{"id":458,"date":"2012-04-06T00:12:37","date_gmt":"2012-04-06T00:12:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=458"},"modified":"2012-04-06T00:15:18","modified_gmt":"2012-04-06T00:15:18","slug":"reforma-bashkepunim-integrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=458","title":{"rendered":"Reforma, bashk\u00ebpunim, integrim"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/jozefina.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-459\" title=\"jozefina\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/04\/jozefina.png\" alt=\"\" width=\"276\" height=\"183\" \/><\/a>Reforma, bashk\u00ebpunim, integrim<\/strong><\/p>\n<p>Jozefina TOPALLI<\/p>\n<p>Nderin, q\u00eb m\u00eb jepni mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu drejtuar Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, e vler\u00ebsoj si shprehje t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me vendin tim, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Historia, gjeografia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb shekuj ne t\u00eb takohemi pa nd\u00ebrprerje. Rajoni ku ne jetojm\u00eb ka qen\u00eb vendi i kryq\u00ebzimit, por edhe i zhvillimit t\u00eb qytet\u00ebrimeve t\u00eb lashta.<!--more--> Rruga &#8220;Egnatia&#8221; q\u00eb lidhte dy qendrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Perandoris\u00eb Romake, Rom\u00ebn dhe Konstandinopolin, zhvilloi aty qytete nga m\u00eb t\u00eb bukurat e lasht\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb sotmes, si Lyhnidin-Ohrin dhe Heraklen\u00eb-Bitoljen (Manastirin). Po ashtu u krijua Shkupi n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb lidhte Egjeun me Danubin, n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb ku Dardan\u00ebt takoheshin me Pajon\u00ebt, Lynkest\u00ebt dhe Maqedon\u00ebt. N\u00eb shekullin e kaluar, n\u00eb rajonin ton\u00eb filloi nj\u00eb Luft\u00eb Bot\u00ebrore dhe pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrfundoi lufta e fundit n\u00eb tok\u00ebn evropiane. T\u00eb gjitha k\u00ebto, na kan\u00eb m\u00ebsuar shum\u00eb. E padyshim \u00e7do koh\u00eb ka sfidat e veta. Sot, njer\u00ebzimi jeton koh\u00ebn e globalizimit. T\u00eb gjith\u00eb ne kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb paradigm\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re, politikisht, ekonomikisht, n\u00eb fush\u00ebn sociale, n\u00eb teknologji etj. T\u00eb gjith\u00eb ne jetojm\u00eb n\u00eb fenomenin e ri t\u00eb koh\u00ebs globale, t\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb globale. Kjo imponon nj\u00eb orbit\u00eb t\u00eb re t\u00eb mendimit njer\u00ebzor. Ai \u00ebsht\u00eb evolucioni natyral i shoq\u00ebris\u00eb globale drejt integrimeve dhe bashkimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\n&#8220;Ndoshta globalizimi ka kapur njer\u00ebzimin pa e kuptuar. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb ka shkruar rregullat e veta; edhe pse nuk i kemi zgjedhur, ne e kemi t\u00eb pamundur t&#8217;i injorojm\u00eb ato&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr arsye, q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb, p\u00ebr sfidat q\u00eb ajo sjell. Bashk\u00ebpunimi rajonal, intensifikimi i dialogut, vler\u00ebsimi i diversitetit si nj\u00eb pasurim, kremtimi i diferencave, perspektivat integruese jan\u00eb e vetmja alternativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, bashk\u00ebpunimi rajonal shkon p\u00ebrtej shprehjes s\u00eb vullnetit politik t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb. Shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb lidhja m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00eb e shtrenjt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb e fort\u00eb. Ata jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe kontribuojn\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\nT\u00eb dy vendet tona po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr krijimin e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonale, p\u00ebrmes heqjes s\u00eb gjith\u00eb barrierave jo