{"id":4819,"date":"2014-12-08T20:50:59","date_gmt":"2014-12-08T20:50:59","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4819"},"modified":"2014-12-08T20:50:59","modified_gmt":"2014-12-08T20:50:59","slug":"hodo-pashe-sokoli-legjende-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4819","title":{"rendered":"HODO PASH\u00cb SOKOLI LEGJEND\u00cb HISTORIKE"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>nga Brikena Bogdo<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Poeti komb\u00ebtar At Gjergj Fishta tek\u00a0 \u201eLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201c shkruan:<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u201eHodo Begu sibubullima<br \/>\nN\u2019shtat\u2019 Krajlit i shkoi ushtima&#8230;\u201c<\/em><!--more--><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e njohin luft\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Hotit dhe Grud\u00ebs n\u00eb vitin 1880, por din\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr figur\u00ebn q\u00eb e udh\u00ebhoqi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Pas Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb, e gjith\u00eb rezistenca e Lidhjes s\u00eb Prizrenit u spostua n\u00eb Shkod\u00ebr, ku figura q\u00ebndrore ishte Hodo Pash\u00eb Sokoli, e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr nga statura me Ali Pash\u00eb Gucin\u00eb dhe Abdyl Frash\u00ebrin. Gjat\u00eb viteve 1920-1930, jan\u00eb botuar k\u00ebng\u00eb popullore,kushtuar ngjarjeve t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrtenit por, dhe figurave udh\u00ebheq\u00ebse, si d\u00ebshmi e jehon\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebrgjegjen popullore. Aty p\u00ebrmenden edhe udh\u00ebheq\u00ebsit e shquar t\u00eb l\u00ebvizjes, Abdyl Frash\u00ebri, Ali Pash Gucia, dhe Hodo Pash\u00eb Sokoli. K\u00ebtyre tre figurave q\u00ebndrore, udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit, populli iu thurri vargje.<\/p>\n<p>\u201cHodo Pash\u00eb Sokoli\u00a0shkriu t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe udh\u00ebhequr nj\u00eb ushtri prej10 000 luft\u00ebtar\u00ebsh\u201d, shprehen sot pas 134 vitesh, mbesat e tij, Fitret (90vjec) dhe Sabrije Sokoli 88 vje\u00e7. \u201cAto toka q\u00eb i mbrojti Hodo Pash\u00eb Sokoli me10 000 luft\u00ebtar\u00ebt, nuk arrit\u00ebn m\u00eb t\u2019i marrin t\u00eb huajt\u201d, tregojn\u00eb thjesht mbesate tij. Fatkeq\u00ebsisht, gjat\u00eb rregjimit komunist, kjo der\u00eb e madhe e Sokolajve, (Ramadan Sokoli, Hodo Sokoli, IbrahimSokoli), nipat e tij, ran\u00eb n\u00eb burgjet komuniste, duke kryq\u00ebzuar plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb figure legjendare. P\u00ebr pasoj\u00eb, u deformua\u00a0 historia e familjes, si dhe u shtremb\u00ebruan fakte serioze p\u00ebr figur\u00ebn e Hodo Pash\u00eb Sokolit. Regjimi do t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb vargjet e popullit, p\u00ebr t\u2018a zhb\u00ebr\u00eb si em\u00ebr, ngjarje, figur\u00eb kardinale e nj\u00eb lufte ndaj Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr autonomi, deri pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo figur\u00eb mbeti legjend\u00eb megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2018izhdukur realitetet. Nj\u00eb familje legjendare e skalitur n\u00eb legjenda, e cila tregon se, si\u00a0 nga kjo familje u larguan 25 burra p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Vezirit t\u00eb Turqis\u00eb dhe u kthyen vet\u00ebm dy, nj\u00ebri Aftabegu, legjenda e Shkodr\u00ebs, paraardh\u00ebsi i Hodo Pash\u00eb Sokolit. Aftabegu sapo hyn n\u00eb pazarin e Shkodr\u00ebs i drejtohet nj\u00eb t\u00eb moshuari: Mir\u00ebse rri o plaku i mire i Shkodr\u00ebs\u201d. Ai i