{"id":4473,"date":"2014-06-26T02:15:00","date_gmt":"2014-06-26T02:15:00","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4473"},"modified":"2014-07-16T21:46:05","modified_gmt":"2014-07-16T21:46:05","slug":"policia-sic-e-duam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4473","title":{"rendered":"POLICIA SI\u00c7 E DUAM"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4474\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i policis\u00eb shqiptare. Arben Zylyftari. E pata takuar vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, rast\u00ebsisht, n\u00eb dalje t\u00eb Lezh\u00ebs, ku po prisja p\u00ebr makin\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb mikun tim inxhinier. Ai erdhi aty me nj\u00eb kolegun e vet oficer,<!--more--> q\u00eb ishte v\u00ebllai i bashkudh\u00ebtarit tim. Aq ishte, nj\u00eb \u201ctungjatjeta\u201d, si nj\u00eb foto \u00e7asti, por qysh at\u00ebher\u00eb m\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje imazhi i tij, nj\u00eb oficer policie i \u00e7ilt\u00ebr, q\u00eb nuk mbahej me t\u00eb madh, dhe pse ishte drejtori i policis\u00eb s\u00eb qarkut. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrceptimi q\u00eb ka publiku p\u00ebr njer\u00ebzit e policis\u00eb, se si ata duhet t\u00eb jen\u00eb. Dhe shembulli i fundit i q\u00ebndrimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, strukturave t\u00eb saj operacionale, n\u00eb Lazarat nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr koment. Edhe pse n\u00eb shi, mjegull e mot t\u00eb keq, edhe pse n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e sh\u00ebnjestr\u00ebs s\u00eb snajp\u00ebrve e predhave t\u00eb mitrolozave, antitank\u00ebve t\u00eb trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs, nuk b\u00ebn\u00eb nj\u00eb hap mbrapsht, por ia dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb vendosin rendin juridik n\u00eb nj\u00eb fshat q\u00eb ishte jasht\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit. Atje prej shum\u00eb vitesh vet\u00ebqeveriste forca e t\u00eb fort\u00ebve, kanabis sativa, dhe pse kishte komun\u00eb, deputet, k\u00ebshilltar\u00eb, kryeplak etj. Dhe do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb perandori e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, po t\u00eb lihej t\u00eb fuqizohej. Mir\u00ebpo policia tregoi se po t\u00eb drejtohet si\u00e7 duhet q\u00eb nga kreu nuk ka operacion sado t\u00eb v\u00ebshtrir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ia dal\u00eb me sukses. Kishte aty dhe gra e vajza police. Kishte polic\u00eb t\u00eb rinj e m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Me grada t\u00eb larta policore e nga m\u00eb t\u00eb thjeshtat. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb n\u00eb aksionin e tyre blu q\u00eb i ngjante nj\u00eb praglufte. Secili nga ata mund t\u00eb ishte nj\u00eb hero. Nj\u00eb polici q\u00eb nuk l\u00ebndoi ask\u00ebnd, por vet\u00ebm ngushtonte nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast rrethin, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll dhe centimetrin e fundit t\u00eb territorit, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb kishte qen\u00eb i drog\u00ebs. Asgj\u00eb nuk doli nga normaliteti, edhe pse situata ishte tejet delikate dhe konfrontimi me trafikan\u00ebt ishte i pritsh\u00ebm nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast, maturant\u00ebt mund\u00ebn t\u00eb venin n\u00eb Gjirokast\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin me zgjedhje. Do t\u00eb ishte keq n\u00ebse do t\u00eb ndodhte ndryshe, mjaft q\u00eb dikush m\u00eb von\u00eb n\u00eb kujtimet e tij t\u00eb shkruante, provimi yn\u00eb na u shty nga lufta e Lazararit, por ishte zot\u00ebsia e policis\u00eb q\u00eb nuk pati luft\u00eb, ishte m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb luftim i heshtur me t\u00eb sht\u00ebnat qorre, q\u00eb mund t\u00eb rrezikonin \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb nat\u00ebs, polic\u00ebt n\u00eb terren dhe banor\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Po ashtu n\u00eb disa raste policia iu priu mes plumbave gazetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb venin sa n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb fshatit t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit n\u00eb tjetr\u00ebn, duke treguar se n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb madhe mund t\u2019i dilet mban\u00eb vet\u00ebm po t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, politika, policia, media. Merret me mend se si mund t\u00eb ken\u00eb fjetur ata njer\u00ebz me uniform\u00eb, si jan\u00eb ushqyer, por kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi kishte p\u00ebr ta, p\u00ebrpara p\u00ebrmbushjes s\u00eb misionit, pasi ata kan\u00eb paktin me profesionin e tyre q\u00eb k\u00ebrkon sakrifica, mjaft q\u00eb t\u00eb lihen t\u00eb veprojn\u00eb profesionalisht.