{"id":4389,"date":"2014-05-25T15:43:03","date_gmt":"2014-05-25T15:43:03","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4389"},"modified":"2014-05-25T15:43:03","modified_gmt":"2014-05-25T15:43:03","slug":"humanizem-lufte-ne-dy-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4389","title":{"rendered":"HUMANIZ\u00cbM LUFTE N\u00cb DY KOH\u00cb"},"content":{"rendered":"<p align=\"center\"><em><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4390\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2263.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>(Historia e Nikoll\u00eb e Ded\u00eb Qaf\u00ebs, at\u00eb e bir nga Fush\u00eb-Ar\u00ebsi.)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb ftes\u00eb e munguar ajo p\u00ebr Ded\u00eb Qaf\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 15-vjetorit t\u00eb eksodit t\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Kuk\u00ebs, njeriun q\u00eb n\u00eb vitin 1999 n\u00eb hotelin e tij n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs strehoi p\u00ebr tre muaj 40 familje kosovare,<!--more--> ku u trajtun me ushqim rreth 700 burra, gra e f\u00ebmij\u00eb. Ata ishin nga Gjakova, Peja, Prizreni, Dragoshi, Malisheva, Banja etj. dhe mbanin mbiemrat: Gashi, Zeka, Beqiraj, Shala, Gjonaj, Vila, Mula, Syla, Babi, Kosumi, Telaku, Gjokaj, Kabashi, Ndreca, Kastrati, Sudi, Salihi, Miraka, Pepa, Kacoli, Emini etj. Deda ruan nj\u00eb fletore si kujtim me emrat dhe adresat e tyre. Shkojn\u00eb e vijn\u00eb te nj\u00ebri-tjetri sot e gjith\u00eb dit\u00ebn. V\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebruar (p\u00ebrtej romantizmit si bashk\u00ebkombas) gjat\u00eb nj\u00eb zhbimje historike t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb u ndalua nga lufta e U\u00c7K-s\u00eb dhe e NATO-s.<\/p>\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb strehoi kaq shum\u00eb kosovar\u00eb at\u00eb vit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb? Ded\u00eb Qafa, 65-vje\u00e7ar, u mbrujt n\u00eb nj\u00eb areal kontradiktash politike, jet\u00ebsore, n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs e Puk\u00eb, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb &#8211; si luft\u00eb klasash, duke patur dhjet\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb n\u00eb familje dhe mallikimin e biografis\u00eb p\u00ebr vete e p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzit e gjakut t\u00eb tij, dhe se ishte nip i nj\u00eb d\u00ebshmori t\u00eb Luft\u00ebs. Kulmi i goditjes s\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit u arrit me t\u00eb kush\u00ebririn, djaloshin martir Pal Preng Qafa, \u201cyllin i m\u00ebngjesit\u201d q\u00eb u shua nga regjimi, p\u00ebr t\u00eb cilin ende sot loton bjeshka e Livadh-Hamzit. E megjithat\u00eb Deda u kultivua me dashurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe si profesionist i zoti n\u00eb sektorin elektrik ku punoi p\u00ebr vite e vite, pastaj si misionar i demokracis\u00eb n\u00eb 90-n, drejtues i NFP-s\u00eb dhe i Rrug\u00ebve Rurale, pajtimtar fisnik, biznesmen i suksesh\u00ebm. Rrall\u00eb mund t\u00eb takosh njer\u00ebz si ai, me nj\u00eb urt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb l\u00eb pa fjal\u00eb. I ditur, i matur n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb di vet\u00ebm t\u2019iu fal\u00eb njer\u00ebzve miq\u00ebsi e bujari. Gjeni i lasht\u00eb i maleve ka ardhur i pashprishur n\u00eb njer\u00ebz si Deda dhe n\u00eb koh\u00eb moderne. Ai me plot goj\u00ebn i b\u00ebn nder koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rron. I dekoruar me titullin e lart\u00eb \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d nga Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i shpallur s\u00eb fundi \u201cQytetar Nderi\u201d dhe nga komuna Blerim e Puk\u00ebs.<\/p>\n<p>Qafajt n\u00ebp\u00ebr histori kan\u00eb qen\u00eb tregtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Puk\u00ebs e Mirdit\u00ebs, q\u00eb b\u00ebnin tregti me Shkodr\u00ebn, Lezh\u00ebn, Elbasanin, Kor\u00e7\u00ebn, Kuk\u00ebsin, Hasin, Prizrenin, Gjakov\u00ebn, Pej\u00ebn e deri Nishin. Po ashtu ishin t\u00eb p\u00ebrmendur si luft\u00ebtar\u00eb dhe prij\u00ebs popullor\u00eb n\u00eb luftimet p\u00ebr pavar\u00ebsi n\u00eb Qaf\u00ebn e Malit etj. Kishin dhe flamurin e tyre unikal, nj\u00eb deg\u00eb e gjelb\u00ebr lisi n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb printe karvanet tregtare t\u00eb kosovar\u00ebve, q\u00eb ndaleshin rregullisht n\u00eb tre hanet e Qafajve etj. Pra, n\u00eb pritjen e kosovar\u00ebve n\u00eb pranver\u00ebn e 99-s nga ky zot\u00ebri, n\u00eb bujtin\u00ebn e re \u201cDardania\u201d, ishte dhe tradita bujare e atyre bujtinave t\u00eb vjetra t\u00eb Qafajve, q\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e dyndur me p\u00ebrdhun\u00eb nga Miloshevi\u00e7it u b\u00eb si hotel \u201cme pes\u00eb yje\u201d.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Qafajve ishte patriote her\u00ebt e von\u00eb. I ati i Ded\u00ebs, Nikoll\u00eb Ndrec\u00eb Qafa, nj\u00eb burr\u00eb i d\u00ebgjuar i atij vendi, me 1944 kishte pritur Brigad\u00ebn e 22 partizane dhe e kishte furnizuar me ushqim e v\u00ebshmbathje. Kur ai do t\u00eb shpallej \u201cQytetar Nderi\u201d n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs, 9 vjet m\u00eb par\u00eb, pati ardhur nga Tirana, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb nderimi vet\u00eb ish-komandanti i saj, Sali Verdha, i cili at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ligj\u00ebronte: \u201cPopulli i Puk\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb patriot. Kam patur fatin ta provoj k\u00ebt\u00eb patriotiz\u00ebm 60 vite m\u00eb par\u00eb, me 1944, kur erdha k\u00ebndej n\u00eb krye t\u00eb Brigad\u00ebs s\u00eb 22 Sulmuese. Ka patur shum\u00eb atdhetar\u00eb q\u00eb e kan\u00eb ndihmuar Luft\u00ebn, por mbi t\u00eb gjith\u00eb ishte Nikoll\u00eb Ndrec\u00eb Qafa, tek i cili kam par\u00eb kulmin e patriotizmit shqiptar. Ai nuk ishte vet\u00ebm kavalier i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet, por i mb\u00ebshteste t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. Nj\u00eb kope t\u00eb t\u00ebr\u00eb u dha partizan\u00ebve, me 157 krer\u00eb dhi. Askush tjet\u00ebr nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne kemi patur shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb zonat ku kemi shkuar, por Nikolla ishte i ve\u00e7ant\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb ky patriot n\u00eb z\u00eb p\u00ebrfundoi vet\u00eb n\u00eb burg politik, djalin e madh (Preng\u00ebn) ia