kthehet: \u201cMir\u00ebse vjen o Aftabeg i Shkodr\u00ebs\u201d. Aftabegu, i \u00e7uditur,e pyet se nga e njohu, pasi ai kishte vite larg, n\u00eb luftra. \u201cNga arma\u201d \u2013 ip\u00ebrgjigjet i moshuari. N\u00ebse arm\u00ebt e k\u00ebsaj familje ishin gati-gati nj\u00eb legjend\u00eb,oxhaku i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb e prekshme, ende sot. St\u00ebrmbesa e tij Teuta (Haxhihyseni)Bogdo, e rr\u00ebfen si p\u00ebrrall\u00eb p\u00ebrjetimin e saj f\u00ebminor. \u201eSht\u00ebpin\u00eb, n\u00eb od\u00ebn kryesore, e zinte oxhaku i rrall\u00eb, i gdh\u00ebndur me mjesht\u00ebri, nd\u00ebrsa dhoma emadhe ishte e mbushur me arm\u00eb argjendi, mes t\u00eb cilave q\u00ebndronte madh\u00ebrish\u00ebmshpata e Hodo Beg Sokolit\u201c. Enveri duhet t\u00eb zhb\u00ebnte pik\u00ebrisht legjend\u00ebn, duhett\u00eb zhb\u00ebnte thelbin e k\u00ebsaj familjeje, duhet t\u00eb asgjesonte identifikimin e saj,arm\u00ebn. Dhe legjenda vazhdon tregimin, q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn komuniste, Enveri mes shum\u00eb rrug\u00ebve diabolike p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb familjen (duke futur t\u00eb gjith\u00eb burrat efamiljes n\u00eb burg), ndoqi at\u00eb t\u00eb minimizimit t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj familjeje,pik\u00ebrisht arm\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cThembra e Akilit\u201d, fuqia e familjes ishte arma, dhe pik\u00ebrisht shpat\u00ebn e Hodo Pash Sokolit, Enveri ia dhuroi Stalinit. Ai arrin dyq\u00ebllime, tenton t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb nj\u00eb legjend\u00eb dhe fiton nj\u00eb aleat, duke u treguar sh\u00ebrb\u00ebtori besnik. Plangprish\u00ebsi i familjes s\u00eb tij, i legjendave t\u00eb historis\u00ebs\u00eb kombit t\u00eb tij, sigurisht q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ishte sh\u00ebrb\u00ebtori m\u00eb besnik. Hara\u00e7i ishte shum\u00eb i lart\u00eb. Duke i mohuar thelbin, gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta spostuar figur\u00ebn, p\u00ebr ta deformuar historin\u00eb.<\/p>\n<p>Hodo Sokoli, nipi i tij (emrin ia kan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb k\u00ebsaj figure), mbante n\u00eb gisht unaz\u00ebn e Hodo Pash\u00ebs, me nj\u00eb vlere t\u00eb rrall\u00eb,t\u00eb cil\u00ebn nuk e hiqte kurr\u00eb nga gishti. Kjo unaz\u00eb ishte timbre i Hodo Pash\u00ebs, me t\u00eb cilin ai vinte firm\u00ebn. Kur u arrestua nga regjimikomunist, sigurimi i shtetit ia sekuestroi, p\u00ebr t\u00eb mos ia kthyer m\u00eb kurr\u00eb, duke zhdukur p\u00ebrfundimisht, identifikimin e personalitetit t\u00eb tij prej udh\u00ebheq\u00ebsi. N\u00ebse shpat\u00ebs s\u00eb argjend\u00eb t\u00eb Hodo Pash\u00ebs i dihet fati, k\u00ebsaj unaze nuk i dihet. Por,nj\u00eb fakt qart\u00ebsohet, q\u00eb Enveri donte ta shp\u00ebrb\u00ebnte nga thelbi k\u00ebt\u00eb figure heroike, duke i zhdukur arm\u00ebn dhe unaz\u00ebn (firma) e tij, q\u00eb kishin vlera komb\u00ebtare,historike, por padyshim edhe monetare.<\/p>\n<p>Figura t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme mbas epok\u00ebs Sk\u00ebnderbe-iane. K\u00ebto dy epoka legjendare, i lidh e nj\u00ebjta psik\u00eb: figura q\u00eb din\u00eb t\u00eb bashkohen, p\u00ebr t\u2019ushnd\u00ebrruar t\u00eb pathyesh\u00ebm. Ishin k\u00ebto figura, pas epok\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb dol\u00ebn s\u00eb bashku, n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb krejt t\u00eb pabarabart\u00eb, kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb,Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, p\u00ebr t\u2019i zbrapsur ata. Figura, q\u00eb dit\u00ebn t\u00eb bashkojn\u00eb forcat, me moton bashkimi b\u00ebn fuqin\u00eb. Kjo i shnd\u00ebrron, n\u00eb t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm p\u00ebr fatet ekombit.