fizike, t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, mallrave e kapitaleve, rritjes s\u00eb shk\u00ebmbimeve, njohjes m\u00eb mir\u00eb t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb ndryshimin e imazhit t\u00eb rajonit, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb treg t\u00ebrheq\u00ebs dhe konkurrues. Politika jon\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb e orientuar maksimalisht n\u00eb forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe integrimit t\u00eb rajonit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb partner serioz dhe nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal, q\u00eb kontribuon n\u00eb ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik t\u00eb rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ajo inkurajon shqiptar\u00ebt kudo ku jetojn\u00eb n\u00eb rajon, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb faktor dhe promotor i integrimit euroatlantik. Nj\u00eb Ballkan i nd\u00ebrlidhur ekonomikisht me vendet fqinje, rajone fqinje, me partner\u00eb strategjik\u00eb si SHBA-ja, me vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, por edhe me qendrat aktuale t\u00eb zhvillimit ekonomik bot\u00ebror, do t&#8217;i jepnin atij nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re zhvillimi, do t&#8217;i jepnin prosperitetin e nevojsh\u00ebm, jo vet\u00ebm si nj\u00eb standard p\u00ebr integrimin e tij evropian, por edhe p\u00ebr garantimin e tregjeve rajonale, nd\u00ebrrajonale, n\u00eb Bashkimin Evropian dhe m\u00eb larg.<br \/>\nPozicioni gjeografik i rajonit, interesat strategjike t\u00eb tij si nj\u00eb rrug\u00eb kryesore lidh\u00ebse mes Lindjes dhe Per\u00ebndimit, do t\u00eb p\u00ebrforcoheshin me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re q\u00eb do ta b\u00ebnte integrimin e tij t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb Evrop\u00ebn. Pozicionimi i tij aktual si nj\u00eb rajon i rrethuar nga kufij t\u00eb BE-s\u00eb, por i paintegruar ende t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, do t\u00eb ishte i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb perspektiva e Ballkanit si nj\u00eb vat\u00ebr e re zhvillimi ekonomik dhe tregut t\u00eb pun\u00ebs do t\u00eb leht\u00ebsonte edhe vet\u00eb BE-n\u00eb nga nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sa politike, po aq edhe ekonomike.<br \/>\nGjeopolitika e rajonit \u00ebsht\u00eb pasuruar gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit me realitete t\u00eb reja politike dhe shtet formuese. M\u00eb i fundit prej tyre, shteti i ri Kosov\u00ebs, q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb ka sh\u00ebnuar nj\u00eb progres t\u00eb duksh\u00ebm dhe t\u00eb vler\u00ebsuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Rajoni ka ndryshuar. Nuk ka m\u00eb genocide, nuk ka mizori, nuk ka m\u00eb luft\u00eb. E kaluara i ka m\u00ebsuar atij se: \u00e7do rast dhune, ndaj kujtdo q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebnuar. Historia ka m\u00ebsuar se dhuna \u00ebsht\u00eb arsyeja e atij q\u00eb ka gabim. &#8220;Dhuna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb lufte inferiore, brutale, e mbi t\u00eb gjitha, iluzive n\u00eb arsyet e &#8216;triumfit&#8217; efemer&#8221;. Koha q\u00eb jetojm\u00eb refuzon me neveri \u00e7do shfaqje dhune, intolerance.<br \/>\nEvropa ka ndryshuar. Nuk ka m\u00eb luft\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarur, Evropa po p\u00ebrballet me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb reja si globalizimi, demografia, burimet energjetike, kriza financiare. K\u00ebto jan\u00eb sfidat e Evrop\u00ebs n\u00eb shekullin XXI. Vendet evropiane nuk mund t&#8217;i fitojn\u00eb k\u00ebto sfida vet\u00ebm. Aq m\u00eb pak ne. Kryefjala \u00ebsht\u00eb reforma, bashk\u00ebpunimi, integrimi.<br \/>\nVitin e kaluar keni festuar 20-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, dit\u00eblindje e bukur p\u00ebr qytetaret e Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb. K\u00ebt\u00eb vit, ne shqiptar\u00ebt festojm\u00eb 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, festojm\u00eb 100-vjetorin e flamurit ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor kujtojm\u00eb me respekt dhe nderim kontributin q\u00eb dha popullsia e k\u00ebsaj treve n\u00eb \u00e7lirimin nga sundimi osman. Ishte pik\u00ebrisht k\u00ebtu kur n\u00eb shkurt 1844, 10. 