{"id":4460,"date":"2014-06-15T14:03:39","date_gmt":"2014-06-15T14:03:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4460"},"modified":"2014-06-15T14:03:39","modified_gmt":"2014-06-15T14:03:39","slug":"kur-gjon-pali-i-dyte-puthte-token-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4460","title":{"rendered":"KUR GJON PALI I DYT\u00cb PUTHTE TOK\u00cbN SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><em><\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Papa-Gjon-Pali-II-puthi-token-shqiptare-kur-erdhi-ne-Tirane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4461\" title=\"Papa-Gjon-Pali-II-puthi-token-shqiptare-kur-erdhi-ne-Tirane\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Papa-Gjon-Pali-II-puthi-token-shqiptare-kur-erdhi-ne-Tirane.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"267\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Papa-Gjon-Pali-II-puthi-token-shqiptare-kur-erdhi-ne-Tirane.jpg 400w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Papa-Gjon-Pali-II-puthi-token-shqiptare-kur-erdhi-ne-Tirane-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/a>\u201cNuk mund t\u00eb mos e hedh v\u00ebshtrimin <\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>p\u00ebrtej detit&#8230; n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d <\/em><em><\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n<p align=\"center\">\n<p align=\"center\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Diskursi i puthjes panore mund t\u00eb niste me fjal\u00ebt: Tani ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb Pap\u00eb, por nj\u00eb Shenjt. T\u00eb gjith\u00eb e kujtojn\u00eb foton e rrall\u00eb t\u00eb Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb duke puthur tok\u00ebn shqiptare<!--more--> gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me 25 prill t\u00eb vitit 1993. Zor t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb nj\u00eb fotografi m\u00eb befasuese e emocionuese se kjo. Shum\u00eb njer\u00ebz tani q\u00eb ai u shpall shenjt e kan\u00eb postuar n\u00eb rrjetet sociale pa koment, t\u00eb bindur ajo foto flet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb di\u00e7itur\u00eb me mij\u00eb fjal\u00eb. Duket nj\u00eb gjest m\u00eb shum\u00eb ritual se ceremonial, porse unikal n\u00eb llojin e vet. Askush tjet\u00ebr nuk ulet p\u00ebr t\u00eb puthur tok\u00ebn, ve\u00e7 atij Pape dhe kjo e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ndoshta ky gjest \u00ebsht\u00eb i lidhur me figur\u00ebn legjendare t\u00eb Gjergj Kastriotit, viganit q\u00eb mbrojti kish\u00ebn katolike nga dallg\u00ebt otomane n\u00eb t\u00eb 15-in shekull, p\u00ebr \u00e7ka Sk\u00ebnderbeu u pag\u00ebzua nga Papa Kaliksti III si \u201cAtleta Christi\u201d. Apo ndoshta se Shqip\u00ebria ishte vendi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, murgesh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbotshme q\u00eb la vendin e vet dhe shkoi n\u00eb mesin e t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb Indis\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebruar. E t\u00eb tjera komente rreth puthjes s\u00eb pashembullt. Kurioz rreth k\u00ebtij gjesti, i drejtohemi historianit t\u00eb kish\u00ebs Dom Nik\u00eb Ukgjini dhe ai na shkruan: \u201cPuthjen e tok\u00ebs e ka praktikuar vet\u00ebm Papa Gjon Pali II, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb \u00e7do vend ku ka udh\u00ebtuar.\u201d\u00a0Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm ai e q\u00eb nuk ishte e nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ritualin e vizitave papnore.