{"id":4624,"date":"2014-08-13T13:45:53","date_gmt":"2014-08-13T13:45:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4624"},"modified":"2014-09-23T16:30:47","modified_gmt":"2014-09-23T16:30:47","slug":"poezi-dhe-nje-shkrim-per-librin-une-gruaja-r-te-reshida-cobes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4624","title":{"rendered":"Poezia\u00a0 e Reshida Cobes, bartese e nje hapsire te gjere ( Nje shkrim dhe disa poezi)"},"content":{"rendered":"<p><em>Reshida Coba komunikon me cic\u00ebrimin e zogjve, ajo dhuron jet\u00eb me vargun e saj!<\/em><\/p>\n<p><em> Kur kam lexuar poezin\u00eb \u201c\u00cbnd\u00ebrr ishte\u201d t\u00eb Reshida \u00c7ob\u00ebs jam menduar gjat\u00eb t\u00eb kuptoj n\u00eb mos \u00ebsht\u00eb skllave e muzave q\u00eb aq thjesht t\u00eb sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr jet\u00eb, aq bukur t\u00eb shkruan vargun, aq art t\u00eb sjell\u00eb nga dy apo tre rreshta, \u00ebsht\u00eb mbase nj\u00eb dhunti edhe pse dihet se poetet e m\u00ebdhenj shpesh marrin rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb qiell. Kur nisa t\u00eb lexoj\u00eb dhe poezit\u00eb tjera fitova bindjen se nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, dhe e them se ajo komunikon t\u00eb pakt\u00ebn me yllin e vet\u00eb si\u00e7 thuhet se \u00e7do nj\u00ebri ka nj\u00eb yll fati, por mjesht\u00ebria \u00ebsht\u00eb tek komunikimi. <\/em><\/p>\n<p>Nga<strong>\u00a0Safet Hyseni<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/coba-reshida.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4215\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/coba-reshida-225x300.jpg\" alt=\"coba reshida\" width=\"225\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/coba-reshida-225x300.jpg 225w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/03\/coba-reshida.jpg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/a>Shprehjet e bukura artistike dhe stili i lart ruhet edhe te poezia \u201cHabitem\u201d. Kjo poezi q\u00eb t\u00eb bart\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe ruan freskin\u00eb dhe bukurin artistike t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb cilat t\u00eb buz\u00ebqeshin shum\u00eb leht\u00eb duke t\u00eb b\u00ebr\u00eb bashkudh\u00ebtar, nga vargu n\u00eb varg dhe t\u00eb sh\u00ebtit hap\u00ebsirave t\u00eb pafund \u00ebsht\u00eb sikur je n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ku jeta t\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar q\u00eb nga fillim e deri n\u00eb fund, d.m.th ke b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimin jet\u00ebsor. Padyshim q\u00eb autorja k\u00ebtu ka jet\u00ebn , ndryshimin e njeriut duke shpjeguar format rrit\u00ebn, zhvillimin, plakjen duke mos i prek stin\u00ebt si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb mori poet\u00ebsh, por ato i kalon thua se jan\u00eb t\u00eb konsumuara, edhe pse dihet se n\u00eb art s\u2019ka asgj\u00eb t\u00eb konsumuar, arti, fjala e bukur \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrthim ashti si\u00e7 b\u00ebn\u00eb Reshida \u00c7oba. Rr\u00ebfimin jet\u00ebsor ajo (poetja) na b\u00ebn\u00eb krejt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr me trupin, l\u00ebvizjet, mugullimin, p\u00ebrdredhjen etj. Poetja n\u00ebp\u00ebrmjet jet\u00ebs personalitetin e nd\u00ebrton m\u00eb shum\u00eb sakrific\u00eb por si duket ia arrin q\u00ebllimit p\u00ebr ta paraqit n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb universale, si di\u00e7ka t\u00eb vlefshme, t\u00eb \u00e7muar. Nga vargu n\u00eb varg ruhet dramaciteti k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb strof\u00ebn e fundit merr form\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb k\u00ebnaqemi, ta shijojm\u00eb, ta p\u00ebrjetojm\u00eb. \u201cSecili nga ne, me mir\u00ebsi e le trupin e vet\/ t\u00eb formohet, t\u00eb shtrihet\/ pa e bezdisur, pa e pyetur pse\/&#8230; por kuptohet se ajo e din se as trupi nuk na pyet se si zhvillohet se si rritet, por me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb mir\u00eb ne mund t\u2019i japim nj\u00eb p\u00ebrshtatje, mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb finesa t\u00eb bukura ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb Reshida n\u00eb vargun q\u00eb krijon. N\u00eb koh\u00ebn derisa ne nuk kemi njohuri sa jemi n\u00eb mosh\u00ebn e njom tjer\u00ebt kujdesen dhe m\u00eb pas kur marrim njohuri t\u00eb duhura dhe kur dep\u00ebrtojn\u00eb tek na ndjenjat tjera, s\u00ebrish nuk kemi kontroll mbi p\u00ebrdredhjen, l\u00ebvizjet, apo kontrollin e duhur se n\u00eb akte dashurie ne b\u00ebhemi skllav t\u00eb zjarrit, t\u00eb afshit. Mjafton nj\u00eb puthje e \u00ebnd\u00ebrruar dhe ja ajo do dirigjoj me l\u00ebvizjet. Reshida \u00c7oba na e b\u00ebn\u00eb me dije se sado q\u00eb t\u00eb zhvillohet bota l\u00ebvizjet e njeriut nuk mund t\u00eb kontrollohen n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast. \u201d Ky mendim i p\u00ebrsosur na rr\u00ebfehet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre tejet ndryshe, dhe ka arritje t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme. Trupi i njeriut me mosh\u00ebn ndryshon, ne as q\u00eb mund t\u2019ia ndalojm\u00eb shtrirjen dhe s\u2019mund ta bezdisim dhe s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb shprehur me vargje magjike. \u201cV\u00ebshtron p\u00ebrk\u00ebdheljet e tij\/ si trupat n\u00eb kozmos, m\u00eb i leht\u00eb si b\u00ebhet\/ si flori mbi peshore, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si b\u00ebhet.