000 kryengrit\u00ebs n\u00ebn drejtimin e Dervish Car\u00ebs, \u00e7liruan Shkupin dhe paraqit\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr autonomi. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Shkupi, Manastiri dhe Dibra, u b\u00ebn\u00eb nga qendrat kryesore t\u00eb l\u00ebvizjes shqiptare p\u00ebr \u00e7lirim komb\u00ebtar.<br \/>\nL\u00ebvizja patriotike shqiptare u zhvillua krahas asaj maqedonase. Kryengritja e popullsis\u00eb maqedonase e Ilindenit n\u00eb 2 gusht 1903 n\u00eb rrethinat e Manastirit u mb\u00ebshtet edhe nga popullsia shqiptare, e cila ishte pjes\u00eb aktive edhe n\u00eb krijimin e Republik\u00ebs s\u00eb Krushevos, ku k\u00ebshilli i drejtuar nga shqiptari Vangjel Dino, p\u00ebrb\u00ebhej nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve maqedonase, shqiptare dhe vllehe.<br \/>\nNgado q\u00eb t\u00eb nisemi n\u00eb histori, nga perandorit\u00eb e ndryshme deri te qytetar\u00ebt e Bashkimit Evropian, gjithmon\u00eb do t\u00eb takohemi me rr\u00ebnj\u00ebt e g\u00ebrshetuara t\u00eb shteteve dhe qytetar\u00ebve tan\u00eb. Proceset e demokratizimit dhe ndarja nga e kaluara e t\u00eb dyjave vendeve tona u b\u00eb pothuajse paralelisht. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me Maqedonin\u00eb i konsiderojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb dy vendeve fqinje q\u00eb kan\u00eb interesa t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr paqe, stabilitetin dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb rajon dhe q\u00eb udh\u00ebhiqen nga objektiva t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb politik\u00ebn e integrimit.<br \/>\nVitin e kaluar, n\u00eb Shkup, Ju festuat 10-vjetorin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, marr\u00ebveshje q\u00eb ka vendosur themelet p\u00ebr paqe dhe demokraci, p\u00ebr decentralizimin e pushtetit, p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e barabart\u00eb t\u00eb shtetasve dhe p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve t\u00eb grupeve t\u00eb tjera etnike. Zbatimi i saj mbetet vendimtar p\u00ebr paqen dhe t\u00eb ardhmen evropiane.<br \/>\nVendet tona, n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura, n\u00eb aq shum\u00eb drejtime dhe destini yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur aq ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nMe marr\u00ebveshjet midis dy vendeve tona, e m\u00eb pas me l\u00ebvizjen e lir\u00eb, kufijt\u00eb q\u00eb dikur ishin muret tona, sot nuk kan\u00eb m\u00eb kuptimin e kufijve t\u00eb dikursh\u00ebm.<br \/>\nInfrastruktura e nd\u00ebrtuar, ajo q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb dhe ato q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb, na kan\u00eb afruar edhe m\u00eb shum\u00eb. I nj\u00ebjti realitet ekziston edhe me Kosov\u00ebn dhe Malin e Zi.<br \/>\nNe t\u00eb gjith\u00eb jemi evropian\u00eb dhe si t\u00eb till\u00eb ne duhet t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb drejta si individ\u00eb, si qytetar\u00eb e jo thjesht vet\u00ebm si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb etnik, fetar, linguistik apo historik. N\u00eb Evrop\u00eb, ka pak r\u00ebnd\u00ebsi se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb kufirit ti jeton. T\u00eb jesh evropian do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ndash t\u00eb nj\u00ebjtat vlera; e n\u00eb themel t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb respekti p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb drejtat e minoriteve, toleranca, ligji dhe barazia para tij.