{"id":4479,"date":"2014-06-29T02:11:03","date_gmt":"2014-06-29T02:11:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4479"},"modified":"2014-07-16T21:44:58","modified_gmt":"2014-07-16T21:44:58","slug":"burgjeve-te-diktatures-kampi-i-internimit-ne-tepelene-auschwitzi-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4479","title":{"rendered":"Burgjeve te diktatures &#8211; Kampi i internimit n\u00eb Tepelen\u00eb &#8220;Auschwitzi&#8221; shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjeve.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4480\" title=\"burgjeve\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjeve.jpg\" alt=\"\" width=\"448\" height=\"282\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjeve.jpg 448w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjeve-300x188.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 448px) 100vw, 448px\" \/><\/a>Nga Xhevahir Gradica<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Historia e dhimbshme e familjes s\u00eb tregtarit t\u00eb njohur Qamil Qyteza &#8211; Rr\u00ebfen 70-vje\u00e7arja Fatrije, bashk\u00ebshortja e Sk\u00ebnder Qytez\u00ebs, i cili e kaloi jet\u00ebn burgjeve t\u00eb diktatur\u00ebs.<br \/>\n<\/em><\/strong><\/p>\n<p>DURRES- N\u00eb \u201cKat\u00ebr Rrug\u00ebt\u201d e Shijakut, diku rreth 100 m n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb segmentit Durr\u00ebs-Shijak, pas nj\u00eb b\u00ebrryli t\u00eb vog\u00ebl rruge, jeton nj\u00eb grua, e cila ka aq vuajtje sa dhe mosha e saj 70-vje\u00e7are. Quhet Fatrije Qyteza, vajza e patriotit t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb burgjet komuniste, Ali Maliqi nga Dibra, e martuar me t\u00eb birin e tregtarit kor\u00e7ar Qamil Qyteza. Nd\u00ebrsa duart i dridhen sa nga vuajtjet, sa nga mosha apo emocionet e shkaktuara nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb ato vite vuajtje, syt\u00eb i flasin shum\u00eb. Edhe z\u00ebrin e ka t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa d\u00ebshmon se \u00ebsht\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb oxhaku t\u00eb fis\u00ebm dhe grua e nj\u00eb dere t\u00eb d\u00ebgjuar kor\u00e7are. Deri para viteve \u201890-\u201892 burrat e djemt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb u degdis\u00ebn n\u00eb burgje e kampe, kurse n\u00eb vitet e paskomunizimit shum\u00eb prej tyre mor\u00ebn m\u00ebrgimin duke mos i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebsaj gruaje t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb g\u00ebzohet deri n\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb n\u00ebne.<\/p>\n<p><strong>Historit\u00eb e dy familjeve&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Tragjedia familjare e Qamil Qytez\u00ebs me v\u00ebllez\u00ebr dhe Ali Maliqit nisin shum\u00eb her\u00ebt. Tregtari i madh kor\u00e7ar Qamili u shp\u00ebtoi plumbave t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb pushkatimit, por jo plumbit pas kok\u00ebs t\u00eb prokurorit. Shtat\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Qyteza: Bektashi, Sadiku, Qamili, Nevruzi, Hazbiu, Haliti dhe Faiku n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX ik\u00ebn nga fshati dhe nj\u00eb pjes\u00eb mor\u00ebn rrug\u00ebn e Turqis\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb Amerik\u00eb. Ata u lind\u00ebn n\u00eb Qytez\u00eb, n\u00eb Kolonj\u00eb, por fshati ishte aq i varf\u00ebr sa pula hante gur\u00eb. N\u00eb Nju Jork e n\u00eb \u00c7ikago nis\u00ebn t\u00eb punojn\u00eb fillimisht si \u00e7irak\u00eb, por pak vite m\u00eb pas blen\u00eb lokalin e tyre t\u00eb pun\u00ebs si dhe gjasht\u00eb dyqane t\u00eb tjera. Djemt\u00eb e Zenel Qytez\u00ebs u lidh\u00ebn ngusht\u00ebsisht me shoq\u00ebrin\u00eb atdhetare e patriotike \u201cVatra\u201d duke u ushqyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga ideale nacionaliste. N\u00eb Shqip\u00ebri lan\u00eb