<\/p>\n<p>Hodo Sokoli lindi m\u00eb 17 n\u00ebntor 1834. Me koh\u00ebn mundi t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ndjekja e shkoll\u00ebs &#8220;Ruzhdije&#8221;. Nj\u00eb burr\u00eb i lart\u00eb, i pash\u00ebm dhe shum\u00eb autoritar, por mbi t\u00eb gjitha, trim dhe i njohur p\u00ebr virtyte t\u00eb larta. Rrjedhur nga nj\u00eb familjeje me tradita t\u00eb hershme n\u00eb Shkod\u00ebr, fitoi nj\u00eb vend nderi t\u00eb merituar. P\u00ebr talentin e tij ushtarak, u em\u00ebrua kapiten i roj\u00ebs s\u00eb ishujve t\u00eb\u00a0liqenit, kufime\u00a0Malin e Zi. Ishte kapiten, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ishte guvernator Abdi Pash\u00eb\u00c7ekrezi, n\u00eb vitin 1860. M\u00eb von\u00eb, gradohet major i xhandarm\u00ebris\u00eb ushtarake, e formuar rishtas n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Me rastin e ardhjes s\u00eb Dervish Pash\u00ebs, vali n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 1869, qe transferuar, n\u00eb form\u00eb internimi n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Stamboll<\/a>. Veprimtari\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Lidhjes s\u00eb Prizrenit<\/a>. Kryetar i Lidhjes Shqiptare, me qend\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Shkodr\u00ebn<\/a>. Q\u00eb n\u00eb 19prill\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">1880<\/a>,\u00a0del hapur kund\u00ebr vendimit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Port\u00eb<\/a>s s\u00eb Lart\u00eb\u00a0p\u00ebr dor\u00ebzimin\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Malit<\/a>\u00a0t\u00eb Zi,\u00a0krahinat e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Hotit<\/a>\u00a0dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/notes\/795647593810445\/?pnref=story\">Grud\u00ebs<\/a>,\u00a0duke hedhur p\u00ebr tok\u00eb medaljet dhe nderimet q\u00eb kishte fituar gjat\u00eb karrier\u00ebs ushtarake, n\u00eb xhandarm\u00ebri. Fakti q\u00eb k\u00ebmbeu uniform\u00ebn, meveshje tradicionale shqiptare, n\u00eb mbledhje, e forcon edhe m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr simbolike.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb e tregon me holl\u00ebsi Dom Pal Shantoja, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb artikulli. M\u00eb 19 Prill 1880, t\u00eb nes\u00ebrmen e n\u00ebnshkrimit, n\u00eb Stamboll, t\u00eb\u201cProtokollit p\u00ebr kufijt\u00eb e Turqis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, u zhvillua n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb nga manifestimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kishte par\u00eb ai qytet. At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb sheshin p\u00ebrpara nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb bibliotek\u00ebs, rr\u00ebz\u00eb Rozafatit, u mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt,s\u00ebbashku m\u00eb mijra fshatar\u00eb t\u00eb rrethit. Sipas letr\u00ebs, q\u00eb shkroi dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Engj\u00ebll \u00c7oba, n\u00eb miting u fol p\u00ebr vendimet q\u00eb kishte marr\u00eb Komiteti Nd\u00ebrkrahinor,n\u00eb lidhje me mbrojtjen e Hotit dhe Grud\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai e p\u00ebrshkruan mitingun popullor me njoftime politike sensacionale. Letra e tij, e shkruar n\u00eb trajt\u00eb reportazhi, drejtuar gazet\u00ebs \u201cAlgemeine Zeitung\u201d u botua m\u00eb 20 prill, n\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e saj, dhe u ribotua, pothuajn\u00eb t\u00eb gjitha gazetat e Europ\u00ebs. Ajo