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb kur njeriu ka marr pjekurin e duhur, e ka veshur kostumin e personalitetit t\u00eb vet\u00eb dhe me aq sa ka pasurua intelektin e tij aq \u00ebsht\u00eb dhe i vlefsh\u00ebm, jo vet\u00ebm n\u00eb jet\u00eb por dhe pas saj n\u00eb amshim matet me gjurm\u00ebt q\u00eb ka len\u00eb. Vet\u00ebm mendja intelektuale e Reshida \u00c7ob\u00ebs t\u00eb nes\u00ebrmen e mendon si dit\u00eb t\u00eb fundit dhe sot b\u00ebn\u00eb pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7muar, kur \u00e7do pun\u00eb e b\u00ebn\u00eb me t\u00eb shpejt sikur t\u00eb nes\u00ebrmen ta ftoj vdekja, se dhe vdekja \u00ebsht\u00eb intelektuale ajo mbetet e pavdekshme. Vdekja \u00ebsht\u00eb shpikja m\u00eb e mir\u00eb e jet\u00ebs dhe ajo \u00ebsht\u00eb intelektuale se po t\u00eb mos ishte ajo e reja s\u2019do vinte kurr\u00eb, dhe si e till\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb edhe humane se pastron ambientin. \u00cbsht\u00eb filozofia q\u00eb e ka krijuar autorja, q\u00eb nga trupi t\u00eb cilin \u00e7do nj\u00ebri e don\u00eb t\u00eb jet\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm, i leht\u00eb t\u00eb ruaj form\u00ebn e atletit, dhe poetja na bart ne zhvillimin intelektual (personalitetin, identiteti t\u00eb jet\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si floriri, t\u00eb lej gjurm\u00eb n\u00eb jeta ashtu si\u00e7 i ka l\u00ebn\u00eb veta ajo me k\u00ebto vargje dhe gjith\u00eb k\u00ebto mesazhe. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta, jeta q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr stin\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb vepra. Madh\u00ebshtia \u00ebsht\u00eb tek cil\u00ebsia, e kjo \u00ebsht\u00eb arrit. Titulli i poezis\u00eb \u201cHabitem\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokim si p\u00ebr lexuesit, kritik\u00ebt madje edhe p\u00ebr vet\u00eb autoren, ajo me k\u00ebt\u00eb le t\u00eb dyshosh se ende se ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe ka hap\u00ebsir\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shprehin mendimet e tyre. \u00cbsht\u00eb mjesht\u00ebria e poetes q\u00eb t\u00eb bart\u00eb n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb pafund derisa t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjurmosh p\u00ebr jet\u00ebn t\u00eb arrish q\u00eb fizikisht t\u00eb dukesh i leht\u00eb (me sh\u00ebndet) nd\u00ebrsa nga intelekti t\u00eb peshosh si floriri.<\/p>\n<p>HABITEM<\/p>\n<p>Habitem me ato shtrirje t\u00eb trupit<br \/>\nq\u00eb vin\u00eb, kur s&#8217;ndjen asnj\u00eb l\u00ebvizje<br \/>\np\u00ebrdridhen si gjarp\u00ebr<br \/>\nvall\u00ebzojn\u00eb mbi l\u00ebkur\u00eb<br \/>\nduke shpjeguar format e qenies<br \/>\nn\u00eb zgjerim, n\u00eb p\u00ebrkulje<br \/>\nn\u00eb mb\u00ebrritje.<\/p>\n<p>Sa t\u00eb \u00e7uditshme k\u00ebto shtrirje<br \/>\n(s\u2019di pse di\u00e7ka dua t\u00eb zbuloj prej tyre)<br \/>\nv\u00ebshtroj si dalin nga cepat e trupave<br \/>\ndhe si ajka e but\u00eb e qum\u00ebshtit zgjatin kok\u00ebn<br \/>\nn\u00eb paqe braktisin heshtjet, ngecjet<br \/>\nvall\u00ebzimet e molekul\u00ebs<br \/>\nrreth boshtit imagjinar<br \/>\nti shpjegojn\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019do l\u00ebvizje e tyre<br \/>\nju ngjan reve n\u00eb zgjerim<br \/>\nuniverseve ne ikje, n\u00eb shtyrje.<\/p>\n<p>Secili nga ne, me mir\u00ebsi e le trupin e vet<br \/>\nt\u00eb formohet, t\u00eb shtrihet<br \/>\npa e bezdisur, pa e pyetur pse<br \/>\n(e d\u00ebgjon kur thot\u00eb, jam pak univers<br \/>\nnuk \u00e7uditet))<br \/>\nv\u00ebshtron p\u00ebrk\u00ebdheljet e tij<br \/>\nsi trupat n\u00eb kozmos, m\u00eb i leht\u00eb si b\u00ebhet<br \/>\nsi flori mbi peshore, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si ndihet.<br \/>\nPoezia tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb bart\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e pjekur ku tani tek njeriu ka dashuri, dhimbje, pik\u00ebllim, g\u00ebzim.. por q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto duhet provuar e pranuar. Autorja n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi thur\u00eb vargje tejet t\u00eb magjishme, me shije dhe ngjyra.. Titullohet \u201cLetra e Gruas\u201d, gruaja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb lind, ajo q\u00eb bart gjenet e amz\u00ebs, ajo q\u00eb dhuron dashuri t\u00eb pafund, ajo q\u00eb dhuron jet\u00eb, ngroht\u00ebsi e mall t\u00eb pashuar. Kur dashuria \u00ebsht\u00eb e madh nuk ka ndoshta shprehje me t\u00eb mir\u00eb se; \u201cKush ishte puthja e fundit