prind\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt i paguan nj\u00eb greku 5 000 dollar\u00eb asokohe me kusht q\u00eb t\u2019i bashkonte me djemt\u00eb. Tregtari grek u shpenzoi parat\u00eb, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit jetuan t\u00eb ndar\u00eb nga djemt\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb nisi t\u00eb shfaqej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur moda dhe vajzat dilnin n\u00eb rrug\u00eb e shkonin n\u00eb pun\u00eb me funde shum\u00eb t\u00eb shkurtra, djemt\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri. Qamili u ka treguar t\u00eb bijve se shkaku kryesor ishte vendimi i djemve q\u00eb t\u00eb martoheshin me shqiptare. Shit\u00ebn dyqanet dhe n\u00eb vitet 1920 me parat\u00eb e grumbulluara blejn\u00eb n\u00eb fshatin Rov\u00eb, afro 7 km larg Kor\u00e7\u00ebs 800 ha tok\u00eb buke, ar\u00eb e pyje. N\u00eb Amerik\u00eb kishin par\u00eb plantacione dhe k\u00ebt\u00eb b\u00ebn\u00eb n\u00eb Rov\u00eb, mboll\u00ebn sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha me moll\u00eb e dardha dhe nis\u00ebn tregtin\u00eb. Plot 14 400 franga ari apo 86 kg florinj u ka kushtuar kjo tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe sot pasardh\u00ebsit e v\u00ebllez\u00ebrve Qyteza ruajn\u00eb tapit\u00eb e hershme. M\u00eb pas blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, dyqane, magazina dhe nisin t\u00eb merren me tregti l\u00ebnde drusore dhe mallra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Ata furnizonin italian\u00ebt me l\u00ebnd\u00eb drusore n\u00eb vitet 1935-\u201837 duke krijuar edhe miq\u00ebsi, nd\u00ebrsa si familje manifestonin mendime nacionaliste t\u00eb mbartura nga l\u00ebvizja atdhetare e shoq\u00ebris\u00eb \u201cVatra\u201d. P\u00ebr t\u00eb mos u mjaftuar me kaq ata blinin 2000-3000 krer\u00eb qengja me \u00e7erek leku dhe 23 muaj m\u00eb pas ua shisnin ortodoks\u00ebve me 3-\u00e7erek leku duke nxjerr\u00eb fitime t\u00eb m\u00ebdha. Qamili ka qen\u00eb tregtari i par\u00eb q\u00eb kishte kamion p\u00ebr transport malli n\u00eb Kor\u00e7\u00eb si dhe autovetur\u00eb \u201cLance\u201d italiane, nd\u00ebrsa si klient i bank\u00ebs \u201cDi Napoli\u201d kishte marr\u00ebdh\u00ebnie tregtare me kompanin\u00eb amerikane \u201c2 PON\u201d. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit njiheshin si tregtar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe kjo u krijoi lidhje edhe me figura t\u00eb njohura si Mit\u2019hat Frash\u00ebri apo Safet Budka. Deri n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Mukjes Qytez\u00ebt ishin t\u00eb patrazuar nga komunist\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Qamili mbante ark\u00ebn e Ballit Komb\u00ebtar. Deri asokohe, ballist\u00eb e komunist\u00eb shkonin bashk\u00eb fshat m\u00eb fshat. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje Sk\u00ebnder Qyteza u ka treguar t\u00eb bijve se ngjarjet u rrokullis\u00ebn. Edhe pse asnj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit Qyteza nuk ka shkrehur asnj\u00eb her\u00eb pushk\u00ebn dhe asnj\u00ebri prej tyre nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sup arm\u00ebn, djemt\u00eb e Zenel Qytez\u00ebs u cil\u00ebsuar armiq, tradhtar\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me armikun. Para se t\u00eb kapitullonte Italia, Qamilit dhe t\u00eb birit t\u00eb tij Sk\u00ebnderit iu ofruar mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Itali. N\u00eb rr\u00ebfimet e familjar\u00ebve m\u00ebsohet se gjith\u00e7ka erdhi n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shp\u00ebrblimi p\u00ebr tregtar\u00ebt Qyteza, t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebn detyrimet nj\u00eb tregtari italian ngase ai nuk kishte me se t\u00eb shlyente detyrimin p\u00ebr mallin. Sapo u \u00e7lirua Kor\u00e7a, tregtarit i mor\u00ebn t\u00eb gjitha \u00e7el\u00ebsat e dyqaneve, kurse Qamili me t\u00eb birin e tij Sk\u00ebnderin