{"id":4437,"date":"2014-06-03T02:56:49","date_gmt":"2014-06-03T02:56:49","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4437"},"modified":"2014-06-03T02:56:49","modified_gmt":"2014-06-03T02:56:49","slug":"njembedhjete-kryeministra-dhe-dy-presidente-arvanitas-udhehoqen-greqine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4437","title":{"rendered":"NJ\u00cbMB\u00cbDHJET\u00cb KRYEMINISTRA DHE DY PRESIDENT\u00cb ARVANITAS UDH\u00cbHOQ\u00cbN GREQIN\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/kico-xhavella.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4438\" title=\"kico xhavella\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/kico-xhavella-186x300.jpg\" alt=\"\" width=\"186\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/kico-xhavella-186x300.jpg 186w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/kico-xhavella.jpg 596w\" sizes=\"auto, (max-width: 186px) 100vw, 186px\" \/><\/a>\u00a0Ne foto: Kico Xhavella<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>Nga: Shp\u00ebtim Zinxhiria<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Arvanitasit n\u00eb rolin si kryeminist\u00ebr e udh\u00ebhoq\u00ebn Greqin\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia e saj e deri tek mbarimi i luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Nuk ishte nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Greqia t\u00eb ishte n\u00eb duart e arvanitasve q\u00eb nga 1847 deri m\u00eb 1950. Nga t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta kryeministra q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn<!--more--> Greqin\u00eb l\u00eb vend p\u00ebr tu p\u00ebrmendur Dhimit\u00ebr Bullgari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjedhur 8 her\u00eb si kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebta kapedan\u00eb q\u00eb luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb revolucionin grek t\u00eb 1821, jan\u00eb k\u00ebta politikan\u00eb q\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr 100 vjet, duke shkruar nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb popullit grek, t\u00eb k\u00ebtij populli q\u00eb sot u ka hapur dyert rreth 700 mij\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb fakt i \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se nga shteti shqiptar k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb ndritur jan\u00eb len\u00eb n\u00eb mjergull\u00ebn e harres\u00ebs t\u00eb plot\u00eb.<br \/>\nKI\u00c7O XHAVELLA &#8211; KRYEMINIST\u00cbR I GREQIS\u00cb 5 SHTATOR 1847 \u2013 8 MARS 1848<br \/>\nKi\u00e7o Xhavellas, kryeministri i par\u00eb q\u00eb merr drejtimin e Greqis\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit me 5 shtator t\u00eb 1847 deri m\u00eb 8 mars t\u00eb 1848. Ai lindi n\u00eb Suli t\u00eb Epirit me 1800 n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohur luft\u00ebtar\u00ebsh. U rrit n\u00eb Korfuz dhe vdes n\u00eb Athin\u00eb me 1855. Ishte djali i dyt\u00eb i Foto Xhavellas dhe nipi i Llambro Xhavellas. Ishte nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb revolucionit t\u00eb 1821. Ne mosh\u00ebn 19 vje\u00e7 merr grad\u00ebn e kapitenit, me em\u00ebrohet dy her\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtjes m\u00eb 1844 dhe 1849. M\u00eb 1824 ka luftuar s\u00eb bashku edhe me arvanitasin kapedan Karaskaqi. Nga Kapodistrias ngarkohet t\u00eb luftoj p\u00ebr nj\u00eb Greqi t\u00eb past\u00ebr nga turqit. N\u00eb vitet e rezistenc\u00ebs ndaj mbretit t\u00eb Greqis\u00eb s\u00eb bashku me Kolokotronin burgoset. N\u00eb 1854, kur n\u00eb Greqi filloi L\u00ebvizja \u00c7lirimtare e vendit kund\u00ebr skllav\u00ebris\u00eb, s\u00eb bashku me disa oficer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb souliotas mori p\u00ebrsip\u00ebr operacionet n\u00eb Epir, pas d\u00ebshtimit t\u00eb operacionit, ka dal\u00eb n\u00eb pension. Vdes m\u00eb 9 mars t\u00eb 1855.<br \/>\nJORGO KUNDURIOTI &#8211; KRYEMINIST\u00cbR 8 MARS 1848 -15 TETOR 1848<br \/>\nLindi m\u00eb 1782 n\u00eb ishullin Hydra n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb njohur. Ka punuar si k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb shtetit, senator etj. N\u00eb qeverin\u00eb Kapodistra u zgjodh an\u00ebtar i Panheleni dhe m\u00eb 1843 zgjidhet an\u00ebtar i asambles\u00eb Komb\u00ebtar\u00eb. Me 8 mars t\u00eb 1848 zgjidh\u00ebt kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Vdes n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are m\u00eb 1858 n\u00eb Athin\u00eb.