{"id":4469,"date":"2014-06-22T14:33:53","date_gmt":"2014-06-22T14:33:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4469"},"modified":"2014-06-22T14:33:53","modified_gmt":"2014-06-22T14:33:53","slug":"rendi-i-fjales-dhe-i-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4469","title":{"rendered":"RENDI I FJAL\u00cbS DHE I KUVENDIT"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4470\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>(N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb pamfleti p\u00ebr seancat parlamentare t\u00eb s\u00eb enjtes)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E enjtja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb dhunshme parlamentare dhe e sjelljes s\u00eb vrazhd\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve ndaj nj\u00ebri-tjetrit, sa thua m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs t\u00eb planifikosh nj\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebr diku larg, n\u00eb ndonj\u00eb bjeshk\u00eb a v\u00ebrr\u00ed, <!--more-->ku nuk kapin val\u00ebt televizive, derisa t\u00eb vij\u00eb e nes\u00ebrmja pa sherrnaj\u00eb politike, pasi e di fort mir\u00eb se si do t\u00eb \u201cligj\u00ebrohet\u201d aty, apo nuk ka nj\u00eb nen absurd q\u00eb shp\u00ebrfill etik\u00ebn parlamentare dhe t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs: deputeti nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb thot\u00eb n\u00eb Kuvend. Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs shkon p\u00ebr vjesht\u00eb, n\u00ebse nuk di ta ujdis\u00eb fjal\u00ebn me goj\u00eb e me shkrim, kurse t\u00eb zgjedhurit mund ta shp\u00ebrdorojn\u00eb at\u00eb, pasi jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mbet\u00ebn p\u00ebr \u201cvjesht\u00eb\u201d, por marrin shp\u00ebrblim nga partia e tyre por oratorin\u00eb e tyre t\u00eb \u201cfort\u00eb\u201d keqane. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb kaq e rrahur nga mediat, tryezat e debatit, publiku, t\u00eb gjith\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb fytyrat kur bie fjala p\u00ebr duelet parlamentare t\u00eb m\u00ebrzitshme t\u00eb s\u00eb enjtes, l\u00ebshoje nj\u00ebri e kape tjetri (na e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrejtje dhe t\u00eb huajt disa her\u00eb, p\u00ebrfshi dhe ambasdorin Arvizu), sa pak besim ke se mund t\u00eb ndikosh q\u00eb fjala parlamentare t\u00eb kultivohet e emancipohet disi. E megjithat\u00eb, meq\u00eb shpresa nuk shterron kurr\u00eb, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb shkoqisim p\u00ebr lexuesin se si kan\u00eb folur n\u00eb shekuj mes tyre t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, ata q\u00eb rrall\u00eb kishin m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr shkolla shkrim e k\u00ebndim, ngaq\u00eb ato u mungonin. P\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb kuptim mbi pesh\u00ebn e fjal\u00ebs n\u00eb kuvendet shqiptare, shprehur qart\u00eb dhe n\u00eb Kanun, kjo q\u00eb po themi mund t\u00eb duket si di\u00e7ka e legjendshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kemi nj\u00eb model t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb magjeps n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb prapambetur nga ana ekonomike, por jo dhe nga mend\u00ebsia me sens drejt\u00ebsie dhe m\u00ebnyra aristokratike e sjelljes. Edhe k\u00ebtu e para ishte fjala, nj\u00eblloj si n\u00eb Bib\u00ebl. Fjala kishte nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb kuptimore, ndaj d\u00ebgjuesi ishte gjithnj\u00eb veshtak p\u00ebr t\u00eb kapur n\u00ebntekstin e p\u00ebr t\u00eb kthyer p\u00ebrgjigjen e duhur. Kur ai nuk e gjente at\u00eb heshtte, pasi ishte m\u00eb e denj\u00eb t\u00eb heshtje sesa t\u00eb flisje sa p\u00ebr t\u00eb folur, se t\u00eb qeshnin t\u00eb gjith\u00eb dhe nuk e merrje m\u00eb veten. Humbisje n\u00eb log t\u00eb kuvendit e kjo ishte me e r\u00ebnd\u00eb se humbja n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs. Lufta mund t\u00eb ishte nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, kurse kuvendet ishin t\u00eb p\u00ebrhershme. Masa e burrit nuk ishte metra por fjala e goj\u00ebs. Vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb gaboje n\u00eb kuvend e jo si deputet\u00ebt tan\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve