{"id":467,"date":"2012-04-08T09:15:09","date_gmt":"2012-04-08T09:15:09","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=467"},"modified":"2012-04-08T09:15:09","modified_gmt":"2012-04-08T09:15:09","slug":"vatra-historiku-dhe-personalitetet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=467","title":{"rendered":"Vatra historiku dhe personalitetet:"},"content":{"rendered":"<div><span style=\"font-size: x-large;\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/boston-vatra.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-468\" title=\"boston-vatra\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/boston-vatra-300x246.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"246\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/boston-vatra-300x246.jpg 300w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/boston-vatra-1024x841.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Vatra historiku dhe personalitetet:<\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div><span style=\"font-size: medium;\">Historia e Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs &#8220;Vatra&#8221; dhe organit t\u00eb saj &#8220;Dielli&#8221;, pasuri e vyer komb\u00ebtare<\/span><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>* VATRA nj\u00eb lib\u00ebr ku spikasin vlerat hulumtuese dhe perceptuese t\u00eb autorit, i cili ka ditur t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb midis materialit historik e arkival t\u00eb koh\u00ebs dhe atij biografik p\u00ebr fakte dhe ngjarje t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare &#8220;VATRA&#8221;. Ky raport \u00ebsht\u00eb zgjidhur drejt dhe mir\u00eb edhe n\u00eb g\u00ebrshetimin e personaliteteve t\u00eb shquara t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA t\u00eb viteve 1912-1920. <!--more--><\/p>\n<p>* Me pasionin e nj\u00eb studiuesi e shkenc\u00ebtari t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, fal\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me kreun aktual t\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare, &#8220;Vatra&#8221;, zotin Agim Karagjozi, autori e ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb plot\u00eb kontributin e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj periudhe.<\/p><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong><em><span style=\"text-decoration: underline;\">BEQIR SINA, New York<\/span><\/em><\/strong><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><strong>NEW YORK CITY :<\/strong> Dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, Prof.Assoc.Dr.Beqir Meta, mik i d\u00ebshmuar i Vatr\u00ebs, u dhuroje lexuesve t\u00eb saj shqiptar\u00eb nje vep\u00ebr historike, kushtuar periudh\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb historikut, t\u00eb k\u00ebsaj organizate, fatlume q\u00eb i solli aq e aq t\u00eb mira atdheut dhe bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare t\u00eb kontinentit Amerikan. Nj\u00eb shoqat\u00eb, kjo, e cila tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjet e fundit, p\u00ebr t\u00eb festuar ashtu si i ka hije dhe si e meriton &#8211; kjo flakadania e atdhetarizmit dhe patriotizmit shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, Federata Panshqiptare e Amerik\u00ebs &#8220;VATRA&#8221;<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb monografi &#8220;Kryetari i P\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm&#8221; , ish kryetari i Federat\u00ebs PanShqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, VATRA, zoti