<br \/>\nANTONIO KRYEZI &#8211; KRYEMINIST\u00cbR I GREQIS\u00cb 12 DHJETOR 1849-16 MAJ 1854<br \/>\nLindi m\u00eb 1796 Troizina n\u00eb ishullin Hydra. Ishte nj\u00eb luft\u00ebtar dhe udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Revolucionin Grek t\u00eb 1821. Ka qen\u00eb dy her\u00eb kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb operacionet detare n\u00eb Samos (korrik 1821) dhe Betej\u00ebn e Spets\u00ebs (8 shtator 1822). S\u00eb bashku me Kanarin ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb 1825 n\u00eb operacionin p\u00ebr djegien e flot\u00ebs egjiptiane n\u00eb portin e Aleksandris\u00eb. N\u00eb 1828 em\u00ebrohet kapiten i (i par\u00eb marin\u00ebs greke n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast). N\u00eb 1836 b\u00ebhet minist\u00ebr i Mariners Armansperg Qeveris\u00eb. Ai gjithashtu ka sh\u00ebrbyer n\u00eb t\u00eb Sekretarit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Aleksandrit Marin\u00ebs. N\u00eb 12 dhjetor t\u00eb 1849 b\u00ebhet kryeminist\u00ebr duke z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00eb tjet\u00ebr arvanitas kryeminist\u00ebr Kanarin. Vdes n\u00eb mosh\u00ebn 69 vje\u00e7 n\u00eb Athin\u00eb m\u00eb 1865. Ishte martuar me Qiriakula Bullgari nga nj\u00eb familje arvanitase e njohur.<br \/>\nDHIMIT\u00cbR BULLGARI (8 HER\u00cb KRYEMINIST\u00cbR I GREQIS\u00cb)<br \/>\n22 Shtator 1855 &#8211; 13 N\u00ebntor 1857; 11 Tetor 1862 &#8211; 9 Shkurt 1863; 25 Tetor 1863 &#8211; 5 Mars 1864; 3 N\u00ebntor 1865 &#8211; 6 N\u00ebntor 1865; 9 Janar 1866 &#8211; 18 Dhjetor 1866; 25 Janar 1868 &#8211; 25 Janar 1869 dhe 9 shkurt 1874 &#8211; 27 Prill 1875<br \/>\nDimitrios Voulgaris lindi m\u00eb 20 dhjetor t\u00eb 1802 n\u00eb ishullin Hydra af\u00ebr Athin\u00ebs, nga nj\u00eb familje e pasur. Ishte djali i beut Jorgo Bullgari. P\u00ebr Greqin\u00eb ishte nj\u00eb politikan i shekullit t\u00eb 19-t\u00eb. Jo rast\u00ebsisht p\u00ebr tet\u00eb her\u00eb u zgjodh si kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. N\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7 i futet karrier\u00ebs politike, pasi n\u00eb rrethin familjar. Antoni Kryeziu ishte kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb se asaj koh\u00eb. Zgjidhet dy her\u00eb delegat p\u00ebr n\u00eb Kuvendin komb\u00ebtar (1825 dhe 1829) si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Argos n\u00eb Hydra. N\u00eb 1832 ai u em\u00ebrua Minist\u00ebr i Marin\u00ebs, nj\u00eb pozit\u00eb nga e cila ai dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr kompromis nga luft\u00ebtar\u00ebt e 1821. N\u00eb 1837 ai u zgjodh kryetar i Bashkis\u00eb n\u00eb Hidra ku mban fronin qytetit p\u00ebr gjasht\u00eb vjet. N\u00eb 1845 ai u em\u00ebrua senator dhe dy vjet m\u00eb von\u00eb u betua si minist\u00ebr Detar nga qeveria Kolettis. Viteve n\u00eb vijim e mori ministrin\u00eb e financave n\u00eb qeverin\u00eb Kanari (1848), por nga ku ai dha dor\u00ebheqjen. N\u00eb shtator 1855 caktohet p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mban postin e ministrit te Brendshme. N\u00eb shkurt dha dor\u00ebheqjen si kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tetor t\u00eb atij viti (1863). N\u00eb 1865 formoi qeverin\u00eb me jet\u00ebshkurt\u00ebr p\u00ebr tri dit\u00eb n\u00eb janar 1866 u em\u00ebrua p\u00ebrs\u00ebri kryeminist\u00ebr. N\u00eb janar 1868 fiton zgjedhjet dhe formoi nj\u00eb qeveri p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are. M\u00eb 1871 fitoi zgjedhjet, duke u zgjedhur nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtat\u00ebn her\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt t\u00eb 1874 zgjidhet p\u00ebr t\u00eb tet\u00ebn her\u00eb dhe t\u00eb fundit si kryeminist\u00ebr i vendit. N\u00eb mars t\u00eb 1875 fiton p\u00ebrs\u00ebri po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mashtruese, ku dhe jep dor\u00ebheqjen si kryeminist\u00ebr dhe politikan, duke dal\u00eb n\u00eb pension. Vdes n\u00eb mosh\u00ebn 75 vjecare m\u00eb 29 dhjetor t\u00eb 1877 n\u00eb Athin\u00eb.<br \/>\nATHANASIO MIAULI &#8211; KRYEMINIST\u00cbR 13 N\u00cbNTOR 1857 \u2013 26 MAJ 1862<br \/>\nKa lindur m\u00eb 1815 n\u00eb ishullin Hydra n\u00eb familjen e luft\u00ebtarit patriot Andrea Miauli. M\u00eb 1828 mbaron shkoll\u00ebn ushtarake n\u00eb Gjermani. M\u00eb 1855 b\u00ebhet minist\u00ebr detar n\u00eb qeverin\u00eb e Dhimit\u00ebr Bullgarit. Dy vite m\u00eb von\u00eb m\u00eb 1857 zgjidhet kryeminist\u00ebr i vendit dhe m\u00eb 25 prill t\u00eb 2862 jep dor\u00ebheqjen duke u z\u00ebvend\u00ebsuar nga Kolokotroni.