{"id":4598,"date":"2014-08-06T23:49:13","date_gmt":"2014-08-06T23:49:13","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4598"},"modified":"2014-08-08T02:59:27","modified_gmt":"2014-08-08T02:59:27","slug":"karadyzenat-e-komunitetit-pamflet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4598","title":{"rendered":"Karadyzenat e komunitetit  &#8211; Pamflet"},"content":{"rendered":"<p><strong><span style=\"font-size: 13px;\">Me do bidate me turlifar\u00eb emnash ishin turr\u00eb me u vu n\u00eb ball\u00eb t\u00eb ndryshimeve, pa mujt me ndryshue kurr\u00eb kostumin, tuj u sjell\u00eb n\u00ebp\u00ebr salla si do teneqe zhurmuese, ve\u00e7 me mujt me ju afru sofres s\u00eb nderit, kinse po bisedojn\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrsonalitet t\u00eb ransishem, me i marr\u00eb kartviziten dhe t\u00eb nesermen me e thirr p\u00ebr do padi ordinere, tuj mendu se raporti i tyne do t\u00eb ket\u00eb bereqet.<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Nga<strong> PJETER JAKU<\/strong><\/p>\n<div id=\"attachment_4588\" style=\"width: 205px\" class=\"wp-caption alignleft\"><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/une1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-4588\" class=\"size-medium wp-image-4588\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/une1-199x300.jpg\" alt=\"Pjeter Jaku\" width=\"199\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/une1-199x300.jpg 199w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/07\/une1.jpg 575w\" sizes=\"auto, (max-width: 199px) 100vw, 199px\" \/><\/a><p id=\"caption-attachment-4588\" class=\"wp-caption-text\">Pjeter Jaku<\/p><\/div>\n<p><span style=\"font-size: 13px;\">Fukurall\u00ebk hava,-\u00a0 tha dikush, tek l\u00ebpinte kockat e nj\u00eb darke gjys\u00ebm te rjepur, duke par\u00eb karadyzenat tek kurdiseshin\u00a0 si knusat p\u00ebr t\u00eb mbajt fjalime. Qitapet me ngjyra patriotike dhe me disa defter\u00eb p\u00ebrmrena<\/span><span style=\"font-size: 13px;\">,<\/span><span style=\"font-size: 13px;\">sa krejt gjyksi i tyne, t\u00eb linin me kuptue se akshami\u00a0 po vinte si nj\u00eb karaqytyk\u00a0 kryelmuet me nj\u00eb aparat pushtlliqesh, tuj rrotullue gjuh\u00ebn n\u00eb goj\u00ebn e flliqun prej do fjal\u00ebsh t\u00eb \u00e7artallueme, bash si syt\u00eb e tyne t\u00eb pshurrun prej nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vran\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p>Tuj lyp do lule dhe do f\u2019mi t\u00eb veshun kombtarisht, dhe tuj u shpurdh si pordha n\u00ebp\u00ebr brek\u00eb, sic thot\u00eb populli, kinse po i hyn n\u00eb qef presidentit ( t\u00eb biznesit kuptohet ), vraponte pa e ditur se ku, si pula kryepreme. Sharlatanit me medalje p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb u kishte ba tan sekretarve t\u00eb byros\u00eb, nja dy drit\u00ebshkurt\u00ebr ia kishin dhan\u00eb dekoraten, tuj mendu se do bahej dikushi, edhe pse me rrakitizmin e\u00a0 tij revolucionar karaqytiku ishte klasifikuar si nj\u00eb spiun i rreziksh\u00ebm i ish t\u00eb d\u00ebnuarve nga idhuli i tij. Nj\u00ebri prej karadyzenave \u00a0shante ambasadorin pse paska guxue me\u00a0 ndal nji mramje n\u00eb nji kafe shqiptare, nd\u00ebrsa shifte se mos dikush po i shifte tuj ba veprime kryekput prej manjak\u00ebsh badihava, q\u00eb gjithkuj du\u2019n me i dal\u00eb p\u00ebrpara, gjoja se po e presin, gjoja se po ia japin nj\u00eb ndihm\u00eb me njoft\u00eb ata, q\u00eb sipas tyne, po e ngatrrojn\u00eb komunitetin, pse nuk i lan\u00eb \u00a0(shumicen sipas tyne) me dirigjue turmat, pa asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e mund\u00ebsi p\u00ebrfaq\u00ebsimi.\u00a0 Prit\u00ebsit dhe propozuesit e dekoratave ( sipas karadyzenave ) marrkan nj\u00eb randsi, q\u00eb ata po i vritka ma keq se rrufet\u00eb e Zeusit e, per ma shum\u00eb kur haberet ve\u00e7 u japin gajret p\u00ebr\u00a0 sabahun e nes\u00ebrm.