{"id":4443,"date":"2014-06-08T15:18:01","date_gmt":"2014-06-08T15:18:01","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4443"},"modified":"2014-06-08T15:18:01","modified_gmt":"2014-06-08T15:18:01","slug":"kulture-masive-me-dyzen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4443","title":{"rendered":"KULTUR\u00cb MASIVE ME DYZEN"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4444\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/Dedaj-Ndue-300x2261.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p align=\"center\"><em>(Koha moderne ka gjuh\u00ebn e vet muzikore)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb qytetet e vogla shohim shpesh spektakle t\u00eb tipit oriental. Shfaqje publike, kinse artistike, si nj\u00eb reminishenc\u00eb e viteve \u201960-\u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, kur folku shqiptar njohu kulmin e tij n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e vendit dhe festivalet u kthyen n\u00eb nj\u00eb ritual komb\u00ebtar.<!--more--> Folku \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm po t\u00eb p\u00ebrdoret me vend e p\u00ebr nevoja t\u00eb turizmit, por jo sa her\u00eb n\u00eb sheshet e qyteteve tona ka ngjarje, sidomos me t\u00eb huaj, ku k\u00ebrcet \u201cdyzeni\u201d q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, si at\u00ebher\u00eb kur nga qendra e z\u00ebrit nisnin aksionet p\u00ebr hapjen e kanaleve e korrjen e mistrit. Duket sikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb koha ka ngecur atje, n\u00eb \u201cfolklorizmin\u201d e haresh\u00ebm masiv. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb qendrat urbane n\u00eb provinc\u00eb koncerte me muzik\u00eb klasike apo moderne jepen vet\u00ebm kur vjen ndonj\u00eb grup nga Tirana, Shkodra, Kor\u00e7a etj. Ka mang\u00ebsi formimi dhe kultivimi muzikor, n\u00eb or\u00ebt e muzik\u00ebs n\u00eb shkollat e zonave rroft\u00eb magnetofoni, ashtu si n\u00eb or\u00ebt e edukimit fizik, q\u00eb si shp\u00ebtim \u00ebsht\u00eb gjetur topi i futbollit. Nuk m\u00ebsohet solfezhi n\u00eb klas\u00eb, nuk ftohen kompozitor\u00ebt t\u00eb flasin p\u00ebr prirjet dhe rrymat e reja muzikore etj. Qendrat e ndryshme kulturore jan\u00eb t\u00eb vak\u00ebta dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht pa specialist\u00eb t\u00eb muzik\u00ebs, koreografis\u00eb, skenografis\u00eb, regjis\u00eb etj. Natyrisht q\u00eb autori i k\u00ebtyr\u00eb radh\u00ebve ka vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr folkun shqiptar, bard\u00ebt e tij t\u00eb m\u00ebdhenj nd\u00ebr shekujt, qysh nga Eposi i Kreshnik\u00ebve, visarin kulturologjik t\u00eb shpalosur n\u00eb kalan\u00eb e Gjirokastr\u00ebs p\u00ebr vite e vite, e gjer n\u00eb Dizhon t\u00eb Franc\u00ebs duke rr\u00ebmbyer trofeun e tij n\u00eb \u201970-n etj. Por tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb miniera e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb popullore dhe tjet\u00ebr ngecja t\u00eb \u201cdyzeni\u201d i gjyshit sot. Ngjet ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb sheshet festive t\u00eb qyteteve i ngjajn\u00eb nj\u00eb furgoni t\u00eb st\u00ebrmadh q\u00eb t\u00eb mbyt me muzik\u00eb turbofolk e tallava. Si t\u00eb mos mjaftonin dasmat zhurmuese gjat\u00eb ver\u00ebs, kur duhet t\u00eb mbyll\u00ebsh dyert e dritaret p\u00ebr t\u00eb mos u shurdhuar nga muzika konglomerat n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit. Dhe jemi p\u00ebrshtatur me k\u00ebt\u00eb \u201ckultur\u00eb masive\u201d jo pak vulgare. Edhe kur hapen fushatat elektorale, edhe kur ven\u00eb mes popullit lider\u00ebt politik\u00eb, sajdisen me spektakle popullore n\u00eb rrug\u00eb e sheshe nj\u00eblloj si n\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebndohej: \u201cDilni se erdhi Enveri\u201d. Mir\u00eb q\u00eb puna nuk ka shkuar deri aty sa t\u00eb prisnim me aheng Tirane dhe zotin Fyle, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb takimin e radh\u00ebs lidhur me statusin e vendit kandidat p\u00ebr n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Natyrisht jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendimi p\u00ebrsa po themi, ama nj\u00eb gj\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet, q\u00eb ne nuk po d\u00ebshmojm\u00eb kultur\u00eb europiane n\u00eb shpalimin muzikor publik. Dhe ato pjano, fisarmonika, kitara q\u00eb ishin n\u00eb pallatet e kultur\u00ebs s\u00eb qyteteve kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, kan\u00eb mbetur vet\u00ebm nj\u00eb dor\u00eb \u00e7iftelish t\u00eb ronitura. N\u00eb Tiran\u00eb, apo