{"id":470,"date":"2012-04-08T13:59:18","date_gmt":"2012-04-08T13:59:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=470"},"modified":"2012-04-09T15:40:03","modified_gmt":"2012-04-09T15:40:03","slug":"pse-reaguan-maqedonasit-nga-fjalimi-i-topallit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=470","title":{"rendered":"Pse reaguan maqedonasit nga fjalimi i Topallit?"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Fejz.-Abdullai.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-475\" title=\"Fejz. Abdullai\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Fejz.-Abdullai-273x300.jpg\" alt=\"\" width=\"273\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Fejz.-Abdullai-273x300.jpg 273w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/Fejz.-Abdullai.jpg 509w\" sizes=\"auto, (max-width: 273px) 100vw, 273px\" \/><\/a>Mr. Fejzulla<strong> ABDULLAI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Historin\u00ebt maqedonas nuk e pranojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb territorin e\u00a0 Maqedonis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e fundit diplomacia shqiptare me shtetet fqinje po tregon nj\u00eb aktivitet politik mjaft t\u00eb theksuar. P\u00ebr nj\u00eb afat kohor t\u00eb shkurt\u00ebr, Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb e vizituan dy personalitete t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme dhe Kryetarja e Parlamentit Shqiptar. K\u00ebto vizita sigurisht konsistojn\u00eb edhe me p\u00ebrkeq\u00ebsimin e raporteve n\u00eb mes dy etniteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet multietnik, SHQIPTAR\u00cbVE dhe MAQEDON\u00cbVE. Nga k\u00ebto vizita, vemendjen<strong> <\/strong>e opinionit maqedonas e m\u00eb gjer\u00eb, e t\u00ebrhoqi vizita e kryeparlamentares shqiptare. Ajo, pos takimeve politike q\u00eb i pati me krer\u00ebt e shtetit, mbajti edhe nj\u00eb fjalim n\u00eb Pralamentin e Maqedonis\u00eb. N\u00eb fjalimin e saj,ve\u00e7 t\u00eb tjerave, ajo foli edhe mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb popullit shqiptar e atij maqedon n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira.<!--more--><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, t\u00eb shohim p\u00ebr \u00e7far b\u00ebhet fjal\u00eb. Ajo \u00e7ka e t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e opninionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm edhe atij shkencor n\u00eb Maqedoni, \u00ebsht\u00eb kur ajo p\u00ebrmendi kontributin e popullit shqiptar n\u00eb \u00e7lirimin e tokave shqiptare t\u00eb cilat sot ndodhen n\u00eb territorin e Maqedonis\u00eb dhe pastaj, vjet\u00ebrsin\u00eb historike t\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira. Kjo pjes\u00eb n\u00eb fjalimin e saj nga ana e opinionit maqedonas u prit me nj\u00eb indinjat\u00eb mjaft t\u00eb thell\u00eb. Shpejt reagoi shtypi maqedonas, nd\u00ebrkoh\u00eb pati reagime t\u00eb menj\u00ebhershme e t\u00eb ashp\u00ebrta nga ana e historian\u00ebve maqedonas.<\/p>\n<p>N\u00eb Parlament ajo p\u00ebrmendi k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike: \u201cShkupi, Dibra dhe Manastiri ishin b\u00ebr\u00eb qendra t\u00eb l\u00ebvizjes shqiptare\u201d. Madje, n\u00eb vazhdim p\u00ebrmendi edhe k\u00ebt\u00eb: \u201c\u2026ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1844, kur 10 mij\u00eb kryengrit\u00ebs n\u00eb udh\u00ebheqjen e Dervish Car\u00ebs e kishin \u00e7liruar Shkupin dhe shtruan k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr autonomi. Nga kjo koh\u00eb, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave t\u00eb l\u00ebvizjes shqiptare p\u00ebr \u00e7lirim. L\u00ebvizja patriotike shqiptare \u00ebsht\u00eb zhvilluar paralelisht me kryengritjen maqedonase t\u00eb Ilindenit n\u00eb 2 gusht 1903, ku n\u00eb Manastir ishte p\u00ebrkrahur edhe nga popullata shqiptare, e cila ishte aktive p\u00ebr krijimin e