q\u00eb dham\u00eb\/ as prekjen e fundit se kujtoj dot\/. Kur humb p\u00ebr nj\u00eb moment, kur largohesh nga i dashuri apo e dashura, nga djali a vajza t\u00eb par\u00ebn q\u00eb harron \u00ebsht\u00eb prekja apo puthja e fundit, dhe kjo ndodh nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe p\u00ebr ta pasur p\u00ebrher\u00eb af\u00ebr, dhe shpesh i kthehesh vetes me pyetje t\u00eb kot\u00eb por t\u00eb ndjeshme q\u00eb burojn\u00eb nga thell\u00ebsia e shpirtit t\u00eb plagosur, \u201cah sikur ta kisha puthe n\u00eb buz\u00eb, faqe, ball\u00eb&#8230; ah sikur ta kisha shtr\u00ebnguar fort\u201d, kur i b\u00ebn\u00eb pyetje vetes se si nuk e putha dhe nj\u00ebher\u00eb, dy her\u00eb, tre her\u00eb t\u00eb duket se i ke harruar t\u00eb gjitha. \u201cSi mu rr\u00ebzua ashtu fjala zem\u00ebr\/ nga duart\/ e dhembur me hallin tim\/ e s\u2019u kthye ma as sot\/. Fjala zem\u00ebr nuk ruhet n\u00eb dor\u00eb, por e gjitha ajo q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb autorja ishte zem\u00ebr (e gjitha zem\u00ebr dhe nuk qe e zonja ta ruaj n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb krah\u00ebt e saj), zem\u00ebr q\u00eb s\u2019u kthye as sot dhe i la nj\u00eb hall dhe nj\u00eb mall. Jeta ec rrjedh dhe poetja rr\u00ebfen apo pyet;<br \/>\nKush ishte meraku im i fundit p\u00ebr ty<br \/>\nNat\u00ebn kur fjet\u00ebm pse se mbaj mend<br \/>\nSi e grisa ashtu, letr\u00ebn time prej gruaje<br \/>\ntrembur nga sulmet e inatit t\u00ebnd?<br \/>\n\u201cKush ishte meraku im i fundit p\u00ebr ty\/ nat\u00ebn kur fjet\u00ebm pse se mbaj mend\u201d; s\u2019ka si t\u00eb mbahet mend se meraku nuk ka fund, \u201csi e grisa ashtu, letr\u00ebn time prej gruaje\/ trembur nga sulmet e inatit t\u00ebnd? Me rr\u00ebfimin q\u00eb b\u00ebn\u00eb ajo nuk e ka \u201cgris\u00eb letr\u00ebn\u201d, \u201cLetr\u00ebn prej gruaje\u201d q\u00eb mund t\u00eb zb\u00ebrthehet si \u201ckujtesa prej gruaje\u201d q\u00eb brenda k\u00ebsaj ka t\u00eb gjitha q\u00eb nga dashuria, malli, frika, meraku, vuajtja etj. Madh\u00ebshtia e shp\u00ebrthimit vjen n\u00eb strof\u00ebn e radh\u00ebs ku autorja me leht\u00ebsi dhe fjal\u00eb t\u00eb zgjedhura e t\u00eb bukura thur\u00eb shprehjet artistike:<br \/>\nKush ishte e fundit frika ime p\u00ebr ty<br \/>\nAjo q\u00eb n\u00eb shtrat t\u00eb hyra<br \/>\nmos kishe ftoht\u00eb<br \/>\ne zhvesha l\u00ebkur\u00ebn time t\u00eb bardh\u00eb<br \/>\ndhe ika<br \/>\nika pa l\u00ebkur\u00eb<br \/>\nAty e ke akoma n\u00eb shtrat,<br \/>\najo t\u00eb mban ngroht\u00eb.<br \/>\nShk\u00eblqimi i vargut, q\u00eb bart mesazh t\u00eb \u00e7art ndodh dhe b\u00ebn\u00eb gati revolucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi sa t\u00eb k\u00ebndshme aq dometh\u00ebn\u00ebse. Autorja me loj\u00eb fjal\u00ebsh e zhvesh l\u00ebkur\u00ebn e bardh\u00eb dhe e mbulon me t\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Ku ka m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb se dashuria e past\u00ebr, ku ka m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb se dashuria. Ajo e zhvesh dashurin\u00eb dhe ia len\u00eb aty n\u00eb shtrat, dhe nuk ka m\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta vesh se dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. Ajo me k\u00ebt\u00eb na jep t\u00eb kuptojm\u00eb se nuk do ket\u00eb m\u00eb forc\u00eb q\u00eb t\u00eb dashuroj pasi q\u00eb e ka zhveshur l\u00ebkur\u00ebn e saj t\u00eb bardh.<br \/>\nCili krah nga t\u00eb mijt\u00eb<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli s\u00eb fundmi<br \/>\nfytyr\u00ebn t\u00ebnde si foshnj\u00eb e mbajti n\u00eb duar<br \/>\n&#8220;Mos shpirt&#8221;, &#8220;mos e tremb&#8221;,<br \/>\ndashuria \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb bebe<br \/>\ndhe q\u00eb beben e syrit se ka akoma t\u00eb kuptuar.<br \/>\nDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vargje ajo na e zb\u00ebrthen se dashuria k\u00ebrkon siguri, k\u00ebrkon krah p\u00ebr t\u00eb ruajt e p\u00ebrk\u00ebdhel, p\u00ebr t\u00eb ushqyer. Dashuria \u00ebsht\u00eb si bebe p\u00ebr at\u00eb duhet kujdes e ngroht\u00ebsi, duhet dh\u00ebn\u00eb drit\u00eb dhe sy. P\u00ebrderisa dashuria nuk ka arrit q\u00eb t\u00eb ket\u00eb beben e syrit ajo do shp\u00ebrthej dhe do jet\u00eb gati p\u00ebr nj\u00eb mall q\u00eb do e djeg dhe s\u00eb fundi pajtohet se e ka humbur, por \u00ebsht\u00eb shpirti prej gruaje q\u00eb nuk mallkon. N\u00ebna kur nuk l\u00ebshon mallkim p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e saj edhe Reshida e ka rrit dashurin e ka ushqyer dhe si do q\u00eb t\u00eb ndodh nuk e mallkon. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebria q\u00eb b\u00ebn\u00eb autorja, nga ku kuptojm\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb thesar intelekti t\u00eb p\u00ebrsosur.<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb le t\u00eb digjen dit\u00ebt<br \/>\nM\u00eb dot si shuaj<br \/>\nme mallin q\u00eb djeg<br \/>\nLe t\u00eb \u00e7menden net\u00ebt<br \/>\nme dot si ruaj<br \/>\nme dot si prek.