ebsohet n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e shteteve europiane, bindesh se n\u00eb Kosov\u00eb ka nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr gur\u00ebt e themelit, ato \u201ckristale\u201d q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dheut e kombit t\u00ebnd. Nj\u00eb popull q\u00eb ka ditur t\u00eb vet\u00ebqeveriset, aq m\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb qeveriset. Shteti i Kosov\u00ebs meriton t\u00eb njihet nga t\u00eb gjith\u00eb, pse n\u00eb themelet e tij ka tradit\u00ebn juridike dhe sakrific\u00ebn shtetformuese t\u00eb koh\u00ebs moderne. (Por, meq\u00eb jemi te rr\u00ebnj\u00ebt arb\u00ebrore, si p\u00ebr paradoks, nd\u00ebrsa Presidentja Jahjaga shpiente n\u00eb Vatikan nj\u00eb thesar t\u00eb \u00e7muar t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs son\u00eb, mbi kalan\u00eb e mo\u00e7me t\u00eb Dalmacies n\u00eb Koman, po binte si \u201cShpata e Demokleut\u201d linja e tensionit t\u00eb lart\u00eb Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, \u00e7ka ka shkaktuar jo pak \u201ctension\u201d mediatik e institucional n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr ta devijuar trasen\u00eb e saj nj\u00eb kod\u00ebr m\u00eb tej!)<\/p>\n<p>Por t\u00eb vim\u00eb te guri mineral i Trep\u00e7\u00ebs, kristali i thell\u00ebsive n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb saj. Ndoshta asnj\u00eb \u201cgur\u201d tjet\u00ebr nuk do t\u00eb qendronte m\u00eb mir\u00eb se ai n\u00eb kohezionin e t\u00eb sotmes, aq sa dhe t\u00eb s\u00eb djeshmes. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga minierat emblematike t\u00eb rajonit ballkanik, me nj\u00eb histori t\u00eb veten politike dhe ekonomike, nj\u00eb z\u00eb i pashuar i pun\u00ebtoris\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e veta. Nj\u00eb minier\u00eb zinku, plumbi, ari, argjendi q\u00eb nuk e ka kryer misionin e vet dhe ku minator\u00ebt, duke i dal\u00eb p\u00ebrzot asaj, b\u00ebhen dalzot\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb mineraleve q\u00eb iu japin buk\u00eb p\u00ebr famijt\u00eb e tyre. Minator\u00ebt trep\u00e7ian\u00eb jan\u00eb n\u00eb grev\u00eb pasi miniera e tyre \u00ebsht\u00eb ende pezull. Protesta e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 48 or\u00eb afat qeveris\u00eb q\u00eb ta zgjidh\u00eb problemin e Trep\u00e7\u00ebs. T\u00eb drejt\u00ebn e adminstrimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb vet territoriale asaj ia jap legjislacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ai vend\u00ebs. Diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb jan\u00eb shprehur se miniera nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e bisedimeve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>E nuk mbaron as k\u00ebtu simbolika e \u201ckristalit\u201d q\u00eb zonja Jahjaga i dhuroi Papa Fran\u00e7eskut. Bota shqiptare ka nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore t\u00eb papar\u00eb, d\u00ebshmuar dhe te harmonia e besimeve fetare dhe besimtar\u00ebve, gur themeli i ekzistenc\u00ebs paq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb e moderne. Na kujtohen fjal\u00ebt plot urt\u00ebsi t\u00eb patriarkut t\u00eb dituris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb, Don Lush Gjergjit, se fet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb cenuar kombin, p\u00ebrkundrazi e kan\u00eb ndihmuar at\u00eb n\u00eb rav\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrndritur rilindase. Papa e pa me syt\u00eb e tij k\u00ebt\u00eb aset t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri shtatorin e kaluar, por nj\u00eb konfirmim zyrtar dhe nga Kosova e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb pamje, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb atje koh\u00ebt e fundit ka patur dhe ndonj\u00eb episod xhihadist. Nj\u00eb popull q\u00eb ka sakrifikuar si rrall\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr lirin\u00eb i tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb martirizuar deri te f\u00ebmij\u00ebt e djepit e kullat i jan\u00eb shkrumbuar me napalm, i ka t\u00eb gjitha kodet historike dhe shanset e t\u00eb sotmes t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara pa u ndikuar nga korentet e ndyshme q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb paqes dhe stabilitetit. Kosovar\u00ebt, t\u00eb shtr\u00ebnguar