Agim Karagjozi, pasardh\u00ebsi i kolos\u00ebve q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn me plot lavdi k\u00ebt\u00eb shqoat\u00eb, i ka th\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs komb\u00ebtare Bota Sot, gazetarit ton\u00eb n\u00eb New York, se &#8221; Kjo periudh\u00eb q\u00eb quhet edhe &#8220;periudha e Art\u00eb&#8221; e historis\u00eb se &#8220;VATRES&#8221;, p\u00ebrfshin vitet 1912-1920, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monografi q\u00eb ska dyshim se do t&#8217;u bashk\u00ebngjitet kryeveprave t\u00eb shkruara deri tani p\u00ebr Vatr\u00ebn .<\/p>\n<p id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627102\">Duke e risjell n\u00eb kuadrin e 100 Vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb VATRES, botimin e k\u00ebsaj monografie m\u00eb duhet t\u00eb ri-kujtoj\u00eb se ish Kryetarin i shoqat\u00ebs Vatra, zotin Agim Karagjozi, nj\u00eb figur\u00eb e njohur dhe personalitet i komunitetit. Pasi ai shpreh k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e bordit t\u00eb PanFederat\u00ebs Vatra p\u00ebr sponsorizimin e k\u00ebsaj vepre, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb studim monografik shkencor p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj ai shprehej at\u00ebhere se: &#8220;P\u00ebr ta pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb e reale mendimin politik t\u00eb &#8220;VATRA&#8221;-s, veprimtarin\u00eb e saj t\u00eb shumanshme politike e diplomatike dhe pun\u00ebn e madhe kulturore e propagandistike t\u00eb atyre viteve, autori ka shfryt\u00ebzuar burime t\u00eb shumta dhe nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur. Mjafton qoft\u00eb dhe nj\u00eb v\u00ebshtrim sip\u00ebrfaq\u00ebsor i k\u00ebsaj monografie p\u00ebr t\u00eb konstatuar se renditjen e materialeve autori e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb problematik\u00ebs dhe kjo ndihmon lexuesin p\u00ebr shfryt\u00ebzimin me kriter t\u00eb materialit shkencor-arkivor sipas interesave dhe pik\u00ebsynimeve. Libri, padyshim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sukses t\u00eb prof. dr. Beqir Met\u00ebs.&#8221; thot\u00eb &#8220;Kryetari i P\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm&#8221; , ish kryetari i Federat\u00ebs PanShqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, VATRA, zoti Agim Karagjozi,<\/p>\n<div>\u00a0Duke lexuar librin e Met\u00ebs, &#8220;Federata Panshqiptare &#8220;VATRA&#8221; , shohim se aty ka dokumentet e pasura arkivore t\u00eb shfryt\u00ebzuara mjesht\u00ebrisht nga autori jan\u00eb nj\u00eb elementi r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me iden\u00eb dhe vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj, duke ia rritur duksh\u00ebm vlerat k\u00ebsaj monografie. Materiali arkival e biografik \u00ebsht\u00eb i shumt\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb monografia Federata Panshqiptare &#8220;VATRA&#8221; ka vlera njoh\u00ebse dhe edukative. Ashtu si dhe shprehej nj\u00ebri nga recensuesit e vepr\u00ebs, as. prof. dr. Muharrem Dezhgiu, kur thot\u00eb se &#8220;monografia Federata Panshqiptare &#8220;Vatra&#8221; synon t\u00eb jap\u00eb me besnik\u00ebri fizionomin\u00eb, sukseset, d\u00ebshtimet, avantazhet dhe kufizimet e saj, pik\u00ebpamjet politike t\u00eb drejta dhe iluzionet e saj&#8221;. Nd\u00ebrsa recensuesi tjet\u00ebr, prof. as. dr. Merenglen Verli e konsideron k\u00ebt\u00eb monografi nj\u00eb arritje t\u00eb re n\u00eb studimin e historis\u00eb