{"id":4713,"date":"2014-10-18T18:24:21","date_gmt":"2014-10-18T18:24:21","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4713"},"modified":"2014-10-18T18:24:21","modified_gmt":"2014-10-18T18:24:21","slug":"ngjarja-ne-stadiumin-e-beogradit-ka-vetem-nje-pergjegjes-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4713","title":{"rendered":"NGJARJA N\u00cb STADIUMIN E BEOGRADIT KA VET\u00cbM NJ\u00cb P\u00cbRGJEGJ\u00cbS: SERBIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><em>(Europa ta lexoj\u00eb drejt racizmin antishqiptar serb!) <\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndeshja e famshme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb fshiu \u00e7do iluzion se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb duke ecur n\u00eb udh\u00ebn e demokracis\u00eb. Serb\u00ebt nuk ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb ndeshje t\u00eb till\u00eb, ata ende nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i pritur shqiptar\u00ebt. Nuk ishin t\u00eb till\u00eb shpirt\u00ebrisht, moralisht dhe psikologjikisht. Ky \u00ebsht\u00eb problemi. <!--more-->Dhe kur themi k\u00ebt\u00eb fjal\u00ebn e kemi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb serbe dhe shtetin serb. Si mund t\u00eb kishte deklarime aq t\u00eb ashpra, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tejkaluar shovene, nga udheheq\u00ebs n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ata e kishin keqorganizuar vet\u00eb? Befasi p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd q\u00eb don t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb vullnetin serb p\u00ebr integrim europian. Indoktrinim i vjet\u00ebr i nj\u00eb elite politike t\u00eb re vet\u00ebm nga mosha. Era e re e Serbis\u00eb kishte mbetur te Xhinxhi\u00e7i. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar urrejtjen ultranacionaliste shekullore ndaj shqiptar\u00ebve? Jo p\u00ebr ne, por p\u00ebr vet\u00eb kultur\u00ebn demokratike serbe t\u00eb munguar, kur n\u00eb kancelarit\u00eb europiane Serbia p\u00ebrpiqet t\u00eb tregoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ajo e djeshmja. Europa moderne k\u00ebrkon dhe sot falje p\u00ebr ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb keq dikur ndaj shqiptar\u00ebve, kurse shteti serb nuk gjen m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar falje p\u00ebr genocidin nj\u00ebqindvje\u00e7ar karshi tyre q\u00eb ka zgjatur deri para 15 vitesh. Pra, jan\u00eb nj\u00eb mori gjerash q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb shije t\u00eb hidhur nga ndeshja e futbollit q\u00eb qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs nga vend\u00ebsit ishte orkestruar si nj\u00eb ndeshje trup m\u00eb trup me shqiptar\u00ebt. N\u00ebse nuk ishin t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta pritur mikun si mik dhe jo si armik n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, serb\u00ebt duhej ta kishin refuzuar q\u00eb m\u00eb par\u00eb takimin, duke i th\u00ebn\u00eb UEFA-s se ne nuk e p\u00ebrballojm\u00eb dot di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Nuk jemi gati, nuk mundemi. Le ta thonin si t\u00eb donin, por ta thonin ama! Dhe ndeshja do t\u00eb ishte zhvilluar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, me apo tifoz\u00ebrin\u00eb e t\u00eb dy pal\u00ebve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duhej ta p\u00ebrballonin sfid\u00ebn shqiptare t\u00eb nj\u00eb ekipi m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qytetar nga t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet. Lojtar\u00ebt tan\u00eb ishin sa shqiptar\u00eb, aq dhe europian\u00eb p\u00ebr nga loja, sjellja, etika n\u00eb stadium dhe jasht\u00eb tij. Kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodhte me ta ajo q\u00eb ndodhi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ata futbollist\u00eb nuk ishin aty si individ\u00eb, por si skuad\u00ebr futbolli p\u00ebrfaq\u00ebsuese e nj\u00eb kombi, ashtu si ajo serbe, q\u00eb, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese zyrtare e Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese morale e gjith\u00eb serb\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb. Nuk i mohohet e drejta, askujt t\u00eb nj\u00eb etnie, t\u00eb gazmoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj shpirt\u00ebror\u00eb, kulturor\u00eb, sportiv\u00eb etj. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb politika e tjet\u00ebr futbolli, pa asnj\u00eb lidhje mes tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto Europa lypet t\u2019i nxis\u00eb drejt nj\u00eb kultivimi real demokratik udh\u00ebheq\u00ebsit e rinj t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokrat\u00eb dhe jo t\u00eb shtir\u00ebn si t\u00eb till\u00eb, pasi p\u00ebrndryshe BE mashtron veten. Ti prisje q\u00eb ndokush nga udh\u00ebheq\u00ebsit serb\u00eb n\u00eb stadiumin \u201cPartizani\u201d t\u00eb kapte \u201cmegafonin\u201d dhe t\u2019iu k\u00ebrkonte tifoz\u00ebve t\u00eb nacionalizmit serb q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga dhuna verbale e fizike ndaj shqiptar\u00ebve, nga shashkat, shishet e karriget e hedhura n\u00eb stadium, por ndodhi e kund\u00ebrta, ata u shnd\u00ebrruan n\u00eb \u201cgjuetar\u00eb t\u00eb balonave\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb aspak t\u00eb gjenden artifice p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb shenja barazimi mes nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb dhunsh\u00ebm, racist dhe nj\u00eb qendrimi normal n\u00eb nj\u00eb ndeshje. Droni ishte preteksti, jo shkaku. Ai mund t\u00eb jet\u00eb \u201cyni\u201d, por shkaku \u00ebsht\u00eb i tyre, urrejtja proverbiale q\u00eb mjerisht ata kan\u00eb ndaj nesh. Prandaj t\u00eb k\u00ebrkosh terma m\u00eb t\u00eb but\u00eb diplomatik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori dhe aq m\u00eb tep\u00ebr barazim \u00ebsht\u00eb absurde(!!!) \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb gjetur krime dhe nga ana e shqiptar\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb tashm\u00eb, vet\u00ebm kush nuk ka sy, se \u201ckulla e verdh\u00eb\u201d e Matit ishte vet\u00ebm nj\u00eb alibi. Po a mund t\u00eb pranohet sot q\u00eb Europa e insititucioneve t\u00eb mos di, apo t\u00eb mos doj\u00eb, t\u00eb lexoj\u00eb drejt dhe qart\u00eb ngjarje q\u00eb ndodhin n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs? Presidenti i UEFA-s \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb futboll dhe jo p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mbi stadiumin e Beogradit fantazma me \u201cbomba atomike\u201d. Ai si i bot\u00ebs s\u00eb sporteve q\u00eb \u00ebsht\u00eb e di mir\u00eb se mjete t\u00eb tilla fluturuese i hedhin amator\u00ebt dhe jan\u00eb vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se tollumbacet festive. Ndaj nuk mundet q\u00eb nj\u00eb shaka, qoft\u00eb dhe pa vend, t\u00eb merret me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh nga presidenti, kryeministri dhe ministri i jasht\u00ebm i nj\u00eb vendi, q\u00eb presupozohet t\u00eb jen\u00eb burra shteti. T\u00eb nxehtit do t\u00eb kaloj\u00eb dhe diplomacia serioze euro-atlantike do t\u00eb qesh\u00eb me sulmin politik serb ndaj nj\u00eb balone modeste me simbolik\u00eb shqiptare, mbase do t\u00eb ironizoj\u00eb se si t\u00eb zot\u00ebt e fajit mundohen ta hedhin at\u00eb mbi njer\u00ebzit paq\u00ebsore t\u00eb ekipit shqiptar. Dhe kur t\u00eb vij\u00eb puna p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb not\u00eb diplomatike qeveris\u00eb serbe, me siguri ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb pozitive, pa\u00e7ka se sot p\u00ebr sot n\u00eb opinionin publik disa faktor\u00eb europian\u00eb nuk duan dhe aq t\u2019u bien ndesh serb\u00ebve. N\u00eb vitin 2014 Serbia duhet t\u00eb kishte kuptuar se futbolli \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sport dhe ka kaluar koha p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhe nacionaliste me an\u00eb t\u00eb tij. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sens i gabuar i k\u00ebsaj kohe dhe Europa k\u00ebt\u00eb nuk duhet kurr\u00ebsesi ta kaloj\u00eb me nd\u00ebshkimin me \u201cbarazim\u201d si t\u00eb atyre q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb kor thirrje vrastare, si t\u00eb atyre q\u00eb respektojn\u00eb rregullat e loj\u00ebs futbollistike e diplomatike.