gabojn\u00eb sa her\u00eb flasin. Fjala ishte institucion m\u00eb vete dhe kjo e kishte b\u00ebr\u00eb od\u00ebn apo kuvendin institucion t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. \u201cMe ndejt shtremb\u00ebt e m\u00eb fol drejt\u201d \u00ebsht\u00eb kryefjala e kuvendimit nd\u00ebr malsor\u00eb. Kurse n\u00eb koh\u00ebn e sotme kjo aksiom\u00eb shpesh p\u00ebrdoret n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e vet \u201cMe ndejt drejt e me fol shtremb\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ka deputet\u00eb q\u00eb ke d\u00ebshir\u00eb t\u2019i d\u00ebgjosh, q\u00eb flasin n\u00eb Kuvend apo n\u00eb media shtruar e me argumente, p\u00ebrfshi dhe rastin e fundit t\u00eb Lazaratit, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb sup\u00ebraksionin kund\u00ebr drog\u00ebs dhe trafikant\u00ebve t\u00eb saj, \u00e7ka duhet t\u00eb ishte dhe lajtmotivi i k\u00ebsaj t\u00eb enjte parlamentare! Por ka dhe deputet\u00eb q\u00eb i japin \u201ctemporit\u00ebm\u201d politizues Kuvendit, disa syresh prej shum\u00eb mandatesh aty. Nj\u00eb \u00e7erek shekulli i kalon limitet e \u00e7do politikani t\u00eb djatht\u00eb a t\u00eb majt\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aktiv si dit\u00ebn e par\u00eb. Ka pastaj gjas\u00eb q\u00eb ajo energjia pozitive t\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e vet, dometh\u00ebn\u00eb me \u201cndejt drejt e m\u00eb fol shtremb\u00ebt\u201d. Vet\u00ebm udh\u00ebheq\u00ebsit e djesh\u00ebm \u201cktheheshin\u201d n\u00eb sht\u00ebpi, kur nuk mund t\u00eb shkilnin m\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt e veta n\u00eb zyr\u00eb, mbaheshin aty p\u00ebr merita t\u00eb Luft\u00ebs e t\u00eb pun\u00ebs si\u00e7 thuhej. Kurse demokracia e ka ndryshe. N\u00ebse je i zoti dhe ke se \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash, d\u00ebgjohesh dhe pa folur. N\u00eb p\u00ebrballjen parlamentare ka replika e polemika, po her\u00eb-her\u00eb dhe batuda. Kjo puna e batudave \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb kredo e politikan\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb shpesh nuk kan\u00eb as shijen e bejteve popullore. Nuk ia p\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebsaj as disa gra deputete, sikur kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn nuk e kalon provimin e t\u00eb qenit parlamentare; si ato burrneshat e motit, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb luftarake propaganda me ngjyres\u00eb patriotike se sa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Si nuk kuptohet se ky komunikim inat\u00e7or e ironik n\u00eb kulm iu shkakton shqet\u00ebsim atyre q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur deputet\u00ebt n\u00eb Kuvend e q\u00eb quhen taksapagues?<\/p>\n<p>E n\u00ebse kthehemi prap\u00eb t\u00eb kuvendet shqiptare, tradicionale, pjes\u00eb e ligj\u00ebrimit ishte dhe humori, grotesku, sipas situatave, por asnj\u00ebher\u00eb pa vend. Satira q\u00eb i shkonte p\u00ebrshtat Tef\u00eb Palushit n\u00eb Shkod\u00ebr, si artist i karikatur\u00ebs, nuk i shkonte nj\u00eb akademiku t\u00eb kollarisur me pamje zotnie, jo se mjeshtri i batudave nuk ishte zotni e shkuar tij, por ai dallonte nga gjith\u00eb elita e qytetit t\u00eb vet, si nj\u00eb tip <em>sui generis<\/em>. Tek e fundit Tefa mbetet m\u00eb i p\u00ebrmendur se t\u00eb gjith\u00eb sekretar\u00ebt e par\u00eb (q\u00eb ishin dhe n\u00eb Byron\u00eb Politike) e kryetar\u00ebt e bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, pa dashur aspak t\u2019i ulim ata nga rangu q\u00eb kishin. Tefa q\u00eb nuk kishte kurr\u00ebfar\u00eb pompoziteti e pasurie, q\u00eb shkonte me nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb rrugicave t\u00eb Shkodr\u00ebs, kur udh\u00ebheq\u00ebsit e qytetit t\u00eb veriut g\u00ebzonin nj\u00eb pushtet prej \u201cpashallar\u00ebsh\u201d. N\u00eb Pogradec lartohet vet\u00ebm shtatortja e Lasgushit buz\u00eb liqerit t\u00eb tij, nuk mjaftuan sagat udh\u00ebheq\u00ebsore t\u00eb Drilonit, me roja t\u00eb pafundme rreth e rrotull t\u00eb parit t\u00eb vendit, q\u00eb ai t\u00eb mund t\u00eb ishte sot n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore aty. Profecia e poetit doli: \u201cSekretar\u00ebt vin\u00eb e ven\u00eb, poet\u00ebt b\u00ebjn\u00eb atdhen\u00eb.