s\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb SHBA dhe n\u00eb trajtimin e disa prej problemeve thelb\u00ebsore t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet 1912-1920. Duke konfirmuar miratimin dhe vler\u00ebsimin pozitiv t\u00eb Departamentit t\u00eb Historis\u00eb Moderne n\u00eb Institutin e Historis\u00eb, prof. dr. Verli shpreh bindjen se monografia Federata Panshqiptare &#8220;VATRA&#8221; \u00ebsht\u00eb pritur me interes nga lexuesit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mbar\u00eb shqiptare n\u00eb bot\u00eb. Nga ana e saj, redaktorja letrare e vepr\u00ebs, Pranvera Hasani, evidenton faktin se fantazia e autorit i ka q\u00ebndruar besnike realitetit historik, duke theksuar sidomos disa pika ky\u00e7e t\u00eb aktivitetit patriotik t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes son\u00eb komb\u00ebtare.<\/div>\n<div>\nMe pasionin e nj\u00eb studiuesi e shkenc\u00ebtari t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, fal\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me ish kreun e Federat\u00ebs Panshqiptare, &#8220;Vatra&#8221;, zotin Agim Karagjozi, autori ka dh\u00ebn\u00eb me botimin e tij libri t\u00eb plot\u00eb kontributin e diaspor\u00ebs shqiptare n\u00eb SHBA, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, duke paraqitur dhe analizuar fakte dhe ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj periudhe. Nd\u00ebr studimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryera t\u00eb prof. dr. Beqir Met\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr mund t\u00eb ve\u00e7ohen ato me titull &#8220;Denoncimi i politik\u00ebs aneksioniste greke ndaj Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, &#8220;Reagimi i &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; kund\u00ebr pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga shtetet nd\u00ebrluftuese&#8221;, &#8220;Vatra&#8221; n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore&#8221;, &#8220;Marr\u00ebveshja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb &#8220;Vatr\u00ebs&#8221; me Rom\u00ebn&#8221;, &#8220;Mbrojtja e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes (1919-1920) si dhe &#8220;P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrkrahjen e SHBA&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim monografia e prof. dr. Beqir Met\u00ebs mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb dokumentacion t\u00eb pasur e literatur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb shfryt\u00ebzuar me kujdes prej tij. E ndri\u00e7uar nga t\u00eb dh\u00ebna e fakte t\u00eb gjurmuara brenda vendit dhe n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare t\u00eb asaj kohe t\u00eb lavdishme, kjo monografi, botim i sht\u00ebpis\u00eb botuese &#8220;Globus R&#8221; i shtohet vargut t\u00eb\u00a0botimeve t\u00eb \u00e7muara, edhe nga autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan shkruar p\u00ebr historin\u00eb e Vatr\u00ebs, por edhe t\u00eb figurave q\u00ebndrore t\u00eb saj, si ajo e Nolit (Autobiografia e Fan Stilian Nolit e shkruar nga Prof. Nasho Jorgaqit ) dhe Konica,(Faik Konica, jeta n\u00eb Uashington &#8211; autor Ilir Ikonomi). K\u00ebto vepra jan\u00eb nderi q\u00eb i b\u00ebhet vet\u00eb Federates Panshqiptare &#8220;VATRA&#8221;, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 100 Vjetor t\u00eb themelimit t\u00eb saj, si deshmi e re, e traditave tona t\u00eb mrekullueshme dhe e gjenis\u00eb krijuese t\u00eb popullit ton\u00eb, q\u00eb n\u00eb \u00e7do epok\u00eb, nga e cila ka kaluar ka ditur t\u00eb nxjerr\u00eb njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb, t\u00eb gjitha fushave.