Shkod\u00ebr, \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur n\u00eb urbanin ku ti udh\u00ebton, hipin e zbresin nx\u00ebn\u00ebs me violinat n\u00eb k\u00ebllef q\u00eb ven\u00eb n\u00eb koncerte, kurse muzike, studio televizive etj. Por pak e has k\u00ebt\u00eb dukuri n\u00eb rrethe. N\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs zhvillohet prej 11 vitesh festivali mbar\u00ebkomb\u00ebtar i interpretuesve t\u00eb rinj t\u00eb folkut, p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb n\u00eb breznit\u00eb e reja interprerimin n\u00eb veglat popullore, q\u00eb meriton t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohet dhe p\u00ebr faktin se p\u00ebr tre dit\u00eb i jep kuptim nj\u00eb qyteze t\u00eb larg\u00ebt me vlera turistike, ve\u00e7se n\u00eb t\u00eb ardhmen ky festival mund t\u00eb fitonte tone dhe m\u00eb profesioniste n\u00eb p\u00ebrgatitjen e talenteve konkuruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs etj. Gjithsesi fjala n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ato qendra kulturore modeste, q\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb muzik\u00ebs dhe t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb interpretues, improvizojn\u00eb koncerte gjysm\u00ebrapsodike, apo han\u00eb \u201cdhjamin\u201d e vjet\u00ebr t\u00eb viteve t\u00eb shkuara, shpesh duke u b\u00ebr\u00eb bajat para publikut m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebng\u00eb sot e mot. V\u00ebrtet e duam lahut\u00ebn, sharkin\u00eb e \u00e7iftelin\u00eb, fyellin e pipz\u00ebn, por koha moderne ka gjuh\u00ebn e vet muzikore. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, ka dhe nj\u00eb an\u00eb negative kjo puna e \u00e7iftelis\u00eb s\u00eb shum\u00ebdashur, ajo sikur ka eklipsuar (n\u00eb trevat ku bie) veglat e tjera t\u00eb muzik\u00ebs bashk\u00ebkohore. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb kur shohim formacione t\u00eb rinjsh q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr k\u00ebt\u00eb veg\u00ebl, n\u00eb festivalet e interpretuesve t\u00eb rinj, por mbetja vet\u00ebm aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje \u201crurale\u201d. Kemi pak nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave n\u00eb k\u00ebto an\u00eb q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u2019i bien violin\u00ebs, pjanos, kitar\u00ebs, kontrabasit, violin\u00e7elit etj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj nger\u00e7i muzikor q\u00eb organet arsimore, kulturore dhe specialist\u00ebt lypet ta kap\u00ebrcejn\u00eb. Mbajtja gjall\u00eb e tradit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb an\u00eb, kurse ushtrimi n\u00eb muzik\u00ebn moderne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Kemi b\u00ebr\u00eb hapa prapa m\u00eb duket. N\u00eb vitet \u201970 kishte kurse muzike, ku nx\u00ebn\u00ebsit m\u00ebsonin gjith\u00eb llojet e veglave muzikore, pasi n\u00eb qytete kishte muzikant\u00eb profesionist\u00eb q\u00eb kishin kryer licet\u00eb artistik\u00eb dhe Akademin\u00eb e Arteve. Nganj\u00ebher\u00eb nga vendor\u00ebt shfaqje t\u00eb tilla t\u00eb \u201cgatshme\u201d prej tridhjet\u00eb vitesh gjenden si rruga m\u00eb e leht\u00eb, ani se t\u00eb rinjt\u00eb, th\u00ebn\u00eb shqeto, nuk \u00ebsht\u00eb se e p\u00eblqejn\u00eb dhe aq k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas ritmeve muzikore moderne dhe jo pas kinse shfaqje q\u00eb nuk sjellin asgj\u00eb t\u00eb re, ve\u00e7se rip\u00ebrtypin t\u00eb nj\u00ebjtat motive popullore. Natyrisht ata din\u00eb t\u00eb \u00e7mojn\u00eb k\u00ebng\u00ebt qytetare me frym\u00eb popullore q\u00eb k\u00ebndohen nga artist\u00eb t\u00eb lindur, si Shkurte Fejza, Merita Halili, Artiola Toska, Bujar Qamili, Eli Fara etj; ashtu si artist\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb talentuar i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vend folkut deri n\u00eb muzik\u00ebn e xhazit.<\/p>\n<p>Shpalimi i koloritit popullor, muzikor, kostumografik \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb dit\u00ebt e sh\u00ebnuara t\u00eb motmotit, si\u00e7 ka qen\u00eb tradit\u00eb, bie fjala, Elbasanit i ka hije veshja tradicionale e krahin\u00ebs n\u00eb Dit\u00ebn e Ver\u00ebs, kur t\u00eb ardhurve p\u00ebr fest\u00eb iu serviren ballokumet i shijshme; Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe kur organizon n\u00eb Alpe \u201cLogun e Bjeshk\u00ebs\u201d dhe vashat ngjajn\u00eb me or\u00ebt e zanat e malit; Dropullit n\u00eb kremtimet e ndryshme karakteristike t\u00eb zon\u00ebs. Veshja e vet, melodit\u00eb e veta atentike, i kan\u00eb hije Kor\u00e7\u00ebs, Mirdit\u00ebs, Ulqinit, Tetov\u00ebs, Gjakov\u00ebs, Janin\u00ebs etj., n\u00eb dit\u00ebt me shenj, ku popullorja ndihet n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur e jo duke krijuar dekor festiv fals pa vend. P\u00ebrndryshe, edhe n\u00eb dit\u00ebt e karnavaleve mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn kostumet dhe veglat e muzik\u00ebs popullore!?