<br \/>\nVdes n\u00eb Paris n\u00eb mosh\u00ebn 52 vje\u00e7ar m\u00eb 1867.<\/p>\n<p>DHIOMIDHIS QIRIAKO &#8211; KRYEMINIST\u00cbR I VENDIT, 27 MARS 1863 \u2013 29 PRILL 1863<br \/>\nKa lindur m\u00eb 1811 n\u00eb ishullin e Spetces. Vinte n\u00eb jet\u00eb nga nj\u00eb familje e madhe detare dhe luft\u00ebtar me origjin\u00eb arvanitase Diomedes, me n\u00ebnkuptimin \u2013 e diel. Ishte avokat dhe politikan, m\u00eb von\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i vendit. Ka studiuar p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Franc\u00eb, ku m\u00eb 1835 b\u00ebhet Prokuror. M\u00eb 1840 dhe 1862 zgjidhet p\u00ebrfaq\u00ebsues i ishullit Spetces. Ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb hartimin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb m\u00eb 1843. M\u00eb 1851 ai u b\u00eb profesor i Ligjit Kushtetues dhe n\u00eb 1863 ai u zgjodh an\u00ebtar I Kuvendit t\u00eb Dyt\u00eb Komb\u00ebtar dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtar i Komisionit p\u00ebr Trajnim t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb re.<br \/>\nN\u00eb 1863 u em\u00ebrua Minist\u00ebr i Arsimit Publik ku sh\u00ebrbeu p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj (nga 18 mars 1863 deri m\u00eb 29 prill 1863). Vdes n\u00eb Itali me 1859 n\u00eb mosh\u00ebn 58 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>E. REPOULIS. LINDUR N\u00cb 1863 N\u00cb KRANIDI.<br \/>\nKRYEMINIST\u00cbR 21.8.1917-28.8.1917 DHE 19.10.1917-3.1.1918.<br \/>\nStudioi p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe punoi n\u00eb gazetari. Sh\u00ebrbeu si Redaktor i gazet\u00ebs &#8220;Akropolis&#8221; dhe ishte nj\u00eb gazetar madh p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. Ai u b\u00eb Sekretari i Brendsh\u00ebm ne vitin 1910 n\u00eb an\u00ebn e Venizelos. N\u00eb vitin 1913 mori kontrollin e menaxhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb vitin 1915 u b\u00ebhet Minist\u00ebr i Financave dhe Ministri i Brendsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1916 dhe z\u00ebvend\u00ebs Kryetar i Qeveris\u00eb. Si minist\u00ebr i brendsh\u00ebm ka punuar dhe arritur n\u00eb miratimin e ligjit &#8220;P\u00ebr Komunat&#8221; t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb sistemin e administrimit t\u00eb komunave.<br \/>\nKranidi vdiq n\u00eb vitin 1924.<\/p>\n<p>THEODHORO PANGALLO<br \/>\nKRYEMINIST\u00cbR I VENDIT, 5 QERSHOR 1925 \u2013 19 QERSHOR 1926<br \/>\nKa lindur m\u00eb 1878 n\u00eb ishullin e Salamines nga familja e Dhimit\u00ebr Pangallo, mjek dhe deputet i martuar me nj\u00eb vajz\u00eb me prejardhje me origjin\u00eb arvanitase.<br \/>\nM\u00eb 14 N\u00ebntor 1922 em\u00ebrohet minist\u00ebr i Jasht\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e Stiliano Gonata. M\u00eb 16 dhjetor te 1923 Partia Liberale fiton zgjedhjet, ku Pangallos zgjidhet deputet, nd\u00ebrsa me 4 Shkurt T\u00cb 1924 ai p\u00ebrplaset n\u00eb oborrin e Parlamentit me nj\u00eb deputet t\u00eb qytetit t\u00eb Artas. Kjo ndikon q\u00eb kryeministri Jorgos Kafantaris t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht hapen fjal\u00eb se Pangallos k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb qeverin\u00eb. M\u00eb 26 Qershor t\u00eb 1925 Pangallos zgjidhet kryeminist\u00ebr i vendit, ku n\u00eb qeverin\u00eb e tij mban postin e ministrit t\u00eb Mbrojtjes. N\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb vendit ai mbetet n\u00eb histori p\u00ebr dy gj\u00ebra. E para \u00ebsht\u00eb se ai urdh\u00ebroi policin\u00eb q\u00eb tu ndaloj grave veshjen e fustanit jo m\u00eb shume s\u00eb 30 cm nga toka. Ai \u00ebsht\u00eb u cil\u00ebsua si nj\u00eb diktator, pasi sulmoi ashp\u00ebr dhe ndoqi figura politike, komuniste dhe gazetare. Nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit ishte edhe Jorgo Papandreu, kryeministri i m\u00ebvonsh\u00ebm, babai i ish kryeministrit Andrea Papandreu dhe gjyshi i kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm Jorgo Papandreu. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ndaloi me ligj daljen e gazetave Estia, Kathimerini, dhe Rizospasi. Ai kishte nd\u00ebrtuar edhe nj\u00eb trup gjykate ku d\u00ebnonte me vdekje kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Ai arrestohet s\u00eb bashku me 36 ushtarake t\u00eb lart\u00eb dhe me dh\u00ebndrin e tij me 30 tetor m\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr grusht shteti ndaj kryeministrit Elftherios Venizelos, kur ky i fundit ndodhej n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>ALEKSAND\u00cbR KORIZI<br \/>\nKRYEMINIST\u00cbR I VENDIT, 29 JANAR 1941- 18 PRILL 1941.