republik\u00ebs s\u00eb Krushev\u00ebs, ku K\u00ebshilli i udh\u00ebhequr nga shqiptari Vangjel Dino ishte p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb maqedonasve, shqiptar\u00ebve dhe vllehve\u201d. K\u00ebsaj deklarate t\u00eb nxeht\u00eb, historian\u00ebt maqedonas iu p\u00ebrgjogj\u00ebn shum\u00eb ashp\u00ebrt. Sipas tyre, \u201cAjo q\u00eb e flet Topalli \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb politik\u00eb dhe jo shkenc\u00eb. Kryengrit\u00ebsit as q\u00eb e kan\u00eb \u00e7liruar Shkupin, as q\u00eb ka pasur 10 mij\u00eb ushtar\u00eb, as q\u00eb ka pasur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr autonomi. K\u00ebto pohime t\u00eb Topallit nuk jan\u00eb n\u00eb asnj\u00eb dokument turk, ose t\u00eb shkresave diplomatike franceze ose britanike\u201d, theksojn\u00eb historian\u00eb maqedonas. M\u00eb tutje historian\u00ebt maqedon\u00eb shtojn\u00eb se Shkupi p\u00ebrkurdoher\u00eb ka qen\u00eb qytet i maqedonasve, kurse Republika e Krushev\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb angazhim i plot\u00eb vet\u00ebm i kryengrit\u00ebsve maqedonas dhe jo i t\u00eb tjer\u00ebve, si\u00e7 pretendojn\u00eb autor\u00ebt e huaj (k\u00ebtu aludohet p\u00ebr historian\u00ebt shqiptar\u00eb). Forcimi i tezave ku pretendohet se Shkupi ka qen\u00eb qend\u00ebr e shqiptaris\u00eb (Dardanis\u00eb), qenka ndonj\u00eb strategji me t\u00eb cil\u00ebn ata (shqiptar\u00ebt) dashkan t\u00eb prezentohen (nuk tregojn\u00eb parakujt?!) si autokton\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira (mendojn\u00eb p\u00ebr M. Per\u00ebndimore) me tendenc\u00eb p\u00ebr shtetformim, ose n\u00eb instanc\u00ebn e fundit k\u00ebputje dhe bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe. Historian\u00ebt maqedon\u00eb paskan qen\u00eb t\u00eb mendimit, por jo me fakte histoerike te v\u00ebrtetuar, se aty u b\u00ebka fjal\u00eb p\u00ebr sulme t\u00eb papritura, por kursesi p\u00ebr \u00e7lirimin e Shkupit. P\u00ebr periudh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, sipas tyre, nuk mund t\u00eb thuhet se prej \u00e7far strukture etnike pat qen\u00eb popullsia, sepse p\u00ebr at\u00eb nuk paska kurfar\u00eb t\u00eb dh\u00ebna? Sulmet e papritura paskan qen\u00eb vet\u00ebm si shprehje e mosk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb popullit (ndoshta mendojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, se t\u00eb tjer\u00ebt qenkan ngritur edhe p\u00ebr pavarsi e liri komb\u00ebtare!) ndaj Perandoris\u00eb. Reagimet e k\u00ebtilla si\u00e7 shihet, jan\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb boshe t\u00eb pa p\u00ebrkrahura me kurfar\u00eb argumentash historike ose dokumentash arshivore, ndaj dhe nuk kan\u00eb kurfar\u00eb baze shkencore.<\/p>\n<p>Mirpo, megjithat\u00eb, edhe autor\u00ebt maqedonas, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata serb\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb studime n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, bile n\u00eb koh\u00ebn e fundit, duke mbledhur \u201cfakte historike e arshivore\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt, me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb tyre, ata \u201czbuluan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d mbi shqiptar\u00ebt. Studimet e tyre kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e antropogjeografis\u00eb (Pasi i kam lexuar personalisht veprat e tyre, ata n\u00eb studimet e k\u00ebsaj natyre kan\u00eb p\u00ebrdorur ekskluzimivisht metoda deskriptive cvijiqjane pa iu referuar ndonj\u00eb dokumenti arshivor ose ndonj\u00eb statistike zyrtare. T\u00eb dh\u00ebnat i kan\u00eb mbledhur n\u00eb terren duke i anketuar t\u00eb moshuarit) n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb rajonin e Sharit ku \u00ebsht\u00eb koncentruar numri m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb qarqeve