{"id":4611,"date":"2014-08-12T18:22:02","date_gmt":"2014-08-12T18:22:02","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4611"},"modified":"2014-08-13T12:07:45","modified_gmt":"2014-08-13T12:07:45","slug":"si-historia-behet-e-sotme-dhe-e-sotmja-histori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4611","title":{"rendered":"SI HISTORIA B\u00cbHET E SOTME DHE E SOTMJA HISTORI"},"content":{"rendered":"<p><em>\u00a0D\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr Mjeshtra t\u00eb M\u00ebdhenj, q\u00eb shpall Presidenti i Republik\u00ebs, sigurisht t\u00eb merituar, por nuk dim\u00eb n\u00ebse ndokush do ta propozonte dhe Dom Nik\u00eb Ukgjinin p\u00ebr \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d? Ne thjesht\u00eb kemi par\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paqme dhe kemi p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebrmes shtypit..<\/em><\/p>\n<p><em>.Pak fjale per pasardhesin e Mjedes ne Kukel Dom Nik Ukgjini<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga<strong>\u00a0NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4539\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/Dedaj-Ndue-300x226.jpg\" alt=\"Dedaj-Ndue-300x226\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>Kukli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fshat i vog\u00ebl n\u00eb Zadrim\u00eb, mes Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs, q\u00eb ka nj\u00eb em\u00ebr n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si famullia ku rroi e shkroi p\u00ebr nj\u00ebzet e ca vite poeti i shquar i Rilindjes Ndre Mjeda. Tani aty \u00ebsht\u00eb shtatorja e tij, q\u00eb rrall\u00eb e gjen dhe n\u00eb qytete p\u00ebr nga maturimi artistik monumental, vep\u00ebr e skulptorit Sadik Spahia, autor dhe i shtatores s\u00eb Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit n\u00eb Zym t\u00eb Hasit. Por deri para pes\u00eb-gjasht\u00eb vitesh Kukli ishte thuajse i harruar, jasht\u00eb v\u00ebmendjes kulturore t\u00eb vendit. Gj\u00ebrat nis\u00ebn t\u00eb ndryshonin rr\u00ebnj\u00ebsisht kur aty shkoi famullitar Dom Nik\u00eb Ukgjini, doktor i shkencave historike, q\u00eb vjen nga Kosova e q\u00eb ka sh\u00ebrbyer dhe n\u00eb famullit\u00eb e Malit t\u00eb Zi s\u00eb bashku me personalitete t\u00eb tjera t\u00eb mir\u00ebnjohura si Dom Simon Filipaj, At Vin\u00e7ens Malaj etj. Mbase vet\u00ebm nj\u00eb kulturolog vizionar si ai mund t\u00eb shihte n\u00eb at\u00eb objekt t\u00eb rr\u00ebnuar nga koha, nj\u00eb kompleks mozeor t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u admiruar, q\u00eb do ta b\u00ebnte me duart e tij, sot e nes\u00ebr, vit pas viti, pa u ndalur. Kishte qen\u00eb kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit Martir e stilit neoklasik, e nd\u00ebrtuar nga Dom Ndre Mjeda n\u00eb vitin 1913, q\u00eb pas 67-s qe kthyer n\u00eb depo arm\u00ebsh e \u00e7et\u00ebs vullnetare t\u00eb fshatit. Pasardh\u00ebsi i Mjed\u00ebs do t\u2019i hynte pun\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia kthyer k\u00ebt\u00eb objekt dhe qel\u00ebn e saj t\u00eb sotmes dhe pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh mundi t\u2019ia dal\u00eb me sukses. Ishim k\u00ebt\u00eb 1 gusht n\u00eb Kuk\u00ebl, pasi n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb Dom Ndreut organizohen rregullisht veprimtari kulturore, shkencore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qendr\u00ebn e Studimeve Albanologjik\u00eb Tiran\u00eb etj. Dom Nika ka ideuar dhe festivalin mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb folkut q\u00eb do t\u00eb zhvillohet p\u00ebr \u00e7do vit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb \u201cDit\u00ebt e Mjed\u00ebs\u201d, ku k\u00ebsaj here ishin p\u00ebrfaq\u00ebsues nga mbar\u00eb