q\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb opinionin europian ishte nj\u00eb fraz\u00eb paralajm\u00ebruese: \u201dN\u00ebqoft\u00ebse, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha kan\u00eb hequr dor\u00eb nga parimet e drejt\u00ebsis\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb derdhin gjakun e tyre p\u00ebr lirin\u00eb e shenjt\u00eb\u201d. Mitingu \u00a0popullor u zhvillua, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Hodo Bej Sokolit, ku u b\u00eb e qart\u00eb se, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb deri n\u00eb fund Hotin dhe Grud\u00ebn. Sipas letr\u00ebs s\u00eb Pal Shantoj\u00ebs, n\u00eb mitingun e Shkodr\u00ebs, m\u00eb 19 Prill 1880, Hodo Sokoli, kryetari iShtabi Ushtarak t\u00eb Lidhjes Shqiptare p\u00ebr vilajetin e Shkodr\u00ebs, mbjati nj\u00eb fjalim t\u00eb zjarrt\u00eb. Ai tha nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cT\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb Lidhjes Shqiptare.Ministrat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb u mblodh\u00ebn\u00a0n\u00eb Berlin vepruan me nj\u00eb padituri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb dhe me banor\u00ebt\u00a0 e tij, kur na shit\u00ebn neve, ne q\u00eb jemi rraca m\u00eb e past\u00ebr dhe m\u00eb fisnike e bot\u00ebs. Por ne, st\u00ebrnip\u00ebrit e Sk\u00ebnderbeut, dhe t\u00eb bashkluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij,\u00a0 t\u00eb braktisur nga t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb kope ujq\u00ebrish t\u00eb uritur, n\u00eb pritje t\u00ebpres\u00eb, ne do t\u00eb dim\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb vetveten dhe t\u00eb nderojm\u00eb varret e et\u00ebrve tan\u00eb.Ne e shtyp\u00ebm hidh\u00ebrimin ton\u00eb dhe i shkel\u00ebm ndjenjat tona m\u00eb t\u00eb shenjta, at\u00ebher\u00eb kur dor\u00ebzoheshin te armiku, vellez\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb Podgoric\u00ebs dhe Shpuz\u00ebs. Ne, as tani nuk duam ta ndryshojm\u00eb me forc\u00eb gjendjen e sendeve. P\u00ebr ne, ky ishte l\u00ebshimii fundit q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnim, kurse nes\u00ebr p\u00ebrs\u00ebri do t\u2019i jepen armikut, v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb Hotit, Kastratit dhe t\u00eb Kelmendit. A do ta lejoni ju k\u00ebt\u00eb?. Nj\u00eb \u201cJo\u201d e fuqishme \u2013 vazhdon letra e Pal Shantoj\u00ebs,, e cila doli nga mijra e mijra gjokse, ishte p\u00ebrgjigja q\u00eb iu dha aty p\u00ebr aty, Hodo Sokolit. Pastaj oratori vazhdoi: \u201cEdhe un\u00eb nuk dua t\u00eb lejoj k\u00ebt\u00eb l\u00ebshim. Sot, q\u00eb morra vesh shpirtin e lig t\u00eb sulltanit dhe vullnetin e tij t\u00eb prer\u00eb, q\u00eb ai ka p\u00ebr t\u00eb na shitur ne si skllev\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb na shkat\u00ebruar si rrac\u00eb, q\u00eb nga ky cast, po shk\u00ebputem prej tij dhe nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb njoh, as Padishah, as Stamboll. Menj\u00ebher\u00eb, pasi shqiptoi k\u00ebto fjal\u00eb \u2013 thuhet m\u00eb tej n\u00eb letr\u00ebn e p\u00ebrmendur, plaku trim shk\u00ebputi spaletat e arta nga uniforma e tij ushtarake, shk\u00ebputi po nga gjoksi i tij dekoratat e shumta, i flaku n\u00eb tok\u00eb dhe i shkeli me k\u00ebmb\u00eb.