{"id":4386,"date":"2014-05-22T11:43:56","date_gmt":"2014-05-22T11:43:56","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4386"},"modified":"2014-05-22T11:43:56","modified_gmt":"2014-05-22T11:43:56","slug":"gazetaria-e-shurdher-e-terrenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=4386","title":{"rendered":"Gazetaria e shurdher e  terrenit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4387\" title=\"Dedaj-Ndue-300x226\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2014\/05\/Dedaj-Ndue-300x2262.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><\/a>NDUE DEDAJ<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Rrall\u00eb e me rrall\u00eb po ndodh q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb nga terreni, t\u00eb vihet kamera dhe gazetari t\u00eb raportoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga Gjirokastra, Kor\u00e7a, Dibra, Tropoja, Ulqini, Peja, Gjilani, Tetova, Presheva etj. Tani q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00eb <!--more-->dhe me \u00e7do mjet q\u00eb mban n\u00eb xhep mund t\u00eb b\u00ebsh gazetari, me celularin q\u00eb jo vet\u00ebm lajm\u00ebron telefonisht, por dhe mban sh\u00ebnim, fotografon, filmon. Mir\u00ebpo pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb gracka p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar gazetarin\u00eb serioze, e cila shp\u00ebrfaq at\u00eb q\u00eb nuk e shohin t\u00eb gjith\u00eb, dhe hulumton aty ku nuk hyn dot syri i zakonsh\u00ebm. Kjo e b\u00ebn gazetarin\u00eb profesion dhe gazetarin profesionist. Jo t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb reporter\u00eb, moderator\u00eb emisionesh, opinionist\u00eb etj. Mund t\u00eb jen\u00eb sinjalizues t\u00eb nj\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb ndodh, por jo dhe raportues t\u00eb lajmit. Ndaj lajmet tek ne shpesh b\u00ebhen \u00e7orap, pasi ato i raporton kush t\u00eb mundet, kryeplaku i fshatit, ndonj\u00eb i ngarkuar i gazet\u00ebs si veshi dhe syri i saj n\u00eb baz\u00eb, por jo nj\u00eb reporter i mir\u00ebfillt\u00eb (pasi ky dyhet paguar), e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb z\u00ebdhen\u00ebsi i policis\u00eb. Po qe k\u00ebshtu le t\u2019i mbyllim fakultetet e gazetaris\u00eb, pasi gazetar sot \u00ebsht\u00eb Facebook-u. Shqip\u00ebria, fal\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb e \u201cvog\u00ebl\u201d p\u00ebr t\u2019u shkelur dhe k\u00ebshtu grupet e xhirimit p\u00ebr pak koh\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb atje ku ndodh ngjarja. Por kjo nuk duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb shuarjen e gazetaris\u00eb s\u00eb terrenit, pasi lajmi nuk mund t\u00eb kapet n\u00eb vrap, duhet t\u00eb ngulesh mes njer\u00ebzve q\u00eb ta zbulosh e p\u00ebrimtosh at\u00eb. V\u00ebrtet numrat e telefonit q\u00eb vendosin redaksit\u00eb e ndryshme jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr informim, por ata q\u00eb telefonojn\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti denoncojn\u00eb raste abuzive t\u00eb pushtetar\u00ebve, aq sa mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, tregojn\u00eb se ku mungon nj\u00eb ur\u00eb mbi lum\u00eb e ku bregdetin e kan\u00eb mbytur pleh\u00ebrat. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak, por \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se pik\u00ebnisja e lajmit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve 90 e deri aty nga viti 2000 kishte reporter\u00eb p\u00ebr \u00e7do rreth dhe gazetat ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lexueshme p\u00ebrsa i p\u00ebrket kronik\u00ebs, reportazhit. M\u00eb von\u00eb kjo gj\u00eb nisi t\u00eb mpakej dhe duket se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb disa qendra qarqesh e rrethesh, fal\u00eb atyre gazetar\u00ebve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb atje. Jan\u00eb pronar\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb kufizuar e rrudhur median n\u00eb Tiran\u00eb, se nuk duan t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb par\u00e1 n\u00eb terren. Florin Kelmendi,\u00a0drejtor i <a title=\"RTV21\" href=\"http:\/\/sq.wikipedia.org\/wiki\/RTV21\">Radio-Televizionit 21<\/a> t\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb emisioni t\u00eb pasdit\u00ebs, n\u00eb televizionin e tij, e ngrinte m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb mediave t\u00eb sotme, duke th\u00ebn\u00eb se sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb mbyllesh n\u00eb studio ku nuk ka shpenzime, se sa t\u00eb shkosh n\u00eb terren, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00ebja e duhur. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb \u00e7do drejtues e pun\u00ebtor i mediave n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb, q\u00eb i dhemb p\u00ebr ta shpaluar vendin e tij p\u00ebrmes ekranit, ashtu si\u00e7 ai \u00ebsht\u00eb, por jo gjithmon\u00eb dhe nj\u00eb pronar q\u00eb e ka krijuar median p\u00ebr t\u00eb mbijetuar biznesin e tij nga politika e tranzicionit. Shpesh nj\u00eb lajm e kan\u00eb t\u00eb gjitha gazetat nj\u00eblloj, si t\u2019i ken\u00eb marr\u00eb nga ATSH-ja e dikurshme, ku nd\u00ebrron vet\u00ebm titulli i shkrimit rreth nj\u00eb ngjarje q\u00eb ka ndodhur diku n\u00eb periferin\u00eb e larg\u00ebt, pasi \u201cterreni\u201d tani \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb kafene af\u00ebr redaksive, ku gazetar\u00ebt shk\u00ebmbejn\u00eb mes tyre informacionet e ardhura deri tek ata jo gjithnj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb profesionale. Ka patur dhe dikur klube t\u00eb gazetar\u00ebve, por ato ishin m\u00eb tep\u00ebr si aula profesionale, ku ata shk\u00ebmbenin idet\u00eb, por jo informacionet, q\u00eb i vilnin nga terreni, p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb veta e p\u00ebr llogari t\u00eb mediave ku punonin.<\/p>\n<p>Humbja e gazetaris\u00eb s\u00eb terrenit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga goditjet e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pasi, si\u00e7 cekem dhe n\u00eb fillim, jo \u00e7do gj\u00eb mund t\u00eb raportohet p\u00ebrmes fjal\u00ebtor\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm mediatik\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e p\u00ebson gazetaria investiguese. N\u00ebse ka mafia n\u00eb krom, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, si mund t\u00eb dep\u00ebrtohet te ajo pa gazetarin\u00eb e terrenit? N\u00ebse ul\u00ebn dhe ngrih\u00ebn avion\u00ebt me drog\u00eb e nuk i kapin as mjetet e NATO-s, gazetar\u00ebt e terrenit shohin dhe m\u00eb \u201cul\u00ebt\u201d se syt\u00eb e qelqt\u00eb t\u00eb radar\u00ebve. Ka plot gjera t\u00eb tjera t\u00eb padukshme t\u00eb korrupsionit, q\u00eb shtrihen deri n\u00ebndh\u00e9, te bonifikimet, kanalet kulluese, \u201cgjerizet\u201d e hajdut\u00ebris\u00eb, q\u00eb do t\u2019ia kishin frik\u00ebn gazetarit t\u00eb terrenit. Po ashtu ka r\u00ebn\u00eb nga vakti reportazhi, q\u00eb disa gazetar\u00eb e b\u00ebnin me plot pasion e k\u00ebrkim, ashtu si\u00e7 ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb harruar fejtoni fshikullues. Rrall\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb lajm\u00ebsi vullnetar nga terreni t\u00eb mund t\u00eb raportoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb duke u