u arrestuan. Me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Ushtarake num\u00ebr 1 t\u00eb dat\u00ebs 31.5.1945 Qamil Qyteza d\u00ebnohet me vdekje, kurse i biri Sk\u00ebnder Qyteza vet\u00ebm 25 vje\u00e7 d\u00ebnohet me 101 vjet burg. Vendimi p\u00ebr pushkatimin e Qamilit vjen pas presioneve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Enver Hoxha, i cili nuk ishte pajtuar me d\u00ebnimin e Qamilit me 101 vjet duke u shprehur se tregtari kor\u00e7ar kishte shum\u00eb influenc\u00eb dhe duhej ekzekutuar. Hoxha njihte mir\u00eb k\u00ebt\u00eb familje pasi n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs kishte njohur Sk\u00ebnderin e Halitin. Pushkatimi nuk vonoi. Tek parku \u201cRinia\u201d n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u hap nj\u00eb grop\u00eb e madhe dhe aty u gropos\u00ebn 13 tregtar\u00ebt e d\u00ebnuar me vdekje. N\u00eb mesin e tyre edhe Qamil Qyteza, Xhevat Starova, Li\u00e7o Panariti etj. T\u00eb gjith\u00eb tregtar\u00eb e nacionalist\u00eb. Ata u d\u00ebnuan n\u00eb akuz\u00ebn se ishin kriminel\u00eb e armiq, por asnj\u00ebri nuk kishte sht\u00ebn\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb her\u00eb me arm\u00eb. Kolonjari Qyteza ra n\u00eb grop\u00eb i pavrar\u00eb nga skuadra e pushkatimit, por prokurori q\u00eb ndiqte zbatimin e vendimit dha goditjen e vdekjes duke e mbuluar edhe at\u00eb n\u00eb gjak. Para se t\u00eb vdiste Qamili i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb birit n\u00eb qeli se ata q\u00eb b\u00ebnin gjykime politike dhe ata q\u00eb urdh\u00ebronin k\u00ebto gjykime do t\u00eb p\u00ebrfundonin t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si tespit\u00eb e k\u00ebputur. Por kjo dit\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb e larg\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se 45-vje\u00e7are. Sk\u00ebnderi vuajti fillimisht d\u00ebnimin n\u00eb vitet 1945-1954 n\u00eb Burrel. M\u00eb pas n\u00eb Ku\u00e7 t\u00eb Vlor\u00ebs, Sav\u00ebr, Gradisht, Elbasan, Sarand\u00eb. N\u00eb vitet e burgut njihet me atdhetarin Ali Maliqi nga Dibra i d\u00ebnuar me 23 vjet. Miq\u00ebsia e tyre u forcua me shprehjen e vullnetit nga Ali Maliqi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebn Sk\u00ebnderit. Dibrani, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs, Fatrijes, u vra nga sigurimi i shtetit shqiptar n\u00eb kampin e pun\u00ebs n\u00eb Elbasan vet\u00ebm 3 muaj para se Ali Maliqi t\u00eb p\u00ebrfundonte vuajtjen e d\u00ebnimit n\u00eb vitin 1967. Sk\u00ebnderi ishte shpallur nga shteti si person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Kavalieri i viteve \u201835-\u201840 q\u00eb paguante n\u00eb lokale ahengu me flori kafet dhe muzik\u00ebn e p\u00eblqyer kor\u00e7are e kolonjare, ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr regjimin person shum\u00eb i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb d\u00ebnuarit Qyteza<\/strong><\/p>\n<p>Hazbi Qyteza, intelektuali i arsimuar jasht\u00eb vendit, u d\u00ebnua nga regjimi me 10 vjet burg. Hazbiu u detyrua t\u00eb punonte n\u00eb tharjen e k\u00ebnet\u00ebs n\u00eb Maliq, Terbuf etj. Nj\u00ebher\u00ebsh u d\u00ebnua edhe Halit Qyteza me 18 vjet burg n\u00ebn akuz\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me amerikan\u00ebt. Haliti kishte pasaport\u00eb si n\u00ebnshtetas amerikan, por ai nuk pati asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb komunikonte pas viteve \u201844 me Amerik\u00ebn. Edhe Medi Qyteza, i biri i Bektashit, d\u00ebnohet me 7 vjet burg. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt vuajn\u00eb dhjet\u00ebra vite n\u00eb kampe p\u00ebrqendrimi. Por atdhetar\u00ebt e fisit Qyteza, t\u00eb njohur si elita patriotike dhe tregtare n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, pat\u00ebn edhe dashamir\u00eb e bashk\u00ebvuajt\u00ebs nga der\u00eb nacionalist\u00ebsh. K\u00ebshtu ata njoh\u00ebn n\u00eb burgje dhe vajt\u00ebn s\u00eb bashku vitet e diktatur\u00ebs me Sami Dang\u00ebllia, Hodo Sokoli, Ceno Qaushi, Xhevdet Kashtica, Sami Bitincka, Zihni D\u00ebrvishi, Arif Golja etj. Shtat\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe nip\u00ebrit Qyteza num\u00ebrojn\u00eb me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra vite burg e qindra t\u00eb tjera vite internimi. N\u00eb koh\u00ebn e afrimit t\u00eb per\u00ebndimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste pasardh\u00ebsit e tyre u vendos\u00ebn dikush n\u00eb Durr\u00ebs e Tiran\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shijak, Lushnj\u00eb e Elbasan, nd\u00ebrsa shum\u00eb Qytez\u00eb ik\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb. Pasuria e tyre e sekuestruar kap shifra n\u00eb miliona lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb 20 vjet demokraci ata nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar thuajse asgj\u00eb. Ata mbeten nd\u00ebr familjet q\u00eb e vuajt\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn diktatur\u00ebn duke sakrifikuar p\u00ebr shkak t\u00eb ndjenjave nacionaliste edhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebmshp\u00ebrblimi sot, vet\u00ebm 50 mij\u00eb lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si u sekuestrua n\u00eb \u201946-n pasuria e madhe e familjes Qyteza<\/p>\n<p>Me vendim num\u00ebr 39, t\u00eb dat\u00ebs 29 janar 1946, disa muaj pasi Qamil Qyteza ishte pushkatuar, pasuria e tyre p\u00ebrvet\u00ebsohet nga shteti. N\u00eb nj\u00eb procesverbal t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, cil\u00ebsohet lista e gjat\u00eb e sendeve dhe mallit t\u00eb sekuestruar. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb rreshtohen t\u00eb gjitha ngase lista \u00ebsht\u00eb thuajse pambarim. Regjimi i konfiskoi 800 ha n\u00eb fshatin Rove, 407 m2 tok\u00eb truall n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, 245 m2 sht\u00ebpi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, 4670 e 39 p\u00ebr qind franga ari, 38 dele, 20 mij\u00eb tulla, 10 mij\u00eb kg. g\u00eblqere karro e makin\u00eb bar\u00eblidh\u00ebse, automjet e kamion. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin procesverbal jan\u00eb regjistruar t\u00eb sekuestruar radio \u201cFilips\u201d, kolltuk\u00eb, or\u00eb tryeze, mindere, shilte, qilim muri, krevat, jast\u00ebk\u00eb, jorgan, gard\u00ebrob\u00eb, sunduqe, tenxhere bakri, tepsi bakri, gjyma bakri, tenxhere alumini, lug\u00eb alumini, broke uji, dollap ushqimi etj. Pas viteve \u201890 familja e v\u00ebllez\u00ebrve Qyteza \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si familje e persekutuar r\u00ebnd\u00eb nga regjimi komunist. Por n\u00eb k\u00ebto 20 vjet ata kan\u00eb marr\u00eb si d\u00ebmshp\u00ebrblim 50 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderin e d\u00ebnuar me 101 vjet burg, asnj\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushktuarin e t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb, asgj\u00eb p\u00ebr vitet e internimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me shum\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme kan\u00eb p\u00ebrfituar edhe let\u00ebr me vler\u00ebn 32 milion\u00eb, e cila sot k\u00ebmbehet me 07 p\u00ebr qind. Familjar\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb sirtar letr\u00ebn me vler\u00eb, nd\u00ebrsa ata kan\u00eb vite q\u00eb enden dyerve t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kthimin e pronave si dhe d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr sendet dhe mallin e sekuestruar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kamp-i-tepelenes.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4481\" title=\"burgjet, kamp i tepelenes\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kamp-i-tepelenes.jpg\" alt=\"\" width=\"437\" height=\"255\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kamp-i-tepelenes.jpg 437w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kamp-i-tepelenes-300x175.