nga rrethanat politike, kan\u00eb emigruar gjer\u00ebsisht n\u00eb shekullin XX, si brenda trojeve t\u00eb tyre, aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb orient e oksident, por sjellja e tyre atje ku jan\u00eb vendosur ka qen\u00eb gjithnj\u00eb shembullore, n\u00eb Shqip\u00ebri, Turqi, Zvic\u00ebr, Gjermani, Amerik\u00eb etj., duke mbartur krahas virtyteve t\u00eb rac\u00ebs dhe vler\u00ebn e respektit p\u00ebr fen\u00eb e tjetrit, kur ajo ishte e ndryshme nga e tyrja. Por kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb tem\u00eb pa mbarim, pasi m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tradita e toleranc\u00ebs fetare nuk vjet\u00ebrohet, n\u00ebse e ruajm\u00eb t\u00eb parrezikuar.<\/p>\n<p>Presidentja Jahjaga q\u00eb do t\u2019i qortonte bashk\u00ebqytetar\u00ebt e saj q\u00eb shfaqen dhun\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb fundjav\u00ebs n\u00eb kryeqytet, duke gjuajtur m\u00eb gur\u00eb godin\u00ebn qeveritare e d\u00ebmtuar bizneset p\u00ebrreth. Me sjellje t\u00eb tilla agresive, qoft\u00eb dhe sporadikisht nga disa t\u00eb rinj, nuk thyhen thjesht xhamat e Kryeministris\u00eb, por thyhet n\u00eb fakt ai \u201ckristali\u201d p\u00ebrbashkues i liris\u00eb n\u00eb nj\u00eb komunitet, politik\u00eb, qeverisje. Nuk mund ta p\u00ebrcjellesh pa shqet\u00ebsim nj\u00eb dhun\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb skajshme, ndaj nj\u00eb qeverie me vet\u00ebm nj\u00eb muaj n\u00eb detyr\u00eb, kur n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb protest\u00ebs ishin t\u00eb gjith\u00eb ata politikan\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kosovare q\u00eb nuk u ngjit\u00ebn dot n\u00eb qeverisje me an\u00eb t\u00eb tryez\u00ebs tripalshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb problem i tranzicionit, si n\u00eb Prishtin\u00eb, ashtu dhe n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb se politikan\u00ebt q\u00eb i nxjerrin turmat n\u00eb shesh p\u00ebr protesta lypet dhe t\u2019i maturojn\u00eb ato nga fillimi n\u00eb fund, ndryshe nuk kan\u00eb vler\u00eb deklaratat e tyre m\u00eb pas se ne distancohemi nga dhuna. Ngado q\u00eb ta rrotullosh, \u201cbarinjt\u00eb\u201d e turmave jan\u00eb lider\u00ebt e tyre politik\u00eb. Pas nj\u00ebzet e pes\u00eb vitesh n\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb thyesh xhama e t\u00eb gjuash mbi polic\u00ebt duke i l\u00ebnduar ata fizikisht e moralisht.<\/p>\n<p>Ja k\u00ebshtu lexohet prej nesh simboli i dhuruar Pap\u00ebs nga Presidentja e Kosov\u00ebs, pra, q\u00eb kristalet t\u00eb ruhen t\u00eb kristalta n\u00eb t\u00eb gjitha shp\u00ebrfaqjet e \u201cprizmit\u201d etnik, kulturor, politik e fetar t\u00eb popujve. E nd\u00ebrsa zonja Jahjaga fluturonte me avion drejt Rom\u00ebs, ndjeje se historia p\u00ebrs\u00ebritej, t\u00eb p\u00ebrfytyrohet shtegtimi drejt Vatikanit i Gjergj Kastriotit dhe pritja q\u00eb Papa Palit II i b\u00ebnte kryeprincit t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cilin nj\u00eb tjet\u00ebr Pap\u00eb do t\u00eb nisej p\u00ebr ta kuror\u00ebzuar Mbret, por q\u00eb nuk do t\u00eb mb\u00ebrrinte. Me siguri dhe at\u00ebher\u00eb dhurata e Sk\u00ebnderbeut p\u00ebr diplomacin\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dh\u00e9 nga toka shqiptare, nj\u00eb dor\u00eb dh\u00e9 q\u00eb nuk ka munguar kurr\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, Ismail Qemalit, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Ismail Kadares\u00eb, drejt bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar. Ai \u201ckristal\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e secilit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mos u zhb\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Presidentja e Kosov\u00ebs Atifete Jahjaga na b\u00ebn me dije se Papa Fran\u00e7eskut \u201ci dhurova nj\u00eb kristal t\u00eb nxjerr\u00eb 900 metra thell\u00eb nga Trep\u00e7a, me dheun e Kosov\u00ebs, p\u00ebr ta bekuar atdheun ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4904,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4903","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4903"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4903\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4905,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4903\/revisions\/4905"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}