{"id":4846,"date":"2014-12-17T00:56:16","date_gmt":"2014-12-17T00:56:16","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4846"},"modified":"2014-12-17T00:56:16","modified_gmt":"2014-12-17T00:56:16","slug":"hapja-e-dosjeve-shqiptaret-me-me-integritet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4846","title":{"rendered":"Hapja e dosjeve, shqiptar\u00ebt m\u00eb me integritet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Zef Brozi<\/strong><\/p>\n<p>Premtimi publik i kryeministrit Rama p\u00ebr hapjen e dosjeve dhe iniciativa e shoq\u00ebrise civile dhe e disa deputet\u00ebve me projektligjin p\u00ebr hapjen e dosjeve meritojn\u00eb mb\u00ebshtetjen time dhe besoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sado e hidhur qoft\u00eb ajo.\u00a0<!--more--> Dhe m\u00ebsimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs p\u00ebr dosjet do t\u00eb jet\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pasur dosje, edhe p\u00ebr ata q\u00eb realisht kan\u00eb pasur dosje, edhe p\u00ebr ata q\u00eb mafia pushtetare e pas vitit 1990 mund t\u00eb ket\u00eb shpifur se kan\u00eb dosje.<\/p>\n<p>M\u00ebsimi m\u00eb se dymij\u00ebvje\u00e7ar se, kur t\u00eb m\u00ebsoni dhe pranoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, at\u00ebhere e v\u00ebrteta do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb lir\u00eb, merr nj\u00eb ting\u00ebllim aktual edhe n\u00eb q\u00ebndrimin ndaj dosjeve.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri disa po e kund\u00ebrshtojn\u00eb hapjen e dosjeve me pretendimin se \u201cpo t\u00eb hapen dosjet, do t\u00eb ket\u00eb hakmarrje\u201d. Ky argument hidhet posht\u00eb me realitetin shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre 24 viteve, ku duhet theksuar se shpirti tolerant i atyre q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb burgjet politike me vite t\u00eb t\u00ebra \u00ebsht\u00eb mahnit\u00ebs.<\/p>\n<p>Me sa di un\u00eb, asnj\u00eb i d\u00ebnuar politik nuk \u00ebsht\u00eb hakmarr\u00eb ndaj atyre q\u00eb i kall\u00ebzuan, atyre q\u00eb u dol\u00ebn d\u00ebshmitar\u00eb, madje edhe d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, apo ndaj atyre q\u00eb i hetuan e gjykuan. Ata q\u00eb e penguan nj\u00eb ligj t\u00eb till\u00eb p\u00ebr m\u00eb se dy dekada dhe ata q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga hapja e dosjeve jan\u00eb hedhur n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr ta sabotuar p\u00ebrfundimisht hapjen e dosjeve. Parlamenti i sot\u00ebm, mazhoranca dhe opozita, por ve\u00e7an\u00ebrisht mazhoranca, q\u00eb i ka votat p\u00ebr ta miratuar k\u00ebt\u00eb ligj, jan\u00eb para nj\u00eb prove, nga e cila nuk mund t\u00eb dredhojn\u00eb m\u00eb tej. Qytetar\u00eb e Votues- Jini Vigjilent\u00eb!<\/p>\n<p>Hapja e dosjeve duhej t\u00eb ishte akti i par\u00eb i Parlamentit pluralist t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992, ku Partia Demokratike s\u00ebbashku me partit\u00eb e tjera t\u00eb mazhoranc\u00ebs kishin 2\/3 e deputet\u00ebve. Hapja e dosjeve duhej t\u00eb b\u00ebhej, por nuk u b\u00eb as nga mazhoranca e majt\u00eb n\u00eb vitet 1997-2005. Hapjen e dosjeve dihej se, ashtu si n\u00eb qeverisjen e par\u00eb, nuk do ta b\u00ebnte as n\u00eb vitet 2005-2013 mazhoranca e djatht\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb dihet se Presidenti ishte ai q\u00eb nuk lejoi hapjen e dosjeve n\u00eb vitet 1992-1997. N\u00eb fakt, Presidenti i asaj kohe i hapte dosjet, mbase edhe nat\u00ebn e dit\u00ebn e kalonte me dosjet e t\u00eb tjer\u00ebve, edhe pse nuk lejonte miratimin e nj\u00eb ligji p\u00ebr dosjet q\u00eb do t\u00eb lejonte t\u00eb hapej edhe dosja e tij dhe e klanit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>A nuk e mbante ai k\u00ebrc\u00ebnimin me dosjet si shpat\u00ebn e Damokleut mbi kok\u00ebn e disa deputet\u00ebve t\u00eb mazhoranc\u00ebs, ministrave dhe\u00a0 pushtetar\u00ebve e politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve, e disa t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u2019i mbajtur ata t\u00eb frik\u00ebsuar, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, t\u00eb n\u00ebnshtruar dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb tij diktatorial e kriminal?