<\/p>\n<p><strong>Historia e \u201cVatr\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsisht histori e l\u00ebvizjes nacionale shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vatra \u00ebsht\u00eb organizata q\u00eb mobilizoi forcat komb\u00ebtare n\u00eb Amerik\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre forcave shp\u00ebtoi Shqip\u00ebrin\u00eb nga cop\u00ebtimi. I ndjeri Faik Konica e ka p\u00ebrshkruar pun\u00ebn e \u201cVatr\u00ebs\u201d me k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d m\u00eb dat\u00eb 7 korrik 1922:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb dit\u00ebt e err\u00ebta kur Shqip\u00ebria ishte e pushtuar nga ushtrit\u00eb e huaja, kur shteti ish p\u00ebrmbysur, dhe kur flitej sheshit p\u00ebr cop\u00ebtimit e vendit, \u201cVatra\u201d, e k\u00ebshilluar nga nj\u00eb pakic\u00eb patriot\u00ebsh e shtyr\u00eb nga atdhedashuria dhe d\u00ebshira e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, e inkurajuar nga z\u00ebri i popullit i t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve, e mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb vend t\u00eb shtetit t\u00eb vdekur. Nuk k\u00ebrkoji nderet as t\u00eb drejt\u00ebn e shtetit po mori p\u00ebrsip\u00ebr vet\u00ebm detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e \u201cVatr\u00ebs\u201d u mbajt\u00ebn delegat\u00ebt, u d\u00ebrguan misione, u subsidiuan agjenci, u kablluan mij\u00ebra protesta, me nj\u00eb fjal\u00eb u organizua mbrojtja e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe u organizua aq e mir\u00eb sa Kryeministri i Greqis\u00eb z. Venizelos tha n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, se t\u00eb vetmin pengim serioz q\u00eb gjeti n\u00eb Epir Greqia, ish pengimi i v\u00ebn\u00eb nga \u201cVatra\u201d\u2026.<\/p>\n<p>Vazhdon i nderuari Konica: Shuma e t\u00ebr\u00eb e harxheve te b\u00ebra nga \u201cVatra\u201d si z\u00ebvend\u00ebse e shtetit \u00ebsht\u00eb: 197.072.89 dollar\u00eb amerikan\u00eb. K\u00ebto shpenzime, u b\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim dhe deri n\u00eb vitin 1922 kur b\u00ebri llogarin\u00eb e sip\u00ebrme Faik Konica.<\/p>\n<p>Themelimi i \u201cVatr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Mbledhja e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashkuar t\u00eb gjitha organizatat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb u b\u00eb m\u00eb 24 dhjetor 1911, n\u00eb Boston. Kjo mbledhje u thirr prej shoq\u00ebris\u00eb \u201cBesa-Bes\u00ebn\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje mor\u00ebn pjes\u00eb Faik Konica, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri m\u00eb 28 prill 1912, kur \u201cVatra\u201d u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit t\u00eb bashkimit m\u00eb dat\u00ebn e sip\u00ebrme, mban k\u00ebto fjal\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;E quajm\u00eb t\u00eb formuar Federat\u00ebn Panshqiptare \u201cVatra\u201d t\u00eb Amerik\u00ebs, prej shoq\u00ebrive \u201cBesa-Bes\u00ebn\u201d, \u201cFlamuri i Kruj\u00ebs\u201d, shoq\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare dhe \u201cDall\u00ebndyshja\u201d&#8221;. Ne k\u00ebt\u00eb mbledhje historike u em\u00ebrua nj\u00eb pleq\u00ebsi e p\u00ebrkohshme prej k\u00ebtyre zot\u00ebrinjve.