hoq\u00ebn nga m\u00ebsues, tjetrin (Ded\u00ebn) q\u00eb mbaroi shkoll\u00ebn e mesme sportive n\u00eb Durr\u00ebs, nuk e lejuan t\u00eb ushtronte m\u00ebsuesin\u00eb&#8230; Por humanizmi nuk vdes aty ku virtyti \u00ebsht\u00eb palca e rrojtjes. Nga lufta n\u00eb luft\u00eb kishte shk\u00eblqyer dinjiteti i njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb, q\u00eb kurr\u00eb nuk u mburr\u00ebn p\u00ebr bujarin\u00eb e tyre. At\u00eb e bir, ecnin n\u00eb gjurm\u00ebt e paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre shekullor\u00eb. Ashtu si dhe Ndue Zef Qafa, nj\u00eb tjet\u00ebr burr\u00eb i k\u00ebsaj dere, me nj\u00eb histori t\u00eb persekutimit familjar dhe t\u00eb qendres\u00ebs morale. Odisea e tij politike kishte nisur me konfiskimin e pasuris\u00eb mbas Luft\u00ebs, me 9 muaj hetuesi n\u00eb 49-n p\u00ebr sabotim n\u00eb sharra, kishte vazhduar me burgun politik t\u00eb djalit (Viktorit) me 1976, demaskimin e vet\u00eb atij bashk\u00eb me djalin tjet\u00ebr (Ndrec\u00ebn) n\u00eb vitin 1981, ku bab\u00eb e bir nxirren para popullit, demaskohen politikisht dhe iu hiqet triska e Frontit. Goditjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme klasore vazhdonin ta b\u00ebnin \u201cshembull\u201d k\u00ebt\u00eb der\u00eb t\u00eb njohur qysh kur Pjet\u00ebr \u00c7up Qafa kishte qen\u00eb arratisur n\u00eb vitin 1949 e gjendej n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Nik Prend Mema, 95-vje\u00e7ar, nj\u00eb vendali, e portretizon Ded\u00ebn pa e ndar\u00eb nga i ati, si nj\u00eb vazhdim t\u00eb tijin jo vet\u00ebm nga tiparet at\u00ebrore, por dhe nga kontributet n\u00eb jet\u00ebn politike, sociale dhe ekonomike t\u00eb zon\u00ebs. Gjithsekush e ka lakmuar k\u00ebt\u00eb, n\u00eb mal\u00ebsi e gjithkund, t\u2019i ngjaj\u00eb babait, m\u00eb e pakta t\u00eb mos ia zbeh\u00eb emrin e mir\u00eb q\u00eb ai kishte patur. Mark Mesuli, studiues e atyre trevave, sjell n\u00eb v\u00ebmendje rr\u00ebfimet e t\u00eb moshuarve, sipas t\u00eb cil\u00ebve dera e Qafajve nuk ishte thjesht nj\u00eb sht\u00ebpi, por \u201cshtet\u201d, pasi ushtronte tregti me shum\u00eb qendra urbane, duke shtuar ekonomin\u00eb e saj dhe ndihmuar banor\u00ebt. Kurse Ded\u00ebn e kam njohur n\u00eb fillimet e demokracis\u00eb. Ishte nj\u00eb tip energjik, shum\u00eb pun\u00ebtor, idealist, i shtruar n\u00eb biseda, argumentues p\u00ebr ato q\u00eb thoshte n\u00eb forumet ku b\u00ebnte pjes\u00eb, larg urrejtjes, q\u00eb t\u00eb djeshmen biografike e kishte sfiduar si pak kush tjet\u00ebr i brezit t\u00eb vet, me zot\u00ebsin\u00eb profesionale t\u00eb nj\u00eb \u201casistent inxhinieri\u201d elektrik. Ka patur vet\u00ebm nj\u00eb busull n\u00eb jet\u00ebn e tij, shtetin ligjor, i beson pun\u00ebs s\u00eb ndershme dhe k\u00ebt\u00eb e ngulit fort dhe te dy djemt\u00eb e tij dhe vajza. Asnj\u00ebher\u00eb s\u2019ka pranuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes n\u00ebn sigl\u00ebn e politik\u00ebs, por n\u00ebn sigl\u00ebn e ligjit. I ka arritur gjerat dhe fal\u00eb bashk\u00ebshortes, Xhin\u00ebs, q\u00eb e ka patur gjithnj\u00eb krah n\u00eb pun\u00ebt e familjes dhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb tij si qytetar me disa p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike. Nj\u00eb kultur\u00eb familjare p\u00ebr t\u2019u admiruar, rreth e qark sht\u00ebpis\u00eb, lule, kopshte, vreshta, mjedise t\u00eb sistemuara me shije, n\u00eb an\u00ebn estetike dhe at\u00eb prodhuese. Bujaria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar i spikatur i k\u00ebtij burri me vlera. N\u00eb \u00e7do vend ku ndodhesh me t\u00eb, ai e shfaq k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi si pjes\u00eb e palc\u00ebs s\u00eb shqiptarit t\u00eb mir\u00eb.