<\/p>\n<p>Pra sot, ndon\u00ebse tep\u00ebr von\u00eb, Parlamenti duhet t\u00eb miratoj\u00eb pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme ligjin p\u00ebr hapjen e dosjeve dhe t\u2019i jepet fund loj\u00ebs s\u00eb paprincipt\u00eb q\u00eb pushteti dhe politika kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dosjet, t\u2019u jepet fund edhe fushatave denigruese dhe abuzuese, q\u00eb PD-PS kan\u00eb shk\u00ebmbyer n\u00eb k\u00ebto 24 vite. Qeverisja, Parlamenti, Gjyq\u00ebsori, Prokuroria, Administrata dhe t\u00eb gjitha institucionet publike duhet t\u00eb ken\u00eb integritet dhe t\u00eb \u00e7lirohen nga pseudonimet dhe mbart\u00ebsit e tyre, q\u00eb aq shum\u00eb vend kan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb fjalorin e politikan\u00ebve, q\u00eb nga 1990-ta e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse e konsideroj fat q\u00eb nuk kam asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb lidhur me dosjet dhe ish-Sigurimin e Shtetit, po jap disa sugjerime p\u00ebr projektligjin p\u00ebr dosjet. Mbase p\u00ebrvoja e Gjermanis\u00eb dhe e shteteve t\u00eb tjera p\u00ebr hapjen e dosjeve mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>1. Mendoj se hapja e dosjeve duhet t\u2019i jap\u00eb mund\u00ebsi \u00e7do qytetari q\u00eb t\u00eb njihet me dosjen e tij, n\u00ebse nj\u00eb dosje e till\u00eb ekziston p\u00ebr at\u00eb. Por dosjet e qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb nuk b\u00ebhen publike p\u00ebr aq koh\u00eb sa ata nuk kandidojn\u00eb apo propozohen p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb funksione publike.<\/p>\n<p>2. Sugjeroj q\u00eb dosjet s\u00eb pari t\u00eb hapen p\u00ebr t\u00eb gjitha ata q\u00eb jan\u00eb zgjedhur apo em\u00ebruar n\u00eb poste publike dhe ata q\u00eb do t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr poste t\u00eb tilla n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke filluar me Presidentin, Kryeministrin, ministrat, deputet\u00ebt, gjyqtar\u00ebt dhe drejtuesit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb gjitha gjykatave t\u00eb tjera, Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Atyre q\u00eb mbajn\u00eb k\u00ebto funksione dhe q\u00eb rezultojn\u00eb me dosje si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sigurimit apo agjent\u00eb, u b\u00ebhet e njohur dosja e tyre dhe u k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja. N\u00ebse ata refuzojn\u00eb dor\u00ebheqjen, dosja e tyre b\u00ebhet publike. P\u00ebr \u00e7do kandidat p\u00ebr t\u2019u zgjedhur a em\u00ebruar n\u00eb poste publike duhet t\u00eb verifikohet dosja e tij (apo asaj) dhe, n\u00ebse rezulton me dosje (bashk\u00ebpun\u00ebtor), i k\u00ebrkohet t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb kandidatur\u00ebn dhe n\u00ebse ai (ajo) nuk pranon, dosja i b\u00ebhet publike.<\/p>\n<p>3. Sugjeroj q\u00eb zbatimi i Ligjit p\u00ebr Hapjen e Dosjeve duhet t\u2019i besohet nj\u00eb Komisioni t\u00eb pavarur e joshtet\u00ebror. Ky Komision duhet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb brez i ri 24-35 vje\u00e7ar\u00ebsh, i cili objektivisht dihet se nuk ka dosje. An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni nuk duhet t\u00eb em\u00ebrohen as nga Presidenti, as nga Qeveria, as nga Parlamenti, por nga shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p>4. Mendoj se do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb dosjet t\u00eb hapen edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb Marsit 1992 e deri m\u00eb sot kan\u00eb qen\u00eb President, Kryeminist\u00ebr, Kryetar i Gjykat\u00ebs se Kasacionit (po ua kujtoj se edhe un\u00eb kam qen\u00eb kryetar i k\u00ebsaj Gjykate nga 23 shtatori 1993-deri m\u00eb 21 Shtator 1995), Kryetar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, e Kryetar i SHISH-t (SHIK-ut). Shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe duhet t\u00eb din\u00eb n\u00ebse ndonj\u00eb nga k\u00ebta funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe veten time, ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Sigurimit.<\/p>\n<p>5. Mendoj q\u00eb ligji p\u00ebr dosjet duhet t\u00eb ket\u00eb efekt p\u00ebr nj\u00eb afat kohor t\u00eb arsyesh\u00ebm (mbase p\u00ebr 5 vjet) dhe me kalimin e atij afati \u00e7\u00ebshtja e dosjeve konsiderohet e mbyllur dhe politika e shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb mos humbasin edhe m\u00eb tej koh\u00eb e energji me t\u00eb kaluar\u00ebn, por t\u2019i p\u00ebrkushtohen nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><em>Uashington, DC\u00a0SHBA<br \/>\n14 dhjetor 2014<\/em><\/p>\n<p><em>Shkrimi u botua n\u00eb Shqiptarja.com (print) n\u00eb 16 Dhjetor 2014<\/p>\n<p><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Zef Brozi Premtimi publik i kryeministrit Rama p\u00ebr hapjen e dosjeve dhe iniciativa e shoq\u00ebrise civile dhe e disa deputet\u00ebve me projektligjin p\u00ebr hapjen e dosjeve meritojn\u00eb mb\u00ebshtetjen time dhe besoj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sado e hidhur qoft\u00eb ajo.\u00a0<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4847,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-4846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4848,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4846\/revisions\/4848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}