<\/p>\n<p>Sekretar AT Fan Noli, ark\u00ebtar Llambi Chikozi, menaxher i gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d Kristo Kirka, organizator\u00ebt e deg\u00ebve t\u00eb federat\u00ebs: Faik Konica dhe Kristo Floqi. Mbik\u00ebqyr\u00ebs s\u00eb gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Federata Panshqiptare \u201cVATRA\u201d , u njoh prej shtetit t\u00eb Masacusetit dhe mori charten m\u00eb 13 qershor 1912. N\u00eb chart\u00ebn figurojn\u00eb k\u00ebta emra: Faik Konica, Llambi Chikozi, Fan S. Noli , Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kotta. Faik Konica 15 mars 1875-15 dhjetor 1942, Theofan (Fan) S. Noli janar 6, 1882 &#8211; mars 13, 1965.<\/p>\n<p><strong>ROLI I \u201cVATR\u00cbS\u201d N\u00cb LUFT\u00cbN BALLKANIKE DHE N\u00cb LUFT\u00cbN E PAR\u00cb BOT\u00cbRORE.<\/strong><\/p>\n<p>Si e tham\u00eb m\u00eb par\u00eb, \u201cVatra\u201d u themelua m\u00eb 12 prill 1912, n\u00eb tetor t\u00eb atij viti plasi Lufta Ballkanike dhe m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 u shpall pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e Shqip\u00ebris\u00eb \u201cVatra\u201d d\u00ebrgoj Faik Konic\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb dhe kisha jon\u00eb komb\u00ebtare d\u00ebrgoi At Fan Nolin.<\/p>\n<p>Faik Konica mbeti n\u00eb Evrop\u00eb deri sa mori fund Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore, At Fan Noli u kthye n\u00eb Amerik\u00eb m\u00eb 1915 dhe mori p\u00ebrsip\u00ebr fatin e \u201cVATR\u00cbS\u201d n\u00eb dor\u00eb. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebror\u00eb \u201cVATRA\u201d u forcua shum\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe gazeta \u201cDielli\u201d u b\u00eb e p\u00ebrditshme n\u00ebn drejtimin e zotit Kosta Chekrezi.<\/p>\n<p>Gjate k\u00ebsaj kohe u organizua trupa vullnetar\u00ebsh, u themelua banda \u201cVATRA\u201d n\u00eb udh\u00ebheqjen e prof. Thoma Nasit, u em\u00ebruan gjithashtu delegat\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr me n\u00eb krye t\u00eb nderuarin Mehmet Konica. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1917 , \u201cVATRA\u201d hapi Fushat\u00ebn Historike p\u00ebr Shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb, me k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb paharruara prej Hir\u00ebsis\u00eb Tij Peshkop Nolit:<\/p>\n<p>&#8220;Mbahu n\u00ebno, mos kij frik\u00eb. Se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Kur hyri Amerika n\u00eb lufte n\u00eb prill t\u00eb 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, i cili i dha fjal\u00ebn se do t\u00eb mbroj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Wilsoni e mbajti fjal\u00ebn deri n\u00eb fund. Pa p\u00ebrkrahjen e Wilsonit sot nuk do t\u00eb kishim Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb 1920 me an\u00eb t\u00eb \u201cVATR\u00cbS\u201d Qeveria shqiptare mori hua nga Vatran\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn nuk e pagoi me nder ashtu si\u00e7 u zotua.<\/p>\n<p>Librat e fundit q\u00eb u botuan me an\u00eb t\u00eb \u201cVATR\u00cbS\u201d jan\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cHistoria e Sk\u00ebnderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. K\u00ebto dy libra monumentale t\u00eb q\u00ebndisura bukur prej Imzot Nolit, u botuan me djers\u00ebn e VATRAN\u00cbVE. Gjysma e shpenzimeve t\u00eb librit &#8220;KREMTORIA&#8221; q\u00eb botoi Peshkopata u mblodh\u00ebn nga VATRAN\u00cbT.