rr\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht kalaja e vjet\u00ebr e harruar e Vigut, q\u00eb deti po e kafshon Kunen duke i p\u00ebrlar\u00eb pjes\u00ebt e lagun\u00ebs e nj\u00eb dit\u00eb \u201cplazhi\u201d mund t\u00eb na mb\u00ebrrij\u00eb te Hoteli i Gjuetis\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, q\u00eb n\u00eb zonat turistike po b\u00ebhen nd\u00ebrtime me nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb admirueshme, por me uj\u00ebrat e zeza q\u00eb zbresin n\u00eb lumin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt duke e ndotur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb investigim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ato 30 vatrat e infektuara me mbetje kimike, q\u00eb do t\u00eb pastroheshin n\u00ebse do t\u00eb kishim pranuar arm\u00ebt kimike t\u00eb Siris\u00eb. Edhe cianur ka patur n\u00ebp\u00ebr depot e minierave etj. Nj\u00eb gazetar \u201cinvestigativ\u201d i mjedisit, p\u00ebr interesa t\u00eb turizmit dhe jo vet\u00ebm, do t\u00eb na thoshte dhe se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje \u00ebsht\u00eb korani i Pogradecit, midhja &#8211; mbret\u00ebresha e detit t\u00eb Sarand\u00ebs, trofta e Valbon\u00ebs, ujku si specie n\u00eb zhdukje, \u201cmaterniteti\u201d i peshkut n\u00eb Urak\u00eb si ato rr\u00ebnojat e fabrikave t\u00eb bakrit, pastaj bim\u00ebt endemike, ku s\u00eb bashk\u00eb me Lur\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke u zhdukur dhe \u201czambaku i bardh\u00eb\u201d i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm i saj, etj. E prap\u00eb gazetaria e terrenit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej vet\u00eb \u201cterrenit\u201d. P\u00ebrtej an\u00ebs gjeografike e materiale. Mund t\u2019i raportosh t\u00eb gjitha \u00e7\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me natyr\u00ebn, mjedisin, monumentet, por jo dhe ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me njeriun. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e lajmit vet\u00ebm kur i ndodhin t\u00eb k\u00ebqia, vrasje, aksidente, p\u00ebrmbytje, po jo dhe n\u00eb ato detaje jet\u00ebsore q\u00eb nuk duken e kapen leht\u00eb nga kamera. Ka koh\u00eb q\u00eb nuk d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb p\u00ebr minator\u00ebt e silikoz\u00ebs. Nj\u00ebri nga ata, nj\u00eb adashi yn\u00eb n\u00eb Kurbnesh, rron sot me \u201c30 p\u00ebrqind frym\u00ebmarrje\u201d t\u00eb veten, se pjes\u00ebn tjet\u00ebr duhet ta \u201cblej\u00eb\u201d muaj p\u00ebr muaj me gjysm\u00ebn e pensionit, ila\u00e7e, pompa ajri etj. As kaq nuk ia kan\u00eb mund\u00ebsuar falas deputet\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn me premtimin se t\u00eb pakt\u00ebn frym\u00ebmarrjen do t\u2019ia rimbursonin! Cila kamer\u00eb e ka regjistruar k\u00ebt\u00eb njeri, q\u00eb rron te kulla e tij n\u00eb kod\u00ebr, ku gazetar\u00ebt mund t\u00eb ven\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb pes\u00eb vjet? Ai nuk ka frik\u00eb, flet me emra deputet\u00ebsh e ministrash pa iu dridhur q\u00ebrpiku, se ai nuk ka patur frik\u00eb n\u00ebntok\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shembur e i ka k\u00ebputur krahun, i ka z\u00ebn\u00eb ajrin. Frik\u00eb kemi ne q\u00eb shkruajm\u00eb se mos po prishemi me qeverit\u00eb!