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 437px) 100vw, 437px\" \/><\/a>Kampi i internimit n\u00eb Tepelen\u00eb kujton Fatrija<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kapmi-i-tepelenes.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4482\" title=\"burgjet, kapmi i tepelenes\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kapmi-i-tepelenes.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kapmi-i-tepelenes.jpg 400w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/burgjet-kapmi-i-tepelenes-300x187.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a>Nga torturat dhe vuajtjet vdisnin n\u00eb dit\u00eb 20 f\u00ebmij\u00eb e pleq<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Kampi i internimit n\u00eb Tepelen\u00eb qe b\u00ebr\u00eb tmerr p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet e persekutuara. T\u00eb rrethuar n\u00eb tela, n\u00eb nj\u00eb terren shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe n\u00eb mjerim t\u00eb plot\u00eb mbaheshin m\u00eb shum\u00eb se 1200 vet\u00eb. Burrat e djemt\u00eb vuanin d\u00ebnimet n\u00eb burgje, kurse prind\u00ebrit e moshuar, f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb dhe t\u00eb porsalindurit mbik\u00ebqyreshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp t\u00eb eg\u00ebr. Fatrijes i ka mbetur para syve nj\u00eb emision televiziv teksa nj\u00eb gazetare tregonte se si n\u00eb kampet naziste kishte nj\u00eb stiv\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb me k\u00ebpuc\u00eb t\u00eb t\u00eb persekutuarve. \u201cN\u00eb Tepelen\u00eb asnj\u00eb nuk kishte as nallane dhe t\u00eb gjith\u00eb ecnim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb leckosur, t\u00eb uritur dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar deri n\u00eb palc\u00eb\u201d,-tregon Fatrija. E martuar me \u201carmikun e popullit\u201d Sk\u00ebnder Qyteza, djal\u00eb i tregtarit dhe patriotit t\u00eb madh t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Qamil Qyteza, Fatrija d\u00ebshmon se vuajtjet e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb internuarve atje ishin t\u00eb padurueshme. Grat\u00eb ecin zbathur n\u00eb dit\u00eb me ngric\u00eb, akull, bor\u00eb, shk\u00ebmbinj dhe nxirrnin dru n\u00eb malet e Salaris\u00eb p\u00ebr furr\u00ebn e kampit. Nuk i shqitet nga mendja nj\u00eb her\u00eb teksa n\u00ebna e saj Ilmie ndihmonte nj\u00eb grua t\u00eb s\u00ebmur\u00eb duke ia marr\u00eb disa dru nga barra. Ushtari q\u00eb i shoq\u00ebronte e ndali karvanin e grave dhe ngarkoi n\u00ebn\u00ebn e Fatrijes sa p\u00ebr dy d\u00ebnga, nd\u00ebrsa ajo n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mbajtur drut\u00eb ra p\u00ebrdhe. Mbi t\u00eb ran\u00eb drut\u00eb, por asnj\u00eb grua nuk u lejua ta ndihmonte deri sa gruaja u gjakos dhe iu zu fryma. Kjo grua q\u00eb sot ka mbushur t\u00eb 76 vitet thot\u00eb se e gjith\u00eb Mirdita u internua n\u00eb Tepelen\u00eb pas vrasjes s\u00eb Bardhok Bib\u00ebs duke ushtruar terror n\u00eb popull. Kjo n\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e rasteve pa mbarim teksa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin varr futeshin 2 e 3 f\u00ebmij\u00eb q\u00eb vdisnin nga uria. Por pas disa muajsh gropa hapej p\u00ebrs\u00ebri e mbi ta hidheshin f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb edhe ata t\u00eb vdekur nga s\u00ebmundjet e uria. \u201cNe t\u00eb rriturit hanim bungur (grur\u00eb i shtypur) t\u00eb p\u00ebrzier me gjethe qepe e t\u00eb mbushur n\u00eb krimba. Por k\u00ebt\u00eb ushqim nuk e hanin dot bebet e f\u00ebmij\u00ebt\u201d,-tregon p\u00ebr vitet q\u00eb ka hequr Fatrija n\u00eb Tepelen\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp grat\u00eb nuk kishin as qum\u00ebsht gjiri e as ushqim p\u00ebr bebet dhe shifrat e vdekjes rriteshin nga viti