\u00a0M\u00eb pas \u201cVATRA\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet kuvendeve t\u00eb saj vendosi t\u00eb p\u00ebrqendroi veprimet e saj n\u00eb k\u00ebto pika: \u201cVATRA\u201d duhet t\u00eb mundet t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb gjirin e saj rinin\u00eb; kryesisht \u201cVATRA\u201d duhet t\u00eb mbetet si nj\u00eb organizat\u00eb letrare dhe mir\u00ebb\u00ebr\u00ebse, \u201cVATRA\u201d duhet t\u00eb krijoje nj\u00eb fond t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr studentet ashtu sikund\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Editori i \u201cDiellit\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni i Vatr\u00ebs p\u00ebr vitin 1954-1955, kryetari nderit peshkop F. S. Noli (ph. d) kryetar Gregory Speros, n\u00ebnkryetar adem K Vishocica, ark\u00ebtar Llambi Misho, sekretar Shefqet Kamber (Benca), editori i \u201cDiellit\u201d G. M Panariti, pjes\u00ebtar t\u00eb komisionit, Kemal Veisel, Nicholas Vesio, Pandeli Michael, Koli Janollari, Van Konari, pjes\u00ebtar rezerve: Seit Beqo Selenica, John Tassey Chris Theodore. an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit: Ismail Emin, Ramadan Ali Arza, Petraq Andon, Sadik Kamber Pepellashi, Ismail Mevlani, Xhafer Pojani.<\/p>\n<p>Nga Federata \u201cVatra\u201d &#8211; Boston Mass. Dhjetor 1954.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cDielli\u201d u themelua prej shoq\u00ebris\u00eb \u201cBesa-Bes\u00ebn\u201d m\u00eb 15 shkurt 1909, si fletore e p\u00ebrjavshme. M\u00eb 11 mars 1913 pasi shoq\u00ebria \u201cBesa-Bes\u00ebn\u201d u tret (lexo: bashkua) me \u201cVatr\u00ebn\u201d dhe \u201cDielli\u201d u b\u00eb prioritet i federat\u00ebs, nisi t\u00eb dal\u00eb dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. M\u00eb 18 n\u00ebntor 1914 nisi t\u00eb dal\u00eb tri her\u00eb n\u00eb jav\u00eb. M\u00eb 9 n\u00ebntor, 1915, nisi t\u00eb dal\u00eb e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Redaktor\u00eb t\u00eb \u201cDiellit\u201d kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebta zot\u00ebrinj: At Fan Noli q\u00eb m\u00eb 15 shkurt, 1909, deri m\u00eb tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konica q\u00eb m\u00eb tetor 22 1909 deri m\u00eb 18 mars 1910. Komisioni i shoq\u00ebris\u00eb \u201cVatra\u201d e drejtoj \u201cDiellin\u201d pa redaktor q\u00eb m\u00eb 25 mars deri m\u00eb 29 prill 1910. Faik Be Konica q\u00eb m\u00eb 6 maj deri m\u00eb 1 korrik 1910. \u201cDielli\u201d pushoj s\u00eb botuari q\u00eb m\u00eb 1 korrik deri m\u00eb tetor 1910. At Fan Noli q\u00eb m\u00eb 7 tetor 1910 deri m\u00eb 7 korrik 1911. Z. Eft\u2019him Nasi q\u00eb m\u00eb 13 korrik deri m\u00eb shtator 14 1911. Z. Kristo Floqi q\u00eb m\u00eb 21 shtator 1911 deri m\u00eb 18 korrik 1912. Z. Faik Be Konica q\u00eb m\u00eb 1 gusht 1912 deri m\u00eb 8 korrik 1913, po n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij moti Faik Beu shkoi n\u00eb Evrop\u00eb dhe barra e redaksis\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb i mbeti m\u00eb tep\u00ebr z. Eft\u2019him Nasi. Z. Kristo Dako q\u00eb m\u00eb 11 korrik deri m\u00eb 26 gusht 1913. Z. Paskal Aleksi q\u00eb m\u00eb 29 gusht 1913 deri m\u00eb 13 shkurt 1914. Z. Denis Kamburi q\u00eb m\u00eb 17 shkurt deri m\u00eb 14 korrik 1914. Z. Eft\u2019him Nasi q\u00eb m\u00eb 10 korrik deri m\u00eb 6 n\u00ebntor 1914. Z. Koste \u00c7ekrezi q\u00eb m\u00eb 10 n\u00ebntor 1914 deri m\u00eb 20 dhjetor 1915. I Per. At Fan Noli q\u00eb m\u00eb 21 dhjetor deri m\u00eb 6 korrik 1916. Z. Bahri Omori q\u00eb m\u00eb 7 korrik e deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>I pari menaxher i \u201cDiellit\u201d