<br \/>\nLindi m\u00eb 1885 n\u00eb ishullin Poros. Zgjidhet kryeminist\u00ebr menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes se ish kryeministrit Joani Metaksa. Vinte nga nj\u00eb familje me origjin\u00eb arvanitase dhe ishte djali Jorgo Korizi deputet si dhe bashkiaku i ishullit Poros. Ka studiuar p\u00ebr drejt\u00ebsi. M\u00eb 1921 em\u00ebrohet drejtor i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa m\u00eb 1929 themeloi Bank\u00ebn Agrare. Kryeministri Joani Metaksa e em\u00ebron Minist\u00ebr i Sh\u00ebrbimeve Sociale. M\u00eb 1939 em\u00ebrohet President i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Greqis\u00eb. M\u00eb 6 prill t\u00eb 1941, Korziz duke q\u00ebndruar besnik paraardh\u00ebsit t\u00eb tij, hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e gjerman\u00ebve p\u00ebr largimin e forcave britanike nga Greqia, duke b\u00ebre q\u00eb gjerman\u00ebt t\u00eb fillojn\u00eb sulmin e tyre ndaj vendit. M\u00eb 6 prill t\u00eb 1941, Korziz duk\u00eb q\u00ebndruar besnik paraardh\u00ebsit t\u00eb tij, hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e gjerman\u00ebve p\u00ebr largimin e forcave britanike nga Greqia, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb gjerman\u00ebt t\u00eb fillojn\u00eb sulmin e tyre ndaj vendit. Brenda dhjet\u00eb dit\u00ebve, Greqia ka filluar t\u00eb bjer\u00eb dhe gjysma e vendit ishin tashm\u00eb n\u00eb duart e pushtuesve gjerman\u00eb. Fundi i karrier\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr tragjik.<br \/>\nM\u00eb 18 prill t\u00eb 1941 ai merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb kabinetit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebrball mbretit Jorgo n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb e tensione t\u00eb larta. M\u00eb tu kthyer n\u00eb sht\u00ebpi b\u00ebn vet\u00ebvrasje me dy plumba n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>PETRO BULLGARI- KRYEMINIST\u00cbR I VENDIT, 8 PRILL 1945 \u2013 17 TETOR 1945, (GJAT\u00cb LUFT\u00cbS CIVILE N\u00cb VEND)<br \/>\nLindi n\u00eb ishullin e af\u00ebrt t\u00eb Hydras m\u00eb 13 korrik t\u00eb 1883, nga familje e njohur politike. Mbas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit m\u00eb 1855 vjen n\u00eb Athin\u00eb, ku ndjek shkoll\u00ebn fillore, t\u00eb mesme dhe shkoll\u00ebn e lart\u00eb ushtarake detare. Mbas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb em\u00ebrohet drejtor i zyr\u00ebs s\u00eb ministrit detar. N\u00eb mars t\u00eb 1943 kryeministri i asaj kohe e em\u00ebron minist\u00ebr t\u00eb Forcave Ajrore. M\u00eb 8 Prill t\u00eb 1945 zgjidhet kryeminist\u00ebr Greqis\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb unitet t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb forcave politike t\u00eb vendit. M\u00eb 8 Tetor t\u00eb 1945 jep dor\u00ebheqjen dhe i kthehet jet\u00ebs s\u00eb tij private si tregtar deri n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Vdes n\u00eb spital m\u00eb 26 N\u00ebntor t\u00eb 1957 n\u00eb mosh\u00ebn 74 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>ALEKSAND\u00cbR. DIOMIDHI. KYRIAKOS- KRYEMINIST\u00cbR 30\/06\/1949-1\/06\/1950<br \/>\nLindi n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin 1874. Ai ishte nipi i Diomed\u00ebs dhe bir i Nikolas. Studioi p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe ekonomi n\u00eb Universitetin \u201cEimar\u201d n\u00eb Paris dhe diplom\u00ebn e mbron n\u00eb Universitetin e Berlinit. N\u00eb vitin 1905 beh\u00ebt profesor n\u00eb Universitetin e se Drejt\u00ebs Administrative, n\u00eb 1909 b\u00ebhet Prefekt i Atik\u00ebs-Boeotia, n\u00eb 1910 deputet i Partis\u00eb Liberale n\u00eb Spets\u00ebs, 1912, ministri i Financave n\u00eb 1918 Banka Komb\u00ebtare, 1922 Ministri i Financave, n\u00eb vitin 1923 guvernatori i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare, n\u00eb 1927 Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb. N\u00eb 1949 ai u b\u00eb n\u00ebnkryetar i Qeveris\u00eb. M\u00eb 30 qershor t\u00eb 1949 \u2013 1 qershor 1950 em\u00ebrohet Kryeminist\u00ebr i qeveris\u00eb. Ai vdiq n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb vitin 1951.