<\/p>\n<p>Ja, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019u kujtuar p\u00ebr civilizimin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ikur nga shp\u00ebrdorimi i tradit\u00ebs e improvizimi, ndonj\u00ebher\u00eb dhe n\u00eb media. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr jo-zanatlinjt\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb vendin mjesht\u00ebrve. Kujtoni paksa odat e burrave n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb tona n\u00eb dit\u00ebt e dasmave, kur \u00e7iftelin\u00eb n\u00eb dor\u00eb e merrte vet\u00ebm ai q\u00eb dinte me ia luajt gishtat. As regjisori m\u00eb i madh nuk do t\u00eb kryente m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrzgjedhjen q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb k\u00ebto raste nga vet\u00eb bard\u00ebt. Pa folur pastaj p\u00ebr ritualin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb vajit, me nj\u00eb tradit\u00eb qysh antike. Njer\u00ebzit e dinin gjithnj\u00eb rendin e fjal\u00ebs, t\u00eb k\u00ebng\u00ebs dhe jo si sot, hajde t\u00eb dalim n\u00eb shesh me kostume popullore&#8230; e dixhej q\u00eb na furnizon me muzik\u00eb elektronike (!) Nuk na lejohet ta shp\u00ebrdorojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb na e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebt, me q\u00eb kemi shp\u00ebrdoruar shum\u00eb vlera t\u00eb tjera, si fjal\u00ebn n\u00eb Parlament e gjithandej, po vrasim natyr\u00ebn dhe mjedisin me duart tona, po na shkat\u00ebrrohen kalat\u00eb dhe kullat monumente dit\u00ebn p\u00ebr diell. T\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebt\u00eb shpirt\u00ebroren, pa e p\u00ebrdhosur. Se po kultivojm\u00eb te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb nj\u00eb shije vulgare. Dikur t\u00eb huajt q\u00eb vinin ishin albanolog\u00eb t\u00eb shquar dhe iu rregjistronin lahutar\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsive jo vet\u00ebm fjal\u00ebt e k\u00ebng\u00ebve epike, por dhe l\u00ebvizjet e buz\u00ebve gjat\u00eb interpretimit, kurse tani ata t\u00eb huaj q\u00eb vijn\u00eb si turist\u00eb ka rrezik t\u00eb ikin me p\u00ebrshtypjen se ky vend p\u00ebr tradit\u00eb ka patur k\u00ebt\u00eb folkun e rrem\u00eb t\u00eb sot\u00ebm. Ende ka studiues k\u00ebtu dhe n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb rendin pas \u201cfosileve\u201d muzikore t\u00eb shekujve, nj\u00eb lloj arkeologjie e admirueshme e fjal\u00ebve, l\u00ebvizjeve, tingujve e ritmeve, por kush me mir\u00eb se ata dhe pedagog\u00ebt e fush\u00ebs duhet t\u2019u thon\u00eb amator\u00ebve e menaxher\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm kulturor\u00eb se nuk e keni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb shfytyrim t\u00eb folkut, duke regjistruar e le\u00e7itur k\u00ebng\u00eb popullore \u00e7do kthin\u00eb q\u00eb e quan vet\u00ebn studio muzikore. Li\u00e7ensat k\u00ebtu duhen dh\u00ebn\u00eb me kritere m\u00eb t\u00eb rrepta se p\u00ebr nd\u00ebrtuesit e pallateve shum\u00ebkatshe, noter\u00ebt, avokat\u00ebt, audit\u00ebt etj. Mbase antropolog\u00ebt social-kulturor\u00eb duhet t\u00eb na thon\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb modeli kulturor q\u00eb mbizot\u00ebrn sot n\u00eb Shqip\u00ebri, nga spektaklet e m\u00ebdha televizive, te koncertet e 1 Qershorit t\u00eb shkollave, ato t\u00eb qendrave kulturore t\u00eb bashkive, shoqatave artistike, grupeve muzikore etj.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ (Koha moderne ka gjuh\u00ebn e vet muzikore) &nbsp; N\u00eb qytetet e vogla shohim shpesh spektakle t\u00eb tipit oriental. Shfaqje publike, kinse artistike, si nj\u00eb reminishenc\u00eb e viteve \u201960-\u201970 t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, kur folku shqiptar njohu kulmin e tij n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e vendit dhe festivalet u kthyen n\u00eb nj\u00eb ritual komb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-4443","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4443"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4443\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4445,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4443\/revisions\/4445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}