ishte z. George Konda Gjoleka q\u00eb kur u themelua gazeta deri m\u00eb 5 maj 1911. Z. Lambi \u00c7ikozi q\u00eb m\u00eb 12 maj 1911 deri m\u00eb 25 prill 1912. Z. Kristo Kirka q\u00eb m\u00eb 9 maj 1912 deri m\u00eb 20 maj 1913. Z. Lambi \u00c7ikozi q\u00eb m\u00eb 23 maj deri m\u00eb 8 korrik 1913. Z. Kristo Dako q\u00eb m\u00eb 11 deri m\u00eb 22 korrik, 1913. Z. Hamid Lumi q\u00eb m\u00eb 25 korrik deri m\u00eb 26 gusht 1913. Z. Vangjel Gjika q\u00eb m\u00eb 29 gusht 1913 deri m\u00eb 8 maj 1914. Z. Dennis Kamburi q\u00eb m\u00eb 12 maj deri m\u00eb 3 korrik 1914. Z. Lni Kristo q\u00eb m\u00eb 7 korrik 1914 deri m\u00eb 7 korrik 1915. Z. Muke P\u00ebrmeti q\u00eb m\u00eb 9 korrik 1915 deri m\u00eb 21 prill 1917. Z. Akif P\u00ebrmeti q\u00eb m\u00eb 16 korrik 1917 deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>(Botuar pa ndryshime nga Kalendari i \u201cVATRA\u201d-s i vitit 1918 edituar p\u00ebr botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga \u201cVATRA\u201d n\u00eb shtypshkronj\u00ebn e \u201cDiellit\u201d n\u00eb 1918)<\/p><\/div>\n<div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627120\"><\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627123\">\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/www.malesia.org\/thumbnail.php?file=vatra-logo.JPG&amp;size=summary_medium\" alt=\"\" \/><\/p>\n<p><strong>(Botuar pa ndryshime nga Kalendari i VATRA-s i vitit 1918 edituar per botim nga Fan S. Noli dhe botuar nga VATRA ne Shtypshkronjen e Dielli-t ne 1918<\/strong><br \/>\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/infoalbania.org\/images\/stories\/Lajme\/boston-vatra.JPG\" alt=\"boston-vatra\" width=\"540\" height=\"444\" \/><\/p>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0Ky fakt tregon se mbledhjet e 15, 17 marsit dhe 22 e 24 marsit te vitit 1912 per bashkimin e shoqerive ne nje te vetme nuk kaluan pa probleme e debate, sepse asnje nga shoqerite nuk pranonte te tretej nen nje organizate te madhe duke humbur identitetin. Atehere Konica shprehu konceptin federativ me perfaqesues nga cdo shoqate dhe ne cdo 50 anetare kishte nje perfaqesues ne Komitetin Organizator me nje kuote anetaresimi 3 dollare ne vit. Faik Konica shtroi per diskutim dy emra per shoqerine e re: \u201cParmenda\u201d (me kuptim kulturor) dhe \u201cVatra\u201d (me kuptim patriotik) qe te mblidheshin rreth saj te gjithe shqiptaret si nje familje e madhe pa ndryshim besimi ne mes tyre fetarisht ose politikisht. Mes brohoritjeve shoqeria e re u quajt Federata Pan \u2013 Shqiptare e Amerikes \u201cVatra\u201d. Komisioni i Bashkimit perbehej nga:<\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627122\">\n<div><\/div>\n<div>Fan S. Noli<\/div>\n<div>Faik Konica<\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627121\">Kristo Floqi<\/div>\n<div>Paskal Aleksi.<\/div>\n<div>Delegatet e shoqerive:<\/div>\n<div>Elia Tromara<\/div>\n<div>Llambi Cikozi<\/div>\n<div>Kristo Kirka<\/div>\n<div>Kosta Vasil<\/div>\n<div>Koste Kota<\/div>\n<div><\/div>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"yiv64301178il_fi\" src=\"http:\/\/www.voal-online.ch\/images\/articles\/2010_07\/7605\/u3_DielliMainLogo.jpg\" alt=\"\" width=\"524\" height=\"293\" \/><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<\/div>\n<div><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/i493.photobucket.com\/albums\/rr293\/vezhguesi\/vatra.jpg\" alt=\"\" \/><\/div>\n<div>\n<div><small><span style=\"font-size: x-small;\"><strong>25.IV.1968: Prof. Koliqi i paraqet Sh\u00ebjtnis s\u00eb Tij Paulit VI Kryetarin e \u00abVatr\u00ebs\u00bb, z. Anthony Athanas. N\u00eb mes shifen: Shkelqesa Emzot Perniciaro e on. Dr. Rozolin Petrotta.