<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash gazetaria e terrenit b\u00ebhet me t\u00eb deleguar, me grupe xhirimi kur ka ngjarje, apo ca gazetar\u00eb \u201caventuror\u00eb\u201d, fal\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kemi prekur ngapak at\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb informale, ku b\u00ebhen nd\u00ebrtime pa leje, priten pyje, g\u00ebrryhen lumenjt\u00eb, shkat\u00ebrrohehen monumentet e kultur\u00ebs etj. Ndoshta jemi i vetmi vend q\u00eb kemi filluar t\u00eb kemi nj\u00ebfar\u00eb kulture mediale t\u00eb kryeqytetit, studiove televizive, klubeve klanore t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebnduar, duke i ikur \u201cprovinc\u00ebs\u201d sa m\u00eb shum\u00eb, mbase nga ngasja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb metropolitan. T\u00eb ket\u00eb ndikur dhe kjo n\u00eb rrudhjen deri n\u00eb shuarje, n\u00eb shum\u00eb rajone t\u00eb vendit, t\u00eb gazetaris\u00eb s\u00eb terrenit? Teksa jo pak nga problematikat e m\u00ebdha t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb krejt tranzicionit zhvillohen po aq n\u00eb qendrat kryesore, si korrupsioni, nd\u00ebrtimet pa leje, legalizimet, drogat e t\u00eb tjer\u00eb, ashtu si dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me varf\u00ebrin\u00eb, prodhimin vendas, turizmin, infrastruktur\u00ebn etj. Epiqendra e drog\u00ebs, pa\u00e7ka Gjadrit e Divjak\u00ebs, mbetet Lazarati, e gjakmarrjes zona e Mbishkodr\u00ebs, e sh\u2019tok\u00ebzimit nga shkulmet e detit zona e Lezh\u00ebs, e d\u00ebmtimit t\u00eb rrjetit hekurudhor hap\u00ebsira nga Shkodra n\u00eb Pogradec. Vet\u00ebm integrimi duket se lidhet me metropolin, po dhe ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb vendit. Si dhe drejt\u00ebsia, e cila ka treguar se \u00ebsht\u00eb e korruptuar jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, po dhe n\u00eb Puk\u00eb. Ndaj gazetaria nuk ka kuptim t\u00eb l\u00ebr\u00eb tok\u00eb djerr n\u00eb asnj\u00eb qoshe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ashtu si dhe t\u00eb Kosov\u00ebs e shqiptar\u00ebve gjithandej. Aq m\u00eb tep\u00ebr tash q\u00eb mes dy shteteve shqiptare shum\u00eb gjera po trajtohen s\u00eb bashku, si turizmi, doganat, arsimi etj. Terreni nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt vet\u00ebm kur atje zbret politika p\u00ebr fushata elektorale, apo promocione qeveritare. Nj\u00eb gazetari q\u00eb shkon pas qerres s\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb shuhet pa e kuptuar. Mendoni, shkon nj\u00eb minist\u00ebr n\u00eb Lushnje p\u00ebr trangujt dhe ngrihen fluturim atje kat\u00ebr-pes\u00eb media, kurse p\u00ebr kinse reform\u00ebn q\u00eb asgj\u00ebsoi personelin inxhiniero-teknik pyjor nga Vermoshi n\u00eb Leskovik, nuk u harxhua publikisht, me z\u00eb e me figur\u00eb, asnj\u00eb deputet, shtetar, politikan, studio televizive, kated\u00ebr universitetare, shoqat\u00eb pyjore, sindikat\u00eb, e p\u00ebr \u00e7udi, dhe asnj\u00eb foltore e opozit\u00ebs. Sepse pyjet, n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb pyjore t\u00eb Ballkanit, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb lajm!&#8230; (Vet\u00ebm kur t\u2019iu bjer\u00eb zjarri n\u00eb ver\u00eb!)<\/p>\n<p>Lajm tash per tash p\u00ebrb\u00ebn vet\u00ebm politika dhe ky \u00ebsht\u00eb mjerimi i gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NDUE DEDAJ &nbsp; Rrall\u00eb e me rrall\u00eb po ndodh q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb nga terreni, t\u00eb vihet kamera dhe gazetari t\u00eb raportoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga Gjirokastra, Kor\u00e7a, Dibra, Tropoja, Ulqini, Peja, Gjilani, Tetova, Presheva etj. Tani q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-4386","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4386"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4386\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4388,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4386\/revisions\/4388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}