shkencore e atyre politike, se shqiptar\u00ebt aty jan\u00eb t\u00eb ardhur e nuk kan\u00eb kurfar\u00eb arsye q\u00eb t\u00eb quhen autokton\u00eb, si\u00e7 pretendojn\u00eb ata. Megjithat\u00eb, k\u00ebta studiues \u201charojn\u00eb\u201dse l\u00ebvizjet popullative q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb patur edhe aty (si \u00e7dokund tjet\u00ebr) q\u00eb kryhen brenda territoreve t\u00eb veta, jan\u00eb t\u00eb njohura si l\u00ebvizje <em>metanastazike <\/em>(p\u00ebr l\u00ebvizijet <em>metanastazike <\/em>shih m\u00eb gjer\u00eb J. CVIJIQ: BALLKANSKO POLLUOSTRVO I JUZHNOSLLOVENSKE ZEMJE- Osnovi antropogeografije, kn.I-II, Beograd 1966.Ose p\u00ebr popullsin\u00eb dhe vendbanimet e Pollogut, shih J. Trifunoski: Polog- antropogeografska prou\u00e7uvanja, Beograd 1978. J. Trifunoski: Albansko stanovnishtvo u SR Makedoniji, Zemlja i ljudi, sv.12, Beograd 1982).<\/p>\n<p>Nga ky reagim i ashpert i njer\u00ebzve t\u00eb shkenc\u00ebs maqedonase, mund t\u00eb shihet se ata ose nuk e kuptojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike mbi shqiptar\u00ebt, ose nuk duan ta kuptojn\u00eb. Duket se tek ata ekziston kjo e fundit. Se ekzistojn\u00eb dokumenta historike ku mund t\u00eb shihet prezenca e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet ku jetojn\u00eb sot n\u00eb Maqedoni dhe q\u00ebndresa aktive e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha luft\u00ebrat p\u00ebr \u00e7lirim dhe pavarsi kopmb\u00ebtare nuk ka dyshim, ngase kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi historike e pakontestueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtij shkrimi do mundohem q\u00eb t\u00eb nxjerr para kexuesit disa konstatime shkencore nga studimet e b\u00ebra n\u00eb territorin e Maqedonis\u00eb mbi prezenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira dhe pjes\u00ebmarrja aktive e tyre n\u00eb ndodhit\u00eb e t\u00eb kaluar\u00ebs historike.<\/p>\n<p><strong>Prezenca e shqiptar\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn per\u00ebndimore<\/strong><\/p>\n<p><strong>t\u00eb Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt hisorik<\/strong><\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat arkeologjike, dokumentave dhe burimeve t\u00eb ndryshme arshivore, mund t\u00eb vihet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pakontestuesh\u00ebm p\u00ebr autoktonin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet ku ata sot jetojn\u00eb me shekuj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat historike v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se udh\u00ebheqsi yn\u00eb legjendar i mesjet\u00ebs, Sk\u00ebnderbeu, rezistenc\u00ebn kund\u00ebr okupuesit osman e pat b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore (kujtojm\u00eb se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kan\u00eb ekzistuar kufij politik\u00eb sikur sot, q\u00eb ta ndanin popullat\u00ebn shqiptare pasi ajo ka qen\u00eb kompakte n\u00eb vendin e jetes\u00ebs). N\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kan\u00eb jetuar edhe sllavomaqedon\u00eb (allokton\u00eb) t\u00eb p\u00ebrzjer\u00eb me shqiptar\u00ebt. Historian\u00ebt shqiptar\u00eb konstatojn\u00eb se luft\u00ebrat Sk\u00ebnderbeu i pat b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb territoret ku kan\u00eb jetuar shqiptar\u00eb. P\u00ebr ekzistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto troje, A. HANXHIQ, thot\u00eb se ata p\u00ebrmenden edhe n\u00eb koh\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb mesjetare t\u00eb Stefan Vlladisllavit. Madje i p\u00ebrmend kristobulat e gjetura t\u00eb manastirin t\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs (1942) n\u00eb Krajin\u00eb, n\u00eb kristobul\u00ebn e mbret\u00ebresh\u00ebs Jelena (1280) e t\u00eb nj\u00ebjtit manastir, n\u00eb koh\u00ebn e mbretit Millutin (1296) n\u00eb manastirin e Vranic\u00ebs, pastaj edhe n\u00eb koh\u00ebn e Stefan Dushanit, n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Mihajllit dhe Gavrilit (1348-13530, si dhe n\u00eb Kanunin e Dushanit.