<br \/>\nNuk kam me foshnj\u00ebn, nuk t\u00eb kam ty<br \/>\nNuk i dua m\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb<br \/>\nas k\u00ebta dy sy.<br \/>\nK\u00ebto vargje na vin\u00eb nga fundi i shpirtit pasi q\u00eb ka humbur beben \u201cdashurin\u00eb\u201d le t\u00eb digjen dit\u00ebt, le t\u00eb \u00e7menden net\u00ebt&#8230; \u00c7\u2019mund t\u00eb thuhet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019thon\u00eb k\u00ebto vargje aq t\u00eb bukur me nj\u00eb stil t\u00eb lir\u00eb me gjuh\u00eb t\u00eb kulluar dhe me nd\u00ebrtim t\u00eb lart artistik. Reshida Coba \u00ebsht\u00eb mjeshtre e krijimit t\u00eb vargut t\u00eb lir\u00eb, ajo e b\u00ebn\u00eb ket\u00eb me loj\u00ebn e bukur t\u00eb fjal\u00ebve duke sjell \u00e7do varg me nj\u00eb filozofi jete, qoft\u00eb nga dashuria, malli, jeta, apo fenomene tjera. N\u00eb poezit\u00eb \u00eb saja ka shum\u00eb jet\u00eb, shum\u00eb rit\u00ebm, shum\u00eb muzikalitet shum\u00eb ngjyra e pejsazhe, jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb piktura t\u00eb m\u00ebdha por shum\u00eb t\u00eb bukura.<\/p>\n<p>LETRA E GRUAS<\/p>\n<p>Kush ishte puthja e fundit q\u00eb dham\u00eb<br \/>\nas prekjen e fundit se kujtoj dot<br \/>\nsi mu rr\u00ebzua ashtu fjala zem\u00ebr<br \/>\nnga duart<br \/>\ne dhembur me hallin tim iku<br \/>\ne s&#8217;u kthye m\u00eb<br \/>\nas sot.<\/p>\n<p>Kush ishte meraku im i fundit p\u00ebr ty<br \/>\nNat\u00ebn kur fjet\u00ebm pse se mbaj mend<br \/>\nSi e grisa ashtu, letr\u00ebn time prej gruaje<br \/>\ntrembur nga sulmet e inatit t\u00ebnd?<\/p>\n<p>Kush ishte e fundit frika ime p\u00ebr ty<br \/>\nAjo q\u00eb n\u00eb shtrat t\u00eb hyra<br \/>\nmos kishe ftoht\u00eb<br \/>\ne zhvesha l\u00ebkur\u00ebn time t\u00eb bardh\u00eb<br \/>\ndhe ika<br \/>\nika pa l\u00ebkur\u00eb<br \/>\nAty e ke akoma n\u00eb shtrat,<br \/>\najo t\u00eb mban ngroht\u00eb.<br \/>\nCili krah nga t\u00eb mijt\u00eb<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli s\u00eb fundmi<br \/>\nfytyr\u00ebn t\u00ebnde si foshnj\u00eb e mbajti n\u00eb duar<br \/>\n&#8220;Mos shpirt&#8221;, &#8220;mos e tremb&#8221;,<br \/>\ndashuria \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb bebe<br \/>\ndhe q\u00eb beben e syrit se ka akoma t\u00eb kuptuar.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb le t\u00eb digjen dit\u00ebt<br \/>\nM\u00eb dot si shuaj<br \/>\nme mallin q\u00eb djeg<br \/>\nLe t\u00eb \u00e7menden net\u00ebt<br \/>\nme dot si ruaj<br \/>\nme dot si prek.<br \/>\nNuk kam me foshnj\u00ebn, nuk t\u00eb kam ty<br \/>\nNuk i dua m\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb<br \/>\nas k\u00ebta dy sy.<br \/>\nPoezia lirike q\u00eb ka dhe erotiz\u00ebm p\u00ebrbrenda tregon p\u00ebr nj\u00eb poete e cila ka shkel shum\u00eb e sigurt n\u00eb krijimin e tekstit artistik. Pasi q\u00eb n\u00eb shport\u00ebn e hedhurinave ka hedhur paragjykimet vler\u00ebn e dashuris\u00eb e mat me puthjen. E kua ka m\u00eb bukur dhe m\u00eb kuptim t\u00eb sjellsh elementin e par\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb e ajo \u00ebsht\u00eb \u201cPuthja\u201d. Puthja e Reshida \u00c7ob\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi e rrall\u00eb, por \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i ndjenjave se \u00e7do shije p\u00ebr gjinin\u00eb e kund\u00ebrt fillon nga puthja. \u00c7do ishte akti i dashuris\u00eb po ke droje nga puthja. \u201cPuthja\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb e rrall\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shqipe, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poezit\u00eb me t\u00eb bukura t\u00eb krijuara dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb mes klasikes dhe modernes por q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe e lexueshme nga t\u00eb gjitha shtresat. Kjo poezi e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kat\u00ebr strofa \u00e7do nj\u00ebra m\u00eb e mir\u00eb se tjetra dhe q\u00eb e ruan mendimin nga fillimi e deri n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb kap majat e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. \u201cT\u00eb t\u00eb puthja mir\u00eb\/ Ndaj prita kaq gjat\u00eb\/ Prisja ndonj\u00eb dit\u00eb\/ Kur mos kisha flak\u00eb.\u201d \u00cbsht\u00eb nj\u00eb strof\u00eb aq e k\u00ebndshme sa prek n\u00eb shpirtin e \u00e7do nj\u00ebrit q\u00eb ka provuar puthje t\u00eb adhuruar. Prita gjat\u00eb, prita q\u00eb t\u00eb dashurohesh dhe t\u00eb dashurohem, kjo \u00ebsht\u00eb puthja e gjat\u00eb kur e ndjejm\u00eb nj\u00ebri tjetrin kur e ushqejm\u00eb dashurin\u00eb. E v\u00ebrteta ting\u00ebllon bukur dhe ruan mendimin e p\u00ebrsosur se puthja do zgjaste n\u00eb momentin q\u00eb nuk do kisha flak\u00eb, se nuk don\u00eb puthje sa p\u00ebr shfryrje epshi por puthje dashurie q\u00eb mbeten var\u00eb si \u00e7engela n\u00eb zem\u00ebr. N\u00eb strof\u00ebn e dyt\u00eb na tregon se flaka nga ashklat prej mishi q\u00eb jan\u00eb metaforat m\u00eb t\u00eb goditura n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi tregon p\u00ebr mjeshtrin e