\u00a0 Shembullin e tij e ndoq\u00ebn 150 oficer\u00eb q\u00ebishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kuvend. Pastaj Hodo Beu thirri: \u201cO burra! Le t\u00eb tregojm\u00eb bot\u00ebs se, kush jemi ne dhe \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. O bajraktar i Hotit,kryeje pra detyr\u00ebn t\u00ebnde\u201d Menj\u00ebher\u00eb doli n\u00eb ballkonin e nd\u00ebrtes\u00ebs Ismail Marku,bajraktar i Helmit (Hot), trupmadh me fytyr\u00eb t\u00eb pjekur nga dielli, i cili me nj\u00ebt\u00eb q\u00eblluar t\u00eb jataganit, theu shtiz\u00ebn ku valvitej flamuri gjysm\u00ebh\u00ebn\u00ebs. Flamuri isulltanit ra p\u00ebrdhe, n\u00eb pluhur. Pastaj, bajraktari i Hotit, \u00c7un Mula, midis brohoritjeve t\u00eb pap\u00ebrmbajtura valviti flamurin e kuq komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, se kush realisht e ngriti flamurin kuq e zi at\u00eb dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e diskutueshme. Ka versione q\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb flamurin e ngriti vet\u00eb Hodo Sokoli. Sipas letr\u00ebs s\u00ebShantoj\u00ebs, fjal\u00ebn e mori p\u00ebrs\u00ebri Hodo Sokoli. Ai shpjegoi me elokuenc\u00eb pasqyr\u00ebne gj\u00ebndjes s\u00eb pun\u00ebve dhe parashtroi mend\u00ebsin\u00eb e fitores s\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerrejkund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. \u201cArm\u00eb kemi, madje kemi me boll\u00ebk, municionet nuk na mungojn\u00eb,madje p\u00ebr t\u00eb luftuar disa vjet, vet\u00ebm t\u00eb hollat na mungon\u00eb, pasi shqipar\u00ebt jan\u00eb trima por, t\u00eb varf\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb cast, kryetari i esnafit t\u00eb rreshper\u00ebve dha aty p\u00ebr aty, si ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur nevojat e luft\u00ebtar\u00ebve ,q\u00eb ndodheshin n\u00ebn arm\u00eb,500 lira flori, dhe premtoi se s\u00eb shpejti do t\u00eb jepte edhe m\u00eb shum\u00eb. Megjithat\u00eb,letra e Pal Shantoj\u00ebs pati nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb opinionin publik europian.Ana sensacionale e saj, q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se pritej nj\u00eb luft\u00eb midis shqiptar\u00ebve dhe malazez\u00ebve, tani po paralajm\u00ebrohej edhe nj\u00eb shk\u00ebputje e shqiptar\u00ebve nga sundimi shekullor osman.<\/p>\n<p>Kjo er\u00eb baruti nxiti disa organe t\u00eb shtypit evropian t\u00eb d\u00ebrgonin korrespondent\u00ebt e tyre t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndjekur nga af\u00ebr, ngjarjet trondit\u00ebse shqiptare. Por,figura e Hodo Pash\u00ebs kishte filluar t\u00eb diskutohej n\u00eb rrethet diplomatike, edhe m\u00eb p\u00ebrpara dat\u00ebs 19 Prill. Kirby Green, konsulli anglez n\u00eb Shkod\u00ebr i shkruan markezit Salisbury, Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jshtme t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe: \u201cImzot, trazirat k\u00ebtu, lidhur me l\u00ebshimin e parashikuar t\u00eb disa mal\u00ebsive katolike p\u00ebr Malin e Zi,n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb Gucis\u00eb, ende vazhdojn\u00eb, por \u00ebsht\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohetse, si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Disa persona q\u00eb, luajn\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb to, m\u00eb kan\u00eb siguruar se, \u00ebsht\u00eb menduar q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohet Izet Pasha, guvernatori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm,dhe t\u00eb caktohet n\u00eb vend t\u00eb tij, Hodo Beu, kryetari i policis\u00eb dhe kreu i nj\u00ebr\u00ebsnga familjet myslimane, m\u00eb me ndikim n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. (Shkod\u00ebr, 29 mars, 1880).