<\/p>\n<p>N\u00eb toponomastik\u00ebn shqiptare mund t\u00eb shihet se shum\u00eb emra t\u00eb fshatrave kan\u00eb origjin\u00eb iliro-shqiptare. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, me k\u00ebt\u00eb prejardhje jan\u00eb fshatrat Arvat, Kurbinov\u00eb, Stenj\u00eb e Sht\u00ebrbov\u00eb n\u00eb rajonin e Presp\u00ebs, n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Maqedonis\u00eb. Ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb vendet e tjer\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb. Po i p\u00ebrmendim disa prej tyre: fshati Arbanashka (n\u00eb Manastir), Shutov\u00eb (n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb), fshati Lica- Lika ( n\u00eb Shkup), Likov\u00eb (n\u00eb Kumanov\u00eb), Turanis (nj\u00eb mbisjhkrim i gjetur n\u00eb Shkup), Turanica (ara, lugina), Bard-Bardh, Bardulis-Bardhyl, Bigor-Bigjur-mbi gur e tj. Si\u00e7 shihet k\u00ebto toponime flasin se aty kan\u00eb jetuar iliro-shqiptar\u00ebt e jo sllav\u00ebt e ardhur. N\u00eb literatur\u00ebn shkencore mund t\u00eb gjendet edhe nj\u00eb fakt historik me r\u00ebnd\u00ebsi: Car Dushani kur e okupoi Epirin (\u00c7am\u00ebrin\u00eb) dhe Thesalin\u00eb n\u00eb vitin 1348 n\u00eb hordhit\u00eb e veta ushtarake kishte shum\u00eb shqiptar\u00eb. Nj\u00eb autor bullgar thot\u00eb se n\u00eb shekullin e 14 n\u00eb Pollog, n\u00eb mes popullat\u00ebs sllave ka pasur edhe shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb me blegtori. N\u00eb fshatin Karpin\u00eb t\u00eb Tetov\u00ebs prej sh.15 n\u00eb vak\u00ebfin e <em>Kejbir Mehmed \u00c7elebis\u00eb<\/em>, p\u00ebrmenden emrat e banor\u00ebve shqiptar\u00eb, Gin (Gjin), Gon (Gjon) e tj.<\/p>\n<p>Rast me r\u00ebnd\u00ebsi shkencore q\u00eb d\u00ebshmon prezenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, mund t\u00eb shihet n\u00eb vepr\u00ebn studimore t\u00eb dr. A. Selmani, POPULLSIA E MAQEDONIS\u00cb. Sipas k\u00ebtij studiuese t\u00eb dalluar n\u00eb fush\u00ebn shkencore n\u00eb Maqedoni, n\u00eb regjistrimet osmane t\u00eb sh. 15, n\u00eb defterin <em>Top-Kapi muzesinin arsivi defter<\/em>, <em>nr.7933<\/em>mund t\u00eb shihet emri \u201cMahalla Arnavut\u201d n\u00eb qytetin e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb koha e sundimit t\u00eb Sulltan Pajazit II ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb regjistrim sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb kmb\u00ebtare. Po i p\u00ebrmendim disa emra shqiptare n\u00eb m\u00ebhall\u00ebn e p\u00ebrmendur, e cila ka qen\u00eb e banuar me shqiptar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb: Gjuro, i biri Vlatkos, Vlojko, i biri Gjonit, Dimjo , i biri i Gjeorgjios, Juvani, i biri Pejos, Petko, i biri Nin\u00ebs (Nina), e tj. Gjithsej kjo m\u00ebhall\u00eb shqiptare n\u00eb sh. e 15 ka num\u00ebruar 52 sht\u00ebpi (shih m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e dr. A. Selmani, POPULLSIA E MAQEDONIS\u00cb, Shkup, 2004.). Nga faktet q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart\u00eb dhe nga ato q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrmendim m\u00eb posht\u00eb t\u00eb disa autor\u00ebv t\u00eb huj\u00eb, historian\u00ebt maqedonas mund t\u00eb shohin (s\u2019jan\u00eb t\u00eb detyroar t\u00eb binden) se n\u00eb territorin e M. Per\u00ebndimore kan\u00eb jetuar, s\u00eb pari shqiptar\u00ebt e pastaj sllav\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht sllavomaqedon\u00ebt (nocioni sllavomaqedon p\u00ebrmendet edhe n\u00eb shkrimet e autor\u00ebve maqedon\u00eb. Shih M Panov: GEOGAFIJA NA SR MAEONA, Skope 1976) dhe p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb e tjera etnike.