<br \/>\nII prof. Koliqi presenta a S. S. Paolo VI il Presidente dell&#8217;Associazione albanese-americana \u00abVatra\u00bb.(<\/strong><em>*Foto e marr\u00eb nga revista Sh\u00ebjzat.<\/em><strong>)<\/strong><\/span><\/small><\/div>\n<div><\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627128\"><small id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627132\"><strong id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627131\"><span id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627130\" style=\"font-size: x-small;\"><img decoding=\"async\" id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627129\" src=\"http:\/\/www.botasot.info\/img\/vullnetaret.jpg\" alt=\"\" \/><\/span><\/strong><\/small><\/div>\n<div><\/div>\n<div><small><strong>Vullnetaret shqiptaro-amerikane, qe i pergatiti Aqif Permeti (I pushkatuar nga diktatura komuniste) ne mjediset e marra me qera ne Boston dhe qe me 1920 ne kohen e luftes se Vlores, 200 prej tyre, shkuan ne Shqiperi per te ngritur frymen Kombetare(foto e marr\u00eb nga albumi i gazet\u00ebs Dielli)<\/strong><br \/>\n<\/small><\/div>\n<div><\/div>\n<div><small><span style=\"font-size: x-small;\">Krediti p\u00ebr k\u00ebto foto i shkon vet\u00ebm arkivit historik t\u00eb albumit historik t\u00eb Vatr\u00ebs dhe organit t\u00eb saj Dielli<\/span><\/small><\/div>\n<p><small><\/small><\/p>\n<div><\/div>\n<div><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" id=\"yiv64301178il_fi\" src=\"http:\/\/fjalaelire.co.uk\/__oneclick_uploads\/2011\/12\/kuvendi-i-vatres-1920-ark-vilo.jpg\" alt=\"\" width=\"448\" height=\"320\" \/><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Krediti p\u00ebr k\u00ebto foto i shkon vet\u00ebm arkivit historik t\u00eb albumit historik t\u00eb Vatr\u00ebs dhe organit t\u00eb saj Dielli<\/div>\n<\/div>\n<div><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjalaelire.co.uk\/__oneclick_uploads\/2011\/12\/pkacauni-teatri-lufta-e-trojes-1908-arkvilo.jpg\" alt=\"\" \/><\/div>\n<div>\n<div>Krediti p\u00ebr k\u00ebto foto i shkon vet\u00ebm arkivit historik dhe fotoalbumit t\u00eb Vatr\u00ebs dhe organit t\u00eb saj Dielli<\/div>\n<div id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627138\"><img decoding=\"async\" id=\"yui_3_2_0_1_1352102261627137\" src=\"http:\/\/fjalaelire.co.uk\/__oneclick_uploads\/2011\/12\/dega-e-vatres-ne-boston-1912-ark-vilo.jpg\" alt=\"\" \/><\/div>\n<div>Krediti p\u00ebr k\u00ebto foto i shkon vet\u00ebm arkivit historik t\u00eb albumit historik t\u00eb Vatr\u00ebs dhe organit t\u00eb saj<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vatra historiku dhe personalitetet: Historia e Federat\u00ebs Panshqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs &#8220;Vatra&#8221; dhe organit t\u00eb saj &#8220;Dielli&#8221;, pasuri e vyer komb\u00ebtare * VATRA nj\u00eb lib\u00ebr ku spikasin vlerat hulumtuese dhe perceptuese t\u00eb autorit, i cili ka ditur t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb midis materialit historik e arkival t\u00eb koh\u00ebs dhe atij biografik p\u00ebr fakte dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-467","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=467"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":469,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/467\/revisions\/469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}