\u201d Por kjo vet\u00ebm sa p\u00ebr kujtes\u00eb p\u00ebr burrat e shtetit dhe natyrisht dhe grat\u00eb e shtetit (n\u00ebse mund ta fusim n\u00eb p\u00ebrdorim dhe nj\u00eb term t\u00eb till\u00eb), q\u00eb nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb se e tashmja b\u00ebhet shpejt histori, e nuk dihet pastaj se si ata\/ato mund t\u00eb ndjehen n\u00eb postqeverisjen e tyre. Pas 90-s nuk u d\u00ebgjua thuajse anj\u00eb an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike apo i KQ t\u00eb thoshte di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend, se gjithnj\u00eb kishte folur vet\u00ebm partia p\u00ebrmes goj\u00ebs s\u00eb tyre, th\u00ebn\u00eb ndryshe, karrigia. Ata zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke ndejtur p\u00ebrher\u00eb n\u00eb maje t\u00eb piramid\u00ebs, ishin tjet\u00ebrsuar, kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje rrubullake ndaj gjith\u00e7kaje e gjithkujt, pa\u00e7ka meritave t\u00eb secilit individ.<\/p>\n<p>Mir\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb t\u00eb dy koh\u00ebt, po stilit punist nd\u00ebr rishtar\u00ebt e politik\u00ebs si i b\u00ebhet? Se jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ata t\u00eb rinj q\u00eb shfaqen ndryshe, q\u00eb shpalosin nj\u00eb personalitet t\u00eb vetin. Duket q\u00eb nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, k\u00ebta le\u00e7it\u00ebs t\u00eb fjal\u00ebs politike-publike q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur me pozat akoreske q\u00eb marrin para kameras, duke mos u marr\u00eb me problemin, por me ziimin e kund\u00ebrshtarit. \u201cShoh ndonj\u00eb deputete t\u00eb re n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb flet gjithandej, replikon me t\u00eb gjith\u00eb, por nuk kam lexuar dhe dy rreshta t\u00eb shkruar prej saj\u201d, thoshte nj\u00ebri me shpoti. \u201cN\u00eb Kuvend ka deputet\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb folur kurr\u00eb, si mund t\u00eb jen\u00eb aty?\u201d shkruante nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb rrejtin social. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qarta, n\u00eb vendin e kuvendit kan\u00eb shkuar shum\u00eb nga ata q\u00eb nuk e kan\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebr zanat, nj\u00eblloj si t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar dikush q\u00eb nuk ia thot\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit. Kjo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ndodh, t\u2019i gjendet njeriut puna e jo pun\u00ebs njeriu. E \u00e7far\u00eb pune se, deputet! Nga ana tjet\u00ebr si mund t\u00eb p\u00ebrtypen n\u00eb publik akuzat e parlamentar\u00ebve ndaj nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr lidhje me krimin, korrupsionin etj. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, cila do t\u00eb jet\u00eb e nes\u00ebrmja e parlamentarizmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n<p>Gjithsesi, edhe pse i kan\u00eb votuar zgjedh\u00ebsit njer\u00ebzit e paracaktuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb deputet\u00eb, \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb ka krijuar nj\u00eb Kuvend sherri si ky yni, ku e enjta parlamentare \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e mundimshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, edhe p\u00ebr vet\u00eb ata q\u00eb \u201cpunojn\u00eb\u201d gjith\u00eb jav\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kund\u00ebr pal\u00ebs tjet\u00ebr, kinse duke b\u00ebr\u00eb politik\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb pamfleti p\u00ebr seancat parlamentare t\u00eb s\u00eb enjtes) &nbsp; NDUE DEDAJ &nbsp; E enjtja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb dhunshme parlamentare dhe e sjelljes s\u00eb vrazhd\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve ndaj nj\u00ebri-tjetrit, sa thua m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs t\u00eb planifikosh nj\u00eb rrug\u00ebtim p\u00ebr diku larg, n\u00eb ndonj\u00eb bjeshk\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-4469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4469"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4471,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4469\/revisions\/4471"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}