trojet shqiptare, lahutat e K\u00eblmendit, ritet e Hotit, k\u00ebng\u00ebt e Mitrovic\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Shkupit, Lezh\u00ebs, Kurbinit e vitin e ardhsh\u00ebm dhe folku i \u00c7am\u00ebris\u00eb e Arb\u00ebresh\u00ebve. \u00cbsht\u00eb sezoni turistik i ver\u00ebs k\u00ebshtu q\u00eb ka gjithnj\u00eb dhe vizitor\u00eb t\u00eb huaj e vendas. N\u00eb Kuk\u00ebl tashm\u00eb kemi nj\u00eb institucion t\u00eb kujtes\u00ebs, q\u00eb v\u00ebrtet dirigjohet nga nj\u00eb njeri, por q\u00eb ka mbledhur rreth vetes shum\u00eb aktor\u00eb. Kush ka shkelur aty ka mbetur i mahnitur se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebs i denj\u00eb i nj\u00eb korrifeu t\u00eb kultur\u00ebs komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb rikonsruktuar kisha, sht\u00ebpia e poetit (qela prift\u00ebrore) ku gjenden dhe reliktet e tij, si dhe mjediset e jashtme t\u00eb qendr\u00ebs muzeore. Mjeda, ashtu si dhe Fishta e t\u00eb tjer\u00eb klerik\u00eb diturak\u00eb, kan\u00eb patur dhe pasionin e arteve t\u00eb bukura, arkitektur\u00ebs, klasikes, mitologjis\u00eb, \u00e7ka Mjeda e ka shprehur dhe n\u00eb disa simbolika n\u00eb qel\u00ebn ku banonte, ulluqet e s\u00eb cil\u00ebs kishin trajtat e kulshedr\u00ebs dhe dragonjve, nd\u00ebrsa n\u00eb muret e jashtme shihet ende sot nj\u00eb basoreliev i fisit ilir t\u00eb Labeat\u00ebvedhe\u00a0koka e Buchus-it. T\u00eb dyja basorelievet, p\u00ebrve\u00e7se kan\u00eb dometh\u00ebnie biblike, te Bachusi sipas studiuesve, gjejm\u00eb dhe tipare t\u00eb pamjes fizike t\u00eb vet\u00eb Mjed\u00ebs etj. Kisha dhe qela hijeshojn\u00eb n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb malit t\u00eb ul\u00ebt kurrizor q\u00eb ndan Zadrim\u00ebn me Torrovic\u00ebn, n\u00eb maj\u00ebn e t\u00eb cilit ka patur nj\u00eb lter si dhe nj\u00eb sht\u00ebpi verore t\u00eb prij\u00ebsit t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb Prek Cali, q\u00eb mundet nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb restaurohet dhe ajo, si dhe sht\u00ebpi t\u00eb tjera princ\u00ebrore malesh q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb pak t\u00eb njohur nga breznit\u00eb e reja, at\u00eb t\u00eb \u201cburrave t\u00eb shtetit\u201d t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb kaluara, q\u00eb vet\u00ebm lahuta nuk i ka harruar s\u00eb k\u00ebnduari n\u00eb skena e oda. K\u00ebshtu do t\u00eb krijohej nj\u00eb p\u00ebrfytyrim m\u00eb i plot\u00eb se \u00e7\u2019ka qen\u00eb e kaluara historike shqiptare e kullave, ku kuvendohej e vendosej p\u00ebr fatet e vendit. Ka shum\u00eb objekte t\u00eb tilla me p\u00ebrmbajtje historike q\u00eb nuk po arrijm\u00eb t\u2019i ringr\u00ebm\u00eb, pasi na mungon nj\u00eb \u201cDom Nik\u00eb\u201d, bie fjala sarajet monumentale t\u00eb Gjomarkajve n\u00eb Mirdit\u00eb, Kalosh\u00ebve n\u00eb Dib\u00ebr, Zogollit n\u00eb Mat etj. Po dhe p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb identitet famullit\u00eb e kuvendet fran\u00e7eskane ku sh\u00ebrbyen e shkruan Ndoc Nikaj, Gjergj Fishta, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Nikoll\u00eb Gazulli, Bernardin Palaj, Shtjef\u00ebn Kurti, Frano Illia, Nikoll\u00eb Mazreku etj. Shkreli, N\u00ebnshati, Troshani, Rubiku, Gomsiqja, Dukagjini, Kalivarja, Kabashi, Miloti, La\u00e7i, gjer Tirana e Vlora, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga k\u00ebto stacione kulturologjike q\u00eb meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pllak\u00eb me mbishkrimin e tyre historik. Zymi dhe Stublla n\u00eb Kosov\u00eb, shto tani dhe Kuklin k\u00ebtu, jan\u00eb modele se si historia \u00ebsht\u00eb dhe e sotme dhe e sotmja histori.