\u201d Dhe tani q\u00eb ka filluar t\u2019i mpaket shikimi dhe syt\u00eb e tij nuk shohin m\u00eb si m\u00eb par\u00eb, Ded\u00eb Qafa nuk rresht s\u00eb punuari, s\u00eb prituri e p\u00ebrcjelluri njer\u00ebz; ata jan\u00eb frym\u00ebmarrja e tij, i njeh nga gjurm\u00ebt, hapat, mir\u00ebnjohja q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Kredoja e Qafajve kishte qen\u00eb me u kthye te origjina e tyre, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb te tregtia, thot\u00eb Deda. Me k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb njohur nuk ndodhi si me disa t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb prisnin thjesht nga politika, p\u00ebrkundrazi t\u00eb gjith\u00eb iu futen pun\u00ebs, dijes, studimeve universitare, ku sot nd\u00ebr ta ka pedagog\u00eb, kryetar bashkie, gjykat\u00ebs, oficer\u00eb policie, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb rangjeve t\u00eb ndryshme, dhe sidomos biznesmen\u00eb t\u00eb zot, rreth 80 biznese kan\u00eb Qafajt n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, po dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p align=\"center\">&#8230;<\/p>\n<p>Nuk duhej t\u00eb mungonte ftesa p\u00ebr Ded\u00eb Qaf\u00ebn n\u00eb Kuk\u00ebs nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. \u201cKa qen\u00eb data 14 qershor 2013. M\u00eb kan\u00eb \u00e7ue fjal\u00eb e kam shkuar n\u00eb Gjakov\u00eb. Ceremonia p\u00ebrkujtimore e luft\u00ebs u zhvillue n\u00eb pallatin e kultur\u00ebs s\u00eb qytetit. Ka patur dhe disa dekorime me at\u00eb rast. Sopranoja e shquar Inva Mula u nderua me titullin e lart\u00eb Nderi i Qytetit t\u00eb Gjakov\u00ebs. Ne t\u00eb tjer\u00ebt, gjithashtu, me tituj nderi e mir\u00ebnjohje: nj\u00eb prift, nj\u00eb hoxh\u00eb, dy-tre luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe un\u00eb\u201d, thot\u00eb Deda me modesti. Bash p\u00ebr humanizmin e treguar ndaj kosovar\u00ebve n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebsin e tij n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Historia e Nikoll\u00eb e Ded\u00eb Qaf\u00ebs, at\u00eb e bir nga Fush\u00eb-Ar\u00ebsi.) &nbsp; NDUE DEDAJ &nbsp; Ishte nj\u00eb ftes\u00eb e munguar ajo p\u00ebr Ded\u00eb Qaf\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrkujtimin e 15-vjetorit t\u00eb eksodit t\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Kuk\u00ebs, njeriun q\u00eb n\u00eb vitin 1999 n\u00eb hotelin e tij n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebs strehoi p\u00ebr tre muaj 40 familje kosovare,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-4389","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4389"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4391,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4389\/revisions\/4391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}