<\/p>\n<p>Lazarati, nga sinonim i s\u00eb paligjshmes q\u00eb kishte hedhur rr\u00ebnj\u00eb thell\u00eb, e dukej se nuk mund t\u00eb shkulej m\u00eb, tashm\u00eb po kthehet n\u00eb sinonim i fitores mbi antiligjin. Dhe kjo fal\u00eb vullnetit dhe vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar situat\u00ebn n\u00eb fshatin e tjer\u00ebsuar nga hashashi. Nga nj\u00eb fshat normal, befas ai qe marr\u00eb peng, nj\u00eblloj si nj\u00eb njeri q\u00eb i zihet fryma e mbyllet goja, dhe koha tregoi se pask\u00ebsh peshuar fort r\u00ebnd\u00eb k\u00ebto vite, sa v\u00ebshtir\u00eb ta besoje deri dje se aty flinin \u201czgjuar\u201d 43 ton marijuan\u00eb e sekuestruar nga policia e gjer heroin\u00eb e paketuar, miliona lek\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb \u201cqyp\u201d t\u00eb florinjt\u00eb, rriteshin 135 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb kanabis, edhe n\u00ebn gur\u00eb, kishte 5 laborator\u00eb t\u00eb drog\u00ebs, mbi 200 arm\u00eb zjarri t\u00eb z\u00ebna \u201crob\u201d, gjer t\u00eb artileris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb (snajper, atomatik\u00eb, mitraloz kund\u00ebrajror, motraloz\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, antitanke, murtaj\u00eb), plot arka me municion, vendstrehime n\u00ebn tok\u00eb, gjith\u00e7ka q\u00eb i duhej \u201cp\u00ebrbind\u00ebshit\u201d t\u00eb drog\u00ebs me pamjen e gjethes s\u00eb bim\u00ebs helmuese, aq t\u00eb lakmuar. Lazarati tregoi se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb policia e patradhtuar nga brenda, po dhe se si duhet t\u00eb sillet populli n\u00eb nj\u00eb ngjarje si kjo. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me besimin te ligji dhe njer\u00ebzit q\u00eb gjenden aty p\u00ebr zbatimin e tij, por dhe duke bashk\u00ebpunuar banor\u00ebt me policin\u00eb, nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb ne ende nuk e kemi t\u00eb zhvilluar, dhe pse ka tryeza rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb policis\u00eb me komunitetin. Aksioni i fundit, jo pak n\u00ebn v\u00ebzhgimin e kamerave, besojm\u00eb se ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr mbar\u00eb policin\u00eb e vendit, n\u00eb kuptimin q\u00eb askush nga keqb\u00ebr\u00ebsit nuk u t\u00ebrhoq zvarr\u00eb, nuk u q\u00ebllua me grushte, nuk u dhunua fizikisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka ankesa p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb komisariate mbi t\u00eb ndaluarit e zakonsh\u00ebm, qofshin k\u00ebta dhe adoleshent\u00eb. Qytetar\u00ebt kan\u00eb pritur n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet e ca vite q\u00eb policia t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb re, ku jo vet\u00ebm t\u00eb mos b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb dhunshme t\u00eb saj, por ajo t\u00eb shfaq\u00eb etik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb publik. Ashtu si\u00e7 kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb polici q\u00eb t\u00eb mos preket nga ndikimet e politik\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb deri tani nuk ka ndodhur. T\u00eb gjith\u00eb e thon\u00eb se rotacioni n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb pa kuptim e megjithat\u00eb ka profesionist\u00eb q\u00eb tet\u00eb vite punojn\u00eb e tet\u00eb t\u00eb tjera shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polici q\u00eb nuk vepron nuk t\u00eb krojin besim. Vitet e shkuara kemi d\u00ebgjuar shum\u00eb fjal\u00eb, por kemi par\u00eb vet\u00ebm disa skena t\u00eb mjera ku polic\u00ebt korrnin ca ngast\u00ebrza me hashash fshehur prapa maleve. Apo se si na dukej muaj m\u00eb par\u00eb kur lektor\u00ebt e policis\u00eb zhvillonin tema me nx\u00ebn\u00ebsit kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lazarati atje n\u00eb diellin e jugut po shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb plantacion industrial \u201ckulumbian\u201d i drog\u00ebs. Gjadri e Divjaka ishin ve\u00e7se preludi i k\u00ebshtjell\u00ebs q\u00eb po binte. T\u00eb gjith\u00eb than\u00eb nj\u00ebz\u00ebri: Ju