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb mund t\u00eb thuhet se tok\u00ebn ton\u00eb nuk e ka puthur thjesht nj\u00eb pap\u00eb, por nj\u00eb shenjt, q\u00eb mbase nuk ka kaluar k\u00ebndej q\u00eb kur Sh\u00ebn Pali apostulloi Ungjillin e Krishtit nga Jerusalemi deri n\u00eb Iliri. Sipas kronikave t\u00eb Vatikanit, nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i Selis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, Papa Piu II, k\u00ebrkoi dy her\u00eb t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr kuror\u00ebzimin mbret t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, por si duket rrethanat historike ishin t\u00eb pamundura p\u00ebr ardhjen e tij. Mbas Pap\u00ebs Gjon Pali i Dyt\u00eb Shenjt ky ritual kemi par\u00eb t\u00eb praktikohet dhe nga ipeshkvijt\u00eb e shuguruar prej tij, kur kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dioqezat e tyre, si kat\u00ebrshja e par\u00eb e atij viti (1993), Imzot Frano Illia, Imzot Robert Ashta, Imzot Zef Simoni, Imzot Rrok Mirdita. Koh\u00ebt e fundit n\u00eb Mirdit\u00eb u kremua 75-vjetori i lindjes s\u00eb ipeshkvit t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Rr\u00ebshenit, Imzot Cristoforo Palmieri, ardhur nga Italia, para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet vitesh, misionar mes mirditor\u00ebve, p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e kish\u00ebs s\u00eb tyre. E pati puthur tok\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb ipeshk\u00ebv i shquar, Imzot Mark Sopi, i cili bashk\u00eb me Ibrahim Rugov\u00ebn themeluan katedralen e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa meditojm\u00eb rreth asaj puthje papnore, na b\u00ebhet se nj\u00eb tjet\u00ebr pap\u00eb e ka puthur tok\u00ebn arbnore, Klementi XI, me origjin\u00eb shqiptare, frym\u00ebzuesi i Kuvendit t\u00eb Arbnit n\u00eb vitin 1703. Kan\u00eb qen\u00eb koh\u00eb dramatike p\u00ebr Arbnin\u00eb dhe mbijetes\u00ebn shqiptare. \u201cIliricum Sacrum\u201d (Iliria e Shenjt\u00eb) e Daniel Farlatit \u00ebsht\u00eb libri (botuar n\u00eb Venedik latinisht n\u00eb n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllime) ku pasqyrohet historia kishtare e shqiptar\u00ebve etj. N\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e Pap\u00ebs e kan\u00eb puthur tok\u00ebn dhe t\u00eb ngjashmit e tij, \u201cpapnor\u00ebt\u201d e paepur t\u00eb besimit katolik, si Kardinal Mikel Koliqi. At Zef Pllumi e puthi tok\u00ebn e vet p\u00ebrmes rrojtjes p\u00ebr me tregue, ku libri i tij emblem\u00eb tash \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb italisht, me parath\u00ebnie t\u00eb Silvio Berluskonit. Puthja e Pap\u00ebs Shenjt Gjon Pali II kishte nisur vite m\u00eb par\u00eb se ajo t\u00eb ngjante. N\u00eb vitin 1980, nga Otranto e Italis\u00eb, ai foli p\u00ebr kish\u00ebn e martirizuar nga komunist\u00ebt: \u201cNuk mund t\u00eb mos e hedh v\u00ebshtrimin p\u00ebrtej detit, jo larg prej k\u00ebndej, drejt kish\u00ebs heroike n\u00eb Shqip\u00ebri, e tronditur thell\u00eb nga p\u00ebrsekutimi i ashp\u00ebr e i zgjatur, por edhe e pasuruar nga d\u00ebshmia e martir\u00ebve t\u00eb saj: ipeshkvij, meshtar\u00eb, rregulltar\u00eb, rregulltare e besimtar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p align=\"center\">***<\/p>\n<p>E tani nj\u00eb tjet\u00ebr diskurs lidhur me puthjen simbolike. Puthja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ceremonialit zyrtar shtetaror, kur Presidenti i Republik\u00ebs puth flamurin, cop\u00ebn e \u201ctok\u00ebs\u201d s\u00eb vendit t\u00eb tij prej bezeje t\u00eb kuqe, ku rri shqiponja dykrenore me krah\u00ebt hapur. Nuk mund t\u00eb mos meditosh p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast se si e ka puthur flamurin Gjergj Kastrioti para betejave t\u00eb tij t\u00eb Motit t\u00eb Madh, Ismail Qemali dhe gjith\u00eb plejada e kryeshtetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XX. Shkojn\u00eb rregullisht n\u00eb dit\u00ebt e shenjta njer\u00ebzit e politik\u00ebs n\u00eb selit\u00eb e kultit, ani sa me dinjitet e kan\u00eb \u201cputhur\u201d tok\u00ebn q\u00eb i kryejn\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebn politike. Puthja padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr gjerat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb njer\u00ebzimit, puthja aristokrate