autores se ajo ka aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijoj edhe vargje me rim\u00eb dhe duke e sjell mendimin nga vargu n\u00eb varg p\u00ebr t\u00eb ruajt rrjedhshm\u00ebrin\u00eb dhe ngjyrat, i jep poezis\u00eb shum\u00eb rit\u00ebm dhe muzikalitet. Sqarimi i llojit t\u00eb buz\u00ebve q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb simboli i zjarrit jepet n\u00eb strof\u00ebn e tret\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn simbolika bije t\u00eb th\u00ebngjilli si nj\u00eb metafor\u00eb q\u00eb e plot\u00ebson buz\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim flake e zjarri prej mishi. E them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se Reshida \u00c7oba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijuese e rrall\u00eb dhe ka z\u00ebn\u00eb vendin e saj t\u00eb merituar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>PUTHJA<\/p>\n<p>T\u00eb t\u00eb puthja mir\u00eb<br \/>\nNdaj prita kaq gjat\u00eb<br \/>\nPrisja ndonj\u00eb dit\u00eb<br \/>\nKur mos kisha flak\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha frik\u00eb nga flaka<br \/>\nSe e kisha par\u00eb<br \/>\nMe ashkla prej mishi<br \/>\nNdizej si e marre.<\/p>\n<p>Se ka buz\u00eb gruaje<br \/>\nQ\u00eb e ndezin burrin<br \/>\nP\u00eblqen t\u00eb digjet nat\u00ebn<br \/>\nSi do t\u00eb digjet druri.<\/p>\n<p>P\u00ebr buz\u00ebt e mia<br \/>\nNuk me prishet pun\u00eb<br \/>\nBuze kurr\u00eb s\u2019kam pasur<br \/>\nTh\u00ebngjij atje kam un\u00eb.<br \/>\nReshida \u00c7oba \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga poetet e rralla q\u00eb krijon edhe HAIKU n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Haiku jan\u00eb poezi t\u00eb vogla, q\u00eb fillimet i ka n\u00eb lindje. Kjo lloj poezie \u00ebsht\u00eb krijuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Japoni dhe lexohet shum\u00eb pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00eb shkurt\u00ebr. Rrjedhe nga teoria \u201czenbudiste\u201d . K\u00ebto poezi vin\u00eb si k\u00ebnga i nj\u00eb bilbili apo cic\u00ebrima e zogjve. Kumbojn\u00eb bukur kan\u00eb ngjyra dhe mbeten si mesazhe me nj\u00eb kuptim t\u00eb paharruar. Jan\u00eb dy poezi t\u00eb till\u00eb nga Reshida q\u00eb i kam hasur. Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb bilbili p\u00ebr t\u00eb madhen Va\u00e7e Zela dhe nj\u00eb q\u00eb i kushtohet njeriut t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb shikim apo p\u00ebr nj\u00eb buz\u00ebqeshje!<br \/>\nHAIKU PER VACE ZELA<\/p>\n<p>&#8230;SA SHUME PIKA SHIU<br \/>\nPO HUMBIN RRUG\u00cbN SOT<br \/>\nMBETUR N\u00cb LOT\u00cbT E NJER\u00cbZVE.<\/p>\n<p>Haiku<\/p>\n<p>Ju jini duke l\u00ebn\u00eb<br \/>\nmbi fytyr\u00ebn time<br \/>\npa dashje dy syt\u00eb e tu.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Lluksi me Gaxhij<\/strong><\/p>\n<p>Nuk isha m\u00eb shum\u00eb se 15 vje\u00e7<br \/>\n\u2026nuk shkoja n\u00eb disko,<br \/>\nas n\u00eb piano bar,<br \/>\nflok\u00ebt e verdh\u00eb si shirita dielli<\/p>\n<p>m\u00eb vareshin mbi supe\u2026<br \/>\nplot pyetje<br \/>\ndashuroja \u00e7do k\u00ebng\u00eb\u2026serenatat me kitar\u00eb<br \/>\n\u2026dhe ahengun e gaxhijve n\u00eb m\u00ebhall\u00eb.<\/p>\n<p>Kalldr\u00ebmeve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs,<br \/>\npo lija pas vajz\u00ebn vog\u00ebl\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Filloi gaxhiu\u2026Ramadan<br \/>\nt\u00eb shtonte darkat dhe sazet,<br \/>\nnj\u00eb her\u00eb p\u00ebr vehte,<br \/>\nnj\u00eb her\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn,<br \/>\npastaj p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb\u2026<br \/>\ndark\u00ebn tjet\u00ebr\u2026<br \/>\ne b\u00ebj p\u00ebr baban\u00eb<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Po \u00e7mendej Ramadani me vehten<br \/>\nflok\u00ebt gjith\u00eb brilantin\u00eb<br \/>\n\u2026mustaqet i ndrroi,<br \/>\nshtoi nj\u00eb dh\u00ebmb tjet\u00ebr,<br \/>\nfloriri n\u00eb goj\u00eb\u2026<br \/>\npor z\u00ebri po i mekej<br \/>\n\u2026sa her\u00eb q\u00eb thosh,<br \/>\ndo t\u00eb vij\u00eb prap\u00eb n\u00eb aheng<br \/>\najo leshverdha e bukur,<br \/>\nleshverdha prej soji<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Me dantella, si kurbatkat<br \/>\nm\u00eb qepi mamaja nj\u00eb fustan,<br \/>\nbleva nj\u00eb ton fytyre<br \/>\nme ngjyr\u00eb fare t\u00eb err\u00ebt,<br \/>\ndhe pse nuk e ndryshova dot l\u00ebkur\u00ebn<br \/>\naq t\u00eb bardh\u00eb,<br \/>\nshpirtin e qepa nj\u00eblloj si ezmeret<\/p>\n<p>T\u00ebrboheshin gaxhijt\u00eb\u2026<br \/>\nk\u00ebng\u00eb kurbat\u00e7e po m\u00ebsonin<br \/>\ndhe gur\u00ebt plot aristokraci t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<br \/>\nun\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrcillja kureshtjen,<br \/>\ng\u00ebzimet e tyre,<br \/>\np\u00ebrcillja habit\u00eb,<br \/>\n\u2026pyetjet e mosh\u00ebs.<\/p>\n<p>Qysh at\u00ebhere mbaj mend<br \/>\nd\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ti m\u00ebsuar vehtes<br \/>\n\u00e7&#8217;do gj\u00eb t\u00eb re\u2026<br \/>\nme t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shoqeve,<br \/>\nt\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e<br \/>\n\u2026e s\u00eb zakonshmes.