<\/p>\n<p>PRESIDENT\u00cb T\u00cb GREQIS\u00cb<br \/>\n1. Theodhoros Pangallos (President 18.4.1926- 21.8.1926) vdiq m\u00eb 1952 n\u00eb Athin\u00eb<br \/>\n2. Pavllos Kunduriotis (President 1924-1926 dhe 1926-1929) vdiq m\u00eb 1935<\/p>\n<p>Sjellim dhe nje artikull tjeter, qe trajton te njejten teme.<a href=\"http:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=http%3A%2F%2Fper7je.wordpress.com%2F2011%2F03%2F02%2Fkryeministra-te-greqise-me-origjine-shqiptare%2F&amp;h=qAQFGhUtI&amp;enc=AZOHdKDs_k3nrbzMrjgHdlX1bru8Qa_sRwKUpKqbXh1W1QltTNEHypNXsebI2LWGj7A-W_o_OnrZXhE0SvjT19oF1j7H0SX0Pg40Z9WleOUjfOecLTzUF-0LH65xxEnHhsaAfs-QqH9U4NNL1VzjKDzcbIui6oI2VNmmA9wjVzGcSQ&amp;s=1\" target=\"_blank\">http:\/\/per7je.wordpress.com\/2011\/03\/02\/kryeministra-te-greqise-me-origjine-shqiptare\/<\/a><\/p>\n<p>KRYEMINISTRA TE GREQISE, ME ORIGJINE SHQIPTARE<\/p>\n<p>Historikisht arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfshihen n\u00eb list\u00ebn e emrave m\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm, q\u00eb i dhan\u00eb lavdi Greqis\u00eb s\u00eb Re. Gjithnj\u00eb nga historia kemi m\u00ebsuar se shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse politike n\u00eb Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb shkruar dhe folur q\u00eb shqiptar\u00ebt ose grek\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare ishin shum\u00eb kryetar\u00eb dhe kryeministra t\u00eb Greqis\u00eb. Prandaj p\u00ebr lexuesit sot kemi zgjedhur t\u00eb paraqesim biografit\u00eb t\u00eb disa kryeministrave t\u00eb shtetit Grek q\u00eb ishin arvanitas. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar rolin historik q\u00eb luajt\u00ebn arvanitasit p\u00ebr drejtimin e mbret\u00ebris\u00eb dhe shtetit grek. Kryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografie p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb. Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta luft\u00ebtar trima, heronj t\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821, jo vet\u00ebm me arm\u00ebt e tyre luftuan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb, por ishin kryetar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shtetit grek, q\u00eb drejtuan Greqin\u00eb drejt\u00eb zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs europiane. Shumica e kryeministrave t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb me origjin\u00eb nga ishujt q\u00eb historikisht njihen t\u00eb banuar dhe banohen edhe sot me shumic\u00eb nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.<br \/>\nN\u00eb vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeminist\u00ebr, shpalli Kish\u00ebn Autoqefale Greke, duke e shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga vart\u00ebsia e Fanarit t\u00eb Stambollit.<br \/>\nArvanitasi tjet\u00ebr Dhimit\u00ebr Vulgari pasi u zgjodh kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb, u b\u00eb e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqin\u00eb. Kryeministri Dhimit\u00ebr Vulgari mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm kryengritjen e ishullit t\u00eb Kret\u00ebs p\u00ebr tu bashkuar me Greqin\u00eb.<br \/>\nPo ashtu Kryeminist\u00ebr t\u00eb Greqis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili m\u00eb tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb ka qen\u00eb edhe an\u00ebtari i Akademis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs Aleksand\u00ebr Diomidhis p\u00ebr t\u00eb cilin kemi shkruar n\u00eb biografit\u00eb e arvanitasve q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb greke. Ai u zgjodh Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb m\u00eb 30.6.1949 deri m\u00eb 6.1.1950.<br \/>\nPra historikisht arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfshihen n\u00eb list\u00ebn e emrave m\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm, q\u00eb i dhan\u00eb lavdi Greqis\u00eb s\u00eb Re. Por sot pozicioni i gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe i traditave t\u00eb tyre nuk e meritojn\u00eb vendin q\u00eb u ka l\u00ebn\u00eb shtetin grek. Ku \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet n\u00ebp\u00ebr bodrumet e harres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb m\u00eb n\u00eb drit\u00eb e v\u00ebrteta e tyre q\u00eb jan\u00eb zot\u00ebr t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>1.