e dor\u00ebs s\u00eb zonjave t\u00eb salloneve, puthjet skenike t\u00eb aktor\u00ebve n\u00ebp\u00ebr filma, puthja shenjuese e t\u00eb sapo celebruarve n\u00eb martes\u00eb etj. E vetmja puthje e shpifur e koh\u00ebve t\u00eb kaluara \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cshok\u00ebve\u201d t\u00eb udh\u00ebheqjeve komuniste, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00eb solidaritet galopant, po q\u00eb ishte fals, pasi ata s\u2019e kishin p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb prisheshin p\u00ebr jet\u00eb e mot, p\u00ebr shkak t\u00eb parimeve, me t\u00eb puthurit e tyre burra. E dyshimt\u00eb mbetet puthja e tok\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb ata funksionar\u00eb q\u00eb p\u00ebrbetohen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb teksa i fusin duart asaj deri n\u00ebn dh\u00e9 p\u00ebr t\u2019i grabitur floririn e fshehur n\u00eb \u201cqypat\u201d e art\u00eb t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb dallim mes udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb, shtetar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe krer\u00ebve t\u00eb feve, p\u00ebrpos atyre rasteve kur patriark\u00ebt shkrihen n\u00eb nj\u00eb me t\u00eb par\u00ebt dhe b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb n\u00eb tempujt e shenjt\u00eb. N\u00ebse Papa Gjon Pali II Shenjt zbriti n\u00eb tok\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb bekuar \u201ckatedralen\u201d e rr\u00ebnuar t\u00eb besimit katolik, n\u00eb bekimin e Katedrales Ortodokse t\u00eb Tiran\u00ebs, pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nuk u fol shqip nga kreu i saj Janullatos, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb at\u00eb ceremoni ishte dhe nj\u00eb peshkop jo shqiptardash\u00ebs si Irinej. Koha \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ndan trofet\u00eb e fortlumturimit apo jo. Atenagora, patriarku ekumenik i Kostandinopoj\u00ebs, q\u00eb kishte qen\u00eb dhe argjipeshk\u00ebv i Amerik\u00ebs, me origjin\u00eb shqiptare nga Janina, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i ndritur i kish\u00ebs ortodokse t\u00eb shekullit XX. Pes\u00ebdhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb (1964) u quajt historik takimi i Papa Palit VI me k\u00ebt\u00eb hierark t\u00eb lart\u00eb ortodoks, i cili kishte patur miq\u00ebsi dhe me Papa Gjonin XXIII, q\u00eb gjithashtu u shpall shenj i kish\u00ebs katolike koh\u00ebt e fundit. Edhe Atenagora ishte nj\u00eb pap\u00eb, nj\u00eb shenjt, si nj\u00eb personalitet i shquar bot\u00ebror, q\u00eb na duhet ta njohim dhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebrqafimi i tij n\u00eb Jerusalem me Palin VI \u00ebsht\u00eb e para \u201cputhje\u201d e dy kishave q\u00eb nga skizma e madhe e vitit 1054. \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb me at\u00eb rast se ai takim qe nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr kish\u00ebn. Bota ka nevoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr dashuri dhe kisha n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb dashuri, e jo vend p\u00ebr urrejtje peshkop\u00ebsh nacionalist\u00eb, pa\u00e7ka komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNuk mund t\u00eb mos e hedh v\u00ebshtrimin p\u00ebrtej detit&#8230; n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d \u00a0 NDUE DEDAJ &nbsp; Diskursi i puthjes panore mund t\u00eb niste me fjal\u00ebt: Tani ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb Pap\u00eb, por nj\u00eb Shenjt. T\u00eb gjith\u00eb e kujtojn\u00eb foton e rrall\u00eb t\u00eb Gjon Palit t\u00eb Dyt\u00eb duke puthur tok\u00ebn shqiptare<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4460","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4460"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4463,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4460\/revisions\/4463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}