<\/p>\n<p>U rrit\u00ebn pazaret dhe bastet,<br \/>\nme loj\u00ebn e xhambaz\u00ebve<br \/>\nnj\u00eblloj si p\u00ebr gomer\u00ebt,<br \/>\nsa her\u00eb q\u00eb ziheshin p\u00ebr mua,<br \/>\nkush do t\u00eb ulej pran\u00eb,<br \/>\n\u2026kush do ta cikte pa dashje<br \/>\ngjoksin e madh t\u00eb leshverdh\u00ebs<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Dhe xhelozia e gaxhijve u rrit<br \/>\npor m\u00eb shum\u00eb ajo e grave,<br \/>\nun\u00eb besoja akoma n\u00eb sigurin\u00eb<br \/>\ne mos p\u00ebrzierjes s\u00eb ngjyrave,<br \/>\nn\u00eb leht\u00ebsin\u00eb e rr\u00ebshqitjes<br \/>\n\u2026si n\u00eb format konkave.<\/p>\n<p>Jetova si grua e bukur,<br \/>\n\u2026 e p\u00ebrk\u00ebdhelur,<br \/>\nme nazet e l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb.<br \/>\npor nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb doja,<br \/>\nta shihja me gaxhi,<br \/>\n(sa vite kam q\u00eb e pres)<br \/>\n\u2026nuk e kam par\u00eb<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Dhe nuk di akoma<br \/>\ncilin t\u00eb zgjedh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr,<br \/>\nRamadanin, t\u00eb jatin,<br \/>\napo v\u00ebllan\u00eb \u2026 Gurali,<br \/>\n( m\u00eb mir\u00eb po ja u l\u00eb atyre<br \/>\nta zgjedhin)<br \/>\np\u00ebr mua mjafton\u2026<br \/>\nt\u00eb jet\u00eb ve\u00e7 nj\u00ebri\u2026<br \/>\n\u2026nga k\u00ebta gaxhij<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Pastaj un\u00eb ika,<br \/>\nhumba rrug\u00ebve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs\u2026<br \/>\npyetjeve t\u00eb kaltra n\u00eb qiell,<br \/>\ngaxhijt\u00eb akoma e tregojn\u00eb<br \/>\nhistorin\u00eb per mua<br \/>\nsi klarinetat\u2026<br \/>\nzgjatnin kok\u00ebn\u2026t\u00eb v\u00ebshtronin,<br \/>\nsyt\u00eb e bukur\u2026gjoksin e leshverdh\u00ebs<\/p>\n<p>.<\/p>\n<p>Shijova net\u00eb\u2026me m\u00eb shum\u00eb muzik\u00eb,<br \/>\ndhoma me shum\u00eb lluks<br \/>\nme shum\u00eb d\u00ebfrim<br \/>\n\u2026por akoma se kam gjetur<br \/>\nlluksin e mendjes,<br \/>\nsi n\u00eb dhomat pa mure<br \/>\n\u2026me gaxhij.<\/p>\n<p>Los Angeles, Qershor 26, 2014<br \/>\n1:23 am<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KORCA IME<\/p>\n<p>Korce&#8230;..qyteti im<br \/>\nm\u00eb i bukuri<br \/>\nI gjith\u00eb qyteteve&#8230;<br \/>\nNuk do t\u00eb vdes k\u00ebtu<br \/>\npertej kaq oqeaneve te medhenj<br \/>\ndhe deteve.<br \/>\nVitet e fundit, me ty do ti ndaj.<br \/>\nDo te vi e do t&#8217;i marr<br \/>\nn\u00eb krah\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt &#8230;<br \/>\nt\u00eb gjith\u00eb gur\u00ebt e kalldremeve<br \/>\nkilometra do ti bej<br \/>\n&#8230;i mbaj mend mire<br \/>\nformat e tyre&#8230;pjertesite<br \/>\nngjyrat &#8230;ndryshe<br \/>\nndermjet tyre<br \/>\nnje&#8230;nga nje<br \/>\nDhe malin e Moraves<br \/>\nngarkuar ne shpine<br \/>\nmundem ta marr.<\/p>\n<p>Borxhin qe ika dhe t\u00eb lash\u00eb<br \/>\nndoshta k\u00ebshtu&#8230; e laj.<\/p>\n<p>Kam fjetur me qytete te tjere<br \/>\nnuk t\u00eb genjej&#8230;<br \/>\nkam b\u00ebr\u00eb dashuri me ta,<br \/>\nse zem\u00ebrimin e kisha t\u00eb madh.<br \/>\nJa u kam puthur mbr\u00ebmjet<br \/>\ndhe qirinjt\u00eb net\u00ebve<br \/>\n(po aman, e moren vesh qe isha nga Korca,<br \/>\nse vet\u00eb m\u00eb than\u00eb )<br \/>\nasnj\u00eb m\u00eb par\u00eb se Korcarja<br \/>\ns&#8217;kish qene kaq grua<br \/>\n&#8230;s&#8217;kish ditur<br \/>\nte puthte aq mir\u00eb<br \/>\nbuz\u00ebt e oqeaneve<br \/>\ndhe deteve&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb jo pa q\u00ebllim<br \/>\nt\u00eb prezantoja ty<br \/>\n&#8230; korcaren e mencur<br \/>\ndhe vet\u00eb fshihesha derteve&#8230;..<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>HABITEM<\/p>\n<p>Habitem me ato shtrirje te trupit<br \/>\nqe vine,kur s&#8217;ndjen asnje levizje<br \/>\nperdridhen si gjarper<br \/>\nvallzojne mbi lekure<br \/>\nduke shpjeguar format e qenies<br \/>\nne zgjerim,ne perkulje<br \/>\nne mbritje<\/p>\n<p>Sa te cuditeshme keto shtrirje<br \/>\n( s,di pse dicka dua te zbuloj prej tyre)<br \/>\nveshtroj si dalin nga cepat e trupave<br \/>\ndhe si ajka e bute e qumeshtit zgjatin koken<br \/>\nne paqe braktisin heshtjet, ngecjet<br \/>\nvallzimet e molekules<br \/>\nrreth boshtit imagjinar<br \/>\nti shpjegojne botes<\/p>\n<p>C&#8217;do levizje e tyre<br \/>\nju ngjan reve ne zgjerim<br \/>\nuniverseve ne ikje ,ne shtyrje<\/p>\n<p>Secili nga ne,me miresi e le trupin e vet<br \/>\nte formohet,te shrihet<br \/>\npa e bezdisur,pa e pyetur pse<br \/>\n(e degjon kur thote ,jam pak univers<br \/>\nnuk cuditet))<br \/>\nveshtron perkedheljet e tij<br \/>\nsi trupat ne kozmos, me i lehte si behet<br \/>\nsi flori mbi peshore,me i rendesishem si ndihet<\/p>\n<p>Los Angeles 2 Prill,2014<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>ENDER ISHTE ?