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj se si t\u00eb vjen t\u00eb thuash: duhet t\u00eb shkoj\u00eb apo jo Kryeministri Rama n\u00eb Beograd n\u00eb vizit\u00ebn e planifikuar me 22 tetor, pa\u00e7ka se ai e ka konfirmuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsia serbe nuk ishte e gatshme t\u00eb priste nj\u00eb skuad\u00ebr futbolli, ku b\u00ebhen vet\u00ebm gola, ndaj nuk ka se si t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb pres\u00eb vizit\u00ebn politike t\u00eb kreut t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme n\u00eb asnj\u00eb plan. Deklaratat jo realiste serbe nuk l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr miq\u00ebsi dhe siguri. N\u00eb k\u00ebto kushte Kryeministri yn\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bruksel dhe jo n\u00eb Beograd, pasi k\u00ebtij t\u00eb fundit i duhet koh\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga urrejtja e vet. N\u00ebse presidentin rus e priti me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb tipike ballkanike ndaj \u201cv\u00ebllait t\u00eb madh\u201d, Kryeministrit shqiptar u p\u00ebrpoq t\u2019i implikonte t\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb sulmin e \u201cartileris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d me dron!? A mund t\u00eb shkoj\u00eb deri k\u00ebtu serioziteti politik i nj\u00eb shteti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb? T\u2019i kesh ndjenjat urrejt\u00ebse t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs ende t\u00eb pashuara n\u00eb shtres\u00ebzime t\u00eb ndryshme t\u00eb popullit, kjo dhe mund t\u00eb mendohet, por q\u00eb nj\u00eb establishment politik t\u00eb notoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb uj\u00ebra nacionaliste kjo \u00ebsht\u00eb krejt e papranueshme. N\u00ebse n\u00eb Serbi gjerat do t\u00eb kishin ndryshuar m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrpos kostumeve firmato t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, at\u00ebher\u00eb ishte rasti p\u00ebr ta kaluar me nj\u00eb buz\u00ebqeshje, qoft\u00eb dhe ironike, incidentin e \u201cavionit\u201d mbi stadium, duke n\u00ebnkuptuar se ne tashm\u00eb jemi pjekur politikisht dhe nuk p\u00ebrdorim pretekste t\u00eb vockla p\u00ebr t\u00eb ringritur kauza t\u00eb shuara. Por q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kjo k\u00ebrkohet m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qasje europiane politike dhe jo frym\u00ebzime e bekime nacionaliste kryepeshkop\u00ebsh provokues si Irinej. Ndaj themi se Europa duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb leximin e duhur t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje sportive, q\u00eb zbuloi shk\u00eblqimin e rrem\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb t\u00eb vendi t\u00eb rajonit, q\u00eb ne si shqiptar\u00eb nuk do ta d\u00ebshironim ashtu.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb nuk mund t\u00eb injorohet fakti q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb shum\u00eb vendimarrje politike n\u00eb rajon, si dy shtete q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr duke patur nj\u00eb abetare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ngaq\u00eb nuk ka si t\u00eb jen\u00eb dy t\u00eb tilla, prej se \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti alfabet, e nj\u00ebjta gjuh\u00eb dhe e nj\u00ebjta histori. Ata nuk kan\u00eb faj q\u00eb brohorasin shqip, luajn\u00eb shqip, k\u00ebndojn\u00eb shqip dhe qajn\u00eb shqip. E n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb \u201cShqip\u00ebria e Madhe\u201d cili \u00ebsht\u00eb faji i tyre? K\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri t\u00eb shqiptar\u00ebve e kan\u00eb krijuar vet\u00eb ata me ndihm\u00ebn e Europ\u00ebs, Amerik\u00ebs; k\u00ebsisoj serbve iu mbet\u00ebt vet\u00ebm ta pranojn\u00eb pa i futur gur\u00eb n\u00eb rrota, n\u00eb Mitrovic\u00eb, n\u00eb manastirin e De\u00e7anit apo n\u00eb stadiumin e Beogradit. Nj\u00eb \u201cshqiponj\u00eb\u201d e rast\u00ebsishme rrethanash joshtet\u00ebrore nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ngjashme me platform\u00ebn antishqiptare t\u00eb Cubrillovi\u00e7it dhe gjenocidin e Milloshevi\u00e7it. Nuk ka nj\u00eb filozofi shqiptaromadhe nd\u00ebr shqiptar\u00eb, i madh \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dinjiteti i tyre historik i pand\u00ebrruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Europa ta lexoj\u00eb drejt racizmin antishqiptar serb!) &nbsp; NDUE DEDAJ &nbsp; Ndeshja e famshme mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb fshiu \u00e7do iluzion se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb duke ecur n\u00eb udh\u00ebn e demokracis\u00eb. Serb\u00ebt nuk ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb ndeshje t\u00eb till\u00eb, ata ende nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i pritur shqiptar\u00ebt. Nuk ishin t\u00eb till\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4714,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4715,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4713\/revisions\/4715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}