- GJERGJ KUNDURIOTI (1782-1858) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs. I takon familjes s\u00eb Kunduriot\u00ebve q\u00eb ia dhan\u00eb shum\u00eb kryengritjes s\u00eb 1821. Tok me v\u00ebllan\u00eb Llazarin, dhan\u00eb shum\u00ebn prej 1.948.158 franga ari (4\/5 t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tyre) p\u00ebr mb\u00ebshtetjen t\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821. Ishte Kryetar i Greqis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe an\u00ebtar i Komisionit Drejtues m\u00eb 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes s\u00eb Pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb par\u00eb(1844-1845), t\u00eb mbledhjes s\u00eb Pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb(1845-1846), dhe t\u00eb mbledhjes s\u00eb tret\u00eb(1846-1847). N\u00eb janar t\u00eb 1844 u b\u00eb kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Marin\u00ebs.<br \/>\nU b\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 1848, dhe dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimit me mbretin Otton. N\u00eb vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb m\u00eb 1856. Vdiq m\u00eb 1858 n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs.<\/p>\n<p>2.- ANDON KRYEZIU (1796-1865) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1796. Familja e tij kishte ardhur n\u00eb ishull n\u00eb shekullin XVII. Rr\u00ebnj\u00ebt e fisit t\u00eb Kryezinjve gjenden n\u00eb fshatin arvanitas Krieza t\u00eb Eubes\u00eb jugore. Qysh n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb 1821 luftoi gjithnj\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb dhe si dor\u00eb e djatht\u00eb e admiral Andrea Miauli. M\u00eb 1836 b\u00ebhet minist\u00ebr i Marin\u00ebs detare greke, m\u00eb von\u00eb b\u00ebhet krye kujdestar i oborrit t\u00eb mbretit Otton dhe zgjidhet kryeminist\u00ebr n\u00eb 1842-1844, dhe n\u00eb vitin1849-1854. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte kryeminist\u00ebr zgjidhi problemin e madh kishtar t\u00eb asaj kohe me shpalljen e Kish\u00ebs Autoqefale Greke m\u00eb 1850 duke e shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga qendra e fes\u00eb ortodokse n\u00eb Stamboll. Ishte i pari njeri q\u00eb u b\u00eb n\u00ebnadmiral i Marin\u00ebs greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Vdiq m\u00eb 1865 n\u00eb Athin\u00eb dhe u varros me nderime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>3. \u2013 DHIMITER VULGARI (1801-1877) lindi m\u00eb 1801 n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs. Ishte bir i beut t\u00eb Hidr\u00ebs, Gjeorgjio Vulgarit. N\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7 u b\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Hidr\u00ebs dhe m\u00eb 1822, u zgjodh kryetar i p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Hidr\u00ebs, u b\u00eb dhe drejtues i anijes luftarake n\u00eb ishull. M\u00eb 1826 ishte prokuror i Hidr\u00ebs dhe m\u00eb 1848 u b\u00eb minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb.<br \/>\nIshte kryeminist\u00ebr nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte kryeminist\u00ebr u b\u00eb bashkimi i Shtat Ishujve me Greqin\u00eb, dhe mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm kryengritjen e ishullit t\u00eb Kret\u00ebs.<br \/>\nVdiq m\u00eb 1877 n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>4. -ATHANAS MIAULI (1815-1867) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1815 dhe ishte djali i t\u00eb lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pran\u00eb babait n\u00eb det dhe m\u00ebsoi n\u00eb anije Fregat\u00eb shkrim e k\u00ebndim n\u00eb gjuh\u00ebn greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak t\u00eb Mynihut n\u00eb Gjermani dhe sh\u00ebrbeu si oficer i marin\u00ebs greke. U b\u00eb adjutant i mbretit Otton dhe minist\u00ebr i Marin\u00ebs n\u00eb vitin 1855. Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb u zgjodh nga viti 1857-1862.<br \/>\nVdiq n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb vitin 1867.<\/p>\n<p>5.- PAVLO KUNDURIOTI (1855-1935) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe b\u00ebri karrier\u00eb si oficer i Marin\u00ebs, me nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb vitin 1905 u b\u00eb adjutant i mbretit Gjeorgjio i Par\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb 1912 u b\u00eb komandant i flot\u00ebs s\u00eb Egjeut dhe n\u00eb vazhdim u b\u00eb n\u00ebnadmiral.<br \/>\nPushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flot\u00ebn turke n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1912 dhe n\u00eb janar 1913.