<\/p>\n<p>Por, Shqip\u00ebria rezultonte e vetme. V\u00ebmendja e popullsis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs u drejtua edhe nj\u00eb here nga kufiri, edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, k\u00ebsaj here e provokuar nga Fuqit\u00eb eM\u00ebdha. Me p\u00eblqimin e tyre, Anglia k\u00ebrkoi ta shtr\u00ebngonte Port\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb, t\u00ebvendoste kordonin ushtarak, n\u00eb zon\u00ebn e Hotit dhe t\u00eb Grud\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb penguar vajtjen e vullnetar\u00ebne, n\u00eb zon\u00ebn e Tuzit. Qeveria e Stambollit p\u00ebrpiqej, me \u00e7dom\u00ebnyr\u00eb, t\u00eb evitote ballafaqimin me popullsin\u00eb shqiptare. Pyetjes s\u00eb ambasadorit britanik, lordit Goshen se, \u00e7far\u00eb e pengonte Port\u00ebn q\u00eb, t\u00eb vendoste kordonin ushtarak, Savas Pasha iu p\u00ebrgjigj me fjal\u00ebt e valiu t\u00eb Shkodr\u00ebs se, po t\u00eb vendosejai n\u00eb sektorin e Tuzit, shqiptar\u00ebt kishin k\u00ebrc\u00ebnuar se, do t\u00eb sulmonin Malin eZi, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb Podgoric\u00ebn. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, pyetjes tjet\u00ebr t\u00eb Goshenit se, si shpjgohej fakti q\u00eb, nj\u00eb zytra i lart\u00eb si Hodo Sokoli ishte b\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs ikryengrit\u00ebsve, Savas Pasha iu p\u00ebrgjegj: \u201cai ishte shqiptar dhe si i till\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb komitetin e Lidhjes s\u00eb Shkodr\u00ebs, pa p\u00eblqimin dhe autorizimin e qeveris\u00eb osmane, si rrjedhim ai kishte humbur funksionet e tij zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>Hovin q\u00eb morri l\u00ebvizja autonomiste n\u00eb Shkod\u00ebr, J.Haxhivasiljevi\u00e7i e quan \u201crevolucion komb\u00ebtar\u201d.Fillimin e tij ai e sheh, n\u00eb mitingun e 19 prillit, kur Hodo Sokoli hoqi spaletat dhe titujt dhe me t\u00eb u bashkuan shum\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si dhe ngriti flamurin shqiptar, ngjarje t\u00eb cil\u00ebn e quan si grusht shteti. Sipas tij,rezet e k\u00ebtij revolucioni u shtrin\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebtu grushti i shtetitndodhi, n\u00eb Prizren, m\u00eb 12 maj 1880. At\u00eb dit\u00eb, kosovar\u00ebt d\u00ebbuan nga Prizreni mytesarifin e Port\u00eb s\u00eb Lart\u00eb, Ahmet Spahiun. Rritja e l\u00ebvizjes autonomiste, n\u00ebt\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit, u pasqyrua edhe n\u00eb faqet e shtypit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ndonj\u00ebrimendoi se, tashme Shqip\u00ebria do t\u00eb fitonte autonomin\u00eb, madje do t\u00eb ngrihej, si\u00e7shkruante gazeta \u201cI foni tis Alvanias\u201d, m\u00eb 24 maj 1880, n\u00eb shkall\u00ebn e nj\u00eb principate t\u00eb pavarur. (Hodo Bej Sokoli, komandant i xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb vilajetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, veprimatar i shquar i Lidhjes shqiptare t\u00eb Prizrenit,komandant i Ushtris\u00eb s\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Hotit dhe Grud\u00ebs, nga forcat e ushtris\u00eb malazeze).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Materiali\u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga recensioni, , mbajtur n\u00eb Simpoziumin e organizuar nga Shoqata \u201cTrojet e Arbrit\u201d, Gusht 2014<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga Brikena Bogdo &nbsp; Poeti komb\u00ebtar At Gjergj Fishta tek\u00a0 \u201eLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201c shkruan: \u00a0 \u201eHodo Begu sibubullima N\u2019shtat\u2019 Krajlit i shkoi ushtima&#8230;\u201c<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4821,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4819"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4819\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4822,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4819\/revisions\/4822"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4821"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}