n\u00eb vit. \u201cMe syt\u00eb tan\u00eb kemi par\u00eb se sa shum\u00eb vdisnin n\u00eb Tepelen\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Nuk i kam num\u00ebruar, por them me siguri se n\u00eb kamp vdisnin afro 20 vet\u00eb n\u00eb dit\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb moshuar, f\u00ebmij\u00eb e bebe\u201d,-kujton Fatrija. T\u00eb gjitha familjet q\u00eb ishin futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp ishin t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7do l\u00ebvizje dhe grumbullim i tyre p\u00ebrgjohej. N\u00ebn\u00eb Fatrija e kaloi t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e rrethuar n\u00eb tela, n\u00eb varf\u00ebri e skamje. Por jo e vetme. P\u00ebr t\u00eb dhe familjen e saj burgu e ferri nisin n\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are duke i marr\u00eb rinin\u00eb, nd\u00ebrsa u shp\u00ebton torturave e vuajtjeve n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb plakur, me ardhjen e demokracis\u00eb, n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n<p><strong>Burgosja e dyt\u00eb e Sk\u00ebnder Qytez\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPas torturave nuk e njoha bashk\u00ebshortin tim\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1959 Fatrije Agolli, vajza e Ali Maliqit, martohet me Sk\u00ebnder Qytez\u00ebn. Ajo ishte asokohe 26 vje\u00e7e dhe gjendej n\u00eb kampin e internimit n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kamp internimi gjendej edhe burri i saj i ardhsh\u00ebm, Sk\u00ebnderi. Fatrija ishte nga Dibra, kurse Sk\u00ebnderi nga Kor\u00e7a. Martesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkuesi me p\u00eblqimin e babait t\u00eb saj, i cili e kishte njohur Sk\u00ebnder Qytez\u00ebn n\u00eb burg. T\u00eb dy familjet njiheshin n\u00eb zonat e tyre si familje atdhetare, patriotike, nacionaliste dhe kund\u00ebr regjimit komunist. Kjo qe ana e fort\u00eb e bashkimit, nd\u00ebrsa Fatrija tregon se dibran\u00ebt e kor\u00e7ar\u00ebt kan\u00eb edhe an\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. P\u00ebr shembull: jan\u00eb mikprit\u00ebs, gatuajn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, grat\u00eb dhe sht\u00ebpit\u00eb jan\u00eb past\u00ebrtore, kishin kultur\u00eb etj. N\u00eb dit\u00ebn e dasm\u00ebs Fatrija nuk kishte t\u00eb atin, por dasmor\u00ebt ishin t\u00eb shumt\u00eb. Edhe ata t\u00eb d\u00ebnuar e t\u00eb d\u00ebbuar nga viset e tyre. \u201cN\u00eb dit\u00ebn e martes\u00ebs mor\u00ebn pjes\u00eb burra e gra t\u00eb fisit M\u00ebrlika, A. Kupit, Mirakajt, Dost\u00ebt, Kokon\u00ebt, Kalosh\u00ebt etj. \u201cT\u00eb gjith\u00eb fiset m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebnuar e t\u00eb internuar, t\u00eb gjith\u00eb ata erdh\u00ebn n\u00eb dasm\u00ebn ton\u00eb\u201d,-kujton Fatrija. Nusja e re e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb familjes Qyteza nuk kishte paj\u00eb. E gjith\u00eb pasuria e \u00e7iftit ishin nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl me kallama e dritare plastmasi, nj\u00eb krevat d\u00ebrrase, nj\u00eb dyshek dhe nj\u00eb jorgan. N\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kasolle ku u martuan, erdh\u00ebn n\u00eb jet\u00eb n\u00eb Gradisht t\u00eb Lushnj\u00ebs dy djemt\u00eb e Sk\u00ebnderit, Arbeni e Arjani. Por g\u00ebzimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje nuk do t\u00eb vinte kurr\u00eb. Vuajtjet do i ndiqnin deri n\u00eb shembje t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Sk\u00ebnderin e arrestojn\u00eb n\u00eb vitin 1979, n\u00eb mosh\u00ebn 59-vje\u00e7are, p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb. D\u00ebnimin e par\u00eb e merr n\u00eb vitin 1944 s\u00eb bashku me t\u00eb atin e tij, Qamil Qytez\u00ebn tregtarin e madh kor\u00e7ar q\u00eb do t\u00eb pushkatohet. Sk\u00ebnderit iu k\u00ebrkua t\u00eb fliste kund\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Kultur\u00ebs