<\/p>\n<p>E zemeruar me rri nata<br \/>\nkur humbas rruget me nuk me flet<br \/>\nu lodha se ecuri,ne ender me nje burre<br \/>\nndaj ulem diku<br \/>\nme sa kuptoj nga gjestet<br \/>\ndo te jete poet<\/p>\n<p>Nuk flasim kur ecim<br \/>\nse ne fillim une kam ca si turp,<br \/>\ntere kohen vetem recitoj rrugeve<br \/>\nulemi te pime ndonje kafe<br \/>\ngjithmone ne west<br \/>\natje i shoh vetem syte<br \/>\nnen hijen e dy vetullave<br \/>\ndhe me mendje i mat perimetrin e buzeve<\/p>\n<p>Pastaj fshehurazi mbledh avujt e kafeve<br \/>\n(pak me shume ato te tijte )<br \/>\ngjithe format siper nesh te reve<br \/>\ndhe ne shtepi i zbras ne nje gogel<br \/>\nbesoj ne gjykimin prej lartesive<br \/>\nne mencurite e densitetit te vogel<\/p>\n<p>Nganjehere eci mbi shkrime<br \/>\npo trembem mos e shkel diku<br \/>\ndhe rri e vras mendjen<br \/>\nmos i kam pare atje,keto buze burri<br \/>\nketa dy sy te cuditshem te tij<\/p>\n<p>Ne nje nga endrat mu duk se donim<br \/>\nu puthem pak ne cep te buzeve<br \/>\npastaj te trembur u zgjuam<br \/>\nbertitem<br \/>\nmekat!<br \/>\nu shndruam ne forma, ne pika<br \/>\nsi pluhur,ne kurizin gungac te rrugeve<\/p>\n<p>Mos e lame per me vone<br \/>\napo gabova une,qe e dija<br \/>\nse endrat e zgjedhin vete<br \/>\nnaten kur do dashurohen<\/p>\n<p>Po cmendem me c,far po ndodh<br \/>\nndaj e di c,bera nje nate<br \/>\ne pashe endren dhe me syte e mi<br \/>\ndhe dy syte e tij i vura afer<br \/>\nu beme kater<br \/>\nngrita shpejt nje perendi te re<br \/>\ndhe ju luta per te dy<br \/>\nte na mbante disi me hater<\/p>\n<p>Dhe ja,u puthem me ne fund<br \/>\nu puthem gjate sa nje shekull<br \/>\nkur u zgjuam nuk ishim me ne toke<br \/>\nne qiell kishim fjetur<br \/>\nmberthyer ne gjokset e njeri tjetrit<\/p>\n<p>Ah,mos bera gabim qe fola kaq hapur<br \/>\ndhe ti Reshida nuk di te ginjesh<br \/>\naq sa te devijosh nje ender?<\/p>\n<p>Ose dhe me keq akoma<br \/>\nkete kenge te cmendur?<\/p>\n<p>Mos i ke pare ne ender tere keto endra<br \/>\nmos i ke lexuar ne letrat e tua<br \/>\nnga ato qe shkruhen vete ne gjume<br \/>\nMos?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>LETRA E GRUAS<\/p>\n<p>Kush ishte puthja e fundit qe dhame<br \/>\nas prekjen e fundit se kujtoj dot<br \/>\nsi mu rezua ashtu fjala zemer<br \/>\nnga duart<br \/>\ne dhembur me hallin tim iku<br \/>\ne s&#8217;u kthye me<br \/>\nas sot<\/p>\n<p>Kush ishte meraku im i fundit per ty<br \/>\nNaten kur fjetem pse se mbaj mend<br \/>\nSi e grisa ashtu, letren time prej gruaje<br \/>\ntrembur nga sulmet e inatit tend?<\/p>\n<p>Kush ishte e fundit frika ime per ty<br \/>\nAjo qe ne shtrat te hyra<br \/>\nmos kishe ftohte<br \/>\ne zhvesha lekuren time te bardhe<br \/>\ndhe ika<br \/>\nika pa lekure<br \/>\nAty e ke akoma ne shtrat,<br \/>\najo te mban ngrohte<\/p>\n<p>Cili krah nga te mijte<br \/>\nte perkedheli se fundmi<br \/>\nfytyren tende si foshnje e mbajti ne duar<br \/>\n&#8220;Mos shpirt&#8221;,&#8221;mos e tremb&#8221;,<br \/>\ndashuria eshte si nje bebe<br \/>\ndhe qe beben e syrit se ka akoma te kuptuar<\/p>\n<p>Atehere le te digjen ditet<br \/>\nMe dot si shuaj<br \/>\nme mallin qe djeg<br \/>\nLe te cmenden netet<br \/>\nme dot si ruaj<br \/>\nme dot si prek.<br \/>\nNuk kam me foshnjen,nuk te kam ty<br \/>\nNuk i dua me ne fytyre<br \/>\nas keta dy sy<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>PUTHJA &#8211; STATUJE<\/p>\n<p>T\u00eb kam futur e nxjerr\u00eb<br \/>\nnga t\u00eb gjitha bagazhet,<br \/>\nme shpres\u00ebn e mospaketimit p\u00ebrs\u00ebri,<br \/>\ne r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime<br \/>\nkjo statuj\u00eb mermeri,<br \/>\ngdhendur p\u00ebr puthjen ton\u00eb<br \/>\nme aq dashuri.<\/p>\n<p>Nganj\u00ebher\u00eb besoja se mundesha,<br \/>\nfshehur nga vetja t\u00eb t\u00eb hiqja,<br \/>\nt\u00eb t\u2019lija diku,<br \/>\nkur nd\u00ebrroja aeroportet.<br \/>\nradhe -radhe<\/p>\n<p>Eh, sikur aq leht\u00eb t\u00eb l\u00ebvizej statuja<br \/>\np\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb aty nj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb,<br \/>\n( naive m\u00eb dukej vetja pastaj.<\/p>\n<p>Doja ta harroja statuj\u00ebn,<br \/>\nsyt\u00eb plot mall nga m\u00eb shikoje,<br \/>\nme sigurin\u00eb e mbylljes shihja<br \/>\nngushtic\u00ebn e harrimit, dhe pse kurr\u00eb<br \/>\nnuk t\u00eb harrova.<\/p>\n<p>Nga mbrapa m\u00eb vinte puthja,<br \/>\nkujtoja \u00e7do fjal\u00eb t\u00ebnden,<br \/>\nstatuj\u00ebn grua t\u00eb Canova-s<br \/>\n(e mban mend?)<br \/>\n\u201cI ngjan n\u00eb forma&#8230;\u201d sa shpesh m\u00eb thoje.<\/p>\n<p>Fillova t\u00eb mendoja t\u00eb tjera puthje,<br \/>\nt\u00eb tjera net q\u00eb s\u2019do kishin em\u00ebr,<br \/>\nt\u00eb harroja dashurin\u00eb e burrit<br \/>\nme drith\u00ebrima statuje n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe ndodhi\u2026<br \/>\nshpesh e gjeta kozmosin tim,<br \/>\narsyen disa hapa m\u00eb tutje<br \/>\nta harroa statuj\u00ebn dashuri,<br \/>\nkur shkoja t\u00eb puthja<br \/>\nnj\u00eb tjet\u00ebr fytyr\u00eb,<br \/>\nfytyren tende<br \/>\nmberthyer gjeja aty.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Puthja e lypsarit<\/p>\n<p>Puthme,puthme&#8230;lerme te te puth !