<\/p>\n<p>Populli m\u00eb kot nuk thot\u00eb \u201ctrimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum\u00eb\u201d dhe Dom Nika ka ditur t\u2019i ujdis\u00eb pun\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr Qendr\u00ebn Muzeore \u201cNdre Mjeda\u201d (Kuk\u00ebl) institucione dhe personalitete t\u00eb njohur, si kryetarin e komun\u00ebs s\u00eb Bushatit Zef Hila, zv. Ministrin e Kultur\u00ebs Zef \u00c7uni, kryetarin e Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs Mexhid Cungu, konsullin e nderit t\u00eb Austris\u00eb Gjergj Liqejza, drejtorin e QSA-s\u00eb Tiran\u00eb Ardian Marashi, deputet\u00eb, artist\u00eb, gazetar\u00eb, biznesmen\u00eb dhe kontribues nga diaspora, duke e kthyer kish\u00ebn Kuklin n\u00eb nj\u00eb vend peligrinazhi kulturor dhe turizmi historik. Dhe t\u00eb mendosh se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri me angazhime t\u00eb shumta jo vet\u00ebm famullitare, por dhe si pedagog n\u00eb Institutin Teologjik Shkod\u00ebr, kryeredaktor i revist\u00ebs fetare &#8211; kulturore \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d, autor shkrimesh e kumtesash, realizues filmash dokumentar\u00eb p\u00ebr kolos\u00eb t\u00eb letrave shqipe si Budi, Bogdani, Mjeda etj. Nj\u00eb misionar kulture q\u00eb nuk rresht asnj\u00ebher\u00eb s\u00eb punuari, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb famulli larg metropolit b\u00ebn gjera t\u00eb vlefshme, t\u00eb p\u00ebrditshme, si t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb institucion kulturor me personel e fonde, p\u00ebrfshi dhe organizimin e nj\u00eb konference shkencore n\u00eb Bushat dy vite m\u00eb par\u00eb, me pedagog\u00eb t\u00eb universiteteve t\u00eb Tiran\u00ebs, Shkodr\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Shkupit etj. P\u00ebr t\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi si restaurimi i kish\u00ebs e qel\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb si t\u00eb thuash nj\u00eb pun\u00eb madhore, ashtu dhe ai i tavolin\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb poetit, q\u00eb mund t\u00eb duket nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl, duke ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs. Arkitekti i njohur Zef \u00c7uni, projektuesi i kompleksit muzeor, thot\u00eb se Dom Nika erdhi e me \u201czuri\u201d zyr\u00ebn n\u00eb Ministri dhe nuk u shkul pa rregulluar pun\u00ebn p\u00ebr restaurimin e tavolin\u00ebs, ku nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb shkruheshin sonetet e famshme mjediane.<\/p>\n<p>Por k\u00ebsaj here n\u00eb Kuk\u00ebl, n\u00eb krah t\u00eb Dom Nik\u00ebs, do t\u00eb mungonte nj\u00eb njeri i nderuar, studiuesi i pazakont\u00eb Mentor Quku, profesor nderi i Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb u nda nga jeta papritur n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Ai mbylli syt\u00eb pasi kishte p\u00ebrfunduar botimin e vepr\u00ebs s\u00eb Mjed\u00ebs n\u00eb 10 v\u00ebllime, fryt i nj\u00eb k\u00ebrkimi shkencor mbi 30 vje\u00e7ar, ashtu si\u00e7 kishte pas punuar nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb heshtje profesor Jup Kastrati p\u00ebr Faik Konic\u00ebn. Mentor Quku ishte nj\u00eb dijetar i thelluar me bot\u00eb t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore, q\u00eb kur fliste p\u00ebr Mjed\u00ebn b\u00ebhej po aq poet sa dhe ai. E kishte p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi intelektuale t\u00eb ndante m\u00eb miqt\u00eb dhe koleg\u00ebt \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb re q\u00eb zbulonte p\u00ebr Dom Ndreun e pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Ishte dhe ai nj\u00ebri nga pasardh\u00ebsit e p\u00ebrkushtuar t\u00eb Mjed\u00ebs, ndaj njer\u00ebzit sa her\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebl do ta ndiejn\u00eb se aty pran\u00eb \u00ebsht\u00eb, ndon\u00ebse i paduksh\u00ebm, dhe i pasionuari biograf i Mjed\u00ebs, q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer m\u00ebsues n\u00eb Zadrim\u00eb aq vite sa Mjeda famullitar.