<\/p>\n<p>Tuj u ra damllaja, p\u00ebrdit\u00eb e ma shum\u00eb po u rr\u00ebshqiste gjuha prej mendjes e po lypnin bela n\u00eb akordimin e telave, q\u00eb asesi nuk nxirrnin tingull, ve\u00e7 si do gjygyma haramgji t\u00eb mykun e pa namuz. Me teorin\u00eb e prehjes s\u00eb lapsave u l\u00ebshuen me ndreq do pun\u00eb n\u00eb komunitet, pa pas\u00eb nj\u00eb cent nj\u00eb xhep, duke u turr si bishti mas spat\u00ebs me kritikue e me dhan\u00eb mend n\u00ebp\u00ebr do dallap mediatik. Teorin\u00eb e binas\u00eb ( vendit t\u00eb duksh\u00ebm ) e kishte dhan\u00eb nj\u00eb ashikli e kalemxhi, q\u00eb nuk ishte ma shum\u00eb se nj\u00eb ngatrrim zorr\u00ebsh n\u00eb nje bark q\u00eb bante p\u00ebrpara, sa\u00a0 her\u00eb u donte bytha kambve me leviz.<\/p>\n<p>T\u00eb rand\u00eb sa mendimet q\u00eb i l\u00ebshonin p\u00ebrroit t\u00eb kritikave, pa i lidh me asnj\u00eb lloj\u00eb rrypi, pasi pantollonat, zakonisht i m\u00ebrthenin ve\u00e7 me pulla, nd\u00ebrsa deklaratat p\u00ebr munges\u00eb portofoli i kishin dhan\u00eb prej koh\u00ebsh, duke\u00a0 q\u00ebn\u00eb disi ma t\u00eb leht\u00eb pa pesh\u00ebn e\u00a0 paras\u00eb dhe pa cic\u00ebrim\u00ebn e\u00a0 celularit, pasi edhe ky alet u mungonte.<\/p>\n<p>Ata po u binin do tupanave, q\u00eb zani i tyne nuk u shkonte ma larg se te vesh\u00ebt, me mendimin se po i jepnin xhevap miletit.<\/p>\n<p>Ata po i rrenonte tymi e qoftet e festave dhe, p\u00ebr ma shum\u00eb, kur k\u00ebto baheshin n\u00eb qendrat e fes\u00eb, pa menduar se emigrimi ato i ka t\u00eb vetmet, ku mund t\u00eb dallohet nacionaliteti e ku mund t\u00eb ruhet\u00a0 pak gjuh\u00eb e pa shkelun nga harresa.<\/p>\n<p>Me do bidate\u00a0 me turlifar\u00eb emnash ishin turr\u00eb me u vu n\u00eb ball\u00eb t\u00eb ndryshimeve, pa mujt me ndryshue kurr\u00eb kostumin, \u00a0tuj u sjell\u00eb n\u00ebp\u00ebr salla si do teneqe zhurmuese, ve\u00e7 me mujt me ju afru sofres s\u00eb nderit, kinse po bisedojn\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrsonalitet\u00a0 t\u00eb ransishem, me i marr\u00eb kartviziten dhe t\u00eb nesermen me\u00a0 e thirr p\u00ebr do padi ordinere, tuj mendu se raporti i tyne do t\u00eb ket\u00eb bereqet.<\/p>\n<p>Mjaullima e kollareve bishtprer\u00eb dhe trokitja e k\u00ebpuc\u00ebve me maj\u00eb nuk po i \u00e7onte ma larg se p\u00ebrfillja e askujt, edhe pse donin medeomos me ra n\u00eb sy t\u00eb gjithkujt.<\/p>\n<p>Mos o Zot ma keq!<\/p>\n<p>N\u00eb ndonj\u00eb rast rahmetlijt\u00eb u p\u00ebrballen edhe me ndonj\u00eb azgandajak n\u00eb\u00a0 filhall hyzmetin e xhullurdis\u00eb q\u00eb kurdis\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb nga kalat\u00eb fetare t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Llahtar ushkur\u00ebt serbes vihen p\u00ebrball\u00eb komunitetit t\u00eb pa sab\u00ebr dhe pa ra n\u00eb ujdi me njani tjetrin, se kush do t\u2019i printe k\u00ebsaj zallamahie\u00a0 p\u00ebr mosnjohjen e konsullit, thua se konsulli u kishte marr\u00eb hisen e diellit, si\u00e7 do t\u00eb thonte dikur Baca Adem! ( Adem Istrefi, poet). Disa prej\u00a0 jazeklinjve\u00a0 kopuk\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebrfitu prej konsullit, dhe disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb e mbronin si hyzmeqar\u00eb t\u00eb pashoq, filluan sulmin me topanxhat e pa shenjest\u00ebr, duke i r\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vetes se konsullit.<\/p>\n<p>Mezallah se mirrnin vesh k\u00ebta insane, me nj\u00eb masraf t\u00eb ngutsh\u00ebm donin me hek konsullin, biles dhe prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb banin aktivitete komb\u00ebtare. Zullumqar\u00ebt e padamsh\u00ebm shkuan ma larg se kaq! Nuk po u p\u00eblqente as ambasadori. P\u00ebrpjekjet me ndrru ambasadorin vazhdojn\u00eb edhe sot. Thua se Ambasadori nuk asht njeri i lir\u00eb. Dhe ku?! N\u00eb vendin ma t\u00eb lir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Problemi u ba pse ai na paska marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00a0dasm\u00ebn\u00a0 e nj\u00eb te riu shqiptar! Si\u00e7 paraflitet, ai\u00a0 nuk paska marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim pa krye t\u00eb tyne, me ndonj\u00eb ftes\u00eb verbale t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar!\u00a0 Aksham karadyzenat po i quajn ambasador\u00ebt lid\u00ebrship artificial. Me nj\u00eb hyxhym yrysh t\u00eb papam\u00eb e me nj\u00eb\u00a0 halis t\u00eb pashoq dhan\u00eb ide, se ku e si duhen ba aktivitetet e shqiptar\u00ebve, se kush mund t\u00eb kishte tag\u00ebr me i udh\u00ebheq ato, se si duhej me u nd\u00ebrtu nj\u00eb Qend\u00ebr Kulture e t\u00eb tan\u00eb shqiptar\u00ebve. Syt\u00eb e mufatun u hanin sheshjollin nga nervat, derisa mbrriten te nj\u00eb dollap milet p\u00ebr me dhan\u00eb mend, sikur do t\u00eb banin bat\u00ebrdin\u00eb n\u00eb ata shqiptar\u00eb q\u00eb nuk u bindeshin atyne. Edhe pse pak haber kishin n\u00eb ato pun\u00eb, hapnin syt\u00eb ka kryekaradyzeni, p\u00ebr t\u00eb ndrruar tem\u00ebn e bised\u00ebs. Kryekaradyzeni\u00a0 qerrata, kur e pa se po e tepronin me problemet komunitare, i \u00e7oi p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Lazarat, ku nj\u00eb xhullurdi e pashoqe po bahej atje. Nj\u00ebni, bajagi i ditun, p\u00ebrs\u00ebri doli\u00a0 aty ku duhej; komuniteti!<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ve\u00e7 vetes s\u00eb tyne, tan\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ia\u00a0 paskan me hile komunitetit, tuj faj\u00ebsua emigrant\u00ebt q\u00eb u shkonin \u00a0mbrapa prij\u00ebsve fetar\u00eb dhe konsullit.<\/p>\n<p>Si zabitllar\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga fiku, kacavirreshin n\u00eb \u201caft\u00ebsit\u00eb\u201d\u00a0 p\u00ebr t\u2019i treguar rrug\u00ebn komunitetit e p\u00ebr t\u2019i bindur se, pa q\u00ebn\u00eb ata prezent, asgj\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebj si duhej. Disa sish mburrin nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr heroizma t\u00eb\u00a0 imagjinuar dhe epitete legjendare, duke mos menduar se dogri komuniteti i ka\u00a0 parasysh b\u00ebmat e tyne.<\/p>\n<p>Sahatmbet\u00ebsit n\u00eb koh\u00ebn pa krye, me fortmen\u00e7unin\u00eb e hallakatun, i binin legenit kulturor p\u00ebr mbosmbajtjen e aktiviteteve, askund tjet\u00ebr ve\u00e7 n\u00eb odat imagjinare, q\u00eb\u00a0 nuk mund t\u2019i baj\u00eb askush n\u00eb udh\u00eb kolektive, ve\u00e7 shtetit shqiptar, n\u00ebse do bindej\u00a0 n\u00eb fitimin ( mbasi t\u00eb rregullonte Amabsaden ), ose ndonj\u00eb pasaniku\u00a0 q\u00eb do\u00a0 ta merrte p\u00ebrsip\u00ebr administrimin.<\/p>\n<p>Afeder senez, por dikush duhet me ndreq nj\u00eb akllagi me t\u2019hollue mendjet e tane kajmekamave\u00a0 t\u00eb emigrimit, kudo e cil\u00ebtdo\u00a0 qofshin, q\u00eb ta kuptojn\u00eb mediokritetin, p\u00ebr t\u00eb mos e quajtur vler\u00eb!<\/p>\n<p>Ishalla u jep Zoti ymer\u00a0 e ja bajn\u00eb hyzmetin mendjes me kuptue veten, se na, halia s\u2019po mund i kuptojm\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>vazhdon\u2026.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Michigan,06 Gusht 2014(mbremje)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me do bidate me turlifar\u00eb emnash ishin turr\u00eb me u vu n\u00eb ball\u00eb t\u00eb ndryshimeve, pa mujt me ndryshue kurr\u00eb kostumin, tuj u sjell\u00eb n\u00ebp\u00ebr salla si do teneqe zhurmuese, ve\u00e7 me mujt me ju afru sofres s\u00eb nderit, kinse po bisedojn\u00eb me ndonj\u00eb p\u00ebrsonalitet t\u00eb ransishem, me i marr\u00eb kartviziten dhe t\u00eb nesermen me&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4602,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-4598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4598"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4603,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4598\/revisions\/4603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}