Matho Bal\u00ebs, i cili ishte akuzuar p\u00ebr moral, p\u00ebr nj\u00eb lidhje t\u00eb padenj\u00eb me nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare (S.Z). Ai nuk pranoi t\u00eb fliste p\u00ebr ato q\u00eb i k\u00ebrkuan n\u00eb hetuesi. Q\u00ebndrimi i tij nuk ishte i gjat\u00eb n\u00eb qeli pasi e nxor\u00ebn para gjyqit tre muaj pasi e kishin p\u00ebrpir\u00eb n\u00eb biruc\u00eb. Mosn\u00ebnshtrimi i kushtoi r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ishin edhe gruaja e tij, Fatrija, djemt\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. \u201cUn\u00eb po shikoja nga dera duke pritur t\u00eb shihja Sk\u00ebnderin. N\u00eb fillim u fut nj\u00eb njeri me duar t\u00eb lidhura, por un\u00eb nuk e njoha. Pas pak d\u00ebgjova q\u00eb m\u00eb th\u00ebrriti n\u00eb em\u00ebr dhe pasi drejtova syt\u00eb nga vinte z\u00ebri pash\u00eb Sk\u00ebnderin. E kishin torturuar aq shum\u00eb sa un\u00eb nuk e njoha. N\u00eb qeli kat\u00ebr her\u00eb mjek\u00ebt kishin mundur ta rikthenin n\u00eb jet\u00eb pas torturave\u201d,-kujton ato vite gruaja e Sk\u00ebnderit. Fatrija tregon se trupi i Sk\u00ebnderit qe tretur, fytyra i qe zbehur dhe eshtrat q\u00eb e mbanin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb krijonin bindjen se ai nuk mund t\u00eb jetonte m\u00eb shum\u00eb se 2ose 3 jav\u00eb. Trupi gjykues e d\u00ebnoi p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb kund\u00ebr regjimit popullor, pasi nuk pranoi t\u00eb pohonte at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuan hetuesit. Gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar disa her\u00eb n\u00eb karrige dhe \u00ebsht\u00eb ngritur nga polic\u00ebt q\u00eb i q\u00ebndronin aty pran\u00eb. I d\u00ebnuari d\u00ebrgohet n\u00eb Ballsh, vendin ku si pasoj\u00eb e helmeve t\u00eb fabrik\u00ebs kan\u00eb vdekur m\u00eb shum\u00eb se 400 t\u00eb burgosur. Nga Ballshi transferohet p\u00ebr n\u00eb Zejmen t\u00eb Lezh\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1986 deri n\u00eb vitin 1988 vuan d\u00ebnimin n\u00eb P\u00ebrparim t\u00eb Sarand\u00ebs, i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tentativa e d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u2019u arratisur<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKadri Hazbiu na shante e na q\u00ebllonte me shqelma\u201d<\/p>\n<p>Djemt\u00eb dhe vajza e Ali Maliqit kishin vendosur t\u00eb arratiseshin pasi jetesa n\u00eb fshatin K\u00ebr\u00e7isht, fshat pran\u00eb Maqellar\u00ebs s\u00eb Peshkopis\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme. Babai i djemve, Aliu, vuante d\u00ebnimin me 23 vjet burg i cil\u00ebsuar nga regjimi si armik i popullit. Ashtu si dhe vet i d\u00ebnuari edhe familjar\u00eb e t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij e kishin shprehur mes tyre se Aliu nuk do t\u00eb dilte i gjall\u00eb nga burgu. N\u00eb fshat si dhe n\u00eb rastet kur f\u00ebmij\u00ebt e Ali Maliqit binin n\u00eb sheh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sende e ushqime jo vet\u00ebm q\u00eb njer\u00ebzia nuk u fliste, por edhe i shikonin me ciniz\u00ebm dhe l\u00ebshonin prapa krah\u00ebve nj\u00eb lum me akuza. Edhe ata pak persona q\u00eb donin t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeteshin e kishin t\u00eb pamundur pasi djemt\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit, nip\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb familjes s\u00eb Aliut p\u00ebrgjoheshin nga syt\u00eb e agjent\u00ebve t\u00eb sigurimit. Jeta n\u00eb fshat p\u00ebr ta ishte b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb. Askush nuk hynte e nuk dilte n\u00eb kull\u00ebn e Ali Maliqit. Varf\u00ebria kishte mb\u00ebrthyer sht\u00ebpin\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar vdekjes ata menduan t\u00eb iknin t\u00eb gjith\u00eb. Ishte vjeshta e vitit 1956. Avniu, Agimi e Jashari s\u00eb bashku me motr\u00ebn