<br \/>\nNe p\u00ebrsh\u00ebndesim me g\u00ebzim lajmin e propozimit p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb me Brukselin. Bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb BE dhe n\u00eb NATO. N\u00eb shekuj, k\u00ebto jan\u00eb projektet m\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb t\u00eb lume t\u00eb vendeve tona. N\u00eb k\u00ebto projekte, ne kemi mb\u00ebshtetur nj\u00ebri- tjetrin. N\u00eb k\u00ebto projekte kemi vendosur \u00ebndrrat tona. N\u00eb k\u00ebto projekte do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nDy kryeministrat tan\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb krejt t\u00eb re, q\u00eb lidhin qytetar\u00ebt tan\u00eb. Vendet tona po punojn\u00eb p\u00ebr linj\u00ebn e re elektrike Tiran\u00eb-Shkup. Parlamentet dhe vendet tona kan\u00eb firmosur 57 marr\u00ebveshje. Bashk\u00eb po lobojm\u00eb p\u00ebr projekte gjigante.<br \/>\nE rr\u00ebnjosur n\u00eb lidhjet e forta ekonomike, historike, kulturore dhe shoq\u00ebrore, bashk\u00ebpunimi i rajonit rrit mund\u00ebsit\u00eb tona p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat globale, p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb ekonomin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebr t\u00eb arritur zhvillim m\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nNe rikonfirmojm\u00eb angazhimin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar m\u00eb tej partneritetin ton\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm politik dhe ekonomik me nj\u00eb vizion afatgjat\u00eb, konsistent dhe strategjik, pasi progresi n\u00eb axhend\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb rajonit. Integrimi yn\u00eb maksimalizon mund\u00ebsit\u00eb tona. Integrimi i b\u00ebn ekonomit\u00eb tona m\u00eb inovative, i b\u00ebn m\u00eb konkurruese. Integrimi nxit rritjen ekonomike. Integrimi rrit mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Integrimi t\u00eb jep siguri. Duke bashk\u00ebrenduar p\u00ebrpjekjet dhe duke rritur bashk\u00ebpunimin jo vet\u00ebm midis nesh, por me t\u00eb gjitha vendet e rajonit ne do t&#8217;ia dalim.<br \/>\nN\u00eb emrin tim personal, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesja p\u00ebrzem\u00ebrsisht secilin prej jush, t&#8217;ju uroja suksese n\u00eb detyr\u00ebn dhe misionit tuaj si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe t&#8217;ju fal\u00ebnderoja sinqerisht zotin Kryetar, zotin Veljanoski p\u00ebr nderin q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb mua dhe p\u00ebrmes meje, vendit tim dhe shqiptar\u00ebve. Dje pasdite, b\u00ebra nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb rrug\u00ebt e Shkupit dhe n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb t\u00eb saj. U emocionova me Shkupin e vjet\u00ebr dhe u befasova nga ndryshimet kudo. U ndala te sht\u00ebpia muze e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<br \/>\nDhe m&#8217;u kujtuan fjal\u00ebt e saj<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhembje &#8211; kap\u00ebrceje!<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi &#8211; kape!<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr &#8211; realizoje!<br \/>\nJeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim &#8211; mbaje!<br \/>\n<strong><br \/>\nFjala e mbajtur para Parlamentit t\u00eb Maqedonis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>05 Prill 2012, RD<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reforma, bashk\u00ebpunim, integrim Jozefina TOPALLI Nderin, q\u00eb m\u00eb jepni mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu drejtuar Parlamentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb, e vler\u00ebsoj si shprehje t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb vullnetit t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me vendin tim, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Historia, gjeografia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb shekuj ne t\u00eb takohemi pa nd\u00ebrprerje. Rajoni ku ne jetojm\u00eb ka qen\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-458","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=458"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/458\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":461,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/458\/revisions\/461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}