<br \/>\nNuk kam puthur kurr\u00eb<br \/>\nnj\u00eb grua kaq t\u00eb bukur,<\/p>\n<p>O Zot&#8230;\u00e7far\u00eb po ndodh<br \/>\nnuk paskam vdekur?<br \/>\nPo ndiej t\u00eb puth nj\u00eb grua,l\u00ebrm\u00eb t\u00eb lutem,<br \/>\ni lumtur te ndjehet nj\u00eb lypsar<\/p>\n<p>Ne dore mbante nje shishe uiski<br \/>\nqe perkedhelej andej-k\u00ebndej ,<br \/>\nfliste fjal\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebr gruan,<br \/>\nk\u00ebrcente,,recitonte,<br \/>\nvargje nga i dehuri&#8230;Heminguej<br \/>\nme veshtrimet e shpirtit ,perkedhelte trupin tim<br \/>\nvazhdonte t\u00eb hapte krah\u00ebt,si meridiane<br \/>\ndhe lutej&#8230;eja me mua,<br \/>\nmb\u00ebshtetu ne perqafimin tim,<br \/>\nJu s\u2019e dini sa t\u00eb lumtur<br \/>\ndo b\u00ebni nj\u00eb lipsar si un\u00eb<br \/>\ndo dua t\u00eb rroj shum\u00eb,<br \/>\ndo rroj vet\u00ebm p\u00ebr ty,do lutem,p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn\u2026ne netet e mia<br \/>\nte akullta, nga te ftohtit mbi sy<br \/>\nshoh vetem nje ender&#8230;sikur puth nj\u00eb grua,<br \/>\nja&#8230;k\u00ebshtu si ty,<br \/>\nme k\u00ebt\u00eb fustan plot lule dhe syt\u00eb kaq t\u00eb kalt\u00ebr<br \/>\nsi e kaltra e luleve,q\u00eb buisin,<br \/>\n&#8230;e mbaj mend<br \/>\ndhe k\u00ebt\u00eb m\u00ebndafsh qe prek lekuren tende<br \/>\nt\u00eb lutem,l\u00ebrme t\u00eb t\u00eb puth,lerme t\u00eb t\u00eb gjej<br \/>\nty&#8230;q\u00eb nuk di akoma n\u00eb t\u00eb kam gjetur!<\/p>\n<p>Dhe vazhdonte t\u00eb humbte n\u00eb k\u00ebrcim<br \/>\nme p\u00ebrplasjet e fuqishme,t\u00eb thembr\u00ebs n\u00eb tok\u00eb,<br \/>\nu ngjanin puthjeve prej malli,obsesive<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrsosura, nga buz\u00eb t\u00eb tendosura .<\/p>\n<p>Hapa der\u00ebn&#8230;hyra ne shtepi pa zhurme ,<br \/>\nkisha frike mos trembja lutjet,kercimin<br \/>\nmos shurdhoja zerin e tij te bukur<\/p>\n<p>Kam qar\u00eb dhe kam k\u00ebrcyer<br \/>\nn\u00eb dyshemen\u00eb e dhom\u00ebs,<br \/>\njasht\u00eb e nxora ajrin,gjithe puthjet emia<br \/>\ndhe jeten time<br \/>\ne zbraza nga \u00e7do orendi,<br \/>\nk\u00ebrceva dhe qava,<br \/>\nrecitova po aq e dehur&#8230;si ai.<\/p>\n<p>&#8230;ishte tronditur kujtesa ime<br \/>\nmbi fytyre vizatoja hije deshirash&#8230;humbjesh<br \/>\njete te dhuruara keq&#8230;deshtime levizjesh<br \/>\nndjeva se isha kthyer,nga nj\u00eb funeral<br \/>\nku nuk kisha shkuar,p\u00ebr t\u00eb vdekurin,<br \/>\npor p\u00ebr te lindurin nga vdekja&#8230; si detaj.<\/p>\n<p>I mbylla syt\u00eb&#8230;dhe ai ende<br \/>\nn\u00eb at\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb trisht\u00eb nate,m\u00eb lutej:<br \/>\n\u201cL\u00ebrm\u00eb, l\u00ebrm\u00eb,te te puth&#8221;<\/p>\n<p>Los Angeles 7\/ 30 \/2014 2:09 AM<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>KAM PARE SY<\/p>\n<p>Kam pare hapesira sysh<br \/>\n(kam pare sy)<br \/>\nnuk ngjajne me qiellin as me detin<br \/>\nsi dy satelite te deshtuar<br \/>\nvertiten ne fytyre,<br \/>\nnuk mbjellin veshtrime,ngjarje nuk percjellin<br \/>\nperpendikular flene me dyshimet.<\/p>\n<p>Syve te tille, cuditshem rrine dhe qerpiket<br \/>\nte gatshem per kurthe.<br \/>\nPrej se vogles retine<br \/>\ndistanca te medha frike<br \/>\npercjellin imagjinatave,<\/p>\n<p>Lote nuk zbresin kurre<br \/>\ngure ju pikojne<br \/>\ndhe cjerin fotosferen<br \/>\nthurrin mjegulla blu<br \/>\n(keshtu ndodh me ta )<br \/>\n&#8230;nonsense.<\/p>\n<p>Kane gjetur menyren me te cuditshme per te jetuar,<br \/>\n&#8230;nga vdekja e drites.<br \/>\nNuk shikojne asgje qe eshte e vertete<br \/>\nah&#8230; ! sikur te pakten te shihnin &#8230;Qiell<\/p>\n<p>Une kam pare sy te tille<br \/>\ndhe kam thene:<br \/>\n&#8220;Sa fatkeqe shqisat e tjera te fytyres<br \/>\nqe bashkejetojne ne nje fytyre me ta&#8221;<\/p>\n<p>Reshida\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/enkeleda.coba\">Coba<\/a><\/p>\n<p>Los Angeles 4:23 pm<br \/>\n07\/ 22\/ 2014<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reshida Coba komunikon me cic\u00ebrimin e zogjve, ajo dhuron jet\u00eb me vargun e saj! Kur kam lexuar poezin\u00eb \u201c\u00cbnd\u00ebrr ishte\u201d t\u00eb Reshida \u00c7ob\u00ebs jam menduar gjat\u00eb t\u00eb kuptoj n\u00eb mos \u00ebsht\u00eb skllave e muzave q\u00eb aq thjesht t\u00eb sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr jet\u00eb, aq bukur t\u00eb shkruan vargun, aq art t\u00eb sjell\u00eb nga dy apo tre rreshta,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4624","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4624","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4624"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4624\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4629,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4624\/revisions\/4629"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4624"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4624"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4624"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}