e tyre Fatrijen dhe vajz\u00ebn e xhaxhait, u nis\u00ebn drejt malit nj\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar n\u00eb vendin e caktuar. Ec\u00ebn m\u00eb shum\u00eb gjunjazi dhe barkas sesa n\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shikoheshin nga fshatar\u00ebt dhe ushtar\u00ebt e kufirit. Nga K\u00ebr\u00e7ishti dol\u00ebn n\u00eb Rek\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. Rruga q\u00eb shum\u00eb e mundimshme p\u00ebr Fatrijen, nd\u00ebrsa Jashari ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7 dhe lodhja e tyre i vuri disa her\u00eb n\u00eb rrezik djemt\u00eb e Ali Maliqit. \u201cM\u00eb ther o v\u00eblla q\u00eb t\u00eb mos bie e gjall\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb rojeve dhe ikni se nuk kam m\u00eb fuqi t\u00eb eci\u201d,-u \u00ebsht\u00eb drejtuar Fatrija v\u00ebllait, Avniut, kujtime, t\u00eb cilat Fatrija thot\u00eb se i ka t\u00eb gjalla edhe sot pas 53 vitesh. N\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, pasi kaluan n\u00eb vende t\u00eb thepisura, t\u00eb uritur e t\u00eb etur deri n\u00eb vdekje familja e arratisur ndeshi n\u00eb dy prift\u00ebrinj. Ata i d\u00ebrguan n\u00eb fshatin Idrizov\u00eb t\u00eb Shkupit, ku ndenj\u00ebn dy jav\u00eb n\u00eb nj\u00eb repart ushtarak. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb menduan se vuajtjet e torturat e tyre p\u00ebrfunduan, v\u00ebllez\u00ebrit, Fatrija dhe kush\u00ebrira e saj u mor\u00ebn nga ushtar\u00ebt serb dhe iu dor\u00ebzuan policis\u00eb dhe ushtris\u00eb shqiptare n\u00eb Bllat\u00eb. Pa asnj\u00eb ndales\u00eb, t\u00eb hipur n\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb lidhur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e n\u00eb duar Avniu, Agimi, Jashari, Fatrija dhe vajza tjet\u00ebr p\u00ebrfunduan n\u00eb deg\u00ebn e brendshme n\u00eb Peshkopi. \u201cNa futen n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb. Sapo hyra pash\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. E njoha. Ishte Kadri Hazbiu. Qe veshur me uniform\u00eb dhe n\u00eb supe e n\u00eb gjoks mbante disa grada. Fytyra e tij qe eg\u00ebrsuar. Kishte ardhur t\u2019u fuste frik\u00ebn dibran\u00ebve duke na b\u00ebr\u00eb shembull torturash e burgosjesh ne, f\u00ebmij\u00ebt e Ali Maliqit\u201d,-tregon Fatrija. Ajo tregon se Kadriu kishte fjalor t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, fyes e denigrues dhe se nuk ka kursyer duke q\u00eblluar e k\u00ebrc\u00ebnuar jo vet\u00ebm t\u00eb rriturit por edhe Jasharin 13 vje\u00e7. N\u00eb deg\u00ebn e brendshme t\u00eb Peshkopis\u00eb ata jan\u00eb torturuar, kurse vet Kadri Hazbiu i ka q\u00eblluar me shqelm edhe dy vajzat s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebn 13 vje\u00e7. Avni Agolli u d\u00ebnua me 15 vjet burg. V\u00ebllai tjet\u00ebr i Fatrijes, Agim Agolli vuajti 10 vjet burg, nd\u00ebrsa si familje ata u internuan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xhevahir Gradica Historia e dhimbshme e familjes s\u00eb tregtarit t\u00eb njohur Qamil Qyteza &#8211; Rr\u00ebfen 70-vje\u00e7arja Fatrije, bashk\u00ebshortja e Sk\u00ebnder Qytez\u00ebs, i cili e kaloi jet\u00ebn burgjeve t\u00eb diktatur\u00ebs. DURRES- N\u00eb \u201cKat\u00ebr Rrug\u00ebt\u201d e Shijakut, diku rreth 100 m n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb segmentit Durr\u00ebs-Shijak, pas nj\u00eb b\u00ebrryli t\u00eb vog\u00ebl rruge, jeton nj\u00eb grua,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4480,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4479","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4479"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4479\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4563,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4479\/revisions\/4563"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4480"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}