<\/p>\n<p>Argjipeshkvi i Shkod\u00ebr-Pultit, Imzot Angelo Massafra, i pranish\u00ebm n\u00eb veprimtarin\u00eb e Kuklit t\u00eb nj\u00eb gushtit, jo pa emocion shpreh vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr pun\u00ebn e Dom Nik\u00eb Ukgjinit, duke na th\u00ebn\u00eb se ai ka ditur t\u00eb sintetituzoj\u00eb kontributet e Argjipeshkvis\u00eb me ato t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Bushatit dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr restaurimin e sht\u00ebpis\u00eb muze t\u00eb poetit, godin\u00eb e vitit 1906, q\u00eb gjithashtu n\u00eb vitet 1962-1990 ka qen\u00eb muze. Thua p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast sikur t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e muzeve t\u00eb vendit t\u00eb ishin k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs si Ukgjini nuk do t\u00eb mbetej objekt muzeor pa u ruajtur e restauruar, do t\u00eb krijohej nj\u00eb kultur\u00eb e re pune, ku njer\u00ebzit e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore do t\u00eb t\u00ebrhiqnin me hir e me \u201cpahir\u201dn\u00eb an\u00ebn e tyre njer\u00ebzit e pushtetit, biznesmen\u00ebt, restaurator\u00ebt etj. Do t\u2019ia vlente t\u00eb zhvillohej n\u00eb Kuk\u00ebl dhe ndonj\u00eb seminar me punonj\u00ebsit e muzeve dhe monumenteve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gjera t\u00eb dobishme, nga nj\u00eb tavolin\u00eb e \u201cthjesht\u00eb\u201drelikte, te nj\u00eb qend\u00ebr muzeore e t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb shtatore e bronzt\u00eb, nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore, nj\u00eb revist\u00eb e titulluar \u201cMjedologji\u201d, nj\u00eb festival folklorik etj. Ky \u00ebsht\u00eb me pak fjal\u00eb Dom Nik\u00eb Ukgjini, q\u00eb rreh telin nga Shkodra n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin e tij humanitar, shpirt\u00ebror e kulturor ndaj Mjed\u00ebs dhe komunitetit zadrimor, lezhian, shkodran e t\u00eb tjer\u00eb, ku nuk ka asnj\u00eb t\u00eb farefist t\u00eb tij. T\u00eb tilla dhurata jan\u00eb dhe mir\u00ebseardhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Papa Fran\u00e7eskun kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me 21 shtator.<\/p>\n<p><strong>Post scriptum.<\/strong> D\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr Mjeshtra t\u00eb M\u00ebdhenj, q\u00eb shpall Presidenti i Republik\u00ebs, sigurisht t\u00eb merituar, por nuk dim\u00eb n\u00ebse ndokush do ta propozonte dhe Dom Nik\u00eb Ukgjinin p\u00ebr \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d? Ne thjesht\u00eb kemi par\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paqme dhe kemi p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebrmes shtypit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0D\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr Mjeshtra t\u00eb M\u00ebdhenj, q\u00eb shpall Presidenti i Republik\u00ebs, sigurisht t\u00eb merituar, por nuk dim\u00eb n\u00ebse ndokush do ta propozonte dhe Dom Nik\u00eb Ukgjinin p\u00ebr \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d? Ne thjesht\u00eb kemi par\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paqme dhe kemi p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto radh\u00eb p\u00ebrmes shtypit.. .Pak fjale per pasardhesin e Mjedes ne&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4611"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4623,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4611\/revisions\/4623"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}