<\/p>\n<p><strong>Autor\u00ebt e huaj mbi ndodhit\u00eb historike n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Maqedonis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke u nisur nga fakti se territori i Maqedonis\u00eb p\u00ebrkurdoher\u00eb ka qen\u00eb vend etnikisht i p\u00ebrzier\u00eb (multietnik), nuk mund t\u00eb thuhet se t\u00eb gjitha kryengritjet q\u00eb jan\u00eb shkaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pa pjes\u00ebmarrjen e etniteteve t\u00eb tjera, posa\u00e7\u00ebrisht pa pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb shqiprtar\u00ebve, kur dihet fakti se ata me maqedon\u00ebt kan\u00eb ndar\u00eb fatin e nj\u00ebjt\u00eb dhe me num\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb pas tyre. M\u00eb posht\u00eb po i japim disa shikime t\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejta t\u00eb nj\u00eb gazetare angleze e cila n\u00eb fillimin e sh. 20 e pat vizituar Ballkanin dhe pat qen prezente n\u00eb koh\u00ebn kur popujt e rob\u00ebruar u ngrit\u00ebn n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr okupatorit shum\u00ebshekullor (turk) p\u00ebr \u00e7lirim dhe pavarsi komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb sh. 19 dhe n\u00eb dekadat e para t\u00eb sh. 20, paraqiten mjaft autor\u00eb t\u00eb huaj\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00eb vemendje t\u00eb posa\u00e7me i pat\u00ebn p\u00ebrcjell\u00eb ngat\u00ebrresat q\u00eb pat\u00ebn ndodhur n\u00eb Ballkanin e trazuar e t\u00eb okupura me shekuj. N\u00eb vazhdim do t\u2019i p\u00ebrmendim shikimet e gazetares angleze, Edith DURHAM.<\/p>\n<p>Kjo gazetare, ve\u00e7 ngat\u00ebrresave t\u00eb tjera q\u00eb i pat p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb rajonet e tjera t\u00eb Ballkanit, nj\u00eb kujdes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ju pat kushtuar edhe atyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn maqedonase. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb fillim t\u00eb sh. 20 plas\u00ebn disa kryengritje t\u00eb cilat pat\u00ebn p\u00ebr q\u00ebllim \u00e7lirimin nga Perandoria Osmane. Sipas historian\u00ebve maqedonas, k\u00ebto kryengritje i organizonin dhe merrnin pjes\u00eb vet\u00ebm maqedon\u00ebt, t\u00eb tjer\u00ebt anashkalohen, kurse shqiptar\u00ebt edhe pse kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do kryengritje, nuk p\u00ebrmenden fare. Kryengritja e Ilindenit n\u00eb 2 gusht 1903 nuk p\u00ebrb\u00ebhej vet\u00ebm prej maqedonasve, por krah p\u00ebr krah me ta luftonin edhe shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb dhan\u00eb ndihmes\u00ebn e tyre n\u00eb krijimin e republik\u00ebs s\u00eb Krushev\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryengritje ja se\u00e7 thot\u00eb E.DURHAM: <em>\u201cKryengritja maqedonase e 1903 ish nj\u00eb l\u00ebvizje thjesht bullgare\u201d,<\/em> pastaj vazhdon \u201c\u2026 ajo ish e p\u00ebrgatitur keq, fshatar\u00ebt t\u00eb past\u00ebrvitur dhe fuqira t\u00eb \u00e7rregullta nuk mund t\u2019ua dalin kurr\u00eb gjer n\u00eb fund trupave t\u00eb rregullta\u201d. Sipas saj, ky qe shkaku q\u00eb ajo qe e destinuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut q\u00eb iu k\u00ebrc\u00ebnohej fshatar\u00ebve, mijra refugjat\u00eb qen\u00eb hedhur n\u00eb Bullgari, ku nd\u00ebrkoh\u00eb zhvilloheshin edhe ndjenja komb\u00ebtare. Nga k\u00ebta refugjat\u00eb formoheshin \u00e7eta komit\u00ebsh t\u00eb cilat hynin n\u00eb Maqedoni dhe zhvillonin luft\u00eb guerile kund\u00ebr forcave okupuese osmane. Kjo kryengritje nuk qe e ndihmuar nga vendet fqinj (Serbia ose Greqia), edhe pse sipas fes\u00eb qen\u00eb v\u00ebllez\u00ebr ortodoks\u00eb dhe si fuqi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Bile asnj\u00eb prej popujve t\u00eb Ballkanit s\u2019ka dashur t\u00eb \u00e7liroj\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ajo, \u201cv\u00ebllezrit e krishter\u00eb\u201d, por