lumt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb policis\u00eb! Me Lazaratin na zbardh\u00ebt faqen si shqiptar\u00eb dhe vetes i dhat\u00eb nj\u00eb pasaport\u00eb profesionalizmi si n\u00eb vendet e qytet\u00ebruara. Fshati n\u00eb gur do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i pasur, sepse do t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb nga pengmarrja e trafikut. Q\u00eb tani ka filluar t\u00eb flitet p\u00ebr nisma e qeveritare p\u00ebr ringritjen e tij. \u00cbsht\u00eb bukur tani n\u00eb Lazaratin pa makthe. Sup\u00ebraksioni policor i tij d\u00ebshmoi se policia \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e aft\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kund\u00ebr krimit, trafiqeve e nes\u00ebr dhe ndaj korrupsionit. Nj\u00eb polici dhe n\u00eb Europ\u00ebn ku duam t\u00eb sh\u00ebnohemi bash sot k\u00ebt\u00eb b\u00ebn. Iu del p\u00ebrzot fateve t\u00eb vendit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet, i shp\u00ebton ata nga oktapodi i t\u00eb keqes, q\u00eb sidomos n\u00eb vende me demokraci t\u00eb pakonsoliduar, rrezikon vazhdimisht. Policia n\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dyja, edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb dhjet\u00ebra raste t\u00eb betej\u00ebs me krimin, por dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga politika duke tejkaluar ligjin, sidomos n\u00eb raste demonstrimesh opozitare, apo n\u00ebn petkun e saj jan\u00eb shoq\u00ebruar maunet e korrupsionit t\u00eb aksh qeveritar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb shoq\u00ebria ta mb\u00ebshtes\u00eb policin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, q\u00eb ajo m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 duam. Polici dhe vet\u00ebm polici. Kur thua shoq\u00ebria, duket nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por ata q\u00eb lypet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb raport me policin\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb kemi m\u00eb n\u00eb fund polic\u00eb, prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs q\u00eb nuk e l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrball\u00eb krimit e as nuk b\u00ebhen pal\u00eb kund\u00ebr qytetarit p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme nga ai.<\/p>\n<p>E nis\u00ebm me kryekomisar Zylyftarin, epopen\u00eb e polic\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb si ai n\u00eb p\u00ebrballje me krimin. Komisar Skur\u00ebn etj. (Teksa shkruajm\u00eb k\u00ebto radh\u00eb na dhemb fakti se t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00eb u plagos\u00ebn 13 polic\u00eb, teksa dy vite m\u00eb par\u00eb pati r\u00ebn\u00eb po n\u00eb barrikadat e Ibrit polici hero Enver Zymberi.) Ata jan\u00eb simboli i dinjitetit t\u00eb policis\u00eb dhe ne nuk duhet ta harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dita e policis\u00eb, kur vemi pran\u00eb memorialit t\u00eb tyre dhe i p\u00ebrkujtojm\u00eb. Ne \u201cshihemi\u201d me ta p\u00ebrdit\u00eb kur i japim Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe Kosov\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku siguri, rend, stabilitet dhe progres. Ja, pas k\u00ebsaj, nj\u00eb 10 vje\u00e7ar lazaratas e ka p\u00ebrcaktuar q\u00eb tani t\u00eb ardhmen, thot\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhet polic. N\u00ebse ky nuk \u00ebsht\u00eb lajm, \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb surpiz\u00eb e k\u00ebndshme. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb e synon policin te vetja nga shtysa e s\u00eb mir\u00ebs q\u00eb ka par\u00eb me syt\u00eb e tij dhe jo n\u00eb filmat me karton, ndryshe nga dikush q\u00eb mund ta ket\u00eb par\u00eb policin\u00eb si nj\u00eb vend ku krijon privilegje p\u00ebr veten.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i policis\u00eb shqiptare. Arben Zylyftari. E pata takuar vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, rast\u00ebsisht, n\u00eb dalje t\u00eb Lezh\u00ebs, ku po prisja p\u00ebr makin\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb mikun tim inxhinier. Ai erdhi aty me nj\u00eb kolegun e vet oficer,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4539,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4473"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4566,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4473\/revisions\/4566"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4539"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}