<br \/>\nM\u00eb 1915 u zgjodh minist\u00ebr i Marin\u00ebs dhe m\u00eb 1916 an\u00ebtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dang\u00eblliu, Kundurioti q\u00eb drejtonte l\u00ebvizjen m\u00eb 1917, dhe u b\u00eb minist\u00ebr i Marin\u00ebs. M\u00eb 1920 u b\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsi i mbretit t\u00eb Greqis\u00eb dhe m\u00eb 1923 u b\u00eb Kryetar i par\u00eb i Republik\u00ebs Greqis\u00eb deri m\u00eb1926. N\u00eb vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republik\u00ebs Greke arvanitasi tjet\u00ebr Teodoros Pangallos. N\u00eb vitin 1929 u rizgjodh p\u00ebrs\u00ebri Kryetar i Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb dhe dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1929. Vdiq m\u00eb 1935 n\u00eb Faliro t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>6.- PETRO VULGARI (1884-1957) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1884. Ishte oficer i Marin\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebrat Ballkanike dhe mik i ngusht\u00eb i Pavlo Kunduriotit. U b\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1926-1935, komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i aviacionit t\u00eb marin\u00ebs, komandant i baz\u00ebs s\u00eb n\u00ebndet\u00ebsve dhe m\u00eb von\u00eb atashe ushtarak n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb. U b\u00eb minist\u00ebr i Aviacionit n\u00eb Qeverin\u00eb e Lindjes s\u00eb Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri m\u00eb 17-10-1945 u b\u00eb kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Nuk pranoi kurr\u00eb shp\u00ebrblimet p\u00ebr detyr\u00ebn si kryeminist\u00ebr. Ai vdiq n\u00eb Athin\u00eb m\u00eb 1957.<\/p>\n<p>7.- DIOMIDH QIRIAKO (1811-1869) lindi n\u00eb ishullin e Specas n\u00eb vitin 1811. Familja Qiriako i dha shum\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821. V\u00ebllai i tij, Jani Qiriako ishte n\u00ebnadmiral i flot\u00ebs s\u00eb ishullit t\u00eb Specas dhe u vra n\u00eb luft\u00ebn e Mesollogjis.<br \/>\nDiomidhi studioi p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Universitetin e Piz\u00ebs dhe t\u00eb Parisit. M\u00eb 1835 u b\u00eb prokuror i Gjyqit t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. N\u00eb vitin 1840 u zgjodh i plot fuqish\u00ebm i ishullit t\u00eb Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetut\u00ebs t\u00eb vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese.<br \/>\nIshte minist\u00ebr i Fes\u00eb dhe Arsimit Publik, dhe m\u00eb 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Vdiq n\u00eb Itali n\u00eb vitin 1869.<\/p>\n<p>8.- EMANUIL REPILI (1863-1924) lindi m\u00eb 1863 n\u00eb Kranidhi. Studioi p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cAkropol\u201d dhe ishte artikullshkruesi special p\u00ebr m\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. U b\u00eb minist\u00ebr i Jasht\u00ebm m\u00eb 1910 dhe m\u00eb 1913, n\u00eb krah t\u00eb kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe organizimin e Greqis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00eb vitin 1925 u zgjodh minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb dhe m\u00eb 1916 minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe n\u00ebnkryetar i qeveris\u00eb. Si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm p\u00ebrpunoi dhe arriti t\u00eb votohet ligji p\u00ebr Bashkit\u00eb dhe Komunat q\u00eb tregonte sistemin e drejtimit t\u00eb bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeminist\u00ebr m\u00eb 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918. Vdiq n\u00eb Kranidhi m\u00eb 1924.<\/p>\n<p>9.- ALEKSANDER KORIZI (1885-1941) lindi m\u00eb 1885 n\u00eb ishullin e Poros. Studioi p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe n\u00eb vitin 1903 u em\u00ebrua n\u00ebnpun\u00ebs n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Greke. U b\u00eb drejtor i k\u00ebsaj banke m\u00eb 1921 dhe n\u00ebndrejtor i saj m\u00eb 1928. N\u00eb vitin 1929 krijoi Bank\u00ebn Bujq\u00ebsore dhe ishte i pari drejtor i saj. M\u00eb 1936 u b\u00eb minist\u00ebr i Komunikacionit dhe m\u00eb 1939 u b\u00eb p\u00ebrs\u00ebri drejtor i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait n\u00eb janar t\u00eb vitit 1941, kur askush nuk nd\u00ebrmerrte qeverisjen e Greqis\u00eb, mori detyr\u00ebn e kryeministrit m\u00eb 19-1-1941, dhe m\u00eb 18 prill 1941, pas nj\u00eb mbledhje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, vrau vehten.