ve\u00e7 ka pritur rastin pas largimit t\u00eb okupuesit shum\u00ebshekullor, t\u2019i aneksoj\u00eb. K\u00ebshtu grek\u00ebt e serb\u00ebt, n\u00ebnvizon Durham, organizonin \u00e7eta komit\u00ebsh t\u00eb armatosur dhe i d\u00ebrgonin n\u00eb Maqedoni jo p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kryengrit\u00ebsit, por p\u00ebr t\u00eb ndihmuar turkun p\u00ebr t\u00eb shtypur \u201cv\u00ebllezrit e krishter\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryengritjes s\u00eb k\u00ebsaj kohe ndihmes\u00ebn e pakyrsyer ia pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me maqedon\u00ebt dhe vlleh\u00ebt luftonin p\u00ebr pavarsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen etnike t\u00eb disa vendeve q\u00eb i pat vizituar ja se\u00e7 thot\u00eb: \u201cK\u00ebtu do prek vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb u p\u00ebrkasin racave\u201d. N\u00eb koh\u00ebn kur e viziton Manastirin me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb blej\u00eb disa libra serbisht, p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebjen etnike thot\u00eb se aty ndodhej nj\u00eb popullat\u00eb e madhe greke, pastaj n\u00eb mes tyre nj\u00eb popullat\u00eb vllehe. P\u00ebr numrin e shqiptar\u00ebve thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb mjaft i konsideruesh\u00ebm, n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshatrat p\u00ebrreth. P\u00ebr prezenc\u00ebn e etniteteve t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe rrethir\u00eb, thot\u00eb se jan\u00eb sllav\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, me rastin e nj\u00eb feste fetare, ajo ftohet q\u00eb ta viziton edhe qytetin e Ohrit. Aty banonte nj\u00eb popullat\u00eb e p\u00ebrzjer\u00eb, n\u00ebnvizon ajo. M\u00eb tep\u00ebr se gjysma ishin mysliman\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve ishin shqiptar\u00eb. Kurse prej t\u00eb krishter\u00ebve, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebrb\u00ebnin bullgar\u00ebt, pastaj edhe nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl vlleh\u00eb. Numri i serb\u00ebve ishte shum\u00eb i vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shkrim nuk kam patur ndonj\u00eb q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb sot jetojn\u00eb me shekuj n\u00eb territorin e Maqedonis\u00eb per\u00ebndimore e m\u00eb gjer\u00eb sepse ajo ekziston, por t\u2019u b\u00ebhet n\u00eb dije edhe nj\u00eb her\u00eb qarqeve shkencore maqedonase p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta dhe kontributin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me maqedonasit n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr \u00e7lirim territorial e komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mr. Fejzulla ABDULLAI Historin\u00ebt maqedonas nuk e pranojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten historike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb territorin e\u00a0 Maqedonis\u00eb N\u00eb koh\u00ebn e fundit diplomacia shqiptare me shtetet fqinje po tregon nj\u00eb aktivitet politik mjaft t\u00eb theksuar. P\u00ebr nj\u00eb afat kohor t\u00eb shkurt\u00ebr, Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb e vizituan dy personalitete t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jasht\u00ebme&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-470","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/470","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=470"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/470\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":474,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/470\/revisions\/474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=470"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=470"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=470"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}