<\/p>\n<p>10.- KICO XhAVELLA (1801-1855), n\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i fisit t\u00eb madh Suljot t\u00eb Xhavellave, \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i Xhavellave q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Revolucionin e 1821. Xhavella m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm cil\u00ebsohet Fotoja, p\u00ebr t\u00eb cilin Kollokotroni thoshte: \u2018\u2019Marko Bo\u00e7ari nuk kapej, por Fotoja ishte p\u00ebrsosm\u00ebria. Ki\u00e7o Xhavella u rrit n\u00eb Kofuz, ku ishin shp\u00ebrngulur suljot\u00ebt pas pushtimit t\u00eb Sulit nga Ali Pasha. M\u00eb 1820 rikthehet n\u00eb Sul pas marr\u00ebveshjes t\u00eb suljot\u00ebve me Aliun dhe shpallet kapedan n\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7. Shkonte n\u00eb Itali me detyr\u00eb t\u00eb siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrar\u00eb dhe suljot\u00ebt, u shkul\u00ebn p\u00ebrse dyti nga Suli prej turqve t\u00eb Sulltanit. Xhavella shkon n\u00eb Etolakanani dhe merr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha betejat e rrethin\u00ebs, qoft\u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Marko Bo\u00e7arit qoft\u00eb dhe vet\u00ebm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u b\u00eb kryegjeneral i Rumelis\u00eb, Ki\u00e7o Xhavella me suljot\u00ebt e ndoq\u00ebn pas, pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtimet fillestare. M\u00eb 1835 mbreti Othon e b\u00ebri n\u00ebngjeneral dhe Mbikqyr\u00ebs i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb dhe adjutant t\u00eb vet. Ki\u00e7o Xhavella sh\u00ebrbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes s\u00eb Karaiskaqit, minist\u00ebr i mbrojtjes m\u00eb 1844. M\u00eb 1847-1848 ishte kryeminist\u00ebr. Vdiq m\u00eb 1855 n\u00eb Mesologgji.<br \/>\nSot pjes\u00ebtar\u00ebt e fisit t\u00eb Xhavellave i kemi n\u00eb Shqip\u00ebri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kan\u00eb ndryshuar mbiemrin nga Xhavella n\u00eb Tasho. Trash\u00ebgimtar\u00ebt e fisit t\u00eb Xhavellave \u00e7do 6 gusht mblidhen n\u00eb Melesin n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Sotirit ku festojn\u00eb s\u00eb bashku dhe kujtuar t\u00eb par\u00ebt e tyre. Xhavellasit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb edhe t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>11. JONANI TEODOR KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi m\u00eb 1804 n\u00eb Zakintho. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re 17 vje\u00e7are mori pjes\u00eb n\u00eb kryengritjen kundra turqve. Mori pjes\u00eb n\u00eb disa beteja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr \u00e7lirimin e Greqis\u00eb si n\u00eb Tripoli, Navplio, dhe luftoi p\u00ebrkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri n\u00eb vrasjen e tij. Pas k\u00ebsaj Joani u kthye n\u00eb Peloponezi p\u00ebr t\u00eb luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjet\u00ebr Joani Kapodistris\u00eb dhe u burgos m\u00eb von\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik q\u00eb kund\u00ebrshtoni ardhjen e mbretit Otton. N\u00eb vitin 1836, kur Greqin\u00eb e udh\u00ebhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtris\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nU zgjodh Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb n\u00eb vitin 1862 dhe luftoi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mbretin Otton t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00ebt politik donin ta rr\u00ebzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbret\u00ebror u largua p\u00ebr n\u00eb Itali. U rikthye n\u00eb Greqi pas ardhjes t\u00eb mbretit Gjeorgjit t\u00eb Par\u00eb. Vdiq m\u00eb 20 maj 1868.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Ne foto: Kico Xhavella &nbsp; Nga: Shp\u00ebtim Zinxhiria &nbsp; Arvanitasit n\u00eb rolin si kryeminist\u00ebr e udh\u00ebhoq\u00ebn Greqin\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia e saj e deri tek mbarimi i luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. Nuk ishte nj\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Greqia t\u00eb ishte n\u00eb duart e arvanitasve q\u00eb nga 1847 deri m\u00eb 1950. Nga&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4437","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4439,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4437\/revisions\/4439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}